Presidenti Bamir Topi ka lëshuar një deklaratë si më poshtë në lidhje me ngjarjet në Kosovë:
“Presidenti i Republikës Prof. Dr. Bamir Topi ka ndjekur me shqetësim situatën e krijuar në Veri të Kosovës, rritjen e tensionit dhe aktet e dhunës, me pasojë humbjen e jetës së anëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zyberi. Me këtë rast, Presidenti i Republikës së Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zyberi për humbjen e pazëvendësueshme të të dashurit të tyre dhe Policisë së Kosovës për humbjen e kolegut të rënë në krye të detyrës.
Presidenti Topi vlerëson se Kosova është tashmë një realitet i njohur botërisht dhe sovraniteti i saj është i pakthyeshëm e i paprekshëm. Ai dënon aktet e njëanshme të dhunës duke i konsideruar ato krejtësisht të panevojshme dhe beson shumë tek institucionet legjitime të Kosovës për rikthim të normalitetit afatgjatë.
Presidenti i Republikës mbështet dhe inkurajon vazhdimin e dialogut institucional të iniciuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit, duke e vlerësuar atë si rruga më e mirë për zgjidhjen e problematikave reciproke, si dhe dhënien e kontributit konkret për forcimin e paqes e stabilitetit në përputhje me aspiratat e të gjithë rajonit për integrimin e plotë euroatlantik.”
Tope tope papagalos, vazhdo ti me dialogje, ……do te nxjerresh fjale tjeter nga goja o doktor kafshesh.
ma lerni komshiun rehate te haje ndonje tase balte me fergese tironce
une bamirin e e pelqej shume eshte me ndryshe nga shpellaret e saliut dhe ska faj ai qe nuk reagon se te mbyt sali qeni
E the ti, i ka vdek nona ksaj pune!
Lola,po te jesh si ke emrin te jap te drejte me te degjuar e kam ,thone se eshte hamshor dhe sala i ka te regjistruara me video,prandaj s’eshte as mish as peshk.
PO ZGJOHU O NJERI,NA GJAKOSEN NE TOKEN TONE PERSEWRI1NA DOGJEN E DHUNUAN AKOMA…
si shqiptare veten tregojme…ejani o miq te protestojme per lirin! nje profil flet shume-FB TE JETE KUQ E ZI…
ty nuk te pjerdhin ne shqiperi o derzi jo me pastaj jashte saje
A salcice otomane for president