Berisha flet për eliksirin e përjetësisë dhe u kërkon gazetarëve: Mos u regjistroni tek Vullnetarët e Enverit

27 Korrik 2011, 11:47Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha e nisi mbledhjen e qeverisë duke uruar dy ministrat e rinj. Një pjesë të mirë të fjalës së tij ai ia kushtoi prodhimeve bujqësore. Ai foli me superlativa për rritjen e eksporteve të perimeve e frutave shqiptare, por zbuloi një fakt të rëndë, se Shqipëria eksporton vetëm 600 ton fruta jashtë. “Sot do ndalemi në problematikën e rëndësishme të prodhimit bujqësor, rritja e të cilit është e një rëndësie të madhe. Ajo është e do mbetet vepër e fermerëve, por është detyrimi i qeverisë të investojë për rritjen e këtij prodhimi. Disa artikuj kanë rritje shumë të madhe dhe kjo është pozitive. Ka rritjen në eksportin e perimeve, çka tregon se politika jonë e stimulimit të serave është plotësisht e justifikueshme dhe duhet të vazhdojë më këmbëngulëse. Ka një rritje të ndjeshme, prej 300 përqind të eksportit të frutave nga 202 ton kemi mbërritur në 600 ton. Kjo është një rritje premtuese, që duhet bërë sa më shpejt dhjetë herë më e madhe se kjo. Përpjekja jonë për të nxitur subvencionimin, ka bërë që mijëra hektarë tokë të mbillen. Tani kanë hyrë në prodhim pemëtore të reja,” tha Berisha.

Kryeministri foli edhe për bimët mjekësore, duke thënë se ato kushtojnë thuajse sa ari.

“Rritje në vlerë kanë bimët mjekësorë. Potencialet këtu janë dhjetë herë më të mëdha. Tregu i tyre është një nga tregjet më të sigurta. Ministria e Bujqësisë duhet të bëjë gjithçka për nxitjen e kultivimit të tyre, për shtimin e sipërfaqeve të tyre. Bimët aromatike të këtij vendi në peshë të thatë shkojnë një me një me floririn,” tha Berisha.

Më pas u ndal tek një problem që e prek dhe atë: Plakja. Berisha tha se duhet shtuar prodhimi i boronicave dhe shegëve, pasi sipas tij ato janë antioksidantët më të mirë. Berisha u shpjegoi ministrave të tij se çfarë janë antioksidantët, duke u thënë se ato parandalojnë plakjen. “Janë eliksiri i jetës,” tha Berisha.

Nga Ministria e Bujqësisë ai kërkoi më shumë punë për rritjen e peshqve.

“Shqipëria ka 640 rezervuare artificiale. Ka po kaq liqene. Ato duhet të përfshihen në skemën e subvencionit.  Ne kemi potencial shumë të madh ujërash të brendshëm. Sigurisht që do nxisim fermat e peshkut dhe në det, por nuk duhet të harrojmë as dhe një rezervuar të vogël,” tha Berisha.

“Rritja e prodhimeve bujqësore është me një rëndësi të jashtëzakonshme për të balancuar bilancin tregtar të vendit. Është e një rëndësie të jashtëzakonshme sepse ne 50 përqind të popullit e kemi në zonat rurale. Duhet të bëjmë çdo gjë që të nxisim dhe inkurajojmë të shfrytëzojnë në mënyrë sa më racionale tokën e pakët bujqësore që kemi. T’i nxisim të merren me arrorë, me bimë bujqësore, me ullishte. Jemi vendi me sipërfaqen e tokës bujqësore më të pakët në Europë. Gjithsej 1800 metër për frymë. Duhet të bëjmë gjithçka që ta shtojmë, duke marrë nga kodrat, nga shpatet, nga luginat,” vijoi më tej kryeministri.

Në fund të mbledhjes së qeverisë, e cila është e fundit para nisjes së pushimeve, ai iu drejtua gazetarëve duke u thënë “se mos regjistroheni edhe ju tek Vullnetarët e Enverit”. Berisha u detyrua të jepte një shpjegim për gazetarët e habitur me këtë cilësim. “E kam fjalën për ata që mbrojnë Piramidën,” ka thënë ai.

42 komente në “Berisha flet për eliksirin e përjetësisë dhe u kërkon gazetarëve: Mos u regjistroni tek Vullnetarët e Enverit”

  1. tironsi says:

    po ky kerma akoma shkon ne pune? sa vjec dalin ne pension keto lloj kolerash? apo si enveri vdes ne krye te detyres?

    1. Vlora says:

      ky njeri po vdes ne kembe…..shum i mbaruar

    2. Nabukodonosor says:

      Po kelysh i Enverit eshte edhe ky.

    3. preng sherri says:

      Me falni,por sa here shoh foton e xhaxhit Saliu,me vjen nje deshire,po,me vjen nje deshire…

      Xhaxhi Sali,xhaxhi Sali
      doren permbi palle,
      ma vendos ngadale,
      ai porsi zog: don ti thote 8 fjale…

  2. norton says:

    Ky eshte trap fare na flet per molle e dardha ,,, sa per vullnetaret e enverit tia tregoje suratit te tij qe ka qene te bytha e enverit gjithe kohes ,, meqe e ka zene me te prishur te prishi edhe kryeministrin , pallatin e kongreseve , hidrocentralet unversitetin ,, e ti bej si surati i tij ,, plak i rrjellur

  3. toni says:

    Tall trapin o doktor se te ka ardh dita! sic beri Enveri, Tosi , Edi, kshu po ben dhe ti ! mire ja beni ktij populli!

  4. arsen says:

    Krimineli kthehet gjithmone ne vendin e krimit!
    Kush ka sy dhe di te lexoje, le te hape pak Vjetarin Statistikor te viteve para 1990-es!
    600 Ton fruta dergonte vetem Kooperativa e Pojskes ne Korce… MOLLE…
    Mijra Ton domate serash shkonin ne Gjermani, Poloni e gjetke qe ne muaji Prill-Maj nga nje ferme si Gjergj Dimitrovi ne Tirane.
    Shalqini qe sot perben kete 600 T te Berishes, exportohej vetem nga nje ferme e vogel e Lushnjes
    Mijra Ton agrume iknin nga Ksamili, Vlora e Saranda…sot keto zona po digjen per toka e sheshe ndertimi.
    Per cfare bujqesie flet ky kriminel?
    600 Ton prodhonte geshtenja vetem Tropoja
    Po tonelatat me patate te Kukesit qe hidhen sepse i mbyti tregu i importit???
    Ik more plehre se na ben te vjellim sa here degjojme qe ke folur!!!

    1. raimondi says:

      Je shume i sakte Arsen –Por s’ka opozite qe ta akuzonte Salen me shifra , keshtu si cthua ti , dhe ta diskretioje
      pergjithmone si Shkateruesi KRYESOR i produkteve bujqesore shqiptare–dhe ne baze te ketyre fakteve te kerkonte ndjekjen penale per kete Sali bajgen

  5. karaduzi says:

    Perfundimisht kryeministri ka pjerdhur nga trute,vetem pak dite me pare premtoi se rritja e popullsise ne qytete ishte celsi qe do te bente shqiperine nje vend te zhvilluar,ndersa sot i meshon zhvillimit te bujqesise dhe mburret me eksportin e 600 ton fruta,ne nje kohe importi eshte dhjetra here me shume.Ky kryeminister nuk ka asnje ide per ekonomine,por e keqja eshte se nuk guxon kush ne qeveri ta kundershtoje.Ne pergjithesi diktatoret kane nje sjellje te njejte,kur regjimi merr tatpijeten,aq me shumeflasin per te ardheme te ndritur.Mjere kush i beson akoma keto monstra.

  6. geno says:

    Saliu i ka brneda pioneret dhe vulnetaret e Enverit. Byjari nishaini mbrotji me mitroloz bustin eenverit ne sghkolen e bahskua dhe emabnte ne sup. Ritvan bode solli stduentet ne kembe nga Kamza deri tek momunmetni i Enverit. Argita u zgjodh nga pllati ne Brake, te drejtotne punimet per ndertimin e mozauikut te Enverit Ky Saliu eshte burre kurve.

    1. TeFiku says:

      geno ! Pse me mendjen e 1989 -tes do te vdesin keta njerez ,bota evulon ,edhe keta jane pjestare aktive te tesaj bote . Biles i japin drejtim .

  7. joice says:

    lere gomarin te flas pash tek lajmet qe sot hapet bashkia ju lutem njerseve te mos shkojn se do te behet kasapan atje

  8. andi ll says:

    Kryeministri foli edhe për bimët mjekësore…………
    Bimët aromatike të këtij vendi në peshë të thatë shkojnë një me një me floririn,” tha Berisha.

    KE QUAN BIM MJEKSORE DHE AROMATKIE MBRET BERISHA

  9. dymi says:

    Nuk me kujtohet se ne cilin vit Enveri hodhi parullen: “t’i qepemi kodrave dhe maleve e t’i bejme ato pjellore si edhe fushat”. Tani pas 26 vjetesh nga vdekja e udheheqesit te tij te dashur, Sal-iu,ky enver ne miniature e karikature e tìj, perseriti te njejten thirje. Nuk thone kot qe te gjithe derrat nje turri kane.

  10. irma tirane says:

    O po ky more me kujtioi Ramiz Aline kur fliste per tufezat dhe arezat hahaha.Ate historine e ullinjve ,bajameve dhe drureve vajore ka nja dy vjet qe e degjoj.Ne u shqepem duke ngrene zarzavate maqedonie dhe ky idioti thote se eshte rritur eksporti, ke genjen.
    Po per shtimin e sip te tokes se mbjelle, do hapi brezare, do sheshoj kodrat apo do ti coj ne aksion rinie niperit dhe mbesat, ky eshte i rrjedhur fare i shkreti.

  11. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

    Para ca kohesh, mua me mori koka ere, dhe vendosa te bej nje investim ne Shqiperi, i kisha nja 100,000 euro ne banke, dhe thashe hajde ti shtoj.
    Lexoni pak e mailin qe i kam derguar kryeministrit dhe ministrit te bujqesise, per te cilin kurre s mora nje pergjigje:

    I nderuar Z. Kryeminister,
    I nderuar Z. Minister i bujqesise

    Jam shtetas shqiptar qe jetoj ne Danimarke.

    Shkurtimisht dua t´ju kerkoj ndihme ne lidhje me disa probleme qe ndesh ne lidhje me investimin tim ne Shqiperi.

    Kam investuar ne nje sere me ngrohje diellore me qellim prodhimin per eksport te erezave per ushqim, per ne Danimarke, si dhe njekohesisht ne prodhimin e erezave ne vazo, gjithashtu per eksport, ne dy fshatra te ndryshme ne Qarkun e Fierit.
    Cdo gje ne investimin tim e kam bere me kursimet e mia.

    Pikesepari nje ndihme per shtrim te nje cope rruge qe kerkuam ne Komune, nuk na u dha, per mungese fondesh, megjithe deshiren e mire te kryetarit te asaj Komune per te na ndihmuar.

    Ajo qe une shoh si shume problematike eshte cmimi ne dogane i lendeve te para te nevojshme nga importi per perdorim ne bujqesi.

    Ne muajin Gusht 2010, importova per ne Shqiperi 52.000 vazo, me vlere blerjeje dhe transport deri ne Tirane 1930 euro. Dogana dhe akcizat e tjera kushtonin me shume se 300.000 leke te reja !!!. (Konkurenteve tane ne Itali, ky produkt ju kushton vetem vleren e produktit ne fabrike pa TVSH dhe akciza)
    Jo me vone se ne Shtator 2010, une solla ne Shqiperi 6 tone pleh (pleh me baze bimore nga gjethe te kalbura – torfe) per mbushje te vazove. Pesova nje shock kur ne dogane me treguan se dogana dhe taksat e tjera te perfshira ne te, ne total ishin me shume se vlera e plehut ne Danimarke.
    Vlera e plastmasit per serat ne Shqiperi, eshte shume me e larte se vlera e te njejtit produkt me te njejten cilesi ne tregun danez.

    Te njejtat probleme ndeshin edhe kolege te tjere (shqiptare qe jetojne ne Danimarke) qe provojne te ngrene dicka ne Shqiperi ne sektorin bujqesor.

    Ne kemi kapacitetin qe te behemi lider ne tregun danez dhe evropian, te jemi konkurente potenciale te produkteve izraelite, por duhet te pakten te na hiqen keto barriera qe na shtrenjtojne koston e prodhimit ne menyre artificiale dhe te panevojshme.

    Duke njohur deshiren Tuaj te madhe per nxitjen e eksporteve tona, ju lutem te beni dicka ne lidhje me problemet e mesiperme.

    Nderimet e mia

    1. tg usa says:

      dhe plaku i rjedhur te ktheu pergjigje pozitive.te uroi dhe mbarevajtjen e biznesit

    2. Rani says:

      O ca si larg nga ty, jam kurioz te di se si e kishe ne plan ta ushtroje aktivitetin, formove shpk apo jo, nqs ke bere shpk ku e ke deklaruar ne Shqiperi apo Danimarke? Kur je paraqitur ne dogane mbi ç’baze te taksuan, ne baze te vleres se mallit te deklaruar apo si, dhe pse ke paguar akciza se akcizat paguhen per produkte speciale si duhani, alkoli, karburantet, coca-cola ose produkte te ngjashme. Vazot, me duket pak si e pabesueshme te paguash akciza per to, ndoshta gabohem po jam kurioz ta di. Te lutem me kthe pergjigje ( pak te detajuar) se dua ta di se po interesohesha edhe une per diçka po duke i ditur se ça kafshesh jane ne dogane dhe duke mos pasur shtet atje e kisha me dy mendje dhe s’bera asgje se thashe po ngulem me koke.

      1. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

        Rani,
        pata filluar si person fizik me TVSH, atehere xhiroja ishte deri ne 50 milion te vjetra, nuk e di sot, sepse do ndryshonte.
        Bera regjistrim edhe ne dogana, sepse produkti ishte per eksport, dhe do dilte me Cargo nga Rinasi.
        Per vazot, edhe ato kane akciza, pasi jane plastike.
        Dokumentat si cdo rast tjeter ti ben nje agjenci doganore, dhe dergohen ne dogane. Atje kemi bere derdhjen ne banke per llogari te doganes.
        Nese e ke per perpunim ne Shqiperi, dhe dergim per eksport, mundesh edhe te perdoresh “regjimin e perkohshem”, ku paguan vetem nje perqindje te vogel per taksa per vendin.
        Mos bej gje pa qene vete, dhe per me teper ne Shqiperi, se do e hash pikjaten.
        Pa fat.
        Nese do me teper, me shkruaj dhe te pergjigjem

        1. Rani says:

          Falemnderit per shpjegimet po ne fakt e kisha fjalen per zhdoganimin dhe akcizat qe paske paguar per vazot me vlere 1950 euro dhe ke paguar 3 milion leke te vjetra per zhdoganim. Nuk e kuptoj mbi ç’baze e ke paguar doganen mbi vleren e mallit ne kete rast 1950 euro apo me kritere te tjera se te paguash 3 milion leke per 1950 euro mall me duket çmenduri. Une e kam konsultuar rregulloren e doganave te Shqiperise dhe e di se zhdoganimin e bejne me nje % te vleres se mallit ( zakonisht 10%) per shumicen e mallrave dhe me dispozita speciale per disa seri artikujsh. Edhe njehere po deshe me trego per vazot, kur ke paguar zhdoganimin per vazot meqenese jane produkt importi, çfare ka figuruar ne faturen e doganes se ma merr mendja se te kane dhene nje fature kur ke paguar leket se jane te detyruar, se te paguash dogane me shume se vlera e vete mallit me duket pak e çuditshme, ose ta them me drejte nuk e di si ja u nxjerr atyre qe merren me tregti.

  12. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

    Shkoni nese doni te investoni edhe juve, dhe do arrini rezultatin tim, dmth do mallkoni oren qe ju lindi mendimi.
    E mailin e mesiperm e kam derguar me dt 30 tetor 2010, dhe po behet viti dhe akoma s me sollen pergjigje, ose te pakten nje konfirmim qe e kane marre ate mail.
    Mjere ata qe i ka zene ne ate vend, se ne te tjeret te pakten e kemi nje strehe mbi koke dhe nje kafshate buke ne tavoline.
    Edhe ne burg te jesh ketej, e ke me mire se ne Shqiperi i lire.
    Te me falin patriotet e thekur nese ua prisha humorin me keto radhe ?

    1. Danezi says:

      Ka mundësi të shpjegohesh pak, si arrite të kursesh 100 000 euro? Në Danimarkë jetohet mirë por e vështirë të kursesh një sasi të konsiderueshme të hollash me punë të ndershme. Mos jeni ndoshta i punësuar në lagjen Kristiania të Kopenhagenit?

      1. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

        Danezo,
        kur ke ardhur ti ne København, ndoshta te kam uruar mireseardhjen.
        Tani, une nuk e di se sa taksa paguan zotrote, po une paguaj topskat.
        Nese me con nr e tel, atehere te tregoj edhe se me cfare merrem, dhe natyrisht do ti thuash vetes tende: Po mua c me pordhi goja.
        Lær at respektere at der er nogle andre der tjener mere end du gør.

    2. Dashi Bashkise says:

      keto qe ben ti sot i kam bere qe ne 1994 dhe e pashe qe nuk ben dot hajer me nje tufe gangsteresh maloke duke filluar nga ambasada e shqiperise ne USA e dil te doganat dhe kryeministria qe nuk eshte vetem ne vrime shpelle e hajduteve maloke te Saliut ..qe atehere i hoqa vize ketij problemi dhe eshte kohe dhe pare e humbur te investosh ne shqiperi… me mire gje nje vend tjeter dhe do jesh i suksesshem

  13. Viola says:

    Qeshni te dashur komentues,qeshni edhe pse jemi te zhytyr ne halle.Harroini per nje moment ato tani qe dhe dy emisionet televizive te humorit jane ne pushimin e drekes..Karagjoslleqe te tilla nuk i degjon pa leke ne asnje vend te botes.

  14. fajin e ka saliu says:

    Arben Malaj/ Deputeti socialist drejton gishtin ndaj kursit të gabuar të kryetarit, duke e akuzuar Edi Ramën se ka nxjerrë jashtë loje forumet e se po e drejton partinë me praktika autoritariste

    Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste dhe njëherazi deputet i kësaj force politike, Arben Malaj, deklaron se PS është kapur nga një frymë autoritariste, ku nuk funksionojnë forumet drejtuese dhe se emërimet bëhen direkt nga kryetari. Duke iu referuar situatës së fundit politike brenda Partisë Socialiste, Malaj tha se thelbi i dialogut dhe mendimit liberal është gjithnjë e më larg.
    “Më duhet të them se demokracia në PS është cenuar. Z. Rama duhet të ndalë ambicien personale më misionin si lider i Partisë Socialiste, apo i të majtës. Një lider politik duhet të shoh më larg se ambiciet personale. Kanë dy vite e gjysmë që shqiptarët prisnin që zgjedhjet të lehtësonin krizën politike. Kriza e zgjedhjeve vendore ju bashkangjit krizës së zgjedhjeve parlamentare. Por, problemet shkojnë edhe më tej. Partia Socialiste nuk konfiguron dot drejtimin e FRESSH, apo forumin e Gruas, apo nuk mblidhet kryesia. Linja zyrtare nuk ka të bëjë me debatin se çfarë duhet bërë më mirë. Ne e dimë, e gjithë kjo e Edi Ramës është një aksiomë për pushtet absolut. Ne duhet të ndërtojmë një sistem që të krijojë besueshmërinë e anëtarëve të partisë. Kjo nuk është luftë individësh”,- u shpreh deputeti socialist, Malaj.
    Ai tha se PS është e paqartë se çfarë aksioni politik do të instrumentalizojë gjatë muajit shtator dhe në vijim. Sipas tij, Bashkimi Evropian pret që PS të kthehet në Kuvend dhe të luftojë aty për reformat.
    “Është e paqartë se çfarë do të ndodhë në shtator. Ne mund të ishim kthyer në parlament brenda muajit korrik, por jo. Duhet të kujtojmë se për herë të parë Fyle dhe Ashton ju drejtuan Shqipërisë shumë qartë me refrenin: ‘na ndihmoni që t’ju ndihmojmë’. Dhe e gjitha ishte për të marrë një vendim pozitiv në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ne mund të shkojmë në parlament në Shtator, por nuk kemi asnjë mundësi që të zgjidhet problemi i statusit kandidat”.
    Malaj foli dhe për kërcënimet e Ramës ndaj një përjashtimi të mundshëm të dy deputetëve socialistë, Andis Harasani dhe Kastriot Islami.
    Sipas Malajt ata nuk kanë marrë asnjë vulë me vete, por vazhdojnë të jenë dy faktorë oponentë ndaj mënyrës së drejtimit të PS sot.
    “Harasani dhe Islami nuk kanë marrë ndonjë vulë nga PS. Në PS mendojnë se mjafton të kenë vulë për të vënë deputete dhe mendojnë se këto i mbajnë në pushet. Ne jemi e vetmja republikë që zgjidhim me votë të drejtë vetëm kryetarin e komunës dhe të bashkisë. Strukturat që merren me zgjedhjet u bënë partiake, problemet e balancës së pushteteve u thjeshtuan. Sistemin zgjedhor e ka sqaruar Islami dhe Gjinushin që nuk nxjerr fitues partinë më të madhe, por koalicionin më të madh”, deklaroi më tej deputeti socialist.

  15. tulipani zikzak says:

    i ben keto komentime sala per te justifikuar poshteresit e tij me kompani.e ka kthyer vendin si ne afganistan,pa pune pa asnje te ardhme.mbisundojne krimet hajdutelliqet,me nje fjale mafia.vendi eshte ne nivelin 0.eshte alarmante çdo gje.

  16. Tiku says:

    Ore qenka ngjallur ENVERI!!!!!!!

  17. Denisi says:

    Kerme,plak i neveritshem,i cmendur komlet fytyra me e urryer qe kam pare ndonjehere.Kam nje merak po jelekun a e ka veshur??

  18. Ca te komentosh says:

    A more komunisti i qelbur, qe na u bere paje na u bere, kur do te vije ajo dite qe ti te zhdukesh nga faqja e dheut.
    Kam frike se Rama ka bere ndonje marveshje me PELIKANIN, sepse komunistet e gjejne mire gjuhen me njeri-tjetrin.
    Mjere populli !

  19. Verua says:

    Vullnetarin e vullnetaret e vertete te Enverit i ke ne qeverine tende. Ata fillojne me Ridvan Boden ne Kamez per te mbrojtur bustin e Enverit, Bujar Nishanin, etj…..

  20. Besa,Edmonton says:

    Ky surrat,tregon shume.Tregon lodhje, tregon ,qe sheh endrra te keqija gjithe natenMe duket si qen i rrahur Shtihet si gjynahqar.Ne qe jetojme epoken e tij e dime se eshte edhe fytyre kriminale.Fytyre me te urryer mos pafshim me! Me duket se opozita pret vdekjen natyrale te tij.Eshte gabim!

  21. bubi kacurrel says:

    Me ne fund doli nje njeri qe i vjen hakut ketij populli mosmirenjohes ,deri para 2005 jetonin te tere mire se benin noj cike kontrabande etj ,erdhi ky dhe i taposi ,tani hani ate te njeri – tjetrit…..

  22. nje historian says:

    aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaah Goxha leksion ka mbajtur kryeministri yne ne qeveri.Leksioni permban tema te larmishme qe tregon “kulturen “e gjere te ketij kryeministri qe nuk ka krahasim.Leksioni fillon me “arritjrt,kalon ne teme mjeksore dhe se fundi ne tema mbi biologjine e gjeografine.E cfar nuk keput ketu ky kryeminister.Lum “pellumbat ” e tij ne qeveri se c;degjojne.Pralla me mbret dhe hiperbola politike te thata.Analiza shkencore te perberjes kimike te bimeve aromatike (narkotike) te krahasuara me floririn e Bulcizes.Po ky kryeminister si “njohes i thelle i gjeografise ne zbuloi nje te dhene te pa njohur qe ne Shqiperi paska 640 liqene>Aferim se ne gjeografet nuk e paskemi ditur.Zenkemi nje nga vendet e para ne Evrope sipas Saliut po qe se eshte e vertete kjo.Sa per rezervuaret ,ky kryeminister flet pi pa turperuar pasi e din qe me qeverisjen e tij nuk eshte krijuar asnje rezervuar,pervec pellgosave te perrenjve qe ndertohen “hidrocentralet” e sali berishes.Neise ne jemi te detyruar te presim plakjen e ketij kryeministri,po ishallah ,kur thone se mos lere ndonje pasardhes si vehten ,pasi opozita eshte strukur dhe ai ben si te doje.Rama me sa duket cmon me shume peruljen se sa rezistencen,Kjo i sherben mire sales.Keshtu opozites do t’i shterojne forcat.Me apati ,populli nuk pret asgje me shume se sa cfrytezimin ,varferine ,ne mos edhe mohimin.

  23. salimuti2011 says:

    Do ha boronica dhe shege qe te rri dhe nja 35 vjet te tjere e ti pi gjakun popullit te Albanistanit… ha ha ha!

  24. mali says:

    Pse ju vjen çudi , mostra eshte duke kryer detyren e shkaterimit te Shqipërise sipas skenarit serb, dhe po e ben mire, nuk ke çfare i thua.
    Sa per nje komentues qe thote se jemi mosmirenjohes se kemi jetuar mire deri ne 2005 i them qe e ka gabim. Plerat dhe derrat e Shqiperise nje turi kane ; mbasi mbushin mire e mire thesin, vjedhin dhe shesin interesat kombetare, njeri ben sikur largohet por si ai çifuti le litarin perjashta qe te grindet gjithe dynjaja, tjetri e ka merak ,nuk largohet pa i vene zjarr vendit.

  25. Claus says:

    Kushedi sa here eshte thene per kete njeri, se ky eshte i lajthitur nga trute.

    Kam pershtypjen se keto shprehje me boronicra dhe shege te kuqe i thote vetem per te tallur b….Se arsye tjeter nuk gjej.
    E di shume mire qe me ate merret nje shtyp i tere, dhe nje popull i tere. Ai edhe sikur te teshtije ne prape do te merremi me ate. E ka arritur qellimin madhor te jete qendra e rendeses ne Shqiperi. E ka bere ate popull te luaj nga trute.
    Ai po u injorua merr fund, vret veten. Po nuk ke c`ti besh. Mediat e kane ate si kripa me gjelle.Pa ate nuk kalohet dita.
    Tani meqe filloi lejen, do ta shikoni te pllacitet ne ndonje det dhe te na dale se si leviz krahet kur ben not dhe te na tregoje perseri minutat dhe sekondat e garimit ne not me ane te stilit “vetem me koken jashte”.
    Tregon ne ate mbledhje te atyre burrave per perparesine e antioxidanteve!!!
    Ai popull nuk merr proteinat e mjaftueshme ditore, ka ngele pa marre antioxidantet!!!
    Doktorin i viteve `70 e ka lene mjekesia 100 vjet prapa.

  26. nje historian says:

    Ore se harrova,I beni te fala Saliut te me dergoje ca boronica dhe sa shege se ketu ne amerike ” nuk ka” dhe une po plakem,pasi jam nja dy vjec me i madh se Sala.I “faleminderit “per udhezimet qe i jep qeverise qe te “kujdeset”per popullin e” plakur”.Po ama i thoni Sales se shkaku i plakjes se popullit shqipar para kohe eshte vet ai me menyren e qeverisjes….

  27. hasan says:

    Ik or dreq seje bere si qen i zgjebosur,e mos na dil ne tyelevizor se na tremb kalamaqte.

  28. jodashakeqi says:

    Komentuesit e mesiperm(me perjashtim te atij nga Kopenhagen dhe “arsenit”) i kam pranuar me knaqesi ne organizaten tone te “dashapordheve”Vetem e-maili i”Kopenhage”dhe statistikat e “arsen”do te ishin te mjaftueshme per te mbledhur para Kryeministrise dhjetra mijra fermere dhe te kerkonin doreheqjen e Kryeministrit e jo te mblidhet katundaria per pordhet e Edit.

    1. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

      Faleminderit per konsideraten,
      edhe atje tek ish biznesi im u mblodhen, por per te bere sehir dhe per te me mbajtur ne goje.
      Ky popull meriton ata qe e qeverisin, dhe prandaj eshte 100 vjet larg vendit ku jetoj, dhe prej te cilit desha te sjell nje cope kulture pune dhe diturie.
      Ata as tek Piramida dhe as tek Kryeministria nuk mblidhen, por mblidhen per te duartrokitur ata qe ju shkojne ne takime elektorale, dhe per te pire ndonje kafe falas, se me shume se kafe s te jep njeri aty.
      Sic eshte nisur do te griset, ishte nje shans qe i cmenduri Rama te bente dicka, nuk e lane as te tijte (legenat deputete dhe qylxhinj) tek PS, dhe as ata egersirat e PD.
      Popull oportunist dhe bythelepires, qe kur ka nevojen te lepin b…, dhe kur s ta ka me nevojen te fut shkelmin.
      Nejse, jeta vazhdon per ata qe duan ta jetojne me dinjitet ate….

  29. alberg says:

    po i dergove emailin me emer te huaj ose mundesisht greku ose serbi ta kethen pergjigjen brenda dites dhe te ndihmon biles te jep edhe toke falas edhe uje po te duash se per vete nuk kemi shume toke pjellore thote salua kurse per te tjerit kemi fusha dhe dete per te dhuruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje