Ish- ambasadori amerikan: Britania, fajtore për Srebrenicën

27 Korrik 2011, 13:13Politika TEMA

Deri më tani dihej se Perëndimi kishte pjesën e fajit në masakrën e Srebrenicës për shkak se dështoi në parandalimin e saj. Ushtarët hollandezë morën pjesën më të madhe të këtij faji. Por tani një ish- ambasador amerikan në NATO, thotë se fajin e ka Britania.

Robert E. Hunter, ambasador i SHBA në NATO nga viti 1993 deri në vitin 1998, duke shkruar sot në Financial Times, thotë se NATO dështoi në parandalimin e masakrës për shkak se Britania bëri ç’ishte e mundur për të sabotuar aksionin kolektiv në emër të Aleancës.

“Dështimi i NATO-s për të arritur një marrëveshje për veprime serioze ushtarake përpara Srebrenicës mund t’i atribuohet përpjekjeve të vetëm një vendi aleat: Britanisë së Madhe,” shkruan ai.

Sipas tij, Franca e Kanadaja kishin hezitimet e tyre për aksionet ushtarake, por ishte Britania që e vetme punoi në mënyrë të vazhdueshme kundër ndërhyrjes ushtarake.

“Britania ka një përgjegjësi të madhe për atë çka ndodhi në Srebrenicë. Dështimi i NATO-s për të vepruar përpara Srebrenicës qëndron në Londër, as në Uashington, Bruksel apo tek ushtarët hollandezë të UNProfor-it,” shkruan ish ambasadori.

Letra e tij pritet të rihapë debatin në lidhje me politikat britanike në Ballkan në fillim të viteve ’90, që vazhdojnë të jenë akoma edhe kësaj dite të debatueshme. Kritikët thonë se ajo ishte dominuar nga politika e pajtimit me Serbinë e Millosheviçit dhe synimin e tij për një Serbi të Madhe, thekson agjencia Balkan Insight.

2 komente në “Ish- ambasadori amerikan: Britania, fajtore për Srebrenicën”

  1. Cakalli7 says:

    Ka vetem nje fajtor per srebrenicen, “komanda ushtarake” myslymane qe sulmonte fshatrat serbe ngjitur me qytetin edhe qe kur erdhi puna per te luftuar me ushtrine e rregullt iku me helikopter per ne Sarajeve. Komandanti i famshem arrite te shpetonte cuditerisht te gjithe njerezit e vet, qene te tjeret ata qe vdiqen. Alia Izetbegovic perdori kete situate te llogaritur prej tij ne detaje edhe te zbatuar per muaj te tere qe te fitonte mbeshtejten nderkombetare edhe te detyronte baronet amerikane te naftes te nderhynin per te mos vene ne pozite vellezerit e tyre te bisnesit nga arapia saudite.

  2. Arjan Arizi says:

    ESHTE E HABITESHME QE ME CFARE LLOGJIKE FLASIN KETA ISH FUNKSIONARE DUKE MOS MENDUAR SE KU TE COJNE KETO ALIBI TE PA VLERA PER MOMENTIN DUKE HARUAR QE PO GJYKOHET NJE NGA KRIMINELET KRYESOR TE KESAJ MASAKRE.HIPOTEZAT E KETYRE ISH ZYRTAREVE TE LARTE JANE SI ATO BALONAT PA BISHT QE NUK DIHET KU SHKOJNE.GJITHE BOTA E DI TE VERTETEN QE VETEM KRIMINELET SERBE MUND TE BEJNE KRIME KAQ MAKABRE DHE TE PAHARUSHME PER MBARE NJEREZIMIN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje