Topi kishte frikë nga reagimi i Berishës për “Lustracionin”

5 Shtator 2011, 10:20Politika TEMA

Në një prej kabllogrameve të ambasadës amerikane në Tiranë flitet edhe për frikën e presidentit Topi nga sulmet e Berishës, në rast se hidhte poshtë ligjin për “Lustracionin”.

Ai i ka thënë ambasadës amerikane se aktivistët e PD-së do të protestonin dhe do të hidhnin gurë para zyrës së tij, në rast se vendoste veton ndaj ligjit.

“Topi i tha Ambasadës se debati për ligjin e lustracionit e ka ekspozuar shumë keq politikisht. Topi tha se PD do ta sulmojë egërsisht në rast se vendos veton kundër ligjit të lustracionit duke pretenduar se ai ka marrë informacione se aktivistë të PD-së do të nxirren në demonstratë kundër tij dhe do të godasin presidencën me gurë. Topi pretendon se edhe pse ka shumë aleatë brenda PD-së në parlament, asnjë nuk do të votojë pro vetos së tij në rast se vendos të bllokojë ligjin. Ai tha se në të vërtetë deputetët e PD-së do të ndjekin kryeministrin Berisha dhe do të kundërshtojnë Topin sepse kanë frikë se ndryshe Berisha do t’i lërë jashtë listave zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Topi shprehu frikën se qëndrimi i tij kundër ligjit të lustracionit do t’i kushtojë atij mbështetjen e shtresës kryesore politike- njerëzve të përndjekur nga regjimi komunist. Topi tha në mënyrë të përsëritur se në rast se vendos veton kundër ligjit, PD do të nisë një sulm ballor kundër tij që do të përfshijë edhe një fushatë diskredituese për etiketimin e tij si mbrojtës i ish-komunistëve”, thuhet në kabllogramin e ambasadës amerikane.

18 komente në “Topi kishte frikë nga reagimi i Berishës për “Lustracionin””

  1. Arsen says:

    Edhe ? Cdo te thote kjo ? Me pak fjale, Topi shikon interesat e tij… Ka hall se cdo te thone PDistet per te apo si do te jete e ardhmja e tij ne PD. Pra nuk sheh te beje interesat e popullit shqiptar, te beje ate qe eshte e drejte. Me qendrimet e tij te vaketa, moralizuese e hic-thenese Topi ka treguar qe e ka zene se koti ate “vend pune”. Topi ka humbur shancin te bente dicka per kete vend.

    1. plotesisht dakord says:

      me kete qe ke thene

    2. Fatos Nano says:

      mjere ne me keta plera. dhe themei pse ben politike berisha. po ste mos beje ai kur ka te tille te pjerdhurse ka frike nga guret. ai tjteri i vrau ne mes te bulevardit dhe si hyri gje ne kembe se jane te gjithe te menderosur. mjere ju qe jetoni ne ate vend.

  2. baba abazi says:

    keta tipa qurrashesh me pasaporta shqiptare dhe nam “proamerikan” quhen shqiptarqiqa…
    ky term i ri ka ardh si pasoj e uljes se dinjitetit dhe personalitetit individual dhe kombtar nga ana e njerzve shqiptare,qe kane gjet nje formule : “dy gishta perpjete dhe proamerikan”,per te dale nga veshtirsite dhe prapambetja dhe dembelizmi dhe krimi i tyre permanent historikisht..
    po ta studjojm gjuhesisht termin “shqiptarqiq” do te shofim se nuk ka asgje kunder kombit shqiptar te ndershem,partiot,luftetar e punetor,te drejte dhe me karakter..
    ky term fyes eshte kunder asaj pjese te gjendjes civile shqiptare qe shkelmojne ato dimensione pozitive dhe krenare shqiptare te krijuara me mund e sakrifica e gjak ne shekuj.
    eshte nje si bicim termi ekuivalent me ate te famshmin “jashteqitja e kombit” te aqkomentuar e keqkuptuar…
    “shqiptarqiq” eshte nje serbizim gjuhsor i fjales shqipe qe perfundon me bashktinglloren “r” qe ne serbisht kthehet ne bashktinglloren grryese deri ne fyerje “q”.

    1. dua says:

      nuk ekziston populli shqiptar i ndershem, patriot luftetar punetor dhe me karakter. nese thua shqiptar do te thote, tradhetar skuth dembel dhe pa karakter. te gjithe bejne si te ndershem, por ne te vertete ai shqiptar qe eshte i ndershem, ka mbetur i tille se nuk ka patur mundesine te perfitoje ndopak nga korupsioni. sala e di mir kete. shqiptaret terbohen vetem po ti prekesh leket….. po te drejtohesh nga njerez te koruptuar nuk eshte problem per ne, nga momenti qe jemi te gjithe te koruptuar. sa turp te jesh shqiptar…. me pak fat mund te lindja andej nga somalia….ndoshta me mir

  3. Baca says:

    Ne foto tre fytyra te neveritshme!

  4. SILLO says:

    SA I PERSEKUTUAR NA QENKA KY TOPI MO.

  5. analist says:

    1-Nje burrec ne krye te shtetit tregon fytyren e tij para atyre qe e zgjodhen,ambasades amerikane.
    2-Vendosmeria e Berishes ne realizimin e qellimeve te tij,ne rast nevoje dhe pa pjerdhur fort per ambasada dhe amerikane,per demokraci dhe institucione. Ti lexoje mire keto kabllograme Edvin Rama se me ke ka te beje dhe….te shkruaje editirialin e radhes.

  6. tujtuj says:

    S’ka mundesi ky topi eshte trim .

    1. fajin e ka saliu says:

      ky nuk eshte trim por eshte komunist i devotshem.

  7. Gone says:

    Nga ky njeri i shemtuar ka frike dhe foshnja ne barkun e nenes e jo Topi ,,qe nuk eshte gja tjeter vetem nje loder me gurdisje ne duart e Argites dhe Shkelzenit ,, qe vodhen vrane e prene ne kete vend ,,, Saliu eshte vetem fantazma qe mbron kriminelat qe e mbeshtetin ate ,,por ora e tmerit per t’a ka erdhur ,, nje fund i tmershem ,,,, per t’a po afron,, fantazma ne burg.

  8. iliri_leeds says:

    e kuptuat o njerez Presidenti ka frike dhe dekreton ligje qe s’duhet ti dekretoje!!!!! kur presidenti dhe shefi i shtabit kane frike ca prisni nga te tjeret psh gjykatesit dilni e hiqini keto horra

  9. enofieraku. says:

    po cpret nga nje person qeveritar, figure politike qe ngeli si legen shkallve te stadiumit , do ta kuptoja me nje skuader te madhe normal, por jo me lacin dhe me spacin ,ik ore legen ik.

  10. Brazili says:

    Oh, cfare shteti kemi ne,cfare presidenti, cfare deputetesh,te cilet jane te gjithe zorraxhi,nga i pari deri tek i fundit.Banditet e kane kapur kete shtet prej fyti dhe nuk e leshojne me kurre.Mjere populli shqiptar,i shkuan vitet vetem me vuajtje.

  11. england says:

    EPOPEJA E TRADHETAREVE TE KOMBIT

    U mbyt shqiperia me frikacake
    jane hajdute jane halabake

    C’na duhet populli,nuk dine c’kerkojne
    ne jemi zoti,ne dime te rrojme

    Dime te genjejme,dime te mashtrojme
    fundja shqiperine tone po gllaberojme

    Te vjedh dhe une si Ilir Meta
    ku di mileti se c’eshte jeta

    Te bej une sot dollare dhe pare
    cfare sjell e nesermja nuk du t’ja di fare

    Si fort shtruar e keni marre
    ju vrases,hajdute o pushtetare

    Mos mendoni se do i gezoni
    cfare do qe vodhet nuk do trashegoni

    Dita e madhe po troket n’dere
    ku do futeni ju o te mjere

    Do merrni vrapin si qene rrugace
    nuk do ju kursejme hunje e kerbace

    Cikloni popullit perpara do ju marre
    te gjitheve ju hajdute,e kusare

    Kemi ne deje gjak shqipetaresh
    nuk mund te durojme pushtet barbaresh

  12. Vasel Malaj says:

    Eshte shume e vertete qe jo vetem Topi, por mbrojtesi me i madhe i komunisteve eshte Sali Berisha. Lojerave te felliqura ju ka ikur koha, sepse Berisha e dinte shume mire, se ta firmoste Topi do ta hillte poshte GJykata Kushtetuese. GJithçka ne SHqiperi komandohet nga Mafia komuniste dhe asnje veprimtari apo Ligj qe cenon interesat e Mafies Komuniste ne nje menyr apo nje tjeter nuk aprovohen. SHtet Mafiozo-Komunist!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  13. petrika says:

    O top dil a derezi dhe behu nje her te vetme bure edhe ti apo e ke hallin gjetke Nje gje duhet te dishe mire ti dhe gjith te tjeret i thote apo nuk i thote saliu ato qe di per ty eper te gjithe te tjeret kjo nuk ka rendesi sepse te gjithe i dime nepermjet kabllogramit vesh me vesh e goje me goje kot ju genjen mendja e hiqeni si burra te ndershem mos ju genjej mendja se nuk i dime .Kur e dini se cfar jini pse hyte ne politik

  14. Albann says:

    hahaahahaa.Sa e bukur kjo fotoja.Topi dhe Mete diskutojne ne qef te tyre,ndersa Berisha menjane,duke dyshuar se mos po i bejne “puc”… Te gjith duke perfshire kryeministrin po jetojne me frike ne vendin e shqipeve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje