Me kërkesë të Serbisë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur konsultime të mbyllura për situatën në Kosovë.
Agjencia France Press bën të ditur se organi i OKB-së ka refuzuar thirrjet e Serbisë për një takim të veçantë të Këshillit, ku do të diskutoheshin tensionet në rritje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka protestuar pasi nuk u lejua të adresojë konsultimet.
“Është shumë e vështirë për ne të kuptojmë se përse kaq shumë rezistencë për të dhënë kontribut në debatin e një shteti anëtar të Kombeve të Bashkuara. Ju mund të pajtoheni ose jo me atë që ka për të thënë Serbia, por të paktën është e drejtë të na dëgjoni – ne nuk u lejuam të dëgjohemi”, tha Jeremiq.
Ambasadori gjerman, Peter Viting, i cili mban presidencën e radhës së Këshillit të Sigurimit, tha se Bashkimi Evropian ishte organi i përshtatshëm për trajtimin e valës aktuale të dhunës në Kosovë.
Pas takimit të Jeremiçit me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun, zyra e këtij të fundit lëshoi një deklaratë, në të cilën thuhet se kreu i Kombeve të Bashkuara “ka shprehur shqetësimin e tij me veprimin e papritur, që çoi në përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës, si dhe ka mirëpritur thirrjen e presidentit serb, Boris Tadiç, për qetësi dhe mesazhin se vendi i tij mbetet i angazhuar në zgjidhjen e problemeve ekzistuese mes Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut”.
Ndërkohë, KFOR-i ka vënë nën kontroll pikat doganore në veri të Kosovës, pas incidenteve të së mërkurës kur një grup serbësh dogji pikën doganore në Jarinë./rel/
E perkthyer ndryshe eshte “ik pirdhuni se na çate k…….s’do te merremi me ju gjithmone dhe me pordhet tuaja”. Paska dhene urdher USA qe te mos qasen fare me keta serbet aty se u bene te bezdisshem; eshte shenja e pare qe lazdrimi qe i kane bere Serbise deri tani po shkon drejt fundit.
KY SEKRETAR I PERGJITHSHEM ESHTE TURPI I OKB-SE
Krejt kot… Sa per trim e ka treguar veten ne bagdad. Kur shpertheu nje bombe jo fort afer afer kryeministrise se Irakut kerkoi nje vrime miu per tu futur por nuk e gjeti.
Edhe plani 6 pikesh per Kosoven vetem emrin e ka te tij. Ne fakt eshte hartuar ne Beograd. Njesoj si Raporti i Dickut te Beogradit… E kam fjalen per Dick ne anglisht!
hidh gurin e fshih doren-mire na e bejne kur tirana hesht!
heshtja e gjate tradheti-asnje se fal kete tragjedi kombetare!
vec bota e tret..