INTERVISTA/ Elisa Spiropali: Ëndrra e të rinjve nuk i ngjan ëndrrës së Bashës, që i dhuron karrike Babagjysh Berisha

30 Korrik 2011, 12:14Politika TEMA
INTERVISTA/ Elisa Spiropali: Ëndrra e të rinjve nuk i ngjan

 

Përgjigja e pyetjes se pse kërkesat tona nuk janë plotësuar, nuk na përket edhe aq ne që i kemi bërë ato kërkesa, por çetës nepotike qeverisëse dhe komandantit të asaj çete Kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë, sa kohë shurdhëria e Berishës dhe qeverisë së tij do vazhdojë, disa shpjegime jemi të detyruar t’i japim. Nga këndvështrimi ynë, shpjegimi i faktit të mos plotësimit të kërkesave tona gjendet i tëri brenda arsyes së protestave. Si dhe brenda shpërfilljes së asaj arsyeje nga pushteti, arrogancës e tij, dritshkurtësisë së qeverisjes, abuzimit me durimin e shqiptarëve, durim ky që natyrisht nuk është i pafundëm. Në këtë kontekst, falë përpjekjeve që kemi bërë, duket mjaft qartë se kërkesat tona janë gjithaq të paplotësuara nga pushteti sa edhe të brendësuara nga opinioni mbarëshqiptar. Dëshmia më bindëse për këtë është vota e 8 Majit, ku falë forcës dhe frymës së saj Partia Socialiste mori besimin  për qeverisjen e 2/3-ave të qyteteve të Shqipërisë duke fituar bindshëm dhe dërrmueshëm në qendrat e mëdha urbane. Këtë, Partia Socialiste e bëri të mundur përmes besimit që shqiptarët i dhanë asaj për një administrim dhe qeverisje më të mirë se ajo e kusarëve të cilët prej vitesh vetëm po e zhvatin dhe aspak s’po e qeverisin. Më 8 Maj shqiptarët e etur për progres, ditën ta përdorin votën e tyre si armë për të ndalur hovin e papërmbajtur të një pushteti dhunues i cili në mungesë të vizionit dhe aftësisë për të qeverisur, në mungesë të plotë të ndjenjës së përgjegjësive të cilat nga kjo mungesë rrjedhin, përmes një privatizimi barbar dhe primitiv prej 6 vitesh po bën rrush e kumbulla pasurinë publike në favor të një numri të vogël qeveritarësh, një grushti nepotikësh, dhe një tufe biznesmenësh të pushtetit. Pas kësaj, plotësimi i kërkesave tona, nuk është veçse çështje kohe që i përket sigurisht së ardhmes së afërt.

 

Opozita bëri edhe një betejë ligjore për Bashkinë e Tiranës, dhe e humbi atë. Cila do jetë sjellja e opozitës me Bashkinë e re të Tiranës dhe kryebashkiakun e ri?

 

Nuk është e mundur të humbësh apo të fitosh një betejë ligjore kur ajo betejë, për shkak të vrazhdësisë së pushtetit dhe mjeteve antiligjore që ai pushtet rëndom përdor, vetëm ligjore nuk është. Humbja apo fitorja në një dyluftim ligjor, në kushtet e sotme të nënshtrimit të drejtësisë nga politika nuk bën sens. Betejat ligjore janë përplasje të barabartësh me rregulla të qarta, me standarde të barabarta, me gjykues të paanshëm. Kjo që ndodhi me Bashkinë e Tiranës ishte një kurth antiligjor krymeministror i ngritur dhe i strukturuar në mënyrën më diabolike të mundshme për ta marrë Bashkinë e Tiranës me çdo kusht dhe me çdo çmim. Me procedura të stisura, me KQZ dhe Kolegj të nënshtruar, etj. etj. Dhe tani kemi kryetar të ri të Bashkisë i cili me një verbëri të babesueshme dhe vetmburrje të papërmbajtur kujton se ka fituar. Por në fakt ka humbur përgjithmonë mundësinë për të qënë një politikan i besueshëm. Këtë mundësi atij ja hoqi me dorën e vet kryetari i tij. Sjellja jonë me këtë lloj kryetari Bashkie do jetë ajo sjellje që një kryetar i tillë meriton. Sjellje e përshtatshme me një njeri të cilit funksionin nuk ja ka dhënë as talenti apo zotësia vetiake, as vota, as e drejta ligjore, dhe asnjë meritë tjetër, por ja kanë dhuruar thjesht dhe vetëm babagjyshi i partisë së tij, njëlloj si babagjyshi i Vitit të Ri që u sjell kalamajve dhuratat nga oxhaku plot me blozë në errësirën e mesnatës kur ata flenë gjumë dhe nuk shohin asgjë.

 

Ka pasur zëra brenda Partisë Socialiste që kërkojnë konstituimin e plotë të Forumeve të Partisë, ndër to edhe të FRESSH-it. Ju si drejtuese e këtij Forumi, si e shihni të ardhmen e tij brenda Partisë Socialiste? Si e shihni këtë proces riorganizimi dhe hapjeje rolin e të rinjve?

 

Duhet sqaruar së pari problemi lidhur me ata që ju i quajtët “zëra”. Për fat të keq po ndodh jo rrallë që zëra normalë, madje dhe tinguj harmoniozë, shprehje të qarta të mirëfunksionimit dhe demokracisë së brendshme të Partisë Socialiste, transformohen dhe interpretohen ligsht përmes një segmenti të caktuar të industrisë mediatike qëllimkeqe. Ata zëra transformohen në çjerrje dhe gërr-vërre të paqëna, të stisura, me të vemin qëllim baltosjen me çdo kusht të opozitës shqiptare. Kaq për zërat. Për t’i hyrë më në thelb pyetjes suaj, në Partinë Socialiste po ndodh një proces organizimi tërësor, një analizë e hollësishme dhe e gjithanshme, një shqyrtim realist i të gjitha strukturave. FRESSH është sigurisht pjesë e tërë këtyre strukturimeve dhe përmirësimeve. Qëllimi  i FRESSH është sa i thjeshtë, i rëndësishëm, largpamës; Krijimi i një fronti rinor opozitar. Në çdo qelizë të mjediseve shqiptare. Kudo ku ka të rinj. Në çdo klasë, në çdo shkollë, në çdo universitet, në çdo lagje, në çdo njësi. Ku do përballemi me qartësi dhe ndjeshmëri, ndaj secilit të ri apo të re. Për t’i qartësuar të gjithë të rinjtë një nga një lidhur me këtë rrethim dhe ngushtim të paprecedent  që i është bërë lirisë, demokracisë dhe meritokracisë në Shqipëri, përmes infektimit të gjitha qelizave sociale. Do ta bëjmë këtë duke vendosur përballë regresit të vjetër dhe të lodhur pushtetar, progresin e freskët dhe të vetvetishëm rinor. Përballë interesit të ftohtë material, punën e pandalur, idealizmin dhe atdhedashurinë. Përballë bizantinizmit dhe intrigës, diturinë dhe përkushtimin. Konstituimi i FRESSH-it mbi themele rregullash të forta dhe të qarta do bëjë të mundur mbështetjen reciproke të FRESSH-it dhe të Partisë Socialiste si në problemet rutinore, në betejat opozitar, fushatat elektorale, dhe gjithçka tjetër. Pra një FRESSH pjesë integrale e Partisë Socialiste me të gjitha efektet, difektet, rezultatet, sukseset, fitoret.

 

Ndërkohë që Partia Socialiste është në proces riorganizimi, grupe si minatorët apo grupi për mos shembjen e Piramidës, janë tashmë probleme të çdo dite. Duket e vakët përfshirja e opozitës në këto çështje. Pse ndodh kjo?

 

Partia Socialiste nuk është e vetmja opozitë në Shqipëri. Minatorët që janë ngujuar në grevë urie në zgafellat e minierës së Bulqizës, shumë prej të cilëve unë i njoh personalisht nga grevat e 2007s, së bashku me ata që protestojnë jashtë rrethimeve të minierës, janë gjithashtu një forcë opozitare e fuqishme. Por pavarësisht këtij fakti, nuk ka forcë tjetër politike në Shqipëri që t’i ketë mbështetur kërkesat e tyre më fuqishëm se Partia Socialiste. Duhet pasur parasysh se Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë qënë të vetmit që u kanë premtuar dhe u premtojnë minatorëve status. Pra status, jo për të rehatuarit e pakët të qyteteve të lidhur me fije nepotike klanore, por për për ata që rropaten nëpër llagëme nëntokësore gjithë jetën, dhe shpesh vdesin para se të arrijnë moshën e pensionit. Në bëjmë sa mundemi për minatorët. Sepse minatorët po e bëjnë si duhet luftën e tyre në mbrojtje të të drejtave të cilat ua jep Zoti, Ligji, si dhe koncesioni i nënëshkruar nga kompania. Për investime të pakryera në minierën që rrezikon mbylljen, kundër korrupsionit ministror me konçesionet, rrogë të denjë, dhe të tjera kushte. Betejën e tyre pra, ata po e përballojnë vetë. Më të organizuar dhe më të vendosur se shumë të tjerë në kushte shumë më të mira.

Sa i përket intelektualëve , të rinjve dhe arkitektëve që mbrojnë Piramidën nga shembja, edhe ata kanë format e tyre të protestës dhe të organizimit, të cilat nuk kanë asnjë arsye të kalojnë përmes ndonjë force politike, por natyrisht përputhen kur qasjet janë të ngjajshme, përputhje dhe qasje të cilat ne po i ndjekim dhe po i mbështesim.

 

Cili do jetë kursi në vazhdim i opozitës, dhe çfarë pritet të dalë, cilat frute do ketë ai kurs?

 

Ai kurs veprimi është shpallur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Për atë kurs kanë folur qartë dhe shkoqur kryetari Edi Rama dhe eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste. Përballja parlamentare dhe kudo, për dekonstruktimin e cilitdo plani djallëzor për ta çbërë lirinë dhe drejtësinë në Shqipëri, programi i qartë qeverisës për të ngjallur shpresën e një qeverisjeje të ndryshme nga kjo e kusarëve, janë shtyllat kryesore të kursit tonë të shpallur. Qeverisje e re shtet-konsoliduese dhe jo shtet-rrënuese, program i qartë në funksion të nevojave imediate dhe të përspektivës së njeriut të thjeshtë shqiptar, në mbrojtje të pronës publike dhe private, me reforma të thella në drejtësi, arsim, shëndetësi, gjithashtu. Gjëra këto, që siç duket qartë, nuk janë aspak ashtu si shpesh gabimisht komentohen, pra si ndërrim kursi, por vetëm vazhdimi i së njëjtës betejë në të njëjtin shesh lufte, me mjete më të forta dhe më të mprehta.

Elisa Spiropali, drejtuese e FRESSH, anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS.

36 komente në “INTERVISTA/ Elisa Spiropali: Ëndrra e të rinjve nuk i ngjan ëndrrës së Bashës, që i dhuron karrike Babagjysh Berisha”

  1. LOLA says:

    keto thoja atij CAKALLI7 se seshte bindur akoma ben komente vari leshte

    1. BREZI I RI I PERGJAKUR says:

      Per koke te plakes me hoqe triurin me keto komentet, do te propozoje po te kapa.

      1. LOLA says:

        hahahahahahhahhahha jo mo jo ms u nxeh o bishe se ka dhe me keq

  2. Rani says:

    Hhahahaha kjo eshte me te vertete per te qeshur, o Tema Saliu s’po ça bythe per nje popull te tere ndersa ju kujtoni se nje interviste e Elises do ta preke Saliun……………..Kur te behen intervistat me kallashe ne dore atehere Saliu nuk do te beje me pordhe po do te beje kaken ne breke nga frika.

    1. hektori says:

      komenti me real. me elisa spiropalin, erion veline dhe lepujt e tjere si puna e ketyre i ruajme b… saliut ne. ku mi ka bledhur keta lepuj ky rama mo aman.

      1. cimi says:

        o hektor trimi keta qe thua ti sidoqofte jane ne shesh te mejdanit. mos u fshih pas Ranit o trim se Rani ato qe i thote i thote nga shpirti ti i thua nga …

  3. gazi says:

    -kjo s’vret dot nje mize…do merret qo me kucedren e vicidolit..

    1. juliana p says:

      Ajo eshte thjesht nji Femer (po presin shqiptaret te clirohen nga femrat perball bandes me kriminale qe ka par Shqiperia ne pushtet) e natyrisht qe ndoshta s’ka deshire te merret me mizat .Por ajo eshte nji politikane e cila i deklaron ne publik ato qe mendon ,per te sensibilizuar trurin e trimave qe pijn kafe lokaleve .
      Si politikane z.Eliza ka per detyre te vras pikerisht ato miza brenda trurit te shqiptarve naiv e llafazan .

      1. skerdi says:

        e vertete Juliana,,, te gjithe jan bere si makiato boys ne Kosove qe pinin makiato dhe filozofonin, kur UCK-ja luftonte per kosoven… aq me shume ne kete shtet te kalbur prej letre,,qe e rrezon me 200 veta,,, imagjino te ishin nen regjimin serb te milloshevicit…

  4. Durim Sosuri says:

    Keto intervista ngjajne si reklamat qe ben Arian Cani tek emisioni i tij. Po pagove 1 milion leke, mund te promovoje cdo kengetare nga ato pa breke apo cdo te cmendur qe boton ndonje liber me tirazh 500 kopje. Kushedi sa i ka mbetur hatri ZP qe ia keni marre eskluzivitetin

  5. Toni says:

    Berisha s’eshte kuceder, eshte babagjysh, boll ja rritet vlerat

  6. endri says:

    hahahaha tamam e ka bashes ja kane dhene llokum te goja, ben trimin kot

  7. Aman says:

    ketu vetem pleq dhe bizantinista ka, po ju dalte per hajer elisa

  8. elio says:

    Po kjo spiropali cfare gllamis…ik o cupeline e qendis ndonje shami e nal ler rehat se nga ju diletantet e PS(veliaj, ajturesa, spiropali, beqja etj) e kemi dhurate humbjen….

  9. X Man says:

    Rri o Spiropal urte se ti dhe Erion Veliaj as nje pordhe te Sales sja dilni dot.

  10. siri says:

    ju qe shkruni neper forume me pseudonime ju po te fikni deren, trima te medhenj, te pakten ajo eshte femer e guximshme dhe shkruan me emer me mbiemer, jo si ju qe shani me pseudonim si fuksa

  11. lani says:

    Eshte e cuditshme se si ata qe kan lene komente me siper flasin me gjuhen e xha SULUS. Eshte OK te pozicionohesh ne raste te tilla por duke pare the bigger picture duket se shpresat per tu bere Shqiperia sa po vene dhe veniten….!

  12. anticensurë says:

    kjo është një intervistë në vazhdimsi të intervistave të kërmës gramoz ruçi,të dështakut edi rama dhe të mbëstetësit të tyre jo aq të ekspozuar besnik bare!
    intervista e zonjushës është e njëjtë me të tre bosat e PSsë!as më shumë e as më pak!shfaqje e dështimit,frikës,mosveprimit dhe ozurpimit!
    rani thotë përse publikohen intervista të tilla?!
    thjeshtë për të treguar kalbësinë e kësaj partie që e quan veten të majtë,por që në të vërtetë është një mishmash dështakësh të frikësuar deri në palcë!kjo parti jo vetëm është e krimbur në kokën e saj të vjetër por dhe në gjakun e ri që ne mendojmë se do të sjellë diçka!zonjusha drejtuese e FRESHIT flet sikur të ishte një sozie e të tre mbeturinave të mësipërme që po ndihmojnë në nshtrimin e populllit shqipëtar nga diktatura fashiste e sali berishës!kur lexon këtë intervistë të del përpara retorika e pianec nanos e kryqëzuar me çmëndurinë e berishës!lexon si çupërlina nuk ka guximin tu përgjigjet direkt pxetjeve!kupton se për minatorët nuk do të ketë asnjë mbështetje nga ajo parti që është përgjegjëse,ideologjia e saj,për ngritjen e nivelit të jetës së tyre dhe e detyruar ti mbështesë me çdo mënyrë!çupërlina të vetmen “mbështetje që u jep minatorëve ,sot në gjëndje kritike për jetën,është “se kur të vijë PS në pushtet ata do të hanë me lugë floriri”!përkëthyer në shqip “prit gomar të mbijë bar”!e njëjtë si mbështetja që ruçi i jep sovranitetit të kërcënuar nga agresioni grek i vjeshtës,”kur të vijmë ne në pushtet do ta çbëjmë”!thjeshtë “ulu këmbëkryq o grek në sofrën time se të nxjerr jashtë unë kur të kesh mbaruar,thot kërmë ruçi!
    tema bën gjënë me¨të mirë me këto intervista!gazetarët e saj,temës,duhet të vazhdojnë dhe më tej!ata duhet tu nxjerrin bojën PSEUDOOPOZITARËVE!duhet tu nxjerrin bojën atyre që thonë se janë për poppullin por në fakt me mbështetjen e tërhortë po ndihmojnë diktaturën fashiste në shqipëri!tu nxjerrin bojën asaj kryesie PSEUDOOPOZITARE që përparësi ka marrjen e rogave,mundësisht dopjo,parti e kuvënd,mbrojtjen e klaneve të tyre dhe jo të interesohen për vendosjen e demokracisë në shqipëri,e aq më pak mirqënjen ekonomike të popullit!kjo kryesi PSEUDOOPOZITARE e krimbur nga më i vjetri,dritëro agolli,e deri tek më e reja Elisa Spiropali!kjo kryesi PSEUDOOPOZITARE nuk kanë asnjë interes për të mësuar popullin që të mbrojë interesat e tij!kjo kryesi PSEUDOOPOZITARE nuk e nxjerr në rrugë për të kërkuar rritjen e mirqënjes demokratizimin e shqipërisë,mbrojtjen e sovranitetit të tritorit! kjo kryesi PSEUDOOPOZITARE nuk e nxjerr në rrugë për të rrëzuar diktaturën fashiste të sali berishës!
    për të vetmen arsye sepse NUK DUAN QË AI TU KËRKOJË LLOGARI NESËR KUR ATA TË JENË NË PUSHTET!
    ata ashtu si berisha iu duhet një popull injorant,një popull analfabet,i rregullave demokratike,i duhet një popull i përçarë,i çoroditur i cili është lehtësisht i nënshtrueshëm!këtë po e shohim në realitetin e sotëm berishjan!këtë po e shohim dhe në realitetin “PSEUDOPOZITAR”!
    dhe një herë falemnderit temës për demaskimin e PSEUDOOPOZITËS!

    1. Fatmir says:

      Ke te drejte, ne keto 20 vite, te dyja palet, i tregojne popullit, perralla me mbret. Une jame nga Delvina, nje nga kerkesat e qytetareve, ka qene gjithmone, ndertimi i rruges Delvine – Muzine rreth 14 km, qe te lidhe me rrugen nacionale, per Kakavije e Gjirokaster. Kane kaluar 20 vitet e fundit, dhe nuk eshte vene dore, per te marre votat, te gjithe thone: Prioriteti do te jete rruga,… behen deputeta, e nuk u shikon me surratin, brenda 4 viteve, blejne vila ne Tirane, i dergojne femijet ne shkolla nga me te mirat, mbushin xhepat, e do mendojne ata, per qytetaret qe kane nevoje per rruge. Ne 2013 do vijne prape, e nuk kane turpe, do flasin per rrugen, por populli eshte lodhur duke i degjuar kermat, e kohet e fundit, funderinat e qytetit, qe u japin 20.000 lek te vjetra e ndonje dreke, dalin me flamur e ulerasin, kur erdhi Sala, ishin vetem ca krimba,kur vjen PS, kane krimbat e tyre, mbajne nje fjalim e zhduken. Ata shikojne interesat e tyre, sa per problemet e popullit, i zgjidhin me nje fjalim.

  13. AGIM & ALBAN DEGA says:

    Rexhep Qosja (Foto: Express)
    Qosja: Lulzim Basha është vrasës

    Nga Express më 19 prill 2011 në ora 15:42
    Një kandidaturë dhe tri deklarata më kanë lënë pa gojë, por pas disa ditësh, kur një mik i çmuar dhe i dashur nga Tirana më tha të mos çuditem se në këtë kohë të gjitha, ama bash të gjitha, janë të mundshme, unë e mora veten dhe e bëra këtë shkrim me të cilin edhe më shumë do ta rris numrin e pretorianëve të sundimtarit të përtashëm, të cilët do të hudhin shumë shigjeta në kokën time.

    Dhe, për titull të shkrimit e vura, pak të ndryshuar, pikërisht togfjalëshin ngushëllues të mikut nga Tirana: a është e mundshme? A është e mundshme të bëhet një kandidaturë e tillë dhe a është e mundshme të jepen deklarata të tilla?

    Në vend se në hetime – kandidat për kryetar të kryeqytetit

    Anëtari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, është njëri prej anëtarëve të rrallë të kësaj partie, ndoshta i vetmi anëtar i kësaj partie, i cili brenda pak vjetësh i ka ndërruar tri poste ministrore, kurse tani është kandidat edhe për postin e katërt pak më të rëndësishëm sesa postet ministrore që kishte. Herën e parë ishte ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit; herën e dytë ishte ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë; mandej, herën e tretë, u bë ministër i Brendshëm; kurse tash, herën e katërt, është kandidat për kryetar të Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë – Tiranës.

    Në vendet e zhvilluara, sikundër janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian – Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Holanda, Suedia, Norvegjia, Danimarka, këto piruete nëpër poste të ndryshme ministrore prej të njëjtit person sidomos për një kohë ashtu të shkurtër, do të ishin të pamundshme. Në këto vende, me tradita shtetërore dhe demokratike, asnjë vetje politike nuk shpallet i aftë për punë ministrore në të gjithë sektorët shtetërorë. Jo. Atje shkollimi, profesioni, dhuntia politike organizuese dhe, para të gjithave, integriteti moral politik, e përcaktojnë kandidatin për post politik shtetëror. Atje nuk mund të ketë anëtar partie “të aftë” për të gjithë sektorët ministrorë, sepse atje as vetë individët nuk pranojnë të bëhen ashtu lehtë të përdorshëm për çdo gjë, as vetë partitë e tyre nuk i përdorim ata ashtu lehtë për çdo gjë! Kjo mund të ndodhë, siç po ndodhë, sot për sot, vetëm në Ballkan, ndoshta vetëm tek ne, ku përdorimi dhe poltronizmi janë taktika dhe etika e përparimit politik.

    Edhe më e pakuptueshme sesa gatishmëria e Lulzim Bashës që brenda një kohe fare të shkurtër, brenda disa vjetësh, të pajtohet që të bëhet ministër “i aftë”, i pazëvendësueshëm, në tre sektorë të ndryshëm shtetërorë, duke u bërë ashtu nuse për Stasin e Partisë Demokratike, është pajtimi i tij dhe i udhëheqjes Demokratike që ai tani të jetë i propozuar kandidat për kryetar të bashkisë së Tiranës!

    Pse mund të thuhet kështu?

    Në protestat e Partisë Socialiste dhe të qytetarëve të tjerë pas 21 janarit 2011 kemi parë më shumë se tri pankarta në të cilat shkruante Lulzim Basha – vrasës! Në mediat elektronike kemi dëgjuar dhe në disa gazeta të Tiranës jo njëherë kemi lexuar se si ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, akuzohej si fajtori kryesor për vrasjen e katër protestuesve në protestën e 21 janarit, të cilët, siç është dëshmuar tashmë, janë vrarë prej gardistëve jashtë perimetrit të ndërtesës së Qeverisë, në të cilën gjendej soditësi kryesor i protestës, kryeministri Sali Berisha!

    T’i lëmë mënjanë për një çast ato që për ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha, shkruante në ato pankarta dhe ato që për të dëgjoheshin dhe shkruheshin në mediat elektronike dhe në disa gazeta të Tiranës, t’i lëmë anash ato dhe të gjykojmë vetë.
    Është e vërtetë se gjatë protestave të 21 janarit Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë.

    Është e vërtetë se ditën kur u vranë katër protestues jashtë perimetrit të ndërtesës së Qeverisë, Lulzim Basha ishte ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë.
    Është e vërtetë se vrasja e atyre katër protestuesve jashtë perimetrit të ndërtesës së Qeverisë nuk ka mundur të ndodhë pa dijen e ministrit të Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha e, meqenëse ministri të Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, është treguar partiak shumë i bindshëm, shumë i dëgjueshëm, shumë i përkushtuar ndaj kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, atëherë mund të thuhet se vrasja e katër protestuesve nuk ka mundur të ndodhë pa qenë i vënë në dijeni edhe kryeministri se do të shtihej me armë ndaj protestuesve.

    Këto të dhëna, që janë të vetmet të vërteta për mendjen objektive politike, deshëm s’deshëm ne, deshi s’deshi udhëheqja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, deshi s’deshi kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deshi s’deshi ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha, e bëjnë ministrin e Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Lulzim Bashën, kandidat për hetim nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në lidhje me vrasjen e katër protestuesve më 21 janar 2011.

    Në vendet demokratike, në vendet në të cilat, si tha kryetari i Francës, Nikola Sarkozi, protestuesit nuk vriten prej policisë dhe gardistëve, domethënë prej shtetit, as kur bëjnë protestë të dhunshme, ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, tashmë do të duhej t’i ishte marrë imuniteti i deputetit dhe do të duhej të ishte në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme për hetime për shkak të vrasjes së katër protestuesve në protestën e 21 janarit. Mund të hamendjesohet se në një vend vërtet demokratik, në të cilin institucionet e pavarura janë vërtet të pavarura, hetimet ndaj ministrit të Brendshëm, Lulzim Bashës, tashmë do të duhej të ishin kryer dhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, tashmë do të duhej të ishte duke vuajtur fajin politik, juridik dhe moral për vrasjen e katër protestuesve në protestën e 21 janarit.

    Por, shikuar nga ana morale dhe humane, ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Lulzim Basha, është fajtor jo vetëm për vrasjen e katër protestuesve dhe keqtrajtimin e shumë protestuesve të marrë në hetime a të burgosur, por edhe për vetëvrasjen e para disa ditëve të birit njëzetedyvjear të njërit nga protestuesit e vrarë.

    Nuk ka dyshim se të gjitha këto të dhëna janë të mjafta, madje, më tepër se të mjafta, që në një vend demokratik evropian të mos i shkojë kujt mendja që një zyrtar të tillë ta propozojë për kryetar të bashkisë së kryeqytetit apo të cilitdo qytet tjetër të vendit. Në çdo vend demokratik evropian dhe joevropian, propozimi i një ish zyrtari të tillë për kryetar bashkie të kryeqytetit a të cilitdo qytet tjetër do të shikohej si provokim që u bëhet qytetarëve. Është fyerje për ndërgjegjen e tyre, për integritetin e tyre politik dhe moral, është fyerje për qytetarinë e tyre, që t’u nxirret përpara, për ta votuar a mosvotuar, zyrtari karriera politike dhe shtetërore e të cilit, ndërgjegjja njerëzore e të cilit, është e rënduar, shumë e rënduar, prej vrasjes jashtë perimetrit të ndërtesës së Qeverisë të katër protestuesve, prej keqtrajtimit dhe burgosjes së shumë protestuesve dhe, më në fund, prej vetëvrasjes së birit të njërit nga protestuesit.

    Si qytetar i Tiranës, natyrisht, me nënshtetësi të Republikës së Shqipërisë unë, vetë, e përjetoj si fyerje të ndërgjegjes dhe të integritetit tim politik dhe moral kandidimin e ministrit të Rendit Publik, Lulzim Bashës,për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

    Çka të them më tej? Të them: në jetën tonë politike e shoqërore, në totalitarizmin tonë partitokratik, ende të gjitha janë të mundshme, prandaj, ja, është i mundshëm edhe një kandidim i tillë!

    Por, edhe diçka tjetër do të jetë e mundshme: kur një ditë Shqipëria të bëhet shtet vërtet demokratik dhe shtet i së drejtës, në të cilin do të funksionojnë të gjitha institucionet, prandaj edhe Gjyqësori, do të jetë e mundshme, madje, e domosdoshme, që Lulzim Basha të gjykohet për krimin – vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar 2011.

    Tri deklarata të gabuara

    Së shpejti bëhet një muaj prej se zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, ishte në Kosovë për vizitë zyrtare shtetërore. Gjatë kësaj vizite dyditore, përpos të tjerash, ai dha edhe tri deklarata, që nuk mund të harrohen. Në mediat e Prishtinës vetëm njëra prej tyre – ajo për mosndryshim të kufijve, u përimtua kujdesshëm në disa gazeta, kurse dy të tjerat po thuaj u heshtën.
    Deklarata e parë: ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, tha, te varri i ish kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, se arrestimet e nëntë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me vendimin e EULEX-it, u bënë në bazë të ligjeve të Kosovës dhe të ligjeve të Bashkimit Evropian! Nuk e di, nuk kam lexuar dhe nuk kam dëgjuar, se Bashkimi Evropian ka ligj të veçantë për arrestimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por e di se Republika e Kosovës nuk ka ligj të tillë. Republika e Kosovës, si me Kushtetutën e saj, ashtu edhe me ligje përkatëse, ka bërë të mundshme që të nxirren në gjyq dhe të dënohen të gjithë ata që bëjnë krime dhe, ashtu, shkelin Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Por, si edhe shqiptarët e tjerë në Kosovë, ashtu edhe hartuesit e Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës e dinë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare, domethënë luftë të drejtë, prandaj pjesëtarët e saj nuk kanë bërë krime.

    Duke mbrojtur familjen e vet, prindërit e vet, vëllezërit e motrat e veta, gruan dhe fëmijët e vet, duke mbrojtur shtëpinë e vet, duke mbrojtur Kosovën prej terrorit shtetëror të Serbisë, prej policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve të Serbisë, ata vetëm sa i janë përmbajtur Kartës së Kombeve të Bashkuara, në të cilin flitet për të drejtën natyrore të popujve për vetëmbrojtje. Po të mos kishte bërë këso lufte, të drejtë, vetëmbrojtëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta njihnin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk do të organizonin as Konferencën e Rambujesë në të cilën delegacioni i Kosovës ishte i udhëhequr prej përfaqësuesit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, as nuk do të bënin fushatën e bombardimeve ndaj objekteve ushtarake, policore të Serbisë dhe, në përgjithësi, të Jugosllavisë së mbetur.

    Po, pavarësisht prej sa u tha, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, nuk do të duhej ta bënte deklaratën e sipërtheksuar edhe për një arsye tjetër, të cilën asnjë diplomat shqiptar a i huaj, si diplomat, nuk do të duhej ta pohonte. Para se të ishte nisur për vizitë në Kosovë ai do të duhej të ishte bërë me dije, prej bashkëpunëtorëve të vet në Tiranë, se në Kosovë i madh e i vogël, jozyrtar e zyrtar, shoqëri e parti, Kuvend e Qeveri janë kundër këtyre burgosjeve dhe në deklarata të veçanta apo në kumtesa institucionale i dënojnë ato, duke i quajtur ashtu edhe si duhet të quhen ato: të palejueshme dhe të papranueshme për Kosovën dhe për popullin shqiptar, sepse barazojnë të pushtuarin, viktimën me pushtuesin, agresorin, dhe synojnë të njollosin luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Si shqiptar që është, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë do të duhej ta dinte se çdo përndjekje, çdo ndëshkim, çdo gjykim të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës populli shqiptar e përjeton me indinjatë dhe pezëm. Si diplomat, ndërkaq, Edmond Haxhinasto, do të duhej të nderonte ndjenjat e këtilla të shqiptarëve të Kosovës e të numrit më të madh të shqiptarëve në përgjithësi dhe t’u shmangej deklaratave si kjo.

    Për më tepër ai do të duhej ta dinte se populli shqiptar, jo vetëm në Kosovë, e përjeton me indinjatë dhe me pezëm të madh terrorizimin e dyfishtë dhe të dyhershëm që u bëhet sot dy luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që janë ndër luftëtarët më të merituar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt.
    Deklarata e dytë: Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, tha, duke bërë nderime te varri i ish kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, se Kosova është bërë shtet dhe po ndërtohet shtet mbi idenë e Ibrahim Rugovës për pavarësinë e saj! Nuk ka dyshim se kjo është një deklaratë që mund të quhet e pazakonshme për dy arsye: e para, mund të quhet e pazakonshme për arsye se, si e tillë, si deklaratë historike, me synim shkencor, bëhet prej një politikani, në të vërtetë diplomati që nuk ka të drejtë të marrë rolin e shkruesit të historisë. Diplomatët e vendeve me tradita shtetërore, politike e diplomatike, kurrë nuk mund të dëgjohen duke bërë hierarki të tilla në historinë e popujve e të shteteve që vizitojnë.

    Ata nuk i lejojnë vetes të bëhen historianë duke mos qenë historianë; ata nuk i lejojnë vetes të bëhen historianë duke mos qenë historianë me deklarata të tilla, që tingëllojnë aq propagandistike. Dhe, nuk ia lejojnë vetes këtë rol jo vetëm pse janë diplomatë, por edhe pse nuk e dinë të vërtetën. E dyta, deklarata e Ministrit Edmond Haxhinasto është e pazakonshme edhe për arsye se ajo që pohohet në të nuk është e vërtetë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Kosovës kur Kosova ende nuk ishte bërë shtet nuk është njeriu mbi idenë e të cilit është fituar pavarësia e Kosovës dhe me idenë e të cilit po ndërtohet shteti i Kosovës. Jo. Jo. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, në radhën e gjatë të atyre që kanë krijuar dhe kanë përhapur idenë e pavarësisë së Kosovës dhe në radhën e atyre që i kanë filluar përpjekjet politike për pavarësinë e Kosovës nuk është kurrkund, kurse në fund të këtyre përpjekjeve është njeriu i fundit. Kjo radhë e gjatë e luftëtarëve politikë për pavarësinë e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore fillon me Adem Demaçin, me organizatën ilegale të krijuar prej tij dhe vazhdon me të burgosur të tjerë politikë e me organizata të tjera ilegale deri në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar kur ideja e pavarësisë së Kosovës bëhet ide pothuaj e gjithë popullit shqiptar të Kosovës e kur fillon edhe krijimi i partive të para politike shqiptare.

    Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, do të duhej ta dinte se në programin e saj të parë politik, me të cilin është themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kërkohej pavarësi, por autonomi e Kosovës, madje një autonomi dukshëm më e ngushtë se ajo e vitit 1974 në kuadër të Serbisë e të Jugosllavisë. Më në fund, LDK-ja me kryetar Ibrahim Rugovën do të jetë parti politike shqiptare e regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë së Jugosllavisë, me çka dëshmohet se ideja e pavarësisë së Kosovës dhe LDK-ja, se ideja e pavarësisë së Kosovës dhe Ibrahim Rugova atëherë, kur radha e ideologëve dhe luftëtarëve politikë dhe jo vetëm politikë për pavarësinë e Kosovës, ishte shumë e gjatë, ende përjashtoheshin mes vete!

    Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, si politikan dhe si diplomat do të duhej ta dinte: se te varri i ish kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Kosovës kur ajo ende s’ishte bërë shtet, Ibrahim Rugova, atë nuk e çojnë meritat e vërteta të Ibrahim Rugovës për pavarësinë e Kosovës, por propagandat partiake që aq shumë janë duke e shtrembëruar, duke e falsifikuar, duke e zvetënuar dhe duke e vjedhur historinë më të re të popullit shqiptar në Kosovë dhe në Shqipëri; se nderime të shtira, si fryt i përkohshëm i këtyre propagandave dhe allishverisheve partiake para e paszgjedhore te varri i ish kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë edhe nderimet që i bëjnë te varri atij edhe disa vetje që shumëkush s’ka besuar se do të shiheshin aty ndonjëherë!

    Por, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, do të duhej ta dinte gjithashtu se historia shqiptare, historia e Shqipërisë shtetërore dhe e Kosovës, një ditë, pashmangshëm, do të pastrohet prej gënjeshtrave, prej shtrembërimeve, prej zvetënimeve, prej ndotjeve të sotme partiake dhe politike. Për fat, kriteret partiake dhe politike kurrë dhe kurrkund nuk mund të bëhen kritere të përhershme të shkencës. Përpos në kokat e mediokriteteve të historisë!
    Deklarata e tretë: zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, tha, gjatë vizitës në Prishtinë, se ideja për bashkim midis shteteve apo ndryshimi i kufijve është e dëmshme për Ballkanin Perëndimor dhe idetë e tilla Tirana zyrtare nuk i mbështet! Edhe kjo është një deklaratë fatkeqe e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit Edmond Haxhinasto.

    Asnjë ndryshim i kufijve nuk mund të quhet i dëmshëm në qoftë se popujt që kanë kufij mes vete pajtohen me atë ndryshim. Për popullin shqiptar ndryshimi i kufijve midis Kosovës dhe Shqipërisë në asnjë pikëpamje nuk mund të quhet i dëmshëm as nuk do të duhej të quhej i papranueshëm nga Tirana zyrtare sepse është kufi midis dy shteteve shqiptare. Ideja për bashkim kombëtar të shqiptarëve, prandaj, jo vetëm se nuk mund të quhet e dëmshme – siç e quajti në Prishtinë Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, por do të ishte shumë e dobishme. Vetëm ajo do të përfaqësonte zgjidhje të përhershme të çështjes shqiptare dhe vetëm bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë do ta bënte të mundshme shprehjen e plotë të të gjitha potencialeve natyrore dhe krijuese njerëzore të Kombit shqiptar.

    Nuk ka dyshim se të tri deklaratat e trajtuara këtu të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, në Prishtinë, më 18 e 19 mars, pra, në prag të vizitës së kryetarit (të paligjshëm) të Kosovës në Shqipëri, Behgjet Pacolli, janë deklarata të paqëndrueshme, madje, të pavërteta, kundërhistorike, që nuk do të duhej të bëheshin. U bënë sepse zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë edhe ishte dërguar për t’i bërë ato në Prishtinë. Dhe, ishte dërguar prej kryeministrit të shumëfytyrshëm të Shqipërisë, i cili, edhe Kosovën e flijon për hir të mbajtjes sa më të gjatë në pushtet – në regjimin e tij autoritar!

    (Shkrimi është botuar sot në Gazetën Shqiptare)

  14. ani says:

    Sa inat keni kur nje femer jua merr me inteligjence! hihihi! Qetesohuni cuna dhe shikoni mos i beni ndonje gje Saliut, sic e ka nisur do rithemeloje perandorine osmane

    1. toni says:

      ke shum te drejt Ani, por a do dali nje gjergj Kastrioti i ri qe ta mposhti kete sultan te flliqur? se si e ka nisur ky baloz mjeri populli shqitar!!!

  15. dorand says:

    ja ky eshte problemi ne tirone se per tironen na japin men njerez qe as e kane idene nga tirona elisa SPIROPALI na jep men per tironen. po ku ka tironsa SPIROPALI? hahaha ju kam thone une tashi kane dale tironca te gjithe. ca na i pruni enveri si komunista e spiune e puntore ke ministria e mrenshme ca na i pruni sala nga molet e tashi ca na kan dale tiranase ca na kane dale pi tirone. Une thashe se ai Lamja do folte nei gjo me men po edhe ai ka pjerdh fare e ka fillu e flet si e oma zeqos moje thones.

    1. fule says:

      Ore nje race me mua eshte dhe kjo qenie shumeqelizore me siper? Shqip te kete mesuar ne shkolle dhe ky dallkauk? Nuk po flas pastaj per grimca inteligjence njerezore.

      1. dorand says:

        rreshter po si je me rreshter fule. ishalla je mire e me nga ironia qe shkruan mire dukesh normal je. po jo o fule une s jom njelloj me ty se ti je komunist une jom kapitalist. hahaha rreshtero a te thashe qe kete vit do e bojm edin me fol me vete. i dhame katunet i morem qendren. i lame labt laluct ene ca maloke ja lame po tironen hahaha ca i bome kete rradhe per zotin me fol me vete e kemi bo nuk i besohet s la gjyq pa vajt.

        1. elio says:

          Tirona ne 1920 ka pas 2400 banore. Tironen qytet e bene ata qe erdhen dhe e ndertuar se te qe per tironsit, nder te cilet edhe ata qe thone dem baba dem, me shume me gjumsa jane dibron, shkodron dhe beratsa as uren e lanes nuk kishin me bo. Tironsit dem baba dem nuk mbahn per kushedi se cfare, nuk ka nevoje te nevrikosen, e dime te gjithe..Tironsit, Tafaj, Demneri, Kazazi, Sallaku, Tabaku, Petrela; Karapici, Caslli, Pullazt..tani mjaft tu sha tjeret..shifni punen tuj…qypa

          1. dorand says:

            elio po ti ky hyn te ato qe ja solli prindrit enveri ne tirone per “pune” apo te ato qe solli sala per qef

      2. njeri says:

        Po pra, eshte vetem nje qenie shumeqelizore nga Tirana. (fundja te gjithe tiransit keshtu jane)

  16. Fatmir says:

    Elisa Spiropali, populli ka nevoje per shfaqjet e tua! Rini e mbaruar, e frikacake dreqi! Kane vdekur njerrez ne 21 Janar, jane rrahur barbarisht qytetaret, minatoreve as qe u hodhet syte, e c’do gje ne kete shtet, nuk funksionon, u vodhen votat, e ju po flini gjume! Jeni akoma duke fjetur! Shko, ne ndonje Disko ose pi ndonje kafe, se i zgjidhet problemet e vendit!

  17. Toni says:

    Po pse Elisa Spiropalit po ja kerkoni drejtesine, as opozites mos ja kerkoni se nuk la shesh pa protestuar e greve pa bere, kjo vajza ka qene edhe ne greve urie per voten e lire. Pyetja eshte ku kemi qene ne te gjithe? Aty kerkoji pergjigjet

    1. Fatmir says:

      O Toni, nuk i kerkoi njerri kesaj, qe te vendosi drejtesine ne Shqiperi. Eshte turpe te flasesh per greva, ku futen e dalin pa rezultat. Te besh protesta, te vdesin protestues, e c’beri kjo Elisa sipas teje! Perse, nuk vazhduan protestat! Votat u vodhen ne Tirane, e ne te gjithe Shqiperine, por ata qe ishin, jane prape. C’fare beri Elisa per mbrojtjen e votes! Del e ben Show TV! Une kame qene ne Itali, nuk dua t’ia di fare per PD e PS, ka 20 vjet qe shteti yne, eshte nje xhungel, e njerrezit shkojne, per te lepire ndonje kocke, qe u afrojne politikanet. Po ti o Toni, ku ke qene! Me vjen keq, vetem per popullin Shqiptar.

      1. LOLA says:

        o fatmir edhe ne afganistan te jetoje nuk do flsje keshtu po ne cdo vend te botes behen greva dhe protesta po me nje ndryshim te vogel udheheqesit nuk jane nga vicidoli n q s nuk e provon kjo qe flet ose i gjithe populli shqiptar vicidoli na vuri rrenje dhe nuk leviz me

  18. Nushka says:

    Rama vazhdon me te njejten linje. Nuk do te beje zgjedhje te FRESH-it por do te emeroje kete skilen Kryetare dhe pastaj ta beje deputete. E presim ne te fitojme zgjedhjet ne 2013-en! Ai mendon te kete keto majmunkat qe rezuan PS-ne nga pushteti me E Velian ne Parlament per t’i patur vota per vehte ne cdo rast. Turp PS-ja qe e lejon Ramen te beje si te doje. Keta nuk frymezojne votuesit per fitore.

    1. endri says:

      pse ti kujton se kjo nuk fiton dot me zgjedhje? futja kot po kot fare, fiton dhe i lun fene

  19. Fatmir says:

    E nderuara Lola, ketu ne Itali, i ç’menduri Berluskoni, donte te ndertonte hidrocentrale berthamore, ujin t’ua kalonte privateve per administrim, e ca pika te tjera, u bene protesta cepe me cepe te Italise, populli edhe pse kishte votuar, heren e fundit per Berluskonin, kerkuan referendum, dhe votuan mbi 90% kundra ideve te tij. Behen protesta afer Torino, edhe sot qe po te shkruaj, per ndertimin e nje tuneli, me vlere 20 miliarde euro, banoret nuk e duan e nuk ndalen se protestuari. Ketej nga ne, une jame nder te paret, qe jame ne mbeshtetje te grevave e protestave, por jo,pa rezultat. Me thuaj ti; Si shpjegohet, qe Luli eshte kryetar bashkie!? Ku eshte reagimi popullor! U vodhen votat. Ku eshte reagimi! U vrane, demostrues ne 21 Janar. Ku eshte reagimi! Pse opozita hesht! Pse opozita nuk e nxjerre popullin ne protesta! Kur ne Shqiperi, nuk po funksionon asgje. Pse nuk ka reagim popullor! e nderuara Lola, kur une protestoja kundra kesaj qeverie ne 97, nuk isha, as me PS e PD, thjesht shikoja padrejtesite qe po beheshin ne populle, e nuk i duroja me, une nuk kisha lek neper firma, por mos harro, lideri i PS ne 97, u premtoi Shqiptareve 100% kthim te lekeve, e u beri topin. Per ta mbyllur, te dyja palet, e bejne luften per pushtet, e nuk duan t’ia dine fare per problemet e popullit. Ç’fare beri PD e PS ne 20 vitet e fundit! Populli mbi 90% po vuajne, e bosat jane politikanet, hajdutet, trafikantet e droges, te prostitucionit, biznese fantazma per pastrimin e lekut, etj. Greku mendon per Jugun, e Serbia per Veriun. Keta jane tradhetare te kombit, e i ke ç’do dite neper shfaqje TV. Duhet te zhduken keta politikane, por nga te dyja palet, e vetem ne kete menyre, munde te ecet para. A ka per te arrdhur, ajo dite!?

  20. pelivan says:

    Ne fakt me trima jemi ne qe komentoim,qe ketej nga anadolli… biles dhe te fshehur mbas pseudonimit (!),se sa kjo vajze e re dhe si kjo me mira te reja e te rinje qe perballen me uqerit.vazhdoni te zhgaravisni o komentues trima….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje