Aleanca Kuq e Zi në Bulqizë tek minatorët, debate të ashpra me deputetin e PD-së

13 Gusht 2011, 17:38Politika TEMA

Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi kanë qenë të pranishëm gjatë paradites së sotme në minierën e Bulqizës, për të përkrahur minatorët që kanë hyrë në grevë urie.

Ata janë shprehur se kjo që po ndodh me minierat në Shqipëri është e patolerueshme, ndërsa kanë denoncuar faktin se atdheu nuk është ankand i koncensioneve.

Ndërkohë, gjatë takimit të tyre, përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi patën debate të ashpra me deputetin e PD-së për Dibrën, Bedri Hoxha, i cili ka qenë duke vizituar minatorët.

Ata e kanë akuzuar atë dhe gjithë parlamentin, se nuk u interesojnë jetët njerëzore brenda në galeri, dhe se kanë 20 ditë që asnjë nga 140 deputetët nuk i ka vizituar.

Deputeti i Dibrës, Bedri Hoxha, u shpreh se është pro kërkesave të minatorëve dhe do të ngrejë zërin ndaj problematikës së tyre në seancën e ardhshme parlamentare.

Pavarësisht gjendjes tepër të rëndë të grevistëve, anëtari i parë i radhëve të mazhorancës që viziton minatorët që nga nisja e grevës, pas kontaktit të drejtpërdrejtë me minatorët e ngujuar në thellësitë e minierës u shpreh se problemi kryesor mbetet rritja e sigurisë në punë.

Ai tha se Ministria e Ekonomisë duhet t’i heqë licencën kompanisë nëse nuk janë respektuar kushtet e kontratës.

16 komente në “Aleanca Kuq e Zi në Bulqizë tek minatorët, debate të ashpra me deputetin e PD-së”

  1. dendy says:

    cfare heshtje e = me nje ankth te cilin familjaret po e perjetojne shume keq,si mund te heshte shteti perpara nje kerkese kaq te qarte ,,,,un te bej ty shtet te pasur ti vetem me garanto kushtet e sigurise ne pune per jeten ,,,,,,,,,o zot kulmi si mund shteti te lejoje te huajt te mjelin shqiperine sikur te ishte lopa tyre ,,, lopa eshte e jona dhe qumeshtin do ta pijme ne …..Nje dite shpresoj me shpirt qe njerezit e vendit tim te drejtohen nga merita .

  2. Vlora says:

    TURP o zot do ta ngre zerin thotu deputeti ne seancen e pare parlamentare….qe i bie pas nje muaji…
    o maskara po ti i pret gjalle ate edhe mer nje muaj pa ngrene, pa pire, dhe ne ato kushte…..
    kthehuni more mizerje te tere nga pushimet dhe bashkohuni ma ata mjerane……

    1. SHQIPJA says:

      Jam dakort turp per ne te gjithe qe na japin lemosha dhe nuk perkrahim njeri tjetrin.
      POSHTE ,HAJDUTAT ,KRIMINELAT RROFTE POPULLI I VARFER SHQIPTAR

  3. Berisha largohu says:

    Cte them per minatoret, ato nuk mbeshteten nga populli. Prandaj pushtetaret vazhdojne me pushime, kurse minatoret po japin frymen e fundit. Te kene turp populli, dhe pozita dhe opozita qe po tregohen indiferent ndaj minatoreve. Per here te pare pergezoj Aleancen kuq e Zi per mbeshtetjen qe po i japin minatoreve. Une e kam kundershtuaar shume Aleancen kuq e Zi, por i falenderoj qe po mbeshtesin minatoret.

  4. ik says:

    fajin e ka sali ram berisha

  5. luli lac says:

    fajin e ka politika e djathte dhe e majte…

  6. Valmira says:

    Bravo Aleanca Kuq e Zi qe gjithmone ngre zerin aty ku duhet dhe behet nje mburoje e pathyeshme per te gjithe shqiptaret….Urimet me te mira per kete levizje UNIKE ne Shqiperi…Mbeshtetje per ALEANCEN KUQ E ZI…

  7. stalinsali says:

    S’do te jete ndonje cudi po te jete dinastia Berisha aksionere ne kete miniere.

  8. Ali Asllani says:

    Ajo dore qe tunde dybekun
    Di ta mbushe edhe dyfekun
    Ne se diten cane ugare
    Edhe naten thure litare
    Thure litare e kalit grushtin
    Edhe e vare nga kembet pushtin

    Ali Asllani

    7 Prille 1939

  9. pogradeci says:

    Fushata elektorale mbaroj dhe si pozita dhe opozita nuk ju hyn ne pune problemet e popullit,

  10. Nina says:

    TURP për opozitën shqiptare, se për pozitën e di që ka kohë që po e shkatërron këtë vend. Sigurisht që Pollo RRuli, Berisha janë aksionerë atje. More, po ka vdekur opozita në këtë vend?? Le që ku ka opozitë, Sali Berisha rri në pushtet vetëm se i jep frymë PS. Të neveritshëm këta politikane, megjithse çdo kokë ka festen që i bën, kështu edhe ne shqipot. VDEKSHIN PAS NJËRI TJETRIT TË GJITHË POLITIKANËT SHQIPTARË

  11. Klodi says:

    Deputeti i zones tha se “Ministria e Ekonomisë duhet t’i heqë licencën kompanisë nëse nuk janë respektuar kushtet e kontratës”
    Pse deputeti i saliut dhe ca dite me pare ministria e ekonomise duan ti heqin liçensen ACR-se ?!
    Nese aresyeja eshte vertet mosrespektimi i kontrates konçensionit, fillimisht duhet futur ne burg Genc Rruli, qe i mundesoi krimininalisht ACR zgjatjen e afateve, dhe direkt pas Rrulit ne burg duhet te shkoje Berisha qe i toleroi akrobacite kriminale te Rrulit.
    Po ne vend qe deputeti i zones dhe METE te flasin per keto gjera, shkojne direkt tek e fundit, ti hiqet liçensa ACR-se.
    Mjere minatoret, ne çfare makinacione te ndyra i ka ngerthyer kol nikollaj.
    Ka vetem nje zgjidhje. Minatoret te flakin kol nikollajn dhe udhezimet e tij(te saliut) per te perzene ACR-ne. Dhe nese nuk kane ku gjejne keshille te urte, me mire ta vendosin vete se si duhet ta vazhdojne luften e tyre.
    E gjithe kjo sakrifice nuk duhet te mbaroje me kthim mbrapa. Kerkesa ekonomike e minatoreve per shtese page 40% duhet te mbetet e palekundur. Nese METE do vendose ti heqe liçensen e ACR, minatoret duhet ti bejne thirrje jo vetem familjeve te tyre, jo vetem gjithe Bulqizes, jo vetem gjithe minatoreve te Shqiperise, jo vetem sindikatave te pjerdhura e ndonjeres qe eshte e papjerdhur, jo vetem shoqerise civile me ojq-f-rat, por gjithe popullit, madje edhe opozites dhe cilitdo institucioni, qe ti mbeshtesim te gjithe bashke ne nje kerkese te vetme, qe minatoret duhet te ngrene, qe askush te mos lejohet ta shfrytezoje minieren, pa sanksionuar me pare qe rrogat te jene ne nivelin e diktatures dhe 30% e fitimit nga kromi te hyje ne skemen e sigurimeve te minatoreve, per te mundesuar pensione dhe trajtime te tjera per minatoret, te pakten ne nivelin e kohes se diktatures. Edhe sikur te jete nevoja per ti shpallur lufte te hapur me kazma e lopata bandes se hajduteve vrases te saliut.
    Nese do beheni te guximshem, do kete motivim edhe per te tjeret qe tu mbeshtesin.
    Vendosni per lufte, i pari qe do vritem do jem une, jo ju. Por ama duke ju pasur ju pas shpine.
    Eshte koha per t’ ja prere duart hajduteve dhe krimineleve te saliut, jo per te lejuar qe te gllaberojne edhe Bulqizen, siç kane bere deri tanime me kaq shume pasuri kombetare.
    Eshte koha qe edhe opozita ta kuptoje se Shqiperia nuk mund te trajtohet si mall tregu nga politikanet, se nje pjese nga pasuria e gjithe shqiptareve duhet ta gezojne edhe ata qe punojne, minatore apo te tjere. Qe te ushqehemi me mire, te punojme me shume, te fitojme me shume, te konsumojme me shume, qe ju bisnesmeno-politikane te pasuroheni me shume, te qarkulloni me shume e keshtu me radhe si gjithe te tjeret qe ishin si ne e qe po na lene pas e me pas.

  12. tironci says:

    Dikur minatoret e valiasit shkuklen qeverine ..
    bashke me sindikatat e tyre .. por sot gjithcka ka marre fund …..
    zoti i ndimofte ata minatore dhe familjet e tyre ………

  13. kukan says:

    ORE PO SI MBAS 100 VJETEVE NUK LINDI ME NJE AVNI RUSTEM”??????????

  14. shpetimi says:

    Qe kane te drejte minatoret e Bulqizes kjo eshte e kuptueshme per te gjithe ne,por une doja te pershendes deputetin Hoxha per guximin qe ka per te perkrahur keto minatore qe jane ne te drejten e tyre.E then kete sepse kryeministri del dhe thote jemi vendi i dyte ne europe per rritje ekonomike mbas Gjermanise, ndersa Kryeministri hije (Rama) vazhdon pushimet i qete duke i besuar Kryeministrit per rritje ekonomike.O Zot kujt ti besojme ne o popull Kryeministrit ne DHERMI apo Rames ne SARANDE.
    Zoti i ruajte keto minatore .Turp te kene keto autore politik.

  15. Ali Margjeka says:

    keni te drejte te gjithe qe flisni ne keto lloje menyrashe dua te theme vetem nji gje ja sa te rendesishime eshte koka e minatorve per PERSIDENTIN e REPUBLIKES z.Topi Te festoi o me mire te kujtoi 20 vjetorin e anies Vlora ne Bari te Italis se te kontaktoije me problemete e atyre minatorve .nuk theme se nuk ishte per tu kujtuare nji date historike por jeta e atyre dhe gjendja e tyre ishte dhe eshte me e rendesishme ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje