Një Murdok për minierat e arit në Rubik

27 Korrik 2011, 10:31Politika TEMA

Atje thuhet se ka përqindje të mirë ari. Ka shumë përfitime dhe njerëzit janë të “urtë”. Por mbi të gjitha, kostoja është e ulët. Këtë deklaratë e ka bërë presidenti i kompanisë së fuqishme minerare “Golden Touch Resources Corp”. Ka një emër të njohur dhe vjen nga një familje shumë e njohur, Rob Murdoch.

E kush nuk ka dëgjuar për këtë familje me famë, emri i të cilës tashmë është vënë në shënjestër në Angli për skandalin e përgjimeve. Kompania ka qendër në Kanada, por zotëron minierat e Rubikut. Vetë Murdoch në një deklaratë për mediat ekonomike në Amerikën e Veriut konfirmon. Ndërkohë që në Bulqizë, 1400 metra nën tokë, dergjen në një grevë urie për vdekje 25 minatorë, teksa dhjetëra të tjerë i mbështesin. Kërkojnë vetëm pensione, rroga më të larta dhe kushte më të mira. Por si shprehet Murdoch për aktivitetin në Shqipëri i pyetur nga “Resourcesclip”.

“Kemi zgjedhur Shqipërinë sepse kostoja është shumë e ulët, njerëzit të urtë, të sjellshëm dhe të mirë. Kushtet për ne të mira dhe rezultatet po ashtu”. Dhe kur e thotë ai se ka përfitime të kënaqshme deri në ar, atëherë përse vuajnë këta minatorë?. Kompania ndjek projektin “Rubik Gold Project” në Shqipëri në kërkimin e arit dhe në terma inxhinierik dhe teknikë situata është pozitive, ku përqindja vjen në rritje për metra thellësi. Në 30 metra janë 1.5 g/t (gram për tonë material). “Golden Touch” si kompani bashkëpunon me një simotër australiane e quajtur “Jab Resources”. “Veprojmë në tre fusha projektesh që prej 2009, me përqindje të mira në ar”, thotë Murdoch që më tej shpjegon dhe termat teknikë tonë për ar material.

“Pjesën më të madhe të kohës puna në Shqipëri ecën mirë. Nuk ka probleme përreth dhe njerëzit janë miqësorë. Kostot janë relativisht të ulëta. Më frustojnë herë pas here sjelljet burokratike të zyrtarëve atje, por janë si kudo. Gjeologët vendas janë pak të varfër sepse mendojnë si brenda vendit, janë të dikurshmit si në epokën e komunizmit, por po t’u kërkosh një punë, në këtë drejtim gjërat ecin mirë dhe janë të aftë”.

Shpimet kanë filluar që në vitin 2008, ndërkohë që së fundmi kompania ka dalë me njoftimin përfundimin me sukses të kërkimit në këtë zonë. Të dhënat e publikuara nga kompania raportojnë për një sasi ari në katër gramë për ton në një thellësi prej shtatë metrash, apo shtatë gram për ton për një thellësi deri në gjashtë metra. Kjo është një thellësi e vogël duke mundësuar kështu nxjerrjen e arit me kosto të ulët për kompaninë që do ta marrë përsipër shfrytëzimin e zonës. Kërkimet zhvillohen në një hapësirë prej 20 kilometrash katror. Madje, kompania ka publikuar një mori fotosh nga zona ku janë duke u bërë kërkimet me diçiturën: Pamje nga shkëmbinjtë në zonën e Gjazuj-it, ku rezervat e arit duken në sipërfaqe.

Krahas arit në Rubik, kompania ka edhe dy projekte të tjera në Shqipëri, njëri në zonën e Kukësit për kërkim Kromi dhe në Tropojë për platin.

Ky është koncesioni i dytë që zbulohet po në të njëjtën zonë ku kërkohet ar. Pak muaj më parë, një tjetër kompani kanadeze “Tirex Resources LTD”, publikoi përfundimin e kërkimeve të saj për ar në zonën e Mirditës duke theksuar se në të gjenden sasi të konsiderueshme.

21 komente në “Një Murdok për minierat e arit në Rubik”

  1. zana19 says:

    Mjere ne qe arritem ne nje pike qe vine te tjeret te na vjedhin pasurite nentokesore.

    1. SHQIPJA says:

      Duhet ta kuptoj gjithe populli SHqipetar se ato jane pasuri kombetare .
      Populli duhet organizuar vete pa perkrahjen e politikes dhe te kerkoj ngritje pgash,pensionesh.
      Se na japin lemosha neve dhe te tjerat i ndajn bashke me firmat qe punojne e na vjedhin te gjitheve.

  2. tourkofagos says:

    mire thua ti grabites i arit qe ka rezerva te mira,por te lumte ty ,qe i mashtron mjeranet me nje thes mjell,se po te ishje diku ne shtet evropian,do te merrje therrimet e do te paguaje leshet e zonjes tende.
    tall topet me mjeranet,,,,,,,

  3. jimmy says:

    vendi yne ashte komplate are pore ata qe na dretjtojne jane bloze e zeze nga ana shpirterore kriminele hajdute qe bejne sikur te mosejena njerez te atije vendi

    1. jimmy says:

      ketu ne zejlande punetori i minjeres paguhet me shume nga kategorite e tjera ne pune pra me shume se 2500 eu ne muaj me 10 vjete pune sigurohet pensjoni

  4. arsen says:

    Ku Saliu e ku Enveri?
    Ne kohen kur kafja dhe mishi jepej me lista e tallona, neper miniera haej e pihej pa limit.
    minatoret e Valiasit i hape rrugen Meksit,Saliut dhe Azemit per te thyer rregjimin e Ramizit.
    Tani minatoret ngujohen nentoke ne grava urie sepse nuk ju del fundi i muajit per familjen!!!!!!!!!!!!!!!
    2500 Euro rroge thote jimmy ketu me lart…250 “duan keta tanet e shkrete” Pale qe pensioni nuk ju del as per kafe dhe ilace!!!
    Rrofsh o shtet!
    Shtet i fuqishem ballkanik

    1. zylyfi says:

      ___arsen ! Duke lexuar ” minatoret i hapen rrugen Meksit,Saliut dhe Azemit “, mu kujtua se diku kam lexuar — QE TE NGRIHESH ME LART DUHET TI HIPISH NE KOKE ATIJ QE TE KA MBAJTUR NE KRAHE . Shpresoj te me kesh kuptuar .

  5. geno says:

    ata qe dien qe ne jemi skllever ndaj thone qe shqiptaret e nxjerin floririn duke u dhene nga nje krevat suste teli e nga nje pjate supe dhe nga nje pule per naten e vitit te ri. Ne koncepothemi dhe trajtohemi akoma si minatoret ne minierat e mesjetes ne Amerike

  6. Viola says:

    Me vjen ndoht per kete klase te felliqur politike e pushtetaresh qe na drejton.Jane kail te na rrjepin dhe skalpin e kokes vetem per te mbuluar prapanicen e tyre me ar e platin.Mjere ne sa komb legen qe jemi,lum ata qe e kane kuptuar dhe jane larguar nga kjo mbeturine mbledhese ujrash te zeza qe quhet shqiperi.Mallkuar nenat qe i kane lindur keta politikane te pa skrupujt.

  7. asita says:

    Gjunah,ka ardh tjetri nga ane e anes per te gjetur ar,pse mos ta gjeje,le ta gjeje,bile sa me ne siperfaqe.Sepse fiton me shume,paguan me pak,si shtetin dhe punetoret.Mire eshte ti ndihmojme te huajt,sidomos ata qe vijne nga larg.A nuk kemi thene qe shqiptari dallohet per bese e mikpritje.Do jene njerez te mire.Shiko si i ecen fati,i del ari ne 6 m thellesi.Paska zot dhe per ta.Harrova-zoti eshte vetem per ta.Sa lexova per kete ,mu be zemra mal,mu ngjall shpresa,paskan ardhur kerkuesit e pare.Si dikur ne Amerike.Na erdhi fati te dera.Do behemi Amerike…..Por jo ketu nuk mund te behet Amerike,sepse ketu eshte HA MER IKE.Ketu do mbesin skoriet,gropat,guvat,galerite.Mos kujtoni se nuk do fitojme.Do kemi me shume galeri,me shume mundesi per vendstrehim grevash,bile,seicili nga nje galeri.Prandaj germoni,nxirni ar,shiteni,fitoni,ikni,se do fillojne te tjera greva…

  8. Ton says:

    E di Sala per kete miniere se nga Murdok behet Shkelzen!

  9. shqiptar says:

    ku jane militanet e pd.degjoni more lumedhenj.si thote hajduti fare hapur.KA ¨PERIFITIME NJERZIT JANE TE BUTE EDHE KOSTOJA E ULET.se ne vende te tjera te fusin plumbin po tu vjedhesh pasurine e shtetit.ky e thote hapur fare pagujme minatoret per buke goje e njeri nuk ben ze jane t urte.pike ti rrejpim mire e mire e te ikim.normal sala me shoke do kete perqindjen.pike muhabti ka mbaruar shqiperia cdo i huaj qe vjen ketu vjen per te vjedhur kete popull te shkrete.si shqiperia eshte edhe kongoaj shtet afrikan qe njihet per flori e dimante ku ua vjedhin te huajt njeosj si tek ne.

  10. tt says:

    vjen MUTDOKU nga ana e anes edhe do vjedhi te na pa i prishur fare puna.edhe te gjith si te pd edhe te ps shkoni e bertisni neper mitingje militantesh se floririn e merr MUTDOKU ME SALEN.se te floririn e shtetit e vodhi kokelopa.

    1. Ton says:

      Mos thuaj PD dhe PS dhe pastaj thuaj Sala. Beje shkurt PD, Plehra Demagogjike!

  11. komi says:

    kurr asnjehere nje popull nuk e gezon pasurine e vete ,po kjo qe ndodh te ne eshte tradheti dhe vjedhje e hapur…pusht shtet..

  12. zana says:

    Komentin tim do e bej duke treguar ne pjese te tregimit kur toka dhe qelli ndryshojne vendin .Babai (nje vjetnamez )i tregon vajzes se tij .Edini diku ne keto toka dhe fusha jane ku vellezerit dhe kusherinjte tend kane luftuar .Ata kurre nuk vijne perseri Ju jeni e vetmja e mbetur ne kete shtepi .Nese armiku vjen persei ti duhet te behesh djale dhe vajze njekohesisht .Une u kam treguar si kinezet trajtonin kete toke.Njerezit ne kete fshat kane rrezikuar jetet etyre duke kerkuar ne oqean te gjenin perla per ta ,pagesa per kete pune te veshtire ishte nje tas oris per diten tjeter .Kur francezet erdhen ishte e njejta histori nena jote dhe une shkuam ne Da Nang te ndertonim pista per aeroplanet e tyre ,ne punonim nga mengjezi deri ne darke,shperblimi ishte nje tas oris per diten tjeter .Liria nuk eshte kurre nje dhurate ,kuptove ?

  13. qerosi says:

    per cfare emri te mire ka kjo firma ,qe ngjan nga emri dhe feja me hajdutin me te madh te bante gazetes akes amerikane ppare 2 vjetesh ,apo me ate te pergjimeve tani ne gazeten angleze?

  14. Grigor says:

    Vereni komentin e Murdokut. Mbi te gjitha njerezit jane te urte. A e dini si diferencohet ari nga dheu? Do nxirren mijera e mijera tonelata dhe nga miniera. Do hapet nje vrime e stermadhe qe vetem do zgjerohet. Dheu do shpelahet me pompa me presion te larte. Me pas do diferencohet floriri nga dheu nepermjet merkurit. Helm i fuqishem qe depozitohet ne nyjet nervore te gjallesave, i cili do shperndahet kudo ne bimet e kafshet e zones ne fund do depozitohet tek njeriu. Njeriu eshte fundi i zinxhirit ushqimor. Keshtu qe dhe perqendrimi do jete me i larte. Pasojat jane katastrofike. Deformime gjenetike, semundje te renda nervore, invaliditet etj. Murdoku do marre floririn ne do marrim vdekjen. Keshtu qe ai do njerez te urte. Mos i shkaktojne andralla. Te vdesin urte e bute dhe mos ndjehen. Ne Shqiperi nuk ka menaxhues te pasurive tona mbi dhe nen tokesore. Ka grabites te huaj qe blejne heshtjen e zyrtareve me nje grusht para. Sesi shfrytezohet nenetoka ne Shqiperi shembulli i gjalle eshte Bulqiza dhe grabitqaret e shumte qe kane shkuar dhe ardhur aty. ACR eshte grabitqari i rradhes por jo i fundit! E gezofshim Murdokun. Edhe kete kishim mangut!

  15. Grigor says:

    Dmth zona eshte dhene me koncesion. Nuk e kuptoj kete shprehej. Si eshte dhene me koncesion? I thane atij dakut. NA merre ti shfrytezoje, shfrytezo vendasit duke u dhene ndonje rroge qesharake, merr floririn dhe bej c’te duash. Ai flori eshte i nentokes shqiptare. U takon shqiptareve. Askush nuk ka tagrin t’ja fale nje te huaj sikur e ka mallin e babait. Asnje i huaj nuk ka te drejte te vjedhe pasurite tona. Keto pasuri duhet te shfrytezohen nga shqiptaret dhe te shkojne per shqiptaret. Po kur kane vdekur burrat ne kete vend pse mos shijne keta? Biles edhe breket te na marrin, te na nxjerrin lakuriq ne injorancen tone. Ne zihemi per parti. Ne mendojme si te nxjerrim njeri-tjetrin nga puna. Si t’ja leme kalamajte tjetrit pa buke. Si te vjedhim gjithcka. Por harrojme te merremi me ceshtje qe ngrene peshe. Kur do ndergjegjesohemi te marrim vendin ne duart tona?

  16. maximus says:

    te huajt vjedhin çdo dite pasurite e shqiptareve, kurse shqiptareve ju ra bretku ne mergim duke bere punet me te veshtira qe mund te beje nje njeri. turp.

  17. ali says:

    Shqiptaret trajtohen njelloj si skllevrit ne Afrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje