Zoti Spahiu, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule është shprehur me tone të ashpra së fundi ndaj atyre që përpiqen të pengojnë regjistrimin e popullsisë, duke ju përfshirë indirekt edhe ju, si lëvizje. Ai ka thënë se “jemi në momente të tensionuara për shkak të ngërçit politik, në kohëra të turbullta që janë të favorshme për spekulantë të politikës që mendojmë se mund të peshkojnë kështu vota. Është hera e fundit që edhe komentojmë dhe hymë në debat me individë e grupime që kanë shumë veçori të përbashkëta me kategorinë e batakçinjve politikë”. Si i përgjigjeni kësaj deklarate?
Në skakierën politike sot operojne 2 parti etnike greke PBDNJ dhe MEGA. Te dyja kanë një influence të çuditshme dhe pavarësisht se nuk kanë vota popullore aspak, kanë peshkuar shumë politikanë madje njëra ka futur nen sqetull opozitën dhe tjetra nën sqetull qeverinë. Skandali i fundit ne Himarë dhe heronjtë që shpikin Dule, Bollano, Geixh dhe deputet të tjerë grek synojnë helenizimin e pjesshëm të politikës por dhe shoqërisë. Autorët e ligjit të regjistrimit të popullsisë pasi kanë punuar intensivisht për 20 vjet të deformojnë identitetin etnik të mijëra shqiptarëve po i diktojnë kushte Shqipërisë duke e kërcënuar me procesin e integrimit. Qartazi Shqipërisë po i vihen kushte publikisht dhe ndjej keqardhje që Shqipëria dhe shteti të gjunjëzohen në mënyrë të turpshme përballë këtij shantazhi. Unë vlerësoj se mbrojtja e identitetit kombëtar duhet të jetë baza e çdo procesi integrimi. Batakçinjtë e politikës po bëjnë pazar me eshtrat e të vdekurve në Kosinë, Boboshtice dhe kudo, ashtu si me 300 Evro ata blenë identitetin e të gjallëve, ashtu po tentojnë të diktojnë një rritje artificiale të minoritetit për të kërkuar një status special si serbët në Kosovë. Ata të cilët nuk votohen nga populli sot, po tentojnë që nëpërmjet censusit inovator të qeverisë të rriten politikisht nëpërmjet kuotimit.
Presidenti Topi e dekretoi pa vërejtje ligjin për censusin. Cili është komenti juaj për këtë pozicion të kreut të shtetit?
Qëndrimi im është publik për çdo institucion shtetëror apo politik që lidhen me ligjin e censusit. Këtë ligj Partia Demokratike e hartoi dhe miratoi, PS bëri sikur e bojkotoi, PDIU e abstenoi, Presidenti e nënshkroi dhe vetëm Aleanca Kuq e Zi e kundërshtoi.
Besoj se jam i qartë tu them se beteja do vazhdojë në Gjykatën Kushtetuese pasi nuk mund të pranojmë kurrë një ligj, i cili nuk është votuar, por manipuluar nëpërmjet votimit me dy duar nga deputetët. Kushtetuta e saktëson qartë se deputetët e kanë votën me karakter vetjak dhe se vota nuk mund të delegohet. Aleanca Kuq e Zi ka vendosur të mbrojë parimet kushtetuese dhe standardet e parlamentarizmit evropian dhe unë i përgëzoj organizatorët e Aleancës Kuq e Zi në këtë mision në Gjykatën Kushtetuese ku padyshim do kenë sukses të plotë pasi është një praktikë e zbardhur plotësisht me prova se deputetët ndodheshin jashtë dhe kolegët e tyre votuan për ta dhe për vete. Ky është një precedent, të cilin ne duhet ta ndalim dhe për këtë arsye e mbështes këtë iniciativë kushtetuese.
Cilat do të jenë hapat që do të ndërmerrni për të penguar procesin e censusit? Ju e keni kontestuar këtë nismë si në parim, ashtu edhe në mënyrën sesi ajo mori pëlqimin e Kuvendit!
Deklaroj dhe njëherë për sqarim se regjistrimi i popullsisë duhet të kryhet i plotë në të gjithë Shqipërinë, por jo mbi baza etnike dhe fetare të vetëdeklarimit pa kritere objektive. E them këtë pasi jo rrallë keqinterpretohet sikur jemi kundër regjistrimit. Procesi i regjistrimit ka me dhjetëra pyetje dhe element të tjerë dhe ato duhet të zhvillohen. Censusi inovator për grupimin etnik dhe besimin fetar nuk duhet të kryhet.
Censusi inovator mund të fillojë, por ai kurrë nuk do të përfundojë. Ka një kërkesë të tre gjykatave Sarandë, Përmet, Shkodër adresuar në Gjykatën Kushtetuese për të konsideruar antikushtetues ligjin për gjendjen civile ashtu siç ka dhe një kërkese të re, e cila do paraqitet në Gjykatë Kushtetuese për ligjin e censusit. Nëse e para është gjykuar dhe pas tre javësh pritet vendimi, e dyta do të gjykohet dhe si jurist mund tu them me bindje se ky proces administrativ i regjistrimit te popullsisë do te ndërpritet dhe nuk do të përfundojë mbi baza etnike dhe fetare. Në shtator do ketë zhvillime të reja. Me sa kam dëgjuar nga organizatorët e Aleancës Kuq e Zi, të cilët kanë siguruar mjetet ligjore për të mos e lejuar këtë projekt grek që të finalizohet sipas kërkesave të tyre.
Shpesh jeni pyetur për shndërrimin e lëvizjes tuaj në një projekt politik. A ka ardhur koha t’jua bëjmë sërish këtë pyetje?
Ndoshta kjo pyetje duhet tu bëhet organizatorëve të Aleancës Kuq e Zi pasi jam munduar të mos ndërhyj në vendimet e rëndësishme dhe politikat e brendshme që kanë. Kam preferuar të përfshihem në disa aktivitete të Aleancës Kuq e Zi në fundjavë, pra ditëve të shtuna apo të diela, pasi mendoj se modeli i ri i zyrtarëve dhe funksionarëve të shtetit duhet të jetë kontributi social jashtë zyrës, në të mirë të komunitetit. Ky është mesazhi që duhet mbështetur dhe në të kundërt kritikat e turpshme nuk duhen adresuar ndaj pushtetarit që punon 24 orë, por ndaj pushtetarëve dhe politikanëve që brenda dhe jashtë orarit zyrtarë konsumojnë alkool pa fund dhe rrinë nëpër kazinotë e Shqipërisë apo rajonit. Duhet të marrë fund kryqëzimi i njerëzve që punojnë dhe inkurajimi i njerëzve që abuzojnë.
E ardhmja e Aleancës Kuq e Zi është shumë e parëndësishme në këtë debat. Në shumë analiza apo shkrime gazetarët në vend të përqendrohen tek debati, argumentet dhe kauza e Aleancës Kuq e Zi, merren me qëllimin, arsyet, motivet, të ardhmen dhe broçkulla të këtij lloji. Ne duhet të inkurajojmë ata që hapin debat për ruajtjen e identitetit apo simboleve kombëtare pasi nga debati nuk na vjen asnjë e keqe. A mund ta imagjinoni se çfarë do kish ndodhur nëse në janar nuk do kishim hapur këtë debat? Çfarë e keqe i vjen publikut nëse propozohet një grup studimor, shkencor dhe historianësh për të kërkuar dhe studiuar toponimet dhe më pas të diskutohet dhe debatohet mbi to se si një përqindje e lartë e qyteteve mbajnë emra sllavë etj, dhe publiku nuk ka dijeni për to? A u mësohet në shkolla fëmijëve për Pogradecin, Velipojën, Libohovën, Tropojën, Zadrimën, Novoselën, Çorovodën, Shirokën e shumë qytete të tjera dhe u fshihet origjina apo e vërteta e kuptimit të këtyre emrave? E si mundet të bëhemi aq qesharak kur gjithë qyteti nuk di ç’kuptim ka emri i qytetit ku kanë lindur dhe janë rritur? Si mund të heshtim dhe mos u tregojmë arsyet që miliona shqiptarë nuk sigurojnë dot pasaportë shqiptare dhe ndërkohë arabët, kinezet apo të tjerë kanë mundur ta marrin në Shqipëri tjetër? Pse serbët, grekët, kroatët, bullgarët, amerikanët ndjekin një regjim juridik tjetër nga ky i yni? E pra heshtja është e patolerueshme dhe dikush duhet të ndez këtë debat. Nëse dikujt i vjen keq nga këto temë dhe nuk ndjehet mirë, le ta mbyllë gojën, por nuk kanë të drejtë të transformojnë çështjen në formën dhe fasadën e autorëve nëse ata duan të përfitojnë apo jo apo ku e kanë qëllimin në të ardhmen. Kjo është një kauzë në embrion dhe natyrisht sapo ka plotësuar një vakum, i cili kishte shumë e shumë vite që i mungonte. Thjesht është një zë shqip, troç dhe kuq e zi, i cili nuk duhet lejuar të marrë asnjë nuancë tjetër. Shpresoj që organizatorët të dinë ta mbrojnë atë.
Muajt e fundit jeni ndodhur jo rrallë në një “korsi” të ngjashme me partinë çame. Si e shihni këtë ngjashmëri të pjesshme kauzash dhe faktin që kjo forcë politike ndodhet në qeverisje, ndërsa ju kërkoni t’i arrini synimet tuaja jashtë sistemit të partive?
Jo, jo, kam optikë krejt tjetër për “korsinë” që ju përmendni. Pas votimit të ligjit të censusit në Kuvend dhe prezencës së dy deputetëve të kësaj partie në votim, besoj që qëndrimet janë të ndryshme dhe si në realitet edhe në perceptim këto dy lëvizje nuk kanë më gjëra të përbashkëta. Unë nuk kam ndonjë koment, kritikë, rekomandim, këshillë, kompliment, vërejtje apo analizë për partinë çame… Si person që i shoh disi ftohtë dhe nga jashtë Aleancën Kuq e Zi dhe Partinë Çame mendoj se nuk kanë në thelb të përbashkëta…..
*Marrë nga revista Mapo
po per Berlinin ne Gjermani duhet te hapet debat per ti ndryshuar emrin meqe ka origjine sllave ?!
vete emri Kreshnik ka origjine sllave por shume nga keto emra e toponime kane nje vjetersi MBI 1000 VJECARE si mund te quhen sot fjale te huaja. O Kreshnik, shkurt muhabeti po na ndihmon dot te rrezojme Saliun, OK, vazhdo me mendjen tende dhe merrju ca vota te djathtes, ndryshe keshtu dukesh fare qesharak.
SIKURE NA THE NDONJE TE RE KETEGJE E DI EGJITHE BOTA …. …KAQE IDJOTA NA BEJNE KETO QEVERITARET NE MILETIN E KETIJE VENDI
hallall Kreshnik Ahiu se po i bon grekofilet me fol me vehte. po pse o legena guxoni e kritikoni kreshnik spahiun e nuk merreni me pollo, dule, berisha, geixh, ikonomu. ky njeri po rrezikon gjithska dhe ju merreni me te. qente le te lehin kreshnik ti ec perpara
kreshniku ka performancen me te shkelqyer sot per sot ne media. zyrtar serioz, qytetar, i edukuar dhe shume civil. ne raport me gjith ambjentin fshatar eshte nje modelmqe duhet mbeshtet pavaresisht rezervave qe mund te kene te tjeret.
Xhimi shperti i Aishes,tan diten sot kom mbajt meraku tan.Thone se ne New Zelond ka rra shum bore.kujdes mos ftohesh xhimo.A keni dru a don me te sjell une nji gamor me krane,atje posht ku nodhesh.Pershendetje
i kame more masat . . votka raki rrushi
o alban e ke gabim fund e krye. se pari ne berlin te gjithe berlinezet e dine origjinen e emrit te qytetit te tyre dhe nuk ndodh ashtu sic me te drejte thote kreshniku ne interviste qe ne shkollat shqiptare nuk mesohetnfemijve origjina e emrit te qytetiti si pogradec, tropoj, velipoj, libohov, etj dhe njerzit vdesin pa ditur emrin e qytetit. nga ana tjeter pse nuk permend zotrote se cfare ka bere greqia, bullgaria, serbia me toponimet? shko ne greqi nese do gjesh ndonje emer shqiptar ne fshatrat apo qytetet came…. ? juve ju del ne ender salu por edhe kjo levizje kunder saliut eshte or djale
-mir e ke ti Spaho….po s’ke surrat ti per patriot..kjo duket kur nuk ke shum komente per partin came apo demokratike,apo socialiste
po vetem leh per grekun se e di qe eshte larg e s’te kafshon dot…kurse keta si ngacmon se te kafshojne
nje shenje e vjeter kjo qe e kan pasur dhe tradhetaret e pare qe jan hequr si patriot
kete ben dhe Edi me grekun—nuk flet shum per ta se esht qen qe esht afer per Edin dhe e kafshon.
he islamik mire c thote hogja a te ka thene eshte haram me mbeshtet aleancen kuq e zi ashtu sic thoshte hogja ne kosove eshte haram me votu vetvendosjen te denon allahi.
Mark he kaurr i paepur pse ban edhe ti sikur po mbron albinin, asht mekat me sha te tjeter kete e thote nipi, tezja, maria qe lindi kur ishte e virgjer dhe i biri i shenjte. Amin o mekatar dhe ishalla i biri i shenjte te fal mekatet duke ju sjelle 4-5 rreth e rrotull kishen se shen shtjefnit dhe duke bere 5-6 komente tek Tema.
@Janullatos he islamik i qelbur qe vjen ere 1 km larg.Te dogji se thashe nje te vertete ne internet e ke videon shikoje dhe vet.Shko bej ndonje harem tani afer xhamise se etem beut e ul marmiden si anadollak qe je.Dhe normalisht qe jam kaur sic e quani ju si parardhesit e mi jo kopila turq si ju qe ju prune otomanet nga kaukazi.ik kendoji Bin Ladenit ne you tube si shoket e tu te tjere.
Do ishte mire qe partia came, ne parlament, te kish votuar kunder rregjistrimit mbi baza fetare edhe jo te abstenonte, por te ngrinte zerin.
Po edhe ata kane hallin e karrigeve e te posteve. Turp per ata qe perfaqesojne Camerine. Prandaj edhe ne kete rast mund te thuhet se Alenca nuk eshte ne te njejten korsi me partine Came.
fund i turpshem i partise came dhe doganierit apo kontrabandistit qe jane ne krye te partise, e shiten ceshtjen kombetare shume lire madje me lire se te tregu cam ku jane mesuar qe te vegjel te shesin legena dhe govata
qenke i pa informuar mire, sepse Kreshnik Spahiu ka dal kunder te gjithve kur jane shkelur interesat kombetare. Nuk ka bere kompromis me ndokend per Shqiperin, gje qe ndodh rendom keto dite me politikane te tjere te cilet shesin gjithcka vetem per interes te tyre…
Ke të drejtë Alban
JE kujtuar me vonese ,ore SABAH .DELEGATET IKEN JANE mesuar te hajne me dy luge keta qerrata.
E FUNDIT DY TE RRAHURA TE BEJNE DEME,
NDEROJE MORE SHQIPNINE SE NA MBYTEN HAJDYTNIT.NA MBINE SI KERPURDHAT MBASE SHIUT,TE MBRENDESHEM DHE TE JASHTEM ;MORE TE LUMTE. POR nuke po e marrim veshte jo vetem ne, pore edhe ju se kushe eshte qellimi i juaj.CFARE mundet te na thoni per QEVERIN , per problemet e korrupsionit,meqe je edhe antare i keshillitte larte te DREJTESISE SHQIPTARE.Merrni vetem nje gje me seriozitet,dhe cojeni deri ne funde.APO vetem fillimi ekziston per shqiptaret q drejtojne.
Kreshnik, te uroj suksese ne perpjekjet e tua per mbrojtjen e identitetit kombetar dhe te unitarizmit te shtetit shqiptar!
Lexoni kete link ju lutem
http://www.proletari.com/?p=6016
KRESHNIKU PO BEN PUNEN QE I KA NGARKUAR USTAI.DO TO BEJE VEND PARTISE SE RE.KY I PERKET RRACES QE LEH ATJE KU HA.NE FILLIM TE SALIU TANI PO LEPIN KAZANIN E PACES SE BAMIR TOPIT.KETE E KUPTOJ UNE PO NUK KUPTOJ KETA KOSOVARET C’FARE DUAN QE BEJNE KOMENTE.SITUATAT NUK KANE KRAHASIM.KU VETEVENDOSJA KU KUQ – ZI-JA.ALBIN KURTIN NUK MUND TA VESH PERBALLE KRESHNIK SPAHIUT SE ESHTE TURP
z.Kreshnik!Dinjiteti tend ka vajtur tek ushkuri i brekeve.Ti shkaterove drejtesine,dhe e vetmja shprese e jotja ka mbetur nacionalizmi.Mjafton te te jap nje shembull;-Ata qe jane larguar me masa nga drejtesia si gjykates ,ti i ke marre nen sqetull vetem per para,si p.sh. Piro Samara. Qellimi jot ne transferimet e gjykatesve eshte PARAJA.Ti dergon te kontrollojne vendimet gjyqsore hajdutet.Kaq per dijeni o fytyre e qelbur
cfare ke bere ti zoteri per te ndryshuar drejtesine??? eshte e thjesht ti kerkojme te tjereve dicka. Sistemi i drejtesise eshte i kurrptuar, dhe kjo dihet, por fajin per kete e ka politika, pushteti i cili ne vend qe te mendoj per qytetatrin mendon per tenderat, ne vend qe te uli korrupsionin e zmadhon ate per dite e me teper. un them se te gjith jemi fajtor ne kete mes, qe nga te rinjt qe dalin per dite me diploma te fabrikuara dhe deri te politika qe shet Shqiperine….
mesa duket qenke qurravec i babi janit
Zoti Spahiu e ka drejt. Perpara ceshtjes kombetare nuk jane ngjyrat partiake.Qofsh i majte apo i djathe sot duhet te thuash fjalen tende per Shqiperine.Une mendoje qe duhet te mbeshtesim z. Spahiu dhe Aleancen Kuq e zi.
se cfare loje ben nuk e dime se si eshte e mire apo e keqe.po si ide nuk e ka keq.dhe fjalet qe thote jane te drejta si ps si pd jane shitur te greku.dhe rregjistrimi do behet keshtu se do greku.per emrat nuk ka asgje te keqe ti nderrosh greku i ka nderruar te gjitha emrat shqiptare qe ishin me shume se 1000 vjecare pse ne mos ta bejme??? pse u djeg shume njerzve se kuptoj.ky thote disa ide te mira ju kapeni te korrupsioni ketij atje ku intereson.kur dikush thote dicka te mire per shqiperine menjhere i beni biografine.po mire atehere le te behet rregjistrimi te shpallet gjithe jugu grek te behen buste e varreza kudo vdes nje jugor edhe ne fun te kerkojne pavarsine kete doni ju?? lerini llafet se si nisme nuk esht e keqe edhe ne serbi edhe greqi ka organizata te tilla.si alenaca kuq e zi.
RROFTE KRESNIK SPAHIU ,ju qe beni komente KUNDRA dhe keni emra shqipetare nuk jeni veqse naj rrace m…ti turke serbe apo greke. DHE NJE HERE RROFTE KRESHNIK SPAHIA.
po kreshnik spahiu qe emrin e ka sllav e mbiemrin turk cdo beje? une them ta beje baloz gomarxhiu
baloz gomarxhiu eshte nje e ai je ti o cakall7 berllogu
Kreshnik nuk je vetem, vazhdo dhe mos u lodh me komentet.
Kreshnik Spahia te ndryshoje ne fillim emrin dhe mbiemrin e tij:
1. Kreshnik vjen prej sllavishtes ‘krajishnik’ qe dmth kufitar
2. Spahi vjen prej turqishtes
Kur ta beje emrin e vet Kufitar Kaloresi, pastaj te na ndryshoje emrat e vendeve.
hahahahah , e madhe kjo
NUK ESHTE SE PO I BEJME BIOGRAFINE POR ME QUMESHT TE PRISHUR BEN VETEM GJIZE.KY NJERI E KA MENDJEN GJITHE KOHES TE PARATE E FELLIQURA E GJYQTAREVE QE U PASTRON DOSJET DHE SHKELJET FLAGRANTE NE KLD.E NISI KARRIEREN ME FONDE TE DYSHIMTA OJQ-JE DHE TANI DO TE FUTET NE TAVEN E FELLIQUR TE PERFITIMEVE QE KANE PARTITE NE SHQIPERI
Pse beni gam gam kot. Te gjithe dalin te zgjuar ketu ne Internet.
Deri tani Kreshnik Spahiu ka folur e mbajtur qendrim te drejte per kete problem, ndersa te gjithe politikanet e tjere a anashkalojne kete problem.
Nese jeni vertet shqiptare mbeshteteni Kreshnikun se armiku do vetem te na percaje e keshtu tja arrije qellimit te tij.
RROFTE SHQIPERIA E SHQIPTAREVE
O Niko po pse mor vlla perdor fjale te veshtira si “skakiera” nuk di te thuash “ne jeten politike te vendit” apo e ke ne plan me fjale te veshtira ti mundesh “armiqte” e Aleances….. bravo Niko bravo………….te lumte…………….
BRAVO “ALEANCES KUQ E ZI”!!!
Momente te tilla ngelen ne Histori. Njerez te tille japin nje kontrbut te pazevendesueshem ne historine e Shqiperise.
Kam qene tek shtepia e “Lidhjes Shqiptare te Prizerenit”. Jam ndjere vertet krenar per ata burra qe e krijuan kete lidhje.
Te tilla momente jane edhe keto te cilat ben “Aleanca Kuq e Zi”.
“Shen Naumi” u dha per dhurate, dhe nipi i gjyshit Zog, eshte keshilltar ne Ministrine e Jashtme. Si ndihet djali i Lekes tani kur te shkoje ne Shen Naum, (te Maqedonise tashme)??? Une jam ndier shume keq!
A egziston valle tashme per ne ne Shqiperi nocioni ‘tradheti kombetare’????
Ç’fare ndryshimi ka falja e ‘Shen Naumit’ me faljen e detit ne jug te Shqiperise?
Edhe njehere i Lumte “Aleances Kuq e Zi”, I lumte atyre Burrave, por dhe te tjereve qe kane marre persiper te hyjne ne histori, lum Shqiperia qe nxjerr akoma te tille njerez!!
Une i mbeshtes me mish dhe me shqiprt!
-te garantoj nje zhgenjim TOTAL nga ky njeri dhe kjo aleance pacavure me 5 adoloshenta e ca gjyqtare hajdute.
Nuk egzistonte aleanca e zeze kuq e bardhe kur u be denoncimi i shitjes se detit. Denoncimin e beri a pensionisti qe nuk late gje pa thene per te edhe gazetari i gazetes shqiptare. Llafolloget (analiste gazetaruce edhe lakej te pushtetit) e tiranes akuzuan PS qe ishte prapa saj. Mareveshja u be nga Lulezim Basha PDSH edhe Dora Bakojanis (Micotaqis) partia simoter e PD ne greqi. Pjese e marreveshjes jane 4 varreza te ushtareve greke te L2B ne shqiperi. PD mori premtimin qe nuk do kish pengesa per te hyre ne nato nga greqia, me keto koncesione. Mareveshja ishte edhe eshte e fshehte sic i ben gjerat kur eshte ne pushtet berisha (njeriu me trasparten ne ballkan per bymezet e tij), askush nuk ka thene cfare tjeter eshte firmosur ne leter keshtu qe do kemi akoma per te pare
Alban ke te drejte, ky Spahija ne vend te flase se si mund te heqim kte MURTAJE nga pusht-eti na tregon prralla me mbret. ike ore tutje more Spahicke…
Po Ti o Kreshnik. Kush Ti jep parat qè bredh sqetulla turke. Ti je mè i keq se dy tè paret.
Z.spahiu dakorte jam me ty por duhete te dish dicka ti ke nje afrimitet te ngushte me P.C por ata une nuk e shoh te shoqerojn po shohqe ata vuajne si te ven ministra
turku i titos a msove skyp or tej, shrkuaj anglisht me mire bylmer arapi se te kuptojme me mire
jo po ta lashe ty more grekofill i qelbur
ca te duhet ty shebenik kush ja jep leket spahise.po omonias bollanos pollos janullatosit nga i marrin leket zotrote.mos valle nga greku??e perse per cfare aryse pe te bere rremuje ne shqiperi?
shumcia jeni antishqiptare dhe anashkaloni temen duke share dhe akuzuar kreshnikun per korrupsion per te larguar vemendjen nga tema.po o legena asnje gje nuk thoni per rregjistrimin qe do greku
u duken budallalleqe keto qe thote kreshniku aaa po nuk jane budallalleqe po jane plan afatgjat grek
varrezat me kockat e shqiptare i bene grek minoriteti u trefishua ne jug ne himare bollano nuk pjerth janullatosi ne kishe qan sa here vvdes ndonje minoritar po per emigrantet qe i therin ne greqi nuk thote as nje llaf.gencios pollos dihet spiun deti u fal dhe ju thoni akoma budallallleqe.mbylleni gojen sahanlepirse te grekut.
E PO RRINI PA U NUMERUAR PASTAJ.PA BERE KETE REGJISTRIM HARROJENI INTEGRIMIN NE EUROPE.NUK MERR EUROPA VENDE QESIM.SA TE JENE TE JENE.DUHET KY PLEHRE PER TE JUSTIFIKUAR VONESAT NE INTEGRIMIN EUROPIAN.TE NA RROJE LIDHJA E PRIZRENIT PASTAJ.NA IKU JETA DUKE I RENE BORIVE TE NACIONALIZMIT ME NJE KOMB SA NJE LAGJE NE BOTE.MILINGONA NE SHPINEN E ELEFANTIT U MBURREJ SHOQEVE SE DRIDHEJ TOKA KUR KALONTE AJO.POPULL DELIRANT
mos humb kohe me turqit shqipfoles te titos, qene ngjitur me shqiperine edhe u shpallen shqiptare, po te qene ne bullgari do thoshin jemi turq
e ti o cakall7 cka je ti se shqiptar s’je
KRESHNIK SPAHIU I VETMI POLITIKAN PATRIOT SHQIPTAR!
FORCA KRESHNIK!
I gjithe Strumullari i kesaj pune mor zotrinj ;
eshte dhe do mbetet sali Gazepi ,sa te jet sali
Gazepi vendi do shkoje poshte e me poshte .
Per kreshnikun nuk e di se çfare ka ky ne plan
por ,çdo njeri qe kundeshton ,sali tradhtarin eshte
me i mire se vet sali gazepi.
kjo eshte si nji dhe nji = me DY
Nuk e kuptojme,pse disa shqiptare jane kondra Kreshnik Spahiut dhe aleances”Kuq e Zi”?! Kreshniku mund te kete qene Komunist,ai mund te jete karrjerist,ai mund te jete partiak,ai mund te jete gjithcka qe akuzohet nga “Patriotet”, por ketegje e din vetem ai,dhe nuk na i thote neve.Ate qe n’a i thote neve,ai ka shume te drejte dhe eshte ne interes te mbare kombit tone. A nuk e dini se konsujt greke (si ai i Korces)Falangat”Voiro Epirote”po e dekurojne per punen e tij te”mire”qe ka bere ne juge te shqiperise per greqizimin e tij! A nuk e dini se Bollanua e zgjodhe antar ne Keshillin e organizates”pan Epirote”qe mundohen te shpallin Jugun e Shqiperise si toke Greke?!Kur e dini kete atehere pse i kundeviheni Kreshnikut dhe aleances Kuq e Zi? Cila parti politike apo ndonje organizate(e cdo ngjyre) tjeter shqiptare i eshte kundevene ketij reaksioni Grek ne keto 20 vjeteve te fundi?Asnje! Shkurt regjistrimi duhet te behet,por jo ne baze fetare dhe etnike.Arsyet pse nuk duhet,ne kete periudhe,te gjithe e dime dhe vetem ata qe nuk ja duan te miren Shqiperise nuk e kundershtojne.Po ndrihmi i toponimeve cuar te keqe ka?Te huajte na i kane ndruar me force,vetem e vetem per interesat e tyre ekspansioniste,pse nuk u dashkerka qe neve t’i ndryshojme ata me emrat e tyre orgjinale?Apo,po t’a bejme kete,do n’a quajne NACIONALISTE?!!! Por ata qe i kane ndryshuar toponimet Pellazgo-Ilire Shqiptareve si mund t’ja vini emrin atyre?Ata nuk mund te jene Naconaliste per cdogje qe kane bere dhe vazhdojne te bejne,vetem Shqiptaret neqofte se bejne ndonje ndryshim te vogel edhe sikur ai ndryshim eshte i drejte dhe i nevojshem,shovinistet fqinj na etiketojne me”Gunen” e nacionalizmit neve Shqiptareve! Kreshnik Spahiu;te gjitheve Shqiptaret, (atyre qe i dhimbset atdheu) jane me juve.Mos u perkul para atyre te “tjereve”.Dhe mos i vere veshin se si te etiketojne,mbasi kur t’i degjosh kritikat e tyre,dije se po ben pune te mire per shtetin dhe kombin tend.”Armata e panumurt e te patalentuareve do te te padite se e ke perdhunuar tet’eme,se ke masakruar tet’ate,dhe do te te ngulin thiken”(Anatol Fransi).Mirepo,Populli Shqiptar do te dije te cmoje veprimtarine tende patriotike pergjithmon.
ti mor djale mund te dalesh ti nderrosh emrin qytetit/fshatit tend nqs te lene bashke qytetaret/fashataret e tu. Por te vesh tu nderrosh emrin e qytetit/fshatit te tjereve eshte pak si shume. Partia Turbo Patriote Turke qe Fluturon Me Presh ne Sume, qe nuk eshte foruar akoma, mund te mbledhe ata 5 anetare qe ka edhe ti bien daulles edhe gernetes se njeri tjetrit, mund edhe te turqizoje emrat e vendeve ne jug se shqipen e ka bere prone te sullatnit, por nje dite ato do kthehen perseri ashtu sic jane. Jashte turqit nga Ballkani!
Ti more djale te jane bere semundje ne tru fjalet(emrat);Turk,Myslyman,Arab,Taliban,dhe fjalet me banale qe mund te ekzistojne,dalin nga truri i juaj dhe kurre nuk na ke thene ndonjegje pozitive!Shkurt tine je nje njeri negativ per ceshtjen tone kombetare shqiptare!Tine je nje njeri qe mundohesh t’i percash Shqiptaret;Veri-Juge,Myslymane-te krishtere,mirepo,te themi se;ka patur Koka te”medha”dhe disa qeveri fqinje qe jane munduar tani e nje Shekull dhe nuk kane mundur te bejne ate dhe jo tine dhe te sojit tend!Neve nuk duam ti ndryshojme emrat e qyteteve dhe fshatrave nga kuptimi Sllav,Grek dhe Italian,per t’i vene emra Turqesh,por do ti ndryshojme ata ne emrat e tyre orgjinale,Pellazgo-Iliro-Shqiptare dhe per ata qytete dhe Fshatra qe jane “te rrinj”do t’ja veme emrat e bukur dhe kuptimplote ne gjuhen e PERENDIVE=SHIPE ! Zotni! mos harroni se Toponimet,Oronimet,Eponimet,Antropnimet ne Ballkan perkethehen vetem ne gjuhen Shqipe dhe ne asnje gjuhe tjeter te pupujve qe jetojne tani ne Gadishullin ILIRIK(Ballkan).
jashte greket nga Shqiperia o cakall7
Perse nuk e mbershtesim kete menyre te re te te berit politike kombetare. Perse mbyteni ne nje gote me uje. Rreziku me i madh vjen nga mbrenda. Kreshniku mundohet pikerisht te ndryshoje kete situate te papranueshme qeverisjeje. Jemi akoma me mentalitet provincial, inferiori.
Kreshnik Spahiu dhe Aleanca Kuq e Zi jane te vetmit qe kane mbrojtur cdo ceshtje me karakter kombetar dhe qe prek interesat e mbare popullit shqiptar. Prandaj une nuk e kuptoj se cfare fitojne apo cfare duan te arrijne disa persona (kute ne chat) qe vetem spekulojne e kapen me detaje insinjifikante per figuren e Z.Spahiu dhe per Aleancen Kuq e Zi. Por kultura dhe intelekti i disa personave vetem kaq mund te beje, e nuk mund te shkoj pertej kesaj. Megjithate siv thote edhe populli jone (dikur i mencur) Qente le te lehin, Karvani ec perpara….Ju pergezoj Z.Kreshnik Spahiu dhe Aleancen Kuq e Zi per cdo nisme e veprim qe keni ndermarre.
Kreshnik Spahiu ne radhe te pare te beje detyren e tij shteterore,se Berisha eshte TALLUR me Vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe ky rri e shikon!!!Ka lene gjykatesit te nderrohet shetesia dhe ka heshtur!!!KQZ-ja dha Kolegji Zgjedhor VODHEN HAPUR VOTAT NE KUTITE E SHQYERA dhe ky HESHTI!!!Akuzon te dy partite PD e PS bashke si fajtore gjoja ne emer te ndershmerise,KUR DUHET T’I VEJE GISHTIN SALI BERISHES SI ARMIKU ME I MADH E SHQIPTAREVE!!!Thote se nuk jam ne ALEANCEN KUQ E ZI,kur te gjithe shohim se ai ka qene dhe eshte drejtuesi i saj!!!Po dhenien e DYSHTETESISE DHE PASAPORTES shqiptare per shqiptaret,PSE E BEN KY SERB???A nuk e pa ky jurist plepash se si i perdori Berisha KOSOVARET PER TE VOTUAR NE TIRANE KUNDER EDI RAMES????Keshtu duan ta shesin Shqiperine keta PSEUDO NACIONALISTE!!!!
Te gjithe politikanet ne Shqiperi i ka peshkuar Greku dhe vetem Kreshnik Spahiun bashke me Aleancen Kuq e Zi jo,e pra le te krijohet nje parti politike prej aleances kuq e zi e cila te jete ne gjendje te mbroje fatet e kombit prej mekatereve……
te rregulloje njehere mbiemrin e vet se e ka safi turk.
Nuk ekziston V-E (i ashtuquajturi Vorio Epir) brenda kufijve te Republikes se Shqiperise.
rofte aleanca kuqe e zi dhe shqiperia po jo drejtusit e tyre se jane te tere pa karakter dhe hajduta ,shqiperia per popullin shqipetar qe ka dhene jeten per ate toke
Camet “e kane ngrene corben e prishur”qe kur votuan ligjin e regjistrimit.Ne situata te tilla duken politikanet se kush jane.Partia e cameve mbron greket me shume se camet.S eshte cudi te jete krijuar nga greket per te mbajtur nen kontroll camet.Edhe njehere vota per regjistrimin tregoi qarte kush jane dhe ke mbrojne…..Persa i perket aleances kuq e zi s di c te them….S ka ardhur koha te vihet ne prove,njerezit prishen kur behen pjese e pushtetit….Kreshniku e di mire qe s eshte kaq “patriot” kur vjen puna per te pastruar gjykatat nga njerezit e paafte e servile…
ky eshte nje zagar i Saliut dhe asgje tjeter ….njeri komplet i pa afte te merret me detyren e tij dhe si te gjithe te pa aftit do ti futet politikes
« … pasi mendoj se modeli i ri i zyrtarëve dhe funksionarëve të shtetit duhet të jetë kontributi social jashtë zyrës, në të mirë të komunitetit…»
Keto jane fjalet e Kreshnikut.
Pyetja ime eshte: O Kreshnik Mavria, po kontributi brenda zyres, a nuk paguhet per te qene ne dobi te komunitetit ?
A je ti nenkryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise ?
A e ke hapur ndonjehere gojen si titullar i rendesishem i institucionit me te larte ne vend per krimet qe ben saliu perdite ? Per Gerdecin, per 21 janarin, per rrugen e kombit, per … sa te duash te tjera. Por gjithashtu edhe per çeshtjet qe trajton Aleanca Kuq e Zi, a e çelur gojen ? More po te pakten atij zvarranikut Topi ai the ndonje fjale para se ta dekretonte ?
Kreshnik, kreshnik, mos po luan gje thjatro me skenare te saliut more qerrata ?
Kush e financon aktivitetin e AKZ ?
Se mes tyre nuk ka ndonje Albin Kurti qe te shese shtepine e vet per te mbuluar kostot ?..
o klod o trap po sa shpejt harrove qe berisha me ministrin e tij alibeaj propozoj qe te shkarkonte kreshnik spahiun nga KLD kur ai shkarkoi tre gjyqtaret qe liruan delijorgjin. harrove apo nuk te vjen mire ta kujtosh? kreshniku denoncoi i pari aferen e gerdecit dhe ata qe mundesuan kontraten dhe per kete u debatua tre muaj se qeveria desh ta sjkarkonte por kreshniku fitoj me vota ne KLD. Po me 21 janarin clidhje ka kreshniku apo e din qe eshte prokuror i pergjithshem? I vetmi qe po i vjen hakut Saliut dhe edi rames bashkarisht apo nuk ju vjen mire per kete gje?
o ardit, o trap i trapit,
vertet kujton ti more se kreshniku po godet edhe saliun edhe edi ramen ?
Po ne politike more çun i vogel, sidomos ne politiken shqiptaro-bizantine, nuk lexohet ajo qe shkruhet, por ajo qe nuk shkruhet dhe njerezit hiqen ata qe nuk jane. Kjo dukuri analizohet bashke me te dhena te tjera, p.sh. prejardhja, kush e ka lançuar ne politike, aktiviteti i meparshem etj.etj.
Kush u bene antikomunistet me te medhenj, demokratet me te medhenj, afaristet dhe pronaret me te medhenj ne Shqiperine tone ? Pikerisht komunistet me fanatike, te perbetuarit dhe teoricienet e antiprones dhe antikapitalizmit si saliu, iliri, fatosi etj. etj.
Meqe qenke kaq i informuar per kreshnikun, germo edhe ca ne ato informacionet e tua, se mendoj qe do ta gjesh pergjigjen.
Mos ju duket çudi kjo qe thote Kreshniku.Ne Itali ne vitin 1928 Musolini nderoi te gjithe emrat e rinj te vene ne disa qytete (qufte edhe te vegjel) dhe i ktheu ne emrat e vjeter qe ato kishin:Tani njerezit jane mesuar me keto emra :Po ju jap shembuj:ne siçili nje qyteze e vogel qe para 1928 quhej karropepe,tani quhet Valguarnera,ose Terranova deri ne 1928 sot quhet Gela,Akate quhet sot,ndersa me perpara Biskari,Agrixhento sot me perpara Girgenti etj.Asnjerit me sot nuk i ben pershypje kjo gje per te mos thene as nuk i bie ndermend.
pune horrash per ne plehra me ne krye sali bershen
Ky turi pi..ka ben thjesht zhurmusin mbi shqiptaret me qellim shmangjen e vemendjes se popullit nga katastropfa ku berisha ka fut ket vend .Eshte nji vegel qorre ne sherbim te antishqiptarve .Ptu rruspi anadolli .Nuk ju doli 500 vjet me kto metoda pergjysmuat kete komb ,e tani kerkoni tja falni grekut .
per mbrojtjen e identitetit kombetar te gjuhes ,simboleve te identitetit,kultures historise te vleres universale te bashkejeteses mes besimeve ,te ruajtjes se unitetit kombetar te teresise teritoriale ,te panevaresise ,lirise demokracise jam me aleancen kuq e zi ndersa per ndryshimin e emerave kerkohet nje konsultim i gjere mbareshqipetar historiane ,arkeologe ,gjuhetare studius te fushave te ndryshme.Mbrojtja e kombit eshte nje detyre imperative per arsye se nuk kane vdekur forcat e erreta qe mundohen te pengojne ecjen e shqipetareve drejt perparimit progresit e dyta keshtu duke qene me te bashkuar mundemi te bashkohemi kombeve te zhvilluar ne do jemi edhe ne europ shqipetare
o greke ju duhet edhe nje ndihem tjeter nga evropa per KUQ e ZI se keta nuk jane vetem ne juge te shqiperis por ne qdo toke ILIRE KESHTU QE E KE SHUME TE VESHTIR eshte si puna e puntorit qe perzinte llaq dhe shkonte me benze ne pune nuke keni leverdi sepse edhe me turqit pagujtet thesare por ne fundeju perzun nga atje sepse ndryshoj qeveria .
O DRTIAN qe je i shitur sdo mend.nuk e do europa kete rregjistrim po greku.nuk kam pare ne europe vetdeklarim.te ishte ashtu isha ma pashaporte angleze tani.na ben budallenj apo si e ke hallin.si i vete hallit te deklarohem anglez ambasada nagleze me siguri nuk me pranon do me thone genjen.por ne qofte se them grek pranojne cudi.vetdaklarim vetem per greqine ben po jo per shtetet e tjera te be.degjo o bukeshkelur merre integimin tend te europes edhe fute ne by…ok nuk duam integrime te tille ne kur vete nuk i beni te tilla vetdeklarime.
pse o dritan 74ke ndermend me keta pushta qe kemi do te shkosh ne europ?
KUR TJETRI BIE ERE SHQIPTARIE QE LARG JEPI HAKUN DHE MOS BENI GAM,GAM,GAM SI QENER TE TERBUAR SEPSE U PREKU INTERESIN E PARTISE.INTERESI I SHQIPERISE QENDRON ME LART SE INTERESI I PARTISE PER KETE DUHET TE MBESHTETET KRESHNIKU QE EMRIN E KA PURO SHQIPTAR DHE JO SLLAV.RENDESI NUK KA EMRI PER ATDHEUN POR CFARE TI BEN NE SHERBIM TE TIJ DISA QE KAPEN SI I MBYTURI PAS FIJEVE TE FLOKUT SE MOS SHPETOJNE NGA VALA DHE DALLGET E SHQIPTARISE QE PO NGRIHEN ME FURI JU THEMI MESONI NOT OSE HIPNI NE ANIJEN E SHQIPTARVE TE KULLUAR KUQ E ZI DHE DO SHIKONI QE FJALET NUK JANE FJALE POR JANE VEPRA.GJERGJ KASTRIOTI U NJOH ME SHUME NE BOTE SI SKENDERBE ,POR KY EMER QE SIMBOLIZONTE ALEKSANDRIN TONE TE MADH NUK I PRISHI PUNE TI SHERBEJE ME NGULM CESHTJES SE SHQIPTARISE KUNDER TURQEV OSMANE VENECIANEVE APO PAPATIT KUR ISHTE NEVOJA.MJAFT U MORET ME SHARJE PER NJERZIT QE PUNOJNE HAPUR PER SHQIPERINE KUR KINI KE TE SHANI SI BERISHEN ,POLLON ,METEN NANON ,JOZIN QE PUNOJNE HAPUR KUNDER SHQIPERISE.
eshte e larget rruga per ne stamboll o skender, e keni rriparuar mire anijen kete here se mos u fut uje rruges. Mi bej te fala sultaneshes edhe sulltan mahmutit.
e ti o cakall7 i bene te fala nenes greke,
po kjo mesele e madhe i shkrepi idiotit,se eshte dhe jurist dhe i di ligjet e shtetit e te botes,te na ndryshoje edhe emrat,e te na frikesoi,se cdo behet ne shtator, e cdo beje gjykata kushtetuese.se ka fajin ky,fajin e kane minoritaret qe e degjojne dhe zbejne nje gjullurdi si serbet ne veriun e kosoves, ti kujtojne te medhenjte per ckane firmosur,dhe le te mari ky pergjegjesine.
Ne vend qe te bashkohemi ne interes te ceshtjes kombetare merremi me fjale boshe duke share njeritjetrin .Duke i shitur mend njeri tjetrit se kush eshte me i mencur.Duke ofenduar aleancen kuq e zi dhe Kreshnik Spahiun qe ne fund te fundit nuk po thone ndonje gje te keqe per Shqiperine, por po mbrojne ineresat kombetare te te gjithe shqipetareve qe te mos humbim pjese te tjera te territorit shqipetar nga miopia e disa politikaneve qe mendojne vetem te pasurohen me cdo cmim.Ata qe shajne Kreshnik Spahiun ose jane driteshkurter ose te shitur tek qarqe te caktuara antishqipetare.
http://www.ama-news.al/2011/08/endrra-e-spahiut-per-nje-karrige-ne-parlament/#.TlazcOf9t8c.facebook lexojeni kte shkrim