Kreshniku tund kokën. “Këngëtarët e hip-hopit këtu në Kosovë këndojnë për dy-tre makina luksoze, që i kanë në pronësi. Në darkë shkojnë në dhomat e tyre dhe në fund të muajit mezi kanë për të ngrënë. Nuk e kuptoj, pse duhet të këndosh për makinat që nuk i ke?”, pyet basisti i grupit rock “The Freelancers”.
Tekstet e këngëtarëve hip- hop në Kosovë ngjajnë me ato të yjeve të muzikës turbofolk në Serbi. Ato flasin për gjokse të mëdha e makina të modifikuara. Me anë të muzikës mund të ikësh nga realiteti këtu.
“Ky nuk është hip- hop, por fake-hop,” thotë Tomori, këngëtari i Freelancers. “Ky është një makijazh për të pushtetshmit”. Ai preferon të këndojë më mirë për realitetin në Kosovë. Dhe për shumë ai nuk është dhe aq premtues. Megjithatë, që pas fundit të luftës ndaj sundimit serb në vitin 1999 janë bërë hapa të mëdha. Me deklaratën e pavarësisë në vitin 2008, Kosova u njohu nga shumica e shteteve të BE dhe SHBA. Por të ardhurat janë të ulëta dhe papunësia është mes 40 dhe 60 përqind. Çdo vit në tregun e punës futen gjithmonë e më shumë njerëz, mbi të gjitha të rinj. Më shumë se gjysma e banorëve janë poshtë 30 vjeç.
Pavarësisht problemeve ekonomike, kafenetë në Prishtinë janë plot. Të rinjtë bisedojnë, qeshin, reagojnë si moshatarët e tyre në Vjenë. Në televizor shohin telekomedi amerikane. Bandat e tyre të preferuara janë Muse, B loc Party apo edhe Foo Fighters. Përmes internetit përfitojnë çdo tendencë si moshatarët e tyre në SHBA e BE. Shpesh nuk e kupton që ata kanë vetëm një euro në çantë. “Për shkak se nuk kemi para, shpesh rrimë katër orë mbi një kafe,” thotë një muzikant i ri. Kafenetë janë i vetmi vend ku takohen të rinjtë, janë pak a shumë si qendra të rinjsh.
Por nuk janë vetëm Freelancers që kritikojnë atë që ndodh në Kosovë, por edhe të tjerë banda rock si Jericho, Troja, Pin Metal. Por nuk është e lehtë të investosh në një grup muzikor- kështu ndodh edhe me Freelancers, që vlerësohen si një nga grupet më të mira rock në Kosovë.
Një rapper si ministër
Ish- muzikanti me ndikim i Prishtinës, Memli Krasniqi, dikur ishte anëtar i dyshes rap “Ritmi i rrugës”. Kryeministri Hashim Thaçi e mori në vitin 2006 në Partinë e tij Demokratike. Sot ai mban kostum e kravatë, nuk duket më si muzikant, që këndonte me rroba të gjëra në rrugë. “Edhe atëherë kam bërë politikë si sot, por me mjete të tjera,” thotë Krasniqi.
Ai e di që papunësia tek të rinjtë është një problem i madh e thotë se qeveria është pranë gjetjes së zgjidhjeve. Shteti, sipas tij, nuk është megjithatë përgjegjës për vendet e reja të punës. “Ajo çka mund të bëjmë ne është që të ndërtojmë një ambient miqësor për ekonominë. Janë firmat që ofrojnë vende pune,” thotë ai.
Megjithatë ai është krenar se ministria e tij mbështet shumë projekte muzikore. “Kur grupet e reja muzikore duan të shkojnë jashtë, ne i marrim përsipër kostot e udhëtimit,” thotë ai.
“Nuk është e vërtetë. Qeveria nuk bën asgjë për skenën këtu,” ankohet basisti i Freelancers. “Unë jam i sigurt se Krasniqi nuk ia ka idenë se kush jemi ne”.
A i njeh Krasniqi Freelancers? “Mendoj se e kam dëgjuar njëherë emrin e tyre,” thotë ministri i Kulturës. “Muzikën rock nuk e njoh mirë, nuk është drejtimi im muzikor”.
Që Freelancers nuk kanë shumë lidhje politikisht me Krasniqin kjo vetëkuptohet. Grupi mbështet lëvizjen opozitare “Vetëvendosje”. Në Perëndim kjo parti njihet si nacionaliste për shkak se mbështet bashkimin me Shqipërinë, nëse këtë e do popullsia. Por suksesi i kësaj lëvizje qëndron diku tjetër: shefi i saj, Albin Kurti mbahet si një politikan pak i korruptuar. “Albini është siç ka qenë dikur. Me të mund të pish një birrë. Këtë nuk e bën dot me ministrin Krasniqi. Ai nuk na dëgjon” thotë Kreshniku. Krahas Freelancers, edhe të tjera banda rock simpatizojnë lëvizjen Vetëvendosje.
*Marrë me shkurtime nga Die Presse
rrepistat me qeverine rokistat edhe metalaret me opoziten, duket si vend zezakesh
“Pavaresisht problemeve ekonomike, kafenete ne Prishtine jane plot”.
Qenka habit gjermani. Po kafja eshte per fukarain mor gjerman. Del ne kafe ai qe jeton vete i gjashte ne nje apartament.
hahahahaha rappers-per Poziten,rockers and metalheads-per opoziten,homos and pedos-per organizaten e vorio epirit hahahahahaha
repsiti me i madh eshte Saliu i vucidolit