Gjinushi: Opozita s’mund të thotë meqë Saliu vjedh votën ne do ta heqim me votë???

28 Korrik 2011, 09:58Politika TEMA

Aleati më i vjetër i Partisë Socialiste, Skënder Gjinushi, është rreshtuar mes të gjithë faktorëve opozitarë, të cilët kundërshtojnë strategjinë që po ndjek Edi Rama. Në këtë intervistë për “Shekullin”, Gjinushi shprehet se “Opozita nuk ka të drejtë, ka detyrim të mbrojë votën e qytetarëve”.

 

Zoti Gjinushi, kryetari i PS-së, Edi Rama, në një intervistë për gazetën “Shekulli” deklaroi se prej vjedhjeve të Berishës nuk do të digjet Shqipëria. Si e komentoni këtë deklaratë?

 

Këtu ka një nonsens. Në demokraci nuk ka dy rrugë: Ose dhunë, ose nënshtrim. Në mënyrë krejtësisht të qëllimshme shumë faktorë kërkojnë të quajnë dhune e radikalizëm çdo protestë e mospajtim të opozitës. Vota dhe protestat janë dy mjete të domosdoshme demokratike. Protestat janë mjetet më efektive, me të cilat populli shpreh pakënaqësitë e tij, si dhe kërkesat për ndryshim të qeverisjes e largim të saj, sidomos kur qeveria vret, vjedh e manipulon. Pra, t’i quash protestat se djegin Shqipërinë është totalisht e gabuar. Tërë përvoja europiane tregon se protestat kanë qenë mjet i vazhdueshëm i korrektimit të qeverisjes se vendit. Mjafton të kujtojmë Italinë, Greqinë, Francën, madje s’ka nevojë t’i kujtosh, mjafton të shikosh se çfarë ndodh çdo ditë. Por këtu qëllimisht topi kalohet tek opozita duke e quajtur nxitëse të dhunës kur dhuna shkaktohet vetëm nga regjimet diktatoriale e jo nga populli. Demokracia rrezikohet nga dhuna e pushtetit jo e popullit. Në Afrikë protestat popullore sollën demokracinë, dhuna qeveritare po vret qytetarët.

 

Cila është rruga që duhet të ndiqet?

 

Shqipërisë i duhet një zgjidhje politike e një opozitë që di ta kërkojë e imponojë këtë zgjidhje. Të gjithë e dinë që me këtë qeveri vendi vetëm hiqet zvarrë. Çdolloj bashkëpunimi i opozitës me të s’ka pasur e s’do ketë rezultat, por vetëm komprometon vetë opozitën. Populli ka tërë legjitimitetin ta kërkojë këtë zgjidhje se tërë vjedhjet e pasurive, fondeve e votave në radhë të parë rëndojnë mbi të. Thuhet se qeveria ka mandat 4-vjeçar, gjë që dëgjohet vetëm tek ne sepse qeveritë nuk e marrin mandatin për të vrarë, vjedhur e thelluar krizën ekonomike, dhe rënduar jetën e qytetarëve. Qeveritë e dehura e abuzive largohen edhe për 4 ditë. Populli nuk pyetet një herë në 4 vjet me votë, por ai shprehet sa herë e ka krizën dhe padrejtësinë në kurriz.

 

Opozita shqiptare ka ndërmarrë një sërë demonstratash, një sërë protestash dhe ka shkuar deri në grevë urie. Asnjë prej tyre nuk ka mundur që të rrëzojë qeverinë Berisha. Ku ka gabuar opozita?

 

Opozita ka gabuar që s’i ka çuar e mbrojtur të drejtat e saj deri ne fund. Ka gabuar se ka ngatërruar institucionet ndërkombëtare me politikën e ditës të disa përfaqësuesve të tyre, duke dëgjuar këshillat për qetësim të situatës, por jo për zgjidhje të krizës. Fatkeqësisht edhe faktori ndërkombëtar është pajtuar me opinionin se Berisha s’e lëshon dhe me taktiken: hapi rrugë budallait. Fakti që meqenëse ai s’e lëshon duhet mbajtur peng Shqipëria 8 vjet e duhen bërë reforma me këtë qeveri, s’është argument. Për më tepër këtë alibi për të zgjatur jetën e kësaj qeverie, kërkojnë ta mbulojnë me sloganin që partitë duhen të vënë interesin kombëtar mbi atë të partive.

Unë nuk di ndonjë shoqëri demokratike që ka interesa më të rëndësishme se vota e lirë. Interesi kombëtar dhe mbarëkombëtar është që shqiptarët të gëzojnë të drejtën e votës së lirë. Në fillimet e demokracisë, sistemit komunist iu kërkua vetëm një gjë: të lejohej vota e lirë. Ndaj gjithë ky ndryshim i madh në Shqipëri ka ardhur vetëm me lejimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Vota e lirë ndan demokracinë nga diktatura. Në një vend që vidhet vota, në një vend që pushteti s’qëndron mbi vote, siç kemi pushtetin qendror të 2009-ës dhe atë lokal në Tiranë, absolutisht demokracia ka rënë e duhet ringritur. Çdo veprim a këshillë tjetër është mashtrim e bashkëfajësi.

 

Nga ana tjetër ndërkombëtarët bëjnë thirrje që vijojnë reformat për t’u anëtarësuar në BE…

 

Ne si PSD nuk i kuptojmë ata që thonë shihni axhendën europiane dhe mbyllni sytë para vjedhjes së votës e korrupsionit qeveritar kur 12 pikat e axhendës Europiane kanë si krye kërkesa standardet zgjedhore dhe luftën ndaj korrupsionit. Këtu del qartë në pah diferenca midis institucioneve evropiane, të cilat flasin në emër të së mirës së Shqipërisë e shqiptarëve, dhe disa përfaqësuesve që flasin për të mirën e Saliut e të keqen e shqiptarëve. Po aq kontradiktore janë kërkesat për dialog sa herë që qeveria vret, vjedh e manipulon. Të gjithë e dinë që tërë kriza jonë vjen nga mungesa totale e shtetit ligjor, nga dhunimi i ligjeve prej qeverisë. Këto nuk zgjidhen me ndryshime ligjesh, por me ndryshimin e shkaktarëve.

 

Cila është përgjegjësia e opozitës në këtë situatë që ndodhemi?

 

Opozita duhet të thotë kush është e vërteta e çfarë zgjidhje i duhet vendit edhe nëse kjo i pëlqen ose jo disave. Shqipërisë i kërkohet të kthehet në një vend normal sepse është i vetmi që s’ka marrë statusin e vendit kandidat, është vendi më i korruptuar në rajon dhe korrupsioni është shkaku kryesor i dështimeve, krizës e varfërimit të shqiptarëve. Nëse ka shqiptarë apo ndërkombëtarë që mendon se mund të luftohet korrupsioni me qeverinë më të korruptuar dhe totalisht të implikuar, se mund të zbardhet 21 janari me qeverinë që vrau, se mund të bëhen zgjedhje me atë që vjedh votën 20 vjet me radhë, atëherë le të bashkëpunojë me këtë qeveri. Ne si PSD vlerësojmë se çdo ditë me këtë pushtet vetëm vështirëson jetën e qytetareve dhe zgjidhjen e krizës.

 

Pas problemeve që ndodhën me rezultatin e Bashkisë së Tiranës, cila duhet të ishte sjellja e opozitës?

 

Opozita nuk ka të drejtë, ka detyrim të mbrojë votën e qytetarëve. Zgjedhjet nuk legjitimohen nga gjykatat, por nga populli e opozita. Opozita s’ka të drejtë të bëj kompromise me votën e qytetarëve. Në Tiranë nuk u nëpërkëmb mandati i Edi Ramës, por vullneti i 250.000 qytetarëve. Ky vullnet u deformua me 700 vota të pavlefshme, ku rreth 200 ishin hedhur jo nga qytetarët më 8 maj, por nga zagarët bodrumeve pas 14 majit. Për këtë duhet luftuar. Kur thuhet se tek ne s’ka standarde zgjedhore, kjo do të thotë se qytetarët tanë nuk e gëzojnë të drejtën e votës. Opozita pas maskaradës së Tiranës ka tërë të drejtën të deklarojë legjitimitetin e këtij pushteti. Ajo s’mund të thotë meqë Saliu vjedh votën ne do ta heqim me votë???

 

Çfarë nuk ka bërë si duhet opozita?

 

Opozita ka arritur të demaskojë tërë bëmat e gjëmat e kësaj qeverie. Tani është faza ku nga denoncimi të kalohet në zgjidhje. Njerëzit duan zgjidhje pasi që Berisha vjedh e vret këtë e dinë më mirë se ne, se e kanë në kurriz. Opozita nuk është për të bërë homazhe përkujtimore për të vrarët, por për të vënë drejtësi, për të larguar vrasësit. Opozita nuk është për të thënë: E pate si u vodh vota?, por për të larguar vjedhësit dhe të vendosin votën e lirë. Opozita nuk bën vetëm denoncimin e korrupsionit, por detyron heqjen e te korruptuarve dhe garanton një alternativë qeverisëse në luftë me korrupsionin. Korrupsioni në politikë tek ne ka kaluar çdo rekord. Pa një pastrim radikal çdo reformë është e paradështuar.

 

Kryetari i PS ka shprehur nevojën e një reflektimi mbi Kushtetutën e vendit. Si e vlerësoni këtë?

 

Reflektimet kryesore që duhet të bëhen janë dy: Taktika t zgjedhore dhe bërja opozitë. Për sa i takon taktikave zgjedhore, gabimi më i madh ka qenë ndryshimi i sistemit zgjedhor në kushtetutë. Për sa i përket bërjes së opozitës, tani është koha që dhuna dhe agresiviteti i pushtetit ka arritur kulmin. Pushtet më të diskretituar se ky nuk ka. Një pushtet të diskretituar vetëm një opozitë e paaftë nuk e ndryshon dot. Prandaj duhet një platformë e qartë që ka mbështetjen e shumicës dërrmuese të qytetarëve e pasqyron interesat e tyre.

 

PS është shprehur se ka një paketë reformash që do t’ia propozojnë Berishës. Ju keni dijeni?

 

PSD nuk konsideron tallje më të rëndë se sa të thuash do të bëj reforma me Sali Berishën. Nuk ka mënyrë tjetër më të mirë se sa për të mbuluar të tëra krimet dhe vjedhjet që bëhen përditë. E vetmja paketë zgjidhje është që Shqipërisë t’i ofrohet një paketë që garanton dhe fillon zbatimin me rivendosjen e votës së lirë, në një periudhë optimale. Në një vend që po vodhe bukë shkon tek 313 dhe po vodhe votat shkon kryebashkiak, ose kryetar qeverie, s’mund të flitet për reforma që mbeten në letër.

32 komente në “Gjinushi: Opozita s’mund të thotë meqë Saliu vjedh votën ne do ta heqim me votë???”

  1. shpulla says:

    Sali buba, po te vjen era kerme, po braktisin mocalin ku i ke cuar keto vite. mos u bej merak se do te vejme nje webcam ne burg, te na mbash fjalime se i ke qef. Me duket se erdhi ora qe kali ta hypi ty dhe te mos zbrese me.

  2. lomi says:

    sic duket po e kuptojne edhe te vetet se rama nuk ben per kryetarin e opozites sa te jete ai malokun do ta kemi mbi shpine

    1. vinny says:

      Te zgjedhin Dede Gjo Lulin kryetar te PS-se e ta qesin ne dyluftimin me Salen, kush fiton, fiton voten.

  3. tg usa says:

    gjithmone ky gjinushi i thote gjerat troc mire dhe sakte

    1. arjani says:

      Mendoj se ka gjithmone te drejte.

  4. Shqipetari says:

    SALA PO DJEG SHQIPERIN KUDO NE CDO CEP, NE TOKE E NE UJE
    Se djeg Shqiperin me protesta thote Edi Rama
    SALA PO DJEG JETET TONA E TE FEMIJVE TANE
    Se djeg Shqiperin me protesta thote Edi Rama
    SALA PO DJEG NE CDO ZGJEDHJE VULLNETIN TONE, VOTAT TONE
    Se djeg Shqiperin me protesta thote Edi Rama
    SALA PO DJEG CDO DITE XHEPAT TONE, TAVOLINAT TONA, BUKEN TONE
    Se djeg Shqiperin me protesta thote Edi Rama
    SALA PO DJEG TE ARDHMEN TONE EVROPIANE
    Se djeg Shqiperin me protesta thote Edi Rama
    SALA PO DJEG SHPIRTN TONE, KRENARIN TONE, DINJITETIN TONE
    Se djeg Shqiperin me protesta thote Edi Rama

    Athere na ler te digjemi te gjith ne o Edi Rama per te cmendurin e Vicidolit, djalin e Sheqeres qe i vuri flaken ketij kombi dhe na hidheroi me zi dhe vdekje sa vuri kemben ne pushtet.
    Na ler mes rruges o Edi Rama dhe fik rjarret e te cmendurit dhe te eunukeve te Evropes qe te kan cburreruar plotesisht.
    Ska popull ne bot qe don ti ver flaken vetes, vetem nese nje e keqe e madhe e shtyn.
    Ska popull ne bote qe don flake ne vend te luleve .
    Kjo vetem ne mendjen e te cmendurit Sali Berisha.

    Por se ta paska futur dhe ty ne mend kete cmnenduri o Edi Rama kjo po na cudit.
    Edi Rama kjo eshte humbja jote, jo e 8 Majit ne te cilin populli i tha jo klanit kriminaal te Sali Sheqere Berishes, zjarrvenesit te Shqiperis.

    Edi Rama ti ske te drejte te sheses voten e Shqiptareve qe te votuan-Kjo eshte shume e thjeshte!!!!

  5. capital says:

    Shume mire e ka gjinushi. Askush s’duhet te perkrahi kete rruge qe po merr opozita drejt bashkepunimit me saliun.
    Ku e gjen te drejten rama qe thote se do leje ne pushtet kete qeveri edhe dy vjet te tjera??
    Care kujton rama, se jane budallenj njerezit, dhe genjehen me fjalet “opozite e forte” nderkohe qe po fillon bashkepunimin me sakte nenshtrimin e plote.
    Rama s’ka legjitimitet te bashkepunoje me kete qeveri.
    Te kerkoje zgjedhje te parakoshme, e mos te futet ne parlamentin qe mbron vrasesit e 21 janarit, asnje dite.

  6. ina says:

    te gjitha keto qe thote gjinushi jane shume te drejta.opozita prandaj eshte.te gjeje zgjidhje e jo te dorezohet.njerezit vuajne per buken e gojes s’mund te tallesh me ta.

  7. landi says:

    ai ka 6 vjet qe vetem tallet me socjalistet se vete nuk ka qene asnjehere i tille ai duhet te largohet sa me pare.

  8. Elzir BUSHATI says:

    Ministri i fundit i arsimit te KOmnunizmit , ai qe mbahet mend dhe per ate te shkretin Universitet te kohes se diktatures ( se Universitetin mund ta vazhdonin vetem 10% e nxansave qe mbaronin maturen dhe keto ishin femijet e komunistave ose ato qe kishin biografi te mire )e mbylli se qe dhe keto femijet e tyre studente po kekonin te heknin emrin e diktatorit hoxha . Gjenushi qe ne takim e studenteve liberatore me sosen e hoxhes alin ishte ne krahe te diktatorucit dhe perballe studentve ,gjenushi qe majti fjalimin ne metingun e turpshem mbas thyerjes se ambasadave , ky komuniste i qelbun djali i nji xhahali , kujton se eshte koha e te jatit , qe komunistat e marrin pushtetin me dhune.

    1. anticensurë says:

      OR TYRYFYL!
      ishte ai 10% që u ngrit dhe rrëzoi komunizmin!
      or debil dritshkurtër po të mos ishte ai 10%sh ti akoma do ti lëpije bythën brigadjerit për një ditë pune,ose të të linte roje tek derrat!
      mo eli këllufi,jo vetëm që nuk duhet të kesh patur ndonjë far truri në të shkuarën,por dhe atë që ke patur të kanë bërë një lavazh me të tmerrshëm!mor debil mos na ngri nervat me këto idjotësitë e tua!boll mor i marrë!shkruaj ndonjë gjë tjetër!trego ndonjë barsalet të paktën!

    2. rraca_juj says:

      o kellir naive qe e paske thith propaganden e saliut si sfungjer per banjo.
      Per arsimin mos fol me, se te duhet njiher te mesosh te shkrush; qe ketu duket se care surrogati je. Per regjimin prap mos fol, se saliu yt ne mitingun e studenteve u kerkoi te falenderonin ramizin e u tha rruge te mbare ne krijimin e pd-se. Pra deri ne ate moment ishte i derguar i ramizit, e nuk ishte as perkrahes i pd-se qe do krijohej, dhe studentet e fishkellyen.
      Sa per komunizem, i ke tere komunistat ne nji krah tani, saliu i pari, nano i dyti, dhe meta i treti qe dilte me shall te kuq ne fushate duke thene e majta e vertete.
      Saliu u dergua me dal i pari i pd-se qe tu merrte votat atyre si puna jote qe u ka ngel ora te perrallat me luft klasash, e te tallet me ty ata si ty.
      Ti me saliun tat perfaqsoni nji rrace komunistash te distiluar ne dekada qe hiqeni si demokrat por flisni si horra por mbeteni morra.
      fati juj esht qe ka ngel edi rama ne krye te opozites, po ju s’jeni as per tpunuar pastrus banjosh falas, se me leke je tu e be tani.

  9. vlora 1 says:

    Ka te drejte Gjinushi por kush do cohet…shqipetareve nuk u cohet fare-jemi popull inpotent ne dhe nuk kemi faj nuk kemi patur kurre demokraci

  10. anticensurë says:

    të tëra këto që thotë gjinushi janë të sakta!
    koha e DEMASKIMIT KA IKUR!!!!!!!!!
    sot është koha e VEPRIMIT,AKSIONIT!!!!!
    ATA OPOZITARË QË NUK PRANOJNË NJË GJË TË TILLË,AKSIONIN KUNDËR QEVERISË KRIMINELO/TRADHËTARE,ËSHTË MË MIRË TË RRESHTOHEN NË KRAHUN E VRASËSVE TË SALI BERISHËS!
    nqs udhëheqja e opozitës vazhdon me “paketat e popozimeve”,me “marrveshjet me sali berishën” ajo nuk është më e besueshme dhe nuk ka asnjë të drejtë ta quaj veten përfaqësuese e popullit opozitar!
    nqs drejtuesit e lartë të PSsë do të vazhdojnë të sillen si deri tashti,nuk janë tjetër vetëmse vegla qore e grratis të SALI BERISHËS!!!
    KUR TË VIJË DITA QË TË NGRIHEMI,DO TI PASTROJMË QË TË DY PALËT!
    SI KRIMINELIN SALI BERISHA ASHTU DHE PJESËN E KRYESISË TRADHËTARE TË OPOZITËS!!!

  11. salivic mafozi says:

    Nuk zgjidhet heqja e sali kafshes me te mesymet e qeverive te korruptuara nga sali vrasesi,
    nuk duhet ta presim zgjidhjen nga disa fytyra te korruptuara qe bota dergon tek ne si “perfaqesues te saj”,
    nuk duhet te presim evropin te talle by…. me Shqiperine sic ka bere perhere…
    duhet qe vota e popullit te lexohet si hidhet e jo si duan keta te korruptuar.
    Saliu ne burgun e Burrelit ose te Spacit familisht e me te gjithe bashkepuntoret e tij…
    ky kriminel nuk duhet te vdese ne krevat si babai i tij shpirteror Hoxha por ne qelite e Burrelit.

  12. Elzir BUSHATI says:

    Ne nji gazete serioze , nuk duhen te seleksionohen kometet vetem nga pozicioni politike i gazetes , po ne rralle te pare nga fjalore i vulgut i kometuesve , keto lloj komentuesish qe nuk kane emer se e kane te piste duket , shkruajne me pseodonime dhe duke perdorur fjale banale kujktoijne se mund te mbyllin gojen a atyre qe nuk mendojne si ato .Une shkruva disa bema te njerit nga meturinat e komunizmit cnjerzore qe per 50 vjete shkatrroi kete vende , une si cdo njeri normal e vlersoi levizjen studentore klunder diktatures komuniste po nuk e mbivlersoi , se ishte nji popull i tere qe e priste dhe e perkrahi prandaj ajo ishte nji shkendije jetike per cdo Shqiptare, po nuk mendoi se ka ndonji Shqiptare qofte dhe ish komuniste apo femije ish komunisti qe mund ta justifikoi luften cnjerzore te klasave qe gjymtoi vendin , dhe ne perzgjedhjen e atyre qe do te vazhdon Universitetin ishte shume agresive.Une nuk shpreha as nji simpati per asken po ju n.q.se i dilni zote gjenushit ketij maskarai qe po vegjeton nga komunizmi ne post komunizem jeni si ai ose me te qij se ai .

  13. fajin e ka saliu says:

    Ditari i plotë i agjentit të SHIU-t: Vlorë ‘97

    Nga Konstandin Koliqi

    Konstandin Koliqi, ish-shefi i Shërbimit Informativ për vijën bregdetare, tregon se si i ka ndjekur ngjarjet e marsit të vitit 1997. Ditari i pashkruar i njërit prej të “17-ëve” që do të ekzekutoheshin prej kryengritësve. Zjarri nga vila e Brokajve, thirrjet e Skënder Gjinushit, Neritan Cekës, Anastas Angjelit, Paskal Milos dhe Perikli Tetës për të manipuluar turmat kundër “malokut”. Trimëria donkishoteske e Agim Shehut dhe e Arben Prrenjasit, që rrezikoi jetën e qindra policëve të paarmatosur. Emri i tij ka qenë i 17-i në listën e atyre, që do të ekzekutoheshin nga kryengritësit, por siç thotë edhe vetë, që të mbijetonte nga kataklizmoja e shkurt-marsit të vitit 97, do të mendonte Zoti dhe një oficer i policisë ushtarake, emrin e të cilit dëshiron ta mbajë anonim. Ai nuk ka mbajtur deri më sot ndonjë ditar, por tmerret që ka parë me sy i janë ngulur në kujtesë për gjithë jetën.

    Quhet Konstandin Koliqi dhe ka shërbyer në detyrën e kreut të Shërbimit Informativ të Ushtrisë për Flotën Detare, që nga korriku i vitit 1993 e deri në 20 shtator të vitit 1997. I nxjerrë në lirim, deri më sot ai nuk është thirrur nga askush për të dëshmuar, megjithëse ka qenë dëshmitar okular i atyre ngjarjeve të tmerrshme.

    “Italianët e pikasën kohë më parë se çfarë do të ndodhte”, – fillon të tregojë Konstandini. Që më 15 janar 1997, zëvendës komandant i bazës detare të Brindizit bëhet nënkoloneli Baliçia, oficer i SISDE-s, Shërbimit Sekret Ushtarak Italian. Baza Detare italiane po merrte kështu masa për një dyndje të madhe të refugjatëve nga bregu i Vlorës. Shërbimi sekret italian po u paraprinte trazirave, që i parashikonte shpërthyese.

    Gafat e njëpasnjëshme të PD-së

    Më 4 shkurt, mbahet aktivi i PD-së në Vlorë. Tritan Shehu deklaron se “Gjallica falimentoi”. Në bllokun e shefit të SHIU-ut ky deklarim quhet një gafë politike. “As një karrocier nuk mund ta bënte këtë gafë dhe jo më një kryetar partie. Me këtë deklaratë aludohej për një ngatërrim të panevojshëm të PD-së me firmat piramidale. “Për të më njoftoi shefi i seksionit të SHIK-ut në Vlorë. Ende nuk e kuptoj pse duhej ta deklaronte memeci këtë”, – komenton Konstandini, koloneli i shërbimit sekret të Vlorës.
    Po atë natë, Fitim Gërxhalliu, president i Gjallicës, thotë në televizion se nuk kishte falimentuar. Dy ditë më pas, Fitim Gërxhalliu deklaroi falimentin, në kushtet e gjysmë arrestit. Më 7 shkurt, fillojnë protestat e para. “Ato ishin të paorganizuara dhe nëpër mitingje dëgjoheshin vetëm thirrje sporadike”, – kujton ai. Kërkesat ende ishin ekonomike, si parrulla “Duam paret tona”. Përsëri gafë e madhe, por kësaj radhe, e policisë. Ajo ndërhyn kundër turmës, e cila nuk ishte armiqësore me të. Përballë komisariatit të policisë, digjen dy makina IFA të policisë. Më 8 shkurt, në mëngjes, pas sulmit të bërë në komisariat, zhduket pa gjurmë Sokol Mulosmani, shef i komisariatit të policisë. Në vend të tij, vijnë të komanduar nga Tirana, gjeneral Agim Shehu dhe Arben Prrenjasi, Drejtor i Përgjithshëm i policisë. Skafistët fillojnë të lëvizin.

    Paralajmërim i pavlerë

    Më 9 shkurt, duken politikanët e parë, por ata nuk priten ngrohtë në Vlorë. Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Paskal Milo, Anastas Angjeli takohen me protestuesit.
    “Në mbrëmje më vjen informacioni se të nesërmen, do të bëhej një protestë e madhe. Në zyrë më mbërrijnë të dhëna se përveç atyre, që dilnin me dëshirë në protesta, kishte edhe nga ata që nxitnin të tjerët për të dalë”, – kujton Konstandini. Në godinën e SHIK-ut vjen Xhahit Xhaferri, i dërguari i Qendrës. Ai u prit nga shefi i SHIK-ut të Vlorës, Shkëlqim Agolli, i cili ishte i emëruar në atë detyrë vetëm në 15 janar, pra dy javë më parë. Ai do të vritej më pas në Athinë (gjoja nga e shoqja). “Shkoj në komisariat rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit të datës 10. Shikoj Agim Shehun të strukur në kolltukun e zyrës me jakën e ngritur dhe që po dridhej. Arben Prrenjasin e pashë tek ziente disa kokrra vezë, që po i hante me bukë. Dëgjoj Agim Shehun të thotë: “Sot është tmerr. Do të bëhet qameti. Kam prurë 750 forca policie, të gjithë të paarmatosur. Do t’i mësoj vlonjatët se ç’është ligji”. Ndërkaq, i drejtohet Arbenit: “A janë në rregull valët e radios”? Ndërhyj dhe i them: “Ti s’paske rregulluar akoma valët e radios. Do të shpartallohesh. Lëre Vlorën të protestojë”. Pas kësaj dal dhe shkoj në godinën e SHIK-ut. Xhahiti më thotë se do ‘të mësonte vlonjatët se ç’ishte shteti ligjor.” “Do t’i godas”, – tha. “Ti nuk e paske emrin Xhahit, por Xhahil. Është Vlorë këtu. Nuk e di se ku do të të gjej në drekë”, – i thashë dhe ika.

    Shpartallimi i 750 policëve

    Po gdhihej data 10 shkurt. “Dal të shikoj se çfarë po bëhej në qytet. Shkoj në rrugën në drejtim të Sheshit të Flamurit. Në të gjitha anët, madje edhe në akset e rrugëve lidhëse, shikoj grupe të ndryshme me nga 5-6 policë. Banorët, mblidhnin në heshtje gurë, pa bërë as zhurmën më të vogël. Armatosja me gurë dhe sende të tjera të forta zgjati për rreth 45 minuta. Shkoj në rrugën në drejtim të Kuz Babait. Shikoj të goditet grupi i parë i policëve me gurë. Në këtë çast unë isha tek xhamia. Kam qenë pikërisht mbi trotuar, në krahun tjetër të rrugës. Fillon një sulm si rrufe, i cili përhapet deri tek Kali i Trojës. Rrebeshi i goditjeve ishte i pandërprerë për rreth 7 minuta. Policia ishte e armatosur vetëm me shkopinj gome. Vërej policët e parë që gjakosen në kokë, në fytyrë, në trup. Po ai popull që i godiste, i merrte dhe u jepte ndihmën e parë. Pashë disa prej tyre të shoqëruar nga grupe banorësh që dërgoheshin dhe ndihmoheshin të laheshin në një çezmë aty afër. Shkoj pranë Kishës katolike. E njëjta pamje. Turma dukej se nuk ishte krejtësisht armike. Shikoj policët të shpërndahen. Atëherë vendos të shkoj në komisariat. Një grumbull i madh njerëzish qëndronte përballë komisariatit. Plagoset një fëmijë i vogël me gurë. Turma elektrizohet dhe hyn në komisariat. Thërrasin në emër Sokol Mulosmanin, sepse nuk e dinin që ai kishte ikur që para dy ditësh. Dëgjoj të thonë nga turma: “Godina është jona. Paskan ikur qenërit”!
    Në darkë, afër xhamisë, marr vesh se ishte vrarë Artur Rustemi. Më vonë doli se “ai gjoja ishte vrarë në orën 8 të mëngjesit.” Unë kam bindje të plotë se deri në orën 9 të mëngjesit nuk ishte vrarë asnjë njeri. Më pas, vrasjen e tij e përdorën si viktimë të protestave. (S’ka si të jetë ndryshe përderisa nuk e hetojnë vrasjen)”.

    Nuk kish më shtet

    Në datën 10, kreu i zbulimit ushtarak të Vlorës kupton se nuk kishte më shtet. “Funksiononte vetëm SHIK-u”,-vlerëson Konstandini. Të nesërmen ai kërkon të takohet me pushtetarët lokalë, por nuk gjen asnjeri. Në rrugë fillojnë të shfaqen njerëz me prirje kriminale. Në duar kishin armë Zastava, Tomson, çifte. Në mbrëmje, në Gjiun e Vogël të Radhimës, i cili ndodhet rrugës për në Pashaliman, skafistët sulen dhe rrëmbejnë 130 skafe të sekuestruara. Që atë natë fillon trafiku klandestin. Po në datën 11 vritet një polic, i cili u tha se u vra për hakmarrje dhe shfaqet njeriu i parë me maskë i ardhur nga Greqia. Ky ishte Zani Çaushi, i cili ishte i dënuar në Greqi me 101 vjet burg dhe ndodhej në burgun e sigurisë së lartë në Larisa. Atë e kishte sjellë në Vlorë Asfalia greke me detyra dhe EYP-i grek, Shërbimi Informativ grek. Njëri nga shokët e Zanit në burg, i cili shpëtoi nga i njëjti burg në vitin 1994, së bashku me 38 vetë të tjerë, i pyetur nga SHIK-u pohoi se Zani spiunonte shokët e tij në burg tek agjentët e Asfalisë. Zani nuk pranoi të arratisej atëherë së bashku me shqiptarët e tjerë. Arsyeja ishte e qartë, ai ishte i lidhur me agjentët grekë”, – thotë Konstandini. Në datën 12, shfaqet maska e dytë. Ky ishte Albert Shyti, i ardhur po nga Greqia. Po në këtë datë dalin politikanët e parë. Në orën 8 të mëngjesit, Skënder Gjinushi del në Sheshin e Flamurit. Ai i drejtohet turmës: “Do të vazhdojmë protestat në bazë të një plani, i cili do të miratohet nga një komitet, që do të krijohet tani”. Së bashku me të, në tribunë ishin edhe Neritan Ceka, Anastas Angjeli, Paskal Milo, Perikli Teta. Skënder Gjinushi hedh parrullën: “Do të rrëzojmë pushtetin e Berishës, se ai ju ka vjedhur paratë”.
    Dikush nga turma pyet: “O Neritan, po të të vëmë ty president, a na i jep paratë?” Neritani i përgjigjet, se ata kërkonin një zgjidhje politike. Atëherë i njëjti zë i përgjigjet: “Të q… n…, Neritan!” Skënder Gjinushi pas tij thotë: “Ne lebërit dhe vlonjatët davetet i fillojmë me këngë dhe i mbarojmë me këngë”. Pas kësaj ai fillon të këndojë; “O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje, ja liri”. Këtu, për herë të parë, Skënder Gjinushi i drejtohet turmës me shenjën e tre gishtave. Si në çdo miting, tifo bënin vetëm rreshtat e parë. Në rreshtat e parë vërej disa gra, që bënin disa shenja të turpshme me gisht. Gratë filluan të këndojnë një këngë: “Tritan, të keqen nëna, si e mbajte preshin brënda.”
    Gjinushi del në krye të turmës dhe së bashku me politikanët e tjerë shkojnë në drejtim të prefekturës. Ata thërrisnin: “Duam paret tona.” Por pjesa dërrmuese e turmës vetëm sa i shoqëronte në heshtje. Dikush më njeh dhe më thotë: “Edhe SHIK-u ka filluar të protestojë?”
    Më 13 shkurt fillon djegia e gomave dhe ngritja e barrikadave nëpër rrugë me makina të prishura dhe mjete të tjera. Qytetarët vlonjatë filluan të rralloheshin. Në datën 15 fillojnë letrat poshtë derës dhe vënia e gjobave ndaj familjeve vlonjate. Hidhet parrulla e parë: “Poshtë qeveria”, “Të mbyllen dyqanet”, “Vetëm furrat e bukës hapur”. Filloi të ndihej një varfëri fizike në dollapet ushqimorë. Njerëzit filluan të thonin se “dyqanet i mbylli qeveria dhe maloku”.
    “Më vjen informacioni se u krijua Komiteti i Shpëtimit Publik. Përfaqësues të këtij Komiteti shkojnë në port dhe urdhërojnë të ndalohet ankorimi i anijeve. Qëllimi ishte që i tërë qyteti të kalonte në një grevë urie masive”, – vlerëson ish-kreu i SHIU-t për Flotën. Në datën 17, atij i vjen informacion se në Jug është përhapur një hartë e Vorioepirit. “Një hartë e tillë më vjen nga vartësit e mi në dorë po atë ditë. Raportoj lart. Po në këtë datë hidhet ideja e rrëzimit të qeverisë”, – vijon më tej ai rrëfimin e tij.

    Manipulimi politik i opozitës

    Kolonel Koliqi kujton se në datën 18, një grup studentësh nga Universiteti i Vlorës takon kryeparlamentarin, Pjetër Arbnorin. Data 19 studentët takohen me presidentin Berisha. Skafet në këtë datë ishin në kulmin e tyre, duke nxjerrë miliona. Në krye të komisariatit, nga turmat vihet një “shef” me mbiemrin “Kordha.” Rreth orës 11 organizohet një miting tek Prefektura. Skënder Gjinushi i drejtohet ndër të tjera turmës: “Studentët kanë vajtur tek Arbnori, tek ai mefsha. Ata kanë shkuar tek maloku, por ne do ta rrëzojmë atë qoftë edhe me armë. Do ta marrim zvarrë.” Në këtë çast nga turma del një djalë me maskë, i cili imiton Arbnorin: “Le ta bajnë vlonjatët Vlorë-Skelë e Skelë-Vlorë, se mirë u ban!” Aty dëgjohet edhe parrulla “Poshtë parlamenti”! Hartat e Vorioepirit të shpërndara nëpër qytet ndërkaq kishin irrituar popullin, megjithë pakënaqësinë e përgjithshme kundër shtetit për firmat piramidale. Njëri nga turma thërret: “Nuk jemi me grekët. Poshtë Shqipëria. Rroftë Italia. Vlora, qytet italian.” Ky zë nuk përkrahet nga turma. Unë në këtë çast isha tek vendi, ku më parë kishte qenë përmendorja e Hysni Kapos. Çudia më e madhe ishte se këto fjalë u duartrokitën nga Gjinushi, Ceka dhe të tjerët në tribunë. Ndërkaq vendoset, që të hyhet në grevë urie. Hyjnë në sallë, ndërsa të tjerët shpërndahen. Pas kësaj unë shkoj në port. Më kishte ardhur informacion që Komiteti i Shpëtimit Publik ishte drejtuar për atje. Ata urdhërojnë të mbyllet porti. Ia bëj me shenjë oficerit të shërbimit, që ta mbyllë dhe ai zbaton atë, që unë i them me shenjë. Kthehem. Shikoj se në vendin ku ishin futur studentët në grevë kishin dalë 20 persona të armatosur. Në qytet shfaqen fytyra të reja. Ishin të veshur keq dhe të vrarë në fytyrë. Më vijnë të dhëna se shumica e tyre ishin nga fshati Lumë-Vlorë dhe nga fshatrat përreth, të gjithë të armatosur. Ata filluan të flinin nëpër bunkerë dhe shanin qeverinë dhe Berishën për gjendjen në të cilën ndodheshin. Nervat e tyre ishin të tendosura për shkak se ishin të pangrënë, kishin ftohtë dhe flinin jashtë. Drejtohem për në godinën e SHIK-ut. Ngjitur me të ndodhet vila e një politikani të njohur. Aty shoh tre motoskafë të bërë gati për gjendje pune. Në atë vilë po bëheshin mbledhjet e Shtabit të “Luftës.” Plani i Zonës së Parë Operative përpilohet në datën 22. Ai përfshinte “çlirimin” e qyteteve Tepelenë-Gjirokastër-Vlorë-Përmet-Sarandë. Në atë vilë instalohet një radiotransmetuese e blerë me një vlerë prej 26 mijë dollarë. Njëri nga informatorët tanë më tregoi një fotokopje të faturës.
    Data 22 shkurt. Në qytet ndihej që po fillonte uria, e cila kishte treguar shenjat e para që në datën 16 dhe 17. Lajmëroj Zhulalin për të hapur portin. Ai në fillim më thotë “po”, pastaj nuk më del më në telefon. Deti ishte 9 ballë. Pavarësisht nga kjo, kapiteni italian i anijes në Brindizi më thotë në shqip se do të nisej. Nuk kalon shumë kohë dhe mua më vjen sinjali se trageti kthehet në Durrës.
    Në orën 7 e 30, turma mblidhet përpara prefekturës, por nuk vjen në port. Trageti italian rrinte me motorë ndezur. Shkarkohen 14 trajlerë dhe 6 tragete të tillë.
    Po në atë datë, Shefi i Shtabit të përgjithshëm, gjeneral Sheme Kosova, heq gatishmërinë e reparteve ushtarake në të gjithë vendin. Asnjë kapter nuk mund të vepronte kështu, e jo më një gjeneral. Të gjitha repartet ku ushtarakët ikën, digjen dhe vidhen. Në të tjerat, jo.

    Kush e ngriti flamurin grek në Himarë?
    Në datën 23 shkurt më vjen sinjali se në Himarë ishte ngritur flamuri grek. I hipi makinës dhe shkoj së bashku me shoferin tim atje. Rrugën e bëjmë për afro 2 orë e gjysmë. Mbërrij në Himarë rreth drekës. Në qendër shikoj një shtizë dhe në të të varur një flamur grek. Aty afër ishte një kafene, lokal i ndërtuar me llamarina. Hyj në të dhe pyes gruan që shërbente. E pyes; e paskeni zbukuruar Himarën?!” Gruaja më thotë: “Eh, na e kanë “zbukuruar ata atje! Të ishte për mua nuk e lija atje, jo”. Ajo tregon me gisht në drejtim të një lokali poshtë pallateve. Ajo më pohon se flamurin e ngriti Leksi. Unë i them se nuk është e mundur, pasi ai është nga Vunoi. Gruaja e lokalit më thotë se “nuk merrej më vesh se çfarë ishim.”
    Futem në lokal dhe i them Aleksit se ç’donte ai flamur atje. “Ti je nga Vunoi dhe je shqiptar”, – i them atij.

    Sulmi vdekjeprurës ndaj godinës së SHIK-ut.

    Data 24, nisem për në Fier, tek njerëzit e mi. Në janar më kishte vdekur nëna, dhe mendova që të dilja njëherë andej nga të afërmit e mi. I bie nga rruga e Nartës dhe po atë ditë kthehem në zyrë. Njëri nga “shokët” më sjell një vendim të Komitetit të Shpëtimit Publik me 111 emra. Të gjithë ata ishin të dënuar me vdekje. Në këtë listë dalloj emrin tim. Isha i 17-i. Data 25, në mëngjes. Më vjen informacion se do të goditej godina e SHIK-ut.

    Data 26, bie një shi i tmerrshëm dhe bën një kohë shumë e keqe.
    Siç duket, plani shtyhet për më pas. Data 27, në mbrëmje vjen gjeneral Bujar Rama. I paraqes situatën. I thashë që të largohemi, duke i treguar edhe dënimin me vdekje që na kishte ardhur tashmë në duar. Gjatë kësaj kohe, shoferi dhe shoqëruesi i Bujarit shkojnë tek të afërmit e tyre në Vlorë, por rrihen barbarisht nga banditët. Shpëtojnë në fije të perit, vetëm kur ndërhyn kunati vlonjat i shoferit të Ramës. Bujari nuk e merr parasysh mendimin tim për t’u larguar. Ai nuk merr asnjë vendim. Besnik Hidri, vartës i Bujarit, një nga oficerët më të shkëlqyer të SHIK-ut, organizon nxjerrjen e nënkryetarit të SHIK-ut nga zona e rrezikshme. Lajmëroj në telefon policinë që të marrë në mbrojtje nënkryetarin e SHIK-ut, por, nga ana tjetër, ne e kishim nxjerrë Ramën me kohë nga një drejtim tjetër nga Vlora. Nuk mund të kishim besim tek ajo polici që kishte zëvendësuar të parën.
    Data 27 në darkë, më vjen informacion se tek vila afër SHIK-ut kishte ardhur një nga figurat kryesore të PS-së. Në datën 28 në mëngjes, “titullari” i PS-së largohet nga Vlora. Ora 1 pas mesnate. Data 28 shkurt. Besnik Hidri kthehet në zyrë dhe më thotë se e kishte përcjellë gjeneral Ramën. Data 28 shkurt, ora 18 e 30 minuta. Kisha rreth një gjysmë ore që qëndroja përballë universitetit, në krah të rrugës. Para hyrjes kryesore ndalojnë një makinë dhe një veturë me targa të Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 vetë. Ata shkojnë drejt shkallëve të universitetit, atje ku ishte drita më e fortë. Fillojnë të improvizojnë një sherr, i cili zgjat për disa minuta. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet. Tjetri që u “sulmua” bie përtokë. Këta të tre i hipin veturës dhe të dyja makinat shkojnë në drejtim të SHIK-ut. Shikoj personin që “ra” përtokë, i cili fillon të ulërasë me sa ka në kokë: “Më vranë shikasit. Tek SHIK-u”- dhe sakaq ai çohet në këmbë dhe zhduket. Ngjitem në Kuz Baba. Lidhem me godinën brenda, ku kishim 16 vetë gjithsej. Përgjegjës turni ata kishin Lekë Qokun. I them: Lekë, turmat po vijnë drejt godinës, më shpjego se çfarë po bëjnë?” Leka më përgjigjet se ata po afronin një makinë vetëshkarkuese riportabël me karrocë të ngritur. Siç dukej, donin ta përdornin si mburojë nga frika e ndonjë goditjeje nga ana e SHIK-ut. Unë raportoj lart për gjendjen. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 vetë të armatosur me “Tomsonë”, “Zastava”, kallashnikovë, “çifte”, dhe me granatahedhës. Hapet zjarr kundër godinës. Nga vila e Brokajve vjen zjarr thikë, ndërsa nga një shtëpi tjetër, nga ana tjetër e SHIK-ut, qëllohet gjithashtu me zjarr. “Shokët” vazhdojnë të qëllojnë vetëm në ajër. Nga turma është fakt se nuk u vra askush. Zjarri i turmës hapej që nga 20 metra larg. Pyes Lekën se çfarë shihte. Ai më përgjigjet: “Në dhomë shoh vetëm flakë dhe tym. Jashtë shikoj vetëm gra dhe fëmijë. Ata që qëllojnë janë fshehur pas grave dhe ne nuk mund t’i godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre.” Marr në telefon “shokët” që ndodheshin tek Ujët e Ftohtë. Ata më raportojnë se nuk mund të vijnë në ndihmë, sepse gjithçka ishte llahtarë. Një qytet i tërë i armatosur.
    Leka më thotë: “Kosta, jam plagosur!” Zëri i tij po vinte duke u shuar. Ai shton: “Këtu është tym e flakë. Shikoj vetëm dy trupa të shtrirë. Më ka hyrë një plumb në krahun e djathtë e më ka dalë matanë.” Efektivi kishte edhe bomba dore, por asnjeri prej tyre nuk dinte t’i përdorte. Si organ informativ, ne asnjëherë nuk kemi patur detyrë për të përdorur armët, por vetëm për të dhënë informacion. Berisha na kishte urdhëruar, që ne të mos hapnim zjarr kundër turmës, por vetëm kundër eksponentëve. “Repartet duhet të ruhen pa vrarë njerëz”, – kishte thënë ai.
    Ora 12 e 15. SHIK-u goditet me granatahedhës. Gati tërë kati i dytë shembet. Në këtë çast ndërpritet komunikimi me telefon. Mbeten 6 të vrarë, ndërsa 10 të tjerët shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavirur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë të cilët i strehojnë nëpër shtëpia. Evakuimi i tyre për në Tiranë, një e nga një, do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh.
    Nuk kalojnë shumë minuta dhe më vjen një tjetër telefonatë nga jashtë, ku më njoftohej se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i shkollës së marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK-ut. Në të vërtetë Besnikun e kishte hedhur atje presioni i goditjes nga granatahedhësi. Kolegu ynë e kishte gjetur të shtrirë në bar. Marr në telefon komandantin e marinës, një pusht djalë. Ai më përgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin.
    Kolegu im e merr në makinë për ta çuar atje ku i thashë unë, në spital, po rruga ishte plotësisht e bllokuar. Atëherë e urdhëroj ta dërgonte në Pashaliman, ku më pas do të çoja një infermiere. Pas ndërtesës së SHIK-ut u vjen radha depove dhe reparteve afër ndërtesës. Goditet komanda e marinës dhe shkolla e Marinës. Për 2 orë shkatërrohet gjithçka.
    Ora 2 e mëngjesit. Rrethohem në Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndërhyjnë disa oficerë vlonjatë. Numëroj 4 herë tentativë për sulm kundër zyrave që kishim në Kuz Baba. Më në fund, me një makinë të një oficeri vlonjat, largohem fshehurazi në drejtim të fabrikës se çimentos, në Pallatin e Sportit dhe mbërrij tek “Kulaçi”. Sapo arrij atje më ndalon një grup i armatosur, rreth 20 veta gjithsej. Ata kishin ngritur një barrikadë në rrugë dhe kishin lënë vetëm një shteg të vogël për të kaluar. Një burrë me një hu të madh në dorë më urdhëron të zbres poshtë. Shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë. Një grua i binte njërës kufomë me sopatë, duke e copëtuar në copa të vogla. Një tjetër grua, shumë e shëmtuar në fytyrë ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja, e shkurtër ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i përlyente edhe krahët. Shtanga. Të pasnesërmen më vjen informacioni se ajo grua kishte qenë Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar. Ai që kishte hurin më duket se më njeh dhe më thotë të largohem. “Ikni, frikacakë”, – thotë ai. Hyj në Pashaliman. Shoh 14 oficerë dhe kapterë. Takoj oficerin që kishte sjellë aty Besnik Hidrin. Trupi i tij ishte buhavitur krejtësisht, ndërsa gjysmën e krahut dhe syrit të majtë e kishte krejtësisht të shpartalluar. E pyeta: “Besniku je?” Ai më përgjigjet vetëm me një lëvizje qerpikësh. U lutem oficerëve të nxjerrin anijet. Ata më përgjigjen: “Ik edhe ti që këtej, se po të gjetën këtu, do të na vrasin edhe ne.” Lajmëroj për ardhjen e një helikopteri. Ai vjen në orën 4 e 15, por Besniku nuk gjen më shpëtim. Ai vdes gjatë rrugës.
    Po në datën 1 mars. Sulmohet pika sinjalo-vrojtuese e Bazës Detare dhe Baza Rezervë e Flotës që shërbente për riparimin e nëndetëseve. Kapterit Fatmir Koka i mbarojnë të 4 karikatorët me fishekë, pasi kishte zbrapsur banditët për 40 orë rresht. Banditët e kapin rob dhe të gjallë i presin kokën dhe i qërrojnë sytë. Për ironi të fatit, do të ishin pikërisht këta politikanë, që më pas do t’i dërgonin jetimëve në shtëpi dekoratën e babait hero. Në tunelin e nëndetëseve 630 metra të gjatë, vidhet gjithçka, me një vlerë qindra milionë dollarë.

    Kthimi në shtëpi, isha i vdekur

    Pas pak minutash, shkoj për në Sarandë. Në hotelin e Piluriotit ndodhej Gramoz Ruçi me një tufë banditësh. Në zyrën e SHIK-ut mbërrij në orën 9.00. Takoj të parin Alfred Dulen. Marr në telefon Zhulalin dhe pas disa replikash të ashpra ai më thotë të nisem për në Tiranë. Mbërrij në Gjirokastër në orën 11:00. Lidhem me Sheme Kosovën. Rruga Gjirokastër-Tepelenë ishte e bllokuar dhe unë kërkoj të sjellin dy helikopterë. Të 22 vetët sa ishim, nisemi për në Tiranë. Në Ministri të Mbrojtjes paraqitem në orën 5 pasdite. Aty më del sekretari i ministrit, Robert Ligorama, i cili më thotë se “ministri nuk të pret ty”. Pas kaq kohësh kthehem në shtëpi, ku më dinin të vdekur. Të nesërmen në datën 2, të gjithë kishin dhënë dorëheqjen, qeveria dhe Shemja. Për mua u mor vendim që 4 ditë të qëndroja në zyrë në gjendje arresti, madje dhanë urdhër të fillonte çështja penale. Prokurori i çështjes, në fund të hetimeve, më shpall të pafajshëm. Vazhdoj në detyrë, derisa në pushtet vjen si ministër i Mbrojtjes, Sabit Brokaj. Nuk mund të vazhdoja më tej. Lirohem në 20 shtator 1997, pasi kisha shërbyer në këtë detyrë që nga 20 korriku i vitit 1993″.

    EDSH

    Shperndaje

    1. fede says:

      PS=PD=TRAZICION ANTISHQIPTARE-HAPNI SYTE O TE MARRE!

  14. Nikolin says:

    Sa antare ka partia social demokrate, sa votues dhe sa perqind ka patur ajo zgjedhjet e fundit politike dhe administrative, sa te rrenjezuara jane deget e PSD-se ne rrethe, kush dhe sa eshte numri i te rrinjve qe jane te teseruar si te rinj socialdemokrate, cfare impakti ka ajo ne frymezimin e masave, cfare buxheti ka kjo parti, kur eshte hera e fundit qe ne kete parti eshte rinovuar bordi drejtues, cili eshte nenkryetar i kesaj partie (une nuk ja di emrin megjithese lexoj shtypin perdite), kush jane intelektualet prane kesaj partie dhe cilat ide levizin ata. Nqs kjo parti do te ishte nje ndermarje e cilitdo lloji ne daç Sh.A ne daç Sh.p.k gjykata duhet te kish kerkuar dhe deklaruar falimentimin dhe likuidimin e kesaj shoqerie per pashlyeshmeri detyrimesh duke mare te gjitha masat qe parashikon ligji drejt te falimentuarit dmth ne kete rast te administratorit dhe presidentit te saj Z.Gjinushi;por fatemiresisht per Z.Gjinushi apo fatkeqesisht per popullin kjo nuk eshte nje ndermarje por nje parti politike.
    Z.Gjinushi nuk eshte i pare ne leshimin e deklaratave zjarrvenese, te gjithe besoj e mbajme mend thirrjen e tij ne vitin 1997 “Cuna rrembeni armet”!!! deklarata me te njejtin konotacion mbajti dhe pak dite e pak ore para 21 janarit te ketij viti dhe kesaj rradhe cunat moren guret,edhe ne kete rast 4 prej tyre lane koken,ndersa Gjinushi ferkonte duart prapa kuintave se mos edhe kesaj rradhe njerzit e varfer do ti jepnin mundesin te rrembente ndonje poltron. Nqs do tu pergjigjeshim pyetjeve qe shtrova me lart, PSD-ja nuk ka as numrat as forcen dhe as lidershipin per tu dhene shqiptareve nje mendim apo nje sere alternativash se si duhet reaguar karshi Berishes, madje PSD aktuale eshte vetem Z.Gjinushi. Ky eshte nje nga te shumtet, qe kane tere jeten si ne ate e si ne kete sisitem, qe njehere njeri dhe njehere tjetri mezi presin te thithin me babezi nga cica e madhe e Nenes Shqiperi, duke e shuajtur per ejtje kete popull. Nqs jemi ne kete derexhe eshte per faj te disave si Z.Gjinushi e koompani bukur.
    Populli eshte minoren,qytet dhe fshatrat jane te semure, Berishes i ka takuar detyra e represionit dhe e zhvatjes; te tjereve u perket detyra e rritjes dhe sherimit te ketij populli, kitij vendi, e ketij shteti. Kjo detyre u perket atyre qe neser brezat do ti quajne “Baballaret e Vendit” e qe kemi qe nga koha e Skenderbeut qe i presim e zor se duken ne horizont.
    Per nje gje jam i sigurte;; As z.Gjinushi e as pseudouintelektualet si Zoterinjte Erjone-t e Zonjat Xhacka-t e PS-se nuk kane aftesite per ta mare per dore kete popull e per ta shpene drej prosperitetit e mirqenjes.Kete e them me siguri te plote sepse i pari e pati mundesine qe prej 1991 dhe beri nje vrime ne uje ne daç me partine e vet e ne daç kur qe ne pushtet, ky poull smban mend ndonje ligj apo reforme te Gjinushit e cila i ka permiresuar ekzistencen. Te dytet nuk mund te jene baballare te popullit sepse Erionrat e Xhackat ne dac dhe Rmerat Partise Socialiste qe vetem socialiste nuk eshte qe kur mbron me hekur e zjarr interesat e me te pasurve,(asnje nga keta nuk ka vajtur akoma te shofe se cbejne e ckerkojne ata minatoret e Bulqizes ngujuar ne greve urrie ne zorret e tokes),asnje nga keta nuk u be dot shpatull per te qare dhe krah per tu mbeshtetur femijet e atyre qe keta te fundit i quajten heronj te demokracise e te cilet tani vuajne urrine, poshterimin moral e shoqeror te ketij shteti te semure. Kur keta zoterinj nuk futin dot e nuk vazhdojne te futin nen “krahun e tyre mbrojtes” 4 familje hallemadhe dhe njeqind e kusur minatore si do te jene te zote te behen babe per nje popull me mé shume se nje milion familje njesoj hallemadh e te lodhur? Jo zoterinj ca burra e ca gra me perkushtim e ndershmeri duhet te marin ne dore me argumeta bindese freret e kesaj shoqerie dhe ta drejtojne ate drejt mirqenies ashtu si ajo plotesisht e meriton.

  15. replik2 says:

    ti morr palo zotrri, si ke kurrajon e flet pa etik vete, e pastaj ankoesh per etiken e atyre qe te pergjigjen?
    ti paske probleme mor zotrri me dallu hakun tat, na ben dhe sikur di historin e shqipris.
    Mbeturina te diktatures jan ata si puna jote qe akoma skan heq dore nga propaganda e pagume apo e sajume. Shko therr ndonji dash per lulin, e pastaj therr dhe nji per edin, se po te mos ishte per edin, mbeturinat si ju do i kish ven ligji pas hekrave.

  16. heretiku says:

    Nga te paktet shqiptare, qe ka koherence me idete e veta demokratike dhe eshte i kthjellet ne ate se ç’duhet bere, per te dale nga kjo llumhane ku jane zhytur shqiptaret. Gjinushi meriton nje vend me te spikatur ne frontin e opozites.

    1. vucidoli says:

      o heretik .gjinushi eshte gati te perserise edhe njehere 97-ten.ishte ky gjinush ,i cili u be shok i ngushte me zani caushin,vetem per te marre pushtetin.pasi arriti pushtetin,e braktisi zanin.a e kuptoni cfare llumi jane keta?ky palo burre,bashke me neritanin,imamin,pollon,jane gati te bashkohen me kedo,vetem te kene pushtetin.prandaj mblidhni rradaken e mos beni iluzione per kei lloj politikanucesh.akoma nuk ka lindur tek ne personi qe do te drejtoje atdheun tone.deri tani kemi superprodhim mashtruesish,kriminelesh te tipit gjinushi,ceka ,veliaj,rama,berisha,imami e soj sorollopi.ju shyqyr keni temen,qe ju mban gjalle.por vendosja gjinushit ne kete gazete ,eshte injorim per kete gazete me nivel super te larte.do ishte mire,emri i ketij krimineli mos te figuronte fare ne kete gazete,se ju corodit edhe ju fakiret.

  17. lori kafe says:

    I respektuar z.Gjinushi!ka ardhur koha qe ne shqiperine e pas 20 vjeteve agjenture,spihunllik,vrasje,permbytje,shitje te tere teritorin Shqipetar te drejtojne kembet ne vend te kokes.Propaganda Berishjane por amerikane ka punuar fort keto 20 vjete per te bere te padenja figurat me te spikatura te ketij vendi per te realizuar planin afatgjate “mostabilitet ne shqiperi do te thote mosstabilitet ne ballkan”.Shikoni ç’fare ndodh ne Kosove ne nje kohe qe kendej kufirit kerkohet medoemos z’bythja e kesaj kafshe qe e kishim te degjuar njehere ne nje kohe por me sy se kishim pare asnjehere.Shikoni analfabetizmin qe ka mbjelle kjo moster e felliqur si e si te qeverise rehat!Shikoni si eshte bere Rama pule,e kjo fale ose injeksionit qe Saliu perdor ketu e 28 vjete ose dozes qe efektin e ka 3-5 vjete!Kjo eshte fatkeqesia e ketij vendi ne te cilin populli Shqipetar mendoi se nepermjet Amerikes do te fitonte lirine,demokracine e miresine por ne fakt fitoi armiqesine,injorantine,e diktaturen me te eger se te Enver Hoxhes se ky i fundit te vriste me gjyq e jo ne mes te bulevardit,se ky i fundit kur vriste me gjyq qyhej diktator,nedesa agjenti Sali kur vret ne mes te dites e ne mes te bulevardit quhet nga “Miqte qe sollen kete diktature ” Burre shteti.

  18. AlbinoBlackSheep says:

    Pas deklarates te pallogjikshme te Rames ne lidhje me votat e vjedhura.Cdo votues i opozites duhet te konsideroje seriozisht bojkotimin e zgjedhjeve te ardhshme.Rama e thote qarte “Vota e popullit do te vidhet,dhe ne s’kemi c’ti bejme Saliut” Te votosh sot opoziten eshte njesoj sikur nuk ke votuar fare.Vota nuk ka vlere.

  19. fede says:

    AKOMA DHE TI??!
    MJAFT ME SKENARE ALI…
    LARGOHUNI VET SE LITARI JU PRET!
    KLANE PER KOLLTUQE ,PARE ,KRIME GJAK -KUSH MENDON SE JUA FAL??!
    ATDHEN MBI 20 VJET E NXORRET NE ANKAND O TE SHKRET1

  20. lalekrosi says:

    Sic eshikoni o ju Shqipo ,vampiret ish komuniste ,nga te gjitha ngjyrat e spektrit ,jo me kot duhen konsideruar gay , nuk heqin dore nga pislleqet ,pra eshte mire qe njeriu hallexhi ,te mos i pjerdhe fare ,ti injoroje ,keta jane vetem per bythen e tyre nga vocidoli deri ne qafe Bote,kush e di gjeografine e vendit te tij ,besoj e kupton .

  21. lilolabja says:

    Z Gjinushi eshte politikani me largpames dhe me koseguenti gjate gjithe karieres se tij politike .Gjithe levizjet politike qe ka bere kane qene shume te drejta ,asnjehere nuk na ka zhgenjyer.Nuk e di qe qenka turp te drejtosh revoltat e popullit dhe te thuash” o djeme rembeni armet ja vdekje ja liri “dhe perse duhet ti vi turp SKENDER GJINUSHIT .Nqs nuk do i bente keto thirje ne ate kohe do ishte ne krahun tuaj dhe do ishte kunder popullit te Vlores .Sa here qe fatet e popullit rezikohen udheheqesit e opozites kete kane per detyre te bejne, po nuk e bejne te zhduken nga opozita .Nuk eshte faji i SKENDER GJINUSHIT qe eshte nder emrat e pare te inteligjences shqiptare dhe as ju kerus i jati i tij ndonjehere Enverit ti jepte ndonje post te birit .Cfare ka fituar ne jete i ka fale inteligjences se tij se perndryshe sot do qarkullonin fotografite e tij me femijet e Enverit dhe jo te sales .Asnjehere nuk ka qene lecke per te fshire koridoret e diktatures .Me thoni ke mund te vije me mire se Skender Gjinushin minister arsimi te asaj kohe Hekuran Isain apo Tefta Camin ? Skender Gjinushi eshte politikani qe se ka mbeshtetur kariern e tij as te ambasadoret e as te aleatet ai e ka mbeshtetur ate tek perfaqesimi i popullit opozitar dhe deri tani i ka sherbyer shkelqyeshem dhe ne keto momente i flet hapur populit ,por ju doni njerez qe tu vrasin naten dhe tju qajne diten .Kete Skenderi as e ka bere e as mos prisni ta bej, eshte njeriu qe çfare mendon do te ta thote ne sy dhe nuk i prishet puna e dini pse se ka tru dhe ka inteligjence me bollek .Mos prisni ta shihni kurre te bej rolin qe ben Driteroi osa shume te tjere .Eshte Skenderi qe ngriti doren qe Fatos Nano te shkoje ne burg le te me thote njeri e kishte gabim?Po ku keni tru ju mor injorante te vleresoni dhe Skender Gjinushin.Tjeter vend duhet te kishte sot Skenderi ,por fale ju injoranteve shume figura kane mbetur ne hije perderisa politiken e bejne ambasadoret ordinere me mafien.

  22. Albann says:

    Ata “trimat ” qe rezojne qeverine ne pushtet jane ne krahun e Saliut.Ne krahun e Rames dhe Gjinushit ka vetem “pula’ qe kakarisin….Prandaj Rama terhiqet se nuk behet lufta me “pula”

  23. LORA says:

    Skender Gjinushi flet sakte vetem pasi rrenohet shteti;e ka merak te madh te marre pozen e shpetimtarit.Ku ishte Gjinushi kur rrenoheshin themelet e Kushtetutes ne prill 2008???Po kur vidhej vota e popullit opozitar ne 2009-en????Nuk paska pergjegjsi per kodin zgjedhor edhe ish deputeti Gjinush qe e votoi e qe nuk bzajti asnje fjale per kete rregull te “ri” loje politike????Para 8 majit nuk kam degjuar e lexuar ndonje shqetesim per garantimin e votes opozitare nga Gjinushi.Edhe pse flet sakte,nuk e besoj Gjinush-kurven qe lot vetem per vete.Kam nje ndjesi qe ky e ka nje kopje te dosjes se spiunllekut te dr.tyryry-se,ndryshe nuk shpjegohet frika e permjerja e tij para Skenderit.

  24. bbb says:

    Keto qe thote Gjinushi i kemi thene edhe ne ketu me pare. Opozita e Rames ka deshtuar qe ne Gerdec ku Saliu dhe banda e tij duhej te laguar me protesta te fuqishme. Me 22 janar Rama kishte shancin te kerkonte doreheqeje pa kushte te nje qeverie qe vrau 4 njerez te shkrete. Por as ketu nuk beri opozite…Mendoj se problemi eshte se me kete sjellje opozitare qesharake te Rames Saliu rri pa frike ede 10 vjet te tjera ne karrige.

  25. ali says:

    Ty Lora ste kuptoj sepse edhe ben komente dhe nuk e ke ndjekur fare politiken.Ti i thua Gjinushit pse nuk fole para 8 majit kur dihet shume mire se ai ka qene kunder zhvillimit te zgjedhjeve lokale ne keto kushte.Ketu tek Tema eshte botuar nje interviste e tije ku nder te tjera thote se keto zgjedhje po zhvillohen ne kushte me te keqia se 2009,e per pasoje do jene me te keqia.Madje ai deklaronte se hyrja ne zgjedhje ne keto kushte eshte vetevrasje per opoziten.Dihet se ai ska qen dakort me PS per heqjen dore nga kushtet per zgjedhjet lokale.Edhe ndryshimet kushtetuese PSD nuk i ka votuar,ndersa per sistemin zgjedhor gazeta shqiptare ka botuar nje material te GJinushit, derguar PS e Rames,nje vite para zgjedhjeve ku parashikonte gjithe cka ndodhi.Ben mire ta lexosh per te kuptuar se Gjinushi sflet kurre pas pilafit por eshte e kunderta ,i kane dale gjithe cka thene.Eshte i vetmi qe qendrimet nuk i mban sipas interesave te vehta por sipas interesave tona.Po ta kish degjuar Nanua e tani Rama, Gjinushin Sali shpellari sdo te qe ne pushtet per te na vrare e vjedhur ne mes te dites.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje