Ambasadori hollandez: Duhet President konsensual

29 Korrik 2011, 20:09Politika TEMA

Rikthim i situatës post-zgjedhore në vitin 2001 kur për të kompensuar problemet që kishte procesi zgjedhor me zbatimin e skemës së “Dushkut” u kërkua një president konsensual nga ndërkombëtarët. E njëjta tezë ka dalë në dritë tani pas zgjedhjeve të 8 majit, të cilat sipas vlerësimeve të huaja nuk i arritën standardet. Mandati i kryetarit të Bashkisë së Tiranës nuk është legjitim sipas opozitës dhe sipas kritikave të forta të ndërkombëtarëve për procesin që shoqëroi nxjerrjen e rezultatit. Në këtë pikë një nga diplomatët perëndimorë më aktivë në vend, ai hollandez  Van del Dool ka hedhur idenë që Presidenti të jetë jo politik. Deklarata vjen një ditë pas sulmeve që kryeministri Sali Berisha ndërmori ndaj presidentit aktual Bamir Topi dhe deklaratës së tij se nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese për presidentin e ardhshëm.  Por diplomati i Hollandës ka kërkuar ashtu si dhe kolegët e tij të vendeve të tjera të BE-së e SHBA-së që palët të ulen në tryezë. Sipas  Van Den Dool tashmë që kapitulli për kryebashkiakun e Tiranës është i mbyllur, Sali Berisha dhe Edi Rama duhet të ulen në një tryezë për plotësimin e 12 kushteve të BE.  “Roli i ndërkombëtarëve në nxitjen e dialogut mes opozitës dhe mazhorancës është mbështetës. Unë di që vitin e kaluar nisi një tryezë mes partive politike, por që u la përgjysëm. Ne duam që kjo tryezë mes mazhorancës dhe opozitës të rifillojë sërish për 12 hapat e integrimit të BE. Raporti i ODIHR-it do të dalë në muajin shtator. Polarizimi politik ka bërë që të ngadalësohet integrimi në Bashkimin Europian”- tha Van Den Dool.

Ai flet për konsensus kur vjen fjala tek votimi i presidentit të ardhshëm. Nga rikthimi i opozitës në parlament në muajin shtator, ambasadori Van Den Dool thotë se pret nga dy partitë e mëdha që të ketë një konsensus për votimin e ligjeve, mes tyre edhe zgjedhjen e presidentit të Republikës në vitin 2012.  “Duhet që presidenti i ri të mos jetë një zgjedhje politike. Opinioni im është që presidenti të mos jetë politik. Zgjedhja e tij në vitin 2012 duhet të jetë me mazhoritet të madh dhe të përmbushë disa kritere”- tha Van Den Dool.

Ai sqaron dhe një herë se çdo gjë mbetet në dorën e shqiptarëve sepse roli i ndërkombëtarëve është mbështetës.  Përsa i takon ndryshimeve kushtetuese të paralajmëruara nga opozita, ambasadori i Hollandës në Tiranë kërkon që për këtë çështje duhet të vendosë një shumicë e madhe njerëzish.  Zgjedhja e kreut të shtetit sipas Kushtetutës bëhet me 84 vota në dy raundet e para dhe në të tretin me 71 vota, pra me mazhorancë të thjeshtë.

10 komente në “Ambasadori hollandez: Duhet President konsensual”

  1. LOLA says:

    SHPEJT U KUJTOVE DHE TI O HOLLANDEZ RRIJE DHE PAK

  2. Shqiptari says:

    Kur te tjeret flen gjume, perse u dashka kritikuar holandezi?!

  3. Rani says:

    Ka dashur te thote “duhet presidet pederast” se i kane merak keta.

  4. hamit says:

    I vetmi qe meriton te zgjidhet president jo nga konsesuset banale e hileqare ,por direkt nga populli eshte Daut GUMENI.Presidenti eshte kryetari i shtetit dhe nuk mund te jete produkt i pazareve te felliqura te politikaxhinjeve shqipetare.

  5. Dean says:

    Eh, lesh lesh o Ambasador.Ku e di ti se cfare ndodh ne Tirane?????????

  6. Lir Koka says:

    Gabimi me i madh eshte mbulimi i te gjithe monstruoziteteve.Nuk mund te ecet para me breke neper kembe dhe me zorre reth qafes.Duhet vene pika mbi i dhe te vazhdohet rindertimi i nje demokracie te shendetshme.Pa zgjedhje te ndershme dhe te drejta nuk behet.Ky eshte guri i themelit i nje sistemi demokratik.Me Saliu eshte e pamundur njesoj si me Ahmedinexhadin.

  7. Teuta says:

    Ha ha ha na bere per te qeshur ju nderkombetaret jeni mbesshtetes te krimineleve hajduteve anti shqiptReve homove keni te drejte kur thoni jeni mbeshtetes keshtu eshte vertet.thyefshi qafen te shpetoj ky popull!

  8. Cakalli7 says:

    epo kur deshe president te fushesh mos e beje kryetar bashkije

  9. enofieraku. says:

    ju jeni me te degjeneruar se politikanet shqiptar, pa ndihmen dhe mbeshtetjen tuaj askush nuk vjedh dot, me keto pallavra ja fusni vetes, joooo me popullit shqiptar…. o plera europiane…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje