Berisha: Del në konferencë për unitetin e Kosovës, sulmon presidentin e kreun e opozitës

28 Korrik 2011, 14:11Politika TEMA

Të paktë ishin ata që prisnin nga kryeministri Sali Berisha të fliste në konferencën e djeshme për shtyp për çështje të tjera përveç ngjarjeve të fundit në Kosovë. Ditën kur Kosova po ziente, Berisha ka folur për shegët dhe boronicat, duke u mjaftuar me një deklaratë të Ministrit të Jashtëm, që lau gojën duke thënë thjesht se palët duhet të dialogojnë për të zgjidhur krizën.

Dje Berisha doli me një copë letër përpara dhe lexoi një deklaratë, që në plan të parë dukej me ngjyrime të forta. I ngrysur, me qëndrimin që meriton një ngjarje e tillë, ai lexoi deri në fund deklaratën duke e ngritur rrallë kokën. Më pas, krejt papritur, ai iu drejtua gazetarëve, duke u kërkuar ta pyesin. Dhe gazetarët nuk ia kanë përtuar dhe menjëherë e kanë pyetur për krizën në fund. Në këtë moment kryeministri ka sulmuar rëndë presidentin e vendit, duke thënë se kreu i opozitës, Edi Rama, e ka në xhep atë.

Më poshtë është deklarata e plotë e Berishës për situatën e Kosovës:

“Qeveria e Shqipërisë po ndjek me shqetësim provokimet  e rrezikshme të bandave të serbomëdhenjve në kufirin verior të Republikës së Kosovës. Duke mbështetur plotësisht të drejtën dhe vendimet e qeverisë së Republikës së Kosovës për garantimin  e rendit kushtetues, integritetit dhe kontrollit të plotë të territorit të saj, qeveria e Republikës së Shqipërisë  dënon aktet  kriminale të fallangave  të serbomëdhenjve në vendkalimet në kufirin verior të Republikës së Kosovës, vrasjen e oficerit të forcave speciale të Kosovës, djegien e ndërtesave të doganave dhe sulmin e djeshëm të armatosur ndaj njësive tokësore dhe ajrore të KFOR-it në vendngjarje, të gjitha këto të mbështetura, të frymëzuara, të paguara nga qarqe ultra nacionaliste të Beogradit.

Qeveria shqiptare  deklaron se flakët e zjarrit dhe tymi në ndërtesat zyrtare në vendkalimet kufitare, në kufirin verior të Republikës së Kosovës, vrasja e oficerit të forcave speciale të saj, sulmi i armatosur ndaj  njësive të KFOR-it në vendngjarje, dëshmojnë qartë  se fantazma e Serbisë së madhe paraqet sërish rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Qeveria shqiptare mbështet plotësisht autoritetet dhe popullin e Kosovës, KFOR-in dhe autoritetet ndërkombëtare në Kosovë, për vendosmërinë  e tyre për garantimin e rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës dhe vendosjen në kontroll të plotë  në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e vendit të të gjitha vendkalimeve kufitare të kësaj Republike. Ne jemi të bindur se çdo përpjekje për dhunim të integritetit, territorit dhe rendit kushtetues  të Republikës së Kosovës do të marrë përgjigjen e merituar. Qeveria shqiptare, ndonëse është për lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe ideve dhe kundër çdo lloj embargoje, mbështet plotësisht vendimin e qeverisë së Kosovës, bazuar në parimin e reciprocitetit, për ndalimin e hyrjes se mallrave serbe në Kosovë, si vendim tërësisht i imponuar nga embargoja  disa vjeçare serbe për mallrat e Kosoves.  Ne jemi të vendosur t’i japim Kosovës të gjitha lehtësirat portuale dhe të tjera, për të përballuar embargon e Serbisë ndaj saj, me pasoja sa më të vogla.

Qeveria shqiptare i bën thirrje qeverisë së  Kosovës dhe qeverisë së Serbisë të marrin të gjitha masat për uljen e tensionit dhe krijimin  e kushteve për suksesin e dialogut  dhe negociatave, në kuadrin e procesit të Brukselit, si proces midis palëve të barabarta, tejet i rendësishëm për vendet e tyre, paqen dhe stabilitetin  në rajon”.

22 komente në “Berisha: Del në konferencë për unitetin e Kosovës, sulmon presidentin e kreun e opozitës”

  1. Rani says:

    Hajt se shume mire ja u ben kosovare qe e adhurojne shtazen se natyrisht duke qene shtaze vete nuk mund te ahdurojne te tjere perveç shtazeve.

    1. raimondi says:

      Ca ja fut edhe ti o burre!!! –Po ca te bejne kosovaret ? Me ke te behen ?Me Edin ???

      ———Me Edin nuk behem une qe jam me Enverin , se e shof se cfare rrembythje eshte Edi nje Servil ipeshtire i Papndreut —- Edhe ka sy e surrat kerkon votat e Shqiptareve

      — Edi nuk flet me force kunder Sales sepse Sala e ka kapur me ndonje dicka te jashteligjshme Edushken
      dhe tani Sala e shan e kerdis
      dhe Edi qe dikur ulerinte kunder Sales ..Ooo doktooor !! ne mes te Tiranes ,tani nuk ja mban te thote asnje fjale ,por ben lojen e Sales ne hesthje,duke pritur se mbase percahet e djathta vet vetiu ……–

      ———-Edi nuk flet nje fjale per shqiptaret jashte Shqiperise — Ai eshte skandal fare

      –Une nuk e kuptoj si kerkon Edi te behet Kryeminsiter i Shqiperise kur ai gjithe keto vite ne opozite nuk ka thene nje fjale te vetme per shqiptaret e Kosoves —- C’eshte ky njeri qe kemi ne krye te PS-se ???–
      —-Ky na fyen intelektin e prapanices kur mendon se mund te genjeje elektoaraitn socialsit me ato parrullat e tij bajate per …”Progresin” dhe duke mos thene asnje fjale per patriotizmin ,ky fyen ndergjegjen tone patriotike ———

      —Ky nuk eshte per politike –se ky s’e ka haberin fare c’eshte politika ?

      ——–Te jesh kryeminister nuk do te thote qe te merresh vetem me lyerjen e pallateve — Ne jemi nje komb i ndare ne 5 shtete — Dhe lideri i opozites qe kerkon te behet kryeminister
      i duhet te flase per keto probleme ,— Se c;kuptim ka hiq nje Sali ver nje tjeter me keq se Sala ……!!!!!!

      -Ti thua pse kosovaret jane me Salen ?————–Po Edi nuk flet fare

      Rexhep Qosja po e ndihmon Edin me shume se gazetaret e majte te Shqiperise duke shkruar pro Edit artikuj te shkelqyer
      dhe Edushka nuk flet fareeeeeeeee , sa per te lare gojen , nje fjale per popullin e Kosoves

      ———– se ka hall se na i kalon gbjirua shtrember Papndreut

      ————- Edin nuk e voton me njeri — se po i del boja komplet me keto metodat e tij paqesore , dhe me protestat 1 her ene 6 muaj

  2. plaku partizan says:

    keq na vjen per ata njerez te ndershem se per ata qe e kan mendjen te ky gomari sna vjen keq jo se u ngriten e erdhen votuan per qenin

    1. preng sherri says:

      kam qene i pranishem ne Tirane ne nje miting te organizuar per Kosoven,ishte akoma lufte.Merrte pjese dhe Stipe Mesic,ish president i jugosllavise dhe Kroacise.E njejta gje ka ndodh dhe atje.Me erdhi turp pasi lideret e PD e kthyen ne nje miting kunder qeverise.
      Nje grup njerezish(i vogel ) i jemi drejtu ambasades jugosllave.Prani shume e madhe e forcave speciale dhe dhune e menjehershme per levizjen dhe me te vogel.Kjo ndodhte vetem disa dite pasi kishin djeg ambasaden tone ne beograd.
      kemi ngel tu fol ketu perdite,me duket krejt e padobishme,ky popull(NJE PJESE E MADHE,TE ME FALIN TE TJERET) ndoshta kete do,eshte i gatum pa krenari,pa komb,pa asgje.Por po shkojme drejt zhdukjes.Mbijetojme fale USA.

      1. Rani says:

        O preng kjo qe thua ti po konfirmohet çdo dite edhe une e thashe ne nje koment dje se me kete politike pa koke dhe me kete popull qe vetem popull nuk e ka emrin, neve si komb jemi te destinuar te zhdukemi. Ne gjithmone e kemi ngritur ne piedestal te huajin edhe kur ai na djeg na vret ndersa ne nuk mund ti bejme asgje te huajit se duhet “te dialogojme me te huajin” paveresisht se ai vazhdon te na vrase ose te na djege. Ne nje parade ushtarake para disa ditesh komentatori qe komentonte tha se “ai popull qe nuk meson nga e kaluara eshte i destinuar te deshtoje” dhe kjo besoj i ve kapakun te gjitha komenteve tona pa vlere ne kete gazete. Si mund te arsyetosh me nje popull te kafsherizuar qe nuk do te shohe realitetin ashtu siç eshte qe voton akoma Sali Berishen, po te duash ti bindesh se jane gabim te nxjerrin syte, nderkohe qe nje analize e shkurter mjafton qe te arrijme ne konkluzion se Shqiperia qe nga 91 ka ecur kuturu duke u shkaterruar pa ndalim deri sa mos te kete me gje per tu shkaterruar dhe per tu vjedhur. Ky popull qe rehabiliton figura si Sali Berisha hartuesi i shketerrimit perfundimtar te Shqiperise ne 97, ky popull ka nje problem te madh te konceptimit te se ardhmes se tij, neve kemi qejf qe te dalim ne mitingje te ndjekim shtazarake si Sali Berisha nderkohe qe per problemet e medha per fukarallekun per korrupsionin e te tjera nuk e luajme bythen. Me duket se neve e kemi ne ADN injorancen prandaj nuk mund ta heqim.

        1. preng sherri says:

          RANI
          cfare te thuash,me duket dhe mua kret e kote.
          Cdo fjale e tepert eshte fukarallek.Uroj vetem te kete nje zot e te na kete kujdes ne,familjet tona,popullin tone se keshtu si po shkojne punet ,jemi tu u pergatit per tek kasapi.

  3. Petro says:

    Mire tu behet kosovareve budallenj qe kane 20 vjet dhe nuk e kane kuptuar ende se saliu eshte dora e Beogradit ne Tirane, ose me mire pas hipjes se bashes ne shkallet e bashkise dhe persheshit me qumesht qe ha per dreke ne zyre ta quajme Tirograd.

  4. inf says:

    Po ky dallkauk po mbulon mutin e tij me shurren e thaqit.
    Si nuk i vjen turp ,flet ky per Kosove ,,ky qe shiti trojet
    Shqiptare ,ky qe shiti det e toke Greqise,ky armiku NR 1
    i kombot ,,ky bashkepuntori i Serbise dhe i Gejxhit i
    Nikola Gejxhit armikut me te madhe qe ka sot, kombi jone.
    Flet ky perbidesh,qe per karrige pret dhe zgjepsit e afrikes
    ,flet ky maskara qe e ka shit ,me vakt e me kohe ,Kosoven.
    Flet ky bastard,ky rrugaç e mashtrus qe beri me Damir Fazlliqin
    nji mije e nji,Dallavere ne KOMBIN SHQIPTAR.
    Ptuuu te mbulofte turpi i perjetshem o Kolera e ALBANISE o
    palaçoja e Shqiptareve ,o njeri i krisur nga trute o njeri i poshterr
    qe shite det e toke per kolltukun tend te qelbur ,
    Ptu te mbulofte Vdekja sa me shpejt o varremliu i shqiptareve.
    Po ik o klysh komunisti ,ik leri keto manovra o plere o bazhibozuk
    i Mafies se ALBANISE,po ik o dallkauk o hajdut o sharrlatan
    Kur te vdesi KY,,, Do jete dita me e bukur e ALBANISE
    Kur te vdesi ky do jeti çlirimi i KOMBIT –SHQIPTAR
    Vdekje kesaj mostre ,qe te shpetoji pergjithmone
    Albania dhe Trojet Shqiptare Vdekje o zot i madh ,qeroje ket Kolere
    nga faqja e dheut.pik…..

    1. preng sherri says:

      INF
      Mendo pak sikur DOKTOR MORTJA me 28 nentor 2012 te marre pjese ne Vlore per 100 vjetorin e pavaresise.Kulmi!

  5. polo mihali says:

    Te lumt goja dhe pena o inf.Edhe emerin kur ja degjojme keti p-erboindeshi na hipen tensione .E befte nje oree me pare lutja Juaj tek Zoti.Vetem tek Ay ka mbetur shpresa e Shqiptareve te ndershem.Bota , si gjthmon po ben sehir dhe nuk duhet pritur asgjer prej saj.

  6. Ton says:

    Dashnori i kosovareve, Baca The Sali, po i’a fut sa krahu Kosoves, si gjithmone.
    Dashnoret e tij kosovare qe kalojne ne orgazem sa here i degjojne emrin, vetem se eshte mysliman dhe e ka mbiemrin Berisha, vazhdojne t’a krahasojne me Skenderbeun.
    Por ce do se kurva serbe po vazhdon programin e vet kur ne krye te Shqiperise ka The Sali dhe ne Kosove The ThaQi.
    Burra si Adem Jashari nuk i vijne me kesaj toke. Kosova eshte marre ne dore nga hajdutet dhe popullohet nga lepujt!
    The Sali nuk e ka ”rrujt” dhe nuk ka ”me e rru” ndonjehere per Kosoven apo Shqiperine.

  7. Emigranti says:

    Te lumt goja dhe pena o inf .Edhe emerin kur ja degjojme ketij perboindeshi na hipen tensione .U
    realizofte nje ore me pare lutja Juaj tek Zoti. Vetem tek Ay ka mbetur shpresa e Shqiptareve te ndershem .Bota , si gijthmon po ben sehir dhe nuk duhet pritur asgjer prej saj.

  8. Nabukodonosor says:

    Kosovaret e leshit duhet te dijne se sa erdhi Sala ne pushtet puna e pare qe beri ishte urdher arresti per Adem Jasharin.
    Po te ishte gjalle Ademi s’kish serb moterq… qe te bente cubin.

  9. tg usa says:

    PADRONI SERB e lejon ta shaje publikisht se prapa kraheve punon per serbin

  10. rrapi says:

    o sali andej eshte armiku jo ktej…

  11. Artani Prishtine says:

    O Rani shtaze jeni vet ju qe e zgjedhni kete shtazen te ju qeverise e jo ne, edhe mos ja fut kot qe thua Kosovaret e perkrahin, sepse ka shume qe as nuk e shofin me sy keshtu qe mos ja fut kot

    1. nardi says:

      Po ju erdhet me 8 maj me autobuza per te votuar Bahsen e sales tani beni sikur nuk e njihni.

    2. preng sherri says:

      ARTAN
      ke pak te drejte,DOKTOR MORTJEN e zgjedhim ne,por nje shume e madhe shqiptaresh atje e perkrahin .Kjo per fat te keq eshte e verteta.

    3. Rani says:

      O zoti Artan une qe shkruaj ketu jam nga ata qe ju kam mbajtur ne shpi e para e punes qe ta marresh vesh ti. E dyta e punes eshte se kosovaret me kane thene se nqs lufta do ti kishte bo vaki Shqiperise edhe neve te kishim ardhur te ju “juve do te na kishit futur me lopet ne vathe” dhe nuk do te na kishit futur ne shpi se jeni rrace e piste se e thoni vete. Po te duash ti jap edhe emrat e familjeve qe kam mbajtur ne shpi dhe qe sot nuk marrin fare ne telefon as per te pyetur se si jemi me shendet, jo se me plas k……mua per telefonin e tyre po sa per njerezillek.

  12. Tosi says:

    E organizoi vete,jo per patriotizem por se eshte ne dite te hallit,priti tre dite se mos ja varte njeri nga Europa dhe Amerika,se pordhen fare duke i lene te kuptoje se influenca e i tije eshte ngushtuar shume ,deri ne paperfillie mbi faktorin shqiptar.Natyrisht ky ishte nje autogol i forte per Berishen,pasi e lan zbuluar,Europa,i la te kuptoje,”Ne e dime qe ti je i afte te destabilizosh,por ne sta kemi nevojen me ty per ti sjell gjerat ne terezi”..kjo eshte nje humbje e madhe per Berishen.Nervozizmin qe i krijoi kjo gjendie nuk e fshehu dot edhe pse shkarkoi mbi Topin,thjesht per ta mbuluar dhe per te larguar vemendien nga disfata.Ka kuptuar qe eshte izoluar nga nderkombetaret.fatkeqesia eshte se do ngushtoj Lirine dhe demokracine per qytetaret e vet,duke ju turrur me keq se deri sot skllaverimit te institucioneve te pavarura..po tregohet njeriu me regjimin me budalla duke henger vetveten..me keto ritme qe po merr Tirania,shtator-tetori do jen muaj te “nxehte”..pyetja eshte se:ne cilen tarrace do qendroj Basha ne keto muaj te nxehte,ne ate te bashkise apo te kryeministrise ???? Lufta per pushtet ne PD,pas kurorezimit te Bashes si nr 2,do i beje te gjithe te “gajasen” tek shohin turmat ne dyert e “godines se mallkuar” e cila vrau 4 shqiptar “live”..si asnjehere me pare….

  13. tezja ny says:

    Saliu asht me cilin do qe asht me teorine:PERCAJE E SUNDO.Sa per kosovaret nuk me vjen keq fare,sepse po te jeni ne emigracion e kuptoni sa fort na duan.Prej kosovareve Enver qeni ka marre emrin BACE dhe prej kosovareve Saliu fitoj bashkine e Tiranes.Po si kosovaret kujtojne se kane kete qeveri ne krahun e tyre kur vete Basha i ka paditur per trafik organesh.Kur bota i beri embargo serbise Saliu furnizoi Serbine me nafte.Kaq i marre asht ba SHQIPTARI sa nuk e kupton se cfare po e rrethon?Mos harroni nje fjale te vjeter popullore:KUR BEHET MAGJYPI PASHE VRET EDHE TE JATIN.

  14. b says:

    KY PO PRISH UNITETIN E SHQIPERISE DHE JO ATE TE KOSOVES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje