Kryeministri Sali Berisha, e shoqja dhe familja Balliu
Kabllogrami nga Tirana raporton mbi përfshirjen e një klani të ri të Familjes Berisha në Gërdec dhe për presionet politike të tij në mbylljen e çështjes së Bashës dhe Gërdecit
Në skandalin e Gërdecit zhytet edhe një tjetër njeri i rrethit të afërt të Berishës. Kështu thuhet në një kabllogram të shkruar nga zëvendësi i ambasadorit amerikan, Uidhers, që mban datën 17 prill 2009. Në të thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit me një kompani në pronësi të vajzës së tij dhe Mihal Delijorgjit. Kabllogrami shton se edhe pse Ina Rama e kishte në dosje këtë fakt, Balliu nuk u hetua. Më poshtë kabllogrami i plotë.
Zbulimet e reja për skandalin e Gërdecit dhe pushimi i çështjes së rrugës Durrës- Kukës shtojnë presionin mbi Prokuroren e Përgjithshme
Përmbledhje: Një seri zbulimesh dhe vendimesh në javën që shkoi e kanë vendosur prokuroren Ina Rama në pozicione mbrojtëse dhe kanë nxitur kryeministrin Sali Berisha të shtojë retorikën kundër Ramës. Fillimisht media ka sjellë në vëmendje faktin se 15 nga 28 personat e akuzuar për skandalin e Gërdecit janë akoma në punë në pozicione qeverisëse, përfshi Komandantin e Forcës së Përbashkët, Agim Lala dhe Sekretarin e Përgjithshëm Adriatik Mema, që po studion në SHBA me fondet e Programit Ndërkombëtar për Ndihmë Ushtarake. Së dyti, zbulimet e fundit në lidhje me përfshirjen e një tjetër anëtari të rrethit të ngushtë të Berishës në Gërdec, kanë shtuar kriticizmin publik se përse Prokurorja e Përgjithshme nuk ka hetuar kompaninë respektove private. Së fundmi, vendimi i Gjykatës së Lartë për të pushuar akuzat ndaj Ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, është parë si një disfatë e madhe për Ramën.
Mungesa e largimeve: Mediat raportojnë se një barsoletë po qarkullon në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas saj, Prokurorja e Përgjithshme dërgon një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për asistencë me ekspertizë ushtarake në hetimin e Gërdecit. Kërkesa i dërgohet drejtorit të departamentit përkatës për këtë ekspertizë. Si për fat, drejtori, që është i akuzuar për këtë çështje, e gjen veten në pozita për të ofruar ekspertizë dhe këshilla për hetimin e tij. Përveçse kjo është shumë pranë të vërtetës, anekdota nxjerr në pah një problem që është ekspozuar edhe në media. Nga lista me 28 zyrtarë të akuzuar për skandalin e Gërdecit, 15 janë akoma të punësuar në shtet dhe vazhdojnë punën që kanë bërë. Edhe pse ligji shqiptar nuk e kërkon, prokurori ka të drejtë të kërkojë pezullimin e zyrtarit nga detyrat e tij derisa të jepet një vendim, çka nuk është bërë nga Prokuroria e Përgjithshme. Kritikët thonë madje se edhe pa një kërkesë të tillë, Ministria e Mbrojtjes duhej t’i kishte shkarkuar zyrtarët e akuzuar.
Nga 15 zyrtarët aktivë, më i rëndësishmi është gjeneral brigade Agim Lala, komandant i Komandës së Forcës së Bashkuar. Lala e mori detyrën kur i bashkakuzuari Shpëtim Spahiu u shkarkua për shkak të implikimit të tij në Gërdec. Një tjetër shqetësim për ne është edhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Adriatik Mema, që aktualisht po studion në Akademinë Navale në SHBA. Studimet e tij sponsorizohen nga IMET.
Shumë pranë anekdotës është edhe Zenun Ferro, në listën e të akuzuarve, që aktualisht është caktuar në Stafin e Përgjithshëm të Divizionit të Forcave të Armatosura. Hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme kanë kërkuar dëshmitarë ekspertë nga zyra e tij. Nuk dihet nëse Ferro ka ofruar ndonjë këshillë.
As Prokurori i Përgjithshëm dhe as Ministria e Mbrojtjes nuk kanë bërë ndonjë koment për këtë çështje.
Një tjetër nga klani i Berishës zhytet brenda: Mediat gjithashtu kanë raportuar disa zbulime këtë javë se një kompani në pronësi të Mihal Delijorgjit (i akuzuar për skandalin e Gërdecit), dhe Henris Balliut (vajza e Fahri Balliut, anëtar i trupës drejtuese të Partisë Demokratike dhe këshilltar i afërt i kryeministrit Berisha) ka nisur në mënyrë ilegale ndërtimin e fabrikës së demontimit në Gërdec në prill të vitit 2007, muaj përpara se Këshilli i Ministrave të jepte aprovimin zyrtar për kompanitë private (përfshi Albademilin e Delijorgjit) për tu përfshirë në demontim.
Mendohet se në atë kohë, komandanti i Policisë Ushtarake, Astrit Jaupi, i dërgoi një letër shqetësimi për të informuar ish- Ministrin e Mbrojtjes, Mediu dhe ish- Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha kur zbuloi se kompania e Delijorgjit “Trans Digging Construction” po shkatërronte godinat në ish- repartin e tankeve në Gërdec pa asnjë leje të shkruar nga Ministria e Mbrojtjes. Letra e tij nuk mori kurrë përgjigje apo ndonjë veprim.
Përveçse ofroi më shumë prova se Mediu e kishte favorizuar në mënyrë ilegale Delijorgjin në vendimet për demontimin, historia nxjerr në pah përfshirjen e një tjetër personi nga orbita e ngushtë e Berishës- Balliu. Kur u përhapën fjalët e para për lidhjet e Balliut me Delijorgjin, Balliu mbajti një konferencë për shtyp në fillim të prillit për të mbrojtur veten. Ai fillimisht pretendoi se nuk përzihet në punët e vajzës së tij (emri i vajzës së Balliut është përdorur në dokumentet me Delijorgjin), dhe më vonë deklaroi se vajza e tij ishte tërhequr nga kompania e Delijorgjit në vitin 2006, përpara aferës së Gërdecit. Megjithatë, media menjëherë ofroi prova se emri i vajzës së tij nuk ishte hequr nga dokumentet e zyrës së regjistrimit deri më 8 prill të këtij viti, ditën kur edhe shpërtheu lajmi për lidhjet e Balliut me Delijorgjin.
Pushimi i çështjes së Bashës: Në reagim të këtyre zbulimeve, disa kanë kritikuar Prokuroren e Përgjithshme se ka shmangur hetimet për rrethin e ngushtë të Berishës, duke theksuar se Prokurorja e Përgjithshme e dinte për implikimin e kompanisë TDC për më shumë se një vit, por nuk e kishte hetuar as atë dhe as Balliun. Përveç Balliut, kritikët theksojnë se hetimi nuk ka prekur praninë e baxhanakut të Berishës në Gërdec në kohën e shpërthimit e as fjalët se biri i Berishës ka lobuar tek Ministria e Mbrojtjes për Delijorgjin. Disa kritikë kanë ngritur pyetjen nëse Ina Rama është frikësuar nga qeveria ose ka arritur një marrëveshje me të.
Presioni publik ndaj Prokurores së Përgjithshme u rrit kur më 10 prill Gjykata e Lartë pushoi një çështje të PP kundër Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha për abuzime me detyrën gjatë kohës kur ishte Ministër i Transporteve. Çështje u pushua për teknikalitete- gjykata vendosi se çështje e Prokurorisë së Përgjithshme ishte e pavlefshme për shkak se kishin skaduar afatet e hetimit. Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama lajmëroi menjëherë se hetuesit do të nisin një çështje të dytë kundër Bashës, duke u fokusuar në gjetjet inkriminuese të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
KOMENT
Kjo nuk ka qenë një javë e mirë për Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. Ndërsa ajo po mësohet, presioni politik nga qeveria, kritikat nga publiku- e madje edhe një thirrje për shkarkimin e saj- kanë qenë shqetësuese. Berisha e ka rritur si pasojë kriticizmin publik ndaj Ramës, duke e akuzuar atë për motivim politik dhe ka shpallur pafajësinë e Ministrit të Jashtëm Basha dhe të ish- Ministrit të Mbrojtjes, Mediu. Gjithë vëmendja do jetë e fokusuar në hapjen finale të gjyqit të Gërdecit më 4 maj, një nga më të mëdhenjtë në historinë e Shqipërisë.
,,,,,,,nuk na mungojne krimet e kriminelet,por kush do ti denoi ata dhe kur?????????
si shpjegohet qe sa po vjen he po piqesh ti ore bravo ta mbeshtes……mendimin
kujt i thoni,zonje/she !!!!!?????
ty ore te them qekur ke filluar me edukate ti vetem marmiden njef si llaf
Lola, ca ben ketu se u lodha tu te gjumu, lene gaxhiun ec me mu se jam i kulturum, shiko jom si kiri http://youtu.be/2vRR6IT3E9I
ca ke ti mo ca ke po ku je pra, hec me mua thote dhe ne vend numero ky
hahaha,si pas mezes,nderrohet dhe piruni,,,,,
sa per mbeshtetjen qe me ben,mos u lodh kot,se kur mbeshtetem une heq dhe rrondelet,,,,kshq,shpesh here,prishet takoja,cahet ne mes,,,prandaj qe do te rekomandoja,te mos me mbeshtesesh,demi eshte i konsiderueshem,,,,,,,!!!!
dhe une me nje fjale te vetme po te them DEMI te hyfte jarebi
lola sa gervishesh pak te del gjaku blu si i hajries, me mire me bedronen time
hahaha,Lola experienca jote me Demin[sipas teje] qenka e dhimbshme,mgjt koha sherone plaget,,,,,,,kurajo!
Ky lola mendjen ne kurvilleqet e ka:(
MOS E KRUANI ME LOLEN !
Se mund tju beje per fasho-piston ! E kemi figuren e forumit.
hahahahahhahahahahhhahaha jo po thoi ketij ganxhes se sdi gje
o stalin po Lola eshte Baftjari ne realitet,,,,,,,,,,
BIRE SELMAN INENES KE TE TE QAJ ME PARE. MEDIUN, LULIN , SHKELZENIN, BALLIUN,APO SHEJTANIN ME BRIRE.NUKE DIME E NUKE NJOHIM NONJE VEND NE BOTE TE KETE NDODHUR NJE TRAGJEDI SI GERDECI DHE DREJTESIA BEN SEHIR SE CDO THOTE SALIU. NE DHJETRA GJYQE TE KOTA SKEMI PARE ASNJE PERSON KRYESORETE JAPE LLOGARI PER TRAGJEDINE NJEREZORE DHE DEMET E MEDHA MATERJALE QE SHKAKETUAN KTA MAFJOZE NE BASHKE PUNIM ME TRAFIKANTET E HUAJ VETEME VETM PER TE NZJERE PERA NGA PASURIA E POPULLIT NE KUNDRSHTIM FLAGRANT ME LIGJET E VENDIT TONE. INA RAMA TE MOS TRMBET NGA PRESJONET E KRIMINEL BERISHES QE MBRON DJALIN E TIJE, PORE TE MARE SHEMBULL NGA DREJTESIA AMERIKANE QE DENOJE DELIJORGJIN DHE VAZHDON TJA RITE DENIMIN NE BAZE TE PROVAVE TE REJA. NE SE KA FRIKE EDHE PSE PO SHKEL BETIMIN QE SDUHET TA SHKELE LE TI DREJTOHET PER NDIHME AMBASADES AMERIKANE, VETEM EVETEM TA COJE NE VEND DREJTESINE E KERKUAR JO VETEM NGA FAMILJARET E VITIMAVE, PORE NGA IGJITHE POPULLI SHQIPETAR. ME PASE TE GJITHE DO THEMI ;; BRAVO INA RAMA TANI E NE VAZHDIM NE SHQIPERI DO KETE DREJTESI.
ky balliu ka dashnore kunaten e vet dhe krenohet qe eshte femnist i lezetshem ,cfare prisni nga ky?’e keni te sigurte kete qe po ju them
ky lajmi i kunates se fariut duhet te jete i vertete se tip pedofili eshte fariu
une kam qene komunsit ne organiztaen e fshatit kur ka lindur Fahri Balliu,,dhe per ti ven emrin ka ndenjur dy ore ne mbledhje keshilli popullor ne ate kohe,,e prune edhe Fahriun e porsa lindur qe ta shikonim ne te keshillit se mos ishte fallco,se dyshonim tek prinderit e tij se ishin mashtues,edhe tham po se pam me syt tane nuk ja aprovojme emrin se keta mashtrues kushedi cfare plani kam,,e sollen Bebe Fahriun edhe ne u bindem,,e jema donte ti vendoste emrin,Fari,,kurse i jati thoshte Fahri,,me kujtohet u ngrit nje antar keshilli edhe tha une mendoj ta quani thjesht Far se ky ka per te qene si fare qe nuk do zhduket,,ore po na e kupton e pyeste tjetri,,po duket ky qe ne surrat,,ndersa fahriu ishte vetem 6 muajsh edhe na shkelte syrin neve kur e shikonim,,nje tjeter tha tja vem Fari pa -H- si Far ndricues,,njeri thoshte Fara po me -A- ne fund qe mos ti shuhet fara,,njeri tha ta cojme Firaun se ky qe tani te shkel syn si Firaun,,e pam qe mori te krisur muhabeti,edhe u lodhem me llogje edhe kryetari pyeti te jatin,,si do e vendosim,,Fahri tha ky,,me mire nuk behet i tha kryetari keshillit ketij surrati vetem ky emer i vjen hakut,e keshtu u tha e u be,,
Hyso,Ferhat t’ia kishit vene,po jo Ferit,mbase Farush ose Ferrik….Qe ti thoshin:”Ik moj Farushe”.Do nje vjershe ti per Faron,se kur morra vesh qe ka nje Q7 une kamfilluar te urrej Audet,se e felliqen marken fare.Me tha njehere nipi qe po pe nje Q7 te perkuar ne mes te rruges eshte e farushit.Mos more,edhe kete e ben tani;nuk ndalon ne trotuar qe ta kete me kollaj te zbrese?
Nje bure shkurtabiq qe shkruan gazete
i mbledhur iriq te shpon e te vret.
Tregon mbare e prape,legjenda ka mbjelle,
ne dimer ka vape,ne vere mban ombrelle.
Nuk eshte burre i shpates,august,perandor,
si maçoku i nates s’ka shtylle kurrizor
Me duart e nxehta ky bure shkurtabiq
mbush faqe dhe rreshta si arkat me fiq
Pale,ben moral,me mandat patrioti
gastor’ i perdale ky bure kaq i zoti!
Pale,shet sofizma gaztor’ i Oborrit
gjembaçi me thinja ne strofken e horrit.
Palos ne kulete,para,djerse dhe ere
keshtu ben gazete ky burre i mendere..
Ceshte ky pozicion o fahri sikur e ke ne bythe?
Ky fariu balliu, sa rudha ka o sa difekte ka ne surat o trup aq here e ka dredhur ne jeten e tij prej flugeri.
Me keq se f.cupi.
ky karakteri Fahri Balliu lan paret e vjedhura te shqiptarve ,bashke me malokun e vucidolit ,ne Philadeplhia ku me ane te nje kusheriri te tij…kane hap nje te ashtuquajtur servic makinash ku nuk shkel njeri pasi ka cmime fantastike,,por service duket si laborator kimik nnndersa ky fatmir mediu ka nje restorant po ne Philadephia plus ca businesse fantazem….sa per ushtarakun Adriatik Mema,nuk po ben asgje ne USA pervec levron ca pare te Berishes dhe bredh kot ne cdo cep te USA duke shpenzuar pare te vjedhura nga shiptaret
pupupu dhe bari falliu te bej presion me ate fytyr si benz i karamboluar…
Ore Atdhetar USA , ne shyqyr qe e kemi inen se na pastroi nga korupsjoni, na vertetoi te koruptuarit, lulken fariun fatmirken e kompani. po inka ben sikur punon, berisha ben sikur e shan , e quan zonje bulevardi e lidhur me opoziten , por ne fakt ajo ben politiken e saliut, ke pare te denoje ndonje ina, asaj i interson vetem rroga e majme qe mer dhe emri kryeprokurore, per te tjerat komandon argita, pse nuk ndihet per fariun , ai ka qene dhe bashkpuntor i sigurimit , dhe me lidhjen me salen do te mbuloj spiunlliqet qe ka bere, eh o hysni dajaku, bashkpuntoret jane me te poshter, se ata qe punonin ne sigurim dikur benin punen , te cilen do e bente kushdo ,po ata qe spiunonin pa te keq, shokun komshiun etj ata po qe jane te ndyre si plot qe ka dhe deputet e flasin kunder tyre , ndoshta pa te drejte , se mund te jene njerez shume me korekt te ndershem se vete ata qe i sulmojne.( nuk jam ndonje prej tyre )
…Bicimses ne te bema,
bicimses dhe ne syfet,
bicimses qenga rrenja
bicimses me deg’e flete,
bicimseska per te mbet…
Po ca pret nga nje imoral dhe mashtrues si Fahri Balliu, ky eshte ndyresire, te gjitha te keqiat i ka, si ka fytyren ashtu eshte. Maskarai qe vetem vjell vrere me nje gazete plehre qe ka ndyresira, aman o sa fatkeq paskemi qene qe paskemi patur kaq ndyresira per hise.
Sa per Adriatik Memen une personalisht e njoh per njeri te mir e, nuk di tjeter gje per te, di vetem qe ai aktualisht punon perseri ne Ministrine e Mbrojtjes pasi u kthye nga USA.
E keni pare se ç’surrat ka ky Balliu ? Tamam surrat derri.
QEVERIA ME E KORRUPTUAR E SHQIPERISE
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Dy per Salen e nje per Lalen !
Jo vetem gjuhe mjerane ala staliniste sipas antiparimit “ mbrojtja me e mire eshte sulmi”, por edhe genjeshtra te turpshme ne driten e Diellit.
Ka plot nje muaj qe lideri i opozites dhe kryetar i Bashkise sse Tiranes, cdo dite e cdo jave, here vete e here deputetet e tij, jane ne ofensive te panache. Cdo e dite e me fakte te pakundershtueshme ata denoncojne, “mamuthet” e “ balenat” e korrupsionit qeveritar dhe strumbullarin e tij dhe te krimit te organizuar ne Shqiperi.
Ka plot nje muaj qe me fakte e te dhena konkrete, opozita dhe lideret e saj i kane marre nga duart Berishes dhe qeverise se tij flamurin e anti- korrupsionit, me te cilin i mashtruan shqiptare qysh prej fushates elektorale te 3 korrikut 2005. Lepe-peqenet e qeverise, te zene mat dhe ne befasi anga opozita flasin em gjuhen dhe stilin e Stalinit “mbrojtja me e mire eshte sulmi”
Shih sa poshte ka rene Kartagjena berishiane… Albana Vokshi denoncon bashkeshortin e saj te paligjesuar, pra de facto por jo de- jure se i paska dhene 100 milione euro, pra 20 per qindshin e 500 milione eurove qe paska investuar ai vetem ne ndertimet brenda jurisdiksionit te Bahskise se Tiranes. Vokshi nuk dha asnje te dhene e asnje fakt se si i beri ai dhe ajo 500 milione euro!? Po milionat e tjere per gjashte hdirocentralet e Kardhiqit te marra Brenda nje dite me tenderin nen doren e qeverise nga erdhen !? Sa u ka paguar bosave te qeverise !?
I thone ekonomi tregu e jo shaka! A nuk thonin policet e tij “ Dy per Salen e nje per Lalen!? A nuk eshte polici simboli i pare i cdo shteti? Te pakten gjoba e Rames qenda nje me pese e jo nje me dy si e policeve dhe yesmeneve te Berishes, edhe sikur te jene te verteta vetdenoncimet e tyre!
Gruaja spiunon burrin…. Prindi- femijen…
A nuk ju kujton vetem ky fakt kohen e ndritur te Partise se pare te Saliut, kur gruaja spiunonte burrin, prindi femijen, dashnorja- jaranin, vellai – motren, femija prindin…
Patem menduar se ajo kohe kishte perenduar njehere e pergjithmone. Faktet kokeforta deshmojne krejt te kunderten. Ka nderruar vetem aparenca, emri i partive, emri i Zeusve qe te bejne gjemen,,,, por jo mendesia, jo botekuptimi, jo thelbi stalinsto- enverist qe i ka rrenjet shume te thella se pari tek pasardhesit ne krye te kupoles politiko- shteterore te Shqiperise se sotme.
Te pakten, formalisht si partia e Stalinit ashtu edhe ajo Enverit mblidhte formalisht e sa per sy e faqe te ashtuquajturat plenume te KQ te partise nje here ne gjashte muaj per ti dhene imazhin e kolegjialitetit shkopit absolut te diktatoreve ish- komuniste… PD e sotme i zhvillon plenumet e saj nje here ne tre a kater vjet….
Kete shembulll vetdenoncues dhe vetdemaksues te Albana Vokshit perdor edhe ushtari tjeter i Berishes Alibeaj, ne sulmin e tij te donkishotesk kunder mullinjve te eres.
Pikerisht ne kohen kur lideri i opozites dhe shtabi i tij u zgjuan nga gjumi dhe filluan ofensiven e tyre te mencur kunder pikave me te dobeta te qeverisjes shqiptare, sic eshte mbrojtja e krimit te organizuar dhe roli i saj si strumbullari i korrupsionit ne Shqiperi, e kapur ne befasi pozita e korruptuar dhe udheheqja e saj po bejne gafa pas gafash, duke i dhene fakte edhe me te forta sulmuesve me denoncimin dhe demaskimin e vetvetes.
Vetvetiu lindin disa pyetje qe do te ishte mire tu pergjigjej vete Berisha e jo telallet e lepe- peqenet e tij :
Mire qe nuk i zbatojne por te pakten i lexon ai raportet nderkombetare per drejtesine shqiptare.!? Ne vend te ligjit dhe drejtesise, ajo eshte kthyer tash pese vjet ne strumbullarin e cdo kritike per korrupsion, per mbrojtje te krimit te organizuar, per mosdhenie drejtesie, per zbatimin e ligjit te Maliqit.
Drejtesia e munguar dhe “mamuthet” e nderuar
Cfare ka bere Berisha dhe ish- Keshilltari Ligjor, ish- Ministri i tij i Drejtesise…, Zoti Alibeaj per ndryshimin e ketij imazhi te saj.!?
Sa ish- “mamuthe te korrupsionit” e “padrino te mafias ” se qeverise se meparshme te Fatos Nanos kane vene ata ne banken e te akuzuarit ose ne prangat e drejtesise dhe ligjit!?
Jane te pakten pese ministra te qeverise se meparshme dhe po kaq te kesaj aktuale qe jane akuzuar publikisht per korrupsion multimilionesh… Cili prej tyre eshte vene para forces se ligjit!?
Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise ka hedhur poshte dhe shpallur si antikushtetuese mbi 10 ligje e marreveshje nderkombetare te neneshkruara nga qeveria e Berishes…
Sa prej autoreve te dhe hartuesve, miratuesve dhe urdheruesve te tyre jane vendosur para ligjit per shkelje te Kushtetutes se Shqiperise, ligjit themeltar te cdo shteti demokratik!?
Pse ka heshtur deri tash Vokshi, Alibeaj, Paloka…. Berisha kunder shkeljeve ligjore dhe korrupsionit te kryetarit te Bashkise se Tiranes . Zotit Edi Rama me lejet e ndertimit!?
Pse keta u zgjuan papritur vetem pasi ai dhe opozita shqiptare u zgjua nga gjumi dhe ua mori nga duart e pergjakura e te ziftosura deri ne shpatulla nga korrupsioni galopant ala Gerdec, ala “autostrade kombetare”, ala Otranto…, flamurin e antikorrupsionit, me te cilin bosi Berisha dhe mazhoranca e sotme erdhen ne pushtet !?
Nepotizmi – korrupsion ekonomik dhe politik i mirefillte
Pse u bllokuan miliona dollare investime te Bankes Boterore dhe pse u pezullua projekti i saj per zhvillimin e turizmit ne bregdetin jugor te Shqiperise, qe drejtohej nga dhenderri i kryeministrit shqiptar!?
Cfare pergatitje arsimore apo aftesie te jashtezakonshme ne fushen e turizmit, arkitektures, ekonomise pervec qenies dhenderi i kryeministrit Berisha kishte ky person per tu ngarkuar me kete projekt madhor!? Kush e rekommendoi dhe mbi c’ baza pervec nepotizmit u be ai emerim!?
A nuk eshte nepotoizmi shfaqja me e pafytyre dhe me flagrante e korrupsionit jo vetem ekonomik por edhe politik ne Shqiperi!?
Cfare masash ligjore ose ekonomiko- financiare mori drejtesia shqiptare e udhehequr nga (Ali) Beu i korrupsionit kunder atij personi per pezullimin e atij mega-projekti dhe humbjen qe iu shkaktua ekonomise shqiptare nga pezullimi i atij projekti, kur per nje celular ose disa karta telefonike te vjedhura, autoret e tyre , cironkat dhe sardelet e krimit, denohen deri pese vjet burg!?
Me gjeni emrin e nje peshkaqeni ose balene te korrupsionit multimilionesh eurosh , pronarin e nje kompanie ndertimi rrugeshs apo banesazh te denuar per korrupsion, gjate pese vjeteve te fundit, pervec disa fakirave!?
Kush ia shkeli syrin apo urdheroi ne prapaskene Gjykaten e Larte te nderpriste gjykimin e ministrave Fatmir Mehdiu, Lulezim Basha…. per megakorrupsionin tragjik e multimilionesh te Gerdecit dhe te Autostrades Durres – Morine !?
Si e shikon dhe vlerson drejtesia dhe qeveria shqiptare deklaraten alarmante te ambasadorit amerikan ne Tirane se “ plaget e Gerdecit vazhdojne te pikojne gjak perderisa te mos jete dhene drejtesia per regjizoret e saj ne krye te qeverise shqiptare!?
Jo vetem strumbullar por edhe protektori me i madh i korrupsionit
Si e vlerson drejtesia, ligji shqiptar deklaraten e mbretit te shtypit te lire Boteror”
The New York Times” se : “… Kjo Mafie ka dale krejt jashte kontrollit”!? kur vete kryeministri I Shqiperise duke ia kaluar edhe Josif Stalinit, edhe Enver Hoxhes, edhe Fidel Kastros, edhe Hugo Chavezit…. shkoi deri aty sa at quante “ nje leter higjenike”
A ka prove me te qarte , a ka alarm me kumbues per cdo shqiptar se ajo deklarate e Sali Berishes se ai dhe qeveria e tij jane jo vetem strumbullari por edhe protektori me i madh i korrupsionit ne Shqiperi!?
Cfaredo qe te trilloje qeveria dhe shpura e korruptuar dhe krejt e paafte e saj, as Edi Rama e asnje lider i opozites nuk jane as autoret dhe as regjizoret e shkeljeve te renda te ligjit themelor te shtetit shqiptar, Kushtetues se Republikes se Shqiperise, sic u veprua me zgjedhjet atdheshitese te Himares qe mbajne ne karrike nje antishqiptar te terbuar e te deklaruar si Bollano, sic u veprua me Marreveshjen atdheshitese te Otrantos. dhe gradimin maksimal te secilit autor te saj. A nuk u veprua keshtu me “Kolonelin e Asfalise Greke” nga vete kryeministri ne detyre i Shqiperise qe ia dhuroi per kete rol turpi Ministrine e Mbrojtjes se Shqiperise ndersa Athina zyrtare mban edhe sot e kesaj dite ne fuqi Ligjin me absurd te Luftes me nje shtet aleat te NATO-s si Shqiperia…..
Cfaredo “20 per qindshi” te kete marre lideri i opozites dhe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama per cdo leje ndertimi, ajo eshte vetem nje e pesta e 500 milone eurove te peshkaqeneve te korrupsionit qeveritar, pra e atyre qe kane pjesen e luanit ne kete megakorrupsion qeveritar qe po mbrohet me sulme tipike stalinisto- enveriste ndaj akuzave te faktuara e dokumentuara te opozites dhe liderit te saj !?
“Mamuthet” dhe kucedrat e mega- korrupsionit
Edhe “mamuthet e megakorrupsionit” Nano- Baci- Caci me luften verbale ndaj te cileve dhe me pazarlleqet me te cilet erdhi ne fuqi Sali Berisha pas zgjedhjeve te 3 korrikut te vitit 2005 , duken si cironka , si sardele perballe dinosaureve dhe kucedrave te korruptuara te qeverise se sotme, perballe 1.8 milione euroeve te fituara nga Dritan Prifti brenda 3-4 muaj ne postin e Ministrit te Eekonomise se Shqiperise, perballe rreth 300 milione euroeve te shperdoruara ne Autostraden e Kombit , perballe miliona euroeve te bera shkrumb e hi dhe 26 viktimave te pafajshme te tragjedise se Gerdecit
A ka pasur ndonjehere Shqiperia qeveri me te korruptuar se kjo e tanishme ne keto gati 100 vjet pavaresie !?
Ne fund te fundit, cfaredo trillimesh e akuzash qe te sajojne shpura e yesmeneve dhe telalleve te Sali Berishes kunder liderit te opozites dhe kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama, as ai dhe asnje lider i opozites nuk eshte as autor as regjizor i tragjedive me permasa kombetare si ajo e 97-tes, si e 14 shtatorit 1998, si e Gredecit, qe vazhdojne e do te vazhdojne te pikojne gjak te dlire shqiptar perderisa autoret e regjizoret e vertete te tyre te mos vihen para drejtesise dhe para ligjit te shtetit juridik, pa u dhene drejtesia e vertete demokratike shqiptare kunder secilit prej pergjegjesve te tyre deri ne konsekuencen e fundit!
Ligj! Drejtesi! Shtet Ligjor… Eshte kushtrimi i gjakut te dlire dhe te pafajshem shqiptar derisa ligji dhe drejtesia te vihen ne vend nga shteti ligjor demokratik
Shkruar e botuar per here te pare me 6 shtator 2010
CFARE PRET PROKURORIA E PERGJITHSHME ( !? )
– Mosveprimi ndaj krimit denohet njesoj si akti kriminal
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Shqiperia nje cent !
Ne fakt ai e ka bere nje akt te tille hapur : Shqiperia nje euro! Cfare tjeter vec nxjerrjes ne ankand te saj eshte kjo parulle e tij krejt antikombetare.
Persa i perket qeverise se Berishes mos u habisni nese neser shikojme ne faqe te para te gazetave se ka nxjerre krejt Shqiperine ne ankand. Pra Shqiperia nje cent.
Pse!? Sepse qindra milionet i kane pervetesuar Berisha dhe klani i tij, Berisha dhe oligarkia e tij politiko- financiare.
Ne rastin konkret duhen vene para pergjegjesise penale duke filluar nga perfaqesuesi i Asfalise greke ne OKB Ferit Hoxha, ish- shefi i tij nga Skrapari Ilir Meta, qe merret me blerjet e deputeteve te opozites per llogari te Berishes me paret e djersen e taksapaguesve shqiptare, sejmeni i tij ne krye te ministrise se Brendshme Lulezim Basha….
Mosveprimi ligjor po aq i denueshem sa edhe krimi
Neser keta prokurore dhe shefja e tyre do te pergjigjen para ligjit bashke me Berishen, Meten, Hoxhen, Imamin, Bashen… per mosveprim ligjor, qe denohet njesoj si veprimi antiligjor i qeveritareve dhe diplomateve te piramidave e katrahures 97, te grushtit te deshtuar te shtetit te 14 shtatorit 1998 qe ishte edhe nje thike pas shpine e Beogradit kunder luftes per liri ne Kosove, te tragjedise se Gerdecit e atyre te perseritura te Otrantos nga shteti ligjor.
Ka kaluar mbi nje vit qe kur Gjykata Kushtetuese e shpalli te pavleshem e te kunderligjshem nenshkrimin e turpshem te marrveshjes atdheshitese te Otrantos te qeverise Berisha me Athinen dhe asnje prej autoreve apo regjizoreve te saj antikombetare nuk eshte marre nen pergjegjesi penale…
Bile Prokuroria e pergjithshme nuk ka nisur as hetimet per kete akt qe cenonte integritetin dhe paprekshmerine territoriale te Republikes se Shqiperise.
Cfare ligji mbron e zbaton nje prokurori qe nuk mbron Kushtetuten!?
Cka pret Prokuroria e Pergjithshme dhe shteti ligjor shqiptar. Kur nuk mbron Kushtetuten dhe teresine tokesore te Shqiperise cfare ligji tjeter m,bron kjo Prokurori!? Ate te jakave te bardha ! Hajde hajgare…hajde.
Te gjithe autoret e saj jane graduar e lartuar ne poste qeveritare, ushatrake, diplomatike ne vend te ndeshkoheshin ligjerisht…
Cfare pret Prokuroria e Pergjtihshme dhe shteti ligjor shqiptar!?
Bir Selman i nenes ke te qaje me pare!?
Detyra urgjente per opoziten dhe liderin e saj
Eshte koha qe Edi Rama dhe opozita te krijojne nje qeveri hije te ngjashme me qeverite hije ne Britanine e Madhe dhe ne Kosove. Po ashtu te krijojne nje keshill apo komision juridik hije me juristet me te mire te opozites, shumica e te cileve sot jane te papune ose punojne privatisht.
Te dyja ato te mbajne shenime per cdo akt kriminal, per cdo akt korrupsioni te kesaj qeverie si dhe per veprimet e mosveprimet e prokurorise dhe gjykatave.
Eshte detyre e tyre urgjente te mbyllin qarkun e pafund, ciklin zinxhir te korrupsionit Berisha- Meksi- Nano- Meta- Nano- Berisha nese duam te bejme shtet ligjor e shtet real ne Shqiperi.
Nje fund ligjor per korrupsionin pafund
Eshte detyre e tyre urgjente ti bejne te qarte votuesit, qytetarit shqiptar pa dallim ideje, partie, perkatesie politike apo shoqerore se korrupsionit, shkeljes se ligjit, vjedhjes se pasurirse se popullit do ti jepet fund njehere e pergjithsmone.
Eshte mision urgjent ti thuhet popullit se jemi bijt e sherbetoret tuaj dhe kushdo ka abuzuar e pervetesuar, cilido shperdoron dhe shkaperderdh djersen tuaj nuk do ta gezoje por do ta vjelle per se gjalli e brez pas brezi ne perputhje te plote me ligjin.
Eshte detyrim politik e ligjor urgjent i opozites dhe liderit te saj qe ti premtoje publikisht popullit, por edhe te korruptuarve ne te gjitha shkallet e pushtetit ose te lidhur e sponsorizuar prej tij, se cdo cent e pasuri e krijuar ne kundershtim me ligjin do te konfiskohet , se cdo prone e rrembyer apo ngritur ne kundershtim me ligjin do ti kthehet te zotit, se cdo legalizim i kryer ne kundershtim me ligjin do te c’legalizohet dhe autori i legalizimit ilegal do te pergjigjet deri ne nje para ligjit.
Korrupsioni eshte nje kancer qe nuk sherohet me fjale !
Eshte urgjente ti thuhet e premtohet popullit se cdo cent i depozituar fshehurazi, i transferuar ilegalisht e nen emra te tjere , cdo prone e tundshme apo e patundshme e transferuar apo blere jashte shtetit apo e ndertuar ne Shqiperi me para te pista do te hetohet ne bashkepunim me shtetet ligjore perkatese e do ti kthehet popullit e shtetit shqiptar, si pronari i ligjshem i tyre!
Eshte urgjente ti thuhet jo vetem me fjale, por me vepra qytetarit shqiptar se askuh nuk ka as imunitet e aq me pak impunitet ( pandeshkueshmeri ) por do te pergjigjet e ndeshkohet prej tij pa asnje dallim.
Korrupsioni dhe shkelja e ligjit eshte krim. Eshte nje kancer shoqeror, moral, politik, ekonomik qe rrenon te sotmen dhe te ardhmen e nje shteti. Si i tille ai nuk luftohet me fjale, me pretmime boshe e retorike mashtruese, por me gjithe forcen dhe fuqine e ligjit deri ne sherimin e tij.
Change and hope … Ndryshim dhe shprese !
Eshte urgjente ti percohet shtetasit shqiptar mesazhi i ndryshimit dhe shpreses reale se cdo shqiptar nga i pari i shtetit e deri tek katundari i fundit jane te barabarte para ligjit dhe askush nuk do ti shpetoje asnje shkelje te tij, pavaresisht se cfare partie i perket.
Perndryshe …. perndryshe do te futemi ne nje rreth vicioz te mosndeshkimit te krimit dhe kurre ne Shqiperi nuk do te vendoset shtet i vertete ligjor.
Perndryshe, kjo opozite do ta meritonte plotesisht emrin freskozite. Si e tille nuk do te meritonte kurre te vinte ne pushtet.
Ardhja e saj ne pushtet duhet te krijoje e vendos shtet… Hapi i pare i cdo shtti real eshte shteti ligjor!
E vetmja rruge e saj per t’ia arritur ketij qellimi eshte mesazhi i ndryshimit real dhe i shpreses ! Change and hope !
Shkruar dhe botuar me 21 nentor 2010