Minatorët ngujohen, ndërpresin çdo kontakt me jashtë

30 Korrik 2011, 10:56Politika TEMA

Minatorët e Bulqizës e kanë përshkallëzuar protestën e tyre, teksa kanë vendosur që të ngujohen 1400 metra nën tokë, duke shkëputur marrëdhëniet me çdo njeri.

Ata kanë vendosur që të mos pranojnë asnjë kontakt deri sa të zgjidhen kërkesat e tyre.

Ndërsa greva e minatorëve ka hyrë në ditën e gjashtë të saj, një tjetër prej tyre është dërguar në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Edhe pse greva e minatorëve ka shkuar në ekstrem, deri më tani asnjë prej përfaqësuesve të qeverisë nuk ka kontaktuar me ta, për të negociuar mbi kushtet e vendosura nga ta.

 

18 komente në “Minatorët ngujohen, ndërpresin çdo kontakt me jashtë”

  1. LORA says:

    Ngrehuni popull i Bulqizes dhe rrethinave qe e keni jeten te lidhur me minieren!!!!!Me gra e femije bllokoni rrugen nacionale e mos u shkulni qe aty.Kjo eshte ora juaj. Mos e humbisni oren tuaj sepse ajo vjen nje here neper dekada.Tregojini gjithe kusareve dhembet e grushtet e bashkuar qe fitorja te trokase e hyje ne dyert tuaja te mbajtura me punen me raskapitese e te rrezikshme qe njeh shoqeria njerezore.

    1. jimmy says:

      po diet saliju eshte krimineli qe po e degjenerone ate vende zoti ja shperblefte teke femijet e niper it e mbesat e tije

  2. iliri_leeds says:

    le ta filloj veriu kesaj rradhe revolucionin dhe jo jugu kjo do ta nderonte veriun qe ka marre nje emer te keq

  3. geno says:

    ose ngrohuni e bjeruinu zagarve te Saliut, ose vdisni se keta nuk pjerdhin fare per jeten tuaj. tani qe ju thoni se po shkepusni mardheneit, ata ngrohin bythen dhe “zogjte” e vjazave e te grave neper plazhet e botes, ose jane duke bere pazare per dogana e tendera.

  4. adiatiku pertej detit says:

    ngrihu popull ku do qe je mos prit te mira nga askush vetem revolucjoni mund ta heq kete diktatorjal qe e ka perfshir popullin ngrihuni ne mbeshtetje te atyre njerzeve qe po sakrifikojn cdo dit me jeten dhe te tjeret po u pin dhe gjakun

  5. kastrioti says:

    Me vjen sinqerisht shume keq per minatoret e ngujuar,por nje gje nuk kuptoj.Si kujtojni ju more miq se do ju zgjidhe hall Berisha me greva urije,me thoni ju lutem cfar halli i ka zgjidhur popullit deri sot,u mbyte zona e nen shkodres 2 here, dha ndonje demshperblim deri me sot,u vrane 26 veta ne gerdec i dha ndonje familje pension,vrau 4 te tjere para zyrave te tij u fut njeri ne burg.O njerez nje gje duet te dini,qe pa tjeter e dini,diktatura berishiane zhduket vetem me dhune,cohuni ne kembe i madh e i vogel ti tregojme dktatures se shqiptaret jane akoma gjalle.

  6. hajduti says:

    JEMI ME JU!!!!

  7. baro çorrogjafi says:

    TRIDHJET VJET ME PARE NE MINIEREN E TREPCES NE KOSOSVE U BE NJE GREVE E SHUME MINATOREVE POSHTE NE GALERI NE THELLESI DHE SA KOHE QENDRUAN ATA NE GREVE SLLOBODAN MILOSHEVICI,QE NE ATE KOHE ISHTE NE KRYE TE SHTETIT JUGOSLLAV,NUK PRANOI TE BISEDONTE ME ‘TA. ATA NDENJEN PER NJE KOHE TE GJATE,POR MEGJITHATE FITUAN DICKA. TEK NE ,NE NJE VEND DEMOKRATIK ME NJE KRYEMINISTER KOMUNIST,MINATORET BENE PROTESTA EDHE PARA KRYEMINISTRISE,KU KRYEMIN ISTRI I SHIKONTE NGA DRITARJA E TIJ,POR NUK DENJOI T’I TAKONTE ,QOFTE EDHE NJE ZYRTAR I LARTE. EDHE TANI ATA JANE NGUJUAR NE NJE GREVE URIE,PO NE THELLESI DHE FATI I TYRE NUK DIHET DHE “SLLOBODANI ” HESHT,TALLET ME FATIN E TYRE. MOS VALLE KY KRYEMINISTER I PAPERGJEGJSHEM BEN EKSPERIMENT ME REZISTENCEN E TYRE NE THELLESI TE TOKES. AI ESHTE MJEK DHE I DI PASOJAT QE DO TE KENE ME PAS KETA MINATORE,QYTETARE TE REPU7BLIKES SE SHQIPERISE.

  8. Rani says:

    Nuk e kuptoj se si ju genjen mendja ketyre minatoreve se do te ndryshojne gje me greva me Saliun. Nuk kane faj ata se ndoshta duan te ngrihen me dhune po kane frike se i braktisin njerezit me ate mendimin standart “ç’me duhet mua” dhe natyrisht qe Saliu i shkel kollaj se vetem keta jane a s’jane 100 burra komplet. Perderisa mendimi “ç’me duhet mua” te dominoje Saliu do te shijoje dite te lumtura nen diellin shqiptar duke shkruajtur “kujtimet e perandorise se tij” pa u trazuar nga askush se shqiptaret e kane treguar mbi njehere se nuk kane kujtese se do te thone pastaj “he mo lereni rehat tani”. Sa per opoziten e pederasteve ajo ka vdekur, i nderuar qofte kujtimi i saj.

  9. Tori says:

    Cfare te thuash o njerez, me vjen keq per keta zoterinj…! – Jam dakort me parafolesit, te gjitha qeverite jane bastarde por qeveria jone eshte e pakrahasueshme komplet jashte normave njerezore, por mos te harrojme qe kjo qeveri perbehet nga shqipetare. Ndoshta ne keshtu jemi te gatuar, vetem per vete, ne nuk dime ta duam njeri – tjetrin perkundrazi. – Une qe po shkruaj jam nje ish i perndjekur politik qe kam 20 vjet qe pres te me kthehen pronat…! – I bej thirrje gjithe popullit shqipetare te mos humbe kohe duke i shkuar mbrapa neper sheshe e mitingje Sali Berishes apo Edi Rames kur kane ndonje hall per vete, por te mesohet te dale ne shesh vetem per problemet dhe hallet e veta dhe mos te shkulet nga vendi deri sa ato te jene zgjidhur (ashtu sikur bejne ne te gjithe vendet e botes).

    1. Rani says:

      Dallimi me te gjitha vendet e botes siç thua ti dhe ke te drejte eshte se neve nuk jetojme ne kete boten e “ketyre vendeve te tjera” po jetojme ne boten e Saliut, prandaj populli yne vazhdon te fleje gjume deri sa ti dale gjumi kur te kete mbaruar gjithçka.

  10. qerosi says:

    POPULLSHQIPETAR MOS I LINI VETEMM MINATORET! ATA PO SAKRIFIKOJNE EDHE PER JU ! POPUULL I SHQIPERISE ME SHUME SE KURRE SOT TE BASHKUAR ! SEPSE NESER DO JETE TEPER VONE EDHE PO TE JENI TE PENDUAR ;SE SHQIPERIA DO KETE PERENDUAR !

  11. shpresa says:

    Minatoret jane te vetmuar sepse edhe per kete Sala i ka mare masat me kohe.Ne cdo vend te botes ka sindikata qe perkrah te drejtat e ketij grupi shoqeror ate te klases punetore ne cdo qelize jete, kurse tek ne klasa punetore eshte ne duart e nje grushti mafiozesh private, te jashtem apo vendas, qe nuk e kane problem ti pushojne nga puna nese hedhin vickla te tilla te drejtash qe jane lluks per nje palo punetor shqiptar..jam dakort me nje komentues siper qe kjo nuk eshte bota e civilizuar e sinditkateve si kudo, por eshte bota e parcelizuar e antishqipatreve qeverises me Sali Vicidolin ne krye

    1. jimmy says:

      minatoret votuan saliun cfare kerkojne le te japin jeten edhe per salije ramse berishen ai vend jetohet nga kafshet qe quhen malokerija moderne salija

  12. moli says:

    ne qofte se u ndhodhe gje minatoreve i gjithe faji eshte i qeverise .si nga plumbi si nga uria vdekja eshte e sigurt prandaj duhet vepruar me shpejtesi nga ana e qeverise per te shpetuar jetet e minatoreve duke ua plotesuar te gjitha kerkesat pa perjashtim.jemi me ju deri ne fund :REZISTONI SE DO FITONI.

  13. AGIM & ALBAN DEGA says:

    PO KU JE O EDI RAMA E CO…. !?

    – Nderimi me i madh per te vdekurit qofshin edhe heronj eshte sherbimi ndaj te
    gjalleve !

    – Nga Agim dhe Alban Dega, Nju Jork

    Nderojne te vdekurit …. harrojne te gjallet !

    21 korrik 2011… Qindra minatore te Bulqizes protestojne ne qender te Tiranes per paga me t larta, per nje jete me te mire e me te lire ekonomikisht e politikisht.
    21 korrik 2011… Sindikata e policise se Shtetit proteston per mospagimin e shperblimeve ligjore , per nje jete me te mire e me te lire ekonomikisht e politikisht.
    21 korrik 2011… Deputetet e lideret e opozites me Edi Ramen ne krye kalojne krejt prane grevisteve me tufa me lule ne dore per te nderuar kater viktimat e terrorit shteteror te Sali Berishes me 21 janar 2011.
    Kalojne krejt prane minatoreve greviste dhe nen vezhgimin e policeve te keqperdorur nga e njejta qeveri. Ansjeri prej tyre nuk u dergon nje shishe uji a nje lule. Nuk u thot asnje fjale perkrahjeje as solidariteti njerezor. Po e leme politiken, ideologjine, idealet e se majtes!
    Nderojne te vdekurit…. Harrojne, anashkalojne te gjallet!!!

    Te vendosur te flijohen per te drejtat e veta

    Sot filloi dita e peste e greves se urise se 16 minatoreve te ne nje thellesi 1400 metra nen siperfaqen e tokes ne minieren e bulqzies. Gjendja e tyre shendetesore po rendohet e perkqesohet nga casti ne cast … Kerkesat e tyre po pershkallezohen e dyfishohen. Tashmë ata nuk kërkojnë rritje me 20 per qind , por me 40 per qind.
    Në mesditë grevisti Mirdash Neziri është dërguar pa ndjenja në spital, ndërsa disa prej tyre vuajnë nga zemra e diabeti. Megjithatë ata shprehen të vendosur të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen me 40 per qind të pagës, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit dhe largimin e subjekteve të palicencuara dhe shushunjave te korruptura qe zhvasin buken e jeten e tyre e te femijeve te tyre.
    “Asnjë përfaqësues i qeverisë dhe as nga kompania ACR nuk ka shkuar të takojë grevistët”, njoftohet nga Bulqiza.
    “Jam në gjendje jo të mirë, për të mos thënë drastike. Ne nuk po bëjmë grevë urie të rrimë ditën e të ikim natën. Ne jemi të vendosur të flijohemi nëse nuk plotësohen kerkesat tona”, tha një minator grevist.

    Nje paralele historike me Stari Tergun qe tronditi nga themelet Beogradin

    100 minatorë të tjerë janë regjistruar dhe janë gati që të hyjnë në grevë urie, për t’ju bashkuar kolegëve të tyre, që gjenden prej 5 ditësh në grevë 1400 metra poshtë tokës.
    Sot gratë e minatorëve të Bulqizës që kanë hyrë në grevë urie që prej pesë ditësh, kanë shprehur mbështetje për bashkëshortët e tyre. Ato janë regjistruar dhe janë gati që t’i bashkohen grevës së urisë së baashkëshortëve të tyre.
    Ndërkohë, grevisti Mirdash Neziri,, ka vendosur të rikthehet në ambientet e minierës, për t’u bashkuar me grevistët e tjerë. Ai shpreh vendosmërinë e tij për të vijuar grevën së bashku me minatorët e tjerë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.“Nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat tona, ne do të mbyllim minierën. Unë jam në gjendje të vijoj grevën, derisa të vdes me shokët. Kam pasur probleme me zemrën, me këmbët nga mungesa e ajrit. Unë do të mbështes shokët në minierë, edhe pse atje ka mungesë ajri”, është shprehur minatori.
    Tek po lexoja keto kronika mu kujtua greve historike e 1 500 minatoreve te Stari Tergut ne Kosove per jete me te mire me te lire pa thundren serbe. Ajo tronditi nga themelet Beogradin dhe sundimin gjakatar te kryekasapit te Kosoves e mbare Ballkanit Milloshevic. Ai mobilizoi te gjithe arsnalin e UDB-es gjakatare dhe kolonen e peste te tij per ta shuar ate bashke me autonomine e Kosoves.

    Cfare pret lidershipi socialist… sindikatat… shqiptaret!?

    ” I bëjmë thirrje kryeministrit ta kthejë kokën sa më shpejt nga Bulqiza”, shprehet një tjetër minator. Nuk kishte si te kthente koken nga Bukqiza kryeministri shqiptar. Ishte i zene me kurorezimin e kusarise se votave diten per Diell per tu vjedhur edhe pasurine e djersen, mireqenien dhe jeten jo vetem te tyre por edhe te femijeve te tyre…. per te vjedhur e grabitur Shqiperine me ceten e tij te kusareve.
    Qe kryeministri e kusaret rreth tij kujtohen per Bulqizen vetem nje here ne kater vjet kur u duhet vota e bulqizakeve eshte nje fakt i njohur e teper i hidhur ,,, makaber !
    Jo vetem nje fakt makaber por edhe nje fatkeqesi shqiptare.
    E keqja e madhe eshte se per minatoret e Bulqizes nuk u kujtua deri sot as opozita, as sindikatat as shqiptaret ne teresi.
    Ne vend te shfrytezonte kete shans te arte te ardhur ne nje cast te arte opozita dhe lideri i saj po mbajne zi per humbjen ne tavoline te fitores se dhene nga populli ne kutite e votimit…
    Mos valle opozita, sindiktatat, e majta, shqiptaret presin qe keta greviste te vdesin nga uria dhe mungesa e oksigjenit qe ti nderojne per se vdekuri!
    Apo mos presin ambasadoret qe ti marrin i ti vene ne krye te zgjedhesve e popullit qe ua dha nje fitore plebishitare ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe te 8 majit 2011, por qe nuk diten ta manaxhojne dhe garantojne perballe nje kryekusari si Sali Berisha!?

    Filozofia e sovranit : hekuri rrahet sa eshte i skuqur

    Eshte nje qendrim jo vetem indiferent. Me teper eshte nje qendrim i pafalshem kriminal per cdo qeveri demokratike.
    Edhe me teper eshte i pafalshem ky qendrim i deputeteve, liderve te opozites me Edi Ramen ne krye. Eshte nje qendrim tipik i nje freskozite sic e kam quajtur me dhjetra here tash e mbi dy vjet opoziten e sotme.
    Ne kohen qe rruget e Tiranes dhe te mbare Shqiperise duhet te bucisnin nga zeri i protestes per vjedhjen e votave dhe dhunimin brutal te cdo norme kushtetuese e demokratike ne Shqiperi. ndersa opozita duhet te mobilizonete e udhehiqte te gjitha shtresat me paga mjerimi duke filluar nga policet, mjeket e infermieret, mesuesit… ne rrugen e protestave masive e te vazhdueshme per nje jete me te mire, per paga me te mira, per te ardhmen e femijeve te vet … ajo po fle gjume.
    Opoziten e ka zene gjumi nen gjethet e dafinave te fitores se grabitur brutalisht ne mes te Tiranes e nen hunden e saj nga kryekusari i Shqiperise dhe banda e tij e hajnave.
    A ka sherbim me te madh per qevezine me te korruptuar ne historine e Shqiperise!?
    Ajo ka harruar filozofine e sovranit: hekuri rrahet sa eshte i skuqur! Fituesi vepron si humbes. Opozita vepron si freskozite perballe kusarise se Shqiperise!

    Vraponi burra se s’ka me prite !

    Po priti deri ne shtator sic ka deklaruar me gjysem zeri ose mekur ndonje lider i opozites, grevisteve te Bulqizes do tu jene ftohur edhe trupat nen dhe! Eshte nje sherbim i turpshem ndaj nje qeverie te paturpshme dhe te korruptuar ne cdo qelize te saj.
    Eshte nje atentat ndaj demokracise dhe enderrave te shqiptareve per nje Shqiperi si e gjithe Evropa dhe si Amerika demokratike. Eshte nje oksigjen qe i dhurohet kesaj qeverie dhe kusareve te saj per te pergatitur dhe zbatuar kusarine e ardhshme jo vetem te djerses se shqiptareve por edhe te votave te tyre.
    Nga lufta vec ai largohet qe eshte i lindur tradhetar, thote himni yne kombetar. A thua e ka harruar permbajtjen e tij opozita dhe shqiptaret ne teresi!?
    Eshte vere e nxehte ne Shqiperi! E hekuri rrahet sa eshte i skuqur na meson sovrani…. Ndaj vraponi burra se s’ka me prite ! Bashke me gushtin iken dhe vapa… Zoti na ruajt c’ dimer vjen mbrapa!
    Nderimi me i mire per te vdekurit eshte sherbimi ndaj te gjalleve ! Eshte edhe qellimi me madhor i cdo politike te drejte dhe largpamese !

    Nga Bulqiza dhe nga mbare Shqiperia vjen kushtrimi : Po ku je o Edi Rama e co… !!!

  14. inf says:

    O alban dega po si je o çun po baba si eshte ,Hamdiu mir eshte, po
    çfare pune ka Zotnija e tij Ed Rama ATY.
    po sindikata e Minatoreve nuk eshte Parti,ata e din vete se çfare bejne
    Ashtu si thu ti Greva futet ne spirale Politike,dhe merr funde ,lini te qete
    Minatoret lini te qete dhe mos i shtini mish Dhije muhabetit ,
    Minatoret kane zemer Luani ata nuk i thyn dot as Firma hajdute, dhe as
    Politika e felliqt e Salih hajdut berrishes .
    nji gje eshte e besushme se Minatoret do Fitojne,pik

  15. skender says:

    Keta jane heronje, ndersa trishtohem me naftetaret qe flene gjume! Si nuk ngrihen naftetaret?!

    Skenderi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje