Reagon presidenti: Politikë e vjetër, po shpiket krizë për të hequr vëmendjen nga situata

28 Korrik 2011, 17:30Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Edhe pse është sulmuar disa herë këtë vit nga kryeministri Sali Berisha, presidenti Bamir Topi ka preferuar të heshtë. Por pas sulmeve të djeshme në pikë të vapës, Topi ka dhënë një përgjigje flakë për flakë ndaj kryeministrit Sali berisha.

Në fillim të deklaratës për shtyp, shpërndarë nga zyra e shtypit, thuhet se presidenti është i angazhuar në funksion të pozicionit të tij kushtetues.  Në deklaratë theksohet se presidenti ka qenë disa herë objekt sulmesh kohët e fundit, por ka refuzuar të bëhet pjesë e lojës. Topi e ka quajtur këtë politikë të vjetër, që luhet prej më shumë se një dekade.

“Presidenti i Republikës zoti Bamir Topi ka qenë, është dhe do të jetë tërësisht në funksionin e tij kushtetues, jashtë çdo ndikimi dhe angazhimi direkt apo indirekt të partive politike. Çdo përpjekje apo aludim tjetër që tenton ta pozicionojë politikisht Presidentin, është e gabuar, spekulative dhe e pamoralshme.

Përgjatë muajve të fundit Presidenti Topi ka qenë objekt i sulmeve të tilla të padenja dhe denigruese, por me përgjegjësinë për nevojën e stabilitetit demokratik në vend, ai ka refuzuar të bëhet pjesë e kësaj loje, e cila ka të njëjtët aktorë dhe të njëjtat sjellje apolitike prej më shumë se një dekade. Për Presidentin gjithnjë ka mbizotëruar prioriteti publik; – nevoja që politika shqiptare të reflektojë nga gabimet e saj të përsëritura dhe me pasoja direkte për interesat kushtetuese dhe kombëtare të qytetarëve tanë. Për këtë qëllim, përmes apeleve publike, takimeve dhe korrespondencës zyrtare me institucionet politike e kushtetuese Presidenti ka nxitur aktorët politikë të reflektojnë përgjegjshmëri dhe vullnet politik për zgjidhjen e krizave dhe situatave penalizuese për qytetarët dhe vendin,” thuhet në deklaratën e presidentit.

Më pasi presidenti ka ashpërsuar gjuhën duke i thënë se Berisha po kërkon të tërheqë vëmendjen nga nevoja për reforma në vend.

“Në kohën kur Presidenti, ashtu si shumica e qytetarëve tanë dhe vetë partnerët ndërkombëtarë kanë qenë e janë në pritje të këtij reflektimi politik dhe masave konkrete, fatkeqësisht sjellja politike mbetet e njëjtë. Individë e institucione politike që kanë detyrë të zbatojnë kushtetutën dhe ligjet, në mënyrë sistematike ia lejojnë vetes të krijojnë situata të paqena, të shpikin vota dhe kundërshtarë politikë, të krijojnë tension artificial midis qytetarëve dhe institucionit të kreut të shtetit, si dhe të tërheqin vëmendjen nga nevoja jetike që ka vendi për reforma të prekshme dhe rezultate konkrete në përmbushjen e standardeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian,” thuhet në deklaratën e presidentit.

Topi ka komentuar edhe debatin për votën e tij, duke thënë se ai është një inskenim.

“Presidenti Topi ka refuzuar dhe refuzon të bëhet pjesë e këtij debati shterpë e të inskenuar, dhe siç e ka deklaruar edhe më parë, votimi i tij më 8 maj ka qenë korrekt. Çdo tentativë për intepretimin e votës nuk lidhet me atë mënyrë votimi, por me përgjegjësinë ekskluzive të administrimit partiak të votave si dhe me skenarët e parapërgatitur nga autorë të këtyre inskenimeve,” theksohet në reagimin e Topit.

Presidenti e ka mbyllur deklaratën e tij me një qëndrim për ndryshimet kushtetuese.

“Lidhur me debatin mbi qëndrimin e Presidentit për nevojën ose jo të ndryshimeve kushtetuese, Presidenti Topi deklaron se nuk dëshiron të jetë pjesë e këtij debati dhe se qëndrimet e tij i ka bërë të njohura në kohë, ditë përpara votimit parlamentar të 21 prillit 2008, kur interesat politike të momentit dominuan nevojën për institucione funksionale e të qëndrueshme demokratike, të bazuara në parimin kushtetues të ndarjes dhe të balancës së pushteteve.”

 

20 komente në “Reagon presidenti: Politikë e vjetër, po shpiket krizë për të hequr vëmendjen nga situata”

  1. spirojanaqi says:

    presidenti eshte zoteri .

    1. Fredi.Al.Gjermani says:

      Bamir Topi nuk eshte dhe nuk behet kurre vegla e Berishes.Ai eshte PATRIOT dhe INTELEKTUAL.Fatkeqesisht kompetencat e tij jane te kufizuara.Berisha ky SHARLATAN i PASKRUPULLT po degjeneron nje popull te tere.Ik Berisha,ik Edi se jeni bere GANGRENA e Shqiperise.na degjenerut na late te fundit e Europes.

      1. ENOUGH is ENOUGH says:

        O Fredo po kopetenc per te dekretuar ligjin e regjistrimit te popullesise kishte ky????? Sado qe u pa qartas se votimi ishte nje vjedhje e hapur????? Sado qe firmosen nje pjese derrmuse kunder???????Sado qe duket qartas se edhte vetem ne dobi dhe me urdher nga GREKET????????

  2. bamiri says:

    me lini rehat tani .pas dy javesh fillon kampionati i futbollit

    1. Rani says:

      hahahahah e ke blere rezerven e farave se helbete duhen ato te shkretat.

  3. rrapi says:

    tani e moret vesh se eshte pa moral saliu dhe ndjeksit e tije…kur bere ujdi me ta duhet ta dije…tani do degjosh ske ci ben…

  4. Dyrrahu says:

    Sali Berisha ka operuar me kutitë e votimit sikur të ishin fletë lakrori.
    Përmes intervenimit dhe ndryshimit të rezultatit të votave ai shpikë dhe vret “kundërshtarët” brënda subjektit të vet.
    Hedh vota në kuti, shton vota më shumë sesa votues dhe njëherit sulmon partiakët e tij të cilët kanë sadopak njerëzi dhe dinjitet.
    Akuzoi, në mënyrë jo njerëzore, presidentin Topi, gjoja se e ka hudhur fletën e votimit në kuti të gabuar dhe kështu më vonë e rregullon atë kuti me vetëm një votë të hudhur gabim, madje duke thënë se ajo votë është e presidentit dhe duhet numëruar. Poshtërsia e skenarit të Berishes merr kulmin e saj kur atë votë e nxjerrin të ka qenë për zotin Rama.
    Ajo votë e montuar i shërben skizofrenit për luftë të brendëshme partiake.

  5. ladi says:

    ky duhet te krijoje nje parti te re per ta shpetuar ate fshat qe quhet shqiperi

  6. zjarri says:

    KETA TALLEN ME NE SHQIPTARET, TE DY TE VARREN PER GJUHE.

  7. Lir Koka says:

    Si nuk u merzit ky Sala e te tjeret kane 20 vjet- bath bath po nje koqe-.

  8. tekniku says:

    Ne perplasjen midis te dyve cdo progresist merr anen e Topit dhe elementeve qe tashme Saliu ne nje menyre apo tjetren i ka larguar nga ajo qe quhet PD.Nuk eshte aspak vone per ta te krijojne nje organizem politik por T

  9. fieraku4u says:

    Per mua, Bamir Topi eshte nje Legen i vertet.

  10. Viola says:

    Trego pak burrerine e krahines sePeshkopise,andej dhe nga je,mos na u hiq tirons,Jepe dorheqien ti vene djerset dy pellembe Sal Berishes.

  11. tini says:

    vec ta rahi kjo ka ngelur. koker legeni pa dinjitet. edhe ky si dy te paret shijojne vetem kolltukun dhe regullojne femite me afera te dyshimta. ju shau tropojani si i desh trapi me liber shpie skeni bythe ti ktheni nje pergjigje shqiptarce. sepse jeni ne llume deri ne gryk dhe sua perton shume maloku ua nxier te palarat. legen e hengre turpin me buke.

  12. Ndoc Sukaj says:

    Sulmi qe beri sot diktatori i ri shqiptar Sali Berisha ndaj Presidentit Bamir Topi eshte i turpshem por nuk jo jashte logjikes diktatoriale per te shpallur armiq ke ti interesoje pushtetit ne funksion te ,,eleminimit,, te figurave te rendesishme te ekuilibruara dhe me personalitet politik ,njerezor dhe atdhetar te cilet ne perspektiven e afert mund ti prishin pune diktatorit te ri per te pregatitur rrugen per pushtet te perjetshem dhe trashegim pushteti ,,dore me dore,,Sali diktatori po pregatitet ta dorezoje pushtetin ne duart e Bashes pasi ai me shume se te tjeret i ka te dhenat per te ,,luajtur,, karten e ,,njeriut te mire,,qe te vret diten per diedh dhe te ,,qane,,naten per Hene.Ky do te ishte njeriu i duhur qe do te mbronte interesat e familjes Berisha edhe kure era e ndryshimeve do ta rrezoje kete nga ,,fiku,,

  13. Shkodrani says:

    E mori vesht berisha se ne krye te Aleances Kuq e zi asht indirekt z:Bamir…filloj tashti kujnderveprimi…por asht von mor i paskrupull,tashti qe te gjithe perkrahsit e presidentit i le jasht strukturave te partise tande deshte zotnija jote me te ba TEMENA…hahahaha kan hik ata kohna o kryqep…iku koha e friges …tashti jan zgju njerzit …kena pa edhe Europen dhe e njofim pak a shum demokracine edhe poshtersin.Ka fillu me te rreshqit toka nen kembe,nuk do te jete e larget dita.ishalla gjejn ndonji me dur te ndyta(ashtu siç i ke edhe ti)me ti vu prangat…

  14. tuso says:

    SHQIP:kete test fetar e kerkon europa. E KERKON EUROPA DHE DO TE BEHET:duan te dine ne ç’bote jemi NE te mençurit e kesaj TOKE,prandaj mos harxhoni energji kot me kot

  15. xha Kasua says:

    Meqe ka gjithe bota president kemi edhe ne. Po ky i joni e ka emrin Top, se luan sal ram pall gerdeci me te si ti doj qejfi. Normale se sal ram pall gerdeci e vuri atje Top kukllen. Thon se ka nje cun kopil. Keto cene te “vogla” gjuan sal ram pall gerdeci ne biografite e atyre qe zgjedhe ti veri ne poste drejtuse, qe pastaj ti perdori si kuklla. Njeri me pa personalitet se ky Top kuklla nuk ka per te pasur as nje shtet ne bote per president.

  16. Edi Detroit says:

    TOPI eshte politikani me i mire dhe tolerant ne SHqiperi.Kopetencat e Presidentit ishin te kufizuara por i kufizoj me shume RAMA dh BERISHA.

  17. b says:

    SERIOZITETIN E PRESIDENTIT TOPI UNE DO TA SHOHE NE PROVEN E MADHE TE DEKRETIMIT APO JO TE EMERIMIT NE POSTIN E SHEFIT TE SHTABIT TE PERGJITHSHEM TE FORCAVE TE ARMATOSURA TE GJENERAL XHEMAL GJUNKSHIT FIGUREN E TE CILIT E KISHIN PERCAKTUAR SAKTE KOMENTUESIT NE GAZETEN BALKANWEB DJE TEK SHKRIMI “bERISHA PROPOZON PER SHEF SHTABI TE PERGJITHSHEM GJENERAL BRIGADE XHEMAL GJUNKSHIT”, NJE FIGURE TEPER POSHTERUESE DHE AI NUK DUHET TE JETE OFICERE NE FORCAT E ARMATOSURA DHE JO ME SHEFI SHTABIT TE FORCAVE TE ARMATOSURA. KETE E DINE MIRE USHTARAKET E ZALLHERIT DHE ATA TE ISH KOMANDES MBESHTETESE DHE SOT BRIGADA LOGJISTIKE. TE BEHET NJE ANKETIM DHE TA SHOHI ZOTI TOPI SE KUSH ESHTE XHEMAL GJUNKSHI, FIGURA ME E PA AFTE DHE ME E URRYER NGA USHTARAKET, ABUZUES ME LEKUN E SHTETIT DHE ME USHTARAKET NE TE GJITHA DREJTIMET. BEJU NJE HERE BURRE MORE ZOTI BAMIR TOIPI. PUSHKA TOP TU BEFTE DHE MOS E DEKRETO KETE FIGURE TE ULET NE POSTIN E SHEFIT TE SHTABIT TE PERGJITHSHEM TE FORCAVE TE ARMATOSURA, NE TE KUNDERTEN DO JA NDJESH KRISMEN NESER POR DO TE JETE VONE. AI PER PARA BENE GJITHSHKA SHET EDHE NENE E BABA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje