Greva e minatorëve, Ministria e Ekonomisë gjobit me 56 milionë kompaninë ACR

27 Korrik 2011, 16:31Politika TEMA

Ministria e Ekonomisë ka reaguar më në fund për situatën e krijuar me minatorët e Bulqizës, të cilët kanë vendosur që të hyjnë në grevë urie 1400 metra nën tokë.

Ministria ka gjobitur firmën koncensionare ACR, e cila nuk ka kryer asnjë investim gjatë vitit 2009 për përmirësimin e kushteve të punës.

Sipas ministrisë, kjo kompanië duhej të shpenëzonte 3.4 milionë dollarë për përmirësimin e kushteve në minierë, gjë që nuk e ka bërë.

Për këtë arsye, ka vendosur që ta gjobisë atë me 56 milionë lekë, ndërkohë që pak ditë më parë i ka pezulluar pjesërisht edhe licensën.

Firmat koncensionare, sidomos për minierat janë kthyer në një problem, pasi nuk kryejnë asnjë investim, edhe pse e kanë të detyruar këtë gjë.

Minatoret e Bulqizës ndërkohë vijojnë grevën e tyre nëntoke. Grevistët e urisë shprehen të vendosur t’i shkojne deri në fund protestës së tyre deri në plotësimin e kërkesave.

9 komente në “Greva e minatorëve, Ministria e Ekonomisë gjobit me 56 milionë kompaninë ACR”

  1. tourkofagos says:

    mjerane,,,,,,te pa fat,qe lindet e jetoni ne ate vend te mallkuar!!!!!!!

    1. anastasi says:

      jo vendi malkuar un jetoj ketu ti ke ikur ela ketu trego trimeri

    2. vinny says:

      Nese te gjithe kane mentalitetin tend e shajne vendin ku kane lindur, detyrimisht ai kthehet ne vend te mallkuar…
      Problemi eshte se ai qe ka vjedhur me teper e ka bere me pak per vendin e vet, e mallkon…Uroj qe pas dhjete vjetesh te rishkruash ketu e te degjojme ç’fare do thuash per vendin tend te ri..

  2. Rani says:

    Me ato 56 milione leke ata austriaket fshijne bythen se kane marre 500 here me shume nga miniera. Po nuk ju be e qarte te gjithe shkerdhatave qe vijne gjoja per te investuar “se ketu nuk eshte Afrike” nuk kemi gje ne terezi, natyrisht qe Saliu nuk do t’ju thote asgje se ka frike nga Grossuku dhe do te mbushe arken e shtetit te mesjetar qe ka krijuar.

  3. geno says:

    eshte mashtrim dhe taktike e kermes Sali Qeni, per te mbyllur greven. Po e ka endosur gjoben le t’u jap rroge minatoreve qe neser.

  4. Klodi says:

    Duket sikur greva po i realizon kulisat, qe me sa po duket kane qene shkak per improvizimin e greves. Te falimentohet ose ti behet sa me e veshtire puna kompanise ACR. Kerkesa reale e minatoreve eshte rritja e pages 20 %. Vetem kjo u ngre peshe atyre. Por nga qendrimi i shtetit ndaj ACR, me pezullime te pjesshme dhe gjoba, hendeku mes minatoreve dhe ACR thellohet me tej.
    A nuk ishte ky shtet qe kishte per detyre te kontrollonte zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga kontrata e konçensionit, per tu realizuar investime qe garantojne qofte vazhdimesine e punes per shfrytezimin maksimal te minieres, qofte kushte pune normale.
    Perse nuk e luajti shteti kete rol ?! Sepse pushtetaret (qe kane emra te caktuar dhe poste te caktuara) jane perfituesit e vertete nga keqtrajtimi i minieres ne kuptimin e shfrytezimit deri ne fund, nga moskryerja e investimeve per normalizimin e kushteve te punes dhe te sigurise ne pune, nga pagesa mizerabel qe u behet punonjesve te minieres Bulqize.
    Pushtetare te caktuar, me lloj lloj formash mafioze, jane pronaret e vertete te minieres dhe te ACR.
    Jane pjese e atij qarku te mbyllur bandash mafioze, qe kontrollojne prej 20 vjetesh politiken shqiptare dhe prej 13 vjetesh edhe ekonomine, qe telekomandojne sindikatat me se shumti kukulla dhe shoqerine civile me se shumti te korruptuar.
    Kam frike se minatoret po luftojne me kot, si mish per top ne luften mes bandave te kromit, te cilat duan me nje gur te vrasin 2 zogj, te nderrojne kapot dhe pronaret si edhe te vene nen kontroll minatoret duke pastruar ata me kryengritesit dhe me organizatoret dhe duke i leshuar pastaj ne duart e pseudosindikalisteve te nje pseudo konfederate sindikatash inegzistente ose te nje pseudo bashkimi sindikatash (te pavarura !!!) gjithashtu inegzistente.
    Qofsha i gabuar ne keto hipoteza, qe megjithate kane me shume llogjike brenda, sesa menyra e konceptimit dhe formulimit te kerkesave te grevisteve te Bulqizes.
    Por edhe nese une do kisha 100 % te drejte, ka nje faktor qe i shumezon te gjitha me zero, qofshin konçensionare, bandite politike apo sindikata te shitura. Vendosmeria dhe trimeria e te ngujuarve ne greve si dhe paralelisht mbeshtetja e gjithe minatoreve te tjere pa u perçare per asnje çast. Marrja e nje vendimi per tu perballur deri tek jeta …

  5. Grigor says:

    U desh te ngrihen minatoret ne proteste qe qeveria “te vinte re” qe nuk eshte bere asnje invesitom dhe eshte shkelur kntrata. U desh protesta e minatoreve te gjobitej grabitqari ACR? Po nqs minatoret nuk do ishin ngritur, a do kishte gjobe? Jo besoj. Pra perse duhen gjithe ata inspektore, inspektoriate qe paguhen me parate tona? C’duhet ministria e energjitikes kur nuk reagon po nuk u detyrua te reagoje? Keta qe paguhen nga ne per te na mbrojtur. Keta marrin parate tona dhe na bejne gropen. Kjo klase politike duhet nderruar komplet. Te gjithe jane te zhytur ne batakun e korrupsionit dhe te tradhetise kombetare. Kush me shume kush me pak!

  6. inf says:

    Minatoreve nuk i intereson se Ministria denoi apo jo Kompanine ne fjale.
    Minatoret duan te drejtat e tyne, dhe kjo kshu realizohet ,me greva me
    bashkim ,kjo e sensibilozon BE dhe te huajt,Mjaft me me rrena zoti Berrisha mjaft me
    me dallavere zoti berrisha ,mjaft me me vjedhje dhe vrasje zoti ,berrisha ,
    thirri menjes sa nuk je vone zoti kryeministerr,ti aty je perkohesisht , Ajo karrige
    nuk eshte e jotja pesonale ,po do te rrish aty bindju Popullit ose ik ne Viççidolin tend
    te dashur ,o shoku rryp,o delenxhi dhe i rrjedhur nga truni.
    E ka bo Shqipnine ky qenef prone te veten dhe ilir metes,po ik o rrugaç ik se kshu do
    i besh me shume,dem atyne mbesave te tua,
    Minatoret do ta lirojne temen e semes tu o Tutkun,qe udhehiqesh nga psikopatija jote e
    pa sherushme .
    Minatoret do Fitojne se Jane njerez Heronj,jane njerez me Zemer dhe me ideal,
    Minatoret nuk jane,si puna e juaj z,kryemiserr,qe rrini gjithe diten Ti dhe stafi juaj neper
    shalet e grave te juja ,,,minatoret e kane shpirtin te forte , ata jane Heronj qe ti nuk i munde dot
    se aty ku jane ata ti nuk ke bythe qe ti kapesh ata ,me policet e TU Maskarenj.
    Ta shofim ket here sa do te vleje Levorja Ty o Armik i Shqiptareve,ptu qelbac i ndyte.

  7. albaniac says:

    56 milion leke…..bvullshit
    nje sperthim qe behet per nje avancim te themi 2.5m ka nje mase afersisht 65-70 ton qe eshte minimumi i shfrytezimit(3x3x2.5 dhe ca gjera te tjera).Po ti besh nje llogari te vogel i bi qe me krom rreth 40% fitimi llogaritet ke 2000$ (nderkohe qe nje minator merr ke 300$ dhe ky me i miri ne muaj)per shperthim ose per avancim(Mero mos me lej te genjej).
    Bulqiza per momentin ka mbi 15 nivele qe jane ne shfrytezim te “rregullt” dhe nje nivel ka tre pakten 4-5 drejtime ose qe ta mari vesh populli galeri.dmth nqs ruso/turko/kinezo/shqipteret qe rastesisht e kane vene emrin austriake duan qe te paguajne ‘gjoben” qe i ka vene maloku e bejne vetem me 12 ose 13 turne avancimi nje hic para nje gjigandi qe fatkesisht po bastardohet nga maloku dhe familja. Ju kujtoj kodin e njohur “asht e xanun jem qeqene” .
    Eshte naivitet qe te besohet se maloku i ka vene gjobe ACR se i bi njesoj sikur qeni po mjaullin….
    Pra dhe depozitet kombetare jane xanun
    Mero ti i njef kete gjera dhe te takon qe ti investigosh se shumica ketu nuk e kane te qarte se ca do te thote depozite minerali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje