Një radiografi e ashpër për shoqërinë shqiptare, një gjykim i akullt për çfarë vete keq në këtë vend dhe emrat e përgjegjësve të së keqes. Publikohen telegramet e Ambasadës Amerikane në Tiranë duke treguar Shqipërinë e vërtetë, që e njohin në të njëjtën mënyrë edhe të gjithë shqiptarët. Cilat janë sekretet që turpërojnë një klasë politike të kriminalizuar, të korruptuar e të pandëshkuar dhe si e shohin shoqërinë shqiptare amerikanët? Zgjedhjet e manipuluara, Gërdeci e armët, rruga Durrës-Kukës, lidhjet me krimin, antikomunizmi i ish-komunistit Berisha, gjithçka që turpëron sot vendin në telegramet e publikuara nga Wikileaks
Nga Lorenc Vangjeli, MAPO
Të famshëm, të pasur, si rregull, përtej mundësive që ju jep rroga, të fortë e të ashpër, por dhe të pashëm përpara kamerave të televizorit. Këta janë politikanët shqiptarë, një pjesë e madhe e të cilëve të trashëguar nga elita ish-komuniste e para viteve 90´ dhe një pjesë tjetër e mbërritur në majë të pushtetit për shkak të afërsisë me mbizotëruesit e poleve të pushtetit. Kjo është pamja e parë e tyre, por kujdes! Gjithçka është nën vëzhgim. Si një “redaksi gjigante” mediaje që beson se puna e saj më e rëndësishme nuk do të botohet kurrë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, falë incidentit Wikileaks, demonstroi këtë javë gjithë mendimet e saj të fshehta për çfarë ndodh në Shqipëri. Për zgjedhjet, për politikën që rrjedh nga zgjedhjet, për ekonominë, korrupsionin, për Forcat e Armatosura e Shërbimin Sekret, për drejtësinë shqiptare, gjyqësorin dhe organin e akuzës, për median, për individë të ndryshëm me pushtet e deri dhe konsiderata për shoqërinë shqiptare e mënyrën e saj të jetesës dhe të të kuptuarit të botës. Një mal me informacion “të akullt”, pa ngarkesë emocionale që dëshmon sesi është realisht bota e vogël shqiptare e parë nga sytë e huaj të aleatit strategjik të Shqipërisë. Pa pudrën dhe makiazhin diplomatik, pa buzëqeshjet formale në pritje zyrtare, por ashpër dhe vrazhdë siç është rëndom e vërteta, rrëmeti Wikileaks tregoi çfarë mendojnë realisht amerikanët për shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe politikën e saj në veçanti. Lakuriq e të mjerë, në rastin më të mirë dhe të korruptuar të pandëshkuar e madje edhe të lidhur me krimin, në rastin më të keq – përkundër formës që politika shqiptare tregton në sy të publikut – ky është thelbi i tablosë së zymtë që botimet masive me temë Shqipërinë, mbërritën në duart e publikut. Të vërteta të cilat nuk habitën pothuaj askënd me vëmendje minimale për Tiranën zyrtare, por më shumë se kaq, ato ishin konfirmim i asaj që siç shkruhet në kabllogramet amerikane, ishin prej kohësh tema bisedash në “institucionin kombëtar të kafeneve” në Shqipëri.
Pothuaj të gjithë emrat më të njohur të politikës shqiptare, deri dhe numrat e tyre të telefonit apo njohuritë për gjuhët e huaja, parakalojnë në telegramet me drejtim Tiranë – Uashington. Me forcën e tyre, por sidomos me dobësitë e tyre ekstreme, me gënjeshtrat e hipokrizinë dhe hilet e vogla ballkanase për hir dhe në emër të pushtetit personal. Tërësia e dokumentave të publikuara afron të vërteta të hidhura, qoftë për pushtetin ekzekutiv dhe përdorimin dhe shpërdorimin e tij, qoftë për atë legjislativ, për gjyqësorin dhe vetë median. Një pamje që rrënqeth.
Zgjedhjet
Çfarë gjykohej në shqip dhe kundërshtohej fort po në shqip, tashmë është thënë qartë në anglishten e fshehtë diplomatike të ish-ambasadorit Uidhers. Zgjedhjet janë pika më delikate e shoqërisë shqiptare, e cila, së paku në 15 vjetët e fundit, është një institucion i rrënuar që nuk ka prodhuar në asnjë rast legjitimitet të plotë të qeverisjes së vendit. “Si të vjedhësh votat me stilin shqiptar”, është titulli i një telegrami që ambasadori Uidhers ka firmosur pak ditë para zgjedhjeve të vitit 2009, në 12 qershor. “Edhe pse ka bërë përparime, Shqipëria mbetet një vend ku manipulimet në zgjedhje nuk mungojnë. Blerja e votave, rryshfeti për komisionerët, kartat e rreme apo frikësimi i votësuesve, të gjitha funksionojnë në këtë vend”, shkruhet në këtë telegram. Thyerja e madhe e institucionit të zgjedhjeve, sipas amerikanëve, ka ndodhur në maj të vitit 1996. Mbas tyre, vetëm një vit më pas, Shqipëria hyri në kaos dhe vazhdon të jetë në një tjetër formë të kaosit edhe mbas disa palë zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale. Për të ndalur në zgjedhjet e fundit, kryesisht për Tiranën dhe duke bërë analogji me mënyrat sesi frakturohet vota shqiptare që identifikojnë amerikanët, historia ngjan si dy pika uji. “Askush nuk numëron sa vota ka në kutitë e votimit dhe sa votues janë regjistruar”, shkruhet në qershor 2009, ndërkohë që dy vjet më pas, ka pasur diferenca domethënëse mes fletëve të gjetura në kutitë e votimit dhe numrit të zgjedhësve që kanë votuar. Në një proces që largoi Edi Ramën mbas më shumë se një dekade nga bashkia e Tiranës. Në të tjera telegrame ngrihen shqetësime akute nga fushatat elektorale të zhvilluara, të cilat, në thelb kanë të njëjtin shqetësim: ato nuk janë të ndershme, ato janë gjithmonë një garë e pabarabartë mes favoreve të pushtetit që pushteti i vë në funksion të fitores dhe opozitës. Mbas zgjedhjeve të 28 qershorit, një vështrim i akullt parashikues i ambasadorit Uidhers dëshmon atë çfarë po ndodh në këto dy vjet të mandatit të dytë të zotit Berisha: “Një pyetje e madhe për ne është sa efektive do të jetë një mazhorancë e dobët në qeverisje përfshi realizimin e reformave që ne dhe ky vend i ka të nevojshme”. Përgjigja mund të jepet shqip: aspak!
Politikanët
Dhe mbas zgjedhjeve të manipuluara, natyrisht edhe produkti i tyre, ligjvënësit shqiptare nuk do të mund të ishin ndryshe sipas këndvështrimit amerikan. Në një telegram të datës 13 gusht 2009, ish-ambasadori Uidhers bën një listë të pjesshme me emrat e gjashtë deputetëve nga më të rëndësishmit të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët dyshohen për lidhje me botën e krimit, si pjesë e tij apo si përfitues prej tij. Përtej faktit sesa real është një perceptim i tillë amerikan, ka një fjali në këtë raport që trishton pafund: “Sjellja e sëmurë, ndoshta kriminale e shumë deputetëve prej shqiptarë është shqetësuese dhe nuk premton për zhvillim demokratik. Eshtë gjerësisht e njohur në Shqipëri se të gjitha partitë kanë deputetë të lidhur me krimin e organizuar”, shkruan ish-ambasadori Uidhers. “Këta individë janë sot deputetë dhe kanë imunitet nga ligji…”. Kjo fjali kyçe e këtij telegrami, shpjegon dhe shumë detaje të tjera për atë çfarë ka ndodhur në vijimësi në Shqipëri. Në këtë mënyrë, kuptohet dhe më qartë ngulmimi publik i ambasadës amerikane në Tiranë për rrudhjen e imunitetit, parashikuar në kushtetutë për një sërë zyrtarësh të lartë në vend. Një gjë që, pavarësisht se të gjithë aktorët e kanë përshëndetur, asnjëherë nuk është bërë realitet. Në këtë këndvështrim, dy nga proceset më të bujshme të dështuara në Shqipëri, tragjedia e Gërdecit dhe abuzimi fatal me rrugën Durrës-Kukës, kanë dështuar pikërisht për shkak të kulturës së pandëshkueshmërisë së instaluar në vend dhe për shkak se dy ministrat e akuzuar direkt, Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha kanë mundur të shpëtojnë pa ju nënshtruar procesit të hetimit gjyqësor, sepse kanë pasur imunitet. “Ndërkohë që pritej që Prokuroria e Përgjithshme të kërkonte heqjen e imunitetit të Mediut, Kuvendi i Shqipërisë i mbylli punimet në mënyrë të papritur në datë 28 korrik”, vërehet në një tjetër telegram.
Ka dhe më shumë se kaq. Një dëshmi tronditëse vjen nga përdorimi që i është bërë rrugës Durrës-Kukës për interesa thelbësisht elektorale, pa kursyer rrezikimin e jetëve njerëzore dhe koston që duhej paguar. Një nga telegramet e zotit Uidhers konfirmon se dy drejtues të konsorciumit Bechtel-Enka kanë kërkuar që tunelet të hapen në tetor të vitit 2009, ndërsa kryeministri Berisha insistonte që një gjë e tillë të ndodhte në qershor. Arsyeja: fushata elektorale. Kundërarsyeja logjike: nuk kanë përfunduar punimet, rrezikohen jetë njerëzish dhe rritet kostoja me të paktën 15 milionë dollarë. Të paktën pjesa e dytë u verifikua dyfish, punimet që u bënë në tunel morrën 30 milionë dollarë më shumë për shkak të këmbënguljes së zotit Berisha.
Gërdeci
Ka fasha të shumta drite që hidhen në një nga pjesët më të errta të këtyre viteve të fundit. Tragjedia e Gërdecit. Ambasada amerikane ka shënuar me besnikëri mendimet e fshehta të saj, ka bërë analiza që u referohen shumë burimeve, të pavarura ose jo të tilla, që tregojnë disa nga misteret e asaj çfarë ka ndodhur në Gërdec dhe aktorët që e frymëzuan dhe shkaktuan tragjedinë si pasojë. Mes tyre dhe përmendja e emrit të të birit të kryeministrit, i cili, sipas një dëshmie të regjistruar nga ish-shefi i shtabit të Forcave të Armatosura Luan Hoxha, ka arritur deri sa t´i bëjë atij presion për të vazhduar demontimi i municioneve të kalibrit të rëndë në Gërdec. Sipas telegramit të datës 20 qershor 2009, Hoxha kishte shprehur edhe frikë për jetën e tij dhe sigurinë fizike. Në komentin e tij, zoti Uidhers shkruan se nëse versioni i ish-gjeneralit mban elementë të së vërtetës, ai mund të ndihmojë për të shpjeguar pyetjen më të rëndësishme të momentit: “…Pse kryeministri ka nisur sulme kaq të fuqishme kundër institucioneve kushtetuese duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar aq sa të verë në diskutim kredencialet demokratike të Shqipërisë…”
Një tjetër detaj i publikuar së fundmi: një nga krerët e policisë së shtetit, ish-truproja e Berishës, Agron Kuliçaj, i cili në këndvështrimin amerikan konsiderohet si i korruptuar dhe me lidhje me krimin. Eprori i tij direkt ka dëshmuar vetë se është i pafuqishëm ndaj tij sepse: “…Kuliçaj është i lidhur ngushtë me kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për ta larguar apo detyruar atë të dorëhiqet, duhet të vijë nga zyra e kryeministrit”, shkruan ambasadori Uidhers në datën 25 nëntor 2009. Pa u ndalur këtu, por duke shënuar dhe faktin se një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, Dritan Dajti, vazhdonte të qëndronte në liri falë shërbimeve që i bënte atij vetë Kuliçaj.
Gjyqësori
Gjyqësori, si sistem, konsiderohet si i korruptuar nga qytetarët shqiptarë. Të njëjtën ide, madje edhe më të rëndë dhe më të faktuar, kanë dhe amerikanët për ta. Telegramet e ambasadorit Uidhers shënojnë të paktën dy raste të implikimit të ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë në lirimin e pakuptimtë të pasurive dhe pezullimin e dënimeve për trafikantë të qënieve njerëzore dhe të duhanit. Thimio Kondi përmendet personalisht me emër për këto vendime të marra në epilog të mandatit të tij si kryetar i gjykatës. E njëjta gjykatë, konsiderohet se ka dhënë vendime së paku të pakuptueshme dhe me dy standarte në rastin e proceseve të pambyllura kurrë për ministrat Mediu dhe Basha.
Sekretet
Duke gjykuar nga publikimet e rralla nën siglën sekret, që shoqëron telegramet, mund të gjykohet në një vështrim të parë se cilat janë interesat më të thella amerikane në Shqipëri. Dy telegramet e parë nën këtë sigël kanë të bëjnë me dhënien e azilit politik nga Shqipëria për pesë ujgurët e transferuar nga burgu i Guantanamos. Të dy ato i përkasin datave 8 dhe 9 maj 2006 dhe kanë të bëjnë i pari me mbërritjen e ujgurëve dhe i dyti me takimin e ish-ministrit të jashtëm të kohës, Besnik Mustafaj me ambasadorin kinez të akredituar në Tiranë. Përfshi këtu dhe komentet e medias, një pjesë e të cilës ishte kundër veprimit të qeverisë shqiptare.
Por dy janë temat më të nxehta që amerikanët i kanë klasifikuar sekret në telegramet e tyre. Ato kanë të bëjnë me SHISH-in dhe përpjekjet e kryeministrit Berisha për ta vënë atë nën kontroll dhe me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në rastin e parë, ligji i propozuar për këtë shërbim nga maxhoranca, konsiderohej dhe si një rikthim në “famëkeqin sigurim të shtetit”, siç e quante Presidenti Topi, ndërsa amerikanët komentonin se ato do të dëmtonin edhe marrëdhëniet e partneritetit mes shërbimit shqiptar dhe CIA-s. Se kush fshihej mbas saj, ambasadori Uidhers e thotë fare qartë me një fjali të përmendur shpesh edhe në shtypin shqiptar: “Berisha ka refuzuar ta takohet me drejtorin e shërbimit…”, një refuzim që ka nisur që në vitin 2005 dhe vazhdon të jetë i tillë edhe sot. I paralelizuar me të njëjtën periudhë dhe duke ju referuar ligjit të rrëzuar për Lustracionin, Ambasadori Uidhers komenton kryeministrin si një ish-komunist që mbasi i ka dështuar karta e antikorrupsionit që e ka dëmtuar shumë imazhin e tij, i është rikthyer kartës së antikomunistit. Në rastin e dytë, amerikanët janë shumë të informuar, kryesisht për stokun e madh të municioneve që Shqipëria ka trashëguar nga regjimi komunist, rrezikun që ato sjellin jo vetëm për vendin, por sidomos, për mënyrën e menaxhimit të tyre, thyerjet e embargove ndërkombëtare ndaj vendeve nën embargo, kontaktet shqiptare me vende armiqësorë me SHBA-në dhe korrupsionin e kryer me tregtimin e këtyre armëve.
E fundit, por jo në fund
Qëndrimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara për botimet ilegale të Wikileaks-it është refuzimi i çdo komenti mbi to dhe nënvizimi se ato publikime do të dëmtonin interesat amerikane, por dhe të individëve të ndryshëm. Në rastin shqiptar, ka diçka tjetër që duhet reflektuar seriozisht. Shqipëria, me të drejtë konsiderohet vendi më proamerikan në Evropë. Një thyerje e besimit të publikut në këtë drejtim, ndodhi kryesisht mbas ngjarjeve tragjike të 21 janarit kur katër demonstrues u vranë gjakftohtësisht nga njerëz me apo pa uniformë nën dritaren e kryeministrit. Për herë të parë, në atë masë, u publikuan qëndrime kundër asaj çfarë dukej se mbështesnin apo kundërshtonin publikisht amerikanët. Pyetja e të paktës gjysmës së opinionit publik, mbështetës të opozitës, ishte se si kishte mundësi që vendi më i madh demokratik i botës, “mbështeste” një qeverisje që po merrte tiparet e një regjimi që mendohej i perënduar në Shqipëri. Botimet e fundit mbi “mendimet e fshehta” amerikane për çfarë ndodh në Shqipëri dhe për qeverisjen e vendit, dëshmojnë të kundërtën. Që Shqipëria të jetë e vërtetë, që aspirata demokratike e këtij vendi të shndërrohet në realitet, duhet të vazhdohet të ketë shpresë dhe besim në bregun tjetër të Atlantikut, ku një mekanizëm i stërmadh në shërbim të demokracisë, mund të mos ndjehet kur lëviz, por nuk është kurrë në prehje dhe në heshtje. Kushdo sot në Shqipëri ka të qartë thelbin e kësaj historie: mund t´i shpëtohet ndëshkimit për krim nga gjykatat shqiptare, mund të rritet numri i zerove në llogaritë bankare, por asgjë nuk mbetet pa dalë dhe pa u ndëshkuar minimalisht me turp. Nuk ka asgjë tjetër të përjetshme të këtë botë përveç të vërtetës absolute. Edhe në Shqipëri, në vendin e gënjeshtrave që politika i shet si karamele, herët a vonë, e vërteta do të ketë dritë.
Po mor djale por ajo qe ju nuk guxoni te thoni eshte se per mbeshtetjen qe turqia i jep izraelit, amerika i ka dhene asaj (turqise) dore te lire te te gjithe zonen qe ajo (turqia) konsideron si hapesire te veten dmth ballkan, kaukaz edhe lindje e mesme. Demokracia shqiptare eshte nje qenjgj i vogel qe behet “kruban” ne altarin e demokracise amerikane.
Cakalli777..
Po ti lexosh me vemendje kabllogramet(ne versionin anglisht), ne asnje prej tyre nuk shprehet thjesht “Interesi” pragmatist Amerikan, por vetem nje dhimbje e madhe per deformimet shqiptare dhe vuajtjet e qytetarve normal te saj…
Ne themi ujku ne vath ti thua shikoni gjurmet ne anadoll…
E verteta eshte para syve tane, e paster dhe ashtu si e besonim dhe e prisnim te ishte… kush i ka syte ne balle dhe mendjen te vendi i vet ta shikoj…Ju te tjeret bridhni Anadollit
ne boten e sotme mund te genjesh vetem qorrat edhe tifozat e futbollit, ajo qe kam thene me lart ka 20 vjet qe ja ben mu, bota eshte pak me e madhe se shqiperia edhe “faktori i jashtem” ka me shume rendesi nga sa thoshte partia e punes
Me gjithe keto gafa politikanet e Tiranes si,pse,deri kur do rijne ende ne fron?
Per Gramoz Rucin nuk na the asgje shoku Vangjel.
mos e akuzo kot sepse thote deputet me te rendesishem ne kuvend.
PROTEKTORI ME I MADH I KORRUPSIONIT NE SHQIPERI
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Zifti i zi i korrupsionit
Vini re nje dukuri… Mbi 80 per qind e investimeve te qeverise Berisha ne mandatin e pare dhe tani jane perqendruar ne ndertimin e rrugeve.
Pse valle Berisha dhe klani i tij eshte kaq i dashuruar pas rrugeve!?
Sebepi eshte gjoja ndertimi i infrastruktures… e terrci verrci
E verteta eshte se ne asnje sektor nuk kryhet me kollaj vjedhja e fondeve se ne ndertimin e rrugeve.
Pse? Sepse zifti i zi, asfalti mbulon superziftin e milionave qe vidhen nga fituesit e paracaktuar te cdo tenderi ne kete drejtim, pra te korrupsionit qeveritar.
Shembulli me i qarte eshte autostrada e kombit, vlera e se ciles u rrit nga rreth 450 milione dollare qe ishte projekti i gatshem ne mbi 1.2 miliarde euro qe shkoi vlera e saj pa projekt dhe me kontrate vetem ne gjuhe te huaj e jo ne shqip .
Rreth 300 milione euro, pra sa ishte vlera reale e saj perfunduan ne xhepat e klanit te korruptuar.
Nje shembull tjeter. Tenderi i nje rruge automobilistike ne nje zone turistike te Tropojes iu dha nje kompanie te sajuar qe kurre nuk kishte ndertuar as rruge dhish. Rreth 30 per qind te fondeve perfunduan ne xhepat e sekserit qeveritar pa filluar ende rruga. Vijon
Rruge dhish e autostrada qe cahen pa peruruar
Cilesia e saj ishte e tille sa vete Berisha gjate vizites ne vendlidnje para nje viti u detyrua at cilesoje si nje rruge dhish… Tani ajo po rindertohet nga nje kompanI serioze, por milionat e taksapguesve shqiptare perfunduan ne xhepat e taksidareve te korruptuar te Berishes. Nuk kam degjuar qe ajo kompani ose sekser shteteror te kene kthyer qofte edhe nje qindarke nga mundi e djersa e popullit shqiptar te shperdoruar ne kete e as ne raste te ngjashme.
Rruge… rruge… rruge… sikur shqiptaret do te ushqeheshin e begatoheshin me ziftin e tyre ! Pse? Sepse zifti i zi i tyre mbulon milionat qe perfundojne ne xhepat e korrupsionit edhe me te zi se zifti i rrugeve… Sa per cilesine e tyre me se miri e tregon altostrada e kombit. Traseja dhe zifti i se ciles ka filluar te cahet pa u shtruar akoma mire si rruge…
Hapi i pare qe duhet te hedhe qeveria e ardhshme e Shqiperise duhet te jete hetimi i cilesise dhe parametrave te ketyre rrugeve dhe te te gjitha investimeve e ndertimeve me fonde publike ne Shqiperi… Aty shtrihet dhe hedh shtat si nje kuceder korrupsioni me i zi ne historine e Shqiperise.
Pergjegjesit si dhe zbatuesit e kesaj katrahure korrupsioni duhet ti jepen drejtesise dhe ti kthejne popullit cdo qindarke te mundit e djerses se tyre te shperdoruar nga qeveria me e korruptuar ne historine e Shqiperise. Vijon
“Mamuthet” e Nanos dhe kucedrat e Berishes
… Edhe “mamuthet e korrupsionit” Nano, Caci & Co. mbeten ne klase para permasave gjigande te korrupsionit te qeverise Berisha. “Mamuthet” ua kane leshuar vendin profesoreve dhe akademikeve, kucedrave te korrupsionit, deri edhe me titujt e Harvardit si Dritan Prifti & co, i cili per kater muaj ne postin e ministrit te Ekonomise e shtoi pasurine e tij me 1. 8 milione euro.
Sali Berisha jo vetem nuk ka luftuar, por krejt e kunderta eshte kthyer ne protektorin me te madh te korrupsionit ne historine e Shqiperise. Jo vetem te korrupsionit ekonomik e financiar, por edhe te atij politik. Vetem ne saje te mbrotjes prej tij sot Fatmir Mediu, Lulezim Basha, Genc Ruli, Dritan Prifti, Sokol Olldashi, etj. vazhdojne te jene ministra ne vend te ishin pas kangjellave te 313-es apo te Bences.
Asnje balene, asnje peshkaqen i korrupsionit nuk eshte denuar as ndeshkuar keto pese vjet te qeverisjes se Berishes. Lufta e Sali Berishes kunder korrupsionit eshte lufta kunder sardeleve e cironkave te tij, jo kunder perbindshave te tij qe me sa duket mbrohen fort nga kupola qeverisese e Berishes.
Ka nje ngjashmeri shume te madhe , si dy pika uje midis qeverisjes se tij dhe ish- diktatures komuniste me te eger ne Bote. Nese kritikat e shtypit per ate regjim lejoheshin deri ne nivelin e ndonje zevendesministri, edhe lufta e Sali Berishes kunder korrupsionit shkon deri ne nivelin e ndonje zevendesministri. Jo me lart. Larg qofte!
Ndryshe e peson si Kosta Trebicka, si Mero Baze, si Erion Brace te cilin telallja me e peshtire e Berishes “ Gazeta 55” e Fahri Balliut, nje nga kucedrat e korrupsionit ne Shqiperi, e paralajmeronte sot se do te rrihet edhe 6 here deri ne fund te vitit… Mire qe nuk i thoshte se do ta pesonte si Trebicka i gjore. Me sa duket Balliu dhe bosat e tij e dine mire qe Brace nuk del per gjah !VIJON
Kambana alarmi apo “leter higjienike
Ndaj duhet marre seriozisht kushtrimi i mbretit te shtypit te lire boteror : The New York Times” “ Kjo mafia ka dale krejt jashte kontrollit… “
Kryeministri liliput i Shqiperise pati guximin qe pikerisht kete tribune boterore te mendimit te lire dhe te lirise se shprehjes ta quante “ nje leter higjenike” . A ka deshmi me te qarte se kush eshte protektori i korrupsionit ne Shqiperi pikerisht kur ajo denoncoi me fakte megakorrupsinin e Gerdecit duke e vene gishtin tek vete i biri i kryeministri shqiptar dhe tek Fatmir Mediu, pra tek vete kupola e tij !?
Sali Berisha predikon nate e dite “ tolerancen zero” kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Ne te vertete ai e ka zhytur ate ne ziftin me te zi te korrupsionit, Ai e ka ziftizuar Shqiperine si askush tjeter para tij ! Ndaj jo rastesisht Shqiperia keto pese vjetet e fundit vetem ka shenuar ngritje ne shkallet e korrupsionit ne tabelat e shume institucioneve monitoruese nderkombetare si dhe ne raportet zyrtare te Departmentit amerikan te Shtetit !
Berisha dhe suita e tije si Mafioze dhe te inkriminuar dihet nga te gjithe dhe nuk ka nevoje per Kabllograme. Opozita nuk eshte nje opozite e vertete. Lidhjet e opozites me PPSH nuk jane zhdukur, por kane lene gjurme te thella. Ne se Social komunistet deshirojne te kthehen ne Socialiste te vertet modern, duhet te kene kurajon dhe te kerkojne ne Parlament 1- denimin e krimeve te komunizmit dhe reabilitimin e te Persekutuarve Politik si dhe demshperblimin e tyre. 2- Te pastrojne opoziten Nga Gramoz Ruçet, Skender GJinushet dhe mafizo-Komunistet. Duke bere kete do ti hiqet Monsters se Mafies Komuniste Sali Berisha karta e antikomunizmit kart me te cilen kerkon te mbuloje fetyren e tije te shperftyruar prej nje krimineli te tipit Mafiozo-komuniste. Duke aktivizuar dhe inkriminuar Topallin e cile po kerkon te Rishtremberoje Historine, e bene kete te fundit nje pushke te lagur pasi jame i sigurte qe SHBA dhe BE kane informacione te rendesishme per veprimtarine e saje mafiozo-kriminale.Berisha dhe suita e tije duhet te vihen para Drejtesis se vertet, per organizimin e Mafies, vjellje,trafiqe dhe krim te organizuar duke pasur evidence te plote mbi veprimtarine e tyre Kriminalo-Korruptive.
Gjurma me e thelle qe ka lene komunizmi jane ata qe flasin e gjykojne per te tjeret si ti e Saliu.Hiqesh sikur do te shpetosh nga Berisha e nga ana tjeter dashke te pastrosh politiken nga Gjinushi qe me gjithe perpjekjet e Sales nuk i del emri asgjekundi per korupsion.Gjinushi ka denoncuar i pari e ne cdo kohe korupsionin e krimet e shpellarit ashtu si dhe te qeverive Nano a Meta.Eshte i vetmi qe sala nuk arriti ta bleje sic bleu tere ish lideret e te majtes pas 2005.Edhe sot vetem ai nuk po i trembet pushtetit te Berishes.Ti me cte drejte lakon emrin e tije.Edhe kur qe minister arsimi ishte nga te paktet e te paret qe e orientoi shkollen drejt arsimit perendimor dhe qe kerkoi publikisht njohjen e pluripartitizmit.Asnje nga politikanet e sotem nuk matet dot me te as per burreri,as per ndershmeri,as per aftesi,e jo me llapaqenet si ti qe pa pike pergjegjesie doni te digjet i njomi me te thatin.
Futja kot Lorenc Vangjeli,kot shkruani te gjthe ju analistet,kot se doni te jetoni dheju.
Turpi qe konkludoni ju ne fund te shkrimit,eshte hequr nga fjalori jone i gjuhes shqipe.
E verteta ka dale ne drite mor analist.A do vije ajo dite kur nje force tjeter politike do ngrihet dhe te konfiskoje miliardate e eurove,te burgose,keta krokodile,nga i pari i drejtesise deri tek i fundit i politikes ?,ATEHERE VIHET DREJTESIA NE KETE VEND.ATEHERE NUK KA KORUPSION.Neqoftese keni ndonje mendim tjeter,shruani,ne te kundert,thoni dhe ju se po shkruaj te jetoj.
vetem enver hoxha edhe ajatollah komejni benin nga keto gjera, edhe nuk e di pse po mua nuk me pelqen te jetoj ne nje vend ku komandon ndonje kopje e ketyre te dyve. Demokracia edhe korrupsioni jane binjake siameze, po do zoti edhe na merr evropa se grope plehrash do ngelemi gjithmone per sa kohe jemi protektorat lindor
E perseris te nderuare shqiptare:
A DO VIJE AJO DITE KUR NJE FORCE TJETER POLITIKE DO NGRIHET DHE TE KONFISKOJE MILIARDAT E EUROVE,TE BURGOSE KETA KROKODLIE, NGA I PARI I DREJTESISE DERI TEK I FUNDIT I POLITIKES?????.VETEM ATEHERE DO KETE SHQIPERI DHE SHQIPETARE TE LUMTUR NEPER SHTEPITE E TYRE ME FEMIJET E TYRE BRENDA LIGJEVE TE KUSHTETUTES DHE NEN FLAMURIN E TYRE LEGJENDAR.
Ju drejtohem mbeshtetesve te sales te terhiqen se do te ndjehen te turperuar kur te marrin vesh se kush eshte sala.Thenia a ambasadorit amerikan “burre shteti”ka spjegimet e saje.Te mos mbeshtetesh ne kte forme sala vendi ishte ne prag luftes civile.Nese ju kujtohet sala tha ;” Ne shqiperi nuk ka vetem socialista por dhe demokrat ku dhe ato kane per te manifestuar”U la nje date por nderhyrja diplomatike e ambasadorit Arvizu beri qe te anullohet.A e mendoni çfar do te kishte ndodhur po te zhvillohej ky miting?Qe te mos zgjatem miku i mire din te te mbroij dhe Arvizu ate beri mbrojti popullin nga gjakderdhja.Se shpejti sala do te jete para organeve te drejtesise.
edhe ti ke te drejte
E VERTETA E HIDHUR SHQIPTARE E WIKILEAKS
DIPLOMACIA, GAZETARIA DHE REALITETI
Nikollë Loka
Falë Wikileaks bota po informohet me qëndrimet e përfaqësuesve të SHBA në lidhje me të gjitha zhvillimet botërore. ikileaks po shpërndan informacione në të gjithë botën dhe reagimet nga vende të ndryshme janë të ndryshme.
Kështu në Rumani.përgjithësisht shtypi raporton për kabllot e Wikileaks si informacion i vërtetë dhe e paraqet si të tillë, shkruan revista rumune “Emaj”. Edhe gazetari i njohur spanjoll Carlos Marmol shprehet në blogun e tij ‘La Noria‘, se interneti është një aleat i gazetarisë, jo armik i saj (…) Efektet e Wikileaks në shoqëri do të varen nga pjekuria e çdo shoqërie, liritë dhe përgjegjesitë e saj. Nga ana tjetër, Ambasadori Amerikan, Arvizu, me një gjuhë diplomatike theksoi dje se në Shtetet e Bashkuara botimi i këtyre informacioneve dënohet. (Po, sepse është nxjerre në publik informacioni i klasifikuar që mbrohet me ligj). Pra jo i “ opinioneve ambasadoriale”, siç po mundohen të na i paraqesin informacionet e kabllogrameve disa njerëz pranë pushtetit.
Dihet se në Amerikë ku liria e opinionit është e shejtë, njeriu nuk dënohet për opinione, por për nxjerrje sekretesh që cënojnë sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër, vetë Ambasadori Arvizu theksoi dje se njerëzit të gjykojnë individualisht mbi këto kabbllograme. Çfarë do të thotë kjo në gjuhën diplomatike? Ato janë informacione zyrtare të publikuara në mënyrë të jashtëligjshme. Pra gjykoni individualisht mbi to. Nuk mund të thoshte kolektivisht, natyrisht nuk mund të thoshte reflektoni zyrtarisht, por kjo nënkuptohej.
Në kushtet kur Ambasadori nuk përgënjeshtroi asnjërin prej atyre informacioneve të publikuara deri më sot, do të thotë: hej shqiptarë, gjykoni mbi politikën tuaj, ja ku i keni faktet. Po si t’ia bëjmë se ngrihen përsëri njerëzit pranë pushtetit, të privilegjuarit e tij, që e duan shumë këtë parajsë që mezi e kanë fituar dhe thonë se nuk pati fakte të reja!!!
E para dhe e rëndësishme është se në ato informacione pati fakte që diheshin pjesërisht prej nesh, pasi edhe ne jetojmë në këtë nënqiell, por kjo nuk do të thotë se nuk janë fakte. Përpjekja për të nxjerrë çdo shkrim investigues në gazetat shqiptare si trillim është moralisht i dënueshëm, logjikisht i papranueshëm dhe kur thuhet nga njerëz të mediave ose pranë tyre edhe profesionalisht në nivel të mjerueshëm. Natyrisht që media shqiptare ka shumë probleme dhe gazetarët nuk janë krejt të lirë e të mbrojtur në punën e tyre, duke iu nënshtruar jo aq abuzimit me lirine sesa administrimit me kufizime të saj. Vetcensura dhe nganjëherë censura që ushtrohet ndaj gazetarëve ka bërë që shumë gazetarë të konformohen me politikën botuese të bosëve të tyre, apo dhe të segmenteve pranë pushtetit. Në këto kushte gazetat vuajnë për shkrime investigative. Puna ka ardhur deri aty sa shumica dërmuese e pushtetit të katërt në Shqipëri i bëjnë oponencë opozitës. A thua se e keqja vendit i vjen nga opozita!!!
Jo zotëri, sado problematike të jetë një opozitë, për sa kohë mbetet e tillë, ajo nuk vihet në bankën e të akuzuarve. E shumta që mund të bëhet është që të mos mbështetet. Ndërsa oponenca e veprimtarisë së përditshme qeverisëse, oponenca ndaj zyrtarëve publikë që kanë në dorë jetën tonë është kërkesë e çdo shoqërie demokratike. Por mos prisni që drejtues mediash që kanë firma ndërtimi, ku fitojnë miliona euro do të bëhen ndonjëherë pasqyrë e pushtetit, ata janë gardh i tij, madje gardh me gjemba që i gris të gjithë ata që i afrohen oborreve të tij, për të parë nëse ato oborre janë të pastruara. Dhe vetëm për oborret, pasi në Shqipëri, akoma një gazetarë nuk mund ta marrë aq lehtë informacionin në labirinthet e zyrave, që me ligj duhet t’ia jepnin vetë zyrtarët e atyer zyrave duhet t’ua jepnin gazetarëve.
Njerëzit, që meritën kryesore të tyre kanë se qëndrojnë në hije të pushtetit po përpiqen të na krijojnë bindjen se kabllogramet nuk thanë asgjë të re!!!
E para edhe ato që ishin thënë nga hstypi nuk ishin të pavërteta, sepse nuk janë provuar si të tilla.
E dyta, kur ato të vërteta të shtypit bëhen pjesë e analizës politiko-diplomatike më profesionale që ka bota, informacionet e shtypit fitojnë edhe më shumë besueshmëri.
E treta, ne shqiptarët që duam të shohim dhe të kuptojmë se çfarë bëhet në këtë vend (dhe jo çfarë na servirin ata që freskohen hijeve të administratës shtetërore me rroga të majme, shpesh herë në punë të pamerituara nga mangësitë intelektuale të tyre) mësuam disa të reja shumë tronditëse. Mësuam disa të vërteta tronditëse nga bisedat e Bamir Topit, Luan Hoxhës, Hynsi Burgajt, e shumë personazheve të tjerë, me Ambasadorin Amerikan. Mësuam se diplomatët amerikanë janë shprehur qartë për Gërdecin, rrugën Durrës-Kukës, Paktin detar me Greqinë, ngjarjet e 21 janarit, e të tjerë.
Dhe të thuash se diplomacia amerikane në Tiranë ka vepruar si një zyrë shtypi është ofenduese për inteligjencën e atij që e thotë. Ambasadori Amerikan Withers ( dhe jo vetëm ai, pasi kabllograme kanë dërguar edhe ambasadorët para tij, por edhe zyrtarët e tjerë të Ambasadës që janë autorizuar ta bëjnë një gjë të tillë) ka ndjekur t njejtën praktikë që kanë ndjekur të gjithë homologët e tij në të gjithë botën.
Pra, prpjekjet për t’i par kabllogramet si fenomeni Withers janë të dështuara dhe të palogjikshme. Qëndrimi i Withers ndaj politikës shqiptare nuk ndryshon nga qndrimi i ambasadorëve para tij, vetëm se atij i ka rënë të bëjë informacione për disa ngjarje më të veçanta që kanë ndodhur në Shqipëri.
Zotërinjëve që thonë se “në demokracinë amerikane edhe diplomatët janë të lirë të shprehin opinionet e tyre” është një bllof dhe një përpjekje për të mbuluar diellin me shoshë. Diplomatët nuk janë të lirë ta shprehin lirisht opinionin e tyre as në Sudan, e jo më në Amerikë. Diplomati është një zyrtar sui generis, një zyrtar i censuruar dhe i vetcensuruar që duhet të heshtë kur duhet të flasë dhe e kundërta. Diplomatët Amerikanë, përfshirë edhe Withers kishin folur për ne të shumtën e rasteve me gjuhën ekuivoke diplomatike. Kabllogramet amerikane nuk ishin për ne, por për administratën amerikane, për politikën amerikane në Shqipëri, për interesat kombëtare amerikane në këtë pjesë të botës. Ato na erdhën ne rastësisht në dorë dhe kemi rastin të reflektojmë mbi to.
Askush që është i lirë të mendojë në mënyrë të arësyeshme nuk mund të pohojë se Ambasadori Amerikan ka gënjyer, se ai paska abuzuar, se ka deformuar realitetin dhe për rrjedhojë e ka orientuar keq politikën amerikane ndaj Shqipërisë. Po të ishte kështu, do të kishim marrë vesh ndëshkimin e tij. E theksoj se politika amerikane në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë ka edhe kanale të tjera informacioni shumë të kualifikuara, që nuk lejojnë lajthitje ambasadorësh. Qeveria Amerikane dhe posaçërisht Departamenti i Shtetit nuk është një qendër mediatike, por qendra ku përpunohet politika amerikane, me ndikimin më të madh mbi të gjitha zhvillimet botërore.
Është rasti që qytetaria shqiptare t’u shprehë mirënjohjen atyre mediave që kanë depërtuar dhe në këto kushte që ndodhemi kanë mundur të na thonë një pjesë të së vërtetës, që tashmë po e shohim lakuriq. Është rasti gjithashtu të falenderojmë Wikileaks që na e nxori të vërtetën, ashtu siç ajo është, ani pse për disa shumë e idhët.
E mbyllim shkrimin me atë që thamë në fillim se efektet e Wikileaks në shoqëri do të varen nga pjekuria e çdo shoqërie, liritë dhe përgjegjesitë e saj. Ne aktualisht jemi një shoqëri pjesërisht e lirë dhe me njerëz që për fat të keq edhe kur nuk e kanë të vërtetën me vete, përpiqen ta krijojnë atë.
Zoti Nikoll Loka nuk e di keni patur rast ta lexoni një shkrim të një azilanti politik me banim në Bruksel Belgjik http://bit.ly/jAL5ep me ka habitur shumë.
VANXHE ! NUK JE I BESUSHEM ,”HARRON” SE PERVEC PUSHTETIT QENDROR AGZISTON DHE PUSHTETI VENDOR KU OPOZITA PARA 8 MAJIT KA PASUR SHUMICEN E QYTETEVE.
HABITEM ME KETA TE TEMES QE TE LEN TE SHKRUASH E TE KONSIDEROJNE SI ANALIST I PA ANSHEM.
Turkofakusi dhe cakalli7 jane i njejti person, bile kjo shemtire renegate shkruan me 8 nick te tjere.