Duhen patur frikë qeveritë që s’kanë frikë nga vota

30 Korrik 2011, 18:59Politika TEMA

Në një artikull editorial, gazeta Washington Post komentonte dje aksidentin katastrofik të trenave të shpejtë që ndodhi në Kinë të shtunën e kaluar, kur dy “trena-predhë” u përlasën mbi një urë në provincën Zhejiang, duke shkaktuar 39 viktima e duke plagosur dhjetra të tjerë.  Autoritet kineze njoftuan se aksidenti u shkaktua nga një mosfunksionim i sistemit të sinjalizimit.

Sipas Washington Post-it, shkaku i vërtetë i aksidentit duhet kërkuar tek fakti që qeveria kineze nuk ka frikë se mund të ndëshkohet me votë, kur bën investime në infrastrukturë që janë si joeficiente nga pikëpamja ekonomike, ashtu edhe të pasigurta. Vendimi për ndërtimin e sistemit të trenave të shpejtë u mor pa zhvilluar më parë një debat të gjerë publik rreth vlerës së një investimi të tillë. Dhe qindra miliardë dollarë u shpenzuan për një sistem që shumica e kinezëve të zakonshëm nuk mund ta përdorin dot, për shkak të kostos së lartë të biletave. Ndërkohë, ndërtimi i sistemit të trenave të shpejtë u bë me ngut të madh, duke i dhënë më tepër rëndësi prestigjit kombëtar se sa jetës së pasagjerve. Gjithashtu, sipas Uashington Post-it, korrupsioni i zyrtarëve që mbikqyrnin ndërtimin e sistemit mund të ketë luajtur rol në keqfunksionimin e tij – Japonia ka 50 vjet që përdor gjerësisht “trenat-predhë” dhe nuk ka patur asnjë aksident fatal deri më sot.

Editoriali i Uashington Post-it thekson se është karakteristikë e qeverive autoritariste që të bëjnë investime grandioze në infrastrukturë, të cilat shpesh janë të pajustifikueshme ekonomikisht dhe, për më tepër, të pasigurta. Të tilla qeveri, ndryshe nga qeveritë demokratike, nuk i tremben ndonjë verdikti të ardhshëm të elektoratit, dhe as zemërimit të opinionit publik, të cilin e përpunojnë nëpërmjet mediave të kontrolluara prej tyre.

 

*respublica.al.

14 komente në “Duhen patur frikë qeveritë që s’kanë frikë nga vota”

  1. durrsaku i vjeter says:

    Kur ke kete dynja per votues edhe ca media alla BariFalli ce do voten e lire.

  2. ladi says:

    si ne shqiperin e sotme

    1. vinny says:

      Po patjeter se kur George Bush futi Ameriken ne lufte ne Afganistan e ne Irak beri nje debat demokratik kombetar. Kjo lufte ishte teper e drejte dhe me fakte te pakundershtueshme per te luftuar armet e shkaterrimit masiv qe gjendeshin ne keto vende.
      Sot ne keto vende, pas 10 vitesh lufte ( u kerkoni amerikaneve qe me taksat e tyre financojne qindra miliardat qe u shpenzuan dhe vazhdojne te shpenzohen ne Afganistan e ne Irak se sa ekonomike jane keto luftra per popullin amerikan) jetohet me te vertete ne paqe , harmoni dhe votat jane te lira.
      Kjo eshte nje karakteristike e qeverive demokratike qe dhe pse mashtrojne parteneret e tyre duke prodhuar prova qe nuk egzistojne per te futur Naton ne lufte, sot nuk u ka hure asnje gjemb ne kemb, pra qindra miliarde dollare te shpenzuar dhe qindra mijera te vrare..e ky nuk quhet korrupsion…
      Po do shesin gazeten dhe ata te Washington Post, se do paguhen gazetaret dhe aksioneret..

      1. Kodrasej says:

        @vinny, I ke ra pikës.
        I preu barku Washington Post-it se paskan vdek 39 kinezë! Kur e paska problem “kryedemokracia” autokracinë, pse e përkrah një hajvan si puna Sali Gomarit?
        Por, kur ke një popull si yni, që edhe arabët ia kalojnë, as “pishtarëve të demokracisë” në Washington nuk ka pse ta rruajë njeri, sidomos kur vijnë ca lapangjozë e mbushin xhepat me shuka parashë xhvatur shqiptarëve, përkrahja e tyre Saliut është investimi më i mençur, pa pasoja, pa përgjegjësi as morale as ligjore. Në fund të fundit shqiptarët vetëm elektorat nuk përbëjnë dot. Pse të medojë kush se ka udhëheqje të papërgjegjshme? E papërgjegjshme para kujt?!
        Por, jo më mbrapa mbetet ai amerikan. Na shkon miqësia e krushqia. Pse jo, amerikanët janë dhëndrra, ne vetëm nuse ofrojmë.

  3. LUAN says:

    Simotren qeveria kineze e ka ne TIRANE . Dhe BERISHA s’do t’ja di per vota se voton ai vete per popullin. Sa per investimet dhe ketu rruga DURRES -KUKES u be me nje vlere marramendese pasi gjysmat i vodhi LULI me SALEN .

  4. +10 says:

    Qenka e njejta gje si vrasja e 26 te pafajshmeve ne Gerdec.

  5. Lir Koka says:

    Jo,jo,jo.Nuk eshte e vertete ,Saliu ka frike nga vota ndaj edhe vjedh , vret, mashtron e ben 1000 te zeza gjate fushates dhe zgjedhjeve.Me pas vetem vjedh ,vret, mashtron por nuk ben 1000 te zeza, shkon deri tek te 99.

  6. rezi vlore says:

    se cfare me tingellon familjare ne kte histori.rruga durres kukes u thot gje?

  7. Cakalli7 says:

    Pa lidhje, qeveria kineze ka qindra tone me letee gazete me ngjyre jeshile qe quhen “dollare” qe duhen harxhuar para se te bejne vetem per te fshire b…. , se ku edhe se si i harxhon e di vete ajo. Amerikanet ne vend qe te benin sejmenin ne arabise saudite duke bere lufte atje ku arapet nuk kane b… ta bejne do benin mire te shikonin ate infrastrukturen e vet qe ka vite qe po iken per lesh, edhe te rregullonin ato trenat e tyre se ai vend u be shtet vetem nga treni.

  8. raimondi says:

    Kjo qe thote Washington post eshte gomarrllek me thes.
    Ksic duket y gazetari se njef fare realitetin ne Kine — dhe flet duke oasur parasdysh vendet e europes lindore

    — ——–Kina ka assete monetare ne biliarda dollare , dhe duke investuar ne keto ruge qe kostojne , ajo i ve ne pune ato dollare dhe kjo i sherben per te ritur zhvillimin ne zonat rurale se Kina eshte vend i madhy dhe i ka te domosodoshme keto lloj hekurudha, nuk i ben ato hekurudha per pordhe ———-Aq me teper qe Kina nuk ka nevoje te shesi mend ,sepse tani e din gjithe bota qe Kina eshte vendi dyte ne bote per zhvillim
    -Edhe vete specialistet amerikane thone qe Kina per 10 vjet do na harije edhe ne ,me keto ritme te shpejta zhvillimi qe ka

    ———–Gabime do ndodhin se gabimi eshte njerezor ,po nuk krahasohet Kina me Japonine se Kina ka 2 milird njerez –
    -dhe ne kete menyre propabiliteti per te gabuar eshte shume me i madh ne Kine ——-Kjo qe ndodhi do kete qene ndonje difekt teknik, gje qe ndodh kudo ,,,, eshte cmimi qe paguan shoqeria per progresin e saj ….Nuk ka azgje pa cmim

    -Dhe me qesharakja e ketij artikulli eshte kur flet per korupsionin hahahahahahahahaha– Atje po bere korupsion ata te varin….

    1. Tirona_ime says:

      raimond?washington post,nuk osht gazete inferiore,sic ti je me ameriken.Specialistet amerikone thokan,qe per 10 vjet kina do na “harije”,,se di ku i ke nigju kto bullshite,,,plus kina paska 2 “milird”njerez,,,,,Tifozi kines?,,,AMERIKA,,e vesh, e zhvesh, e zhduk, e pallo,, e cpallo e kurvero kinen, sa here te dush ti e kushdo.Mos u bo tifoz me hienat kopjuse si kina,por rri shok me Luanin,qe neser te ecesh pa fryke rrugve.Pa AMERIKEN, bota rrotullohet kuturu.,,!!!!

  9. 078 says:

    o njerez, ka njeri qe e kupton kete cakallin7?

  10. gazi says:

    -Hi..monda–me pelqeu shkrimi yt,e diskreditove fare kete hajvanin e wash..post.loooooooooooool

  11. xhemal says:

    gazeta amerikane te shikoje borxhin amerikan se me duket se edhe ne amerik nuk ka trasparenc trasparenca eshte nje ide iluministe e asgje me teper populli e merr vesh kur i ka plasur bomba ne dore per te gjitha gjerat shume gjera qe ne i mendojme nuk mund te realizojme po per luftrat qe nisin e mbarojne pyeten popujt ka plote shembuj qe te bindin se kjo bote eshte me shume e pa drjte sa shume qeveri ka qe vene ne pushtet me vote e bejne gjemen nuk i numurojme dot duke filluar nga jona jo cdo qeveri qe votohet eshte e drejte ka plote qe abuzoje duke cfrytezuar besimin e shumices dhe plotesojne interesat e pakices sistemet nuk jane perfekte ne kushtetuten amerikane nuk flitet fare per sistem lexojeni me vemendje trasparenca eshte nje koncept relativ e duhet marre ne perputhje me karakteristikat e cdo vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje