Z. Kryeministër! Do kisha dashur t’ju nisja një sms në celularin tuaj “antikorrupsion”, po të mos besoja se mjetin që e keni shitur publikisht si instrument për duart e pastra, në fakt e përdorni po ju vetë me duar të pista për çfardolloj pisllëku, duke kënaqur njëkohësisht epshin pervers të të ndjerit gabimsht, njëherësh shpëtimtari për disa pak që ende besojnë të ndershmëria juaj, e ne te njeten kohe kumbari për ata disa pak të tjerë që shërbëtojnë për bizneset e pista të qeverisë e të familjes.
Do kisha dashur shumë t’ju nisja edhe një shkresë zyrtare, po të mos ma komplikonte rrugën procedura që ka sajuar kanakarja juaj në parlament, znj. Topalli, e cila tashmë filtron dhe shkresat e deputetëve të opozitës drejtuar ministrave dhe kryeministrit.
Por, po ju drejtohem publikisht në rreshtat e para, me shpresën se të paktën për sy e faqe, do levizni pak nga karrigia për të mësuar më shumë për atë korrupsion të vogël për të cilin fare rastësisht u bëra dëshmitar në pikën doganore të Qaf Botit.
Me pak fjalë, historia është kjo. Dy doganierë në pikën doganore të Qaf Botit, bridhnin në rreshtin e makinave me turistë dhe emigrantë, duke vënë “gjoba” e kërkuar “dhurata”, pa pasur asnjë lloj skrupulli për të mbuluar të paktën në dukje, poshtërsinë që bënin si dy vemje që zvarriteshin derë më derë në makinat e shqiptarëve e të huajve që prisnin nën diell.
Dëshmitar u bëra kur i erdhi rradha një shtetasi italian dhe bashkshortes së tij shqiptare, ngjitur me makinën time. Njëri nga këta gjobëvënës me uniformën e shtetit për të cilin unë dhe familja ime paguajmë taksa, e po kështu shumica dërrmuese e shqiptarëve të zakonshëm, përfshi edhe ata që prisnin në rradhë, i kërkoi atyre që ishin në makinë “dhuratën për shefin”. Dhe këtë e bëri me plot gojën e copë fare, pa iu dridhur aspak qerpiku.
Përgjigja e gruas shqiptare do turpëronte dhe hajdutin profesionist, por jo këto shushunjat që bredhin në doganat shqiptare. Zonja i tha se kishte 23 vjet larguar nga Shqipëria, dhe se i kishte harruar këto “tradita” por u kujdes njëkohësisht që të përmbushte dhuratën e detyruar për punonjësin e shtetit.
Doganieri ia ktheu mbrapsht gruas atë që i mori, i turpëruar para të gjithë atyre që panë më sy të gjithë skenën e që mbase kishin bërë gati “dhuratat” e tyre për këtë palaço me uniforme, por kjo ndodhi vetëm pse unë ndërhyra dhe thuajse e “detyrova” të kthente atë që nuk duhet të merrte kurrë.
Edhe pse im bir, as 6 muaj nuk ka mbushur, priste në makinën e vaposur, mu desh të konsumoja mbi 4 orë në Komisariatin e Sarandës për të denoncuar gjithçka rasti më bëri dëshmitar, falë edhe gatishmërisë së oficerëve në polici për të mbajtur shënim deklarimin tim.
Natyrisht që kam ndërmend të interesohem periodikisht për të mësuar fatin e denoncimit tim duke pritur që drejtësia të bëjë punën e saj, por po iu drejtohem që të mos prisni Ju si Kryeministër i vendit e të bëni më të paktën që keni në dorë, të shkarkoni të dy punonjësit por edhe shefat e tyre në doganën e Qaf Botit, të cilënt nuk mund të mos kenë marrë vesh e të mos kenë qënë në dijeni të banditizmit korruptiv të këtyre doganierëve që nuk bënin asnjë lloj përpjekje për të fshehur veprimtarinë e tyre.
Po ndërkohë që Z. Kryeministër, mburreni për turizmin, duart e pasura, shtetin ligjor e demokracinë, vrrullin tuaj personal e qeverisës për reforma, ca të vërtetave duhet tu dalim përpara e po e bëj vetë.
Përse të mos jetë kaq i korruptuar e kaq arrogant në korrupsionin e vet një doganier në doganën më të fundit të vendit, kur Kryeministri i vendit dhe familja e tij, pak kilometra larg Tiranës në Gërdec, ndërtojnë një kantier të tërë vetëm për të vjedhur, dhe mbyllin sytë kur po ky kantier kthehet në varrezën e 26 njerzve, faji i vetëm i të cilëve ishte nënshtrimi pa kushte ndaj varfërisë që i detyroi të punonin si skllevër në biznesin e familjes së Kryeministrit, biznes që u mori jetën.
Përse të mos vjedhë ca lekë një doganier, kur Kryeminsitri vodhi mbi 220 milion Euro nga Rruga Durrës-Kukës? Ky urdhëroi Lulzim Bashkën ta bënte, që pastaj ta shpëtonte me procedurë nga drejtësia, për ta bërë sot, po me procedurë, Kryetar Bashkie.
Përse të mos jetë arrogant e i pacipë një doganier kur xhvat paratë e emigrantëve a turistëve, kur Kryeministri pushkaton qytetarët në mes të bulevardit me “rregullore oborri”, kujdeset për Presindentin e Republikës, Prokuroren e Përgjithshme dhe Kryetarin e SHISH me “libër shtëpie” dhe shpëton vrasësit nga drejtësia që ka marrë peng po me “rregullore oborri”.
Përse të mos priten bashkëatdhetarët që në kufi me “dhurata për mbretin”, kur Kryeministri edhe tokën e detin i trajtonë si oborr privat, e i fal për interesa okulte? Si mos të vjedhë doganieri në Qaf Bot, kur Kryeministri mbyll sytë edhe kur me zë e figurë i del përpara zëvëndësi i tij i zyrës ngjitur që bën pazare me tendera e konçesione miliona euro?
Nuk ka asnjë mundësi të ndodhë ndryshe, sepse modeli qeverisës që nga i pari i kësaj çete kulakësh deri të oborrtari më i fundit, vjedhin e rrjepin gjithcka e gjithkënd. Vjedhin jetën, votën, paratë, kursimet, pasurinë publike, buxhetin e shtetit e çdo gjë tjetër ka mbetur ende në këmbë pa u vjedhur prej tyre.
Kur korrupsioni me këmishë e kollare fshihet pas pandëshkueshmërisë, pas kapjes së drejtësisë nga mafia shtetërore, pas shembjes së shtetit ligjor e pas rrënimit të demokracisë, doganieri me këmishë të zgjyrosur në Qaf Bot, bën vetëm atë që duhet të bëjë për të mbijetuar në një sistem të ndyrë që funksionon për të mbajtur në këmbë një pushtet ilegjitim nga koka të kembët.
Është ky modeli i shtetit mafioz që të përplaset dhunshëm në fytyrë sa vë këmbë në tokë shqiptare. Kjo është kartvizita e qeverisë dhe zgjatimeve të saj në çdo skaj. Ata doganierët e veckël të Qaf Botit janë vetëm ushtarët e parëndësishëm të një kompanie të tërë mercenarësh që nuk njohin as ligj e as moral, e që këtë vend e trajtojnë si plaçkën e luftës së fundit elektorale.
Fjalët e bashkëshortit italian që ra viktimë e atij doganierit ishin pak a shumë filozofia që Kryeministri ynë kërkon ti imponojë tashmë një populli të tërë. Mu drejtua mua duke mu lutur të mos e bëja problem, sepse ata donin vetëm të kalonin doganën të qetë e të vazhdonin punën e tyre në Shqipëri. Qetësia për të mbaruar secili punën e tij, përbën ndoshta dhe hallin më të madh të çdo shqiptari të ndershëm sot, dhe pse kostoja për këtë, është detyrimi për të mbyllur sytë e për të qetësuar nervin sa herë kryeministri dhe banda e tij vjedh, vret, plaçkit e grabit ku të mundet.
Nuk kam asnjë shpresë së punët në Qaf Bot për udhëtarët e shkretë që iu bie rruga andej, do të ndryshojnë për mirë, të paktën tani për tani. Por ama atë “traditën” e rryshfetit që shqiptarja e larguar prej 23 vjetësh e ksihte harruar e që me kujdesin e doganierit e rikujtoi, të mos e pranojnë si një detyrim të përhershëm për të blerë komoditetin. Mbase kështu, nuk do pranojmë të gjithë bashkë as maskarallëqet e çdo qeverie dhe kryeministri në kurriz të brezave, për të blerë ditpërditshmërinë tonë “të rehatshme” në këtë kaos publik e kolektiv.
Jam i sigurt që Z. Kryeministër nuk do lëvizi as gishtin për ata doganierët e Qaf Botit. Me llogaritë e tij, ata thjesht i duhen. Por nuk i duhen askujt tjetër. Vendit akoma më pak.
E bere histori biblike ate shishen e shampanjes, si molla qe hengri Eva ne kopshtin e Eden. uaaauu u tmerrua shtetasi italian, kur italianet kan shpik mafjen zhvatjen dhe rryshfetin.
o xhemile…
O xhehims,
per italianin ajo shishe shampanje eshte si ajo brima e celsit …e vogel , por e mjaftueshme per te pare orgjine qe ndodh brenda ne shtet.
Brime celsi..them une??!!
Korrupsioni i Sales ka eksploduar fuqishem ne Shqiperi duke marre dhe here pas here jete njerezish dhe une them ..duhet brima e celsit per te pare orgjine shqiptare.
xhehims…a ke ndonje lidhje me xhin-xhins-khanin?
hahahahahahahaahahahaha– Ky Saimiri eshte tamam njeriu qe lufton korrupsionin –looooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool hahahahahahaahahahahahahahahaha
———- Ne asnje menyre Sala te mos i pushoje ata doganieret -Une me kenaqsi do ju jepja atyre doganiereve nje shishe shampanje si nje dhurate e vogel ———- Se nga menyra si kekruan doganieret tregon qe nuk ka paska korupsion aspak ne dogana
-Ndersa kur ishte PS-ja ne pushtet ne dogana behej nami -Doganieri i PS-se t ethoshte troc –Po nuk pagove tke une , nuk te lejoj ta kalosh mallin ————
–Ndaj zoti Kryeminister ne asnje menyre te mos i pushoni ata doganieret
———-Keto qe thote ky Saimiri jane mixgunlleqe te kesaj opozite qe udhehiqet nga njerezit me te Koruptuar
ne Historine moderne te Shqiperise si:…….. MAJKO, ANGJELI , Rama, FIDELI dhe gjithe dora e depudeteve biznesmene te PS-se
Akoma keni besim tek Berisha? Berisha ju vodhi votat dhe ju i shkruani Berishes, ky eshte nje veprim apsurd dhe i shkerdhyer nga ju si opozitar qe mbani shpresa tek Berisha. Berisha edhe i largon ato doganieret dhe i vendos ne nje vend tjeter, po ju te opzites c’fitoni qe e mbani Berishen ne pushtet??
O,XHEMMMMMMU,lexoje artikullin deri ne fund qe te nxjeresh kuptimin,pastaj meso te shkruash emrin o katran se late nam me injorancen tuaj.
ca thu mer shoku… doganieret i kan dhen sales nga 5 milion lek per fushat si ti heqi sala ato???
Zoti Tahiri! Nje kerkese ju lutem,a i beni nje kontroll te gjithe dokumentacionit te makines tuaj personale tip benz (se sqaroni ne shkrim qe keni qene me makinen e nje miku). Kam frike se ajo makine e vjedhur,me dokumentabte falsifikuara dhe ndoshta ky eshte njenkrim me i madh i doganiereve shqiptare se sa shishja shampanjes!
Po mire mo burre, sgjete ndonje gje me te rendesishme per t’i shkruar Berishes. Si ze i rendesishem i PS dhe nje njeri shume afer Rames qe je, po me duket teme vertete interesante. Tamam strategji e kalibrit te larte. Ke kap nje skandal te madh. Aq i madh eshte sa do i shpertheje qeverise si shishe shampanje ne dore. Me degjo mua, nuk e ka shume te gjate Berisha me kete skandal, :).
Po thuaj nje fjale per ata qe po vdesin te varrosur per se gjalli ne Bulqize. Per korrupsionin gjigand qe ska lene sektor te shtetit pa e perdhunuar.
Po eshte qesharake, qe nje deputet i PS, filize premtuese e se majtes se neserme, pasi kthehet nga pushimet ne ishujt e Greqise, cuditet me nje doganier qe merr nje “dhurate”. Ore zotrinj te opozites ku mutin jetoni ju qe nuk kini sy te shihni. Ah po, jetoni si ish-kryetari, ishujve te Greqise.
Nejse, ndjese z Tahiri, se ju prishem dhe pushime. Po te sugjeroje nje leter tjeter per Berishen. Me qe s’kini nderment te beni gje si opozite vecse te shkruani letra dhe te merreni me pazare koalicionetsh.Nje police ne kakavije, teksa merrte “gjoben” ose dhuraten krruante hunden. Kjo eshte e rende, Krruajtja e hundes cenon imazhin e punonjesit te shtetit. Duhet te reagoni edhe per kete.
Shoku saimir.
Ti dhe nje grup deputetesh te frymezuar se prapthi nga rama, po fundosni kauzen opozitare.
Sa here ju dilni e denonconi keto afera te vogla, ju ne fakt po i beni nje sherbim te vyer qeverise qe vrau, pasi po zhvleresoni tere peshen e aferave me permasa boterore qe ka kryer kjo qeveri.
Si s’keni turp, dhe vazhdoni qe zgjidhjet e problemeve te ketij vendi, ia kerkoni sali berishes:
Ti i kerkon saliut ne leter te njihet me “korrupsionin e vogel”…; ahmetaj keto dite i kerkonte qeverise te nderhynte per problemin e minatoreve…(!!!!!) Sa e sa konferenca keni dale e i kerkoni saliut te nderhyje..??
Si keni guximin dhe flisni sikur saliu eshte i painformuar per problematiken??!!
Si ka mundesi qe vetem ju nuk e kuptoni qe saliu eshte berthama e problemit, eshte burimi, frymezuesi i tere problemeve madhore te ketij vendi.
Ju po flisni si ata anetaret e pd-se qe kur ka ndonje problem ne baze, thone: “me siguri qe doktori nuk eshte i informuar, se perndryshe do e kishte sgjidhur”.
Jo mor zoteri, doktor saliu eshte shume i inforumar, e ska nevoje per ty qe dashke dashamiresisht ti hapesh syte. Edhe populli eshte shume i informuar, e s’ka nevoje per banalitete te tilla nga ju.
Prej jush pritet vetem qe tashme qe kesaj qeverie i ka dale boja, te jeni ne gjendje qe votat e shumices se ketij populli, te arini ti mbroni sic keni premtuar prej disa vitesh dhe deshtuat se fundmi per te disaten here.
Prej jush pritet qe te arrini te pakten te detyroni shtetin, jo qeverine, te coje pas hekurave te pakten nje fajtor per vjedhjet a vrasjet qe vete keni denoncuar.
Deri tani e vetmja kauze e opozites e fituar ne plot 6 vjet eshte ceshtja e detit, asnje tjeter.
Tere vrasesit e kryehajdutet jane ne qeveri, e ju kesaj qeverie i kerkoni cuditerisht te nderhyje.
Ju jo vetem keni deshtuar te jeni nje opozite e forte, por ju po tregoni qe forca e ketij pushteti vjen nga debilizmi juaj si individe qe po shperdorini mundimet e shumices opozitare te ketij vendi, duke mbajtur nje kurs diletantesk opozitar.
Kursi i juaj politik eshte nje fatkeqesi e dyte per shqiperine, pas ardhjes se saliut ne pushtet.
Rikthimi i juaj ne parlamentin ilegjitim, qe mban me mandate te vjedhura qeverine qe vrau, eshte abuzimi me i madh qe mund ti behet votes politike qe kerkuat ne 8 maj.
Qeverne qe vrau per te vazhduar te vjedhi, po e mbani ju ne kembe me kete kurs te nenshtrimit pa kushte ndaj saliut.
Turp, turp, turp per ju, e keq per kete popull.
shume e drejte keshtu keta i bejne sherbim berishes…e fakt PS dhe edvin ramat+ dhe kaste e vjeter e PS kane qene gjithmone sherbetore te sali ram berishes, eshte nje turpo qe kemi 20 vjet qe qeverisemi prape nga komunistet dhe bij te tyre. POPULLI DUHET TI LARGOJE DHE DENOJE KETA KRIMINELE NUK E MERITON POPULLI SHQIPTAR KETE GRABITJE QE I BEHET
o leter mos u merzit se kalon me pak dhimbje kalon .po ja cti bejm atij sales qe e voton populli shkret cti bje m dhe ju tani ketu thoni i vodhi votat hajde mendje hajde
Shume bukur i ke thene –Bravo ! — Ua ke futur koken ne hale ketyre karagjozeve te PS-se qe merren me vogelsira
dhe nuk merren tamam me punen e tyre si opozitare
—— Nga menyra si bejne opozite keta palaco depudete qe udhehiqen nga Edi deficenti tregojne se jane te gjithe minjte e grekut —
–
————Keta nuk e luftojne dot Saliun per te gjitha veprimet antishqiptare qe po ben Sala qe nga Deti,
regjistrimi etniko -fetar,Gerdeci etj, -sepse keta bastarde i ka kapur Greqia per grylke dhe nuk i le te bejne as gek as mek —————–
——-Gjithe populli opozitar duhet te ngrihet ne nje proteste te fuqishme kunder kesaj udheheqje Antishqiptare qe ka mberthyer PS-ne ,
dhe ti ndjekin nga Selia e PS-se ,sepse keta me kete politike qesharake qe bejne do e katandisin PS-ne
ne nje parti karagjoze me elektorat modest
–ne vend te luftoj te punesoj njerez PS-ja mundohet ti shkarkoj nga puna
ky esht tamam bebe ne kolipocka,dmth..rezultatet tuaja si opozite ne te miren e KOMBIT jane:-
pushim nga puna i nje hallexhiu qe nga vapa i kish shkuar mendja te lagte gerrmazin
oooh harrova progresin..
Perplasjen apo kontaktin e pare me nje shtet e ben pikerisht ne dogane.Problemi qe ngre Z.Tahiri eshte shume me i madh se nje shishe shampanje, por tregon seriozitetin dhe trajtimin qe iu ben shteti shtetasve te tij dhe te huaj.Disnivelin qe ekziston mes shteteve e shikon menjehere nje i huaj apo shqiptare qe jeton jashte sapo hyn ne Shqiperi.Ata doganiere perfaqsojne shtetin dhe jo PD, ndaj duhen denuar.
Haaaaaahaaaaaaaa kjo o vertet e papame Deputeti PS-se i kerkon Dirigjentit te shkerdhatokracise shqipcare te largoj militantet se po abuzojne me postin ! Sa e lehte qeka me bo opozite ! Kjo tregon qart se kto jane ata qe e mbajne ne pushtet kermen qe qelbi gjithcka ne ate vend .
Mire qeveria qe na ka zene frymen dhe se heqim dot,po kur ta shpif dhe opozita si i behet ? Ketu eshte shkaperdhyer shteti,keta thone imazhi i keq i vendit ne pikat kufitare. Kjo moda e letrave me stil alla Konice, qe shkruhen 100 vite me pas nga si roman epistolar, po ma shpif. Ik o saimir shkruaj ne drrase.
Nuk e lexova ç’farè shkruan Tahiri, vetèm i hodha njè sy. Po pse o Sajmir tani e more vesh se ç’bèhet nè dogana… Kètu shteti ka mbaruar sè funksionuari qysh kur e ti na shqetèsohesh pèr punè doganierèsh.
E tha me gojèn e tij njè ish eksponent i lartè i PD , z. Biberaj, nè njè intervistè pèrpara pak ditèsh ku ushkruante se qè pas bashkimit tè PD me LSi nuk bèhet mè fjalè pèr qeverisje e funksionim administrate. Bashkohem me disa komentues qè tè kritikojnè pse i je drejtuar Kryeministrit pèr kaq gjè. Kèto kohè Shqipèria mè shumè se zjarret e verès po digjet nga “zjarret” qè i ka vènè kjo qeveri nga jugu nè veri. Kam punuar dhe unè nja 15 nè njè simotèr tè Bulqizès dhe fort po mè dhimbet ata njerèz e ajo pasuri. Kryetari i konfederatès me kèrkesèn publike qè drejtoi, nè emèr tè minatorève pèr mbèshtetje e hodhi dorashkèn. Nuk e di ç’farè tjetèr pret opozita si e vetmja shpresè qè i ka mbetur kètij vendi. Tunduni e lerini shqetèsimet pèr etikè doganierèsh e policash rrugorè… E mos dègjoni ç’trumbeton i ndruari kryeministr pèr bumin ekonomik e turistik tè tè bukurès sè dheut. Mè keq e mè pèr ibret s’ka si tè jetè…
Si t’u duken pushimet ne Korfuz, Saimir?
Po ikni se ju doli boja fare o tahiri, ca beni gam gam si puna e laros ju te ps, ai ju vodhi live ju degjeneroi, dhe ju diskutoni per doganier e lesh me presh, ik ore se na keni merzitur b…n ju , boll moret njerez te pafajshem me qafe , doni pushtet ik kacafytuni ne parlament hani kokat tuaja te gjith si jeni , dhe ne sehir do bjeme me ju te gjith.
Doganieret jane grupi me i korruptuar ne Shqiperi bashke me qeveritaret dhe deputete..Keta monstra ne menyre sistematike keto 20 vjet kane zhvatur me paturpesi emigrantet qe kane ardhur ne Shqiperi duke u pasuruar ne menyre te shpejte dhe te papare.Fodulle,arrogante dhe injorant keta njerez nese mund ti quajme te tille nuk te lene te kalosh pa marre gjoben.Nuk po flas per ata qe kane bisnese por per njerzit e thjeshte te cilet vine per te pare te afermit e tyre dhe per te kaluar pushimet..Kam ekpseriencen e nje mikut tim disavjecare.sapo ve kemben ne Durres ne dogane i dalin “trimat: qe nuk te lene te kalosh pa i dhene bakshishin..Se per cfare ata e dine.Ka disa vjet qe ky miku im jep por kete vit pyeti per njerin qe ishte si kapobanda e grupit te doganiereve te Durresit dhe morri informacion si e kishte emrin Dashamir Leka ,lindur ne Librazhd dhe banim ne Tirane.Ky monster para se te futej ne dogane ishte nje rjepacak dhe tani morri vesh qe ishte bere me dy shtepi ne Tirane,makina lluksose dhe femijet i mesojne ne shkolla private.Ku i gjeti ky njeri gjithe keto para,vetem me rrogen e doganierit.Jo mor jo…por me vite ka vjedhur djersen e gjakun e emigranteve qe vijne per te pushur dhe takuar njerzit ne Shqiperi.Jane keta nje nga grupet qe financojne Salen dhe banden e tij..Keta doganiere duhen cuar ne burg bashke me gjithe qeveritaret e deputetet qe cdo dite na pervetesojne djersen e gjakun tone.Harram i paci te gjithe ato qe i keni ndertuar mbi bazen e vjedhjes .
Si ish pjestar i kesaj administrate atehere kur motoja politike e PD ishte me ne fitojne te gjithe,nuk e shoh like a big deal problemin qe ngre ky deputet.Nje shishe shampanje eshte kortezi dhuruar nga cdo qytetar dhe nuk eshte korrupsion apo shkak per te shkarkuar nga puna doganieret.Ne se do te hysh thelle jane mijra loop holes ne legjislacionin shqiptar per doganat dhe taksat nga mund te nxjerresh rehat para te madhe edhe duke qene ne rregull me shtetin.Ne se eshte koha qe poltika do te ngreje nje TSUNAMI kunder doganave dhe sistemit tatimor ne teresi kjo eshte tjeter gje.Go head.
O! Saimir, O! Edi, Çfarë po prallisni kështu!. Po vet shkatërrohi si opozitë po nuk kthyhet me orë sepse nuk durohi dot më për këto arsye madhore:
1- Nuk po protestoni deri në ndeshje për jetë a vdekje për pushtimin Grek të Shqipëris së Jugut nëpërmjet qeveris renegate Berisha-Pollo-Meta- Basha dhe miratimin në heshtje nga presidenti.
2-Nuk protestuat për jet a vdekje për pushtimin Grek të himarës, i cili në tokën Shqipëtare shpallen heroj pseudogrek, vihen buste dhe po ngrihen labiedarët e megali idesë. Opozit po kaloni në tradhëti të lartë.
3- Ju nuk po protestoni për jet a vdekje për pushtimin e kromit, pasuris tonë kombtare në interesat e xhepit të kriminelit Ruli e kompani, i cili po varros minatorët Shqipëtarë. Ju po veproni si shtojcë e Saliizmit dhe jo parti socialiste e cila është e majtë e mirëfilltë. Kur ju po lini minatorët të vdesin, shumë shpejtë do akuzohi dhe për vrasjen e herojëve të 21 janarit, të cilët po i harroni dhe merreni me letra mirësjellje me kryevrasësin, duke i dhënë opinionit se regjimi i Saliut qënka kaq i pastër sa korrupsioni më i math është një shishe shampanjë, “O turp ku e ke skuqjen?”
4- Mblidhni mëndjen opozita socialiste se po humbisni përkrahjen e gjith të djathtës dhe të majtës kombtare dhe po akuzoheni se beshkpunoni me Tiranin në kordinim nga të tretët, dhe po i dhuroni Grekut Shqipërin. Kurrë Shqipëria nuk është turpëruar më shumë se sot nga udhëheqja renegate dhe e nënështruar e majtë dhe e djathë. Edhe kur shqipëria nuk kishte formuar shtet populli formonte ushtrin e komitëve dhe i tregonin vëndin Grekut të ngordhur. të sigurojmë një herë kufijtë e Shqipëris nga Greko Sërbët dhe Saliu me gjith eskortën renegate, pastaj ta dënojmë dhe shishen e shampanjës e cila do ngalet bersolet si kafet e Nexhmies.
merreni me 10 euro kur millionat vidhen e ju asgje nuk thoni!Opozite lleshi…
o zotni,bene nje kallezim penal njehere ti e pastaj kerko shkarkimin!kape problemin si duhet e jo ka ki qef!
Shkrim shume i dobet, i varfer ne ide, i politizuar tejskajshem, retorike bajate e boshe, propagande partiake, akuza te vjetruara pa fakte, pa asnje etike, nivel teper i ulet shkrimor, pa lidhje llogjike, fjali e sentenca te pa qarta dhe te pa mbaruara, paragjykim dhe pa qartesi ne ate denoncim qe ka bere apo po ben, pavendosmeri per ti shkurar Kryeminstrit ??? e plot tjera.
Pasi mbaron se lexuari kete shkrim, gjera te para qe te bien ndermed dhe te ngacmojne koshiencen dhe mendimet dhe njekohesisht te induktojne nje ndjenje keqardhje, jane si me poshte:
1. Si ka mundesi qe nje njeri me moshe relativisht te re, i cili ka patur ndoshta mundesi te shkollohet ne vitet e demokracise brenda apo jashte vendit, te kete kaq shume dobesi dhe paaftesi per te shkruar qofte dhe per nje problem te thjeshte ligjoro-admistrativ ? Per me teper qe behet fjale per nje person te zgjedhur parlamentar. Nuk dij cfare ekspertize, background apo skille te vecante ka ai, per te qene i drejte ne gjykim, por kurresesi nuk ka asnje aftesi te komunikimit publik.
2. Megjithese problematika qe trajton ai lidhur me korrupsionin ne sistemin e doganave dhe me gjere, eshte i njohur dhe real, perseri forma dhe ekzagjerimi i tejskashem i shprehur nga Z. Tahiri, te krijon pershtypjen e nje “alieni” qe zbarkon ne nje bote te panjohur, dhe qe jump direkt ne konkluzione e sulme krejtesisht alla partiake. Si deputet, per me teper i opozites, nuk e kemi degjuar kurre te ngreje nje problem real e konkret ne parlament, por kemi degjuar vetem fjalime standarte dhe retorike sulmesh e fyerjesh ndaj qeverise apo personave te pozites. Nuk kemi pare te beje nje analize per nje problem te caktuar qe i sherben interesave te zones apo banoreve qe e kane zgjedhur. Ai dhe te tjere kane harruar ose injorojne faktin se si te zgjedhur te popullit, kane obligim ligjor e qytetar te sjellin shqetesimet e mendimet e njerezve ne kuvend.
3. Interesante, pervec te tjerave, jane disa copeza spontane qe nenkuptohen qarte ne kete shkrim sic jane: a.Zotit Tahiri, duhet te kete qene duke u kthyer pas nje udhetimi turistik ne Greqi me familjen e tij, me makinen e tije personale. Pra del se Z.Tahiri, megjithese i pa paguar nga parlamenti, per mos pjesmarrje ne seaca parlamentare, ka mundesine te beje pushime jashte vendit.
b. Ne piken doganore, paska patur shume makina dhe nje trafik shume te madh, ku edhe nje deputeti i eshte dashur te prese rradhen, perse jo te ishte favorizuar per te kaluar pa rradhe. Gje qe tregon se jeta normale dhe hapsirat e levizjes se shqiptareve jane rritur shume.
c. Ku nje doganier e nje polic, paskan ndaluar tek cdo makine duke inspektuar e pyetur dhe ndoshta kerkuar ryshfet cdo makine. Mua si qytetar me duket normale dhe me vjen mire qe ato bejne punen e tyre te kontrollit dhe inspektimit pasi shume kontrabanda e mallra ilegale hyjne brend teritorit tone pa u kontrolluar, sigurisht qe jo te kerkojne ryshfete. Por, perse z. Tahiri nuk e kompleton vleresimin per punen e kety strukturave, pasi ai duhet te kete hyre brenda e jashte vendit shume here. Me kujtohet rasti flagrant dhe arrogant gjate fushates kur ky zoteri i vuri celsin nje njesie bashkiake. A nuk te krijon ai pershtypjen e nje burreci qe don te duket i madh duke bere tellallin dhe sajuar zhurma mediatike?
Z. Tahiri ne kete shkrim perpiqet te rreke probleme “madhore” duke bere pyetje, akuza dhe pergjigje e konkluzione po vete. Behu ca modest dhe produktive zoteri, filloni dhe coni deri ne fund nje problem qofte dhe nje problem te tille te funksionimit te doganave, pasi do te dukeni me serioze dhe me bindes per opinionin e lexuesve dhe zgjedhesve tuaj. Lerjani, te parit te partise tuaj ta beje kete.
Se fundi, si person publik qe jeni, duhet te mesoni se si t’i drejtoheni kryeministrit te vendit, pa perdorur fyerje, shprehje cinike, akuza te pabazuara dhe etike profesionale. Ju dhe te tjere, po krijoni standarte mediokre e vulgare te komunikimit me publikun qofte ne rruge qofte ne parlament. Filloni te veteedukoheni dhe me pas te pretendoni te edukoni njerezit ne shoqerine e sotme shqiptare e cila ka shume nevoje per shembuj figurash me dinjitet, me paraqitje dhe qe te jene mbrojtes te denje te principeve e standarteve kulturore ne perfaqesimin e interesave te qytetareve qe ju kane votuar si dhe te tjereve.
Eshte per te ardhur keq se si edhe ne nje gjest qytetarie ne gjejme vetem ane negative. Sado i zbehte gjesti i tij ai mbart shume gjera qe meritojne pergezim:
1. Eshte nder heret e pakta qe dikush denoncon ne polici nje punonjes te shtetit per mitmarrje. Te gjithe jemi ne menyre te vazhdueshme deshmitare te korrupsionit por askush nuk ka kurajo te beje ndojne denoncim. Kaq pak denoncime ka saqe po te mos i ndeshnim vete perdite do kujtonim se eshte thjeshte nje legjende.
2. Ne menyre simbolike politikani po denoncon te gjithe korrupsionin duke perfshire ketu edhe ate ne nivel qeveritaresh.
3. Denoncimi i tij inkurajon te gjithe ata qe ndeshen me aktivitete mitmarrjeje qe te bejne te njejten gje ne nje kohe qe sic vihet re edhe ne letren e tij njerezit kane frike per pasojat.
Nga menyra si ka reaguar shumekush ketu te krijohet pershtypja se ne Shqiperi eshte ME I NDERUAR AI QE VJEDH se ai qe ka kurajon ta denoncoje ate. Ky eshte mentaliteti i atyre qe rrjeshtohen ne rradhet e mafjes jo i atyre qe duan te luftojne te keqen qe na eshte lidhur per fyti e po na merr frymen!
I dashur Shqiponje, nese e keni lexur me vemendje shkrimin tim, une nuk mare kurresesi ne mbrojtje cdo lloj korrupsioni qofte ai ne nivel dogane apo ne nivele te larta. Por ajo qe desha te shpreh opinionin tim eshte fakti qe nje deputet gjen rast qe nepermjet nje episodi, qofte ky i vertete ose jo (pasi akoma nuk dime te verteten, pasi nuk kemi degjuar palen qe akuzohet, apo deshmitare) fillon menjehere te ndertoje stuhi ne gote dhe te shprehet ne menyre aq te pa denje. Gjithashtu qellimi im eshte qe figurat publike, te jene me dinjitoze. Te denoncosh korrupsionin eshte detyre fisnike per cdo individ, por te gjesh rast per te cfryre mellefe, shpifur pa pergjegjesi me duket thjeshte nje cfaqie mediatike nga nje deputet i minorances. Nuk mendoni qe me mire, ky zoteri te ndermarre nje iniciative legjislative atje ne kuvend, ne vend qe te beje show?
Ju faleminderit per mirekuptimin
Z. Luan, ne rradhe te pare une qe shkruaj jam femer, megjithese juve mund t’ju duket pak e veshtire qe femrat mund te kontribuojne ne ne debate per problemet ne vend. Ne rradhe te dyte e thene shkurt ajo qe thoni ju ne komentin tuaj te gjate kunder gjestit te z.Tahiri perkthehet: Dikush therret UJKU UJKU kurse ju i thoni “I dashur, duhet te flisni me edukate dhe sipas rregullave drejteshkrimore, duhet te thoni ‘NJE ZOTERI UJK PO HA DELET E FSHATIT”
Me falni Znj. Shqiponja per gabimin tim ne percaktimin e gjinise suaj. Thjeshte nje lapsus. Sidoqofte meqe perdoret krahasimin letrar te ujkut dhe bagetive, po ju a them mendimin tim me te njejtin krahasim: Bariu i fshatit Zylo, filloi te therriste ne drejtim te fshatareve qe punonin areat, qe nga maja e kodrines Ujku, Ujku Ujku po ben kerdine ne tufat e fshatit. Fshataret e gjore lane kazma e lopata dhe vrapuan per te trembur ujkun dhe shpetuar kopete. Kur vajten atje lart pas oresh duke u ngjitur, Zylo po i priste atje lart i shtrire sa gjate gjere dhe duke u zgerthyer e tallur me fshataret e gjore. Zylo vashdoi kete avaz dhe here te tjera, dhe perseri fshataret u ngjiten lart. Ndodhi qe nje dite, ujku i ra dhe cau tufat dhe Zylo filloi te bertase me for per ndihme, por tanime fshataret e zemeruar e mosbesues nuk levizin nga vendi e vashduan punet e dites si zakonisht.
Morali i fabules kuptohet lehte… Pikerisht per keto lloj politikash disinformuse e denigruese te ngritura ne moralin e kohes e kam fjalen.
Ju faleminderit per mirekuptimin
E nderuar zonja Shqiponja.Me fal qe nderhyj ne komentin tuaj,por un jam shum dakort me Luanin.Un nuk do zgjatem shum por dua vetem tju drejtoj keto pyetje.Deputetet socialist marrin rrogen ne parlament,nderkohe qe prej gati 6 muajsh bojkotojne pjesmarrjen ne te,cfare i quani ju ???Un i quaj HAJDUTA…..Sali Berisha e co po shet hidrocentrale e miniera,duke perfituar % te medha fitimprurese,dhe kjo eshte VJEDHJE,ndersa ky cilimiu camaroku Tahiri kerkon ndihmen e Kryeministrit per te larguar nga puna dy doganiere,qe morren ose kerkuan rryshfet,qe per mua eshte i denueshem,por jo qe te dramatizohet per perfitim personal-politik.Nje deputet qe shkon dhe ben pushime ne greqi, qe merr rrogen pa punuar eshte po aq hajdut sa doganiret atje ne Sarand,eshte po aq hajdut sa Hajduti te cilit i kerkon ndihme.O TEMPORO o MORES
ama o luan …se ke bere faqe gazete dhe te dhemb koka ta lexosh.
Kur nuk flet njeri per korrpusionin ne dogana pse nuk flet…kur flet perse flet….nese nuk flasin njerzit ne menyre te organizuar sigurisht saimiri do flase…to mos u kap me te..kapu me ate a eshte a po nuk eshte e vertete vjedhja ne dogana……cfare kontrabande por kontrollojne mo aman….aty kalon kau me pelen ….pse s;thua qe atyre nuk fi flitet me goje se jane te krimbur me para…ai doganieri me mbemrin leka psh ne Durres qe thote allias eshte bere si bajraktar…..nuk i flitet me goje..i ka mbytyr syte paraja….pale pa mbajne dhe dashnore studente nga rrethet….dhe i mbajne me para…cte them llum njerez…keta plehra duhen fshire nga faqja e e dheut…..ne vend te beheni bllok kunder tyre ..me mbani fjalime jo po ashtu jo po keshtu…atehere rrini ,paguani ryshfet doganiereve dhe mos hani m…..shendet
Po lexoj komentet tuaja e po skandalizohem me menyren e gjykimit te shume prej jush.
Lexoni veten o ju te ngrate qe nuk dini te beni gje tjeter vecse te peshtyni mbi gjithcka.
Fabula per mua eshte mjaft e thjeshte.
1. Nje deputet pret ne rradhe si gjithe te tjeret per te kaluar ne dogane (e bravo i qofte, se kemi dhe modelin e Albana Vokshit qe jo vetem kerkoi te kalonte para te gjiitheve ne doganen e kosoves por edhe i mori me liber shpie policet kosovare kur nuk e lejuan).
2.deputeti u be deshmitar i korrupsionit, por nuk heshti, as mbylli syte, por detyroi doganieret te kthejne mbrapsht rryshfetin. E bravoi i qofte. Kujt i vika keq pse rryshfeti paska qene nje shishe shampanje e spaska qene nje maune me cigare, kjo eshte akoma dhe me skandaloze. Pikerisht keto mendime qe i paskan dhe ca komentues, i kane vene bomben shqiperise duke lene hijenat e pd qe te vjedhin gjithcka. Po clidhje ka ne eshte 100 lek apo 100 milion. Korrupsioni eshte korrupsion. Mos duhet te heshtte deputetit?
3. Deputeti ka shkuar ne komisariatin e sarandes dhe ka ndenjur 4 ore per te denoncuar doganieret. BRAVO I QOFTE AKOMA ME SHUME.
4. I ka shkruar leter publike kryeministrit duke i kerkuar ti shkarkoje duke bere keshtu dhe detyren politike si deputet. Lexojeni mire textin o kaqola, e thite troc arsyen pse nuk beson qe saliu do ishkarkoje, por ama shume mire ka bere qe ia ka thene ne sy te publikut. Cduhet te bente me shume? Te vriste doganeret? Apo saliun?
Paska bere gabim qe ka folur? Qe ka shkuar ne komisariat dhe ka denoncuar ne polici 2 doganieret? Mire e keni ju, deputeti duhet te vazhdonte rrugen, se fundja shqiria kjo eshte. Turp tju vije.
Une tahirin nuk besoj do me bjere rasti ta takoj ndonjehere, por i shtrengoj doren se ka bere detyren e tij qytetare. Ne qe shkruajme ketu, po te ishim ne rradhe si ai, mbase vetem do hapnim syte e do shanim, por ama do krrusnim kurrizin si skllever e sdo leviznim asgje per ti perplasur doganiereve te verteten ne sy, e jo te shkonm dhe ne komisariat per ti denoncuar sic ka bere deputeti.
Turp dhe nje here tju vij juve qe shkruani ketu dhe nuk arrini te vleresoni dhe keto pak gjeste fisnike qe duhet ti bejme te gjithe, jo vetem nje deputet ne shqiperi qe me te vertete paska qelluar i ndershem.
Sa per ata qe thone se opozita nuk duhet te merret me keto por me gjera me te medhaja, hapni syte o te mjere.
Skam fjale me shume. Lexoni letren e tahirit, e pastaj komentet tuaja se mbase hapni syte me mire.
Bavo deputetit, turp doganiereve, turp dhe kryeministrit, por turp dhe juve qe nuk denoni xhestin korruptiv, sado i vogel (po qe este mjaft i rende per familjen qe e ka paguar)
Ti lale s’paske kuptu hic gjo. Saimiri le te shkonte ta denonconte ne komisariat e shume mire beri, edhe ne rradhe le te rrinte ne kufi se deputet me liste u fut, s’u fut nga popullariteti i madh. Megjithate bravo per te dyja keto veprime qe ka ber saimiri, por ti lale skupto qe s’e ka kundershtu njeri per keto gjera.
Saimiri ka gabim qe nji episod te tille banal e ngre ne nivelin e nji letre publike. Dhe per me shume kete leter shkon si budalla e ia drejton saliut. Ne qoft qe ti dhe saimiri nuk e kuptoni se care karagjozlliku esh ky veprim, tregon qe keni problem te madh shendetsor. Mos i kerko robve ne kete forum o robo me denu kete xhest korruptiv, se po qe per te denu xheste ky forum mba rekord, e ti me saimirin duhet te shkrush dhe nja ca letra te tjera me u afru.
O rqmqdqn, ketu problemin e paske ti, as ai deputeti e as ky qe paska marre pergjigjen tende.
Po mewe saliu qenka kryehajdut, siu dashka thene hic gje? Cfara llogjike mund te jete kjjo se nuk e kuptoj. Po opozite kunder kujt i kerkon opozits?
Ti ske nje problem, po ke shume probkeme. Duke filluar nga fakti qe ne vend te shqetsohesh kur do i shkarkoje saliu dy doganieret, shqetsohesh pse i eshte kerkuar saliut. Ce te them une ty, e ke problemin ne koke.
P kujt tia kerkojme? Te ta kerrkojme ty? E mbase e zgjidh ti. Po nje mut zgjidh ti se as per te shkruar sje i mire.
Pse mos vjedhi saliu? Madje pak ben. Sa ka njerez si ju, pak ka bere.
Ik mor zar. Aty ka ngel halli i shqiprise te dy doganieret. Ti me saimirin perfunduat te profecia e blushit dhe kastriotit qe thonin se opozita behet ne parlament. Ja care lesh opozitaresh jeni ju. Jeni skutha cerdheje.
O Ramaduc! Ja ke futur si qorri kapeles!
Tung,
Nik
ME VJEN SHUME KEQ PR JU ZOTI SAJMIR QE NUK KINI E NUK DINI KSU JANE
E CBEHET NE DOGANE.
NE DOGANE BEHET PAZARI ATJE SHKON POLITIKANI>
SINQERISHT NUK ESHTE PERALLE
DINI C’BEHET NE DOGANE?
POLITIKANET SHQIPTARE
ATJE SHKOJNE E BEJNE PAZARE.
MOJ DOGANE MOJ RRUFAJNE
SHQIPERISE VARIN JA HAPE
ME SHKELJET QE TI KE BERE
NA MORE NE QAFE TE TERE.
HAMBAR JE OMOJ DOGANE
VETEM PER POLITIKENE
GJETE POPULL BUDALLA
HIQE ZVARE, SE S’TE HA….!
Moj dogana e shqiperise
je simbol i djallezise
i sherben demokracise,
apo djallite Berishe….?
Moj dogane e djallezuar
mafjozet ke pasuruar
Saliun me gjithe vrastare
nje dite do te heqim zvare
po pyete z.tahiri sa ish doganiere ka ne strukturat e ps dhe sa te varfer i ka apo ata kane qene te ndershem dhe duhet te bejne sa me lart ne ps.
po denoncoj o ximo..pse rri…..ne flasim ata pasurohen …pse normale eshte qe te marrin paret e emigranteve qe i punojne gjith diten dhe i kane leke djerse….apo ata jane me te zgjuar…dhe me kodosha,,,,,,ne ketu po flasim per doganieret kjo specie e re lindur ne shqiperi…gjakpirese …..kjo mafie qe ka kapur prej fyti shtetin shqiptar….te gjithe duhet te rebelohen kur te vine ne shqiperi dhe keta pisa ti kerkeojne bakshish pa asnje arsye…….keta jane si ushunjezat …..qe fryhen me gjakun tone….duhet te marre fund kjo ……..te gjithe te behemi barrikade………JO ME RYSHFETE DOGANIEREVE…..POSHTE BANDITET ,HAJDUTET QE PASUROHEN NG A NE..
Ky Sajmiri eshte cam. Edhe kryetari i Pd ne Sarande eshte cam. Kane vendosur ta zhdukin drejtoreshen e doganes te Qafe Botes (qe eshte nga bregdeti), nga ajo pune. Edhe ne ate post duhet te emerohet nje CAM. Keto pune jane shume te pista, te pista , te pista.
Epo mire e kane menduar . Nje kryedoganier cam seshte ndonje hata e madhe . Ilir Meta ka futur kthetrat e pangopura tej 20% ne cdo institucion . Pse mos eshte gje me i zoti liri ! . Madje eshte teper i trashe dhe demode.. Kurse camet jane te zgjuar dhe e meritojne .
Ore kam shkare une apo paskeni shkare trecereku i shqiotareeve. Si mo, ai tjetri shkoi denoncoi dy hajdut doganash nga ata qe na dalin me surrat te shpifur sa here vime ne shqipri, dhe ju grini sallae jo po pse e beri, pse i shkruajti saliut, pse kshu e pse ashtu. Kope e gjore qe jeni. Rrini fryni syte, masturboni para kompjuterit e shani te tjeret se kaq dini te beni.
Ik o saimir me mirre rri rehat e merr rrogen ne kuvend se kshu e duan shqiptwret.
Ishalla te bie rasti te lexosh komentet qe te kane shkruar ketu e te marresh vesh se sduhet ti denoncoje ata doganieret poo ti puthje ne balle. Kshu e duan shqiptaret. Ja lexo komentet qe te kane shkruar.
Ik o njeri shif punen e rri rehat. Cmundoheni kot. Ne kemi vdekur te gjithe. Betem llafe neper blogje kemi.
Habitem si paske prishur dhe terezine po jam i sigurt se po ti kishe lexuar me pare kto qe paskan shkruar atdhetaret tane ketu, mbase sdo kishe bere gje fare.
Hajde naten te gjithve. Zoti ju shoetofte mend e kokes juve qe qani hallin pse u gjeten dy hajdut nga saiamiri, e jo pse dy hajdutet vazhdojne vjedhin ne dogane njelloj si saliu ne zyren e tij. Vetem vlera e hajduterise ndryshon
ska shtet ska asgje ne SHQIPERI..
cdo gje po shkon drejt shkaterrimit total..
o Tironci,
ka shtet thuej ti,po pikerisht per kete pune nderkombtaret kane investuar aq shume qe shqiptaret nationaliste mos te deportojne ne politiken shqiptare,edhe kane perkrah plehrat e Shqiperise.Nuk te doket shume e çuditshme se America,e cila lufton kunder komunistit,neve na zgedhi ne komunist si Sali Berisha per te na sjell demokracine? Nuk te duket shume e çuditshme se partite demokristiane evropiane nuk perkrahin demokristianet e shqiperise po disa ish komuniste? nuk te duket e çuditshme se nuk publikojne e ripublikojne textet e fratereve shqiptare po na sjel texte idioteske mbi multikulturalizmi(te cilin nuk e duan ne vendet e tyre plus asaj!) nuk te duket e cuditshme se grekia kerkonte di sa minoritete kemi e nuk e lejon vete kete ne vendin e vet? Po keta i kane vu ne krye te shqiperise sherbetoret e tyre per me shkateruar shqiperine,edhe plani per ndarjen ne jug e kane gati qe moti(qysh ne vitet 40 churchill kete pat vendos,e pikerisht per kete pune anglezet perkrahen komunistet e jo nationaliste shqiptare te cilet u tradhtuan si dje si sot).S’ka shtet se nje shqiperi e forte prish pune per disa plane ;
O saimir a e ke haru korupsionin e fatosit qe hapte doganat? Per nje shampanje? hahahahaha