“Raporti” i Withers: Shqipëria i shiti Iranit armë eksplozive RDX?

6 Shtator 2011, 11:09Politika TEMA

SHBA dyshon se Shqipëria mund t’i ketë shitur armë eksplozive Iranit. Në një kabllogram të posaçëm të ambasadorit John Withers i datës 15 korrik 2009, të botuar nga “Wikileaks”, bëhet e ditur dyshimi që mund të ketë qeveria amerikane në lidhje me shitjen e armëve RDX, eksploziv ekzogjen. Dokumenti i titulluar “Meico dhe marrëveshjet për armët në Shqipëri”, vërehet me shqetësim prezenca e eksplozivit ekzogjen, RDX, në Mjekës dhe kanë kërkuar që të hiqet. “Burim tjetër, nga një specialist perëndimor konfirmon se gjatë viteve ’90, mundësisht dhe përgjatë vitit 1999, Shqipëria i ka shitur eksplozivë RDX edhe Iranit. Në fakt, një kontejner me 150 tonë RDX ende ndodhet në fabrikën e Mjekësit dhe mban etiketën e shpërndarjes të destinuar për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Iranit”, thuhet në kabllogramin e Withers. Më tej, ish-ambasadori amerikan në raportin e tij drejt Departamentit Amerikan të Shtetit shkruan se “Ministria e Mbrojtjes Shqiptare bëri një hetim jozyrtar dhe konfirmoi se nuk i është shitur eksploziv Iranit. Burimet amerikane nuk ishin në gjendje të vërtetonin, të gjenin ndonjë provë nëse Shqipëria i kishte shitur Iranit armë RDX”. Ekspertët amerikanë kanë shfaqur shqetësimet lidhur me praninë e eksplozivit ekzogjen (RDX) në Mjekës dhe kanë kërkuar që të hiqet. Drejtori i ndërmarrjes shtetërore të shitjes së armëve, MEICO, Granit Leka, thotë se “as ai dhe as MEICO nuk janë përfshirë në përpjekjet për të shitur eksplozivin”, thuhet në kabllogram. Sipas të dhënave, një firmë çeke dërgoi në vitin 2008, përfaqësues hungarezë dhe kosovarë për të pyetur për eksplozivin. “Leka thotë se oferta iu duk joserioze dhe i ktheu mbrapsht. Por, përfaqësuesit bënë presion me anë të Ardian Shashajt, drejtor i buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes, për të kërkuar marrëveshje, duke anashkaluar MEICO-n. Pakti nuk është nënshkruar, por nuk është firmosur as urdhri për shkatërrimin e eksplozivit, siç u kërkuar nga këshilltarët amerikanë”. Kabllogrami është nisur pothuajse një vit pasi Shqipëria u trondit nga tragjedia e Gërdecit. Kjo ka sjellë sipas drejtorit Leka dhe rënien e shitjen e armëve. Leka ka kërkuar ndihmën amerikane në sigurimin e shitjeve legjitime të armëve në Afganistan. “Ne këshillojnë të mos jepet një ndihmë e tillë. Së pari ka shqetësime serioze lidhur me municionet shqiptare, që janë kryesisht sovjetike apo kineze të prodhuara 30 vjet më parë. Së dyti, përpjekjet për të shitur municion mund të nxisin hezitimin e stafit të Ministrisë së Mbrojtjes për të vazhduar demilitarizimin apo shkatërrimin e armëve, që është prioriteti ynë i sigurisë kombëtare për Shqipërinë”, këshillon Withers në kabllogramin e tij. Shqip

8 komente në ““Raporti” i Withers: Shqipëria i shiti Iranit armë eksplozive RDX?”

  1. erick clapton says:

    adfgadsfg

    1. skifteri says:

      i bi bukur pianos eee…

  2. Halim Halimi says:

    Mos e humbisni durimin, se ka edhe me keq. Me regjistrimin greqizues te popullsise shqiptare ne tetor nis fillimi de jure i procesit te aneksimit te Jugut te Shqiperise, mbasi de facto kryeminister i asaj pjese të vendit tone eshte Janullatosi me Vasil Bollanon. Asfalia ia ka futur te dy kembet ne nje kepuce Saliu dhe ai e hedh vallen si duan ata, sipas skenarit te publikuar ne kete link: http://bit.ly/jAL5ep

    1. tg usa says:

      Kam te njejtin mendim
      Pas regjistrimit etniko fetar do kemi nje 97 me te keqe

  3. gjethi says:

    O Mero ky Withersi qenka mbrapa dynjase! Te ai emisioni yt Faktori plus flitej me dokumenta per 100ton RDX, ky palla amerikan bashke me shefin e stacionit te CIA-s nuk paska gjeetur dokumenta qe RDX i eshte shitur Iranit.Ky amerikan palla le te shofe letrat e tua o Mero edhe per 3,5 ton C4 eksploziv platik i importuar nga Irani per guroret e deputetit Shkelqim Babasi, qe rastesisht shkoi te Hizbullahu ne Iran. Po ashtu ky amerikan palla duhet ta dije se nje kontejner i vetem edhe me gjatesi 40 feetnuk i nxe 150 ton RDX, por qameti 30-32 ton RDX. Ky spiuni i DIA-sqenka super palle, qe nuk merr vesh nga RDX. Qe t’i ndihmojme debilet miq te CIA-s i informojme se sasia e RDX-it u eksportua per te e njeta firme ceke nga kompania e dhenderrit nr.2 te Dritero Agollit, prandaj driteroi i telefonoi Lulush Bashes duke i uruar fitoren. O Mero ate qe ta ben femia nuk ta ben perendia.

  4. eni says:

    te kesh ne krye fytyra te keqija si sali shpellari nuk eshte cudi qe eksplozivi te jet shitur… ka pat ushtri xhaxhi me pare jo shaka, po rane ne duar te maskarenjeve… eshte koha e maskarenjeve….

  5. Luan Kolonja says:

    Ti ndihmojme aleatet tone nuk ka asgje te keqe. Duhet pergezuar iniciativa te tilla per zhvillimin e biznesit dhe pasurim te shpejte.

  6. parim musliu says:

    OO WITHERS LUM EDI RAMA DHE MERO QE TE KAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje