Opozita është në kërkim të rrugëve për të bërë opozitën. E vërteta është se opozita ka më shumë se një problem (Rama duhet të rikuperojë vetveten, duhet bërë kompaktësimi i të gjithë frontit opozitar, duhet ndjellë diplomacia ndërkombëtare drejt kauzës opozitare etj., etj), por kryesorja është një dhe vetëm një, që ka lidhje me pyetjen: çfarë opozite do të bëhet deri në vitin 2013? Është filluar, tanimë, me vendimin për t’u futur njëherë e mirë në Parlament e për t’i bërë aty betejat më të rëndësishme. Dhe, nuk është pak. Është një vendim shumë i rëndësishëm, që bën përkufizimin principial të opozitës. Nuk dihet nëse e kanë kopsitur mirë këtë punë përpara se ta merrnin vendimin; vendimi është marrë, megjithatë, dhe hesapet duhen bërë mbi këtë vendim. Por s’mbaron këtu; opozita ka akoma për të përcaktuar lidhur me rolin e vet.
Shumëçka varet nga kundërshtari në këtë histori. Dhe, në këtë pikë nuk është se ka shumë paqartësira. Askush nuk e ka të vështirë të lexojë synimet e Berishës. Karakteristika më e lexueshme e Berishës është që ai është i lexueshëm. Ja, tani mezi po pret të vijë hera e ndërrimit të Kryeprokurores, Presidentit të Republikës, të kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, e kreut të shërbimeve sekrete, në mënyrë që të vërë ndonjë sejmen të vetin në secilin prej këtyre posteve, e kështu ta shtrijë ca më shumë, deri në fund, e ta kalcifikojë pushtetin e vet. Kjo është loja me karta të hapura e Berishës. Dhe është aq shumë me karta të hapura, sa në momentin që një deklaratë e tij lidhur me procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri u mor tjetër për tjetër nga disa media (thanë se mazhoranca do t’i lërë Presidentin opozitës), ai mezi priti sa të gdhihej për ta saktësuar mesazhin e tij “qëllimisht të keqkuptuar”. “Nuk kemi thënë këtë gjë, është lojë e ndyrë e mediave që i bëjnë fresk Edi Ramës”, – u tha nga njëra prej zëdhënëseve të tij gojëshpuzë, ndonëse mediat që e kishin bërë të vetin këtë mesazh ishin ‘Panorama’ e ‘Mapo’, të cilat janë dy gazeta që mund të kenë lidhje edhe me Breivik-un, por jo me Ramën.
Shkurt, ai ka për t’i marrë këto institucione. Është një zhvillim tepër dramatik ky që po hamendësoj, por e vërteta është se nuk mund ta frenojmë dot ne këtë ‘take over’. Ne nuk mundëm ta frenojmë dot teksa po vidhte ditën me diell postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, e rrjedhimisht është e kotë të rrejmë veten se mund ta frenojmë teksa është duke bërë diçka në përputhje me ligjet shqiptare. Është e kotë, gjithashtu, të jetosh me shpresën se ai mund t’i bindet presionit (nëse do të ketë ndonjë presion të tillë), që do të synojë të ruajë e të mbrojë karakterin e funksionimin non-partisan të këtyre institucioneve të mësipërme; e ky karakter e ky funksionim non-partisan mbrohet më mirë qysh në krye të herës, kur zgjidhen krerët e këtyre institucioneve. Mirëpo, një shpresë e tillë do të ishte, në fakt, budallaqe. Ai që s’e ka për gjë të marrë atë që s’i takon, nuk mund të ta japë kurrë atë që s’mund t’ia marrësh.
Opozita, në këto rrethana, nuk duhet të humbasë kohë më shumë se sa duhet duke iu lutur Berishës që “të merren vesh së bashku mbi këto ngjarje të pritshme”. Ajo ka filluar, në fakt, të humbasë kohë, sepse ka hapur debatin bjerradit mbi ndryshimet kushtetuese, s’ka gjë se duhet ta dijë që është debat fare i pafrytshëm. Nuk ka asnjë mënyrë për ta kandisur Berishën që ta pranojë idenë e rishikimit të Kushtetutës. Ai nuk mund ta kthejë një trofe që iu dorëzua në sini të argjendtë. Përveç kësaj, nuk ka asnjë argument për ta vënë atë me shpatulla pas muri, pasi përgjigjen do ta ketë të kollajtë (siç e ka pasur këto ditë): Kushtetuta nuk është lodër. Berisha luan fort kur nuk ka asnjë çik të drejtë, e mund të përfytyrohet se sa fort mund të luajë kur ka të drejtë. E në këtë mes, ka të drejtë; ka të drejtë në kuptimin që nuk do ishte serioze t’u riktheheshe ca ndryshimeve kushtetuese për t’i ndryshuar. Ato ndryshime të vitit 2008 janë bërë me një logjikë hileqare? Këtë e themi ne. Berisha “mendon” tjetër gjë.
Opozita, sipas meje, duhet të ketë vetëm një përparësi: një reformë elektorale që të synojë e të realizojë mbrojtjen e blinduar të votës së shqiptarëve. Le t’i bëjë të gjitha betejat e mundshme, sipas radhës, por përparësi duhet të ketë reformën elektorale të fortifikimit të votës. Mirë do ish që të ndryshohej edhe ligji elektoral (në këtë pikë, të paktën në këtë pikë, socialistët mund të kenë aleat Metën), por edhe nëse Berisha thotë “jo”, nuk ka për të qenë ndonjë hata. E rëndësishme është të blindohet procesi i votimit, në mënyrë të tillë që të mos mund të lëndohet e cenohet nga agjentë të jashtëm. E rëndësishme është, gjithashtu, të garantohet një garë e barabartë në terma të parave, të propagandës, të pranisë në territor etj., etj.
Mund të thuhet me të drejtë se nuk është e lehtë të arrihen këto gjëra, apo se është e kotë, pasi Berisha s’e ka për gjë të shkelë të gjitha ligjet, mirëpo thjeshtimi i axhendës të jep një dorë. Po, nuk ka njeri që të mos e dijë se nuk është e lehtë as për ta bërë një reformë elektorale me Berishën, as për të garantuar zbatueshmërinë e saj në praktikë, por është më e lehtë nëse objektivat fokalizohen tek një përparësi e vetme. Opozita duhet të rrijë në heshtje e të bëjë sehir Berishën teksa merr një nga një institucionet më të rëndësishme të shtetit? Jo, as që mund të mendohet kjo gjë. Përkundrazi, duhet ngritur zëri në kupë të qiellit, shqetësimi duhet ndërkombëtarizuar, e opinioni publik shqiptar duhet sensibilizuar sa më shumë mbi këtë ‘take over’, por pa e gënjyer veten se Berisha mund të tërhiqet apo mund të lëshojë pe. Ka vetëm një pikë ku ai nuk mund të bëjë të fortin: tek rregullat e lojës elektorale. Prandaj, fokusi i opozitës duhet të jetë këtu.
cfare leshe opozite qe i vuri njerzit perpara edhe u vrane 4 te pafajshem tani bejne plazhe qenkan koqe fare keto njerez qe rrine e presin nga keto mostra politikanesh
Mos u cudisni nese ky pushtet e ka pjese te nomenklatures sunduese edhe Edi Ramen.
Shqiptaret jan mesuar te tradhetojn por edhe te tradhetohen.
Jam i bindur se ca foto ose ndonje filmim ne ndonje akt homoseksual qe i ka pergatitur satani Berisha e kan bere Edi Ramen te heshti perfundimisht ndersa ndonje oferte shperblyese e kan bere ate te bashkepunoj me te sic beri Meta, Nano, Idrizi, Ceka e me rradhe gjith fisi i degjeneruar i politikes shqiptare.
Nese nje dit shqiptaret do dalin nga mentaliteti ballkanik i nenshtrimit masiv dhe do te bejn ate qe ben popujt angleze, franceze me revolucionet e tyre vec athere shqiptaret do te behen europiane dhe do te hyjn si te barabart ne familjen evropiane.
Nje komb qe po degjenerohet ne gen nga ca te degjeneruar, kriminele dhe hajdute ordiner ska si te jet i pergatitur per sfida kaq te medha sa revoulcionet e verteta.
Prandaj eshte e kote te flitet per bemat e kusareve te pushtetit, vrasjet apo vjedhjet e tyre.
Kjo eshte pjese e natyrshme e kesaj mesjete te turpshme qe po jetojn shqiptaret ne shekullin e 21, ne mes te vitit 2011, pa lider, pa shpres, pa popull!
Ne Shqiperine tone dhe kudo ne demokracite pe gjoje ka vetem nje rruge per te mbrojtur voten. Duhet qe sali bisha te kuptoje se nuk duhet ti vjedhe me se nuk i leverdis dhe kjo behet vetem duke mbojtur voten e lire me te gjitha menyrat.
Kjo eshte e vetmja rruge dhe kete rruge kane ndjekur edhe vendet qe tani kane demokraci te zhvilluar ne fillimet e demokacise (pushtetit te popullit).
edi rama eshte nje ipokrit qe e ka te lindur , . . kY njeri eshte nje miljarder edhe se ha barku se eshte ne opozite ka rendesi qe ne pozicjonin ku eshte ta ruaje ete qe ka vendosur per 13 vjete
Po qe vota e popullit nuk u mbrojt nga opozita sepse ato vendose te shkojne ne plazhe per te mbajtur ngrohte bolet e veta, kurse minatoreve nen toke po i ngrihen bolet per kushtet me elementare.
Zoti Mustafa perse nuk u thoni hapur shqiptarve me Edi Ramen opozita edhe ne vitin 2013 i ka zgjedhjet e humbura???Perse nuk u thoni shqiptarve se Edi Rama e ka katandisur PS nje nje parti camarrokesh ciliminjush qyravecash??Perse nuk u thoni shqiptareve Sali Berisha eshte nje DIKTATOR qe duhet larguar vetem me REVOLUCION??Ku eshte Krye-opozitari yt??A i gjeti breket per te mbuluar lakuriqsine e tij te peshtire politike qe filloi me ndryshimin e kushtetutes ne 2008 dhe mbaroi me rikandidimin per te 4 here per Bashkine e Tiranes.Jo more zoti MUSTAFA thuaju shqiptarve troc,se nuk po ju thua ndonje gje te madhe.Edi Rama eshte i PAAFT dhe MEDIOKER perball nje Saliu inteligjent dhe KRIMINEL.Mos i genjeni shqiptaret duke ju trumbetuar ato qe ju vete nuk i besoni.Edi Rama po te ishte burre me dinjitet duhet te ishte larguar vete nga drejtimi i opozites te corjentuar shqiptare,per tja lene vendit dikujt tjeter.Kushdo qofte ky qe mendon se ka bythe me u perball me KUCEDREN BERISHA.
O fredo.. ti as majtas as djathtas as lart as poshte… spo te kuptoj, Terhiqe po mos e keput!!nejse ky eshte mendimi jot dhe duhet respektuar..Mustafai nqse e ke ndjekur ka vite qe bertet per Diktaturen fashiste te Berishes..dhe pikerisht ai eshte nje nga njerzit qe kerkon “revolucion” po e ve ne thonjza sepse nuk mund te shkaterrojme shqiperine se kemi nje qelbesire aty ne krye.pra revolucioni yt dhe ai qe mendoj une jane 2 te ndryshem..Me ben cudi kjo paaftesia qe permend te Edi rames kur ai si njeri i ka bere balle dhe ka arritur te mposhte disa figura si Nano..Meta..Lulin e domates ka arritur te sfidoje Berishen dhe klanet e tij familjare mediat qe jane bere njesh me regjimin ..Edi e tregoi veten Burre dhe dha doreheqje nga partia ..por ne rikandidim ai fitoi prape do te thote qe ai eshte me i votuari per momentin dhe besoj se te gjithe duhet te kene besim se ai do mundohet te beje per atdheun..por ne duhet tja japim shancin pa e vjedhur dhe perdhunuar lirine dhe zerin e popullit..
Duke respektuar mendimin tuaj,me lejoni tju kundershtoj se Edi Rama nuk ka fituar kurre ndaj Hajdutit-Ilir Meta. TRASHALUQi ILIR po tallet me Edin,sepse PIKTORI vec te beje pallatet me lara dije, por sa per politikan eshte nje ZERO me xhufke.Edi ishte nje Kryebashkiak i mire por nje Kryeopozitar i paaft.Berisha po luan me te si Tomi me Xherin.
Ti,Fred Dibrani je vetem nje GJARPER ANTI SHQIPTAR,qe kerkon te percashe OPOZITEN SHQIPTARE!!!Duhet te jesh ZAGAR i Nanos dhe punon per ta prure ate ne krye te PS-se!!!HARROJE:FATOS NANO ZAGARI NUK VJENN ME NE PS!!!BERISHA DO SHPORRET VETEM NGA EDI RAMA NE KRYE TE PS-se!!!
Sa frike paske nga e verteta more “sorge”thone qe e verteta per disa njerez eshte shume e hidhur,sic eshte HELMI i gjarprit.prandaj do te te keshilloja te kerkonit ndonje forum tjeter qe te ndjeheni i sigurt edhe ku te keni mundesi te enderroni largimin e Berishes nga Edi Rama.Un kam pikpamjet e mija te cilat ne asnje shkronje nuk rezatojne antishqiptarizem.Ju duket se keni shum frike nga Fatos Nano,un personalisht nuk jam shprehur pro tij,por nuk jam as per injorimin qe i behet shum politikanve te mirfillte me zemer e shpirt social sic jane Dr Sevet Pellumbi,Rexhep Mejdani,Dritero Agolli e shume te tjere.Debatimi dhe rrahja e mendimeve eshte shum ma produktive se KULTI i INDIVIDIT qe Edi Rama i ka ngritur vetes se bashku me CILIMINJT CAMAROKET QYRAVECET si puna jote qe i shkojne nga prapa.
Thone se e verteta nganjehere eshte si HELM prandaj ke frik ti”SORGE”qe shqetesohesh nga komenti im.Ndoshta eshte me mire te vazhdosh te enderrosh per Edin Kryeminister.Ju shqetesoheni nga kritika ime dhe pa patur asnje argument kundershtues,koka juaj boshe,kerkon antishqiptarin tek mua,vetem se them te verteten.Partia socialiste ka shume intelektual te mencur dhe socialista te ndershem si Sevet Pellumbi,Rexhep Mejdani,Dritero Agolli.Kapitulli i Fatos Nanos eshte i mbyllur me te mirat dhe te keqijat e tij. Edi Rama ka krijuar Kultin e individit te cilin cilimijte caramane qyravece si puna jote e kane idol,dhe te cilet jane mesuar ti thurrin hosana te paafteve.
Lere opoziten te qete or Muc. Jane te gjithe neper plazhe e jan djeg nga dielli prandaj sdalin dot ne konferenca shtypi. Ne 15 shtator mbarojne pushimet ?
Shoku Mao ke shume te drejte looool hahahahahaahaha –Ku ma ke gjetur kete emer
Mire thua , opozita eshte busy — Sa te vije e lodhur nga plazhi,duhet te pushoje, te mari veten dhe pastaj shohim e bejme per portestat e shqiptareve …..
———Tani duhet te shkruajme Epopene e Partise Kaure Socialiste
……………Kthehen Kauret prape ne kreyqytet ..
Jeta ne plazh s’ka me lezet ..loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool
Me mire keshtu se ato konferencat e galave te nje viti me pare.Na zhurmuan me 100 histori kunder Salo kriminelit dhe nuk ndodhi asgje.Le te pushojne e te vijne me mendje te kthjellet e ta bejne Salo kriminelin cope ne parlament
Po mbytem nga te qeshurit hahahahahahahahahah u dhivaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa me kete emrin Cu en Lai
Ndigjo shoku Cu ! —Keta ne parlament i ruajne topet Sales se keta nuk dijne te flasin –dhe Sala eshte shkerdhat i pret goja brisk
Ndaj do jete me mire qe keta te fillojne protestat …. Ju si udheheqje si ju duket ky mendim ? loool
shoku mao ka shume te drejte kurse ti je trap fare
Ti Bushati je me te vertete nga fisi i Bushatllinjve ?
— Se nga sa flet ketu ti je shume koqe dhe po e turperon fisin e shquar te Bushatllinjve, qe ishin te vetmit ne Ballkan qe per 300 vjet rresht kane luftuar kunder Turqise , si asnje tjeter en Ballkan
——- Megjithse Turqia i vinte ne krye te Shqiperise se Veriut , Jju jepte poste dhe i bente Kryezoter te vendit,
ata prape nuk e tradhetonin Shqiperine por i kthenin pushken Turqise , brez pas brezi ………
Kjo opozite me kete kryelegen me emrin edvin rama, vetem te keqija dhe humbje djem nenash ka sjelle ky legen , ky i con ne thertoren e saliut njerzit e shkrete, tani ka nxjer dhe bythen ne diell si e ka per zakon ky plera, po cpret nga nje djal tirone , varios kokllastikun thuaj.
…O Much, thua qe opozita duhet te kete kujdes tek rregullat e lojes elektorale…thua nga qe s’beri keto hyri Lulja ne bashki??? Akoma te opozita e shikon ti zgjidhjen e zgjedhjeve??? Na cudite me keto qe thua, qe flet per Berishen, ndersa Ramen s’e permend, por thua opozita…nuk ta var Edi ty se edhe ti je nga Skrapari dhe ju lirshem e dridhni dhe ti e di mire kete.
Ngavashe njehere more trima … (flas per komentuesit e irrituar). Njeriu (te pakten ai me mend) i kerkon te tjereve ato gjera qe mund ti beje dhe vete dhe dyshoj se mund ti bejne keta trima. Une kam qene dhe ne 96-97 ne protestat e studenteve dhe e di mire qe deri tani Sali MURTAJA nuk eshte mundur me rregulla loje nga ndonje opozite. Une nuk di a do te zgjidhja nje si Saliu per ta mundur apo jo, dhe qe te mundet jashte sistemit nuk e di se si mund te kryhet. Luften
Ky artikull i Nanos eshte shume i SAKTE -Opozita duhet te krijoje nje strategji per mbrojtjen e votes, sepse Sala te vjedh voten sy me sy
-Mirpo me kalimin e kohes opozites po i del boja fare si opozite e papergjegjeshme e cila po merr ne rradhet e saj njerez Super Negative si te korruptuar, deficnete –hajdute te rendomte dhe antishqiptare sic eshte Angjeli
———-Keshtu qe deri sa te vijne zgjedhjet e reja Sala nuk do kete me nevoje te vjedhi votat, sepse kjo opozite do votohet gjithmone e me pake….
..Kjo eshte nje opozite e mbushur me politikane ANTISHQIPTARE qe jane spiune te deklaruar te grekut -, ndaj besoj qe shqiptaret do e votojne gjithmone e me pake kete lloj opozite spiunesh –
———–Ndaj eshte mire qe te adresohet ky problem i poltikaneve te opozites te cilet kerkojne te marin votat e Shqiptareve ,
kur ata i sherbejne Interesave te Greqise ..!!!!-
—— Shqiperia eshte nje vend qe e ka ligjeruar Partine e grekve -atehere shume mire do ishte q e keta politikane spiune te grekut
sic jane : ANGJELI, MAJKO, BLUSHI, EDI RAMA edhe ndonje tjeter , te shkojne dhe te militojne tek Partia e Grekve , me Dulen
—–Perse keta politikane duhet te qendrojne ne PS- dhe t e kerkojne voten e shqiptareve kur ne e shikojme qe veprimet e tyre politike jane kunder interesave te shqiptare, dhe pro interesave greke
——Ndaj a nuk ka mundesi nga gazetaret tu bejne thirje ketyre poltikianeve pro -greke te largohen nga PS-ja ,
sepse keta nuk perfaqsojne interesat tona ? ——
Me erdhi nje shok pardje nga Tirana qe kishte takuar nje eksponent te larte te PS (s’po ja permend emrin se eshte akoma ne detyre) i cili i kishte thene “po presim 2013 se Rama ka frike nga Saliu”, ça duhet te presim nga keta pederaste o njerez??? Ky eshte nje informacion mese i sigurte se ate tipin e PS e njoh edhe vete. Perfundimisht ata dhjesin gjak nga Saliu i cili nuk ça bythe per njeri te gjalle atje, ncncncncn ka marre fund ai vend perfundimisht. Mjere ata qe iken per bythen e Rames dhe te pederasteve te PS. Keta pederaste e kane llogaritur ta lene te qete Saliun pasi tju dorezoje pushtetin qe nuk jane te zote ta marrin vete. Me tregoi absurditete nga me te çmendurat per injorante qe i njoh vete pa shkolle qe s’dine te flasin shqip dhe qe punojne doganiere, s’ke ça te diskutosh me………. Ka ardhur koha ti leme broçkullat edhe ne se s’do te ndodhe asgje vetem sa humbasim kohen dhe lodhemi duke shkruajtur kot.
Rani, atehere te protestohet tek selia e PS, me motivin duam opozite te forte duke kerkuar dorheqjen e Rames.
Ja iku ai, po kush do ta zevendesoje o burre, ti kujton se ça bythe Saliu per çunaket si puna e atij qe beri artikullin e shampanjes dje apo ndonje tjetri si çifti i atij. Saliu luftohet me armet qe ai lufton dhe jo me fjale konferencash shtypi te dala boje as me nderkombetare, Saliu luftohet me cuba o vlla. Sa ishte Fatosi ne pushtet mbajti cuba rreth vetes ( nja 2 i njoh vete) prandaj s’çate bythe per Saliun. Keta pederastet e sotem nuk jane te afte as te mbajne cuba mor burre, normal se nuk do te rrije kush me ta se ata i braktisin njerezit shpejt. Ti shiko se ça bene per njerezit e vrare; asgje. Ti kishin vrare Saliut simpatizante rrezik sot do te kishim prape forcat e Pelkanit (operacioni pas 97 i forcave evropiane qe patrullonin vendin) se Saliu do ta kishte djegur Shqiperine per se dyti dhe do te na kishte çuar deri ne ate grade sa te huajt prape do te kishin qene te detyruar te nderhyjne si ne 97. Keta jane te tredhur o vlla perfundimisht me eshte mbushur mendja si kurre me pare, po ata nuk po e kuptojne se po degradohen si force politike duke qendruar kafeve.
Me siguri,qe do jesh nje qen i rrahur ti,o rajmond-a!!Anti shqiptare she armiq te Shqiperise jane Berisha dhe zagaret e tij,si ty,qe SHITEN UJRAT DETARE pa leke,vetem me detyra AGJENTURORE!!!Sali Berisha punon per SERBENE E GREQINE VETEM PER TE SHKATERRUAR SHQIPERINE!!!
Une pretendoj prej vitesh autoresine e konkluzionit qe :
” Berisha eshte qelbi i qelbit shqiptar”
Une jam dakort me cilindo qe kerkon te largoje Berishen
nga drejtimi i pushtetit, me cdo mjet , rruge dhe sakrifice.
Largimi i Berishes mund te behet vetem nepermjet opozites, pike !
Kush duhet te jete ne krye te opozites ?
Kete nuk mund t’a zgjidh Mustafa Nano.
Cfare duhet te beje opozita (me kryetarin e saj) tani per tani?
Ndryshimi i Kushtetutes eshte faktor pozitiv , por eshte i pamundur.
Te pakten te arrihet ajo qe mundt te arrihet.
TE FORCOHEN RREGULLAT E LOJES ELEKTORALE.
Te pakten…te pakten te arrihet kjo me shpellarin.
Kete rekomandon Mustafa Nano, si nje njohes shume i mire i politikaneve shqiptare,
dhe kete rekomandoj edhe une per opoziten dhe kryetarin e saj, zotin Edi Rama.
Kur merr guximin te perdoresh emrin e vertete Raimond(a)i bashkangjitja
dhe mbiemrin Bulku sado qe nje cope aktore ke qene
Paktet me grekun i ka bere shefi yt moj Raimonde,duke filluar nga shkollat greke
qe mbijne si kerpudhat,dhe akti me i fundit prej tradhtari(a thua se shqiperia eshte e Saliut)
tek falja e territorit shqiptar(pakti detar)
Nese ti ke ndonje inat te vjeter me socialistet(ndoshta ngaqe nuk ta varen asnjehere)
ske pse shkon me mullixhiun per inat se vjehrres o mjeran(e)
..po kthehem edhe njehere , si autori i konkluzionit
“Berisha eshte qelbi i qelbit shqiptar”
per te qartesuar mendimin tim mbi mundesine e largimit te Berishes nga pushteti ku kam thene:
“Largimi i Berishes mund te behet vetem nepermjet opozites, pike !”
E terheq “pike”-n. Kisha parasysh vetem mundesine e opozites dhe realitetin e sotem shqiptar.
Disa here kam menduar si mundesi per te eliminuar shpellarin Sali Berisha, forcat e verteta demokratike ne gjirin e Partise Demokratike.
Emrat e zoterinjve, Bamir Topi, Besnik Mustafaj, Gazmend Olketa, Aleksander Biberaj,….dhe plot te tjere qe u kerkoj ndjese, secili eshte shpresedhenes qe te bashkuar mund te bejne qe te zgjohet edhe njehere furishem shpresa per demokracine e vertete ne Shqiperi.
Nje force e Re Demokratike me keta emra…eshte ajo qe ja heq perfundimisht themelin e pushtetit shpellarit Sali Ram Berisha.
Dhe persa i perket opozites, tani per tani ajo duhet te perqendrohet ne rekomandimet dhe keshillat e z. Mustatafa Nano, qe edhe une i mbeshtes fuqishem.
Koha sot eshte e bukur..ashtu qofte edhe e ardhmja e femijeve tane.
O muc muci
Ky shkrim i zotit Nano mendoj se shenon fillimin e nje debati mbarekombetar post-zgjedhje, i cili pa dyshim do te hedhe drite ne ate cfare ndodhi, si ndodhi, a ishte produkti i zgjedhjeve real, nese i deformuar sa ishte deformacioni, a ishin partite apo grupiment politike te organizuara e me objektiva te qarta taktiko-strategjike si dhe programet e aleancat e arritura qofte ato te perkoheshme pragmatiste, qofte ato te qendrueshme te perhereshme. Pra analiza eshte mjaft komplekse dhe ngjan me nje ekuacion me shume variabla qe zhvillohet ne hapsiren me 4 dimensione. Keto pyetje kerkojne pergjigje jo vetem per te qetesuar shprirtrat e trazuar te individeve humbes, por dhe per forcat politike qe zoterojne hapsirat politike te vendit aktualisht por dhe qe do te jene per shume kohe prezente.
Mendoj te shpreh qe ne fillim disa mendime ndryshe nga analiza e Z. Nano
Se pari, mendoj se perparesi duhet te kete demokratizimi dhe emancipimi i politikes shqiptare ne pergjithesi perfshire partite politike ne vecanti. Ketu duhen futur te gjithe partite e spektrit politik perfshire levizjen KUQ e ZI, si nje parti prospektive dhe relativisht potenciale per te ardhmen.
Pra, une nuk shohe emergjensi dhe zgjidhje adekuate “Ruajten e Votes”. Une mendoj se me kete laitmotiv me shume spekullohet duke mbajtur ndezur artificialist konfliktin dhe agresivitetin e lidereve politike, dhe per me teper duke u dhene atyre ne dore hurin e ndezur gati per te vene zjarr.
Duke vazhduar komentin referuar shkrimit te Z.Nano jam pergjithesisht dakort me te por me disa shtesa e komente sic jane:
1. Mendoj se strukturat e grupimeve politike ne Shqiperi referuar zgjedhjeve te fundit, jane pergjithesisht te percaktuara dhe stabile dhe me nje luhatje ne rendin + ose – 5% te pragut elektoral.
2. Mendoj se lidershipet e forcave politike kryesore, qofte per eksperincen e aftesite personale te tyre, qofte per natyren e ketij biznesi, jane tashme te definuar dhe per te pakten 5 vitet e ardheshme.
3. Politikat me aleancat me partite e vogla do te jete shume percaktuese ne te ardhmen. Modeli pragmatist i krijuar nga LSI e Metes ne aleancen me PD, do te jete nje fenomen permanent dhe do te stumuloje shume partite e vogla.
4. Lufta shume e ashper dhe shpeshhere e pa principte dhe intolerante midis partive kryesore dhe lidereve kryesore te tyre do te vazhdoje te ekzistoje.
5. Ndryshimet kushtetuese jane tashme te definuara objektivisht sipas modelit te zgjedhur te Shtetit si Republike Parlamentar, aprovuar kjo dhe brenda standarteve Europiane. Cdo ndryshim i vogel qe mund te ndodhe duhet te kaloje patjeter testin e Europes dhe deshiren e te dy liderve aktual. Ndryshe nuk behet fjale per ndryshim te Kushtetutes qofte axhustim pjesor te saj. Une ketu personalisht nuk shikoj asgje te keqe. E thene thjeshte, kjo eshte vendosja e rregullave te lojes para fillimit te saj, dhe qe obligon palet t’i binden atyre. I vetmi ndryshim kushtetues qe ka aresye te rishikohet eshte pjesa e Kodit Zgjedhor, sidomos modernizimi i procesit te votimit.
6. Lidhur me shqetesimin per caktimine e Presidentit te Republikes, Prokurorit, Kryetarit te SHISH, Kryetarit te Kontrollit te Shtetit, padyshim qe ato do te zgjidhen sipas ligjit kushtetues, me dominance te kandidaturave te shumices. Kjo nuk do as mend as kalem. Te njejten gje do te bente pala tjeter po te ishte ne pozite, keshtu ndodh ne cdo vend tjeter te demokracive perendimore. Eshte populli votues qe ndryshon forcat qeverisese dhe rjedhimisht te zgjedhurit kur mendon se duhet ndryshim. Kjo eshte si puna e vleres te marketit te nje produkti. Eshte marketi ai qe percakton cmimin dhe vleren ne nje moment te dhene dhe jo deshira e shitesit.
7. Lidhur me percaktimin e Faktorit “Berisha”. Shkurtimisht mendoj se Berisha ka qene padyshim faktori me influencial i dy dekadave ne jeten politike-ekonomiko-shoqerore te vendit. Nese shqiptaret mendojne se vendi, ekonomia, shoqeria, menyra e jeteses e tyre ka ndryshuar pozitivisht, padyshim qe kontributi i Berishes nuk duhet mohuar, dhe e kunderta…
Sigurisht qe Berisha nuk do te pranoje ndryshime kushtetuese qe krijojne probleme qofte reale qofte jo reale per te dhe forcen politike qe perfaqeson. Ai shquhet per persistence ne arritjen e objektivave, per energji te pa mate, per pragmatizem ne aleanca(kjo vecanerisht per menyren se si po e trajton LSI), per aftesi te leximit te mendimit te kundershtarit dhe te qenurit gjithne nje tempo levizje para atij.
8. Ne kete kontekst, nuk duhet injoruar faktori “Basha” si faktor komplementar me skille dhe sjellje “ndryshe” por mjaft kontemporan. Sic i thone “Urte e Bute e Plot Tigani”
9. Kapitalizmi, megjithese me dhimbje do te vashdoje te ndertohet ne Shqiperi. Kete asgje nuk e ndalon, por suksesi i liderve do te varet shume nga shpetesia e adaptimit te programeve, zgjidhjeve te ofruara, aleancave e lidhjeve me perendimin, shkalles dhe cilesise te privatizimeve te asseteve kombetare si dhe ruajta e ekuilibreve ekonomiko-sociale ne vend.
10. Amerika dhe Europa do te jene te pranishem duam apo nuk duan disa. Vullneti i tyre, “Komanda” e tyre do diktoje, preferenca e tyre do te prevaloje. Shqiptaret jane shume me te zgjuar per ta kuptuar kete realitet.
Sic e thashe me lart, gama e temave qe kerkojne debat eshte shume e gjere dhe komplekse,do te deshiroja te kem mundesi te shpreh opinion tim lidhur me to ne rastet qe do vine.
Ti Luan Kolonja nuk je vecse nje sahan lepires i regjimit SATRAP te Berishes!!!Na shet PORDHE tere shkrimin dhe ne fund na e leshon PORDHEN me te madhe,se QENKA MARKETI,QE PERCAKTON CMIMIN!!!Haaaa!!!Po ti,more zagar e barazon VOTEN e popullit me PAZARIN E NJE TREGTARI MARAPAZ???Ndryshimet,qe u bene ne Kushtetute ne 2008-ten u shfrytezuam me mjeshteri ANTISHQIPTARE nga BANDITI SALI BERISHA dhe rezultuan ANTI DEMOKRATIKE!!!Kete evertetuan 2 ZGJEDHJET e fundit,qe u GRABITEN nga Berisha duke perdorur me LIGESI TE PATURPE KQZ-ne dhe KOLEGJIN ZGJEDHOR!!PRESIDENTI I REPUBLIKES ESHTE BERE VETEM NJE KUKULL pa asnje KOMPETECE,ndaj DREJTESIA E SHEH SE GJITHCKA E KA NE DORE VETEM BERISHA,PRANDAJ EDHE NJE BADIGASRD I ZAKONSHEM FLET NE EMER TE TIJ,DUKE DHENE URDHERA!!!
I dashur Xhoni, merre shtruar zotrote dhe perpiqu te kuptosh realitetin qe te rrethon.
Nese e ke lexuar me vemendje opinionin tim dhe e ke kuptuar ate dhe nese je ne gjendje te kontrollosh pasionin e partizanit te partise humbese, filloni te analizoni situaten ku gjendeni. Ne opinionin tim une u perpoqa te bej nje analize te thjeshte ashtu si i shoh une gjerat, pa asnje pasion apo partizanllek. Kete do t’ju sugjeroja juve te beni, merrni fryme thelle dhe reflektoni se cfare duhej bere ndryshe qe te fitoni, Nese perseri vini ne debate me tezen e votes se vjedhur, gje e cila nuk eshte vertetuar kurre nga asnje instance ligjore apo te raporteve te Europes, duhet te kuptoni se lidershipi i juaj e perdor kete argument per te mbajtur gjalle doktrinen e tij dhe te qenurit ne krye. Pra per mua ky argument nuk vlen aspak te debatohet si nje argument i kamufluar me dinakeri. Sic e thote populli; “Gozhda e Nastradinit” Tani dicka lidhur me marketet dhe ekonomine e tregut apo Kapitaliste. Mesa duket dhe kete nuk e kuptoni aspak. E thene ne menyre koncize, na pelqen apo jo, Shqiperia po tranziton ne nje stad shoqeror ku jo vetem mallrat e sherbimet, por dhe idete, filozofite, ligjet sociale, jane derivate dhe te varura nga “Marketi”. Qe do te thote se gjithnje e me pak rroli i Njeshit, Pronarit, Kryesorit qofte atij shitesi te thjeshte, qofte te pronarit te kesaj gazete qe na jep rastin te shprehim mendime tona, do te varej nga deshirat dhe pasionet e tyre. Ka hikur koha e Njeshit ose thjeshte koha e Enverit. Nese mendoni ashtu si dhe une qe ky tranzicion po behet i eger e me shume deformacione, do te isha dakort te flisnim per keto aspekte te tij dhe se si mund te beheshin me mire, packa se ky mision i perket partive dhe institucioneve te specializuara e kompetente.
Dicka e fundit, sa per dijeni tuaj, kam kurajon dhe shansin te mos jem aspak i inkuadruar apo i lidhur as me Salen, as me Edin dhe me asnje force tjete politike. Perfshire ketu asnje interes ekonomik, te pakten deri tani.
Ju falenderoj per mirekuptimin
Perparesia e opozites,sipas MUC NANOS(tani te punesuar ne PD) duhet te jete:PASTRIMI I RRUGEVE NGA PLEHRAT!!!Shqiperia nuk ka nevoje per OPOZITE!!!Kete detyre e bejne vete NDERKOMBETARET!!!Ky shkrim i ketij njeriu pa shtylle kurrizore me siguri do te jete shkruar me PISTOLETE NE RREZE TE VESHIT!!!Vetem nje burre i ka ngelur Shqiperise sot per sot<AI ESHTE TRIMI MERO BAZE!!KY ESHTE MIGJENI I SOTEM!!!
Z. Nano, deri me sot te kemi lexuar me shume deshire. Me kete shkrim, nuk ke bere gje tjeter, vecse je qurravitur, sikurse qurravitet edhe Edi Rama dhe vete opozita. Po cfare “mbrojtje” te beje opozita, kur te gjithe dhe cdo gje eshte kunder opozites: edhe Z. Arvizu, edhe Z. Wolfarth, edhe Z. Sequi, edhe KQZ edhe KZ, edhe opozita me ne krye Kcidhe Islamin, Arben Malaj, Ben Blushi, Andis Harasani, apo Z. Ulqini, dhe nuk e di se kush tjeter, por ajoqe di eshte kjo se keta ka kohe qe jane spune te Sali Berishes, dhe nuk eshte se dolen tani me mendimin “ndryshe”, ata dolen ndryshe se tani u duhen Salki Berishes. Por mos harroni se kunder eshte edhe Z. Grossruck, Zonja Pack (pra te gjithe “nderkombetaret”, BE dhe KE dhe Parlamenti Evropian), pa permendur ketu policine e shtetit, te gjitha policite ne Shqiperi, Forcat Speciale dhe nja 30.000 kosovare. Po pastaj eshte maxhoranca me ne krye kryevjedhesin e votave dhe te Shqiperise bashke me administraten qindramijeshe dhe me milionet eqeqeneve qe kane rrethuar Tiranen, pikerisht per kete dite: per diten e votimeve. Pra, Z. Nano, shkrimi juaj na kujton thenien: Me ka cu nona me la gojen!
Bravo,ALBAN!!!Keta zagare kane 21 vjet,qe shajne KOMUNIZMIN se eshte sistem anti demokratik,qe e merr pushtetin me forcen e armeve!!!PO KETA FASHISTE,QE E MARRIN DHE MBAJNE PUSHTETIN ME GRABITJEN E VOTAVE,CFARE JANE????MBUSHIN XHEPAT ME CEQE DHE NUK MERREN ME PUSHTETARET(se ata mbajne pergjegjesi per zgjedhjet),POR E SHIKOJNE TE KEQEN TEK OPOZITA!!!Haaaa!!!KUTITE E SHQYERA TE VITIMIT I PA E GJITHE BOTA,KETA EUROPIANET KURVA THONE ZGJEDHJET JANE BRENDA STANDARTEVE!!!TURPI I MBULOFTE!!!
Sa do te shkruajne dhe te flasin nderkombetaret dhe gazetaret ,ketij sales nuk i plas fare per popullin shqiptar…….. KY thote beni si them une. Dhe sa kohe do ta durojme kete Enver te ri nga Vicidoli (apo nga doli vici)..
Habitem me ty Raiomondi si nuk qenke me Salen se ai nuk eshte kaur por turk si ti,pastaj gjithe ate halle qe e ke me kauret me thuaj nje here te vetme kur kane drejtuar keta te fundit.Ti e di mire sic e dine te gjithe shqiptaret jane sunduar nga vellezerit e tu islamike prandaj edhe i kane dhene shume bereqet ketij kombi.
Ah harrova se paska qene njehere Fatosi kryeminister e megjithate ta kam falur edhe ate e rreshtoje ne ushtrine e islamikeve e megjthete prap se prap eshte me demokrat se Sala i yte sepse ka dhene disa here doreheqje ne interes te kombit ndrsa ky dallkauti yt i ngjan kopje liderave te vendeve arabe qe e duan pushtetin perjetesisht.
Mos e shani dhe denigroni Edi Ramen o milet i egersuar. Sepse edhe sikur i Bukuri i Dheut te dilte para Saliut nuk do te fitonte dot zgjedhjet ne Shqiperi. Sepse Sala i fiton zgjedhjet me nje te levizur te gishtit te vogel te kembes. Prandaj mire thote Muci Gazetari: Edi Rama te leje Kushtetuten qe e permori vete dhe te kapi Kodin Zgjedhor. Se aty jane shanset per te hapur frontin e luftes me banden ne pushtet. Aq me shume qe nderkombetaret i meshuan fort ndryshimit te Kodit Zgjedhor para zgjedhjeve vendore, por PS-ja me dinosauret si gjithmone u soll si kalama i perkedhelur nga pekulet e popullit te zemeruar dhe hyri ne zgjedhje si cjapi Rama tek kasapi Sali. Prandaj degjoni nastradinin o milet dhe mos e shani cjapin Rama. Sepse per momentin eshte i vetmi qe mund t’i prije deleve shqiptareve ne rrugen e kundert me therrtoren e kasapit Sali Berisha. Sepse o milet gabimet e Edit jane palo gje ne krahasim me gabimet e Fatos Nanos. Kur e la te lire dhe e fshehu Sali Kriminelin e 97-s ne shtepine e Bashkim Finos. Ne vend qe ta nxirrte para gjyqit dhe ta denonte per katrahuren qe u shkaktoi shqiptareve. Dhe te ndalonte riardhjen ne pushtet me ligj te vecante te ketij DEMONI komunist te Partise se Punes, pjelle e denje e Enver Hoxhes. Mos shani dhe denigroni Edi Artistin o milet. Sepse eshte c’orientuar dhe shperbere komplet nga dinosauret e Partise se tij. Sepse shikoni o milet si bejne thirrje per t’u lidhur me Ilir Mete Rushfetin. Njesoj si kurvat ne bordello kur vjen puna te ndajne klientet e pasur. Sepse shikoni o milet Dritero Agollin, shkrimtarin dhe poetin e realizmit socialist si pergezon Bashen per postin e vjedhur te Kryetarit te Bashkise se Tiranes. Pa e vrare mendjen fare se Luluja e ka dosjen te hapur ne Prokurori per vjedhje makaber te fondeve publike dhe pa ja bere syri terr se vrau gjakftohte 4 protestues paqesore ne bulevard. Sepse shikoni o milet edhe popullin shqiptar. Qe e vjedhin, e vrasin dhe e perdhunojne ne mes te dites duke vjedhur edhe votat si magjyp ne syte e nderkombetareve dhe ul koken dhe blegerin si dele rude. Prandaj mos e shani cjapin Rama o milet. Se ndryshe ju pret vetem therrtorja e Sali Kasapit. Prandaj degjoni nastradinin o milet, por edhe Muc Gazetarin, se ka te drejte.
Opozite skorpionsash bythece e qurravecesh qaramane! Kjo eshte opozita sot dhe sali beut si rruhet se e di qe kta legena jane frikacake te dhjere. O rajmonda,o kurve islamike,sa per ty dhe ata si ty ta dini se po ju vjen dita.Jeton ne kontinent te gabuar dhe do te te cojme te vellezerit arabe shume shpejt mos u merzit fare…
O mustafa! Po ca ben artikuj strategjie opozitare duke u munduar ti besh njerezit te besojne se kto gjera funksionojne ne shqiperi.Bjeri bjeri legenit edhe ti se me keto shkrime merr rrogen e siguron jetesen edhe ti.Si duket ke frike se te le pa gje edhe ty sala dhe ben shkrime per ‘strategjira institucionale’ qe populli duhet ti besoje e te rrije urte. Opozita dhe opinioniste si ti po beheni skalioni mashtrues i pushtetit te sali beut qe po mindohet ta beje popullin te rrije urte. Po nuk i pame ne si perfundoi kjo lloj strategjie pedere jo me larg se dy muaj me pare,prape ju legena me keto histori? Saliu ja hoqi breket edit ne mes te Tiranes diten per diell dhe ai sberi asgje vetem se iku ne plazh te nxije bythen. Por i gjithe ky pisllek e ka nje te mire o vellezer dhe kjo eshte zhdukja e kesaj opozite felliqesire, te korruptuar e te mbushur me hajdute dhe legena bythece e qumeshtore dhe lindja e opozites se vertete se ciles nuk do i duhet me shume se 24 ore ta rrezoje me shqelm pushtetin e kalbur te perbere nga halabake ordinere dhe legena te cpuar te sali beut.
opozita eshte populli vete dhe nuk ka ca te presi nga nje grup njerzish te perlyer po si Sali maloku ne pislliqe…opozita eshte kallashnikovi..eshte e vetmja gjuhe qe kupton kokrra malokut..me mire te thone ne jem njerez pa gjak dhe frikacak se sa te merren me nje grup njerzish qe quhet opozite..opozite leshi..presin te bejne plazh neper bote dhe pastaj te mbledhin njerzit kot ne bulevard..kjo eshte me rraf uje ne havan…
Mustafa Nano ngelet i vetmi analist opozitar me mendje te ftohte dhe i sakt,,uroj qe te jet keshilltari full time i opozitaes!!ka vetem nje rruge,zgjedhjet qe po vijne dhe qe jan shanci i fundit i Edi rames,,qe e vetmja gje qe mund te beje eshte te gjej rruget e mbetura,per te mbrojtur voten,,nese ka???te tjerat jane loje e PD-se me LSI-ne per ta terhqur zvarr PS-ne te humbas kohen dhe te futet ne zgjedhjet e ardheshme e pa pregatitur!!,,ndryshimet ne kushtetute nuk duhet te jen fare ne axhenden poltitke te PS-se,nese ajo kushtetute bie ne “duar te sakta”do jet Ilrir Meta me Sali berishen qe do futen ne greve urie per ta ndryshuar,,ndaj le te ngelet si eshte me shpresen qe ai qe do e perdori per qellim te mire do bej vertet revolucion,asht si ishte edhe ideja e Edi Rames kur e beri,,sepse nuk po calojne gjerat se u ndryshua kushtetuta,se edhe Sali Berisha po ta perdori fuqine e saj,per drejtesi,lufte kundra korrupsionit,e ne interes te shqiptareve do bente mbrekullira,por ne kemi nje shejtan qe e kthen ligjin si i do bytha,qe nuk pyeste per kushtetuten as kur ishte pa ndryshuar,e as sot qe eshte endryshuar e as neser qe ta besh si te doje bytha ty,sali berisha njeh vetem kushtetuten e Sali berishes,ndaj rendja pas tymseve te saliut vetem e le opoziten te zene me budallalleqe dhe e fut ne zgjedhje qe u dihet rrezultati pa perfunduar,,opozita duhet te shfrytezoje cdo eksperience qe ka patur deri me tani per te ndryshuar vetem kodin ne menyre qe mos te ngelet edhe nje vrime nga ku mund te manipulohet vota,,sepse kan ngelur akoma pak rruge,,por nese berisha e ben si ja beri Edi Rames diten me diell,opozita duhet per kete rast te pregatisi planin me kohe dhe mos ta leri vehten te talli bythen nje koqe kandari si Ristani..ka rruge e mundesi per tu treguar Ristaneve te radhes e Ristanit qe shkoi qe mos te guxojne te flen nje ore gjume ne nate,e nese as per keto nuk kan byth,te hapin krahun,e tia len Gjinushit PS-ne,edhe kesaj radhe qe i beri deputetet me liste,e kishte mundesi te zgjidhte vertet burra te zot e te mire,PS-ja beri deputet hajdute me cizme,jo me shumice por beri disa!!!,
Zoti Mustafa Nano, populli duhet te mbroje voten Jo Edi Rama! Nese Salih Berisha del Ne tv dhe ndryshon rezultatin si do vete Ne kete rast duhet tu vije turp individeve qe vota, e vetmja liri qe Kane Ne fillim jua merr neper kembe Sala e me pas duhet tjua nderoje Rama! Pas Fan Nolit pak kan bere per at popull sa Edi Rama Ne opozite Po edhe Rama fundin e Nolit do te kete e do te hape ndonje qishe Ne Amerike!
PO C RENDESI KANE REGULLAT KUR SKA NJEREZ ME BOLE QE NDESHKOJNE ATE QE SHKEL RREGULLAT.Pyetja eshte a ka ndonje gjykates sot qe denon Sali Berishen .Jo……Ketu fillon e mbaron filmi.Berisha do humbe pushtetin me revolucion ose do e mare ai lart.Me vote se mund dot hajdutin……..
te hane mutin keta kan 10 vjet qe thone do ruajme voten…….
Po ti permbledhesh te gjitha komentet(dhe jo vetem sot e keto ketu),mendja te shkon tek fabula e maces me minjte.Minjte vendosen qe ti varnin ne qafe nje zile maces,kur ajo te flinte dhe keshtu do ta kishin nen kontroll,por problemi ishte se kush do ia varte zilen maces ne qafe.Ate mund ta bente vetem nje: Ky ishte Avni Rustemi,por…..ai nuk jeton me.Te tjerat jane brockulla.A e shihni se si i ka ulur puplat Berluskoni,pasi i thyen nofullat ? Po kryeministrin serb Zinxhic qe nuk e deshen ? Po ne Angli apo Greqine fqinje qe policia vrau nga nje qytetar ?
Rroft Sali BERISHA, Rroft Lulzim BASHA, poooooooshttttt grekettttt……..
Paska shume qe mendojne se vota nuk qenka vjedhur! Edhe pse vete keta e pane,tani bekan sy plasurin,madje u dhjekan se qeshuri,mbi dhjesen e tyre,si ky raimondi a kolonja,qe mund te vine c’do lloje ere,por kurrsesi ere kolonje…sa gjynah! Kur puthadoret u bekan edhe puthakembe….