Ja cilat janë ndryshimet kushtetuese që kërkon PS

29 Korrik 2011, 15:30Politika TEMA

Paketa për ndryshimet kushtetuese e artikuluar disa herë në daljet e fundit nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka në themel ate qe opozita e cileson si garantimin e parimit me te rendesishëm kushtetues, balancimin dhe ndarjen e pushteteve.

Burime nga PS zbulojne nje pjese te ketyre pikave te cilat do te detajohen me pas nga ekspertet e fushes.

Zgjedhja e krerëve të institucioneve

Pika e pare prej se ciles rrjedhojne edhe ndryshimet e tjera, eshte pikerisht ajo qe rikthen shumicen e cilesuar me 3/5-at ne zgjedhjen e krereve te institucioneve ne kuvendin e Shqiperise. Ky ishte nje nga ndryshimet me te debatuara qe u kryen ne 21 prill te 2008, ku presidenti i republikes nga 84 vota u vendos te zgjidhet ne dy raundet e fundit vetem 71 vota. Kjo sipas PS i jep fund njeanshmerise se pushteteve apo favorizimit te zgjedhjes se njeanshme te presidentit nga amzhoranca ne 2012-en, kohe kur mbaron mandati i presidentit aktual Bamir Topi.

Duke konsideruar se te gjitha institucionet e pavarura jane te zhbalancuara, zgjedhja me konsensus te detyruar e presidentit, sic ka qene ne kushtetute para vitit 2008, do te garantoje, sipas socialisteve, qe disa prej drejtuesve te insitucioneve me te rendesishme te vendit, te jene produkt i konsensusit dhe jo i imponimit politik. Sipas Kushtetutes para dhe pas ndryshimeve, presidenti firmos dekretin per emerimin e Prokurorit te Pergjithshem dhe e shkarkon ate pas prozimit nga parlamenti.

Presidenti, gjithashtu, ka te drejte te miratoje apo te refuzoje propozimin e kryeministrit per kreun e Sherbimit Informativ te Shtetit, si dhe drejton Keshillin e Larte te Drejtesise dhe emeron gjyqtaret e faktit dhe te apelit. Dhe sipas socialisteve keto institucione dhe pushteti i gjyqesorit  nuk duhet te jene rezultat i vullnetit te vetem te forces qe ka pushtetin dhe qe sipas kushtetutes aktuale ka mundesine te zgjedhe e vetme presidentin.

Ndryshim i Kodit Zgjedhor

Pika e dyte mjaft e rendesishme ne kete pakete eshte ndryshimi i Kodit Zgjedhor, nje reforme kjo e kerkuar edhe nga nderkombetaret. Sipas PS duhet te krijohen garancite e nevojshme ligjore qe manipulimi i ndodhur ne 8 maj te mos perseritet. Por ne paketen e PS duket se do te perfshihet edhe ndryshimi i formules se komisionit qendror te zgjedhjeve. Ky institucion, i cili u cilesua nga opozita si pergjegjesi kryesor per manipulimin e rezultatit te Tiranes, ne pakten e Partise Socialiste shikohet si nje institucion qe mund te kthehet ne nje organ apolitik.

Si rrjedhoje e pikave te mesiperme, sidomos asaj per balancimin e pushteteve, duket se ne pakete do te perfshihet edhe nje ndryshim tjeter i rendesishem kushtetues: heqja e imunitetit per aktet e korrupsionit, e shoqeruar kjo me perzullim nga te gjitha funksionet publike gjate kohes se hetimit.

Keto pritet te jene ne vija te trasha elementet kryesore te paketes se ndryshimeve kushtetuese te kerkuara nga PS, ose te pakten keto jane pikat e para te propozuar dhe mbi te cilat po punohet nga grupe ekspertesh. Nderkohe qe pritet te kete dhe elemente te tjere dytesore. Pikerisht kjo reforme duket se do te jete thelbesore me pas edhe per garantimin e nje marrdhenie normale bashkepunuese mes dy fronteve politike.

15 komente në “Ja cilat janë ndryshimet kushtetuese që kërkon PS”

  1. tiranare says:

    Nuk jane ligjet ato qe, krijojne probleme, por moszbatimi i tyre. Hiqni saliun te parin dhe pastaj filloni e diskutoni per ndryshimet kushtetuese.

    1. shkodrani says:

      Saliu duhet te ike i pari medoemos! Nuk kam asnje lloj besimi qe me ate mashtrues te pabese mund te kete konsensus. Pastaj, gjithcka do t’rregullohet dhe gjerat do te bien ne vendin e tyre!

    2. jimmy says:

      ju skeni se cte beni edhe luani deren ike o ed bej pake plazh e qetesohu ne shtatore si ta kete shkruajtur perenija .Qaje me lote bashkine shume e bukur nga brenda ambjentet e ba

    3. jimmy says:

      pazare hajdutesh edi le te ruaje PS

    4. tg usa says:

      Nuk hiqet Saliu (i gjalle) brenda 1 dite. Duhet dobesuar me durim, pak nga pak, dite pas dite.

    5. Fatmir says:

      “Ja cilat jane ndryshimet qe kerkon populli ” 1.Protesta, pa e djegur Shqiperine. 2. I gjithe populli, perballe Kryeministrise, e nje Ultimatum, drejtuar Plakut e larove te tij, te largohet, te krijohet nje qeveri e perkohshme per daljen nga kriza. 3. Te behet nje Kod zgjedhor, siç e ka Europa, brenda 24 oreve del rezultati, e jo si tek ne, qe do 1 vit, e per here te pare, ne historine tone te behen zgjedhje te lira. 4.Reforma kudo, qe nga Prokuroria, Rendi, Mjekesia, etj. Dhe pika e fundit; 5. Nese plaku i ç’mendur nuk do te degjoje zerin e popullit, do detyrohemi ta nxjerrim nga zyrat, e tu behet thirrje gjithe policave, Se kush do hapi zjarre kundra popullit, do marri denimin e popullit, e do varen mu ne mes te Tiranes. Opozita duhet të vijojë vetëm rrugën e forcës, në të kundërt “gjithë rrugët e tjera janë sorollatje nëpër kallamishte”. Nëse ne shqiptarët do jemi të aftë ta rrëzojmë uzurpatorin, do meritojmë vendin tonë në këtë kohë. Nëse jo; do të jemi jashtë kohës. Fjalët e tjera janë të tepërta.

  2. Rani says:

    Si nuk ju vjen turp kur me permendin ate gjoja sherbimin informativ te shtetit, qe ne fakt te gjitha informatat i merr nga rruga. Sot mund te themi me plot gojen se ne Shqiperi veprojne agjentura te huaja pa me te voglin problem, le qe s’ka mbetur gje per te spiunuar se ndoshta mund te jemi vendi i vetem ne Evrope pa sekrete shteterore se çdo gje ka dale sheshit.

    1. raimondi says:

      Ashtu eshte ne fakt , por ama Saliu sherbimin sekret e perdor per te ruajtur politikanet e opozites ,
      dhe kur keta te opozites vene dhe bejne pazare me diplomatet greke, se keta mendojne se u be deti kos … , atehere Sala i pergjon——- Dhe gjithe kauret e PS-se Sala i ka ne xhep tani ,
      Ata nuk flasin fare , si psh Edi qe nuk ben protesta dhe sado qe Sala e shan e kerdis Edi nuk ndihet –
      -Pse ndodh kjo ?-Se ka shume mudnesi Sala e ka futur ne thes Edin…….

  3. enofieraku. says:

    ps? ik ore lepur ty sa te perplas kembet berisha , ti e ke mbajtur frymen ne peze, po leri pallavrat dhe ironine tende o djal tirone se nuk ke b..th ti te udheheqesh ps , dhe popullin opozitar .. ik o qyrravec … je kopjo e benit ecen vet …!!!

  4. lilolabja says:

    Zgjedhja e presidentit drejt per drejt nga populli ,e pame konsesusin e politikes çfare presidenti na dha nje president pa b….

  5. Rrofte Shqiperia says:

    O shoku deri ne 2012 e do maloku pushtetin, pastaj beni shurren baçes!!!!! Se thesarin qe sot e keni zero. Rama kujtoj se do vinte ne pushtet me vota (qe faktikisht i mori dy here) po banda SALI nuk pjerdh per vota se e ka shtypshkronjen qe i ben kutite nga fillimi dhe çon rezultatin si do prapanica. Problemi nuk eshte kushtetuta por mafia ne pushtet qe ju ka zene te gjtha shtigjet.Opozita o te grihet sa eshte hekuri i nxehte, perndryshe mos lozni TOMI-XHERRI se lat nam…….Derri do plumb dhe jo llogje.

  6. Berisha largohu says:

    Kjo eshte humbje kohe nga opozita, opozita po mban ne pushtet Berishen. Berisha do ta zvarrise kete qe kekojne socialistat. Rruga me e mire eshte hedhja e pushtetit Berishjan me protesta ne rruge, athere te krijohet nje qeveri teknike. Atehere me nje qeveri teknike te behen ndryshimet kushtetuese, me Berishen harrojeni se do te kete ndryshime kushtetuese. Opozita Shqiptare po thyen rrekord me mbajtjen e Berishes ne pushtet, shkurt po humbin kohe, por historia do ti denoje keto te opozites qe mbajne Berishen ne pushtet.

  7. Ramy says:

    Kane ikur per lesh Komunistat, me deklasimin qe i bera basha rames ne Tirane veshtire se kjo PS do mund te merre veten ndonjeher. Tungggggg

  8. jodashakeqi says:

    Po i qajme hallin dashit se i varen topet.Hahahaaaaah,

  9. AGIM & ALBAN DEGA says:

    PO KU JE O EDI RAMA E CO…. !?

    – Nderimi me i madh per te vdekurit qofshin edhe heronj eshte sherbimi ndaj te
    gjalleve !

    – Nga Agim dhe Alban Dega, Nju Jork

    Nderojne te vdekurit …. harrojne te gjallet !

    21 korrik 2011… Qindra minatore te Bulqizes protestojne ne qender te Tiranes per paga me t larta, per nje jete me te mire e me te lire ekonomikisht e politikisht.
    21 korrik 2011… Sindikata e policise se Shtetit proteston per mospagimin e shperblimeve ligjore , per nje jete me te mire e me te lire ekonomikisht e politikisht.
    21 korrik 2011… Deputetet e lideret e opozites me Edi Ramen ne krye kalojne krejt prane grevisteve me tufa me lule ne dore per te nderuar kater viktimat e terrorit shteteror te Sali Berishes me 21 janar 2011.
    Kalojne krejt prane minatoreve greviste dhe nen vezhgimin e policeve te keqperdorur nga e njejta qeveri. Ansjeri prej tyre nuk u dergon nje shishe uji a nje lule. Nuk u thot asnje fjale perkrahjeje as solidariteti njerezor. Po e leme politiken, ideologjine, idealet e se majtes!
    Nderojne te vdekurit…. Harrojne, anashkalojne te gjallet!!!

    Te vendosur te flijohen per te drejtat e veta

    Sot filloi dita e peste e greves se urise se 16 minatoreve te ne nje thellesi 1400 metra nen siperfaqen e tokes ne minieren e bulqzies. Gjendja e tyre shendetesore po rendohet e perkqesohet nga casti ne cast … Kerkesat e tyre po pershkallezohen e dyfishohen. Tashmë ata nuk kërkojnë rritje me 20 per qind , por me 40 per qind.
    Në mesditë grevisti Mirdash Neziri është dërguar pa ndjenja në spital, ndërsa disa prej tyre vuajnë nga zemra e diabeti. Megjithatë ata shprehen të vendosur të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen me 40 per qind të pagës, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve të punës, uljen e moshës së pensionit dhe largimin e subjekteve të palicencuara dhe shushunjave te korruptura qe zhvasin buken e jeten e tyre e te femijeve te tyre.
    “Asnjë përfaqësues i qeverisë dhe as nga kompania ACR nuk ka shkuar të takojë grevistët”, njoftohet nga Bulqiza.
    “Jam në gjendje jo të mirë, për të mos thënë drastike. Ne nuk po bëjmë grevë urie të rrimë ditën e të ikim natën. Ne jemi të vendosur të flijohemi nëse nuk plotësohen kerkesat tona”, tha një minator grevist.

    Nje paralele historike me Stari Tergun qe tronditi nga themelet Beogradin

    100 minatorë të tjerë janë regjistruar dhe janë gati që të hyjnë në grevë urie, për t’ju bashkuar kolegëve të tyre, që gjenden prej 5 ditësh në grevë 1400 metra poshtë tokës.
    Sot gratë e minatorëve të Bulqizës që kanë hyrë në grevë urie që prej pesë ditësh, kanë shprehur mbështetje për bashkëshortët e tyre. Ato janë regjistruar dhe janë gati që t’i bashkohen grevës së urisë së baashkëshortëve të tyre.
    Ndërkohë, grevisti Mirdash Neziri,, ka vendosur të rikthehet në ambientet e minierës, për t’u bashkuar me grevistët e tjerë. Ai shpreh vendosmërinë e tij për të vijuar grevën së bashku me minatorët e tjerë, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.“Nëse qeveria nuk do të plotësojë kërkesat tona, ne do të mbyllim minierën. Unë jam në gjendje të vijoj grevën, derisa të vdes me shokët. Kam pasur probleme me zemrën, me këmbët nga mungesa e ajrit. Unë do të mbështes shokët në minierë, edhe pse atje ka mungesë ajri”, është shprehur minatori.
    Tek po lexoja keto kronika mu kujtua greve historike e 1 500 minatoreve te Stari Tergut ne Kosove per jete me te mire me te lire pa thundren serbe. Ajo tronditi nga themelet Beogradin dhe sundimin gjakatar te kryekasapit te Kosoves e mbare Ballkanit Milloshevic. Ai mobilizoi te gjithe arsnalin e UDB-es gjakatare dhe kolonen e peste te tij per ta shuar ate bashke me autonomine e Kosoves.

    Cfare pret lidershipi socialist… sindikatat… shqiptaret!?

    ” I bëjmë thirrje kryeministrit ta kthejë kokën sa më shpejt nga Bulqiza”, shprehet një tjetër minator. Nuk kishte si te kthente koken nga Bukqiza kryeministri shqiptar. Ishte i zene me kurorezimin e kusarise se votave diten per Diell per tu vjedhur edhe pasurine e djersen, mireqenien dhe jeten jo vetem te tyre por edhe te femijeve te tyre…. per te vjedhur e grabitur Shqiperine me ceten e tij te kusareve.
    Qe kryeministri e kusaret rreth tij kujtohen per Bulqizen vetem nje here ne kater vjet kur u duhet vota e bulqizakeve eshte nje fakt i njohur e teper i hidhur ,,, makaber !
    Jo vetem nje fakt makaber por edhe nje fatkeqesi shqiptare.
    E keqja e madhe eshte se per minatoret e Bulqizes nuk u kujtua deri sot as opozita, as sindikatat as shqiptaret ne teresi.
    Ne vend te shfrytezonte kete shans te arte te ardhur ne nje cast te arte opozita dhe lideri i saj po mbajne zi per humbjen ne tavoline te fitores se dhene nga populli ne kutite e votimit…
    Mos valle opozita, sindiktatat, e majta, shqiptaret presin qe keta greviste te vdesin nga uria dhe mungesa e oksigjenit qe ti nderojne per se vdekuri!
    Apo mos presin ambasadoret qe ti marrin i ti vene ne krye te zgjedhesve e popullit qe ua dha nje fitore plebishitare ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 dhe te 8 majit 2011, por qe nuk diten ta manaxhojne dhe garantojne perballe nje kryekusari si Sali Berisha!?

    Filozofia e sovranit : hekuri rrahet sa eshte i skuqur

    Eshte nje qendrim jo vetem indiferent. Me teper eshte nje qendrim i pafalshem kriminal per cdo qeveri demokratike.
    Edhe me teper eshte i pafalshem ky qendrim i deputeteve, liderve te opozites me Edi Ramen ne krye. Eshte nje qendrim tipik i nje freskozite sic e kam quajtur me dhjetra here tash e mbi dy vjet opoziten e sotme.
    Ne kohen qe rruget e Tiranes dhe te mbare Shqiperise duhet te bucisnin nga zeri i protestes per vjedhjen e votave dhe dhunimin brutal te cdo norme kushtetuese e demokratike ne Shqiperi. ndersa opozita duhet te mobilizonete e udhehiqte te gjitha shtresat me paga mjerimi duke filluar nga policet, mjeket e infermieret, mesuesit… ne rrugen e protestave masive e te vazhdueshme per nje jete me te mire, per paga me te mira, per te ardhmen e femijeve te vet … ajo po fle gjume.
    Opoziten e ka zene gjumi nen gjethet e dafinave te fitores se grabitur brutalisht ne mes te Tiranes e nen hunden e saj nga kryekusari i Shqiperise dhe banda e tij e hajnave.
    A ka sherbim me te madh per qevezine me te korruptuar ne historine e Shqiperise!?
    Ajo ka harruar filozofine e sovranit: hekuri rrahet sa eshte i skuqur! Fituesi vepron si humbes. Opozita vepron si freskozite perballe kusarise se Shqiperise!

    Vraponi burra se s’ka me prite !

    Po priti deri ne shtator sic ka deklaruar me gjysem zeri ose mekur ndonje lider i opozites, grevisteve te Bulqizes do tu jene ftohur edhe trupat nen dhe! Eshte nje sherbim i turpshem ndaj nje qeverie te paturpshme dhe te korruptuar ne cdo qelize te saj.
    Eshte nje atentat ndaj demokracise dhe enderrave te shqiptareve per nje Shqiperi si e gjithe Evropa dhe si Amerika demokratike. Eshte nje oksigjen qe i dhurohet kesaj qeverie dhe kusareve te saj per te pergatitur dhe zbatuar kusarine e ardhshme jo vetem te djerses se shqiptareve por edhe te votave te tyre.
    Nga lufta vec ai largohet qe eshte i lindur tradhetar, thote himni yne kombetar. A thua e ka harruar permbajtjen e tij opozita dhe shqiptaret ne teresi!?
    Eshte vere e nxehte ne Shqiperi! E hekuri rrahet sa eshte i skuqur na meson sovrani…. Ndaj vraponi burra se s’ka me prite ! Bashke me gushtin iken dhe vapa… Zoti na ruajt c’ dimer vjen mbrapa!
    Nderimi me i mire per te vdekurit eshte sherbimi ndaj te gjalleve ! Eshte edhe qellimi me madhor i cdo politike te drejte dhe largpamese !

    Nga Bulqiza dhe nga mbare Shqiperia vjen kushtrimi : Po ku je o Edi Rama e co… !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje