Basha, lobim me Athinën për largimin e kreut të misionit të ODIHR-it

4 Shtator 2011, 11:32Politika TEMA

Ambasadori Withers i tha ministrit të Jashtëm, Basha, më 30 prill (2009) që SHBA është surprizuar nga kundërshtimet e Shqipërisë për emërimin e zonjës Glover në krye të delegacionit të ardhshëm të misionit vëzhgues të ODIHR-it në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ai paralajmëroi ministrin e Jashtëm se kundërshtimi i Shqipërisë krijon një precedent fatkeq te shtetet anëtare që mund të influencojnë për emërimet e OSBE, një precedent që SHBA, OSBE dhe vendet e tjera synojnë ta mënjanojnë.

 

Ministri i Jashtëm, Basha, theksoi se “objeksioni i fortë” i Shqipërisë për emërimin e Glover, edhe pse qeveria nuk ka “asgjë personale” kundër Glover apo kualifikimit të saj, por qeveria është e bindur ngaqë Gloveri drejtoi ODIHR-in në zgjedhjet e këqija të 1996-s dhe emërimi i saj mund “të hapë dyert e një periudhe të shëmtuar të historisë sonë”. Basha dha pak indikacione për një lëkundje nga pozicioni dhe insistoi duke kërkuar ndihmën e SHBA-së për të gjetur një “zgjidhje të qetë” që mund të arrihet nga britanikët dhe të tjerët (diplomatët perëndimorë)-kërkesë kjo e kundërshtuar nga ambasadori. Menjëherë pas mbledhjes, kreu i misionit të OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch, i telefonoi ambasadorit Withers dhe i tha që ODIHR dëshiron caktimin e Gloverit në krye të misionit, duke besuar se Shqipëria nuk ka autoritet të kundërshtojë emërimin e saj.

 

Basha: “Asgjë personale”

 

Ambasadori hapi takimin duke nënvizuar se pozicioni i SHBA-së është që kundërshtimi i emërimit të Gloverit është një precedent i rrezikshëm, pasi mund të shtojë etjen e të tjerëve që mund të bëhen me kritikë se Shqipëria ndaj ODIHR-it. Ambasadori tha se reagimi i Shqipërisë ka çuditur SHBA dhe shtoi që fakti se drejtimi i Gloverit në zgjedhjet 1996 dhe ekzistenca e raportit shumë negativ të ODIHR-it në atë kohë nuk është justifikim për qeverinë shqiptare që të kundërshtoi emërimin e saj tani. Basha i tha ambasadorit Withers që qeveria nuk ka asgjë personale, por insistoi se opozita dhe media do ta përdorin emërimin e Gloverit

 

Si “hapja e kapitullit” të 1996, një periudhë që Basha e përshkroi si “pika më e ulët” e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe ODIHR-it. Basha theksoi se ODIHR pas raportit (për zgjedhjet e 26 majit 1996), ODIHR nuk u lejua të kthehej në Shqipëri për të vëzhguar zgjedhjet lokale të tetorit, pasi marrëdhëniet mes qeverisë shqiptare dhe ODIHR-it ishin zhytur në nivelin më të ulët. Basha theksoi se opozita, media dhe publiku do ta shikojë emërimin e Gloverit si një mosbesim te qeveria shqiptare për të zhvilluar zgjedhje të mira, duke theksuar se “nëse unë do të isha në opozitë do të bëja të njëjtën gjë”. Basha shtoi se nga të njerëzit e që punojnë për ODIHR-in “ka një lidhje të madhe me ditët e errëta të 1996-s”. Ai i kërkoi ambasadorit të gjendet një “zgjidhje e qetë”, por ambasadori theksoi se pozicioni i SHBA-së është i qartë. Menjëherë pas takimit, kreu i Prezencës së OSBE-së, Robert Bosch, i telefonoi ambasadorit Withers duke theksuar se Shqipëria nuk ka asnjë autoritet në këtë kërkesë.

 

Kërkesa e qeverisë vjen nga lart

 

Koment: Qëndrimi i palëkundur i Bashës pati jehonë dhe u përsërit me një manovër diplomatike më 29 prill. Basha tha se ai ka folur gjithashtu me ministren e Jashtme greke, Bakoyanni dhe ambasadorin gjermane në mënyrë që çështja të zgjidhej drejt. Diskutimet e Bashës ishin mirë të përgatitura, por nuk mund të fshehin faktin që të gjitha kundërshtimet e qeverisë shqiptare për Gloverin kishin rrënjët tek armiqësia e gjatë e Kryeministrit Berisha me Gloverin, pasi ajo ishte kreu i ODIHR-it në zgjedhjet 1996, një nga kohët më të errëta të Berishës që kanë njollosur karrierën e gjatë politike. Pozicioni i qeverisë shqiptare reflekton sërish tendencën e Berishës, besimin e tij se ai kërkon të kontrollojë gjithçka dhe çdo gjë në lidhje me zgjedhjet e ardhshme, duke përfshirë edhe të caktimin e të mandatuarve dhe komentet mbi ta.

13 komente në “Basha, lobim me Athinën për largimin e kreut të misionit të ODIHR-it”

  1. Joni says:

    Mendje me djallezore se ky Sali Berisha nuk ka, kaq i zoti paska qene ky djall sa ka bere cdo gje per te kontrolluar gjithcka dhe ia ka futur te gjitheve, bashke me kete ligavecin Lul Basha.

  2. Tosi says:

    Basha , ky hipokrit dhe mashtrues ordiner,eshte me i tmerruari nga publikimet e kabllogrameve…ky qe per c’do gje,nje here thot “PITE” dhe me pas per te njejten gje thote”SIMITE”..ne kete zanat xhelozoi dhe politikanin me dredharak “PITE-SIMITE”..Godon..i cili eshte i denuar ta doje kete kopje shemtie,te cilin shpresonte ta prodhonte brenda families,per kete dhe eksperimentoi,kur deshtoi,dashuria dhe brenga qe nuk e trashegoi shemtin e tij brenda deres e coi dhe i puthi kembet kopjes se shemtise jashte deres.Aq i tmerruar eshte Luli,sa per kete, dredharaket si puna e tij dhe e keshilltarit ne dredhi,Godo,nuk u duhet shume kohe te mendojne se si ta lene nje shteg hapur..U sajua nje demtim i vjeter..volejbollisti…u lidh nje dore..nese rendohet situata me kabllogramet,do rendohet dhe shendeti me doren…nqs ato qe do thuhen konsiderohen se mund te kalohen..hiqet fashua…E megjithate,Ai,Luli eshte me i tmerruari…dhe kete e ka peshqesh nga Berisha qe e coi si “KIU-FIU”..ministri me ministri,ku krijoi me shume nga te gjithe histori korruptive,pa ditur se dikush po mbante shenim dhe keto shenime mund te rridhnin diku dhe dikur….te befte mire Luli…je ne gare me nje tjeter pis per zullume,Olldashin,dhe te dy bashke e kthyet PD e Dhjetorit ne qenef….

  3. enofieraku. says:

    ka shume dhe me shume qe do dalin ne skene, sidomos krimet dhe zhdukjet e gramoz pashkos, semundja vdekjeprurese e gazidedes, biznesmeni nga maqedonia zoti hoxha, i ndieri kosta trebicka ,e shum e shum te tjeter, eshte nje skenar me emrin berisha.

    1. Elzir Bushati says:

      po hajdari

      1. Dean says:

        Varja atij,ai u vra per biznes armesh.Grupe rivale,muhabet mafiozash.
        Ai dhe politika shkonin se bashku sikur Torta me Qepen.Aspak,as1 lidhje.

  4. analist says:

    Domethenese ne kete histori eshte qe Basha qendron i patundur ne kerkesen e tij dhe ne kundershtim me kerkesat amerikane. Ky aspekt perben ndryshimin mes Berishes dhe Rames,mes PD dhe PS. Berisha ne interes te pushtetit te vet i nxjerr dhembet dhe Amerikes, nderkohe qe Rama i lepihet me mendimin se lezeti i te lepirit do e beje Ameriken te dashuren e PS. Ketu gabohet rende nga ky kastravec pa pervoje pushteti,qe ngaterron burokratin bashkiak me politikanin ambicioz per pushtet. Kjo eshte fatkeqesia e PS, e Opozites, e popullit opozitar dhe ne fund te fundit dhe e karrieres se tij personale politike.

  5. gjethi i thate says:

    ….Dhe si pasoje e te gjitha allishverisheve qe u bene per largimin e Glover,kur u desh nderhyrja e zonjes Bakojani(Micotaqis) rane dakort,ashtu si dikur mbreti Zog per te shitur troje shqiptare ne kembim te qendrimit ne pushtet,ashtu dhe keta kodoshe te politikes sone,ja dhuruan ate pjese te detit qe fatmirtesisht nuk nderoi pronar. Keta nuk ka drejtesi qe ti marre ne gjykim,vetem populli e ka fjalen,dhe jo ne fund por TANI.

  6. Ramy tg Nushi says:

    Keq e me keq punet per dylber BASHEN. Megjithate sa te kete Aishen ai….cuk cuk

  7. albaniac says:

    Kucedra e Dragobise me shtate koke ka dala nga shpella dhe po kerkon kurban per 2012…
    I gjithe katundi i PD jane mbledhur dhe duan ti japin koklopen si kurban mirpo ka ardhur nje kalores “Efbiaj” nga Amerika dhe kerkon qe tja prese koken kucedres dhe ne kembim do qe te marre koklopen per vete….

  8. ALBAN DEGA says:

    ZVICRA E BALLKANIT APO MAFIASTANI I EVROPES !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shqiperise i duhen lidere… Analistet jane me teprice

    Po harxhon shume kohe me editoriale e analiza Zoti Rama… Jo pse u mungon talenti per to, por ke pune e detyra shume me te rendesishme qe nuk presin. Eshte shume kollaj per ne shqiptaret te bejme ate qe nuk e kemi per detyre te bejme. E kemi shume veshtire te bejme detyrat e shtepise qe jane detyre! Domosdoshmeri.
    Ndaj kerkoj vellazerisht e publikisht: bej detyren si lider i opozites Zoti Edvin Rama… Analistet jane me teprice ne Shqiperi.
    Per shume nga fajet e politikes shqiptare eshte edhe kontributi juaj…
    1- Ne kohen kur duhet ti fusnit jo vetem berrylin, por edhe shqelmin e fundit Padrinos Berisha dhe “Mafias se dale krejt jashte kontrollit” ju i futet krahun. U bete paterice e pushtetit te tij te sterkorruptuar.

    Kur futet krahu ne vend te shqelmit

    2- Ndryshimet kushtetuese qe ia lehtesuat Berishes ishin jo thjesht nje gabim por nje bashkefajesi e juaja ne zollumet e zollumqarit me te madh te Shqiperise.
    3- Protestat dhe greva e urise e veres se kaluar ishin nje anije jo vetem pa busull e vela por edhe pa nje destinacion e plane rezerve, qe coroditen jo vetem opoziten por edhe popullin.
    4- Sjellja juaj prej humbesi kur populli i Tiranes te dha jo nje, por dhjete vota me shume de facto e dhjetra mijera vota me shume de jure se ushtarit te Berishes, kusarit dhe vrasesit Lulezim Basha…
    5- Heshtja juaj edhe e opozites perballe kesaj megakusarie votash ne Shqiperi me 28 qershor 2009 dhe me 8 maj 2011 eshte nje akt prej freskozite dhe jo prej opozite ndaj mafias kusare e vrastare te Berishes.

    Shenjteria e votes dhe mekatet e kusareve

    6- Si mund te pretendoje opozita dhe lidershipi i saj te qeverisin nje shtet te varferuar, te plackitur, te sakatuar nga banda e gangstereve dhe kusareve Berisha kur nuk eshte ne gjendje te mbroje voten e shenjte te zgjedhesve te vet!?
    7- Si mund te kene besim shqiptaret te votojne per opoziten apo te votojne fare kur shohin se votat e tyre te hedhura per kete opozite dhe liderin e saj dhe kunder zollumqarit Berisha dhe gangstereve te tij si Basha, Olldashi, Alibeaj, Topalli, Imami, Meta, Frangaj… vidhen diten per Diell ne sy te shqiptareve dhe nderkombetareve, ne sy te monitoreve dhe ambasadoreve nga ata bandite dhe narkotrafikante…
    8- A nuk mundej opozita e lidershipi i saj qe bashke me te gjithe deputetet dhe aktivistet e saj ne Tirane, perfshi keshilltaret e zgjedhur te saj me 8 maj te organizonin nje proteste simbolike diten e betimit te kusarit Lulezim Berisha si kryebashkiak hajn i Tiranes se vjedhur nga cetniket e Sali Berishes….!?

    Faktet e ditura dhe kujtesa jeteshkurter shqiptare

    9- Te gjitha faktet ne raportet e ambasades amerikane ne Tirane per Uashingtonin dhe Departamentin e Shtetit jane denoncuar nga opozita , lidershipi dhe media opozitare, perfshire dhe autorin e ketyre rrjeshtave, para se ato te permendeshin ne keto informacione shembullore per saktesine dhe objektivitetin e tyre nga nena e demokracise boterore…
    Sic vini re shume prej ketyre raporteve i referohen edhe opozites dhe medias se saj pas verifikimeve dhe hetimeve te personalit te saj teper te kualifikuar. Kemi nje sindrome te cuditshme ne shqiptaret: kujtesen jeteshkurter per fakte te ditura e per krime te perseritura sic eshte kryekrimi i vjedhjes flagrante te votave nga Sali Berisha qysh me 26 maj 1996…
    Ai sot qeveris Shqiperine dhe Tiranen vetem ne saje te votave te vjedhura dhe kujteses driteshkurter te shqiptareve qe si askush tjeter e kane paguar aq shtrenjte kete harrese me mijera viktimat e katrahures berishiane te 97-es, me dhjetra viktimat e Otrantos dhe Gerdecit, me ekzekutimet e torturat, te dyja krime kunder njerezimit te 21 janarit 2011….

    Kusari dhe vrastari – dy shtyllat e sundimit kadafian

    Kam plot dy muaj qe nuk kam shkruar ndonje koment apo analize. Ndofta edhe nje vit apo derisa Berisha te qeverise ne Shqiperi nuk kam nevoje te shkruaj. Mjafton te kopjoj dhe plasoj shkrimet e 6 vjeteve te fundit per politiken e Berishes qe ka dy shtylla kryesore : kusarine dhe vrastarine. Behet fjale per dy shtyllat kryesore te cdo despoti , perfshi edhe Kadafin shqiptar Berisha.
    Nuk eshte koha per analiza e as per bejte politike per ju si lider i opozites Zoti Edi Rama. Nuk eshte kjo detyra as misioni juaj kryesor.
    Perdorni kohen e cmuar qe ju hane ato per organizimin e protestave dhe hartimin e veprimeve konkrete te opozites dhe shqiptareve kunder Sali Kadafit dhe cetes se tij te kusareve e vrastareve…. Sot, neser do te jete shume vone.

    Gabimi qe perseritet eshte… faj…

    Nuk dua te degjoj pas dy apo tri vjetesh te shfajesoheni per gabimet qe beni sot, sic veproni sot per gabimet qe keni bere para dy- tri vjetesh si ndryshimet kushtetuese, Gerdeci… Gabimi qe perseritet behet faj, thote sovrani… Faji qe perseritet behet krim…
    Jo vetem veprimi i gabuar, por edhe mosveprimi i gabuar jane faje. Faje te renda e me pasoja te renda per Shqiperine e popullin e saj, per te sotmen e te ardhmen e saj.
    Nuk kam asnje interes personal prej jush, as prej PS-se e opozites e aq me pak nga Sali Kadafi dhe ceta e tij gangstereve.. Interesi im i vetem eshte Shqiperia dhe e ardhmja e saj evropiane dhe demokratike.
    Me pasurite, me kushtet fantastike natyrore e klimatike, me popullin e mrekullueshem qe ecen zbathur e i pangopur mbi truall floriri… Shqiperia sot duhet te ishte me shume se Zvicra e Ballkanit… E kam fjalen jo per njeqint, por vetem per 20 vjetet e fundit…

    Delja e zeze jo vetem e Evropes !?

    Vazhdon te jete e fundit ne Evrope ne cdo tregues ekonomik e financiar…
    Vazhdon te jete vendi i fundit ne Evrope per standartet e integrimit ne BE!
    Vazhdon te jete delja e zeze jo vetem e Evropes, por edhe SHBA-se persa e perket ketyre standarteve dhe imazhit te saj si nje vend i zaptuar nga Mafia e krimi i organizuar jo vetem kombetar, por edhe nderkombetar….
    Vazhdon te jete nje Mafiastan i vertete ne duart e ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne duart e nje “bande gangsteresh”.
    Vazhdon e do ta vazhdoje e tille perderisa ne te heshtim, te ulim koken.. perderisa do ti fusim krahun ne vend ti fusim berrylin e shqelmin nje despoti e Padrinoje qe e ka kthyer Shqiperine ne nje ciflig te klanit e atij vet… ne nje Mafiastan!

  9. lani says:

    Ju admiroj i nderuar Alban Dega për komentet tuaja të cilat janë një analizë e thellë dhe një mesazh urgjent për opozitën dhe drejtuesin e saj zotin Rama. Është vërtetë një situatë që nga dita në ditë precipiton rreziqe të pa parashikuara si pasojë e keq qeverisjes dhe veprimtarisë antishqiptare të disa pushtetarëve të inkriminuar në lloj lloj pisllëqesh pse jo edhe në veprimtari antishqiptare. Ju falenderoj dhe uroj shëndet e jetë të gjatë. Shqipërinë po na e shesin dhe ne bëjmë sehir sikur të ishte një shaka estrade!!!

  10. Argita says:

    E mor Lulushi im, keshtu eshet kjo pune here ua fut te tjereve here ha vet

  11. Blendi says:

    Interesante fotografia e mesiperme, ku si Basha dhe Berisha jane me kravate blu, ose blu me viza te bardha. E thene ndryshe, kane varur flamurin grek ne qafe.

    Mund te jete rastesi, por ne raste te tilla nenshkrimi marreveshjesh, cdo detaj eshte me siguri i studiuar, duke perfshire madje edhe veshjen. Jane simbolet ato qe thone shume gjera ne keto raste.

    Shume poshteruese !!!!

    Tung,
    Blendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje