Rama: Do jemi në Kuvend. Ja qëndrimet tona

5 Shtator 2011, 12:35Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur grupin parlamentar në pritje të seancës parlamentare të pasdites dhe ka mbajtur një fjalim live për median, ku ka shpallur se do jenë të pranishëm në Kuvend.

“Siç është vendosur prej kohësh dhe konfirmuar, ne sot do jemi në Kuvendin e Shqipërisë. Do të marrim pjesë në çdo proces votimi për të mbajtur me votë qëndrimet tona, në koherencë të plotë me programin e partisë dhe vendimmarrjen e grupit. Jam i bindur se grupi ynë parlamentar do jetë zëdhënës i fuqishëm i shqiptarëve. Shqipëria po i afrohet një tjetër dështimi të rëndë, pas atij të një viti më parë kur u refuzua kërkesa për statusin e kandidatit. Ne do bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për të mos pasur një tjetër refuzim, edhe pse shanset janë minimale. Puna e grupit tonë do fokusohet tek 12 prioritetet. Ne do jemi partia e madhe e shqiptarëve për Shqipërinë evropiane.

Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit, kriza e drejtësisë, kriza e ekonomisë, kriza sociale, do jenë graviteti i të gjitha përpjekjeve tona. Nuk do mjaftohemi duke vënë gishtin mbi plagë, por do bëhemi pjesë aktive e hapave për të mbyllur këto plagë,” tha Rama.

Më pas Rama iu referua kabllogrameve që janë publikuar së fundmi. Kreu i PS u shpreh se ata do fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

“Kjo është qeveria më e korruptuar në historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar.

Gjithçka ka dalë në dritën e diellit, që nga përfshirja direkte e Berishës në Gërdec, tek shembja e tunelit të Kalimashit e deri tek vrasjet barbare të 21 janarit. Kemi luftuar që të bëhen pjesë e axhendës kushtetuese të hetimeve të prokurorisë.

Ne i fituam zgjedhjet e 8 majit në Shqipërinë që paguan taksa, do shtet ligjor e siguri. Do i fitojmë zgjedhjet e ardhshme si e vetmja alternativë që do i japë shqiptarëve Europën.

Votat në këtë vend nuk i vjedh Kodi Zgjedhor, por i vjedh Saliu me bandën e tij. Jemi të bindur për drejtësinë e gjykimit të arbitrit ndërkombëtar, që ka dhënë rekomandimet e domosdoshme për mbylljen e çdo shtegu për manipulim,” tha Rama.

“Saliu e Sashenka e Kuvendit të harrojë se ne do votojmë makijazhe për t’i hedhur hi sy Brukselit.”

Kreu i PS foli për mundësinë e ndryshimeve në Kushtetutë në rast se ka vullnet nga pala tjetër. Sipas tij, Berisha e do presidentin si strehë për t’i ikur drejtësisë.

“Presidenti është streha për t’i ikur familjarisht drejtësisë, arma për të marrë prokurorinë dhe SHISH,” tha Rama.

Duke folur për votimet në Kuvend për titullarët e disa institucioneve të rëndësishme, Rama paralajmëroi votë kundër për disa dhe votë pro për propozimet e Topit për gjykatat. “Guvernatori është kthyer në mashë të Saliut për të shkatërruar financat. Kryetari i KLSH është kthyer në mashë për të mbuluar zullumet. Avokati i Popullit iu ofrua opozitës për t’i hedhur sytë komunitetit ndërkombëtar. Është koha që presidenti të përzgjedhë emrat për gjykatat e larta. Ne do votojmë kandidaturat e propozuara nga presidenti dhe kërkojmë këtë gjë nga mazhoranca,” tha Rama.

“Jemi gati të votojmë ligjin për median, por vetëm kur të merren parasysh mbi 100 rekomandime të OSBE dhe 10 propozime tona kyçe,” vijoi më tej kryetari i PS.

Në fund, Rama deklaroi se: “Dua tu them të gjithë qytetarëve të dëshpëruar nga grabitja e votave dhe pasurisë së vendit se ne nuk kemi harruar asgjë, nuk do falim asnjë krim e mëkat në kurriz të Kushtetutës, ligjit dhe qytetarëve. Do jemi me ta, por rruga jonë, rruga e përbashkët, kërkon prej nesh marrjen e përgjegjësisë kombëtare për të mundësuar integrimin evropian të vendit, që nuk është një fjalë boshe siç është në gojën e Saliut.”

49 komente në “Rama: Do jemi në Kuvend. Ja qëndrimet tona”

  1. Lenci says:

    Ta paska fut koken mes shaleve Sala o pseudokryetar!

    1. gonixhani says:

      Ja cili eshte kompromisi: Vitin tjeter Saliu behet president,njeri nga te dy Jozefina ose Luli behen kryeminister,per te shkuar ne zgjedhjet e vitit 2013,a do te funksionoje nuk i dihet!

      1. drakula says:

        Nuk behet dot me president ai, se eshte zgjedh dy here, ska kushtetut qe e ben prape. E do presidentin ta kete ne xhep, lexo me mire

        1. gladiola says:

          A ti je cmend, pyet Sala per kushtetute…sa te kete Sashenken e Tomken s’do tia dije per kushtetute. Bie fjala, ndonje yll i ri i ligjit shqiptar interpreton nenin si: 2 legjislatura te ushtruara plotesisht e jo dy here i zgjedhur (ate presidencen e dyte kot e dogji, per pak dite :))

          1. raimondi says:

            Po shume mire —
            Sala president, Basha Kryeminister , Jozefina kryetare Parlamenti ,
            dhe Edi ne opozite , jo per gje por ja mori doren opozites hahahahahahahaahahahahaha

            -Ketu e ka shume mire Edi qe shkon ne Parlament , se do qe tja marri kalane nga brenda Sales
            –Ta zere Salen ne gjume –Edi ne kete rast po tregohet shume dhelper looooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool hahahahahahahahahahaahahahah u dhivaaaaaaaaaaaaaa

    2. jimy says:

      ju akoma me kete qene te ndyre shkruani salije berisha ne burge te perjetshem edhe i biri me puskatim edi do te drejtojeje e ndertoje kete vende te mjeresh

      1. gonixhani says:

        Jam dakord me ty ore jimy,por vendi jone akoma nuk eshte i pavarur qe te vendosi vete se ç’fare do te beje, une besoj qe keto jane orientimet e te huajeve qe na mbikqyrin,ndryshe pa ndihmen e tyre ketu ne kete vend do kish kohe qe do te kishte filluar lufta civile,nje kompromis para nje lufte ka kosto me te ulet se nje kompromis pas lufte!

        1. MASHTRUESI says:

          o gono mos je gjo durrsak?

          1. gonixhani says:

            jo nuk jam nga Durresi,po ç’lidhje ka?

      2. Sh.Kozmai says:

        Po more Jimy Edi do ta drejtoje…………… Ne 2013 Gramozi President,Edi kryeminister,T.Doshi Prokuror i Pergjithshem,P.Sterkaj minister i brendeshem,E Veliaj minister i jashtem………………si te duket e ardhmja??????????

        1. arjani says:

          e megjithate sikur ti marim te gjithe bashke nuk kane bere deme sa 1 perqind te atyre qe ka bere sali bisha
          4000 te vrare ne 1997
          30 te vrare ne gerdec
          4 te vrare ne mes te Tiranes
          Nuk dua te numuroj te plagosurit dhe parate e vjedhura

        2. len says:

          o ROBO,nga i di ti keto?a mund ta mbaje Edi PS,kunder kelysheve te Nanos=kopilet e Sales,pa ndihmen e ketyre horrave,qe dihet se jane ne PS per interesa personale?jooooooooooooooo,,,,,,,,,or KOZMA,EDI po luan kartat e duhura,se ka fajin aji se SALIU nuk pjerdh per asgje,as NATO STANDART,as nderkombetar,,,se ka fajin EDI qe mbas gjithe atyre te zezave 40-50-% e albanistansave votojne SALE GOMARIN,(se ai 5-10% te votave vjedh),vec Edi e ben ate vend,,,,,nqs nuk i pergjigjet SALUSHIT me lufte,sic e meriton,,tregon se eshte shume pacifist dhe qytetar…

  2. anticensurë says:

    “Ne do bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për të mos pasur një tjetër refuzim, edhe pse shanset janë minimale.”
    të lumt o rama dhe një herë po i jep dorë diktaturës berishjane!
    dje varrose gërdecin për ti dhënë mundësinë sali gomari të nai fuste me NATO!me atë NATO që nuk i hynë në punë asnjë shqipëtari!tashti po i jep dorën për tu futur në BE!mor politikan debil me një gjuhë prej halabaku adoleshent, KUR DO TË RRITESH?kur do të dalësh nga ajo mënyrë e të folurit si një rrugaç i arsimuar?kur do të mësoshë se ka dhe dorheqje kur nuk je në gjëndje të drejtosh diçka?
    apo dhe ti si saliu nuk mund të japësh dorheqje?kush ti ka koqet në darë?
    mor “politikan”injorant kur do të mësosh/kuptosh se nuk mund të fitosh zgjedheje me saliun në krye të shtetit?kur do të mësosh se saliu do të fusë në dorën e tij të gjithë pushtetin? dhe ato dy o tre gjëra që kanë mbetur!ti flet për ligj medjash!
    mor debil nuk e sheh që ka mbetur vetëm tema e lirë?nuk e sheh se çu bë me shekullin?
    nuk është saliu e keqja e shqiptarëve!
    e keqja tonë jemi vetë ne!me injorancën tonë që ndjekim personazhet politikë për meritat e tyre të kauara!është mungesa e ndërgjegjes civile në shumicën e popullit dhe korruptimi i kollajshëm i politikanëve tanë!
    një ndër ta je dhe ti o EDI RAMA!

    1. fajin e ka saliu says:

      Tani e kuptuat qe Kryetari juaj eshte injorant, eshte sot,ishte dje dhe do jete perhere.

      1. templari_antishpellar says:

        E thene kjo nga mbeshtetsit e shpellarit : me votoni ju mue, votoni Sukthin evropian… ka nje diference abisale mes provincialit ish-komunist Sali me qytetarit perendimor Rama

    2. Rani says:

      Leje or burre parzotin se s’ja vlen te komentosh fare, megjithe ato zullume qe dolen nga keto kabllogramet e famshme te kishte qene nje opozite e nje vendi tjeter do te ishte hedhur ne protesta te fuqishme deri ne renien e regjimit pa e sterholluar shume muhabetin jo se mos e prishim muhabetin me Evropen jo me Ameriken e terrci e verrci, se kuptoj se ça do te beje ky politikan matuf dhe frikacak, kur poshtersite kane dalur hapur me shume se kurre, ne vend qe te shfrytezoje momentin dhe te beje thirrje per zgjedhje te reja pa asnje lloj kompromisi me kafshen ne mosbindje civile anembane vendit te bllokoje transportin te bllokoje punen e doganave te bllokoje punen e kuvendit, ne vend qe te beje keto vazhdon me konferenca shtypi boshe…..Perfundimisht mesa po shoh Saliu do t’ja hedhe bythes edhe kesaj radhe nderkohe qe ai njeri duhet te vritet ose te ekstradohet nga çdo shtet i botes ku mund te fshihet si “ideatori i shkaterrimit te shtetit shqiptar”. Heres tjeter nuk do te votoj me per kete adoleshent politikan frikacak………………vjen nje moment qe justifikimet nuk pijne uje me………………

      1. odiseu says:

        Rani te gjithe te mbeshtesim ne domosdoshmerine e ikjes se Salistanit sa me pare, dhe te mare denimin qe i ka vulosur vetes, por me vjen keq qe nuk mund te mbeshtes ne ate cka presim nga Rama.Rama nuk eshte as sindikate qe te bllokoje doganat, transportin ect, dhe as Prokuorr qe te arrestoje Saliun. Bllokimin e kuvendit?!Eeshte pikerisht ajo qe Salistani kerkon sepse llomotit dhe trazon gjithcka si ja do menderja e si ka bere deri tani. Nderkombetaret na e kane bere te qarte qe ne nuk jemi vende si arabet qe kane te instaluar dikataturat apo regjimet me emra sipas udheheqesve, ne kemi nje sistem ligjor dhe kushtetute qe i afrohet vendeve demokratike, por e keqja eshte tek kjo klase horrash qe fshijne menderen me te kur vjedhin e vrasin, dhe cjerrin kedo me te kur ju dalin kunder. Rama dhe opozita ka detyre te luftoje ne emer te kesaj kushtetute, te ruaje dhe respektoje vetem rreshtat e saj, e te mos bjere preh e cmendurive dhe provokimeve skizofrenike te Saliut sepse bie ne lojen e tij. Kushti primar i opozites eshte kembengulja kunder te keqes me qetesi Krishti perballe djallit…Saliu nuk eshte antikrishti i njerezimit por vetem i shqiptareve e ne duhet ta lufojme me armen qe ai urren me shume.. Qytetarine, perballe nje shpellari te cmendur…tashme fuqite jane duke e terhequr zvarre drejt fundit… Prokurorja ka nje pune kolosale kete vjeshte dhe opozita duhet ta ndihmoje duke dorezuar te vetet te paret e te vazhdoje paralelisht me hienat e te gjitha kraheve me Salistanin si qershia ne maje tortes…ne fund….

        1. hapkutite says:

          Ka nje problem ne llogjiken tende. Rama duhet te zbatoje ligjin dhe vetem ligjin sepse eshte i miri. Sala mund te beje cte doje sepse eshte i keqi. Kur keta ndeshen ne zgjedhjet parlamentare cfare ndodh?! Edhe nese pranojme se populli eshte ndare 40% me 60% por sala vjedh nje 20% duhet te fajesojme popullin pse nuk ndahet 30% me 70% qe vjedhja te mos ndihet?! Sala nuk vjedh 1,2,3 apo 20%. Vjedh aq sa te fitoje zgjedhjet. Renjet e lirise duhet te vaditen here pas here me gjakun e martireve dhe tiraneve. Ne deri tani nuk i kemi vaditur me gjakun e tiraneve prandaj jemi ketu ku jemi. Sa per koment Jezusi nuk i shtrengoi ndonjehere doren djallit, as nuk u ul ne ndonje tavoline me te dhe nuk beri ndonje marreveshje me te per hir te njerezimit. Ai thjesht e REFUZOI.

          1. odiseu says:

            Jezusi nuk ishtrengoi doren djallit por u perball me te jo me gure e me sopate por me fuqine e fjales.OK Rama nuk eshte Jezusi se si cdo qenie njerzore ka edhe ai mekatet e veta, por perballja ne kuvend me Djallin Berisha duke i tundur atij mekatet kunder ketij populli dhe duke kembengulur ne punen e prokurorise qe te beje korrjet majtas e djathtas, shpresoj ndoshta ky vend do e meritoj pak kete termin demokratik… perndryshe jam dakort tiranet nuk njohin ligj dhe vetem gijotina ju mbyll gojen…Rrugeve populli e ka provuar nuk e rrezon kete tiran se ai ka vrima ku fshihet… une pretendoj qe radha eshte e prokurorise kete here e pse jo edhe atyre qe de fakto jane guvernatoret tane por de jure akoma se kane shpallur… Per momentin Rames i takon ky pozicion se bashku me te paperlyerit e te dy kraheve nese ka nga ata qe kane akoma b..e per keto pune

      2. analist says:

        Ne duhet te pranojme se nuk e kuptojme zotin Rama. Ai me sa duket ka lindur ne vendin e gabuar dhe po shkon dem me gjithe ate gjeni qe bart ne vetvehte dmth ne enderrat qe shef me sy mbyllur e hapur.
        Mund te them se çmimi qe shet vehten Edvini duhet te jete shume i larte.Te gjitha ofendimet personale e familjare te Salihut,me sa duket jane konvertuar ne njesi monetare ne favor te Rames,se nuk ka si e spjegon mendja normale e “albanians sapiensit” kete irredentizem mendor te kreut pa moral te opozites.

  3. Emigrant US says:

    Me ne fund Rama u kujtua qe ne demokraci(ajo shqiptare nuk merret vesh se cfare eshte) lufta politike behet ne parlament dhe jo ne rruge. Nuk e kuptoj pse PS e mabn akoma si kryetar per gjithe gabimet qe ka bere ne aktivitetin e tij politk. GABIME te TRASHA. RAMA DUHET TE NDROHET NQS PS DO TE FITOJE ZGJEDHJET NE 2013 ne te kundert Shqiperia do te kalbet me nje komunist te vjeter i “konvertuar ne demokrat” pe gjoja. Po iku Rama iken automatikisht do shporret dhe Saliu, te clirohet e mjera Shqiperi nga dy tirane

    1. len says:

      jooooooooooooooooo,po iku Rama,,vjen HARASANI E ISLAMI,qe kane bere marreveshje me Salen,qe kur te vijne ne pushtet,Sala nuk do preket per zullumet qe ka bere,,pra nje zullumaxhi zevendesohet me ca te tjere ,,,,,,,NANO I KA KURDISUR TE GJITHA,,,,,,MOS KI MERAK,,,iku Edi,ps ne dore te gardes se vjeter NANOISTE=PD.

  4. spirojanaqi says:

    rradha e punes sipas mendimit tim modest eshte kjo te bashkohemi te gjithe me z.rama per te hequr berishen pastaj kush mendon se ka alternative me te mire le ta krijoje dhe ti beje opozite z.rama dhe qeverise se tij.ne kete kohe qe ka mbetur deri ne zgjedhjet mendoj se eshte e pamundur te krijohet nje alternative qo mund te zbythe berishen

  5. landi says:

    Ti Rama thua qe presidenti eshte per saliun streha për t’i ikur familjarisht drejtësisë. Pse nuk e thua akoma qe presidentin konsensual e ke kusht per paketen e reformave sic e kishe para pak javesh? Pse e hoqe kete kusht te vetem qe kishe? Care do besh kur saliu te marri presidentin? Do u thuash shqiptareve prape s’kisha c’te beja? Me kete kusht qe leshove, strehen ndaj drejtesise je duke ia siguruar ti saliut.

  6. gjoni dallas says:

    jo vetem rama por berisha meta te tre partite duhet te shkrihen//pra duhet qe populli mos te votoje per asnjeri//vetem per ata njerez qe kan marr diblomen mbas vitit 1996 ne universitet//pra plotesisht te pastruar nga komunizmi//ose vetem revolucion me gjak zgjedh situaten//sepse ne 1990 nuk u derdh asnje pike.po te kishte ndodhur si ne rumani gramoz ruci gjinushi dokle berisha etj etj nuk do te ishin ne pushtet akoma

    1. odiseu says:

      O gjoni, nga emri duket qe jeton ne texas ndoshta, e nuk ja ke haberin se si jane keta me dipllomat e pas ’96… Po te kishe degjuar gje se si po diplomohen nuk do kishe ndyre duart mbi tastiere per kete teme….. te diplomuarit o jashte ne keto vite qe permend o ata qe jane diplomuar para ’90 te cilet emigruan neper vite nga neveria e mospranimit te kesaj palodemokracie qe i zhgenjeu me kurvllikun e vet,ata po, duhet te marin fatet ne dore per te ardhmen e ketij vendi…..Crrenjosje e thelle e tere ketyre plehrave qe jane ne politiken e sotme, te cilat jane gjithcka por vec politikan dhe shqiptardashes jo….

  7. Sala... says:

    A ka ndonje verim…????? se me fjale kemi vjet qe jemi mesuar.!!!!!!

  8. fieraku4u says:

    O Rame, nuk po te marrin vesh nga cili drejtim po e terrheq karrocen e PS’s. Shume veta po zhgenjen me keto qe po bene.

  9. eli-Tiv says:

    ..pa shprese..

  10. Berisha largohu says:

    Fjalimi i Rames tregoj se eshte nje opozite e lodhur. Rama tha se, Shqiperia po i afrohet nje tjeter deshtimi te rende, por e kishte fjalen per deshtimin e opozites. Edi Rama tha se opozita i fitoj zgjedhjet me 8 maj, por si opozite nuk e mbrojten fitoren e 8 majit. Pra Shqiptar, ne kemi te bejme me nje opozite qe nuk eshte e zoja te organizoje nje popull per te shkatrruar Berishen.

  11. stalinsali says:

    Po ca do votoni o Edwin mavria, ne kuvend behet si thote Xhozfina me bajraktarin !
    Ku ka opozita ate numer deputetesh sa te mund te kundershtoi ndonje gje ? Pse mos keni mundur te ktheni ndonje ligj mbrapsht deri tani ?

  12. fule says:

    Kenaqsi ta degjosh kur shprehet. Tamam lider perendimor. Natyrisht i pakuptueshem per Shpellaristanin…

  13. laberia says:

    .LE TE SHPRESOJME..,,,TEK FJALET E TUA,,POR POPULLI NDJEN NJE ZHGENJIM…SALIU…ESHTE NJE MAFIOZ I PAPARE…DHE SA ME SHUME LIHET I LIRE TE VEPROJE…AQ ME I REZIKSHEM BEHET..ne si shqiptare,,,duam qe te vihet drejtesi ne cdo ane…nga zgedhjet,,e deri …tek gjykimi i gjithe atyre qe TRADHETUAN SHQIPERINE…per nje (ok te gerqise,pe rne evrope)dhe i shiten interesat e shqiperise…ne favor te grekut………U LEJUAN TE NGRIHESHIN 2 VARREZA,,,ME USHTARE QE AS ZOTI NUK E DI SE KU I KANE ATO ESHTRA..,,,KUR SHUME BUKUR,,,MUND TE ISHTE NGRITUR NJE PERMONDORE NE KAKAVIJE….(qe mos te lodheshin shume ,,shkerdhatat greke)OS ENJE VAREZE TE VOGEL NE TIRANE…ASHTU SIC KANE ANGLEZET PO DHE GJERMANET…!!!,,U MIRATUA PAKTI DETAR….(UROJ QE VENDIMI I GJYKATES,,,,TE MOS U LEJOJE KETYRE DEBILEVE TANE…TE RIVOTOJNE PRAPE T ENJEJTIN LIGJ//)U MIRATUA KY PAKT…SE GREKU NA VURI NE TAVOLINE..NJE TRAKTATE,,,TE GATSHEM QE MBRONTE INERESAT E GREKUT………..PSE ?????,,SE GJOJA PO MOS E VOTONIN. … greket.NUK DO VOTONIN LIGJIN PER TE VAZHDUAR RUGEN NE EVROPE SHQIPERIA…e shume e shume te tjera,,,,TE GJITHE KETA QE VUNE KETO FIRMA……..NE KURRIZ TE INTERESAVE TE SHQIPERISE..DUHET TE GJYKOHEN PER TRADHTI,,,,,,,,VETEM ATEHERE UNE DO BESOJ……SE NE SHQIPERI KA DREJTESI,,,,KA OPOZITE,,,,KA NJEREZ ME TOPA…POLITIKAN…TE VERTETE,,,QE NUK SHESIN NDERIN DHE FAMILJEN…PER INTERESAT E SHQIPERISE……!!!!KJO ESHTE NJE ENDER QE UNE KAM…UROJ NJE DITE….TE BEHET REALITET..!!….DHE JU GAZETARE,,,,MOS U PERULNI….NE CDO SULM TE BERISHES…STUDIONI MIRE,,,SE SI MUND TA VINI NE VESHTIRESI KETE NDYRESIRE,,,,,,KETE PIS…KETE SHKERDHATE///!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!MALLKUAR QOFTE,,,,,BAHSKE ME FAREN E TIJ TE URRYER….NAG LIRIA E DERI TEK SHKELZEN PUSHTI,,,NUK DUA TE BESOJ QE NE SHQIPERI NUK PASKA 3 NJEREZ,,,QE TE BEJNE NJA DY PASTRIME………VETEM 2 PASTRIME….DHE DIELLI DO LINDE PERSERI,,DHE DO PERENDOJE ASHTU SIC E KA ZAKON…PA PASUR,,,,RE TE ZEZA,,,QE TI NDALOJNE SHKELQIMIN………….JAM LODHUR …DUKE LEXUAR…DHE DUKE PARE FYTYREN IRONIKE TE BERISHESH…..SA HERE QE DEL…DHE TALLET ME MEDIAN…..ME GAZETAT,,,GAZETARET,,,,,,,,,,,,,,,,,E DINI PSE BEN KESHTU…????????SE ..JU KA ZENE PUSINE,,,DHE NJEREZIT E TIJ…E KANE GATI KOBUREN…PE KEDO QE KALON NE PRITE,,PA U KONTROLLUAR.,…!!

  14. Kamer Nimani says:

    Z Rama me sa kemi par ragimet masive te Popullit nuk jan ne dakort qe juve te beni kompromis me Sali Berishen per te kaluar 12 Rekomandimet per Statusin e Shqipris ne B E Shqiptaret po ju a thon troc nuk e dom kete Statut dhe pastaj te na hypin per shpine Salushi i Rames me banndat e ti qe i ropen Shqiptaret per se gjali pranda shife mir kete problem ty mase te duhet kjo kur te vish ne pushtet por ma mier nisja nga e para duke pastrue gjith organet e Drejtesis K Zgjedhor e me radh duke cuar para nji Drejtsie te re Salushin e Rames me banden e ti me K komisjonit te zgjedhjeve Ristani me ate trup te K Zgjedhor me Lula e Sterlula Z Rama te njejten gje e bere kur ndodhi ngjarja e Gerdecit me qellimin e mir per tu futur ne Nato a pam Salushin cfar thoshte duke cirrur neper Shipri u futa ne Nato jo more jo dhe ni her po ju a thm nuk u duhet Shiptarve as nji afrim me Salushin ne krye te Pushtetit Salushi i ka armiqsue Shiptaret deri ne ate far mase sa nuk njofin me armik as Serbin as Grekun a po te tjer si kan qen armiq Shekullor por armiqsin e kan Kem Kryq midis Shiptarve duke i flakur nga puna duke i vrare si me 21 janar duke i vjedhur duke i dhunuar neper Istucjon me Pango e pangaco duke i futur boxh neper bot e me ndodh pastaj si me Greqin ne te gjitha zyrat e qeveris se qelbur duhet per te paguar para per te marr dy gisht leter e shum e shum te tja qe Shiptaret po i vuajn tani me krrizin e bythes shm her thom me vete Shiptaret e meritojn ket zallamahi ket lloj presekutimi sepse duken sikur te ishin qorra kur shkojn tek kutia e votimit prandaj keto gjera duhet par keshtu sic jan sot po marr vesh qe do hapet sesjoni i ri i Parlamentit se pari e uroj spikeren qe ne fillimti pershendes Opoziten me nji te hinglluar sic e ka zanat ajo HI HI HI dhe tu a tho ate shprehjen e Salushit Cvishuni legena zhelana se a mos i shkojn punet ma mir asaj korbes Spikere si ka me mbetur korbja ma e madhe ne hitorin Palamentare mos harroni ka te shkoni futjani nga nji pordh te madhe si ato te Haxhi nastos nga dera e Bashkis muaty ku e ka ber ose prer kurbanin e vjedhjes Lul bytha

  15. koli says:

    Edi Rama, populli pret lidership nga ty per te larguar kete klik bashobozugiste. Komunisti Sali e di mire parimin komunist ku pushteti del nga gryka e pushkes. Opozita qe po beni ju eshte shume e dobet. Pasi te ka vjedhur votatat 2 here, perseri do te vjedh se nje malok komunist sdi gje tjeter. Ne prisnim nga ty lidership, ndersa ti po na behesh fasada e malokut. Te lutem largohu nga kryesimi i ps. Ndoshta ti je teknicien e vizionar, po ti sje 99sh, e sot na duhet nje bir k..ve qe tja fus kembet ne nje kepuce malokut, jo nje wimp. Mos harro ketu eshte derdhur gjak e tani eshte koha per rezistence ne cdo menyre e forme. Popullin e ke me vete, por konstoj se lidershipi i dobet i juaj rrezikon ta kthej ps ne nje parti irrelevante.

  16. Realisti says:

    Rama nuk ka nevoje te ndjeki nje politike majtiste ne kete Shqiperi plot kaos. Mjafton te vendosi shtylllat e para te nje shteti demokratik institucional. Te tjerat vijne gradualisht

  17. analist says:

    Z.Rama harroi te lexonte rreshtin e fundit te fjalimit,ate qe thote qe Arvizu i ka premtuar ndihme ne zgjedhjet e ardhshme!?!? Loja e radhes si te thuash.
    Gjithsesi nga ana gazetareske nuk ishte fjalim i keq ky llafollogimi me deputetet e PS. I mjaftueshem per nje burracak si kryetari i radhes i PS!

  18. eltoni USA says:

    Ruhuni se Saliu mund tju mashtroje perseri dhe te beni ligje qe favorizojne qendrimin e tij ne pushtet!
    Ai eshte specialist per prapaskena.
    Ruhuni edhe nga kollona e trete ne PS se jane nje varg i gjate qe nuk u dihet fundi.

  19. gazi says:

    –pse lodheni kot duke kritikuar nje lider qe ka zgjedhur rrugen demokratike dhe me te pershtatshme duke marr parasysh qe kemi te bejme me nje njeri psiqik qe nuk ta perton plumbin po e kundershtove

    duhet te ndergjegjesohet populli,mos ti japi Vlora dhe Shkodra nga 40% te votave,mos ti japi lsi-se 140.000 vota–te veme te ardhmen e kombit permbi ate personal–emigrantet te shkojne ne shqiperi te votojne,mos te kerkojne te tjeret te japin jeten dhe per vete mos te jene te gatshem as te shpenzojne ca leke
    ….le te bashkohemi ne emigrantet e ndergjegjesuar te paret,pastaj ata ne Shqiperi
    LE TE BEHEMI NJE GRUSHT dhe ta shikoj sala se ca te bejne patriotet emigrante—dje pash nje film Irlandes ku mafja e droges po vriste gazetaret dhe shteti mori masa duke ja sekuestruar pasurite te gjithe atyre qe se verifikonin dot te ardhurat
    kur u arrestuan kokat e droges njerzit,popull i thjeshte u mblodhen rreth stacionit te policise dhe i godisnin dhe mbeshtynin keta kriminele
    …lind pyetja???–a jemi ne shqiptaret aq te Bashkuar dhe me krah te ngrohta qe te bejme nje veprim te tille me mafjen dhe kriminelet Shqiptar???–JOOOOOOOOO…ne as nuk i shikojme dot ne sy!!!
    prap lind pyetja–pse kur e mori pushtetin ENVERI, edhe pse mafja ishte e armatosur dhe e pasur–shqiptaret arriten ta benin kete veprim si Irlandezet,me bejleret dhe agallaret tane???
    po sepse qeveria i tregoi popullit te thjesht se esht ne anen e tij,ME TERE KAPACITETIN
    —KETE DUHET TE REALIZOJ EDI RAMA KUR TE MARRI PUSHTETIN—

  20. Ramy says:

    Tani na flet per europ ky ,hehe, po ti kujtoj ca deklarata kunder integrimit ne Be, Kalle flamurin e natos, Jo kartave te identitetit , nxore popullin ne rruge me 21 janer per ti vrar duke sabotuar shqiperin per Be, Greva te urise etj. por kot e ke se nuk do e ndale dot nje jeveg si puna juaj integrimin e shqiperis

  21. hajriu says:

    Hyp se te vrava , zbrit se te vrava ……me pall se berisha je o rama

  22. Claus says:

    Akoma nuk i eshte mbushur mendja ketij qe Saliun nuk e heq dot ne kete menyre.
    E shoh me shume optimizem kete hyrjen ne parlament, por kane harrruar nje gje kryesore.
    Rregulloren! Qe do te thote qe nuk lejohet te “dalesh nga tema”. Rrezet e diellit te kesaj vere kane bere qe te kene harruar “Rregulloren e Xhozit” qe u priste fjalen, u hiqte mikrofonat dhe u mbyllte seancat. Le te shohim seancen e pare dhe pastaj flasim i nderuar Rama. Ashtu ta futi ne zgjedhjet e 2009, ti pranoi te gjitha me kushtetute, kod zgjedhor etj,etj dhe pastaj ngele me gisht ne goje.
    Fillove ate greve turpi urie ne mes te bulevardit me ato cadra te ngritura si ne kohen e Sulltan Muratit, vete pije kafe tek Fideli dhe pastaj nuk i nxirrje dot se te ikte fytyra. Doli “Krokodili” i Brukselit qe gjete shkakun dhe i nxorre.
    Meqe diku Pango zinte ne goje sindromen e Stohkolmit, te them te drejten te pershtatet ty me se miri.
    Ja historia: Ne vitin 1973 ne nje banke te Stokholmit quajtur Kreditbank kater punonjese u moren peng nga nje bande. Koha e pengmarrjes ishte relativisht jo e shkurter dhe kjo beri qe tek pengjet u krijua nje ndjenje simpatie per pengmarresit te cilat cuan deri ne lindje te maredhenieve midis tyre. Muhabeti shkoi aq larg sa dhe policine qe kishte rrethaur ate banke e pane si kundershtare dhe jo si shpetuese!
    A mos ndoshta ka kapur dhe Ramen ky sindrom i shkrete? Ndoshta. Statistikat tregojne qe nje ne cdo kater pengje “semuret” nga ky sindrom. Tek Nano ky sindrom beri punen e vet. E rrasi ne burg, e mbajti peng per disa vjet dhe nga burgu i Bences dergonte letra kunder partise se tij ne te cilen ishte vete kryetar, e cila sipas tij kishte rene “batak zhapash”, e ku ta di une. Dhe pengmarresi gajasej dhe qeshte ne Presidence me pengun Fatos.
    E kunderta e ketij sindromi eshte “Sindromi i Lima-s”. Ky sindrom shkakton simpati jo ne kahun e pengjeve por ne kahun e pengmarresve, pra ky rol i takon Sali Berishes.
    Por me sa shihet ketu e 20 vjet me pare, Saliu ka nje imunizim perfekt nga sindromi Lima-s, sa nuk bie qe nuk bie ne maredhenie “simpatie” me kryeopozitarin Rama, ashtu sic nuk ra dhe me paraardhesin tend Fatos.
    Po le ti leme psikologjizmat. Nga sot ju uroj pune te mbare ne parlament me shpresen qe Berisha te kete marre te sakte dozen e risperdalit dhe Jozefina ta kete kaluar ciklin menstrual ne fund te gushtit, se po ti filloje sot.
    Te mjeret ju.

  23. minatori says:

    Edi je vene dy here ne prove dhe Saliu te ka mundur ! LERI TEORITE TI NUK JE PER KETE PUNE QE TI DALESH BALLE PER BALLE SALIUT!
    ERJA RRADHEN NDONJE TJETRI E SIDOMOS ERJON BRACES

  24. Aliko says:

    O Rama je kot fare. Ne po flasim si te rrezojme mortjen e shqiptareve ti na flet si te shkojme ne europe.
    Po cfare europe a derezi qe te na vere ne sterkembesh e te na perdori si te doje. Te tjeret po dalin nga europa, ca nuk kane hyre fare dhe ti na shet mend se do na futesh ne europe. Per shqiptaret hyrje ne europe ishte vetem levizja e lire pa viza.
    Rama ik se je spiun i grekut. Per te qenduar ne ate karrigen tende te thyer po ben gjithe kete sabotim te opozites.

  25. Aliko says:

    E po kur thone qe Nano i ka kurdisur te gjitha. Cfare thoni more?
    Nanua eshte nje cope Palluqe idiot qe Sala e shkerdheu dhe e futi ne burg dhe ai vete dhe i jep pushtetin.

  26. nastradini says:

    Mos e denigroni Edi Ramen o milet. Qe di vetem te shkruaje por nuk ka guximin t’i hedhe Saliut nje domate te vetme sic bene kosovaret me ministren e tyre si mesalla me dy faqe. Guximi nuk tregohet me llogje dallkaukesh ne faqet e gazetave opozitare, por me inteligjence q

  27. astriti tironsi -belgjike says:

    o hongri ky ed plla kshu? ja paska bo rrupi supi pd ktij idiotit

  28. arian says:

    me vjen keq qe ps shum shpejt do shperbehet dhe sala sdo kete me opozite se rama ne vend qe ta bashkoje po e percan me keq te majten ndoshta dhe me qellim

  29. Malo says:

    Frigacak………..aa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje