Clark e Ridge s’e kanë për gjë të lobojnë për maskarenjtë

8 Gusht 2011, 21:17Politika TEMA

Nga Mustafa Nano*

Në një dossier të dokumentuar e të qepur mirë, të titulluar “Avokatët e grupeve terroriste”, website-i huffpost.com kish zhbiriluar në praktikën e lobimit në favor të një grupi të dalluar në të shkuarën për vepra terroriste. Grupi quhet Mujahideen-e Khalq (MEK). Është themeluar në vitet ’60, bazohet në parimet marksiste, ka vënë bomba e ka kryer masakra në vitet ’70 në Iran, në njërën prej të cilave ka vrarë 6 amerikanë. Fillimisht kanë qenë të lidhur me revolucionin islamik të Ayatollah Khomeini-t, por ky i fundit i pa më pas si një rrezik për regjimin e sapoinstaluar. Atëmot u nxorrën jashtë Iranit, dhe gjetën strehë në Irak, në Ashraf, një shkretëtirë nja 100 km larg kufirit me Iranin.

Por titulli na thotë se s’është kjo që paraqet interesin kryesor për huffpost-in. Kjo organizatë iraniane, duke qenë se është parë gjithmonë vëngër, me të drejtë, nga qeveria amerikane, ka synuar gjithë kohën ta fshijë emrin e vet nga lista e zezë (Mujahideen-e Khalq bën pjesë në listën e grupeve terroriste të qeverisë amerikane). Dhe në këto përpjekje u janë bërë krah një numër personalitetesh të politikës amerikane. Më saktë, ky grup ka blerë me pará praninë e ish-zyrtarëve të rëndësishëm të Washington-it në aktivitete të organizuara nga ky grup, dmth i ka ftuar nëpër konferenca të ndryshme në SHBA, dhe Europë, ka kërkuar prej tyre të flasin disa minuta për tema nga më të ndryshmet, u ka futur në xhep një shuk me pará për këtë kontribut “të mundimshëm” (20,000-30,000 dollarë për fjalime që zgjasin 5-10 minuta), më pas i ka shitur për opinionin politik e diplomatik si miq të organizatës së tyre, derisa ka arritur t’u përdorë dhe emrat në një mesazh publicitar të publikuar në Washington Post (në muajin maj të këtij viti), me anën e të cilit kërkonin nga Shtetet e Bashkuara t’i heqnin nga lista e organizatave terroriste.

Ndër “rrogëtarët” e kësaj organizate bien në sy emrat e ish-drejtorit të FBI-së, Louis Freeh, ish-guvernatorit të Pennsylvania-s, Ed Rendell, ish-guvernatorit të Vermontit, Howard Dean, ish-kryebashkiakut të New York-ut, Rudy Giuliani, etj, etj. Ishin dhe dy emra, që janë familjarë për shqiptarët: ish-komandanti i forcave të NATO-s gjatë luftës për Kosovën, gjenerali Wesley K. Clark, dhe ish-sekretari i presidentit Bush për Sigurinë Kombëtare, Tom Ridge. Clark-u është parë në Tiranë me kostumin e biznesmenit dhe ndërmjetësit mes qeverisë shqiptare dhe kompanive të ndryshme, ndërsa Ridge ka përfituar pará nga qeveria shqiptare, mbi bazën e një kontrate legale, për aktivitet lobimi. Me sa duket, e paskan zanat gjuetinë e paráve. Ka ndonjë gjë që s’shkon në këtë mes? Mund të mos ketë asnjë gjë, që s’shkon, dhe ata t’i gëzojnë parátë që marrin e fitojnë. Puna është se s’e paskan për gjë të mbështeskan lloj-lloj maskarenjsh. Kështu që ne shqiptarët bëjmë mirë të mos i marrim shumë seriozisht deklaratat e të huajve në favor të regjmit të Tiranës. Shpesh (shumë shpesh) atyre u flet portofoli, jo kaptina.

 

*respublica.al

20 komente në “Clark e Ridge s’e kanë për gjë të lobojnë për maskarenjtë”

  1. Rani says:

    Muçi Muçi i zoti e nxjerr gomarin nga balta……………..po ne s’qenkemi te zotet e gomarit mesa duket prandaj kerkojme zoter majtas djathtas…………..

    1. raimondi says:

      —-Mustafa po behesh qesharak ———-O Muco , Merru me Edin , jo me ata pertej oqeanit

      1. tina says:

        Rajmond e ke gjet, gjith te keqijat ne prej Edit na vijne, prej ti i kemi patur edhe kur skish lindur ende ai

      2. sorge says:

        Kjo llogjika jote mjerane,o rajmond,te con atje,ku ish te perndjekurve duhet t’u veme damken,se FAJTOR NUK ISHTE ENVERI QE I BURGOSI,POR ATA VETE QE NUK E RREZUAN ATE PARA 100 VJETESH!!!Haaa!!!Une te numuroj KRIMET PA NUMER TE SALI SERBIT,ndersa ti me numero gabimet e Edi Rames!!!Me PLEHRA si ty mbahet ne pusht-et BANDA E BERISHES!!!

  2. KASO says:

    MUCIT I THONI SE SKA MPSE TE MERZITET. KY SHTET I FORMUAR PIKERISHT NGA ATA QE THOTE MUCI, KESHTU DO TE VAZHDOJE. ……………………………….

  3. Brazili says:

    A i njihni keto ish-et,ju apo jo.Keto jane super mashtruesa,per pare q..e nonen e vet.Tony Bler,Bill Klinton,Bush,etj vetem neper konferenca,universitete neper bote,fitojne miliona euro,me teper se merrnin kur ishin kryetare shtetesh.Keto nje dite mbajne referate per izraelitet,dhe diten tjeter per palestinezet.Jane famoze fare,keshtu mos t’ju beje pershtypje per ke lobojne edhe keto mashtruesat e tjere.

  4. Ermiri, USA says:

    Keni me se te drejte Z.Nano por pyetja ime do ishte? A mos valle qeveria jone eshte reflektimi i vlerave qe mbart dhe ushqen shoqeria shqiptare??!! Une mendoj se ne shqiptaret kemi disa probleme teper thelbesore, probleme qe kerkojne angazhimin e gjithe shoqerise, angazhimin e “elites” (pjesa atdhetare) shqiptare, dhe disa mini revolucione me objektiva te qarta. Demokracia shqiptare pothuaj se ka deshtuar plotesisht sepse ne kemi nje fashist ne krye te shtetit, dhe nje frikacak ne krye te opozites. Une do ta quaje kete qe po ndodh me shqiptaret “kalbezim vlerash, dhe degjenerim integriteti.

    1. e verteta do te thuhet says:

      Ermir,dua te shtoj se Ne ne krye te shtetit dhe opozites kemi nje bashkefajesi politikanes qe nuk u denua kurre,por vetem se ne vite vazhdon ti beje karshillek drejtesie duke u ricikluar ne te kater pushtetet me fuqin e botes se krim-korrupsionit,qe drejtesia shqiptare e ka qenin e saj.Te shkruajshe eshte kulture,por te denoncosh e te protestosh eshte dije dhe patriotizem,Shqiptaret o sot o kurre duhen te fillojne protestat e jo te presin cfar thote opozita mjerane e prapaskenave qeverisese si pjelle e jashteqitjes shqiptare.Boll me

  5. Lir Koka says:

    O Muc keta tipat dikur kane qene ne vendin e duhur ne kohen e duhur.Tani biznesi i con ne vendet e gabuara ne kohen e duhur.Ndryshim i vogel me efekt te madh.hahahaha.

  6. Alban says:

    Nuk eshte mbyllur blogu respublica.al , mbaj mend qe eshte bere zhurme e madhe ne media per mbylljen e bolgut dhe Gazetes Tema, ngaqe nuk kishte ti financonte!!!
    Po tani!

  7. Gazmend Nushi USA says:

    Nuk ben perjashtim dhe ti Mustafa Nano dhe ti lobon per ato qe te paguajne .Nuk po te permend se sa here e ke kther pllaken ne keto 20 vjet demokracie.Ke harruarr dhe Eliot Engel dhe Xhozef Diogardin por dhe ato njerez jane si ty dhe duan te fitojne pare.Po te them qe Bill Klinton nga leksionet qe jep ka fituar70 miljon dollare qe nuk i ka fituar ne 8 vjetet e presidencise,kjo eshte Amerika qe po te kapi lapsi dhe po qe budalla te ben me pare.Nuk e dije a i ke pare ato zhulsat kengtaret e repit qe skane pasur buke me henger sot jane me miljona dhe me pallate por qe si njorante qe jane shpesh i humbin shpejt.

  8. bbb says:

    Ridge eshte milu i ngushte i Fahri Balliut. Disa muaj me pare kishte dale ne fotografi me Fahriun ne SHBA. “Me thuaj se cilin shok ke te te them se cili je- thote nje shprehje popullore

  9. Gjoe says:

    Per amerikanet, qe nuk perjashtohen as politikanet, cdo gje eshte paraja. Prandaj mos u cuditni per keto gjera. Ata asnje fjale nuk e thone pa para. Dhe me e forta eshte se nuk dine as me fol. Keto para te marra keshtu me poshtersi ju a kane mbuluar syte dhe nuk shohin se ku po i con. Mire e tha Presidenti i Rusise kur i krahasoje senatoret amerikane me nje grup matufesh. Prandaj e kane cuar USA ne kete dite. Nuk dine mire se sa eshte borxhi qe kane. Dhe interesin nuk e lajne dot. Keshtu eshte kur hapesh bythesh shume. Dhe vjen ajo dita qe tatepjeta te pret. Nuk ke shteg tjeter shpetimi. Prandaj mos u besoni shume asnje te huaji. Te gjithe ata qe vijne atje, vec per xhepin e vet vijne. Jo se si ka zene gjumi per mbarevajtjen e puneve te Shqiperise. Prandaj hapni syte dhe veshet, therrisni ndergjegjen dhe dijet, perveshni menget dhe rregulloni veten. The atehere rregullohet dhe vendi.

  10. Afërdita Kusi says:

    Zoti Nano ju përshëndes keni shumë të drejtë ky link qartëson dhe më shumë lexuaesit.

    http://www.proletari.com/?p=6016

  11. Cakalli7 says:

    Thjesht opinioni i cdo kragjozi ne pension ne amerike nuk duhet marre parasysh meqe keta jane njerez qe blihen me leke. Keto llafe nuk do i leshonte nje punonjes i qeverise qe do humbiste punen edhe karieren, prandaj edhe ju gazetaret duhet ti shikoni mire burimet e lajmit edhe (me vjen keq ta them kete se duket si ne kohe te partise se punes) biografine e tyre bashke me vendin e punes aktual, qe ta dime nqs flet obamai apo tufa me “Benjamin Franklin-e” ne xhepin e folesit.

  12. mira says:

    Po tani qe America ka marre rrukullimen me ke do behet aleat Albanistani????

  13. ing.shahin trenova d.v.-ne emigracion te detyruar nga Neo-Diktatura Berisha & co. says:

    Meqense u hap LOJA per lobingjet dhe kush ben lobingje ne Perendim (nuk jane vetem keta dy emrat e lartepermendur ne Amerike, sepse ka mjafte edhe ne Europe) per Shqiperine e Sali Berishes & Company, qe ky ne bashkepunim te hapur me dy figurat me te ndyra te ish-PS Nano+Meta, per te ndejtur ne Pushtet eshte/jane gati te shesin edhe b… e tyre tek Nderkombetaret e Korruptuar e Mafioz.
    Ne nje Link/net: observer-tops.net ne US. por edhe ne GB. ka mese 5-vjet e ne vazhdim qe dalin emra VIP Euro-Amerikan, qe jane te korruptuar (qe kane bere e bejne miljona Dollar apo Euro ne CASH+Koncesione+Privatizime) nga qeverite e disa vendeve ish-Lindore (ku spikat Albania ne disa File// qe rifreskohen sa here ka ngjarje ne Shqiperi…).
    Sa per statistike numrash; jane mbi 23 emra ne US. dhe 57 emra ne EU.

    1. BUNI says:

      nje pyetje per ju zoteri.
      si eshte e mundur qe nje njeri per 20 vjet ne democraci tu ve berrylin (ne kete rast dhe juve) e ti detyroje te gjithe kundershtaret e tije brenda partise qe jo vetem te largohen nga partia por te lene dhe vendin.
      cfare fatkeqesie!!!!!!!!

  14. petrika says:

    O MUC TI KE SHUME TE DREJT POR NE KETE QERATA VEND NJERZIT KANE PSIKOLGJINE E SKLLAVIT QE DO TE THOTE SE PO QE I HUAJ KE GJITHMON TE DREJT ESHTE DETYRE E INTELEKTUALEVE TE VERTET QE TE PERPIQEN SA TE MUNDEN TE SQAROJNE EDHE ATA QE EMRIN E KANE NEDUKJE MODERN POR NE FAKT JAN SIC I THONE FJALES NGA TRUPI SI DJALE MBRETI NGA MENDJA KAPUA DETI ME KUPTONI BESOJ QE FJALEN E KAME PER rajmonedin me shoke ja fusin kote

  15. inf says:

    Une di qe Prsedenti Bush ,ket Tomen e hoqi nga detura para kohe.
    dhe ky tani eshte privat ,dhe nuk ka tager te fllase ne emer te USA.
    Kurse Gjenerali eshte ndermjetes Kazinosh,dhe po ç’frytezon ish
    postin kur ka qene ne nato dhe kaq .
    nem te jap ,kjo eshte rruga e ketyne plehnave ,ku gjejne te shtetet e
    qe Udhehiqen nga Qeveri Hajduterrish dhe Horrash.
    Dhe kshu qeveria Shqiptare me ne krye Krye Magazinjerin Berrisha ,
    pranon ç’do gje qe i thone jo keta por dhe ,njerez te rrangjeve ,te ulta.
    Ja kan gjet ilaçin Berrishes dhe ,po ja Rrujne mire e mire Popullit ato
    pak ,Para qe i kan mbet,
    Ky eshte Kapitalizmi ,dhe po shifet ,se si e çoi Planetin ,ne Kataklizmo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje