Shpërthejnë klanet brenda PD-së së Durrësit. Me urdhër të Berishës, shtyhet konstituimi i Këshillit Bashkiak

27 Korrik 2011, 16:53Politika TEMA

Nga Artur Llana

Mbledhja e lajmëruar zyrtarisht për ditën e enjte për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Durrësit është shtyrë për një datë të pacaktuar. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga tre burime, që janë Bashkia e Durrësit, sekretarja e Këshilit Bashkiak akoma në detyrë dhe zëdhënësi i Qarkut të Durësit.

Qyteti që ka mbaruar nga të parët numërimin ka mbetur kështu, bashkia e fundit për t’u konstituar për nga niveli i përfaqësimit që ai ka. Në orët e paradites së sotme, janë lajmëruar të gjithë këshilltarët dhe media për mbledhjen e ditës së enjte, por vetëm pak orë pas këtij lajmërimi, një i dytë që këtë radhë çuditërisht ka dalë nga zëdhënësi i qarkut është anulluar.

Ende nuk ka një arsye zyrtare për këtë shtyrje, ashtu siç edhe nuk ka një datë të saktë për zhvillimin e mbledhjes. Interesimit të gazetës TemA, kreu i bashkisë i është përgjigjur se nuk i di arsyet e këtij anullimi, ndërsa është shprehur se gjithçka nga kjo bashki ka qenë gati për të bërë konstituimin e Këshillit Bashkiak.

Por, motivin e jep selia blu në Durrës, ku burimet zyrtare janë shprehur se shtyrja e mbledhjes është bërë për arsye të një urdhri që ka dhënë kryeministri i vendit, pas një takimi që ai ka pasur me drejtues të PD-së në Durrës.

Madje, sipas të njëjtave burime, ky informacion për pak sa nuk është bërë zyrtar, pasi është komunikuar nga përfaqësues të PD-së në Durrës.

Por, kush janë arsyet e vërteta të kësaj shtyrje?

Burime pranë PD-së janë shprehur për gazetën TemA se në listën e këshilltarëve të kësaj partie, përfshirë dhe drejtuesit aktualë, ka shpërthyer një konflikt, që sa vjen e bëhet më i hapur.

Përfundimisht është shmangur nga kandidimi për kreun e Këshillit Bashkiak, Indrit Hamidi, që është dhe botues i gazetës lokale Durrah.

Kandidatura e tij ka pasur deklarime hapur se do ta votonin kundra edhe këshilltarët e maxhorancës. Më pas është propozuar për të mbetur kreu aktual Zamir Ramadani, por kjo figurë nuk ka mundur të marrë shumicën e mbështetjes dhe madje, ashtu si e para, ka pasur vota kundra.

E gjithë kjo ka vënë në alarm PD-në, e cila rrezikon të humbasë shumicën në Këshillin Bashkiak, ndërsa arsye kryesore e gjithë kësaj duket se është përjashtimi i emrit të Seid Kërtushës, kreut aktual të qarkut, për t’u zëvendësuar me Armand Telitin, njeriun që kthehet në Durrës pasi kishte humbur më parë bashkinë dhe më pas, pasi ka falsifikuar listat zgjedhore në Tiranë.

Për të qenë e sigurt, PD ka emëruar dy ditë më parë një këshilltar të koalicionit të majtë, Skënder Koni, në detyrën e drejtorit të Inspektoriatit Ndërtimit.

Ky emërim, që dukej sikur do t’i jepte siguri PD-së, ka bërë të kundërtën, duke shkaktuar xhelozi tek partia çame, e cila pret prej tre muajsh të marrë postet që i janë premtuar.

I kontaktuar nga TemA, kreu i PS-së së Durrësit, G. Bejko, është shprehur se kjo që po ndodh, është më shumë se një skandal. Sipas tij, ka qenë vetë prefekti Alizoti që ka lajmëruar mbledhjen dhe anulimin e saj.

Alizoti ka heshtur për shtyrjen, ndërsa burime nga LSI-ja kanë bërë të ditur se deputeti Lefter Koka i ka kërkuar largimin Kërtushës nga kandidati për Qarkun, ose në të kundërt ai del nga koalicioni.

Ndërkohë, mësohet se këshilltarët e PS-së do të jenë nesër në orën e caktuar në sallë dhe nëse ato do të jenë 23 vetë, siç edhe e parashikon ligji, do të bëhet i mundur zhvillimi normal i mbledhjes.

Gjithsesi, ajo që mund të thuhet me dy fjalë, është fakti se PK ka shumicën në letra, por në fakt asaj i mungojnë fizikisht këshilltarët dhe emrat për t’u zgjedhur, duke e vënë si asnjëherë tjetër në panik këtë parti dhe aq më shumë koalicionin në Durrës, që është më i brishtë se kudo tjetër.

Kryetari i Nard Nokës vetëm një muaj para zgjedhjeve ishte drejtor i PD-së në qark, ndërsa tashmë ai është përsëri drejtor i PD, por edhe këshilltar i majtë. Kjo nuk ka zgjidhur asgjë, pasi çamët dhe LSI kanë mprehur votat dhe paniku në PD është më shumë se kurrë evident, pasi mund të humbë Këshillin Bashkiak dhe Qarkun.

18 komente në “Shpërthejnë klanet brenda PD-së së Durrësit. Me urdhër të Berishës, shtyhet konstituimi i Këshillit Bashkiak”

  1. Rani says:

    Po e shoh se e korrigjuat tani, mund ta fshini komentin tim me siper po deshet, sidoqofte beni kujdes se jeni nder gazetat e vetme pak a shume e pranueshme dhe kushtojini pak me shume vemendje drejtshkrimit.

  2. Anon Ymus says:

    Maja e ajsbergut.

  3. anonim says:

    sepse Durresin e drejton Mafia qe tani nuk ka me as ngjyrime politike.. Ka humbur qytetaria ka humbur elita,

  4. PEDITINA says:

    TITULLI ESHTE SHUME BOMBASTIK.
    PASI MBARON LEXIMIN E LAJMIT
    KJO VONESE “NE KONSTITUIM” ESHTE NJE SITUATE
    NORMALE NE NJE VEND ANORMAL..

  5. salimuti2011 says:

    Hengshin kokat e njeri-tjetrit!

  6. tiransi says:

    amind fjala jote ne vesh te perndis po nje gje te dish se zullumi do i zer shpejt a von sdihet

  7. geno says:

    plehrat keshtu e kane zakonin, i ka mesuar krye plehra Sali Halja

  8. tg usa says:

    sidoqofte plaku i rjedhur i ben zap cakejte e p.d.

  9. Demokrati says:

    Durresin e ngaterron vetem nje njeri,emri i te cilit eshte Seid Kertusha.Ka aq ligesi dhe pabesi natyrale sa ku futet ai vetem sherre dhe urrejtje ka.Batakci pa moral dhe pa identitet.Largoheni qe te shpetoj Durresi.

    1. durrsaku i vjeter says:

      seiti eshte ai qe eshte. po jam i sigurte qe nuk ka akoma emer nga berisha. ne loje jane te gjithe perfshi dhe telitin. Teliti eshte person i forte politik po postin e ka dhe shume te besueshem. kushdo mund te jete

  10. Adriatiku says:

    Klani Olldashit Cara Ndreu Teliti and Co jane sherrnaja e ketij qyteti dhe klani me i fuqishem ekonomik i PD ne durres,, ato vetem ato duan ta komandojne qytetin por fundin e kane te afert,, populli i durresit e tregoji me fuqishem me vota inatin ndaj ketij klani,,

    1. durrsaku i vjeter says:

      po seiti 100 vjec o njeri, pse gjithe jeten me te do merremi?

  11. LOLA says:

    mos cani koke e ferdinand xhaferri do permiresoje diellin ne durres dhe cdo gje do shkoje mire

    1. Cakalli7 says:

      cu be me ate djellin e dyte ngjyre blue qe do ngrohte vetem pd-ista edhe kosovaret kete vere di gje ti?

  12. anonim says:

    neser ja mer Dako te gjitheve,, mos u merzisni fare,,

  13. SKENDERBEU says:

    ME DUKET SE ME TEPER PANIKU KA PERFSHIRE ARTIKULLSHKRUSIN QE NUK MERET VESH SE CFARE LAJMI JEP NE FUND :”KRETARI I NARD NOKES ESHTE KREU I PD DHE TANI ESHTE KREU I PD DHE KESHILLTAR I MAJTE” CIRBE DERI KE GATUAR ZOTROTE GAZETAR GAZEPAR.SI NUK TE PUSHON DREJTORI I PD O DITEZI.

  14. adi says:

    O i vogli skenderbe qe ende nuk ke mesuar shqip, ate fjaline ta kane thene mire por nuk e ke mbajtur mend. po ta perseris:”Kryetari i Nard Nokës vetëm një muaj para zgjedhjeve ishte drejtor i PD-së në qark, ndërsa tashmë ai është përsëri drejtor i PD, por edhe këshilltar i majtë. PO ti nuk je skenderbe do te jesh ndonje hamza koalicioni. Ai qe e ka shkruar ate nuk e rruan as per Pd as per PS, po ti duhet ti mbash mend mire detyrat qe te lene se ndaj paguhesh!

  15. globali says:

    vangjushi do i fitoje te gjitha edhe keshillin bashkiak edhe qarkun. Ne durres nuk ka pd por nje grup cunash kalcete. I them skenderbeut qe durresi e njeh mire artikullshkruesin, por meqe i ka humb shpata te vej nje mburoje te b***a

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje