PROFIL/ Kush është Nikolla Gruevski?

13 Gusht 2011, 12:10Politika TEMA

Nga Tim Judah, The Economist

Maqedonasit e duan ose e urrejnë atë. Për kundërshtarët e tij, Nikolla Gruevski, i konfirmuar për një mandat të tretë më 28 korrik, është i korruptuar, populist, një makiavelian i pashpirt dhe armik i medias së lirë.  “Jo, jo, jo”, thonë mbështetësit e tij. Ai është i pastër si një bilbil, modest, tmerri i milionerëve që shmangin taksat dhe një njeri me vlera familjare.

Përçarja në lidhje me figurën dominonte në politikën maqedonase nuk është thjesht çështje e shqetësimit të brendshëm. Maqedonia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian që nga viti 2005, ishte pranë luftës civile një dekadë më parë dhe është përfshirë në një konflikt të hidhur me Greqinë për emrin prej thuajse 20 vitesh.

I lindur në vitin 1970, Gruevski erdhi në jetë në një familje as të privilegjuar, por as të varfër. Babai i tij merrej me mobilje dhe dizajnim, nëna e tij ishte infermierë dhe pasi prindërit u divorcuan, ai përfundoi me mamanë. Kur ishte katër vjeç, ajo shkoi të punonte në Libi, si mijëra maqedonas të tjerë dhe e mori atë me vete.

Ka një episod të shkurtër në fëmijëri gjatë të cilit Gruevski ëndërronte të bëhej doktor, futbollist ose kozmonaut. Për një gjë nuk mendonte shumë, ajo ishte politika.

Babai i tij kishte lindur në Greqinë veriore, gjyshi i tij ishte mobilizuar me ushtrinë greke dhe u vra duke luftuar italianët në Shqipëri pas pushtimit italian në vitin 1941. Atëherë, në prag të luftës civile në Greqi, njësoj si mijëra sllavë të Maqedonisë së Greqisë, familja u arratis në veri, në atë që njihej atëherë si Maqedonia e Jugosllavisë. Ndoshta është ky përbërës emocional pjesë e përplasjes me Greqinë? Jo, thotë Gruevski, deri më tani ai nuk ka qenë i interesuar kurrë për këtë histori. Po ashtu ai thotë se nuk është ndjerë i prekur kur vizitoi fshatin e të parëve në vitin 2001.

Familja e re e Gruevskit nuk fliste shumë për politikën, me një përjashtim. Daja e tij, Jordan Miljakov, fliste për politikën gjithë kohën. Miljakov ishte përfaqësues i një firme maqedonase tekstilesh në ish- Çekosllovaki. Kur Jugosllavia nisi të rrëzohej, Gruevski mendoi të bashkohej me dajën e tij dhe shkoi në një shkollë filmi atje.

Megjithatë ai kishte studiuar ekonomi në vendlindje. Dhe zoti Miljakov u bë ministri i parë i Brendshëm në qeverinë që çoi Maqedoninë drejt pavarësisë në vitin 1991.

Miljakov kujtohet me nderime nga shumë njerëz. Ai ishte personi që urdhëroi sekuestrimin e dokumentave të ushtrisë jugosllave, çka do të thoshte se maqedonasit nuk mund të mobilizoheshin për të luftuar kundër kroatëve. Menjëherë pas kësaj, ai u vra në një aksident të dyshimtë automobilistik në Serbi.

Incidenti nuk bëri që Gruevski të hynte në aktivizim politik. Megjithatë ai dilte me disa anëtarë të partisë nacionaliste që drejton tani, emri i së cilës është aq i gjatë sa edhe inicialet janë të lodhshme: VMRO- DPMNE.

Pas universitetit, ku nuk iu përkushtua dhe aq shumë dramës dhe boksit, Gruevski hyri në sektorin financiar që po lindte dhe u bë personi i parë që bëri tregti në bursën e Shkupit. Në vitin 1996, ai i hyri politikës, duke u bërë këshilltar lokal në kryeqytet. Vitin tjetër nisi të shkruante për ekonominë. Ja, kështu nisi e bëri emër si ekonomist. Në vitin 1998, ai u bë ministër i Tregtisë dhe në vitin 1999, ministër i Financave.

Sot kur thua emrin Gruevski të vjen ndërmend statuja gjigante prej bronzi e Aleksandrit dhe të gjitha statujat e shenjtorëve e politikanëve që janë ngritur çdo javë si pjesë e një politike për të zgjeruar identitetin kombëtar. Por pak vite më parë ishte ndryshe. Ky ishte personi që nisi derregullimin e ekonomisë, prezantoi tatimin mbi vlerën e shtruar, taksën e sheshtë dhe rikthimin e pasurive të sekuestruara nga komunistët.

Në shumë aspekte, Gruevski ishte për partinë e tij njeriu i duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur. Me komunizmin në largim dhe Maqedoninë e pavarur, një teknokrat që fliste anglisht si Gruevski ishte tipi i duhur për të rifreskuar partinë. Por shumë pak prisnin që djaloshi me mendjen tek ekonomia do arrinte të nxirrte jashtë loje kundërshtarët, do merrte në dorë partinë dhe do fitonte tre herë rresht.

Vitet e para kur u bë kryeministër në vitin 2006 u karakterizuan nga rritja dhe fokusi tek ekonomia. Më pas erdhi Samiti i Bukureshtit në vitin 2008 ku Greqia bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO për shkak të emrit. “Isha i shokuar,” thotë zoti Gruevski. Që atëherë, fokusi ka ndryshuar, ndoshta për shkak të krizës ekonomike botërore. Papunësia tani është 31.7 përqind. Gruevski luajti me kartën e nacionalizmit dhe fitoi.

Shumë maqedonas janë gëzuar me statujën e Aleksandrit, por opozita socialiste maqedonase thotë se Gruevski është mishërim i djallit.

Merrni rastin e televizionit A1. Ai ishte simbol i medias së lirë, thonë ata, por tani është mbyllur për shkak të kriticizmit ndaj Gruevskit. Tre gazeta nga i njëjti grup kanë mbyllur dyert. Nuk ka sens, thotë kampi i Gruevskit, Velija Ramkovski, pronari, nuk ka paguar kurrë taksat dhe e ka përdorur televizionin A1 dhe gazetarët si një mburojë njerëzore kundër operacioneve të policisë.

Por disa jo- partizanë nuk janë të bindur. “Kur vjen fjala tek pushteti, ai është boksier. Është hakmarrës dhe kur bëhet fjalë për median, është krejtësisht selektiv kur bie fjala për zbatimin e ligjit. Për çështje kaq delikate, ata thonë se kryeministri ka nevojë për dikë të cilit mund t’i besojë- dhe ata theksojnë se shefi i sigurisë në vend është kushëriri i Gruevskit, Sasho Mijalkov, djali i Jordan Milajkov.

Dhe Greqia? Pas Samitit të Bukureshtit, Gruevski ka nisur një padi kundër tyre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por, ai thotë, shanset për të zgjidhur këtë çështje komplekse janë më të mira se më përpara. Ai kuptohet me Papandreun, kryeministrin e Greqisë, ai dhe paraardhësi i Papandreut, Karamanlis, e urrenin njëri- tjetrin.

Ai ka pasur më shumë sukses me popullatën shqiptare në Maqedoni, që përbën mbi një të katërtën e vendit me 2 milion banorë. Dhjetë vite më përpara, Maqedonia ishte në prag të një konflikti civil gjithëpërfshirës, me gueriljet etnikë shqiptarë kundër forcave të sigurisë. Tani Gruevski është në koalicion me Ali Ahmetin, ish- liderin e këtyre gueriljeve. Qeveria e re ka një ministër shqiptar të Mbrojtjes dhe një zëvendëskryeministër që përgjigjet për integrimin evropian.

Si shqiptarët edhe maqedonasit vijojnë të shfryjnë, por siç thotë një zyrtar i BE: “Do të vrisnim që të kishim një qeveri si kjo në Bosnje”. Çmimi për një koalicion të dytë ka qenë pak i pakëndshëm: katër raste për krime lufte ndaj shqiptarëve janë lënë mënjanë.

“Nikolla është thjesht Nikolla,” thotë një mik. Njerëzit e thjeshtë identifikohen me të, ai është si fqinji që keni afër e ndoshta kjo edhe për shkak se ai ka refuzuar rezidencën zyrtarë dhe preferon të jetojë në një apartament të vogël me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Dhe, thekson miku i tij, të fitosh kaq shumë zgjedhje, do thotë se ke bërë diçka në rregull.

 

19 komente në “PROFIL/ Kush është Nikolla Gruevski?”

  1. Arbeni/Tetove says:

    Duket se autori ka per qellim qe ne menyre te terthorte te lartesoj figuren e Gruevskit! Megjithate, realiteti ketu eshte shume me i hidhur! Ne fakt, asnjehere nuk ka qene me keq se kaq ne Maqedoni! Edhe pozita e shqiptareve asnjehere nuk ka qene me vazale se sa qe eshte sot. Pra Gruevski arriti qe nga shqiptaret te bej nje popull te degjueshem deri ne ekstrem. Jo rastesisht, sot Maqedonia eshte shume larg BE-se. Ceshtja e emrit me Greqine eshte vetem nje pretekst. Realiteti eshte se keshtu vidhet me shume, kontrollohet gjyqesore, media, pushteti. Pra kontrollohet gjithcka! E atehere ska pse i duhet BE! Ceshtejen e integrimit ne BE dhe NATO ua ka lene shqiptareve! Kjo eshte “arritja” me qesharake e shqiptareve te Maqedonise.

    1. nardi says:

      une nuk e marr vesh pse nuk u ndat me keta me 2001 politikanet slavo-maqedoans deshnin kete gje ne ate kohe.

      1. po de po says:

        do ishte mire te ndaheshim, rrethanat e mundesonin kete, po me ke do bashkoheshim?Kosova kishte 2 vjet e dale nga lufta, ndersa shqiptaret nga Shqiperia perendimore na thone qe jemi talebane, as si turista nuk na duan ( besoj qe e ke parasysh qe komenti im merr shkas nga komentet ketu te tema).

        1. nardi says:

          @po de po Domethene kjo na paska qene arsyeja e vertete?Apo ju kane pelqyer sllavet?

        2. Cakalli7 says:

          evropa ishte kunder edhe amerikanet qene kunder kete here pa do qene ndare edhe do qene bashkuar me kosoven. megjithate kjo ngelet e hapur kur te vije deti tallaz tallaz prape

        3. Cakalli7 says:

          =evropa ishte kunder edhe amerikanet qene kunder kete here pa do qene ndare edhe do qene bashkuar me kosoven. megjithate kjo ngelet e hapur kur te vije deti tallaz tallaz prape

  2. Dasareti says:

    Nuk do te ishte me mire qe kur te shkruhet per kete “Shtete” dhe popullin qe jeton ne te ,te percaktohen etniciteti i tyre?P.SH;Shqiptaret e Maqedonise,Sllavet e Maqedonise Bullgaret e Maqedonise e tjer.Shtypi Shqiptar po mundohet te legalizoje kerkesen e Sllaveve,te cilet me cdo kusht po mundohen te vjedhin nje indentitet Maqedon qe nuk i perket historikisht atyre.Prandaj,eshte me reale qe kur te permendet populli Sllave qe jeton ne ate krihjese(shtet),te thuhet gjithmon:Sllavet e Maqedonise,dhe jo te thuhet,vetem Shqiptaret e Maqedonise,dhe per Sllavet te thuhet vetem Maqedone,mbasi ne kete menyre,sllavet po i bejme AUTOKTONE kurse shqiptaret nje pakice e”arrdhur”ne shtetin e “Maqedoneve”!Saper “Gospodin”Gruevski-n ai eshte nje nacionalist i nje nacioni qe nuk i perket atij dhe as vellezerve te tij sllave,por qe po mundohen ta pervetesojne me cdo kusht identitetin e Maqedoneve te antikitetit. Njekohesisht ai eshte nje anti-Shqiptar i terbuar.

  3. Arben says:

    SHUMICA E SHQIPTAREVE QE JANE DEPUTET, MINISTRA APO DREJTUES TE INSTITUCIONEVE NE MAQEDONI JANE BASHKEPUNOTER TE SIGURIMIT SLLAVE OSE KANE PATUR BABANE APO GJYSHIN.NUK MUND TE BEHET MINISTER NE MAQEDONI PA CERTIFIKATEN E SIGURISE KOMBETARE MAQEDONIASE.PRANDAJ TI LEME PERRALLAT SE SHQIPTARET JANE MINISTER MBROJTJE APO ZEVENDESMINISTER.

  4. Cakalli7 says:

    Thimjo Cifuti na jep nje portret te adminstratorit kolonial me te pelqyer te evropes ne hapesiren e saj gjysmekoloniale ballkanin

  5. Albann says:

    Mua s ma zene syte Gruevskin.Vetem bashkshorten shoh …dhe…me coi ne “ereksion” hahahaha.Si shirt e paska

    1. Albann says:

      Sorry si “shpirt” doja te thoja ?

  6. Tani says:

    Shqiptaret jane nje i dashur “po de po” dhe mua me vjen turp kur degjoj komente te tilla.Une jam i bindur qe shumica ,ne Shqiperi,nuk mendojne si ata qe thone talibane.Por keshtu jemi ne shqiptaret: gjithandej:vdesim te shajme njeri-tjetrin.Dhe difektet e individeve ,kur na interesojne, ja hedhim grupit perkates krahinor.Por jemi nje komb dhe kjo nuk ka diskutim

  7. Cakalli7 says:

    Shiko cfare surrati qe ka ky mund ta shec pa frike dac per jorgo dac per mahmut, se sllav nuk eshte. Per te mos folur per hunden si sqep skifteri.

    1. Genti says:

      normliasht qe po babi i gruevskit eshte grek.

  8. enh says:

    babai igruevskit mund te ishte grek,por ky eshte bullgar dhe tani daja ika ndruar emrin e quajne ankll sam.mjerr ju qe jetoni ne ballkan ju luajne pingpong te medhenjte me keta pelivane qe zgjidhni,keshtu qe edhe turqia ne vitet 80,por kur erdhi ne fuqi turgut ozali,ja tha troch,per kater vjet do ju shtrydh si lemoni,dhe e beri,por ate qe asnje ne turqi,nuk ja di,eshte se vuri bazat per nje mikrosuperfuqi rajonale,dhe te shkretin e lane te vdiste nga zemra.

    1. Cakalli7 says:

      ashtu eshte te keqen xhaxhi po plaka nuk behet nuse, stan me lepuj nuk behet e me radhe
      edhe si perfundim superfuqi eshte po prape micro, edhe kur je i vogel keta te medhenjte te shtypin me b… mendet zoterise tende

  9. andon says:

    ky njeri (N. Gruevski) eshte nje nacionalist qe nuk do shqiptaret pa dallim, Eshte nje burracak qe po te kishte fuqine dhe mbeshtetje do na kishte zhdukur teresisht nga faqja e dheut (d,m.th shqiptaret).
    Une ju ftoj qe ne si shqiptare te jemi te bashkuar te pakten shpirterisht qe te mbijetojme ne Ballkanin e sllaveve dhe grekeve. VETEM TE BASHKUAR DO JEMI NE POPULLI ME I FORTE NE BALLKAN BRENDA 10-15 VITESH PASI KEMI NUMRAT( 9 MILIONE SHQIPETARE NE BALLKAN) , NA MUNGON VETEM VULLNETI I MIRE. Kjo do jete edhe ne benefit te paqes ne ballkan, pasi jemi populli i vetem ne Ballkan qe duam paqen vertete.

  10. Gezim says:

    Edhe ky Gruevski fytyre Turkoshaku me duket mua. Ka mundesi qe ta kete prejardhjen nga Turqit e vendosur ne Bullgari shekuj me pare. Por te pakten keta Turqit e Bullgarise, ishin te zgjuar dhe u konvertuan ne te krishtere, ne ndryshim te madh nga Turkoshaket Shqipfoles te Maqedonise, te cilet edhe sot e kesaj dite, mbeten Osmanllinj !!

    1. Dj Achmed Silence! says:

      Po prandaj u bene shtete keta fqinjet tane,,,,,,,,,jo si ne qe akoma pas 100 vitesh lehim “Dum Baben”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje