Delta Maxi serb largohet nga biznesi në Shqipëri

27 Korrik 2011, 19:08Politika TEMA

Serbët, të cilët para disa vitesh blenë rrjetin e marketeve Euromax, përfundimisht largohen nga ky biznes që e kishin në Shqipëri përmes kompanisë Delta Maxi të eksponentit të Sllobodan Millosheviçit, Millorad Mishkoviç. Në këtë mënyrë rriten shpresat për t’u larguar edhe produktet e dobëta serbe që po gëlonin në këtë rrjet supermarketesh, e po ashtu mallrat e shumta me afat të skaduar që gjendeshin në këto markete, si dhe çmimet e larta të një pjese të madhe të produkteve.

Zyrtarisht, Delhaize Group, shitësi ndërkombëtar belg i pakicës në industrinë ushqimore njoftoi sot se ka marrë aprovimet e pakushtëzuara të të gjitha autoriteteve kontrolluese dhe, siç e kishte njoftuar më parë, ka përfunduar blerjen e shitësit me pakicë serb, Delta Maxi. Së bashku me operatorët ekzistues në Greqi dhe Rumani, transaksioni e bën Delhaize Group, një lider në Evropën Juglindore.

KOHA DITORE

11 komente në “Delta Maxi serb largohet nga biznesi në Shqipëri”

  1. 21Janari says:

    Delta Maxi ka rreth 300 milion euro borxhe, nga te cilat 15 milion ne Shqiperi.

  2. Vllazeni says:

    Ia fal Saliq atij. Për dava 15 milion euro, Bashiç do futej në mes e ti paguante si një kafe për “fitoren”

  3. toni says:

    Maxi eshte rrjeti me i madh i supermarketeve ne beograd. Mesa duket bene dhe ca leke ketu e tani po e shesin. Ky plus Rudnapin qe na shiti ca energji para do vitesh (flm Mero qe e bere te ditur kete fakt) kane bere para ne Shqiperi. Pyetje : Dini ndonje bisnez shqiptar qe ben para ne Serbi? Me sa di une jo!
    Pra i bie qe ne shqiptaret jemi me te humburit ne kete histori te bukur bisnezi te mbuluar me nje vello false patriotike.

  4. rezi says:

    Shikoni bizneset e Samir Manes se aty te shpien te gjitha rruget ne Beograd……..

  5. DuaPune says:

    Cili biznes do ta zevendesoje pjesen e tregut te EuroMax-it? Apo do rikthehet tregu i fshatareve. Te pakten i kane ushqimet organike.

    1. Agim says:

      Kete biznes e ka ble “Delhaize Group”

  6. Bajram Doka says:

    Kur Shqipetaret e Kosoves u neperkemben ,u çnderuan ,u gjakosen, u perzune nga shtepite e tyre prej Serbeve,ju e dini ç’ben Sali Berisha per Serbet e vjerres se tij.
    Spiunet e UDB-se dhe SUP-it te Serbise jane infiltruar kudo ne Shqiperi deri ne majat e larta te Shtetit Shqiptar.
    Jeta nuk eshte e perhereshme, drejtesia flen por nuk harron.Dikush ,dikur do ti shkule nga rrenjet keto barera te keqia qe po i marrin frymen kombit Shqiptar. Fara e atyre, qe shesin nderin e kombit dhe teritoret e vendit si te ishin plaçkat e firmes “Gabi”, eshte nje pjelle e mallkuar dhe e denuar te mbulojne veten me turpin historik qe do te jua e lene familjeve te tyre dhe brezave te ardheshem….!.

  7. fieraku 71 says:

    Isha ne shqiperi dhe u futa tek nje euromax dhe u skandalizova nga firmat e mallrave sllave.Pyeta per pelena femijesh huggies(ja perdorim cupes ne usa) nje qe punonte aty nuk e dinte qe perdoret shume ne amerike dhe eshte e fuqishme e di cme tha ,nuk me duket si emer sllav ky ca malli eshte.
    Zot thash me keto cilesira plehra bejne serbet leke ne shqiperi.
    Belget jane te mireseardhur dhe jam i bindur qe do ta rrisin goxha cilesine e cila bie ne kurrizin tone.

  8. cendurimmadhi says:

    Luli,Luli eshte vazhdimsia serbe ne drejtimin e PDse e rrjedhimisht ne drejtimin e shtetit te kapur
    shqiptar.E çuditeshme mund te duket por keshtu e kane keto pune.Mos te harrojme se si pas 45 vitesh
    te sundimit te rregjimit komunist,me nderrimin e sistemit ,na vjen ne krye te shtetit nje malsor nga
    Viçidoli qe “rastesisht” ka per vjeher nje serbe me emrin MILICA.Gruaja e REXHEP RAMES,ish sportist
    me origjine nga VUTHAJT(PLAVE e GUCI) qe dikur ne nje miting sportiv rinie ne HELSINKI,harrohet
    nga delegacioni,e kthehet ne atdhe pas tre muajsh sikur mos te kish ndodhur asgje….nejse perralla
    ndoshta pa mbret,por me qe kane nderruar kohet ,mbreterit nuk jane fort ne mode.

  9. shpulla says:

    Situacioni ne shqiperi eshte tragjik, tregu shqiptar nuk ka me fuqi blerese, izolimi i shqiperise jep pasiguri per firmat e huaja qe do largohen njera mbas tjetres, mjere shqiperi qe nuk prodhon asgje, populli shqiptar drejt zgjimit,

  10. lola says:

    po pra se delhaize eshte me i lire???Delhaize eshte supermarketi me i shtrenjte qe egziston

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje