Shorti për Botërorin e Brazilit, Shqipëria me fat, "peshkon" ekipe mesatare

30 Korrik 2011, 22:15Politika TEMA

Shqipërisë duket se i ka buzëqeshur fati në mbrëmje në Brazil. Eleminatoret e Kupës së Futbollit 2014 ndryshe nga shortet e tjera e kanë vendosur  vendin tonë përkrah kundërshtarëve të dobët dhe mesatarë.

Shqipëria do të përballet në Grupin E së bashku me skuadrat e: Islandës, Qipros, Zvicrës, Sllovenisë dhe Norvegjisë.

Asnjë prej ekipeve evropiane të rrezikshme nuk do të përballet me ne gjatë këtyre eleminatoreve të cilat fillojnë shtatorin e vitit që vjen.

Të gjithë kundërshtarët tanë janë ndeshur me ne më parë në takime të ndryshme eleminatore a miqësore. Statistikat tregojnë për rezultate të mira të përfaqësueses sonë,kryesisht me fitore a humbje të buta dhe barazime.

Nëse ky short gëzon trainierin,lojtarët dhe tifozërinë vendase e kundërta ndodh me zyrtarët e Federatës së Futbollit për të cilët krenaria kombëtare dhe ndeshjet e lehta duhet të ishin zëvendësuar me ekipe Big prej të cilave të ardhurat financiare janë të mëdha duke marrë parasysh të drejtën e  transmetimeve televizive të ndeshjeve dhe reklamat e shumta në stadium

Kampionati Botëror i Futbollit do të jetë evenimenti i radhës në listën e spektakleve sportive ndërkombëtare duke filluar me Evropianin 2012 në Poloni & Ukrainë,duke vazhduar me Lojërat Olimpike Londër 2012 dhe Kupën e Botës e cila mbahet në Brazil nga 12 qershori-13 korrik 2014

18 komente në “Shorti për Botërorin e Brazilit, Shqipëria me fat, “peshkon” ekipe mesatare”

  1. nga deti kuq e zi says:

    keta tocat e fshf mos te presin vetem te drejtat tv, po te shohin dhe shancin e perfitimeve ne rast te nje kualifikimi te mundeshem . me mire se kaq s’mund te ishte shorti, megjithse fshf donte :Gjermanine Shqiperine, Skenderbeun, BYLISIN, Dinamon, dhe Lacin ne grup, qe te kualifikohej ……. Skenderbeu per ne botror.

    1. shqiptar guximtar says:

      Sa palle qenke o deti kuq e lesh, dukesh qe je kokrra e labit te trashe e injorant, se injoranca me te cilen je ushqyer nuk te le te thuash nje fjale te mire as per vendin tend dhe as per skuadrat e tjera.
      Mos pasja e respektit per veten tende nuk te lejon kurre te respektosh dhe te tjeret.

      1. nga deti kuq e zi says:

        fjal te mire per cfar o shqiptar ? ate sharjen mere “mbrapsh”!

  2. nik says:

    po nuk u kualifiku dhe ksaj radhe nuk ka ma shanc me u kualifiku ma ne turne te tjera,,,,ti deti i kuq e zi ke te drejt se edhe me keto skuadra qe the ti nuk e ka te sigurt kualifikimin

  3. nardi says:

    Prape per kombetaren tone po nuk u rinovu shume eshte qipron dhe islanden i mundim ndersa norvegjine zvicren dhe sllovenine aha keshtu qe duhet te marrim lojtare te rinj nga ata qe lozin jashte nga kampionati shqiptar dhe ai kosovar nga tere diaspora.

  4. demokrati says:

    Do ndeshemi edhe me kombetaren e gjakprishurve.

  5. aqo says:

    Nardi,me pelqen optimizmi yt kur mendon se mund te fitojme me Qipron e Islanden,uroj te jesh i sakt ne parashikim.Per te tjerat jam ne nje mendje me ty.

    1. nardi says:

      optimizem ne qipron e kemi rrahur 6-1 e kemi mbytur ndersa islanda nje skuader e renditur e 126 jane me keq se ne po po te rinovohet skudra me lojtare nga diaspora kualifikohemi.

  6. SPARTAN says:

    shorti – mese fantastik per shqiperine-me pak kujdes mund te renditemi -te paret-por a do tja dalim???????kete here i kemi te gjitha mundesite.si duket zoti vuri dore duke na falur nje short te arte-shorti i te ciles mund te quhet pa frike me i lehti .shpresojme vetem ne fitore-asgje tjeter ne rast se duam te prekim “endrren”te gjitha keto ekipe mund ti thyejme me -pak kujdes-zemren ne fushe dhe siguri. .fat dhe fitore me te gjithe.urime shqiperise sone. mendoj rezultate te tilla”shqiperi -qipro 5-1 dhe 3-0″””””shqiperi -islande -4-0 dhe 2-1″”””shqiperi -slloveni 3-1 dhe 1-1″””””shqiperi-zvicer-3-1 dhe 1-0″”””””dhe shqiperi-norvegji 3-0 dhe 1-1.

  7. cendurimmadhi says:

    Shorti mjaft i mire,nuk mbaj mend nje me te favorshem se ky por…..kualifikimi te cilin e uron e
    deshiron çdo shqiptar eshte i veshtire dhe me duket i pa mundur.Perse?Po ja qe kemi nje ekip qe kerkon rifreskim,qe kerkon nga dy lojtare per sejcilin post,qe kerkon te kete prurje nga ekipet zinxhir,
    qe kerkon te kete mentalitet fituesi e te dije si te sillet me fitoren.Deshira eshte deshire por realiteti
    eshte tjeter.Eshte kollaj te therrasesh ate parullen idiote”OH SA MIRE ME QENE SHQIPTAR”por per
    te arritur ne finalet e nje boterori duhet pune e cila duhej te kishte nisur me kohe,me rrezulltate te
    arritura nga ekipet e moshave qe pastaj te shpresosh per ndonje mrekulli kualifikimi.Ne jemi si ai
    fukaraja qe “sa behet te bleje pantallonat e reja,i shkyhen kepucet”,……hajt se shihemi,,tung

  8. Dushku thote says:

    Shorti duket i favorshem dhe per mendimin tim me i lehti i rene ndonjehere per kombetaren shqiptare prandaj me zemer ne fushe eshte plotesisht e mundur qe te kualifikohemi
    I uroj sukse kombetares shipetare

  9. fieraku4u says:

    Epo grup me te lehte se ky ska per te pasur ndonjeher kombetarja Shqiptare, po nuk u kualifikuam me keto skuadra, ateher te ikin te mbyten ne det, se sjan jan lojtar muti pastaj.

  10. Brazili says:

    Sa i lehte grupi.100% qe nuk dalim.Ne i llogarisim gjerat si na vjen per mar.

  11. bubi kacurrel says:

    Eshte grupi me i keq i mundshem qe mund te na binte ,Qipro ishte skuadra me e forte e vazos se vet,Islanda ishte me e forta e vazos se vet ,nuk kemi ne grup nje ekip qe ti rrahe te gjitha nga 2 here dhe tu marre pike kundeshtareve keshtu qe mund te shpresonim per ndonje vend te dyte ,Zvicra ka shume te rinj te talentuar pasi ka dale kampione e moshave tani se fundi ,Norvegjia eshte ekip nordik dhe ata na rrahin rregullisht dhe lehtesisht me fizikun qe kane ,Sllovenia ekip ballkanik qe luan fort ,Qipro qe kam pare kunder Italise ne eleminatoret e 2010 ishte e frikshme ,Islanden nuk e njoh si ekip por po na ra te luajme me ta ne dimer jemi te mundur pa u nisur akoma .Keshtu qe nuk e kuptoj entuziazmin e dhjere te ne shqiptareve ,qe si gjithmone zhgenjehemi ne fund dhe bejme figuren e m…..

    1. Mandi says:

      shqiperi e ka mundur 5-1 qipron o dllakauk ty tu dukerka i frikshem halli eshte zviccra dhe sllovenia.

  12. agush says:

    Shorti eshte me te vertet shume i favorshem por ka nje kleck te vogel . Duhet edhe nje ekip qe te luaj futboll .

    1. Albann says:

      hahahahahaha….Ajo klecka e vogel eshte pune qe zgjidhet.Vini Sali Berishen dhe ekipin e tij .Kudo ku konkuron del i pari…

  13. kozma says:

    e po nuk hoqet dore nga idiotesite e endreat ne diell??Po cfare e dini e kipin kombetar te futbollit more miq??Nekurre nuk mund te hyjme ne boteror se do behemi gazi i botes,nuk kemi kellqe ne per ne boteror ,prandaj shtrinin kembet sa keni jorganin jemi fundi i kazanit per futboll ne europe,po humr neduhet te ngelet jashte nje tjeter…….prandaj mos ja futni kot ne te nxjerim nje ndeshje te mire kaq mjafton…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje