Lulëzim Basha me dash, Dritëro Agolli me telefon

28 Korrik 2011, 11:39Politika TEMA

Nga Astrit Vorpsi

Sa herë që në vendin tonë ka momente festimesh të rëndësisë së veçantë, instikti i genit m’a shpie mendimin gjithmonë te poeti Jeronim De Rada, te vargjet e tij: Në qiell Engjëjt bënin veç gostinë e tyre.

Ia kam gjetur shpjegimin kësaj prirjeje për te De Rada krejt natyrshëm, si njeriu që orientohet prej busullës në drejtim të Veriut. Aparati orientues në rastin tim kanë qenë referencat e shpeshta që i kanë bërë poetit disa nga emrat e mirënjohur të kulturës shqiptare. I është referuar Konica, Noli, Çabej, Poradeci, Kadare, etj.. Me sa duket ata me vështrimin e tyre referues te De Rada na kanë treguar se ku është Veriu ynë historik e kulturor.

Porsa pashë gostinë që festonte celebrimin e kryebashkiakut Basha me dashin e kurbanit të shkuar nën thikë, mendja fluturimthi më shkoi te Faik Konica. Nga bashkëkohës të tij është sjellë një fakt shumë interesant për një bisedë të bërë mes Konicës dhe Nolit.

Konica kishte nisur të hidhte në letër idetë e tij mbi të ardhmen me orientim perëndimor që duhej të merrte populli shqiptar dhe në këtë kontekst do shkruante edhe një pamflet – satirë idea e të cilit ishte: Gjithë ministrat e qeverisë shqiptare bëhen synet në ditën e Bajramit. Mirëpo kjo mbeti në nivel ideje, bisede pasi ligji i nxjerrë nga mbreti Zog për ndalimin e mbajtjes së perçeve në rrugë e bëri që të ndryshonte mendim duke e nuhatur këtë orientim properëndimor.

Konica m’u kujtua menjëherë kur pashë në TV momentet e ceremonisë, gostisë së kurbanit që bënin kurban dervishët e Bashës në trotuarin përpara Bashkisë së Tiranës. Nuk mund të më largohen nga mendja fytyrat e atyre burrave tironas që dukeshin të lumturuar në këtë ditë kurorëzimi fitoreje të Lulëzim Bashës, skifterit të tyre tokësor. Me vështrime që shprehnin dëshirë (ah e shkreta moshë që nuk ua lejonte që ta bënin ata atë punë) për të qenë çdonjëri në rolin e djalit që mbante dashin për brirësh ata më dukeshin si ata burrat që rrinë rreth e rrotull sazexhinjve e që dëfrejnë për bërjen e djalit synet. Ndërsa djali që pozonte me thikë në dorë me kokën e tij, por pa brirë, më të madhe nga koka e dashit që e shtrëngonte për brirësh më dukej si simboli më autentik i primitivizmit shqiptar.

Kështu i ka përshkruar zonja angleze Edit Durham shqiptarët 100 vjet më parë. Ajo me siguri kish ndjekur edhe ceremoni fillimi ndërtimi të ndonjë shtëpie, ku bërja e dashit kurban gëzonte njerëzit për hedhjen e themeleve të reja.. Kjo është tradita, dashi theret për fillim shtëpie. Këta Bashët sot na sajojnë tradita të reja, spekullojnë me qëllim. Po të ishte kështu tradita atëhere do e kishim parë në kurorëzimin e mbretit Zot, dhe aq më shumë akoma për kurorëzimin e Berishës president. Aida Shehu nuk do kishte hapur shishe shampanje në Kuvend por së bashku me Dritan Shehun do kishin therur lopën përpara Presidencës dhe Kryeministrisë.

Njëqind vjet pas Edit Durhamit po kështu me thikë në dorë e shikojnë ambasadorët perëndimorë shqiptarin që derdh gjak në bulevard, për kurorëzimin e atij që e quajnë Kryebashkiaku modern shqiptar. Konica do e quante “Basha modern me poture”.

Makabriteti i skenës të therjes së dashit shënon edhe një herë më shumë portretin psikologjik shqiptar, genin e përçudnuar që veç mbrapsht mendon.

Ruajna Zot, po sikur një ditë të lexojmë në shtyp se Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur që të gjithë meshkujt e Bashkisë së Tiranës do të bëhen synet dhe mbetjet e tyre pas prerjes do të vendosen si kurban në themelet e Parlamentit të ri nga duart e ish Ministrit Ylli Pango? E imagjinoni dot lumturinë e Kryeshoqes së Parlamentit, Jozefina Topallit!!!

Jozefina Topalli i pranon me kënaqësi këto myslymanizma dhe ajo ndjehet shumë e inamorueme pas këtyre riteve primitive. I jap të drejtë At Zef Pllumit kur thoshte se “Jozefina është myslimania më e madhe n’ mes të katolikve”.

Sikur të mos mjaftonte gjithë loja ceremoniale e uljes së Bashës në karrigen e Kryetarit, papritur, pak minuta pas kësaj therjeje e spërkatje gjaku para Bashkisë, nëpërmjet telefonit Bashës i vjen urimi prej shkrimtarit Dritëro Agolli.

Çfarë e ka shtyrë Dritëro Agollin me stil babaxhani që të ketë nevojë, që ta ndiejë kaq imperative bërjen publike të kësaj telefonate private?

Socialisti Dritëro Agolli pavarësisht nga veprimtaria e kohës së kaluar, mbas dënimit publik që i bëri kohës së Enver Hoxhës, të paktën në këto njëzet vitet e fundit është mbajtur për burrë i ndershëm dhe realist në gjykimin e historisë dhe personazheve të saj.

Logjika e kërkon që përpara se të uronte Bashën, Dritëroi duhej të uronte Arben Ristanin për punën e mirë në administrimin e proçesit të numërimit të votave, për “kontributin që solli në pasurimin e eksperiencës juridike shqiptare”, sipas fjalëve të vet Zotit Berisha. Por Ristani është për votat, jo për pasuritë e patundëshme.

Vallë e ka fshirë kaq shpejt nga kujtesa shkrimtari Dritëro Agolli faktin se Lulëzim Basha ishte së bashku me Sali Berishën në zyrën e Kryeministrisë nga ku u dha urdhri për të vrarë bashkëqytetarët!? Nuk i prishet ndopak gjumi Dritëroit, këtij Qytetar Nderi të Tiranës, nga fotot e fëmijve të përlotur, baballarët e të cilëve janë vrarë në demostratë me atë urdhër që e ka përcjellë Lulëzim Basha të dhënë prej Sali Berishës. Lulëzim Basha kishte një mundësi deçisive në dorë në momentet e dhënies së urdhrit për të vrarë. Le të na shpjegojë sesa sakrifikoi nga vetja e tij për të penguar, për të ndaluar zbatimin e urdhërit të vrasjeve. Këto Dritëroi i di mirë, sepse ia gjakosën Basha e të tijët Bulevardin e qytetit ku ai është Qytetar Nderi.

Një nxitim i çuditshëm ky i shkrimtarit Dritëro Agolli edhe për një fakt tjetër tepër të rëndë. Harroi vallë Dritëroi që Ministri Lulëzim Basha përgatiti dosjen e dhurimit konspirativ të një sipërfaqeje deti shtetit grek në kundërshtim me Kushtetutën Shqiptare. Fjala është për atë pjesë deti ku Dritëroi si Kryetar i artistëve shqiptarë bënte shëtitje me varkë gjatë verës dhe shkruante poezi për Nënën Shqipëri.

Shqiptarët përgëzojnë të gjithë ata që ndihmuan që të dështonte kjo ndërmarrje antikombëtare, e cila do mbetej në histori njëlloj si grabitja prej serbëve e Shën Naumit, dhuruar prej mbretit Zog në kompensim të ndereve që serbët i bën atij për të ardhur në pushtet.

Me gjithë respektin, ndoshta mosha ia mjegullon me raste arsyetimin, po e shoqja, ç’bëri Sadija, e cila e ka inteligjencën e mjaftueshme për ta kuptuar rëndësinë e problemit. Këtu qëndron e keqja e Dritëroit në këtë rast.

Veprimi i telefonatës uruese ka një nxitje shumë presuese. Ky është një veprim gruaje. Kjo nxitje me siguri i ka ardhur nga e shoqja, Sadija, e cila e gjendur në panik se ç’do u ndodhi fëmijve me bizneset tani që erdhën këta të tjerët, e ka menduar si shumë “diplomatike” që, më mirë le të përdoret Dritëroi me pak humbje nga integriteti i tij në këtë rast sesa të humbasin perspektivën fëmijët dhe nipërit e mbesat. Prirem shumë që të mendoj se me intuitën e tij Dritëroi fillimisht nuk do e ketë dashur t’a bëj këtë veprim. Mirëpo halli i fëmijve që ia sillte orë e çast para syve e shoqja e vuri në siklet të madh. Tek e fundit, e ka argumentuar Sadija, Dritëroit do ia marrin si gjest fisnik mbi partiak, veprim civilizues, ndërkohë që i rregullojmë urat me këta të rinjtë në pushtet. Me urimin drejtuar Lulëzim Bashës shkrimtari Dritëro Agolli i përcolli mesazhin e kompromisit direkt Sali Berishës. E ka ndjerë shumë të nevojshme që këtë mesazh t’a bëj të njohur për të gjithë shqiptarët.

Lexoja një gazetare, A.Basha e cila e interpretonte këtë urim të Dritëroit si një sinjal për Edi Ramën e të gjithë socialistët, etj, etj.. Më vjen keq por më duhet të them se je shumë larg së vërtetës zonja gazetare.

Kur bëhet një veprim publik në nivele të larta, pyetja e parë që lind është: kush fiton dhe kush humbet nga veprimi. E them me siguri se shkrimtari Dritëro Agolli i ka futur një thikë mbas shpine Shefit të partisë së tij, Edi Ramës. I ka futur në shpinë një thikë më të madhe sesa ajo që mbante në dorë përpara kamerave djali me kokën si dash i kurbanit të Bashës.

Ja pra, aroma dhe lavdia e Patriarkut të socialistëve e ka shtyrë fantazinë e Dritëroit deri në ato kufij arsyetimi se, çdo gjë që shpreh dhe çdo qëndrim që ai mban ndaj probleme të jetës shqiptare s’mund të jetë tjetër veçse e vërteta e pakundërshtueshme. Në këtë terren i shtyrë nga e shoqja, shkrimtarit të vetkënaqur nga idolatria e masës i nxitet imagjinata dhe mendon se mund të bëj edhe një sjellje kavalereske, një gjest fisnikësh, pavarësisht sesa u rëndon ky gjest mbështetësve të tij në Parti.

Përse ky urim nuk u bë privat, por mori përmasë me jehonë mediatike të veçantë?

Sjellja kavalereske e shkrimtarit Dritëro Agolli ka mbrapa saj edhe një domethënie tjetër. Kjo domethënie shkon me arsyetimin – Unë dua që të konsiderohem si hero nga socialistët, si patriark etj, por ama mua të mos më hiqet asnjë fije floku. Duke qënë se me Bashën kemi hyrë në një fazë të re zhvillimesh, atëhere duhet menduar edhe për njerëzit e dashur që kemi rreth nesh. E atëhere duhet të mendojmë edhe për fëmijët, për dhëndurët, për nipërit e mbesat, për ndonjë biznes që kemi, për të ardhmen e tyre kështu që, hedhja e një guri në kohën e duhur vret dy zogj. Më një anë mendon Dritëroi u themi socialistëve tanë të dashur se duhet të respektojmë vendimet e institucioneve ligjore pavarësisht sesa të drejta janë vendimet e tyre, e kështu jemi në rregull me rrymën Berisha dhe ambasadorët dhe nga ana tjetër le të përkëdhelim e të mbajmë raporte respekti reciprok me këta që morën frenat e pushtetit dhe që të bëjnë atë që s’ta bën Perëndia.

Me detajet e këtyre interesave materiale le të merren të tjerët, pasi dua të qëndroj te thelbi.

Në këtë mënyrë Dritëroi edhe socialistëve nuk ua mban të fshehur këtë raport xhentëlmenësh me Bashën, pra me demek nuk ju kam tradhtuar në ndonjë pazar të fshehtë, e bëra vet publike telefonatën ndërkohë që më anë tjetër garanton mos dëmtimin e interesave familjare nga kundërshtari i tij politikë.

D.m.th. vendin e dua shumë, interesat e demokracisë i kam shumë të dashura, por ama më dhimben më shumë interesat e mia të jetës së përditshme.

Kjo më kujton sjelljen e klasës politike shqiptare kur erdhën italianët në 39ën. Pavarësisht se erdhën si pushtues, si armiq, politikanët shqiptarë dolën dhe i pritën siç mund të pritet mbreti. Mjaft të siguronin pasuritë dhe privilegjet familjare.

Ja pra përse shkrimtari Dritëro Agolli më mirë do të ishte që të heshtëte e të mos e bënte atë urim sesa bëri pazar shumë të lirë me disa nga vlerat e tij morale e politike.

26 komente në “Lulëzim Basha me dash, Dritëro Agolli me telefon”

  1. Grigor says:

    Nuk e degjova “patriarkun” para se te uronte te kishte ngushelluar jetimet e 21 janarit. Nuk e degjova te shprehej rreth vjedhjes 200 milionshe ne rrugen e Kombit. Nuk e degjova te fliste kur diten per diell ky bashibozuk qe tani e qujane kryetar bashkie se bashku me padishah Saliun falen sikur ti kiahin te tyret greqise qindra km katror siperfaqe detare. Nuk e degjova “patriarkun” te fliste kur u ngriten varrezat greke, kur u zhvarrosen te vdekurit ne Kosine, kur po behet regjistrimi tragjiko-komik i popullsise me vetedeklarim. Mbase nuk e ka pare te arsyeshme. Mbase ky u duk momenti me i duheur per te folur. Mbase per keta qe kane qeverine moren dhe bashkine duhet thene nje fjale e mire, se mbase ta mbajne mend per mire. Mbase dhe mosha ben te veten. Mbase dhe mendja e ndritur e letrave ka rreshqitur ne honin e pleqerise duke lajthitur. Mbase….

  2. bacamertur says:

    ca pret nga nje plehre qe sa ishte jashte politikes beri cdo gje per te gjetur ca prova gjaku bagetish ne nje shpi te vjeter shqiptare per ta percjelle si gjak serbesh medemek te vrare e te bere copa si e si qe ti nxinte fytyren vendit qe e ka linde …si e mban kjo toke nuk e di!!plehre!vrases!!
    keta tironsit e vjeter mbetje te jenicerve jane , nje mase amorfe qe fusin kembet ne ujin e ftohte te lanes e hane buke e djathe e qepe te njoma!!anadollake driteshkurter …gjame ma e madhe per ne shqiptaret ishte pushtimi turk ..

  3. Toni says:

    Aludim i drejte, llogjika perputhet me faktet, arsyet nuk mund te dalin ne pah pasi informacioni eshte shume i vaket, dhe tersisht ne baza aludimi. Dicka eshte e sigurt, qe Driteroi foli, dhe foli ashtu sic nuk i ka hije, dhe nese na merr malli nuk e di ne do duam ta gjejme me ne raft te librave. Shqipetari pa dinjitet eshte nje hic. Dinjiteti i Shqipetarit eshte Shqiperia, po u shit dinjiteti ke shitur Shqiperine, dmth nuk je me Shqipetar, pra je nje HIC.

  4. vlora 1 says:

    Epo lereni Ahmetin te gezoje dy dite te bardha me djemte e tij.Pac faqen e bardhe o Dritero dhe nje mallkim po i jap vetes.-Mos u plaksha kurre nqs vjen nje dite dhe turperohem ne pleqeri-dhe ketu nuk e kam fjalen per prostaten por per `xhevahire` si keto te tuat o i madhi dhe i vogli Dritero

  5. Tani says:

    Edhe si shkrimtar nje bajge fshati ishte.. fshatari qe nuk behet dot kurre qytetar se ja ze syte shpirtvogelsia..

    1. plaku partizan says:

      ike ore trumeca,apo cexami ty ste ka dal skutina akoma do korigjosh driteroin ti nuk je ase sa muti i driteroit na u heqeke si qytetare ti i dal nga pylli.driteroi eshte qytetari n1 i shqiperis.

  6. plaku partizan says:

    LERENI DRITERON NE PUNET TIJA DRTEROI TE VRET ME PAMBUK JO ME PLUMP SI BASHA,TELEFONATA ETIJ KA QEN THERESE PER BASHEN,JO NJI URIM I VERTET

    1. zjarri says:

      O plaku partizan (agolli) eshte nje komunist bolshevik 100% karat rus…shqiperia eshte e zeze nga keta “Ramis Alia, Agolli, Godo,Berisha, Nano,” dhe komunist partizan si puna jote, KUR POPULLI TI VARI NE LITAR DHE TI MBERTHEJE ME GOZHDE, ATHERE SHPETON “POPULLI DHE SHQIPERIA”

      1. sadija says:

        me partizanet mos e keruaj ti ballist i keq ju vetem per te ngren pula ini.driteroi eshte drite vertet sic ka emerin,po varet kushe ekupton sarkazmen e tij te holl dhe therese si thubi i bletes ,qe po u ben shum te vrasin………..

      2. plaku partizan says:

        zjarri do kesh ngelur pa dru si duket do jesh fikur a ftuar fare terezija.po kur ta kuptosh ti driteroin do jet von per ty. driteroi ta fut me terezi kure te dal te qafa e mer vesh,edhe basha atehere do e mari vesh kure ti dal tek qafa se ka filuar ti hyje.

  7. LUAN says:

    Mos ja merrni seriozisht urimin , kur ti dale pija do thote te tjera gjera .

  8. danny says:

    Mos u habitni,c’mund te prisni nga nje pijanec?.Driteroi,eshte katandisur si Mao Ce Duni,ne ate kohe,qe fliste gruaja per te.Driteroi,ka kohe qe ka rrjedhur,eshte ndryshkur,ndaj eshte e lehte ta perdoresh.

  9. SADIU says:

    Zylua, personazhi i tij per tere kohen Dritua ka personalizuar vehten e tij. Po ta vezhgoni apo kujtoni me kujdes veprimtarin e tij, telefona e thika shoku Dritero ka bere e futur vazhdimishte. I futi dhe e mori ne telefon Ramizin ne vitet 90, kete i beri edhe FATOSIT e tani RAMES.E kane lene mente se per gjerat e keqia te te doktorit te tij te zemres z.Sali nuk ka thene as gje. Por nje gje duhet ta dini biznese nga socialistet kane vetem femijet e tij. KOTE SA MEREMI ME NJE TE CJURUFJAKSUR.

  10. tajar zavalani jr. kansas-us. says:

    Une e njoh jo pak familjen e Driteroit aktualisht, ku komanden e ka e bija dhe dhendri Luan Muameti qe kane biznese si EKSPO-Group etjera, etjera, e qe i lepihen Ridvan Bodes…pra Pushtetit Mafioz aktual (Ridvani dhe Driteroi katundare nga e njejta zone jane, prandaj dhe “zgjuarsine” e kane njelloj) TE TJERAT KUPTOHEN O MILET SE PERSE DRITEROI I TELEFONOI HAJDUTIT-VRASTARIT LULZIM BASHA, KETIJ MEKEMBESI TE BISHES SALI BERISHA…
    Me shume te drejte e mencuri ish-Prefekti i Tirones ne vitet 40, Qazim MULLETI ka thene: “Ah mi Partia Komuniste sa fare e keqe paske qen…”. Ketu Driteroi, Berisha, Nanua, Godua, …e bijte e tyre hajdute e vrastare jane po te asaj partie, te PKSH apo PPSH, e prej 1990/91 ndrruan emer e dhe e bene me mashtrues si PDSH-Berishe dhe PS-Nano e Company.

  11. tg usa says:

    dritero je plakur tani mos fol me

  12. eli-Tiv says:

    ….vertet si nuk foli Driteroi kur ndodhen vjedhjet, vrasjet…renja e shtetit…Si duket Driteroi i pelqejne gostite…ku therret mishi e behet feste…mbi c’fare u be feste…?? …ke bene kurban..??…Ndofta instikti i pijanecit…e i myslymanit….jane me te forta tek ai …se sa te qenurit shqiptar..Noli e Faik Konica vdiqen te varfer e te vetmuar….por lane vlere te madhe si trashigim…e shume …shume nga ne jane krenare qe jane pasardhes te tij…c’rendesi ka ketu femijet biologjike??

    1. ?? says:

      Tel-Aviv,pamvaresisht,dhe Driteroi ka lene nje Thesar te tere pamvaresisht se pi nje cike

  13. AlbinoBlackSheep says:

    Një nxitim i çuditshëm ky i shkrimtarit Dritëro Agolli

    Aspak i cuditshem.Dhendurret e Driteroit kane biznese ne Tirane,qe tani e tutje Basha ka kompetenca mbi to.Driteroi ka vepruar vetem per interesin e tij personal

  14. tekniku says:

    Veprim civilizues.Ndoshta.Por ne nga anet tona,nga eshte dhe poeti anjehere nuk i kemi thene hajdutit burre i ndershem dhe vrasesit njeri paqesor.Eshte njesoj sikur Driteroi ti uronte personazhit te tij Sali Protopapa mireseardhe mytesarif efendi.Dicka nuk ecen me ty plaku Mere.Deri ku ke levizur nga idealet e tua ti e di,por per mua me fisnik u tregua gjirokastriti se devolliu.Ne se i mbahesh shprehjes nga je nga fshati i gruas ,qendro ku je.Shkodranet asnjehere nuk kane patur Parti dhe bindje politike.Gjithsesi ky eshte nje supozim…..

  15. devolliu says:

    shkrim i goditur,turp “patriarku” i PS,Ky ka qene gjithmone patriarku i bythes vet,sepse me ka krijuar bezdi sa here quhej keshtu.Me kujtohet ne kohen e PP si shijonte privilegjet e anetarit te KQPPSH.Sa mire e kujton kete autori i shkrimit kur flet per shetitjet e tij ne Jon,Sadija pastaj e ka terheq nga hunda,Grua qe ska lene privilegj te burrit pa shfrytezuar,te vjen te vjellesh kur hiqen te ndershem.sa i ka xane krahu kane korr ne gjithe kohrat,luan Muhameti ne kohen e Nanos e mori free ekspoziten,pastaj ju lepi Majkos e Metes ,rames dhe tani Bodes,Berishes e Bashes te mbroje te njejtat privilegje.Ptu ptuuuu plak hipokrit e djallezor,Mos kujto se neser me nje shkrim 360 grade ndryshe do amnistohesh,E humbe fytyren pergjithmone,

  16. +10 says:

    Ka frike se mos ngelet pa truall ne Shishtufine, se dihet qe edhe atje po nuk ke mik ne Bashki nuk te jep njeri 2 m vend.

  17. vladimir says:

    MOs u merrni me driteroin .ai nuk eshtetruri i kombit eshte thjesht nje shkrimtar i madh fshatar i Partise dhe plaku i rrjedhur i nje partie te madhe

  18. sadija says:

    po si mor i dashur burr na terperove tani ne pleqeri

  19. Lir Koka says:

    Keta i therren dashin, Driteroi do i coje nje torbe me balte Bashes qe ti kujtoje babain biologjik qe e ka dashtun aq shume megjithese 20 vite para ja drodhi prej hallit.Megjithese ai ja vari ene cunit qe ka ne Rusi.Pun katunari me talent per vargje per rakine e balten.E ka thene vete se eshte katunar devolli deri ne vdekje.

  20. luis says:

    Po cprisni nga Driteroi more zoteri,se mos ka folur ndonjeher gje te mencur,dikur i thurte himne diktatorit,kur e pa se sistemi po shembej ne u hoq sikur ky zbuloj thembren e Akilit sepse me Ramizin askush nuk kishte frike me sepse ai vet ishte realizuesi i ketyre teformave,se sa per popull ne do ishim akoma me ideollogjine e Dulles,pastaj tjeter ai ka nje grua shkodrane myslimane me thunder qe i ka pelqyer kurbani me dash,dhe ne vend qe ta uronte ka detyruar te shoqin qe nuk di me ne cilen bote eshte,ne ate te te gjalleve apo ate te vdekurve.

  21. Ndoc sukaj says:

    Kurbani i therur per z.Basha eshte nje abuzim pas grabitjes.Ne kete kontektst edhe dashi i therur mund te quhet nje ,,viktime,, fatkeqe kafsherore per festimet per vjedhjen e pushtetit.Pas shume viktimash qe rane ne fushen e luftes per liri dhe demokraci per te gjithe ,,Dashi i Lulit,, mund te quhet viktima me e vogel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje