Situata e sigurisë në veriun e Kosovës, gjatë natës që shkoi, ka qenë e qetë dhe kjo gjendje vazhdon ende, njoftojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Sabrie Kamberi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës thotë për Radio Evropa e Lirë se gjatë tërë natës nuk është shënuar ndonjë incident, ndërkaq, që në vendkalimet kufitare në 1 dhe 31 në veri të vendit, vazhdon të ketë prani të zyrtarëve policorë të Kosovës.
“Gjatë tërë natës nuk është raportuar për ndonjë incident. Ka qenë një natë e qetë. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me kolegët nga Drejtoria Rajonale e Mitrovicës dhe deri më tash raportohet që situata është e qetë. Vazhdojnë të qëndrojnë zyrtarët policorë të policisë kufitare në të dyja pikat, në Jarinjë dhe Bërnjakë. Gjithashtu, ka edhe doganierë”, shprehet Kamberi.
Ndryshe, në veriun e Kosovës, serbët lokal ende vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët në disa pika.
Këtë e konfirmon edhe njëri prej liderëve të serbëve të veriut të Kosovës, Kërstimir Pantiq.
Ai, për Radio Evropa e Lirë, thotë se nata ka kaluar e qetë dhe nuk ka pasur, siç ka thënë ai, ndonjë provokim nga trupat e KFOR-it apo kushdo tjetër.
“Nuk ka pasur incidente dhe nuk ka pasur tentime të ushtarëve të KFOR-it që të shpërthejnë bllokadat në Rudarë, Jarinjë dhe Zubqë. Qytetarët janë ende të tubuar dhe vazhdojnë të qëndrojnë në barrikada dhe janë të vendosur që t’i mbesin besnikë qëllimit të tyre që situatën në veri ta kthejnë ashtu siç ka qenë disa ditë më parë”, thotë Pantiq.
Ai ka shtuar se deklaratat e zyrtarëve të KFOR-it dhe EULEX-it i kanë shqetësuar serbët në veri.
“Qytetarët janë të vendosur që të mos lëshojnë pe ndaj shantazheve dhe kërcënimeve të komandantit të KFOR-it. Ndërkaq, ajo që i ka zemëruar më së shumti është deklarata e djeshme e shefit të EULEX-it, zotit Marnjak, se EULEX-i e mbështet Kushtetutën e Kosovës dhe se do të përpiqet që të respektojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e pikave doganore në veriun e Kosovës”, shprehet Pantiq.
Ndryshe, zyrtarët e KFOR-it dje kanë theksuar se KFOR-i ka pasur kompetencë të përdorë dhunën ditën e premte, kur rruga në Rudarë ishte bllokuar dhe trupat e KFOR-it nuk ishin lejuar të kalonin .
Por, sipas zyrtarëve të KFOR-it dhuna nuk është përdorur për shkak se diçka e tillë do të rezultonte me gjakderdhje.
Ramy, shko se e ke karrigen gati, lere emigracinin ne shqiperi, shko ulu se serbishten e di, behu perkthyes, shko te qeshin pak serbet se ne na kenaqe.
hahahaha shpulla greku na kenaqe debil fare hahahaha ta mban s…. nuk ta mban rri ne greqi me turofakosin emerr 200evro nga janullatisi
Zoti ‘shpulla’ me tè djathtèn dhe ‘lapra’ me tè majtèn, nuk e dija se Remy qenka pèrkthyes. Atèherè i nderuari Remy a mund ti pèrktheni atijè Kèr-vèr Pantiq se Makina e kohès nuk punon mè dhe pèr rrjedhojè nuk ka mè kthim mbrapa. Ndaj thuaju serbève se kot rrini nè vappè duke fumuar nè mes tè druve, se mun t’ju pèrfshijè dhe flaka….Ngrihuni sa mè shpejt e çojini drutè nè shtèpi se ju duhen kur tè vijè dimri………..