Anila Basha: Largimi im nga puna dhe si ndryshoi kurs “Gazeta Shqiptare”

6 Gusht 2011, 17:38Politika TEMA

Ish- drejtoresha e Gazeta Shqiptare shpjegon në një intervistë largimin e saj nga puna pasi grupi mediatik ku bënte pjesë kjo gazetë u ble nga dy biznesmenë shqiptarë

Ju pas katër vitesh si drejtore, nuk po e drejtoni më Gazeta Shqiptare. Në media u fol për shkarkimin tuaj, ndërkohë që ju ende nuk keni folur. A është kjo e vërtetë?

 

Po, është shumë e vërtetë. Që nga fundi i muajit maj, unë nuk jam më pjesë e stafit të Gazeta Shqiptare apo grupit të ri mediatik Fokus Group. Arsyeja është e thjeshtë: pronarët e rinj nuk donin të punonin me mua. Më pushuan nga puna, duke prishur në mënyrë të menjëhershme dhe të njëanshme kontratën që kam me kompaninë mediatike ku kam punuar 10 vitet e fundit, dhe ku në katër vitet e fundit kam qenë drejtore e Gazeta Shqiptare.

 

Po si jua komunikuan? Domethënë, patët ndonjë komunikim me pronarët e rinj?

 

Duhet të kemi të qartë një gjë: pronarët e rinj të medias Fokus ku përfshihet Gazeta Shqiptare, Neës24, Balkanëeb e Radio Rash, janë Irfan Hysenbelliu, që është aktualisht pronar i “Panorama Group” dhe shumë aktiviteteve të tjera, dhe Artan Santo, bankier, sot drejton njërën nga bankat e nivelit të dytë madje ka edhe një televizion tjeter në pronësi. Pra, të dy bashkëpronarët e kanë nga një media, dhe blenë edhe një tjetër media që ju kushtoi miliona euro.

Nuk më intereson sesi zgjidhet kjo çështje në bazë të legjislacionit shqiptar, pra a lejohet që një investitor të ketë aksione në disa media, sepse gjëja më e thjeshtë është ti “vidhesh” shtetit apo ta rregullosh me të. Por mënyra arrogante e largimit tim nga puna, është thjesht shprehje e kulturës dhe mentalitetit shqiptar, se këtu jam zot unë, dhe do bëhet çfarë dua unë apo të tjerë që më komandojnë.

Thënë më troç, arsyeja kryesore e largimit tim nga puna, është se drejtorja e Gazeta Shqiptare, shkoi një orë me vonesë në punë!!! Qesharake apo jo! Të mendosh se një drejtor, çdo ditë të javës e fillon punën në orën 9 apo 10 të mëngjesit, dhe ikën nga puna një apo dy orë pas mesnate, pushohet nga puna për një orë vonesë. Sigurisht, ky është një pretekst, dhe një pretekst shumë i rëndomtë, demode, dhe shumë vulgar. Kam dëgjuar në ambiente të ndryshme edhe sajesa të tjera, që ma merr mendja do ti thonë kohë pas kohe.

 

Por kjo nuk është arsyeja e vërtetë?

 

Eh, sigurisht që jo. Që në krye të herës dua të them se me pronarët e rinj po na ndante një hendek shumë i madh, në mënyrën sesi bëhej gazetari në Gazetën Shqiptare. Stafi i Gazeta Shqiptare, nuk ishte mësuar me diktimin e titujve dhe politikës në mënyrë aprofesionale. Në gati dy javë që punova me pronarët e rinj, kishte në mëngjes dhe në mbrëmje konstatime të tipit: ”G.M. G.SH.M”, në telefonin tim celular, me sms. Ma sillnin këtë mesazh në orën 7 të mëngjesit, ndërkohë që duhet të vrisja mendjen se çfarë donte të thoshte pronari me mesazhe të tilla. Kjo është në aspektin qesharak. (Për ta sqaruar, G.M do të thotë Good Morning, ndërsa G.Sh.M, do të thotë ose  “Gazeta shumë mirë”, ose “Gazeta Shqiptare mirë”). Në aspektin politik, ndërhyrja shkonte deri aty sa raporti paraprak i OSBE-ODIHR që shpallte Ramën fitues me 10 vota duhet të kishte mënyra të ndryshme trajtimi. “Gazeta Shqiptare” e publikoi raportin, por mënyra sesi duhej trajtuar raporti, çfarë ngjyrash duhej t’i jepnim, ishte një problem. Gazeta Shqiptare e pasqyroi raportin ashtu siç ishte. Mbaj mend se ka qenë ditë e shtunë dhe “Gazeta Shqiptare” u zhduk nga tregu shumë shpejt, dmth, njerëzit e blenë. Kjo edhe për faktin se gazeta me të cilën kishim konkurrencë, por që pas blerjes së re, kishin të njëjtin pronar, nuk e kishte pasqyruar pothuajse fare si lajm, por thjesht, “doli raporti i ODIHR”.

E mora këtë shembull për të treguar se me pronarët e rinj, nuk ishte shumë e nevojshme që të kishte urdhra të saktë. Kjo po ndodhte vetvetiu. Nuk e di sesi u bë, por gjatë mbledhjeve vija re se gazetarët kishin frikë të raportonin skandale, apo afera, në sektorë të ndryshëm të shtetit. “Ç’punë kam unë ta raportoj këtë lajm?” ishte shprehja që po dëgjoja më shpesh nga gazetarët në redaksi. Pra, filloi ajo që rëndom në gazetari quhet, vetëcensurim.

 

Ju nuk e dinit këtë gjë? Pra e kishit nuhatur largimin tuaj?

 

Një nga politikanët pranë qeverisë, më këshilloi në një kafe miqësore, se, nuk duhet të isha agresive. Sinjali erdhi përpara shitjes së kompanisë, pra kur rrethi i njerëzve në disa qarqe në Tiranë e dinin se transaksioni i blerjes se kompanise mediatike Mediterranea, do të ndodhte shumë shpejt. Dhe, që unë të kisha vijimësi, duhej që disa lajme të mos jepeshin. Pra, një lloj akordi apo jo? Unë, sigurisht nuk kisha ndërmend të ikja, për sa kohë që kisha një kontratë të firmosur me kompaninë, si drejtore e Gazeta Shqiptare. Pronarët e rinj erdhën, u betuan e u përgjëruan edhe për kokë të kalamanjve (të shkretët kalamanj që nuk e dinë sesa herë u gënjejnë prindërit në emër të tyre) se nuk do të më hiqnin, a thua, se po më bënin ndonjë favor. Ose po kërkonin të bënin favore në qarqet politike, pikërisht aty ku nuk ua kishin kërkuar ndoshta, një gjë të tillë.

Nuk kam menduar ndonjëherë se në media më ka mbajtur përgjerimi, lutjet, apo interesat dhe favoret e ndokujt. Unë gazetarinë e kam pasion, dhe si i tillë, s’kam pranuar kompromise të tipit: mbyll gojën, e vazhdo punën. E kisha të qartë se nuk do plakesha drejtore gazete, por do ishte më e ndershme për pronarët e rinj, të kishin gjetur një zgjidhje të përshtatshme, duke pranuar largimin tim për politikën e re që do të ndiqte gazeta , pra atë ndryshimin e kursit.

 

Po nuk po shohim ndonjë ndryshim kursi politik që të bjerë në sy…

 

Po emergjente me sa po duket, ishte largimi im nga detyra, unë paskam qenë shumë problem. Pronarët e rinj të kësaj medieje, duket se kanë vendosur që deri në shtator të vazhdojë gjithcka ashtu sic është. Pastaj, e kam shfletuar Gazeta Shqiptare dhe kam gjetur shumë reklama shtetërore. Më parë, vuanim, nuk kishte të tilla. Sidomos ato shpronësimet që bën ministria e Transporteve. Tani i gjen edhe tek Shqiptarja kur më parë nuk kanë qenë. Dhe duket qartë se edhe ky në vetvete është një ndryshim. Tani, një lajm më shumë e një lajm më pak, në këtë kohë krize, kush nuk do të donte të mos ndryshonte politikën? Se nuk bëhet fjalë vetëm për GSH. Neës24, që u ngrit me aq profesionalizëm, në ditët e para pas zgjedhjeve, arriti të nxjerrë edhe lajme të tipit: “ATSH:….” Nën drejtimin e Karlo Bolinos, jo që kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë, por as nuk mund të imagjinohej të hapej Agjencia telegrafike shqiptare e të bëheshin lajme agjencie, kur gazetarët tanë ishin në terren.

 

Pse vendosët të flisni kaq vonë? Në botën e medias, largimi i një drejtori të gazetës me të rëndësishme në vend, përbën lajm…

 

Po, përbën lajm. Vendosa të flas pikërisht kur gjithçka të bëhej ligjore. Avokatët e mi po merren me procedurat gjyqësore për zgjidhjen e kontratës në mënyrë të njëanshme. Nga ana e kompanisë, nuk më kanë dhënë as librezën e punës me arsyet se pse pronarët e rinj më pushuan nga puna. Edhe kjo është ironike apo jo? Nuk ta japin librezën, se nuk duan pronarët. Do të duhet t’i detyrojë gjykata ma merr mendja, nëse drejtësia në këtë vend vazhdon të funksionojë.

Në aspektin tjetër, ajo për të cilën më vjen keq, është pikërisht pushteti i katërt, profesionalizmi dhe liria e medias. I kemi dëgjuar ambasadorët, kemi parë edhe raportet e përvitshme të DASH apo KE, flasin gjithmonë për ndërhyrje të biznesit e politikës në media. Ky është rasti. Dhe përfundimisht në Shqipëri, kemi një media opozitare më pak. Fundja, nuk më duket se kanë mbetur shumë, apo jo?

 

Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

 

Unë e kam filluar gazetarinë në moshën 18 vjeçe. Kam bredhur Shqipërinë në vitin famëkeq 1997, ndërkohë që isha ende e re. Në këto 15 vite karrierë, arrita në detyrën e drejtores së Gazeta Shqiptare sepse punova shumë me pasion e përkushtim. Pas 15 vitesh punë natë e ditë, po i lejoj vetes dy muaj pushime, në bregdetin e mrekullueshëm të Vlorës. Kam shumë plane, kam shumë ide dhe propozime për të ardhmen. Dhe në shtator, do të rikthehem në Tiranë, për të vazhduar aty ku e kam lënë. Ndoshta për të kontribuar dhe unë sado pak, që në Shqipëri të zbatojmë standardet e kërkuara aq shumë për një shtet ligjor, dhe për një media profesionale. Kjo periudhë po më ndihmon edhe për reflektim. Për të parë nga afër edhe nga larg, sesi kam mbijetuar si e vetmja vajzë- drejtore, në një media të shkruar, dhe shoh se ka qenë shumë e mundimshme. Por kam vullnetin dhe pasionin për ta rinisur, aty ku më detyruan ta lë që në muajin maj.

60 komente në “Anila Basha: Largimi im nga puna dhe si ndryshoi kurs “Gazeta Shqiptare””

  1. argjiro says:

    Anila jo cdo gje e keqe ndodh vetem per keq .Ndonjeheree keqja ndodh per me mire .Ju pasionin per gazetarine dhe te verteten te keni pa pune per gazetare ne Shqiperi ka sa te duash .Do te prerifrazojanje thenie ndoshta shume te perdorur ;ne humbem nje drejtore gazete por fituam nje opozitare qe e ka ne kurriz kerbacin e pushtetit .

    1. krenari says:

      Gjer aty kur Anilen e larguan, Gazeta Shqiptare ishte mesuar ti ngjiste shkallet
      drejte lartesise.Tani,qe njerez te komplexuar,vazhdojne te aderojne ne te
      qofte edhe per fatin e rroges,ky lloji virusi,padyshim qe do ta dobesoje
      shendetin e saj.Sigurisht qe renia nuk do ti vije menjehere,por bazat e saj jane mbjellur.
      Vete parimi i perqafuar prej tyre;-Terhiq dhe Lesho,shumzojne Brejtesat
      qe demtojne shume logjiken.Po nuk kemi cte bejme;Kur Parimet jane te prirura
      drejt fitimit,edhe Karakteri behet komershell.Kesisoj,vete levizja e Aniles,deshmone per kete metamorfoze aspak surprizante.C’do gje pritet,pasi po jetojme ne Epoken e Bajraktarizmit berishjan,i cili i ka shtrire kthetrat kudo.Pikerisht ketu gjendet edhe aresyeja
      e largimit te Aniles,si person i padeshiruar i Dinosaurve te Dinastise Salihiste.
      Anila nuk eshte as e para dhe as e fundit,si viktima e kesaj Kopeje,por ajo do ti rezistoje
      sepse per arem ka;Penen dhe Kurajon e saj,-Vlera keto qe do ta lartesojne edhe me
      shume kete gazetare te talentuar.
      Fundja Jeta eshte Planet i fatit.Ajo ta jep dhe ta merr ate.Perseritja eshte e pashmangshme Ne jemi vazhdimisht ne levizje brenda saj.ndaj Prehemi per fjalen Shprese.
      Te kuptohemi,se keto Definicione jane te pershtateshme vetem ne shumicen e njerezve
      qe kane karakter.te tjeret,i sjellin vehtes levizje nepermjet forces,korupsionit dhe
      mashtrimit,sikunder ndodh me pronaret e rinj te G.SH. etj.

    2. jimmy says:

      Anila.ne buzeqeshjen qendron suksesi juaj profesijonal

  2. zjarri says:

    zonjushe Anila nuk po nathua te verteten, perse kini frike!??…….nuk te pezulloje nga puna (Irfan Hysenbelliu) Irfani eshte nje nga yzmeqaret e Metes e te Sales.Ne se ju thoni te verteten, dhe tregoni kercenimet e bera ne telefon direket nga Sali shpellari dhe Ilir halabaku…

    1. Aishja prej Sauku says:

      E DASHUN ANILA…ka do gjona qi njeriu i bon ne jete,ene asht KRENAR kur e kthen kryet pas me bo analizen e viteve qe ka ka punuar.Ta thot Aishja ti mre coce.Ne jemi KRENAR per ty dhe ti duhet te krenohesh per punen tane.Lind shpesh sot pytja.Pse shum veta dun me u be sot gazetare??Ta jap pergjigjen une mre ty tamam popullorshe.Sepse duke u bo SAHANLEPIRSA te pushtetarve,duke ju bo temena e hosana atyre qe shkelin ligjet munohen me perfitu nga nji cop per vete.E kom akoma ne mendje ate zanin tand tek emisjoni opinion i Fevziut,kur i drejtoshe pyetje Lozhefines se Tapallajve.Zani jot edhe pse nuk bertisje,dukej sikur vajtonte nga padrejtesia qe i behej nji femne shqiptare sic ishte Ina Rama,qe fyhej aq batakcinjeshe nga Kryetarja e Kuvendit te ZAGARVE deputet.Ai zani jot akozonte per injorancen qi po na drejton ne si popull.Shkrimet e tua tek “gazeta shqiptare” kan qon profesioniste dhe dinjitoze.Koken nalt dhe shiko perpara e dashun Anila.Drejtesia vonon por nuk harron.Suksese dhe shpresojme te na japesh gjithmon mundesine me lexu shrimet tuaja interesante.

      1. vinny says:

        Nuk e njof Anila Bashen, keshtu qe do gabohesha te jepja nje mendim per te. Ajo qe njof paksa, eshte niveli medioker i Gazetes qe ajo ka drejtuar, ajo qe njof eshte fakti se shume shkrime ne gazeten qe ajo ka drejtuar, ndryshe nga ç’fare pretendon Anila, kane qene te influencuara, te komanduara dhe paguara nga politika apo nga njerez prane politikes, ndofta jo nga Berisha, po kete e kam te sigurte pasi kam biseduar me gazetare qe kane punuar prej vitesh ne ate gazete.
        Gazeta shqiptare u shnderrua ne nje paçaure e cila me nivelin e saj eshte nje ofendim i intelektit te nje pjese te madhe shqiptaresh (per hir te te tevrtetes, duhet te shtoj se fatkeqesisht, Gazeta Shqiptare nuk eshte e vetmja qe ndodhet ne kete pozicion).
        Pra ndofta ka qen gazetare e talentuar, po drejtuese mediokre, pasi Gazeta qe ka drejtuar eshte me te vertete mediokre.

        1. fatmiri says:

          Sipas komentit tend gazeta shqiptare i ka sherbyer Rames dhe ka qene i ndikuar nga ai. Tani do ti sherbeje Berishes dhe do te jete i ndikuar nga ai. Pse ja fut kot si kau peles. Neqoftese ke per te bere ndonje koment beje njerezisht, ndryshe ik te dera e pd dhe pershendet ata qe hyjne e dalin atje mbase te japin ndonje kocke. Po ti kujt i sherben me komentin tend kaq te trashe? A e ndihmon punen apo thua dhe ti nje llaf se ke kohe te lire? Anila eshte nje vajze kurajoze, e thjeshte, e perkushtuar dhe veshtire sot te gjesh vajza te tilla. Ajo eshte gjithashtu dhe nje nga gazetaret me te mira. Megjithese larg mijra kilometra e kam ndjekur ne gazete e televizion diskutimet e saj dhe shikoj te ajo buzeqeshjen e çilter qe mundohen te ja ndrijne ne buze si gjithe shqiptareve te tjere qe nuk mendojne e veprojne si AI. Ka mbaruar kjo pune. AI po u vjen prapa e perpara te gjitheve atyre qe ka nen hyqem. Po nje dite do te vije qe dhe vendi im jo te “fluturoje” si thote AI , se dhe Amerika apo ndonje vend tjeter nuk fluturon dot ne kete vorbull, por te radhitet me vendet e tjera te perparuara, por pa ATE, sepse ai nuk po e lejon te ece perpara.

          1. arben nako says:

            po me patjeter,ai qe te paguan,per ate qe te thot ai duhet qe te shkruash.nje fjale e urte popullore greke thot,me alus pinis qe alu pas qe ta dhinis.D.m.th me tjeter pi edhe me tjeter vete ja u jep para edhe u jep cu duhen.mos ke qene e ndikuar si gazetare te ndonje parti,edhe nuk beje dot qe me vone me ardhjen e pronareve te rinj nuk shkruaje dot kundra asaj force politike qe kishe shkrojtur deri tani.keshtu qe kur te zesh nje pune te re si keshill duhet qe te kesh qe ti sherbesh atij vendi qe te paguan per te mbajtur familjen me buk edhe te mira qe ka nevoj familja,edhe leri kokefortesit n.q.se.me lejon qe ta them keshtu,se ndryshe do mbetesh pa pune ashtu si shume gazetar te tjer.

        2. xhoni says:

          As une nuk te njoh ty,vini,por kuptoj se je nje injorant shpirt zi,i shitur koke e kembe tek pushteti i bandave te Berishes,qe SUNDOJNE SOT VENDIN TONE!!!GAZETA SHQIPTARE ishte e vetmja gazete qe kushtonte 50 leke dhe blihej menjehere!!!PACAVURE te tjera si Koha Jone,Panorama,Standart,Ballkan,pa folur per letra higjenike si “55” etj,as qe ja var njeri teneqene!!!Ata gazetare,qe paske biseduar ti,more pusht-pushteti,jane vetem fantazia jote prej banditi,qe te jane errur syte,qe nje femer si Anila Basha,te drejtonte nje gazete mjaft presigjioze!!!Tani GAZETA SHQIPTARE eshte bere vetem zedhene e qeverise ashtu si NEWS -24!!!!TURPI LE TU NGELET ATYRE GAZETAREVE QE PUNOJNE ATJE PER NJE KOTHERE BUKE!!!

  3. Rani says:

    Ti e ke ditur qe je ne Shqiperi keshtu qe e prisje te te pushonin nga puna apo jo, keto fjalet e tjera jane fukarallek se po vriten njerez dhe s’po ça bythe kush prandaj mos u çudit sikur te humbasesh procesin. Te pakten ti nuk diskuton buken e gojes se paske shkuar edhe ne pushime nderkohe qe te tjere diskutojne buken e gojes. Pastaj mos e bej çdo gje politike se ka padrone qe duan te bejne stafin e tyre dhe qe mund te te kishin pushuar edhe sikur ti mbaje ison Saliut. Natyrisht qe ne rastin tend te kane pushuar per arsye politike kjo s’diskutohet. Ketu ku jam une pushimet e tilla nga padronet e rinj quhen “ristrukturime”, eshte e njejta gje sikur padroni i ri qe ble nje shtepi me qeramarres te vjeter dhe qe per ti larguar deklaron se do te beje punime per te futur veten ose te afermit e tij dhe keshtu i perze qeramarresit, natyrisht me afate jo alla shqiptarshe.
    Po me çudit fakti se si je bere drejtore kaq e re??? Nga sa kam pare ne shkrimet e tua nuk konstatova ndonje nivel drejtoreshe po nejse suksese ne jete.

    1. tg usa says:

      sa pordhe qe ke mor jahu

      1. Rani says:

        ik ore injorant mos me repliko mua fare more vesh

        1. Shkodrani says:

          Bravo tg usa,ky Rani jo vetem paska pordhe por me duket se i baka fresk pushtetarve dha klanit mafjoz te Sali – Ilir -Luljeta dhe Jozeshkina

          1. kallarati says:

            Rani, eshte nje nder komentuesit me objektiv te ketij forumi, prandaj meriton rrespekt, sepse nuk di te jargavitet. Personalish se njoh Anila Bashen dhe nuk mund ta paragjykoj per asgje , por komentet e Ranit i pelqej gjithmone, sepse eshte racional dhe kurre nuk ka demostruar te jete ne krahun e mafies pushtetare, thjeshte ai vendos pikat mbi (I) ne cdo koment. Pershendetje per te gjithe.

          2. plaku says:

            Shkodrani,
            Une vete jam i ri ne forum ( kam vetem tete muaj ), por me sa kam lexuar nga Rani te siguroj se, ai nuk i ben fresk pushtetareve dhe klanit mafioz te Sali-Ilir-Luljeta. Kam mendimin se atij i shimbset shume atdheu yne dhe ka shume te drejte per ato qe shkruan. Mendoj se, forumi ka fat qe, ka anetare te tij nje njeri te ditur si Rani. Pershendetje.

            1. altini1 says:

              Rani po ja mbajti bytha le te vije ne atdhe per te komentuar. nuk flitet si e ëma e Zeqeos ne maje te thanes. Ky personazh i forumit nuk pozicionohet as me njeren as me tjetren por me e keqja as me te drejten. Per mua Rani vjen ketu sa per te thene ndonje gje se nuk punon. vuan edhe per buken e gojes

    2. sorge says:

      Qe paske pordhe shume kjo duket,por qenke edhe injorant faqezi!!Po na tregon se atje ku je behen ristrukturime!!!PORDHE ME RIGON or teveqel!!!KAPITALIZMI I ZHVILLUAR NUK BEN RISTRUKTURIME,OR DERDIMEN!!!Dukesh qe flet nga ndonje zyre e LSI-se!!!Kapitalisti eshte i drejperdrejte:DO LARGOHESH NGA PUNA SE NUK I PERSHTATESH POLITIKAVE TE MIJA BOTUESE!!!Kusre dallkauket tane shqiptare jane BANDITE:AS LIBREZEN E PUNES NUK TA JAPIN,SIKUR ESHTE PRONE E TYRE!!!Ja,KAQ INJORANTE JANE,SI TY!!!

      1. Rani says:

        O sorre, desha te them sorge çfare fatkeqesie qe debile si ti qe nuk dine te shkruajne kane te drejte te japin mendimet e tyre te dhjera ne gazeta. Po une jam ne nje zyre, po jo ne zyrat e LSI po ne nje zyre ketej nga evropa e veriut qe po hyre ti brenda i bie pishman pse ke hyre more vesh o debil me zile, shtaze e eger qe mendon me bythe dhe jo me koke, do te me tregosh ti mua kapitalizmin injorant.

  4. Vlora says:

    anila ti e meriton emrin gazetare,,,ti sjell te lexuesi ate qe ndodh ne fakt,,,sjell realitetin,,,dhe jo ate qe duan pushtetaret….edhe sot per inerci,, sa futem per te pare shtypin e klikoj edhe kete gazete. dua te them se e kemi pasur shum per zemer G.SH,,qw sot nuk eshte me e njejta

  5. gazetari says:

    Po nuk na ka folur per pronarin e vjeter e.r., e tregojne tip psiko, normale qe ta shkarkonin,se ne kete forme ka shkarkuar zonja ose zonjusha, por kushdo ne pronen e vete pasi te gjithe bejne politike. Pastaj drejtoresha perse nuk permend faktin se nuk ka nje ligj per median organizimin e saj, dhe si drejtuese e rendesishme (se keshtu ne shfaqet) cfare ka bere per te berere per gazetarine, a tij

  6. danny says:

    Zonja,Anila, ju gezoni nje respekt te gjere tek lexuesit Shqiptare.Ata du pronaret e rinj (dy sahanelepiresa te qeverise),mund te te pushojne nga puna?????!!!!!,por,nuk munde te te komandojne ty se si te shprehesh realitetin qe, ju,Anila e shikoni me syte e tu,dhe e shprehni me gojen tuaj e jo me “gojen” e qeverise.Me mire do te behet per ty,dhe te respektoje per kurajon dhe guximin femeror qe te karakterizone ne fushen e gazetarise.

  7. eltoni USA says:

    Kudo ne bote e dine qe Gazeta Shqiptare apo news 24 nuk lexohen me keshtu qe ato jane media te “mbyllura”.
    Me keto media rreken qeveritaret se kujotjne se Shqiptaret hane bar, por e kunderta ndodh me ta. Ata mund te hane çdo gje por mendojne dhe veprojne si ato qeniet qe hane bar.

  8. Era says:

    ATSH-es t’i vish verdalle. Eshte e vertete qe jep lajme telegrafike, por kurre nuk shkruan ne faqen e pare nje lajm pa burim, sic beri “Gazeta Shqiptare” me Shkelqen Berishen, per tenderat e ujesjellesit. Ne fakt une si lexues duhet te te kisha penalizuar, pasi Ti me “scopin” tend me mashtrove, dhe duhet te kisha kerkuar demshperblimper mashtrim me ate te medias.
    Kete mos e harro Anila, e cila pas dite dites nuk dilje ne bulevard, pasi bere nje “mut te madhe”.
    Prandaj, mos u qaj, sepse nje vajze u pushua nga puna ku Ti ishte drejtoresh, vetem se po sillte ne jete nje krijese te re. Edhe kete mos e harro Anila.
    Era nga Tirana

  9. arjani says:

    ZNJ.Basha,nuk besoj se do te dorezehesh kollaj,pasi je shume e zgjuar ne profesionin tend.Une do te sugjeroja dicka tjeter:Mer nje kredi te vogel dhe hap nje dicka (gazete,radio,).Tregoje veten qe nuk je vetem nje gazetare e mire por dhe nje biznesmene e ZONJA!!!!!!!!FLM.

  10. luis says:

    Nje femer me te vertet per tu admiruar,ajo dallohet edhe nga pamja,i ka te gjitha cilesite e nje femre terheqese,ne syte e saj dallon ciltersine,sinqeritetin,kulturen dhe vendosmerine.E kam degjuar disa ne analiza te ndryshme,dhe me ka bere pershtypje qe jane te paket gazetaret e ketij lloji,si kjo zonje apo zoti Mero te flasin realisht dhe pa frike.Une urrej ata tipa gazetaresh qe jane servile te pushtetit dhe si pasoje ndikojne ne forcimin e virtyteve te poshtersive nga ana e tyre.Gazetaret dhe te gjithe bythlepiresit jane vemja me qelbur e shoqerise qe po mbajne gjalle nje neodiktature te panevojshme per kete kohe.Le te ngopen sot me para te pista se neser do jene njerzit me te percmuar te shoqerise jo vetem ata por dhe fimijet e tyre qe eshte turp te kene prind bie fjala,si Frrok Cupi,Aleksander Frangaj njerez te pa moral dhe sevile te cdo lloj pushteti.Zonja Anila dhe disa te tjere te mrekullueshem qe nuk po i permend me emer,eshte nder e krenari tu kemi juve,por jeni ne nje vend te papershtatshem.Ju i takoni perendimit e jo arabave shqiptare.

  11. lushnja says:

    qe merresh me ATSH-ne ben gabim konceptual dhe profesional e dashur, ndoshta (dhe kjo eshte e rende) nuk ke kuptuar gje fare deri tani nga gazetaria. cila agjenci zyrtare lajmesh ne bote barazohet per nga menyra e trajtimit te lajmit me gazetat? a mund te ma thuash? po, kur nje i huaj kerkon te dije c’ndodh ne Angli, ke faqe interneti hap? ”the sun”-in apo reuters-in?. agjencite zyrtare me te mira ne bote (edhe ATSH perpiqet t’u ngjaje sadopak) merren vetem dhe vetem dhe vetem me faktin.
    sa here eshte pergenjeshtruar ”GSH”-ja jote per informacionet e dhena? dhjetera here. po ATSH? asnjehere!
    dhe mospergenjeshtrimi eshte ndoshta fuqia me e madhe morale e medias.
    per te mos thene pastaj qe News24 dhe ”GSH” jane klientet tane qe lajmet i kane marre edhe ”mot a mot”.
    e di ti e dashur qe lajmin qe SHBA njohu pavaresine e Kosoves, ATSH e ka nxjerre disa ore perpara te gjitha mediave ne Shqiperi?
    po qe vdekjen e se ndjeres Benazir Bhuto ju e dhate pasi e kishit marre prej ATSH, por ne titra e dhate disa minuta perpara, per te bere ”gjoja” scoop? dmth e vdiqet perpara kohe?
    po gallaten e djeshme, ku News 24 e quante djalin e vrare te Kadafit ”Sarebbe”? pikerisht sepse nuk e kishte marre lajmin prej ATSH-se?
    e fundit, ke degjuar ndonjehere c’ndodh kur ATSH nuk transmeton dot (20 ose 30 minuta) per shkak te ndonje mosfunksionimi teknologjik? apo kur mediat nuk e kane password-in e saj? pyet!
    prandaj, ji pak me anglosaksone ne etike, pasi ne gazetari nuk se duket nje gje e tille.
    po deshe e vazhdojme diskutimin!
    ka sa te duash!

    1. Era says:

      I ke dhene pergjgjen e merituar!
      Hallall ta befte Zoti!

    2. fule says:

      ATSH e funderrines Artur Zheji? Doni te krahason syleshet tane me Reuters? Medet c’na ka gjet ketu ne Salistan. Cfare ndodh nese atsh nuk transmeton dot 20 min? – Zheji i fut i dopio ne Kazino

  12. Shkodrani says:

    Z.e nderuar….te kam ndjekur shum intervistat edhe shkrimet tuaja.Ti je nje yll i gazetarise ,…por ma mire ne opozite se sa nji sherbetore e ketij pushteti te qelbur,kusare(hajna),vrases,kriminele…na kah shkodra i thona HANDRAK…te uroj ta gjesh vehtvehten dhe ti sherbesh popullit tand ashtu siç ke qene deri me sot.Me vjen mire ne thojza qe te kan hjek ose ma mir me thane qe nuk i sherben ktij grupi talebanesh.

  13. tg usa says:

    ja fut kot ai eshte me i quti nga ta gjithe sa shkruajne ketu

  14. Altin says:

    Ju avokatet e Atsh-se. Anila nuk Shay Atsh-ne, por e permend se News24 i merrte lajmet nga Atsh…kur gazetaret i kishte vete, dhe mund ta prodhonte vete lajmin.

  15. Altin says:

    Ju avokatet e Atsh-se. Anila nuk shau Atsh-ne, por e permend se News24 i merrte lajmet nga Atsh…kur gazetaret i kishte vete, dhe mund ta prodhonte vete lajmin.

    1. Era says:

      I dashur Altin! Deshiroj te reagoj miqesisht dhe te argumentoj me profesionalizem pse marre rolin e avokatit te ATSH-es.
      Se pari, 80% e lajme jane prodhim i ATSH-es, pasi fatkeqesisht NEWS 24 nuk ka gazetare profesioniste, si dhe perkthyer te mire.
      E dyta: Pothuajse te gjitha lajmet e rretheve, NEWS 24 i merr nga ATSH-ja, per kete argumente verifiko fundin e lajmin qe publikon ky stacion ATA qe do te thote ne anglisht Agencia Telegrafik Albania.
      E treta, ATSH-ja prodhon mesatarisht 200 lajme, si dhe 100 fotografi ne dite.

      1. zero says:

        E me vickle e LSI, po lavdero vendin e punes, apo puno babi aty?

  16. astrit vejsiu says:

    Pershendetje Anila!
    Pa ta bere shume qejfin, je nder te paktat ikona te shtypit serioz shqiptare. Sido qe te vije puna, mos u dorezo para presioneve mafioze e sahanlepiresve te qeverise. Ju jeni ende shume e re dhe sigurisht ju pret nje kariere e shkelqyer ne gazetari dhe masmediat ne pergjithesi.

  17. Dritani says:

    E lexova me vemendje monologun qe ke “qepur” tek gazeta “Tema”. Ne them te drejten kane jam pataksur per “virgjerine” e profesionin tend. Ishte i turp i madh! Me mire te heshtje dhe te mos flisje brocukulla. Ti nuk gezon aspak respekt, sidomos ku zene me goje ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare).
    Une kam nje mik qe punon ne ATSH. Eshte nje djale i perpikte dhe kurre nuk jep informacion pa dy burime. Madje, ne aksidentin tragjik ne Fratan, ku humben jeten 9 persona dhe u plagosen 41 te tjere, si pasoje e dalje nga rruga e autubuzit te linjesh nderkombetare Tirane-Athine, te gjitha fotografite i vodhe nga ATSH-ja dhe i publikove ne gazeten, ku Ti ishte drejtoresh.
    ATSH-ja eshte nje burim zyrtar dhe kurre ne historine e saj mbi 70 vjecare nuk ka bere mashtrim, vetem ka identifikuar faktin. Ku flet per ATSH-ne, ti Anila, mos harro qe faqet e gazetesh te rretheve ishin shkrimet e ATSH, sepse korrespodentet i trajtoje si skllav, i jepje paga te vogla qe nuk vlenin asnje per nje shami hundesh.
    ATSH-ja e “dashur” Anila eshte institucion ku behesh gazetar dhe shkrimin e nderton mbi faktet, ashtu sic ndodh.
    E kuptoj inatin qe ke me pronaret e rinj. Sa per informacion, ne Amerike fluturon nga puna vetem me nje fjale. Ne Angli nje gazete 168 vjecare u mbyll, vetem se doli nga sistemi. Ndersa, “Gazeta Shqiptare” vazhdon te dal ne treg, edhe pse duhej te kishte dale nga qarkullimi per shkak se gjate “mandatin” tend 4-vjecare vetem ke mashtruar, me diskriminuar, si dhe je tallur me lexuesin.
    Pushteti i katert i vendit tim (Shqiperi) do te vuaj edhe disa vite te tjera, por do te sherohet, pasi tipa si personaliteti yt e kane shkaterruar median deri ne qelize.
    Ne fund dua te te citoj nje proverbe franceze “Ne kohet moderne, nuk punohet me lopata te vjetra”.
    E dashur Anila! Nuk dua te zgjatem me tej, pasi kam shume pune te tjera per te bere, por mos harro “Jeta vazhdon!”.
    Dritani

    1. fatmiri says:

      O Dritan! Sipas teje, ATSH per 70 vjet ka dhene vetem lajme te sakta! Vetem me kete fjali i ke hedhe poshte te gjitha mendimet e tua. Mua s’me ngelet gje tjeter vetem te theme: rrofte shoku Enver Hoxha!

  18. mesuesi says:

    Ti znj, Anila ishe ushtare-topçi e bllokmeneve, qe nuk tundeshe nga bunkeri. Kur je bere topçi-e, e ke marre parasysh qe mund te te marre ne lule te ballit. Te pame ne te ashtuquajturen “Greve e urise” para kryeministrise se sa e zellshme ishe. E nje zell i tille ishte jashte çdo norme gazetarie. Plumbi te mori, se bunkeret jane bere te tille, qe kane dy alternativa: ose fitore ose vdekje. Por mos na u hiq teribel, or duke qene se kishe lejen te shkruaje ç’te te donte qejfi kunder se djathtes, derdhje ujra te ndotura me tonelata…Çfare mbolle do te korresh, i thone kendej nga anet tona, dmth te Vlores. Tungjatjeta Anile!

    1. dule says:

      Keta shpellaret e Jugut a Veriut qofshin e dine veten per te djathte e demokrat more aman. Pu pu pu. PD e djathe? Ptu.
      Sali juaj bente sh*rren per 20 vjet te blloku, keta krujne “ate” me perrallat e Saliut.

  19. inf says:

    Z.Anila Basha ti je nji burrneshe, qe ja ke plas ne sy te gjithe horrave te kesaj klike komunistash,
    qe ka sot ALBANIA.
    Bravo po fanen e njohin te gjthe dhe ate bankerin e njohin te gjithe,po ti je nji yll ti je nji trimeresh,
    hiç mos u merzit ti je e re dhe do vazhdosh prap ,karieren tende ,po mjer Fania nji hale dhe horr i ilir meta monikes,e di mileti se kush dhe si u ble ajo Media ,po e di ,bravo qe pak e shume s’qarove pozicionin qe ke ,sa per librezen mos u merrzit ,ate do e marresh dhe gjygjin do e fitosh.
    Nuk jane Trima as Fania dhe as Bankeri,jane te babzitur , dhe jetojne nen tutelen e Mafies
    qe i rri te Zverku dit e nat.
    Nuk quhet shtet ALBANIA ,,Ajo eshte nji Magazin ,me Krye magarin berrish tradhatarin,
    dhe hajdutin qe po çfarosin gjithe Miletin.
    Pse pak pune beret JU dhe stafi jot ,,po pak ishin Gerr Verret e Gjeneralit te mutit Gerrvenit.
    qe juve ja perpalset ne Fytyre ketij Greku te poshterr qe beri te pamunduren ,dhe firmosjen
    e DETIT JON
    Bravo Anila Basha ,merre me te lehte ,ky eshet fundi i ktyre maskarenjve dhe plehrave.
    shum shpejt do kemi shtet ,nuk do ngelet ALBANIA –Magazine qe ta rrjepi saliu dhe oborri i tij sorrollopi i tij ,qyrrashet e mutit,ptu ju shufte fara o shkerrdhatat e Shqiperise jeni ju o derrat e salih qenefit.pik…………………………….

  20. LUAN says:

    Ata qe perpiqen te injorojne punen e ANILES, po ti veresh jane ca syresh qe kane te bejne me ATSH ,dhe ne fakt duket qartaz qe jane lakejte e ketij pushteti mafioz dhe te kalbur .Populli thote nga nje qelbesire ,ere te qelbur do te marresh ,prandaj sa me larg tyre aq me mire .Tipa si ZHEI dhe CUPI gjen me lopate sot, por gazetare qe nuk i mbajne ison qeverise jane me gishta .keta pseudo gazetare qe i lepihen per kocka pushtetit te sotem jane vec vemje te peshtira .

  21. IME IME KA HONE says:

    o tg usa o pjedhu pjerdhu i quti thuhet o trap i pezezes bab lym brekushes.

  22. MIOPIA says:

    PO PSE GAZETARE ISHTE KJO ANILA PER KETE DUHET TE PYESIM Z. EDVIN KRISTAQ RAMEN SE VETEM AI E DIN KUSH ISHTE ANILA E CILA VETEM GAZETARE NUK ISHTE PARTIAKE PO .

    1. Rumpalla says:

      Po pra nuk kishte klasin e Balli Fariut. Ai shkru qe te kenoq shpirtin mor amon. – “Kush nuk ul kokn para sal rampall birishes ash kamunist e ket se lu Topi” – yshhhhh o rac e felliqur derrash

  23. ARJAN says:

    PO I DREJTOHEM ERES DHE TE ASHTUQUAJTURIT LUSHNJAR ,THONE NJE SHPREHJE ANDEJ NGA ANET TONA :O TE KEQEN MOJ DUDI KU TA VE UNE E KU PJERTH TI .

  24. Lir Koka says:

    O Nila behu zedhenese e Lulit se jeni te dy Basha, hahahaha.
    Ti je vajze e mencur dhe e talentuar s’ke asnje problem, pastaj me mire, vetem ta mendosh pronare te gazetes Irfani me ate peden, bobobo, me mire qe te hoqen se do kishe ikur vete, jam i sigurt.

  25. fule says:

    Me mire qe e blu klani Ilirit dhe Saliut keto media, se te pakten nuk i shohim me. Keshtu qe kemi me teper kohe per Temen ? . Le te mas*urbohen shpellaret me sukset e Saliut dhe Lulit te nje kanal me teper.

  26. Shebeniku says:

    RANI apo mè mirè IDJOT RANI

  27. toni says:

    Kujt po i pelcet per ty qe te pushuan.Dhe tani ben ndonje shkrim te mbaruar qe tu vije pak keq njerezve per ty.tani ke gjetur Meron tamam tenxheria kapakun.

  28. niko] says:

    Anila ti e di perse je pushuar nga puna.Jetojme ne nje bote jo reale.Do deshironim te dinim me shume per dy emrat e pronareve te Gazetes.Kush kane qene,kush jane tani me ke nga politikanet kane lidhje qe te shohim cfare do te perfaqesojne.Gazeta shqiptare sot qe diskutojme seshte as mish as peshk por me kalimin e diteve dhe javeve do ta kuptojme tamam kush eshte ne te vertete.Ja erdhi Shtatori.Gazeta Shqiptare e djeshme mbeshteste opoziten,por ajo e shtatorit e pas ke do te mbeshtese,ta shohim.Ne populli i thjeshte qe spara marrim vesh shume nga politika edhe pse nuk jetojme ne Tirane duam te mesojme me shume se KUSH JANE NE TE VERTETE DY PRONARET E GAZETES SHQIPTARE DHE ATEHERE DO TE KOMENTOJME ME SHUME.Ata e dine mire se Saliu nuk do jetoje gjate ne pushtet se ska moshe kurse dy pronaret jane me te rinj dhe ata thuhet paskan prona gjthandej e ata nuk jane budallenj ata duhet te punojne dhe te jetojne me gjate.

  29. Gazmend Nushi USA says:

    Po moj Anila Basha po nuk eshte gazeta e pare qe po te perzen.Kete pozicion ke pasur dhe te Koha e Jone dhe te perzune dhe tek gazeta te tjera.Harrove qe bashke me Zenepe Luken dhe te tjere i vute flaken Shqiperise ne 97 dhe na e bete Zan Caushin hero kombetare dhe sot e keni braktisur ku jane fjalet e bukra per Zan trimin moj Anila,nese Tema e ka megjithe mend qe don me te mbajte do beje gabimin me fatal ne historine e vete si gazete.Ty te kane perdorur ne te gjitha gazetat dhe ne fund te kane perzene.Se je e pafytyre dhe ne ato qe shkruan 95% i ke budallelliqe dhe te pa verteta.por Mero ma don mendja don me ta lene ty Berishen si target ,sepse ne fund te fundit me Berishen e kane lidhur dhe gjera te mira por dihet qe politika eshte kurve dhe gazeta ne fund te fundit don audjence dhe keto jane ligjet e berishes dhe me e mira eshte te merresh me Berishen ,se ne fund te fundit jo te gjithe Shqiptaret e duan,sepse ti gjithmone target e ke pasur.Ke qare per Nanon,pastaj,per Majkon ,po keshtu dhe per meten dhe me te shoqen ke qene shume shoqe ,se ju puqeshin karakteret dhe tani na i ke bere lanet dhe qan per Ramen,por Berisha ta ka pire lengun dhe vazhdo me gjuhen e mashtrimit se dhe Tema nje dite jam i bindur qe do te perzeje.se ne cilen gazete shkon ti asaj i vjen falimentimi mbrapa.

  30. orli says:

    Eshte bere drejtore kaq e re sepse se bashku me mamin Mrika kane qene te punesuara ne sherbimin e fatos klosit “shish”.Anila mos u merzit,ne pergjithesi spiunlleku ne Shqiperi eshte me trashgimi brez pas brezi,ke per ta gjetur veten edhe me sherbimet e tjera..

  31. geno says:

    gazetaret trima jane shume pak, ndersa sahanlepires ka plote. Anila futet tek gaetaret trima e realiste, pavaresisht se merndoj qe nuk duhet te flas per vendin e punes ku ka sherbyer, vecanerisht per ata qe e kane larguar nga puna. Dihet, pronaret e gazetave kane vetem leket, gazetat ua komandojne ata qe u japin tenderat dhe qe i lejojne te bejen trafiqe droge

  32. baro çorrogjafi says:

    GAZETA SHQIPTARE DHE TV NEWS 24 ISHIN THUAJSE TE VETMET MEDIA QE NDIQESHIN E LEXOHESHIN ME SHUME NE VENDIN TONE,PA BERE PERJASHTIM EDHE TE TOP.CHANNEL E NDONJE TV, TJETER.POR DIHET, PRONARET E RINJ NUK KISHIN NEVOJE PER GAZETARE “TE VJETER” SIC ISHTE DHE ZNJ.BASHA.,NJE GAZETARE ME PERVOJE PASIONANTE NE GAZETARI.POR NE SHPESH HERE E KISHIM NDJEKUR NE KONFERENCA SHTYPI A EMISIONE OPINIONESH KU DILTE KRYEMINISTRI YNE I NDERUAR.POR GAZETARJA ANILA BENTE PYETJE GUDULISESE KRYEMINISTRIT.E PO KETO NUK DUHEN PRANUR NGA PRONARET E RINJ.PRANDAJ DESHA T’I DREJTOHEM ZNJ. ANILA: DO QE TE PUNOSH NE KETE GAZETE , ME KETA PRONARE TE RINJ QE I BEJNE FRESK QEVERRISE, NDRYSHO EDHE TI KURS ,NDRYSHE KETA TE HEDHIN POSHTE,BILE BEJNE EDHE ME SHME. E DI QE E KE TE VESHTIRE TE FSHEHESH TE VERTETAT,POR DUHET BERE SI DHE SI E DUAN GAZETARINE PUSHTETARET NE FUQI.TANI E KA RADHEN TOP CHANNEL PER T’U UZURPUAR NGA SALI BERISHA DHE ILIR META.

  33. Kosta says:

    Anila me vjen mire qe je bere mike me Meron, sepse i ngjani njeri tjetrit jo vetem ne menyren se si ju beni gazetari por ngjani me shume ne shpirtin e keq njerezor, por qe ngjani edhe ne pamje gje qe flet shume……te dy ju nuk do te zini vend punesimi vecse te punesoni njeri tjetrin dhe kete keni bere, me pelqen qe jeni grupuar ne nje gazete, mire do te jete te merrni atje edhe Stefanin, ate pd istin nga skrapari, ate shikasin, dhe disa te tjere, por edhe Lubonjen ta merrni miredo te beni se Kocua nuk ju vjen se i takon nje shkalle me larte se ju sepse ai vjen nga komiteti qendror i partise…….paci sukses ne intrigat qe do te ngrini tani….e tutje……

  34. emtoni says:

    Mos u merzit Anila. Kjo do te thote se je gazetare profesioniste.

  35. erjon says:

    ec moj goc mos u merzit se ne po na bahen nja 5-6 vjet qe na hodhi pushteti ne rruge.Por nje gje duhet bashkim dhe ndershkim.faleminderit.

  36. IME IME KA HONE says:

    NILA DUKET SE ESHTE BUDALLAQE SI KY TG USA I QUTI

  37. Antoni says:

    Anila ju jeni nje gazetare e talentuar shqiptare.Me ben pershtypje vetem nje gje,ne kphen kur ju punojshi ne gazeten shqiptare,duhej te dilje heret per te gjet gazeten shqiptare ne treg,kurse sot gjendet me bodhek se nuk e blen njeri me sa duket i humbur vlera e me parshme.Aty esht vendi juaj, por luli nuk te duroj dot me nje mbiemer te perbashket te uroj suksese ne jeten tuaj Gazetareske.

  38. lola says:

    anila GJITHCKA LAHET NE KETE BOTE. TI KE QENE PO KAQ PREPOTENTE ME NVARTESIT E TU SA KETA PRONARET ME TY. GJITHSESI MOS U MERZIT SE KOHA JOTE ESHTE DHE E FEMRAVE SI TY.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje