Zgjedhjet brenda Partisë Socialiste kanë nisur me një dorëheqje të kreut të degës së Tiranës Besnik Baraj. Ashtu siç pritej dhe flitej në korridoret e selisë rozë zgjedhjet brenda partisë do të sjellin ndryshime të mëdha, sidomos në ato qytete ku rezultatet kanë lënë për të dëshiruar. I tillë ka qenë dhe rezultati i Tiranës, pavarësisht kontestimeve për mënyrën se si u mor mandati i kryebashkiakut me KQZ dhe Kolegj Zgjedhor. Rezultati në përgjithësi i qytetit të zotëruar prej së majtës më shumë se 10 vjet ishte shumë më ulët nga pritshmëritë më të këqija të PS-së dhe për këtë rezultat do të ketë dhe përgjegjës. Bare ka vendosur që të vetëlargohet duke i hapur rrugën këtyre ndryshimeve që pritet të prekin këtë degë të partisë, një nga degët më të rëndësishme organizuese të partisë më të madhe në opozitë. Në vend të tij është komanduar deputeti Saimir Tahiri, i cili pritet që të kandidojë më tej në zgjedhjet e vjeshtës për ta mbajtur këtë detyrë që i është dhënë përkohësisht. Sipas burimeve në selinë rozë nuk pritet të ketë ndryshime të thella në të gjitha degët por vetëm në ato degë ku rezultati i 8 majit ka qenë në disfatë dhe ku analiza e partisë bërë nëpërmjet organizatave ka parë të domosdoshme ndryshimet e krerëve të degëe. Në Tiranë duket se duhet një grup i ri drejtues për të nisur punën e përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. PS fitoi vetëm 4 minibashki në Tiranë në zgjedhjet vendore, përkundrejt 7 minibashkive që fitoi PD, ndërsa Rama ishte 10 vota para Bashës në finalizimin e numërimit të parë. Kreu i PS-së, Edi Rama tha direkt pas këtij rezultati se ky ishte një rezultat që kërkonte reflektim pavarësisht vjedhjes që mazhoranca i ka bërë këtyre zgjedhjeve. Reflektimi ka nisur të shfaqë shenjat e para me dorëheqjen e Bares, i cili ka ardhur në krye të kësaj dege gjatë ndryshimeve që Rama bëri në parti fill pas zgjedhjes së tij si kryetar.
ja nje burre i mire,jep doreheqjen,,,,,,,,,!!!!
ceshte kjo gonxhe
une e di qe ishte Pjerin Ndreu ???
po pra po Pjerini cfare eshte?
kurse bare eshte kryetar i qytetit te tiranes.
Pjerini ishte per katunet e tr,Barja per qytetin
po rama qe humbi tiranen duhet te japi dorheqjen??apo ky rregulli vlen vetem per te tjeret…bares nuk ia vodhen vetem rames ja vodhen…eshte i lezetshem se ben gangsterrin vetem me ps se me salen rri si pule e na la dhe neve si te dhjere
Rama nuk jep doreheqejen se eshte me i gjati loooooooooooooool
Rama se njeh fajin tek vetja por e kerkon tek te tjeret… si e ka nise Rama do e bej PS me cunaker….
Pjerin eshte per rrethin e tiranes qe perfshin komunat, kurse Baraj ishte vetem per qytetin, qe perfshinte bashkine.
ky eshte nje nga socialistet me te mire dhe doreheqja e tij nuk eshte shenje e mire ne ps
ire beri Besnik baraj, se kur fliste ai dukej sikur fliste ndonje grua e shkrehur. Fundja nuk beri asgje si kryetar i PS Tiranes, vecse u be deputet morri rrogen, nmorri nha 3-4 pale shtepi me kredi dhe nja 2 shtepi nga biznesemet dhe kaq ishte historia e tij
Mire beri Besnik Baraj, se kur fliste ai, dukej sikur fliste ndonje grua e shkrehur. Fundja nuk beri asgje si kryetar i PS Tiranes, vecse u be deputet morri rrogen, morri nja 3-4 pale shtepi me kredi dhe nja 2 shtepi nga biznesemet e PD dhe kaq ishte historia e tij.
keshtu perkthehet doreheqja e tij
nje njeri i mire…nuk duhej te ikte….ai sajmiri nuk me pelqen…tip pordhaci me duket
…B.Bare dha dorheqjqn si kryetar i njesise qe humbi zgjedhjet…sepse humbi 20 mije votat e avantazhit te 2007,dhe …i vodhen votat…nuk diti te zgjedh komisioneret,…
Levizje e dobet!
Heq nje cun mamaje dhe ve nje djale mamaje.
O Edi, populli eshte ne gjendje lufte me Berishen nese e ke vene re. Gjej ndonje mashkull apo femer qe nuk eshte deputet se keta qe kane poste nuk kane asnjehere motiv per me shume.
POPO RE TURKOFAGE SA I MENCURE QE JE KE PUNUARE NE SIGRU PRANDAJ
Kush e njeh eshte nga me te miret kudo ku ka punuar.
Keni pare ndonje te PD-se te vetedorehiqet? Pango Pushti edhe pas skandalit nuk donte doreheqjen.
Urime zoti Baraj, nje shembull per politiken shqiptare!
per baraj nuk di cte them, se nuk e njoh, dhe publikisht nuk eshte emer i perfolur, por per Sajmirin, si person qe e njoh (kater vite fakultet)… e konsideroj si nje person negativ, antipatik, pordhac. Se di nga e gjeti Rama, se kur filloi zenedhes ne PS, nuk me duket se kishte background politiik, krahesuar me shume te tjere qe kishin vite qe punonin ne FRESSH apo brenda strukturave te PS. edhe dicka, ky Tahiri, kujton se deputet=arrogance dhe mos respektim sinjalesh rrugore (kjo eshte me e pakta, po edhe pak mjafton).
njerezit presin te japin doreheqjen gramoz komunisti me shoke qe si japin as vize per shba a ka me turp edi rama
Profesor Besniku me dukej nje intelektual i urte dhe i mencur, nga ata qe mungojne sot ne Shqiperi dhe kur na bie rasti te njohim na vjen cudi. Tahiri me duket karierist dhe mendjemadh po ne fund te tille i do politika se askush nuk eshte atje per interesat tona.
E cfare ndryshimi ka ky Barja nga adoleshenti Tahiri ?
Une nuk e njoh por kam simpati per Besnik Baraj,jo vetem se na lidh emri.Njerii qete dhe argumentues,aspak fyes,aspak arrogant,aspak demtues;simundet te demtonte PS e Tiranes nje njeri VERTET i politikes se urte?Ai ka dhene doreheqjen dhe ndoshta nuk mund te jete nje i shkarkuar,edhe pse keto doreheqjet e pazakonta kane zakonin e”shtyrjes se berrylave”,por mendoj qe tradita e mire e sjelljes se moshave te reja nuk mundet te perçohet me spostimin e nje personaliteti me moshe po te re.Une dikur ne forum propozoja qe Bare te ishte kandidat per kryetar Bashkie ne Tirane,qe mund te ishte shume pozitive dhe e mirepritur,por duket qe ka interesa te forta qe duan te ruajne status-quo-ne.Tahiri eshte shume i ri,po kam frike se nuk eshte i zoti te vendose vete per gjera te thjeshta dhe jo per te artikuluar kundershtime te medha.Thjesht hiq nje inxhinier per te futur nje teknik.
Te drejte ke o beso, ai nuk mund te jete ne asnnje menyre fajtori i vetem. Tipa te tille nuk mund te perballonin furite e politikes shqiptare. Duhet pak stil emotiv, motivues, godites ne ato qe thua dhe shpreh. Keto atij i mungonin. Mund te them nje Maqo Lakror i dyte. Qe te dy te mire, padyshim.
Kam patur fatin ta njoh,sepse eshte njeri i jashtezakonshem,me shume vlera si njeri dhe si profesor.PS Tirane nuk e kupton akoma se cfare ka humbur….