Vritet në pritë Sokol Doçi, i afërt me "te fortët" e PD

29 Korrik 2011, 14:37Politika TEMA

Nje 33-vjeçar i quajtur Sokol Doçi, eshte ekzekutuar me automatik Tomson rreth ores 1:30 minuta te se premtes ne rrugen ‘Shyqyri Ishmi’, ne kryeqytet, ne afersi te shkolles 9-vjeçare ‘1 Maji’. Viktima njihet si ish avokat  i kompanisë së Prudentinos, që u sekuestrua një vit më parë në Vlorë dhe Tirane. Vet Doçi ka punuar dikur si avokat dhe me pas  në Entin Kombëtar të banesave dhe ka pasur lidhje të ngushta politike me PD dhe djalin e Sali Berishës.

Nje person ka dale perpara automjetit me te cilin udhetonte viktima dhe ka qelluar tete here ne drejtim te tij ne koke dhe ne trup, duke e lene te vdekur ne vend. Pasi kqyren vendin e ngjarjes, ekseprtet e kriminalistikes se Drejtorise se Policise se Tiranes, mendojne se 33 -vjeçari kishte rene ne prite.

Paraprakisht jane hapur disa pista hetimi, te cilat kane lidhje me aktivitetin e viktimes. Deshmitaret okulare ne vendin e ngjarjes kane qene te pakte dhe policia ka marre ne pyetje edhe personat te cilet kane shkuar ne afersi te automjetit ku eshte qelluar Doçi, pasi kane degjuar te shtenat. Vrasesi mendohet qe te kete levizur ne kembe pas kryerjes se krimit dhe ka perfituar edhe nga ora e vone e nates, per te mos u dalluar. Doçi ishte punonjes i Entit Kombetar te Banesave, ndersa te afermit e tij kane ne pronesi nje firme ndertimi.

Ai u be i njohur per shkak se ishte avokat i dy te akuzuarve italiane, at e bir, Prudentino.  Aksioneri kryesor i kompanisë “Betting System Albania” ishte  Angelo Prudentino me 80% të aksioneve, ndërkohë që Ervis Gjeçaj zotëron 20% të aksioneve. Gjeçaj është bashkëshorti i Ornela Bregut, “show-girl”-it të njohur, që është motra e ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Vetë Ornela Bregu është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës së kompanisë “Betting System Albania”, së bashku me avokatin e njohur Sokol Doçi, i cili eshte viktima  e vrare ne prite .

 

1 komente në “Vritet në pritë Sokol Doçi, i afërt me “te fortët” e PD”

  1. franci says:

    kete e hoqi shullazi me shok per inatin qe ka me altin lamen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje