Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e 5 personave të cilët akuzohen se kanë penguar zgjedhjet e pjesshme lokale në komunën Shalë. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Petrit Coli 39 vjeç, banues fshatin Grude e Re, komuna Rrethina Shkodër, i dënuar më parë, për veprën penale ” Vrasje me dashje në bashkëpunim”, Pëllumb Mollzati 38 vjeç, Prek Kodra, 35 vjeç, Kol Gjergji, 29 vjeç dhe Mirash Rrethatori, 33 vjeç, banues në fshatin Gimaj, komuna Shalë, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale ” Armbajtje pa leje”
Sipas policisë arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi ditën e djeshme në momentin kur materialet zgjedhore kanë mbërritur me helikopter, në vendin e quajtur Breg Lumi, të Komunës Shalë, pikërisht sapo janë zbritur këto materialet zgjedhore, grupe të ndryshme personash, (ku mes tyre jane identifikuar dhe 5 shtetasit e arrestuar), janë vërsulur në drejtim të Komisionerëve, duke bërë kështu bllokimin e komisionerëve dhe të rrugë-kalimeve për tek qëndra e votimit, pasi nuk ishin dakord me komisionerët e caktuar për zgjedhjet vendore në komunën Shalë, Shkodër. Si pasojë e kësaj sitate u krijua një konflikt midis dy grupe personash simpatizantë të dy subjekteve politike të “Aleancës për të Ardhmen” dhe “Aleancës për Qytetarin”, duke bërë të mundur pengimin me dhunë të subjekteve elektorale, për zhvillimin e rregullt, të aktivitetit zgjedhor.
Ndërkohë materialet, në ngarkim të 5 personave të arrestuarve, i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Shkodër, për vepren penale të “Pengimit të subjektit për zgjedhjet në organet përfaqësuese”.
Keshtu behen zgjedhjet ne vendlindjen e Udhëheqesit tone te Ndrirur e Fuqiplotë…
Nuk ka lidhje Shala me Vicidolin. Jane shume larg nga njera-tjetra dhe kane karaktere te ndryshem.
me kete mendim jam edhe une Vicidoli eshte shum large shales,po shikoni se a mos e keni ndonje tjeter pjestar te qeveris me afer
ju marrsh tkeqen
Po Drejtori Policisë Qarkut me Shefin e Kom.Policisë rrethit a kan pas dijeni se bëheshin zgjedhje në komunën Shalë,apo janë me pushime? Nuk kan asnjë lloj pëgjegjsie se zgjedhjet vetëm në një komunë do të beheshin.
Drejtori i policise ka qene shume i zene me sekretaren. E sqaroi Tema kete ceshtje ku e kalon ai kohen e punes. Ne fakt edhe me sekretaren pune bente.
Doemos qe jane karaktere te dryshme o z.Neoralizmi,por kane te perbashket qellimin….
po na mbush mendjen maloku se po vendos drejtesi ,mbasi vodhi dhe shkaterroi gjithe zgjedhjet ne menyren me barbare ne Tirane..kujt po i plas per Shalen ..Tirana ku mund te vjedhi rehat miljona i interesonte atij dhe kopilit te tij,malokut Lulzime Bosha..