Panariti i LSI, nënkryetar i ri i Bashkisë. Basha: Do merret me mbrojtjen e konsumatorëve

27 Korrik 2011, 12:45Politika TEMA

Ashtu siç kishte paralajmëruar dje gazeta Tema, Edmond Panariti i LSI do jetë nënkryetari tjetër i bashkisë së Tiranës. Lulëzim Basha ka bërë prezantimin e tij. Basha tha se detyra e tij do jetë mbrojtja e konsumatorëve. Si për ters, sa herë dëgjojnë mbrojtjen e konsumatorëve, shqiptarëve u vjen ndërmend një lëvizje mashtruese, e drejtuar nga Altin Goxhaj, që ka shpenzuar qindra mijëra euro për spote kundër opozitës dhe Edi Ramës në fushatën e fundit elektorale. Duke u financuar nga qeveria, nën mbulesën e gjoja mbrojtjes së konsumatorëve,  kjo lëvizje pushtoi çdo ekran me reklamat e saj për të dhënë një ide sa ‘i mbron’ konsumatorët qeveria.

Në prezantimin e Panaritit, Basha tha: “Premtimet tona marrin sot një shtytje të fuqishme me emërimin e Edmond Panaritit si nënkryetar. Ai ka një begraund të konsoliduar akademik në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve. Ai ka shërbyer për më shumë se tre vjet si menaxher i një projekti shumë të rëndësishëm rajonal. Zoti Panariti do fokusohet në këtë çështje shumë të rëndësishme: mbrojtjen e konsumatorit. Kjo është një punë e jashtëzakonshme, voluminoze, do kërkojë përpjekje e sakrifica.”

Kurse vetë Panariti u shpreh: “Më lejoni të shpreh mirënjohjen e falënderimin për të më emëruar nënkryetar të bashkisë më të madhe në vend. Protokolli që më ngarkuat, mbart ambicie shumë të mëdha për përmirësimin e jetës në kryeqytet. Kam sfidë ngritjen e agjencisë së mbrojtjes së konsumatorit. Më lejoni t’ju dëshmoj energjinë, vullnetin e përkushtimin tim në këtë detyrë.”

 

25 komente në “Panariti i LSI, nënkryetar i ri i Bashkisë. Basha: Do merret me mbrojtjen e konsumatorëve”

  1. popolo di Tirana says:

    Hë si thoni? Meqenese po na fton a i bejme nje vizite Krye-dashit?

    1. andi ll says:

      NUK PRET NJERES ME DUAR BOSH……………………………!

    2. vinny says:

      Konsumatoret te fjene te qete pasi jane te mbrojtur…vetem se nuk na ka thene oraret, nga cila ore deri ne cilen ore jane te mbrojtur…

  2. Kritik says:

    Eshte interesant fakti qe Basha levizjet e para po i kryen me shume kujdes per ti hedhur hi syve qytetareve te Tiranes. Levizjet jane shume furbeske per te punuar me lehtesi per afaret e veta me vone. Si me thene fillimisht duhet te hedhe disa “kocka dacit per te ngrene” pastaj kur “gjakrat” te jene ftohur do te filloje te punoje per vehten dhe per mikun Sale dhe sidomos per vajzen e tij , e ka me merak te madh.
    Fakti qe solli nenkryetar nje person te LSI(partia e Ilir Hajdutit Vulgar dhe te pangopur) per mendimin tim eshte gabim strategjik, por i mjeri Bashe s’ka nga t’ja mbaje se Ilir Kokemadhi ja ka vene kembet ne nje kepuce dhe i kerkon llogari. I them poppullit te Tiranes “mos u genjeni nga disa levizje te bashes tani. Tymi do dale me vone”

  3. zani_tirane says:

    Pamvarsisht forces politike ku militon Edmon Panariti radhitet tek njerzit me tere kuptimin e fjales,jo si kryetaret e tij ai politik dhe ai shtetror qe sjane as qenie njerzore.

  4. jimmy says:

    ja ta shikojme punen e ketyre hajduteve se si do ti rrealizojne detyrat e ngarkuar nga kryetaret salja e ilija metse

  5. Nabukodonosor says:

    C’eshte ky zombi???

  6. Rrofte Shqiperia says:

    Emerime politike dhe as pak teknike sic duhen njerezit ne Bashki. Po iken nje staf teknik dhe po vjen nje politik…..Njerezit politik e kan mendjen vetem per te vjedhe.Ketu do behet nje cerdhe militantesh qe duhen per mitigje. Populli eshte i treti ose i teti, numuroni me gishta dhe do ta kuptoni….

  7. tironsi vjeter says:

    Hajde pazari gjese se gjalle te Bashkia me e madhe ne vend. hahahahahaa

  8. Ton says:

    Sot do pres njerez?? Hahaha! Me kujton skecin e kadiut te Pellumb Kulles.
    Eshte njeri me torbe aty!! E shoh e shoh!
    Beri ndonje shenje ketej nga ne ai? Nuk pashe gje ja u qerrofsha!
    Ca shikon ti mos pafsh te nesermen?!
    Filluan ”takimet”….

  9. luli says:

    O bashki o bashki kush te ka perdhos ne hi. Degjo ky profesor panariti do te merret me direktivat e BE per konsumatorin dhe nuk do te beje gje tjeter per konsumatorin. Mbrojtja e konsumatorit kerkon kontrollin e tregjeve dhe jo prefesoligji. Ky eshte vetem per te dale jashte shtetit. Nuk do te behet asgje

  10. joice says:

    mos shkoni ne bashki sot se ka bomb brenda do ikni per kurban si daSHI

    1. vucidoli says:

      lsi i ka dhene provat,eshte e perkushtuar ne ndihme te konsumatorit.e keni pare kete altin goxhaj,u be telef mbas konsumatorit.ky duhet futur ne burg pa gjygj fare,e ka te shkruar ne balle ,eshte hajdut.tani na del nje kelysh k….ve tjeter e na premton te zgjidhe problemet e konsumatoreve.hallall ketyre zagareve,sa te kete nje popull debil si ky yni.

  11. The Punisher says:

    Jane thjeshte detyrime te cilat Basha eshte i detyruar ti paguaje pasi ne koalicion gjithcka ndahet qofte fitorja qofte humbja qofte kjo morale apo materiale. Edhe pse kam dyshimet e mia personale te besoj qe Luli do te ece pa u ndikuar nga pushteti qendror gjithsesi do pres te shikoj cdo te katranose kesaj rradhe ne dem te taksapaguesve pasi duke pare begraund-in qe ka nuk priten lajme te mira ……. Gjithsesi pa dashur te shpreh bindjen time politike Rama i kishte ezauruar energjite e tij ne lidhje me kete institucion por fatkeqesia me e madhe eshte qe kemi nje kryebashkiak te komanduar …………..

  12. LUAN says:

    Burrat e shpifur te LSI . Njerez pa karakter , interesaxhinj tamam si arxhinj .Qellimi i ketyre vemjeve eshte vetem gllaberimi .Ai stan ate bulmet ka .

  13. skela says:

    Ky Basha kujton se eshte akoma ne fushate e tij me CD , keto qe ai po bene jane thjeshte reklama , qe i duhen thjeshte per te shtuar CD e tij , aq di te beje nje fallsitet .
    Ky plehre nuk merrvesh nga lidhet gomari , po vuri ne pune dhe rekomandimet e LSI -se dhe jo njerez kualitativ , kuptohet se ku mund t’a cojne pazaret e kokelopes ” integrimi te shpellaret ”

  14. nela says:

    N/kryetari Panariti nuk perfaqeson veten e tij por interesat e partise e cila e ka zgjedhur per ate pozicion. Edhe sikur te doje qingji i perendise ti sherbeje konsumatorit, (pak e veshtire me duket) nuk e le ujku siper ta beje kete pune sepse deri tani ky ujk ka provuar se ne pushtet ka qene vetem per te vjedhur vrare, dhe shitur Shqiperine.

  15. xhoni says:

    Per cilin konsumator e kane fjalen???Po a i besohet nje VRASESI E HAJDUTI te mbroje konsumatorin???Haaaa!!!Korbat po ndajne kermen duke e shqyer,ndersa keta BIRBOT na tregojne kon-SUMA-torin!!!Haaaa!!!RROFTE KON-SUMA-tori!!!!

  16. xhoni says:

    Haaaaa!!!Do mbrojne KON-SUMA-torin!!!Haaaa!!!

  17. fiona says:

    Prof. Dr. Edmond Panariti. Njeri me vlera te larta Intelektuale dhe Qytetare. Anetar i Akademise se Shkencave te New York. Profesor ne fushen e mjedisit, toksikologjise, ushqimit. Drejtues i Projekteve te Bankes Boterore dhe Organizates Boterore te Ushqimit per Ballkanin. Keta njerez i duhen Tiranes !

    1. ngamilanobre says:

      mbase ke te drejte,,,por eshte i njollosur na LSI-ja e koklopes…

  18. ngamilanobre says:

    eee ca populli jemi ne….degjojme,,kritikojme,,shfyjme,,dhe cdo gje vete vaj per me te fortet,,cdo gje harrohet….durim,,durim,,vitet ikin,,ne plakemi …mbase nje dite mund te shohim drejtesi!!!!!!

  19. Ari says:

    Kur dikush pyeste babane tim nga cili fshat je ai pergjigjej: – Nga fshati i hajduteve. Per ndonje qe s’e dinte kush ishte ky fshat ai i thoshte se ishte Panariti. Mbaj mend plot histori ku Panaritasit iu zinin pusi dhe plackisnin fshataret (Trebickallinjte) qe largoheshin per ne Korce per nje jete me te mire. Ata s’kursenin as plumbat mbi femijet e tyre. Uroj qe Prof. te jete ndryshe nga parardhesit e tij megjithese s’kam besim tek ai qe e ka emeruar ne detyre.

  20. BESNIK DERVISHAJ says:

    ha ha ha ha BASHA DO TE MBROJE KONSUMATORET
    HAHAHAHA TANI E KA KOLLAJ SE KA PESE KONSUMATORE ME PAK.

  21. BESNIK DERVISHAJ says:

    E URROI ZOTIN PANARITI TE MOS NDEKE RRUGEN E ILIR METES , ATE TE TELEKAMERAVE.
    FJALEN URROI E BERA ME RR TE FORTE SE R-SE SE BUTE JA KANE PIRE LENGUN PUSHTETARET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje