FOTO REPORTAZH: Një ditë e vështirë për Kosovën

28 Korrik 2011, 11:21Politika TEMA
FOTO REPORTAZH: Një ditë e vështirë për Kosovën

Kryeministri Hashim Thaçi sërish është shprehur përpara deputetëve të Kosovës se nuk ka kthim prapa në aksionin e qeverisë për të vënë nën kontroll pikat kufitare në veri. Kurse lëvizja Vetëvendosje kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ata kërkojnë ndërprerjen e procesit të bisedimeve me Serbinë, aktivizimin e të gjithë burimeve qytetare dhe institucionale për mbrojtjen e Kosovës, thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, SHBA-të dhe BE-së dhe ripërcaktimin e pranisë së BE-së në Kosovë. Ndërkohë shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka dënuar dhunën në veri të Kosovës, duke thënë se është përgjegjësi e Beogradit dhe e Prishtinës që menjëherë të ulin tensionet dhe të vendosin rendin dhe sigurinë për të gjithë.

Mëngjesin e së martës shqiptarët u zgjuan me lajmin se forcat speciale kosovare kishin marrë nën kontroll kufirin në pjesën veriore. Një lajm i mirë, por frika ishte në ajër. Tensioni vijoi të jetë i lartë. Bashkimi Europian bëri presion dhe forcat speciale u tërhoqën, duke menduar se situata ishte stabilizuar. Por nuk ishte ashtu. Dhjetëra të rinj serb u shfaqën në pikën doganore të Jarinjës dhe i vunë flakën. Kosova sërish ishte kryelajm në mediat botërore. Sot situata duket më e qetë, por këto janë ditë të vështira për shtetin e ri kosovar. Më poshtë disa foto nga ngjarjet e djeshme.

Pika doganore e Jarinjes ne flake

Nje ekstremist serb perpiqet te shkaterroje nje kamera te sigurise

U desh shume pak qe te rinjte serbe te shkaterrojne gjithcka

Disa media te huaja thone se veriu i pasur me minerale eshte arene sherri

Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga ben homazhe tek varri i policit Enver Zymberi, i vrare nga serbet

Ushtaret e NATO-s bejne nje kontroll rreth kufirit pas largimit te ekstremisteve

 

12 komente në “FOTO REPORTAZH: Një ditë e vështirë për Kosovën”

  1. Saimiri says:

    Po ku ishte UCK-ja e lavdishme me komandant Hashim Thaçin….si digjkan 40 civila nji poste kufitare ne mes te dites…? kush e lejoi kete gje…

  2. lilolabja says:

    O zot akoma varrosim te vrare nga serbi ,europa eshte nje ipotente .Vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta .Kurajo ,kurajo kurajo .Jam 100%dakort me rekomandimet qe ben levizja vetvendosja.Kesaj pune duhet ti japim njehere e mire fund .Rrofte kombi shqiptar

  3. tt says:

    europa eshte nje kontinet kurve nuk behet europa me qipro greqi rumani e shtete vetem per te bere keq e kane mendjen.

  4. Neorealizmi says:

    Ne fotot e mesiperme shihet qarte se kush jane ata qe jane per dhune. Europianet mbase e kuptojne se kush jane per dhune dhe kush eshte per institucione.

  5. jodashakeqi says:

    Se u dogjen ca ndertesa nuk eshte ndonje hata e madhe por kobe-ndjellese eshte largimi i trupave te KFOR nga zona perpara ngjarjes.Ato te mos konfrontoheshin me huliganet serb por nuk kishin arsye te largoheshin.Mos valle behen “prova”per nje “Srebenice”ne Kosove?_”Njerez,jini vigjilent”_tingellon gjthmone aktuale.

  6. salitalibani says:

    Keta kosovaret sikur kishin ndermend ti vinin zjarin Tiranes po mos fitonte lulka po tani ku jane keta talebanet kaq trima qe do vinin dhe do vrisnin gjithe jugun e shqiperise

  7. fede says:

    PO ZGJOHU O NJERI,NA GJAKOSEN NE TOKEN TONE PERSEWRI1NA DOGJEN E DHUNUAN AKOMA…
    si shqiptare veten tregojme…ejani o miq te protestojme per lirin! nje profil flet shume-FB TE JETE KUQ E ZI…
    ME PRESIDENTEN JEMI NE,LIRIN PA GJAK TA ARRIJME,FORCEN E SHTETIT TE KERKOJME-KUNDER ARMIQVE TA DREJTOJME!

  8. demokrati says:

    Nese shteti i Kosoves intimidohet nga 20 kokerruar halabake, atehere cdo te ndodhe kur neser te kete perball ushtrine serbe?Ky polici i vrare ishte shqiptar apo arab, qe e varrosin me shenja arabe dhe i kendojne arabisht?

  9. Cakalli7 says:

    Ku eshte Baloz Spahiu se ai sikur eshte edhe kosovar pse nuk i merr ata 100milione anetare te shoqates se vet edhe te veje te leftoje. Pse ka frike balozi?

    1. franko says:

      Kosoven e ka ne duart e sigurta te dallkaukeve.
      Ne Shqiperi ka frike se dallkauket i dalin pakice.

  10. une them says:

    fati i shqiptarit! te gjitha kursimet ti bejne, arme dhe municione, se vetem keshtu mund te mbietojme.

  11. Malsori says:

    Pse te gjith e thoni ket 40 civil Serb ..pse jo
    Thjesht 40 terrorist Serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje