Në Tiranë, përgatitjet për planin urbanistik, ndërhyrjet për trafikun e rënduar në qendër të kryeqytetit, krijimi i vendeve të reja të punës, dhe një marrëdhënie e re me konsumatorin dhe biznesin, janë ndër prioritetet e punës në muajt e parë të detyrës për kryebashkiakun e ri Lulzim Basha. Në intervistën e tij të parë në këtë funksion, dhënë Zërit të Amerikës, zoti Basha nënvizon angazhimin për një bashkëpunim me të gjithë, flet për administratën e Bashkisë, zgjedhjet në Tiranë dhe vlerësimin ndërkombëtar për to, për debatin mbi shembjen apo jo të Piramidës apo dhe masat ndaj fenomenit të ndërtimeve pa leje të rishfaqur në kryeqytet kohët e fundit.
Zëri i Amerikës: Zoti Basha, në fjalimin tuaj të parë, përpara Këshillit Bashkiak kur ju sapo bëtë betimin, prezantuat aty dhe programin për 100 ditët e para. Do të doja t’ju pyesja se cilat janë sfidat akute në Tiranë, apo ndërhyrjet tuaja të para?
Lulzim Basha: ?shtë shumë e rëndësishme që të ndihet fryma e re në bashkinë e Tiranës. Fryma e re e cila ka në thelb interesin e qytetarëve dhe asgjë tjetër. Nxjerrja totale e bashkisë jashtë konfliktit politik është prioriteti im i parë dhe absolut dhe kjo nuk arrihet vetëm me fjalime por në radhë të parë duke e fokusuar të gjithë energjinë e Bashkisë në prioritetet kryesore të kryeqytetit, prioritete të cilat unë i kam shpalosur gjatë fushatës dhe që praktikisht janë konfirmuar nga mbështetja qytetare për platformën që unë shpalosa, që nga punësimi, zhvillimi ekonomik, cilësia e jetës në kryeqytet e deri te qeverisja transparente. Prandaj prioritare në këto 100 ditë të para është riorganizimi strukturor i Bashkisë së Tiranës për t’ju përgjigjur nevojës për një dinamizim ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës, pra të strukturave që do të lehtësojnë ndërveprimin e Bashkisë me konsumatorin, me biznesin, me grupet e interesit, me qytetarët. Prioritare për mua është nisja me shpejtësi e përgatitjeve për planin e ri urbanistik të Tiranës, ndërhyrjet urbane të domosdoshme sic është trafiku në qendër të kryeqytetit dhe kudo tjetër e po kështu dhe ngritja e strukturave të posacme të mbrojtjes së konsumatorit, një prioritet i shpallur tashmë e për të cilin po hidhen hapa konkret me të cilat opinioni do të njihet edhe në javët e ardhshme.
Zëri i Amerikës: Çfarë do të ndodhë me administratën? Në Shqipëri është bërë thuajse e modës që administrate ndryshon kur ndryshon drejtuesi. Kjo ndodh edhe kur ndryshon një ministër i së njëjtës forcë politike, jo më kur ka ndryshime të kahut politik. Çfarë do të ndodhë me administratën?
Lulzim Basha: Përqasja që do të karakterizojë veprimtarinë e Bashkisë së TIranës do të ndihet edhe te administrata. Qyteti i Tiranës përfaqësohet nga një shumëllojshmëri individësh, forcash politike, shtresash shoqërore dhe ky përfaqësim i shumëllojshëm do të vazhdojë të ekzistojë e do të forcohet edhe më tej. Nuk do të ketë asnjë spastrim politik, nuk do të ketë asnjë element të sjelljes që do të vazhdojë kulturën e konfliktit politik. Në prioritetin tim parësor, që është nxjerrja e Bashkisë jashtë konfliktit politik unë nënkuptoj dhe ritheksoj nevojën për të punuar së bashku me të gjithë kapacitetet e mundshme këtu në administratë por edhe në qytet. E në këtë kuadër përsëris ftesën vecanërisht për minorancën në Këshill, PS dhe aleatët e saj që të punojmë së bashku në Këshill por po kështu përsëris ftesën për të gjithë ata, pavarësisht bindjeve politike, pavarësisht se nga vijnë idetë qoftë dhe nga PS, që të bashkëpunojmë. Kjo zyrë, zyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, kjo Bashkia është e hapur për çdo kontribut, nga çdo forcë politike sepse qyteti nuk i përket një partie politike, as edhe një koalicioni, qoftë ky koalicioni fitues në zgjedhjet e 8 majit, i përket të gjitha forcave politike, siç i përket të gjithë qytetarëve të Tiranës.
Zëri i Amerikës: A ngjan kjo më tepër si një shprehje e vullnetit të mirë? Sepse ju nga të gjitha krahët jeni të mbrojtur. Qeveria është e së njejtës forcë politike, keni shumicën e Këshillit bashkiak. Apo mos është një farë detyrimi për shkak se ju votuat me një rezultat shumë të ngushtë. Gjysma e qytetarëve nuk votuan për ju, madje shkojnë më tej dhe mendojnë se ju nuk e fituat ndershmërisht këtë mandat…
Lulzim Basha: Natyrisht që rezultati i zgjedhjeve të 8 majit ishte një test për demokracinë shqiptare, një test i kaluar me sukses. Zgjedhjet u konsideruan si transparente dhe konkurruese nga organizatat ndërkombëtare, dhe ne tani presim vlerësimin e OSBE/ODIHR. Por tani ka ardhur koha të lëvizim përtej zgjedhjeve dhe të bëjmë realitet atë që kemi thënë gjatë gjithë fushatës, bashkëpunimin qytetar për hir të qytetit, vënien e interesit të qytetit dhe qytetarëve para axhendës politik. Dhe unë jam i vendosur për këtë sepse ajo që kam thënë nuk ka qenë një slogan politik, nuk ka qenë fushatë politike. Por është nje koncept tek i cili unë besoj fort, te bashkëqeverisje, të gjithëpërfshirja. Dhe ky është vullneti që unë po shpreh sot. Bashkë me këtë vullnet po bëj gati dhe mekanizmat që kjo të kthehet në një metodë pune dhe jo më në një risi, por që të kthehet në një metodë pune në Bashkinë e Tiranës.
Zëri i Amerikës: Si u ndjetë kur Bashkimi Europian, baronesha Ashton dhe komisioneri për zgjerimin Fyle thanë se “zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira”?
Lulzim Basha: Unë mendoj se tensioni i shkaktuar pas zgjedhjeve si dhe mungesa e dakortësisë përsa i përket cështjeve që për mua janë qartësisht të sanksionuara në Kushtetutë siç është leximi i cdo vote dhe dëgjimi i zërit të cdo qytetari, nuk është se nuk lanë efekt dhe kjo u reflektua edhe në disa vlerësime. Por gjithashtu dua të rikujtoj edhe vlerësimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit europian, si organi më i lartë i BE i cili vlerësoi se zgjedhjet ishin transparente dhe konkurruese. Mësimi që duhet nxjerrë është natyrisht përmirësimi i kodit, për të cilin mazhoranca ka shprehur vullnetin para këtyre zgjedhjeve dhe pas tyre. Por këto janë cështje të politikës qëndrore. Për mua për Bashkinë e Tiranës, zgjedhjet kanë përfunduar dhe ka ardhur koha të lëvizim përpara, në punët e mëdha që na presim, në realizimin e axhendës shumë ambicioze, gjithë në funksion të nevojës, problemeve të shumta të qytetarëve të Tiranës, por edhe planeve afatgjatë të zhvillimit.
Zëri i Amerikës: Le të kalojmë në diçka konkrete zoti Basha. Ju thatë se do të lëvizni me shpejtësi për planin urbanistik të Tiranës. Ndërkohë në këtë periudhë tranzicioni dy mujor të procesit zgjedhor është vënë re një fenomen, rishfaqja e ndërtimeve pa leje. Si do të veproni?
Lulzim Basha: Zhvillimi i planit të ri urbanistik ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse është premtuar për një kohë shumë të gjatë dhe nuk është bërë, duke lënë pasoja të panegociueshme në qytet. Natyrisht ne do të përpiqemi me planin e ri që t’i minimizojmë pasojat. Por ç’është më e rëndësishme do të përpiqemi të shikojmë larg. Dhe duke parë larg do të vendosim standartin europian të krijimit dhe zgjerimit të hapësirave publike e të gjelbërt dhe përpirjes së saj për interesa afatshkurtër. Gjithshka që bie ndesh me këtë është e papranueshme dhe në këtë kuadër zbatimi i ligjit me rigorozitet të plotë është objektiv kryesor i Bashkisë dhe strukturave të posaçme të Bashkisë.
Zëri i Amerikës: Ju a keni patur sinjale për këto ndërtime pa leje?
Lulzim Basha: Po bëhet një evidentim i plotë i situatës dhe ju garantoj dhe një herë se strukturat e posacme të bashkisë së Tiranës në bashkëpunim edhe me strukturat dhe institucionet e tjera përgjegjëse në vend do të zbatojnë ligjin me rigorozitet të plotë. Ky është qëndrimi im dhe ky është vendimi që i është komunikuar edhe strukturave përkatëse tashme.
Zëri i Amerikës: Zoti Basha, edhe një pyetje të fundit. Eshtë rihapur debati për çështjen e Piramidës. Mbaj mend që gjatë fushatës zgjedhore ju u pyetët për këtë dhe dhatë një përgjigje disi ambigue, duke lënë hapësira për shumë interpretime. Keni marrë së fundi dhe një peticion të firmosur nga disa mijëra qyetarë të Tiranës. Gjatë fushatës ju keni thënë se do të dëgjoni zërin e çdo qytetari dhe se nuk do të ngurroni edhe të përballeni me qeverinë nëse interesat shkojnë në të kundërt me ato të qytetit të Tiranës. A është ky rasti për ta mbajtur këtë premtim?
Lulzim Basha: Bashkia është e hapur për të dëgjuar zërin e çdo qytetari dhe Bashkia ka marrë në dorëzim një peticion nga një numër qytetarësh të cilët besojnë se Piramida nuk duhet të shembet. Unë kam thënë gjatë fushatës se nuk jam nevojshmërisht për shembjen e e Piramidës, por jam domosdoshmërisht për ndërtimin e një parlamenti të ri i cili i bën nder kryeqytetit dhe qytetit të Tiranës. Diskutimi ka lëvizur që nga ai moment sepse parlamenti ka kalur ligjin dhe Bashkia si çdo institucion i këtij vendi i përmbahet shtetit ligjor. Por ajo që mund t’ju them është përsëri, se ne do të shërbejmë me devotshmëri duke dëgjuar zërin e cdo qytetari e në këtë kuadër cdo cështje që ka të bëjë me interesin qytetar, me interesin e prekshëm të banorëve të Tiranës dhe jo me luftën politike, qoftë kjo e hapur apo e maskuar, është në krye të axhendës së Bashkisë së Tiranës dhe në axhendën time si kryebashkiak.
hallall,por dhe Big Xhamin mos e ler,pas dore,se eshte amaneti i stergjysheve te tu,,,,,,,,,
TU SHEMBTE KOKA EDHE SHTEPIJA NE DREQE SHKOFSHI
C’me shikon per hatlla o bir bushtre. Te gjithe e dine qe je i 1001 te zezave.Trimerohu edhe ca kohe dhe ne te s…. do perfundosh Do ta ruash kete krekosje valle? Fare e keqe!
Kalova lumin te pjerdhsha kalin…..- thote nje shprehje popullore.
pse mo luli po je prish babait piramiden ai mesi te peri koken o lul krimineli do prishet bashkia e para bomb do te fusin se ke vrar o luli o legen burr
dhe fara Enverit te kishte qene sdo ti ngjante kaqe shume mua personalishte ketij krimineli sdo te ipnja asnje lajme
po tani cfare do ti thoni elbasanlliut ,vete ja dhate voten tani degjoni fjalen e te madhit DRITORO
qe tha ” TE KORRA TE MBARA O KRYETARE”
Filloi lulka te mbaje premtimet e bera perpara votimeve. tashti thuaj do heq 1000 vende pune dhe do fus ushtaret e mi
Filloi kurveria.Kjo eshte jo-ja e pare per ato qe para votimeve interpretoheshin ndryshe.Te fala Driteroit qe i telefonoi ketij farre mashkulli.Me zi ja u befte or trapat e Tiranes qe shkoni ne zyren e tij sikur jeni ne takim me perendine .Dilni therni ndonje dash tjeter o pjelle e injorances mesjetare.
Moshe e re por kurve e vjeter.E ka nisur shume i ri imoralitetin qe me sigurimin e shtetit kur punonte si kamarier ne areoportin e Rinasit ne 1990.Pastaj filloi kurverimin me Vefen e mbesen, me Fazllicin, me Argiten,Zenin e tani ka rene ne dore te kryezotit te kurvave Sali Birishes.
Qirje tourkofagos , ke problem te madhe me religjionie mbase te paguan dikush per percarej fetare se ne qdo comment qe ben, fut fen ne te dhe nuk i ben ne lidhje me temen perkatse.
o ramo,une fut fene,ti futi nje marmide e jena m’rregull ne bashke,,,,,ok!
turkofagos je realist.
efxariminderit,file!!!
Tema e ke kuptuar gabim bashen thote te kunderten. Qe kam qene jo domosdoshmerisht per prishjen e priamides por gjerat kane ndryshuar dhe tani kemi nje ligj qe duhet respektuar. Madje hedh idene qe eshte politike idija e mosshembjes
o zoterinje, po gjeni nje kurve ne bote, qe te pranoj ne dreke, ate qe ka thene ne mengjes. si kurvat jane edhe dy kurvat Sali e Lulka i holandezit
Or njerez te trashe. Or injorante me trru te kalbur. Basha ka thene qe eshte kundra prishjes se piramides or kafke kalbur qe lexoni vetem titujt.
A sa i mire do isha bere edhe une po te isha ne vendin e Lulit po te kisha humbur zgjedhjet dhe “Institucionet e Pavarura” si komisioni qendror i zgjedhjeve dhe kolegjizgjedhor me te gjitha menyrat dhe mjetet qofte dhe ato te hajduterise te me nxirnin fitimtar dhe te drejtoja Bashkine me te madhe ne vend.Keshtu do thesha dhe une do te degjoj zerin e qytetareve dhe nga ana tjeter do te mbush xhepat e kusareve.E keshtu mor Luli, e keshtu mor “kryetar’ me vjedhje te votave te do mbahesh mend nga qytetaret per nje kohe te gjate sa do te vije zor nga vetja te jesh atje ne ate vend.
Le te lehin qente e mafiozit Edi Rama ne kete gazete. Karvani i Lulzim Bashes ecen drejt per te realizuar premtimet qe u beri qytetareve te Tiranes dhe jo malokeve te jugut e veriut.
lani o lani malok te jugut dhe te veriut, por mos harro se ti do jesh far e kuqe do jesh ndonje turk qe te nxjer ija nga shtepia me xhebrail…. lani o lani…
Badges,dhe gjithe bashave te tjere Ju shkaterroft Zoti shpirtin dhe familjen,ashtu si po shkaterrojne Shqiperine.Keto KURVA te ndyra mendojne se do jetojne 1000- vjet.Njezet vote demokraci,shkaterruan edhe ato cka u ndertuan per 50-vjet nen diktature.E shkaterruan kete Komb,me shume se Otomanet per 500-vjet.Keto te pamoral,qe flene si Kurva dhe me KURVA,pjellin KURVA,keto bir Kurvash,burra kurvash,prinder Kurvash,po cnderojne nje Komb te tere si familjet e tyre te fala Fare,nga morali,qe Shkerdhehen brenda dhe jasht dhe prap flen me Kurvat.
Motoja qe drejtojn sot eshte:
SHQIPERIA PROSTITUTE ME KETO KOPILA SERBI,DHE GREKU.
TURP,TURP,TURP, HE U VRAFT ZOTI.
O POPULL DER KUR DO PRESUME NGA KJO FARE E NDYTE?
COU O POPULL COU MOS TI LEME FEMIT SKLLEVER TE FAZLLICIT
Tifozet jane qenie qe kane erresim llogjike .Natyrshem mund te degjosh prej tyre plot idioti sidomos kur jane dhe me nje nivel qesharak intelektual .Ata dine te ulerasin ,te cirren ,thjesht dhe vetem per interesa te rendomta .Ka dhe budallenj qe ju pelqen te lehin per LULIN qe ne pamje eshte si ENVERI dhe nga zemra si HITLERI .Nje hajdut i pamase miliona eurosh ne rrugen e Kukesit ,vrases i pameshirshem i kater njerezve te pafajshem , tradhtar me damke ne shitjen e detit tek grekerit dhe me ne fund hajduti i votave . Shume shpejt premtimet e bujshme do dalin si tullumbace .Edhe idhulli i ketyre idioteve, BERISHA premtoi ruspat kunder NANOS ,METES etj por tani grabit shqiptaret bashke me ta .
KJO ESHTE SHKERDHATOKRACIA,QE VJEDH ,VRET,SHEMB SHKATRON QE TEVJEDHE DHE VRASE PERSERI.KJO ESHTE PIRAMIDA EVERTETE POLITIKE MAFIOZE NE SHQIPERI QE DUHET SHEMBUR DHE JO PIRAMIDA GODINE QE DUHET TI SHITET DHE FALET E GJITHA TOP CANALIT DHE DI AI SI TA RIPAROJE DHE REGULLOJE.
NE ZERIN E BASHKISE DUHET TE DEGJOHET ZERI I TE BUKURES I TE GEZUARES I LOGJIKES I HARMONISE JE JETES ME AMBJENTIN DHE NJERZIT DHE SIGURISHT PERPARESI KANE NJERZIT E SHKOLLUAR QE JANE LINDUR DHE RRITUR NE TIRANE
NE ZERIN E BASHKISE DUHET TE DEGJOHET ZERI I TE BUKURES I TE GEZUARES I LOGJIKES I HARMONISE JE JETES ME AMBJENTIN DHE NJERZIT DHE SIGURISHT PERPARESI KANE MENDIMET NJERZVE TE SHKOLLUAR; QE JANE LINDUR DHE RRITUR NE TIRANE
Rexhep Qosja (Foto: Express)
Qosja: Lulzim Basha është vrasës
Nga Express më 19 prill 2011 në ora 15:42
Një kandidaturë dhe tri deklarata më kanë lënë pa gojë, por pas disa ditësh, kur një mik i çmuar dhe i dashur nga Tirana më tha të mos çuditem se në këtë kohë të gjitha, ama bash të gjitha, janë të mundshme, unë e mora veten dhe e bëra këtë shkrim me të cilin edhe më shumë do ta rris numrin e pretorianëve të sundimtarit të përtashëm, të cilët do të hudhin shumë shigjeta në kokën time.
Dhe, për titull të shkrimit e vura, pak të ndryshuar, pikërisht togfjalëshin ngushëllues të mikut nga Tirana: a është e mundshme? A është e mundshme të bëhet një kandidaturë e tillë dhe a është e mundshme të jepen deklarata të tilla?
Në vend se në hetime – kandidat për kryetar të kryeqytetit
Anëtari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, është njëri prej anëtarëve të rrallë të kësaj partie, ndoshta i vetmi anëtar i kësaj partie, i cili brenda pak vjetësh i ka ndërruar tri poste ministrore, kurse tani është kandidat edhe për postin e katërt pak më të rëndësishëm sesa postet ministrore që kishte. Herën e parë ishte ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit; herën e dytë ishte ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë; mandej, herën e tretë, u bë ministër i Brendshëm; kurse tash, herën e katërt, është kandidat për kryetar të Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë – Tiranës.
Në vendet e zhvilluara, sikundër janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian – Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Holanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, këto piruete nëpër poste të ndryshme ministrore prej të njëjtit person sidomos për një kohë ashtu të shkurtër, do të ishin të pamundshme. Në këto vende, me tradita shtetërore dhe demokratike, asnjë vetje politike nuk shpallet i aftë për punë ministrore në të gjithë sektorët shtetërorë. Jo. Atje shkollimi, profesioni, dhuntia politike organizuese dhe, para të gjithave, integriteti moral politik, e përcaktojnë kandidatin për post politik shtetëror. Atje nuk mund të ketë anëtar partie “të aftë” për të gjithë sektorët ministrorë, sepse atje as vetë individët nuk pranojnë të bëhen ashtu lehtë të përdorshëm për çdo gjë, as vetë partitë e tyre nuk i përdorim ata ashtu lehtë për çdo gjë! Kjo mund të ndodhë, siç po ndodhë, sot për sot, vetëm në Ballkan, ndoshta vetëm tek ne, ku përdorimi dhe poltronizmi janë taktika dhe etika e përparimit politik.
Edhe më e pakuptueshme sesa gatishmëria e Lulzim Bashës që brenda një kohe fare të shkurtër, brenda disa vjetësh, të pajtohet që të bëhet ministër “i aftë”, i pazëvendësueshëm, në tre sektorë të ndryshëm shtetërorë, duke u bërë ashtu nuse për Stasin e Partisë Demokratike, është pajtimi i tij dhe i udhëheqjes Demokratike që ai tani të jetë i propozuar kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës!
Pse mund të thuhet kështu?
Në protestat e Partisë Socialiste dhe të qytetarëve të tjerë pas 21 janarit 2011 kemi parë më shumë se tri pankarta në të cilat shkruante Lulzim Basha – vrasës! Në mediat elektronike kemi dëgjuar dhe në disa gazeta të Tiranës jo njëherë kemi lexuar se si ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, akuzohej si fajtori kryesor për vrasjen e katër protestuesve në protestën e 21 janarit, të cilët, siç është dëshmuar tashmë, janë vrarë prej gardistëve jashtë perimetrit të ndërtesës së Qeverisë, në të cilën gjendej soditësi kryesor i protestës, kryeministri Sali Berisha!
T’i lëmë mënjanë për një çast ato që për ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, shkruante në ato pankarta dhe ato që për të dëgjoheshin dhe shkruheshin në mediat elektronike dhe në disa gazeta të Tiranës, t’i lëmë anash ato dhe të gjykojmë vetë.
Është e vërtetë se gjatë protestave të 21 janarit Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë.
Është e vërtetë se ditën kur u vranë katër protestues jashtë perimetrit të ndërtesës së Qeverisë, Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë.
Është e vërtetë se vrasja e atyre katër protestuesve jashtë perimetrit të ndërtesës së Qeverisë nuk ka mundur të ndodhë pa dijen e ministrit të Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha e, meqenëse ministri të Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, është treguar partiak shumë i bindshëm, shumë i dëgjueshëm, shumë i përkushtuar ndaj kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, atëherë mund të thuhet se vrasja e katër protestuesve nuk ka mundur të ndodhë pa qenë i vënë në dijeni edhe kryeministri se do të shtihej me armë ndaj protestuesve.
Këto të dhëna, që janë të vetmet të vërteta për mendjen objektive politike, deshëm s’deshëm ne, deshi s’deshi udhëheqja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, deshi s’deshi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deshi s’deshi ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha, e bëjnë ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Lulzim Bashën, kandidat për hetim nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në lidhje me vrasjen e katër protestuesve më 21 janar 2011.
Në vendet demokratike, në vendet në të cilat, si tha kryetari i Francës, Nikola Sarkozi, protestuesit nuk vriten prej policisë dhe gardistëve, domethënë prej shtetit, as kur bëjnë protestë të dhunshme, ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, tashmë do të duhej t’i ishte marrë imuniteti i deputetit dhe do të duhej të ishte në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme për hetime për shkak të vrasjes së katër protestuesve në protestën e 21 janarit. Mund të hamendjesohet se në një vend vërtet demokratik, në të cilin institucionet e pavarura janë vërtet të pavarura, hetimet ndaj ministrit të Brendshëm, Lulzim Bashës, tashmë do të duhej të ishin kryer dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, tashmë do të duhej të ishte duke vuajtur fajin politik, juridik dhe moral për vrasjen e katër protestuesve në protestën e 21 janarit.
Por, shikuar nga ana morale dhe humane, ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha, është fajtor jo vetëm për vrasjen e katër protestuesve dhe keqtrajtimin e shumë protestuesve të marrë në hetime a të burgosur, por edhe për vetëvrasjen e para disa ditëve të birit njëzetedyvjear të njërit nga protestuesit e vrarë.
Nuk ka dyshim se të gjitha këto të dhëna janë të mjafta, madje, më tepër se të mjafta, që në një vend demokratik evropian të mos i shkojë kujt mendja që një zyrtar të tillë ta propozojë për kryetar të bashkisë së kryeqytetit apo të cilitdo qytet tjetër të vendit. Në çdo vend demokratik evropian dhe joevropian, propozimi i një ish zyrtari të tillë për kryetar bashkie të kryeqytetit a të cilitdo qytet tjetër do të shikohej si provokim që u bëhet qytetarëve. Është fyerje për ndërgjegjen e tyre, për integritetin e tyre politik dhe moral, është fyerje për qytetarinë e tyre, që t’u nxirret përpara, për ta votuar a mosvotuar, zyrtari karriera politike dhe shtetërore e të cilit, ndërgjegjja njerëzore e të cilit, është e rënduar, shumë e rënduar, prej vrasjes jashtë perimetrit të ndërtesës së Qeverisë të katër protestuesve, prej keqtrajtimit dhe burgosjes së shumë protestuesve dhe, më në fund, prej vetëvrasjes së birit të njërit nga protestuesit.
Si qytetar i Tiranës, natyrisht, me nënshtetësi të Republikës së Shqipërisë unë, vetë, e përjetoj si fyerje të ndërgjegjes dhe të integritetit tim politik dhe moral kandidimin e ministrit të Rendit Publik, Lulzim Bashës,për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Çka të them më tej? Të them: në jetën tonë politike e shoqërore, në totalitarizmin tonë partitokratik, ende të gjitha janë të mundshme, prandaj, ja, është i mundshëm edhe një kandidim i tillë!
Por, edhe diçka tjetër do të jetë e mundshme: kur një ditë Shqipëria të bëhet shtet vërtet demokratik dhe shtet i së drejtës, në të cilin do të funksionojnë të gjitha institucionet, prandaj edhe Gjyqësori, do të jetë e mundshme, madje, e domosdoshme, që Lulzim Basha të gjykohet për krimin – vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar 2011.
Tri deklarata të gabuara
Së shpejti bëhet një muaj prej se zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ishte në Kosovë për vizitë zyrtare shtetërore. Gjatë kësaj vizite dyditore, përpos të tjerash, ai dha edhe tri deklarata, që nuk mund të harrohen. Në mediat e Prishtinës vetëm njëra prej tyre – ajo për mosndryshim të kufijve, u përimtua kujdesshëm në disa gazeta, kurse dy të tjerat po thuaj u heshtën.
Deklarata e parë: ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, tha, te varri i ish kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, se arrestimet e nëntë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me vendimin e EULEX-it, u bënë në bazë të ligjeve të Kosovës dhe të ligjeve të Bashkimit Evropian! Nuk e di, nuk kam lexuar dhe nuk kam dëgjuar, se Bashkimi Evropian ka ligj të veçantë për arrestimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por e di se Republika e Kosovës nuk ka ligj të tillë. Republika e Kosovës, si me Kushtetutën e saj, ashtu edhe me ligje përkatëse, ka bërë të mundshme që të nxirren në gjyq dhe të dënohen të gjithë ata që bëjnë krime dhe, ashtu, shkelin Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Por, si edhe shqiptarët e tjerë në Kosovë, ashtu edhe hartuesit e Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës e dinë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare, domethënë luftë të drejtë, prandaj pjesëtarët e saj nuk kanë bërë krime.
Duke mbrojtur familjen e vet, prindërit e vet, vëllezërit e motrat e veta, gruan dhe fëmijët e vet, duke mbrojtur shtëpinë e vet, duke mbrojtur Kosovën prej terrorit shtetëror të Serbisë, prej policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve të Serbisë, ata vetëm sa i janë përmbajtur Kartës së Kombeve të Bashkuara, në të cilin flitet për të drejtën natyrore të popujve për vetëmbrojtje. Po të mos kishte bërë këso lufte, të drejtë, vetëmbrojtëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta njihnin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk do të organizonin as Konferencën e Rambujesë në të cilën delegacioni i Kosovës ishte i udhëhequr prej përfaqësuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, as nuk do të bënin fushatën e bombardimeve ndaj objekteve ushtarake, policore të Serbisë dhe, në përgjithësi, të Jugosllavisë së mbetur.
Po, pavarësisht prej sa u tha, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, nuk do të duhej ta bënte deklaratën e sipërtheksuar edhe për një arsye tjetër, të cilën asnjë diplomat shqiptar a i huaj, si diplomat, nuk do të duhej ta pohonte. Para se të ishte nisur për vizitë në Kosovë ai do të duhej të ishte bërë me dije, prej bashkëpunëtorëve të vet në Tiranë, se në Kosovë i madh e i vogël, jozyrtar e zyrtar, shoqëri e parti, Kuvend e Qeveri janë kundër këtyre burgosjeve dhe në deklarata të veçanta apo në kumtesa institucionale i dënojnë ato, duke i quajtur ashtu edhe si duhet të quhen ato: të palejueshme dhe të papranueshme për Kosovën dhe për popullin shqiptar, sepse barazojnë të pushtuarin, viktimën me pushtuesin, agresorin, dhe synojnë të njollosin luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Si shqiptar që është, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë do të duhej ta dinte se çdo përndjekje, çdo ndëshkim, çdo gjykim të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës populli shqiptar e përjeton me indinjatë dhe pezëm. Si diplomat, ndërkaq, Edmond Haxhinasto, do të duhej të nderonte ndjenjat e këtilla të shqiptarëve të Kosovës e të numrit më të madh të shqiptarëve në përgjithësi dhe t’u shmangej deklaratave si kjo.
Për më tepër ai do të duhej ta dinte se populli shqiptar, jo vetëm në Kosovë, e përjeton me indinjatë dhe me pezëm të madh terrorizimin e dyfishtë dhe të dyhershëm që u bëhet sot dy luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që janë ndër luftëtarët më të merituar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
Deklarata e dytë: Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, tha, duke bërë nderime te varri i ish kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, se Kosova është bërë shtet dhe po ndërtohet shtet mbi idenë e Ibrahim Rugovës për pavarësinë e saj! Nuk ka dyshim se kjo është një deklaratë që mund të quhet e pazakonshme për dy arsye: e para, mund të quhet e pazakonshme për arsye se, si e tillë, si deklaratë historike, me synim shkencor, bëhet prej një politikani, në të vërtetë diplomati që nuk ka të drejtë të marrë rolin e shkruesit të historisë. Diplomatët e vendeve me tradita shtetërore, politike e diplomatike, kurrë nuk mund të dëgjohen duke bërë hierarki të tilla në historinë e popujve e të shteteve që vizitojnë.
Ata nuk i lejojnë vetes të bëhen historianë duke mos qenë historianë; ata nuk i lejojnë vetes të bëhen historianë duke mos qenë historianë me deklarata të tilla, që tingëllojnë aq propagandistike. Dhe, nuk ia lejojnë vetes këtë rol jo vetëm pse janë diplomatë, por edhe pse nuk e dinë të vërtetën. E dyta, deklarata e Ministrit Edmond Haxhinasto është e pazakonshme edhe për arsye se ajo që pohohet në të nuk është e vërtetë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Kosovës kur Kosova ende nuk ishte bërë shtet nuk është njeriu mbi idenë e të cilit është fituar pavarësia e Kosovës dhe me idenë e të cilit po ndërtohet shteti i Kosovës. Jo. Jo. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, në radhën e gjatë të atyre që kanë krijuar dhe kanë përhapur idenë e pavarësisë së Kosovës dhe në radhën e atyre që i kanë filluar përpjekjet politike për pavarësinë e Kosovës nuk është kurrkund, kurse në fund të këtyre përpjekjeve është njeriu i fundit. Kjo radhë e gjatë e luftëtarëve politikë për pavarësinë e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore fillon me Adem Demaçin, me organizatën ilegale të krijuar prej tij dhe vazhdon me të burgosur të tjerë politikë e me organizata të tjera ilegale deri në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar kur ideja e pavarësisë së Kosovës bëhet ide pothuaj e gjithë popullit shqiptar të Kosovës e kur fillon edhe krijimi i partive të para politike shqiptare.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, do të duhej ta dinte se në programin e saj të parë politik, me të cilin është themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kërkohej pavarësi, por autonomi e Kosovës, madje një autonomi dukshëm më e ngushtë se ajo e vitit 1974 në kuadër të Serbisë e të Jugosllavisë. Më në fund, LDK-ja me kryetar Ibrahim Rugovën do të jetë parti politike shqiptare e regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë së Jugosllavisë, me çka dëshmohet se ideja e pavarësisë së Kosovës dhe LDK-ja, se ideja e pavarësisë së Kosovës dhe Ibrahim Rugova atëherë, kur radha e ideologëve dhe luftëtarëve politikë dhe jo vetëm politikë për pavarësinë e Kosovës, ishte shumë e gjatë, ende përjashtoheshin mes vete!
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, si politikan dhe si diplomat do të duhej ta dinte: se te varri i ish kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Kosovës kur ajo ende s’ishte bërë shtet, Ibrahim Rugova, atë nuk e çojnë meritat e vërteta të Ibrahim Rugovës për pavarësinë e Kosovës, por propagandat partiake që aq shumë janë duke e shtrembëruar, duke e falsifikuar, duke e zvetënuar dhe duke e vjedhur historinë më të re të popullit shqiptar në Kosovë dhe në Shqipëri; se nderime të shtira, si fryt i përkohshëm i këtyre propagandave dhe allishverisheve partiake para e paszgjedhore te varri i ish kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë edhe nderimet që i bëjnë te varri atij edhe disa vetje që shumëkush s’ka besuar se do të shiheshin aty ndonjëherë!
Por, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, do të duhej ta dinte gjithashtu se historia shqiptare, historia e Shqipërisë shtetërore dhe e Kosovës, një ditë, pashmangshëm, do të pastrohet prej gënjeshtrave, prej shtrembërimeve, prej zvetënimeve, prej ndotjeve të sotme partiake dhe politike. Për fat, kriteret partiake dhe politike kurrë dhe kurrkund nuk mund të bëhen kritere të përhershme të shkencës. Përpos në kokat e mediokriteteve të historisë!
Deklarata e tretë: zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, tha, gjatë vizitës në Prishtinë, se ideja për bashkim midis shteteve apo ndryshimi i kufijve është e dëmshme për Ballkanin Perëndimor dhe idetë e tilla Tirana zyrtare nuk i mbështet! Edhe kjo është një deklaratë fatkeqe e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit Edmond Haxhinasto.
Asnjë ndryshim i kufijve nuk mund të quhet i dëmshëm në qoftë se popujt që kanë kufij mes vete pajtohen me atë ndryshim. Për popullin shqiptar ndryshimi i kufijve midis Kosovës dhe Shqipërisë në asnjë pikëpamje nuk mund të quhet i dëmshëm as nuk do të duhej të quhej i papranueshëm nga Tirana zyrtare sepse është kufi midis dy shteteve shqiptare. Ideja për bashkim kombëtar të shqiptarëve, prandaj, jo vetëm se nuk mund të quhet e dëmshme – siç e quajti në Prishtinë Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, por do të ishte shumë e dobishme. Vetëm ajo do të përfaqësonte zgjidhje të përhershme të çështjes shqiptare dhe vetëm bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë do ta bënte të mundshme shprehjen e plotë të të gjitha potencialeve natyrore dhe krijuese njerëzore të Kombit shqiptar.
Nuk ka dyshim se të tri deklaratat e trajtuara këtu të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, në Prishtinë, më 18 e 19 mars, pra, në prag të vizitës së kryetarit (të paligjshëm) të Kosovës në Shqipëri, Behgjet Pacolli, janë deklarata të paqëndrueshme, madje, të pavërteta, kundërhistorike, që nuk do të duhej të bëheshin. U bënë sepse zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë edhe ishte dërguar për t’i bërë ato në Prishtinë. Dhe, ishte dërguar prej kryeministrit të shumëfytyrshëm të Shqipërisë, i cili, edhe Kosovën e flijon për hir të mbajtjes sa më të gjatë në pushtet – në regjimin e tij autoritar!
(Shkrimi është botuar sot në Gazetën Shqiptare)
Si ka mundesi qe Kadare,nuk e cilesoi;Vrases ,Bashen!!!
pa permendur ketu qesharakun Agolli,apo ndonje tjeter ,,,,,,,,,,,,,,!!
Bravo R.Qosja!