Klima e frikës dhe sundimi i familjes “Berisha”

4 Shtator 2011, 15:19Politika TEMA

Nga: Mustafa Nano

 

Quiz: Kush ka qenë i pari që ka përdorur frazën “pushteti i familjes”, Edi Rama, Taulant Balla, Mero Baze, apo dikush tjetër? Duhet gjetur e duhet t’i japim një medalje, pasi “pushteti i familjes” nuk na qenka një sendërgjí opozitarësh. Përkundrazi, është një fakt, që verifikohet tanimë nga të gjitha drejtimet e nga shumë dëshmi. Njerëzit, me dëshirën për t’i parë gjërat ashtu si janë e për t’u vënë emrin e tyre, do ish dashur ta kishin bërë me kohë e me vakt këtë verifikim, pasi ndikimi i vajzës së Kryeministrit në qeverisje është tanimë një gjë e provuar dhe e stërprovuar, të paktën në nivelin e fuqisë së saj për të rekrutuar, promovuar e graduar miq e shokë të vetët në të gjitha rangjet e qeverisë e të administratës, ndërsa emri i djalit të Kryeministrit ka dalë qartazi në një numër situatash në aferën e Gërdecit. Të dy këta janë përfolur në shtyp edhe për rrethana të tjera, që kanë të bëjnë me blerje e shitje trojesh, me trafik influence në vendimmarrje, me lidhje të dyshimta me biznesmenë të vendit e të huaj, por të gjitha këto, edhe pse janë hamendje të besueshme, kanë nevojë të provohen e të dokumentohen mirë. Ndërsa në rastet e mësipërme, fëmijët “Berisha”, që nuk janë dhe aq fëmijë, janë qartazi “brenda”, me kokë e me këmbë.

Po pse po e nënvizoj këtë gjë pikërisht tani? Ngaqë ambasada amerikane ka të njëjtin mendim, gjithashtu? Jo, personalisht nuk më intereson më tepër se sa duhet opinioni i një ambasade apo i një ambasadori; as fakte e të dhëna të cilat jepen prej tyre. Sigurisht, zëri i tyre është një zë më tepër; për më tepër, është dhe zëri më i besueshëm në këtë kermesse-in shqiptar, pasi diplomatët amerikanë janë më të çinteresuar se sa aktorët lokalë për të goditur njërën palë apo tjetrën, njërin politikan apo tjetrin. Por prapëseprapë, nuk do merrem me spekulime të tyret. Ajo që më ka goditur në mënyrë të veçantë është një provë e dhënë prej tyre, që konfirmon edhe njëherë tjetër dy gjëra të ditura e të thëna këtej nga anët tona: 1. Berisha po sundon tok me familjen; dhe 2. Në Shqipëri ekziston një klimë frike prej bandës së Berishës; deri dhe personalitete e dinjitarë të lartë të shtetit nuk guxojnë të dëshmojnë fakte kundër kësaj bande.

Një parantezë. Kur dolën kabllogramet e para të “WikiLeaks”-it, në një shkrim të vetin në “The Guardian”, Timothy Garton Ash nuk i kursente lëvdatat në adresë të diplomatëve amerikanë, të cilët – kështu dilte, sipas tij, nga dokumentet e bëra publike – dëshmojnë dhe njëherë që janë vëzhgues të vëmendshëm, të kujdesshëm, inteligjentë e të rafinuar (këta përcaktorë janë të mijtë, dhe i kam prej shijes që më ka mbetur qysh nga hera, kur kam lexuar shkrimin). I kam dhënë të drejtë Garton Ash-it në atë moment (kish pasazhe të tëra të ‘WikiLeaks’-it, të cilat, po t’mos e dije përse ish fjala, mund t’i merrje për vëzhgime eseistësh të sprovuar e scholar-ësh të regjur). I jap të drejtë më shumë në ditët e sotme, kur po dalin në dritë dokumente që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Në tërësinë e tyre, këto dokumente japin një tablo të plotë e të saktë të kësaj botës sonë; dhe materialet e publikuara janë të hartuara me një gjuhë të sofistikuar (s’e kam fjalën për gjuhën angleze; e kam fjalën për gjuhën) e me një stil tek-tuk nazik. Të kuptohemi, nuk janë të gjithë diplomatët amerikanë të tillë; por edhe nuk ka pse të jenë, në fund të fundit. Amá nuk mund të mohohet që këto kabllograme të nxjerra në shesh, përveç shumë dëmeve të mëdha që i kanë bërë diplomacisë amerikane, i kanë bërë dhe një të mirë: e kanë nxjerrë në dritë si një diplomaci elegante e eficiente. Dhe, këtu po e mbyll parantezën. Por, po mbetem në të njëjtat arsyetime.

Diplomacia amerikane është diplomaci e informacionit. Ata informohen, informohen, informohen. Në rastin shqiptar është pikërisht kjo që të tërheq vëmendjen. S’do ish keq që qysh tani t’u sugjeronim historianëve të nesërm të Shqipërisë që, për të gjetur të vërtetat e ngjarjeve tona, të mos harrojnë të rrëmojnë më së pari në arkivat e Departamentit Amerikan të Shtetit. Një dëshmi, fjala vjen, si ajo e Luan Hoxhës, ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, nuk do kishin ku tjetër ta gjenin. Dhe, po ndalem pak në këtë pikë. Për të dalë atje ku e fillova.

Është e frikshme, apo jo? Rezulton, që shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë ka gjëra të rëndësishme për të thënë, ka dëshmira për të dhënë (në funksion të denoncimit të një regjimi të korruptuar e të denoncimit të “pushtetit të familjes”), dhe nuk ka guxim as t’ia thotë publikut shqiptar, as të informojë institucione të sigurisë kombëtare, të mbrojtjes së rendit publik, të shërbimeve sekrete apo të hetimit. Çfarë bën? Shkon për t’u rrëfyer në ambasadën amerikane, shkon atje për të thënë se djali i Kryeministrit është i përzierë në aferën korruptive të Gërdecit, me pasojë vdekjen e gati 30 personave, shkon atje për të thënë se nuk mund ta thotë në vend tjetër këtë gjë; përndryshe, i rrezikohet jeta. Të njëjtën gjë paska bërë dhe zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. E shikoni se në ç’klimë të frikës e të terrorit jetojmë? Dhe me këtë klimë të terrorit prej “familjes” duhen shpjeguar shumë gjëra në Shqipërinë e viteve të fundit, një numër aleancash, heshtjesh, konvertimesh politike, qëndrimesh publike, rreshtimesh opozitarësh e gazetarësh në favor të pushtetit etj. Ka dhe faktorë e mënyra të tjera për të shpjeguar gjëra të tilla (korrupsioni, sidozot), por klima e terrorit është, me sa duket, mjeti më i parë që mban më këmbë sundimin e familjes.

Dhe kështu, është hera për ta mbyllur me një quiz tjetër. Ç’është Shqipëria? Nuk e di. Mund të ketë shumë përgjigje. Por njërën, afërmendsh, e kam në majë të gjuhës: Shqipëria është një vend, ku një familje sundon e vetme, kryesisht nëpërmjet terrorit.

67 komente në “Klima e frikës dhe sundimi i familjes “Berisha””

  1. komshiu says:

    Sa e bukur asht kjo ardhita, sa i ngjan qaliut, po ai shkerdheni sa i ngjan lirise po ai jameberi si ja dha ardhiten lulit, po ambra kujt i ngjan.?

    1. Astriti N. says:

      komeshiu pse Liria eshte e VERDHE NE FYTYR! kujt i ngjan?

      1. Baca says:

        Eshte e verdhe se pse ka frik nga uki (ujku)qe ka ne krah te majte.

    2. vinny says:

      Jamarberi ka pas gusto shume kur ka zgjedh nusen e vet…

      1. enofieraku. says:

        familja shtazore …

  2. nastradini says:

    Po pse cuditesh more Mustafe? Apo e harrove Enver ANTIKRISHTIN? Qe sapo dilte ne TV shqiptaret te gjithe benin shurren ne breke? Qe komandoi vendin tone si nje feudal dallkauk per afro 45 vjet me radhe me nje sadizem te papare ne histori. Qe vrau shoket dhe likuidoi kundershtaret si zogj pule. Dhe renoi dhe falimetoi shtetin ne fund te jetes kur mbteti ne Dimrin e Vetmise se Tij. Pse veproi keshtu Enver Hoxha duke u transformuar shqiptaret si hijet e nates aq shume saqe ne vitin 91 dukeshin si kafshe te egra? A i ke thirrur trunit o Muc Gazetari? Ta thote nastradini: Sepse mendonte vetem per familjen e tij. Per kete vrau edhe Mehmet Shehun dhe la krushkun Ramiz Aline. Saliu si Sekretar i Partise se Punes e ka mesuar prej kohe zanatin e feudalit komunist dhe e di mire moton e Enverit: “Sa me shume t’ja besh nenen ketij populli te nenshtruar aq me shume te thote babe!” Prandaj vazhdon me konsekuence vijen e Partise se Punes. Prandaj pyetjes tuaj: “Ceshte Shqiperia?” shume shpejt do t’i pergjigjet Wikileaks-i famoz me ndonje kabllograme te ambasadoreve te huaj ne vendin tone, qe do te thone: “Shqiperia eshte nje vend qe popullohet nga nje fis i pagdhendur dhe i eger ZULU. Qe rastesisht gjendet ne mes te Evropes!” Fund i kabllogramit.

    1. mendohu nje here says:

      nastradin efendi sic thuhet ne perrallat me nastradin vertet qe krahasimi yt eshte si tja futesh pordhes dhe pastaj nastradini tha ja qe e thashe dhe e bera dhe kjo eshte ajo qe them dhe bej

      1. nastradini says:

        Sa te kete Shqiperia dallkauke dhe injorante fanatike si puna yte o mik qe s’mendohesh fare, do te kete edhe sundime feudale shumevjecare te familjeve mafioze ne pushtet ne vendin tone fatkeq. Do Zoti fara e KEQE e komunizmit qe hodhi Enver ANTIKRISHTI me vampiret e tij si Sali Berisha e soje e sorollope komunistesh nga pas te shuhet sa me shpejt bashke me fanatiket e tyre qe kane lene pas. Atehere do te hapet shansi i ri per vendin tone. Qe te behet nje vend normal si te gjithe te tjeret.

        1. raimondi says:

          Nastradin ty nuk ta veme re ca thua sepse ti ke nje nickname karagjoz dhe natyrisht edhe ato qe thua jane karagjozlleqe —Ndaj nuk na ruhet shume nga ato qe thua ti,
          por edhe per Krishtin nuk na ruhet hic fare , se eshte nje dobic cifut qe s’ka asnje lidhje me ne

          by the way —-Shqiperia eshte nje vend pa OPOZITE.

          1. nastradini says:

            Krimi me i madh qe kreu ANTIKRISHTI Enver Hoxha ne trojet shqiptare ishte likuidimi i fese. Qe coi ne transformimin e shqiptareve nga njerez me intelekt ne kafshe te egra, spiune te njeri-tjetrit brenda llojit dhe brenda familjes. Emeri i nastradinit o mik pa fe pa shkolle dhe pa themele te moralit fetar eshte i njohur ne Bote qe ne shekullin e 12. Ai vazhdon edhe sot si nje emer fillozofi qe ironizon dallkauket dhe profecite e tij kane dale te verteta gjithmone. Po te dish shkrim dhe kendim sidomos ne gjuhe te huaj lexo pak nga historia Boterore se nuk te ben keq, para se te flasesh per nastradinin. Ka dallkauke te tjere si puna yte qe shkruajne carcafe me brockulla cdo dite ne gazetat shqiptare. Nga vendi dhe pertej oqeaneve duke diskretituar veten, por me teper shqiptaret. Per ata qe i lexojne dhe qe kane dy pare mend me teper.

        2. Malo says:

          Nastradin,po na paraqitesh si shume i menqur.!!!

        3. Baca says:

          Eh mor nastradin efendi, shqiptaret nuk i ktheu ne spiune ENVERI, sepse ata kane lindur me spiunllikun ne shpirt e ne mendje, po te jap nja dy prova;
          1) Skenderbeun e madh e tradhetoi nipi i vet Hamza Kastrioti, dhe shoku me i ngushte Moisi Golemi.
          2) Ne kohen e luftes se dyte boterore Gjermani tha; ne gjithe europen pagova spiunet ndersa ne shqiperi i gjeta pa pare.

          Te uroj te jetosh i lumtur me fene tende qe do ta marre edhe ate pak tru e dije qe te ka ngelur deri sa te te katandise ne debil absolut!

          1. nastradini says:

            O Bace me tru shume, Skenderbeu eshte i vetmi shembell ne Bote per nje popull te vogel qe nuk e tradhetoi as Atdheun dhe as prijesin e tyre. Historite me Hamza ka shume. E keqja qe Enveri i beri te gjithe shqiptaret si Hamzai. Ata qe nuk donin te spiunonin i liluidoi dhe i shoi nga faqja e dheut. Dhe ja ku e ke Hamzain e ri Ilir Meta, sic e tha edhe pinjolli i Enverit Fatos Nano para ca kohe. Prandaj para se te shash nastradinin me fjale turpi thirri trunit dallkauk dhe fanatik enverist. ndryshe perrallat me gjermane dhe partizane me mire tregoja niperve dhe mbesave prane zjarit o Bace malsie.

          2. anticensurë says:

            NASTRO JE KE FUT PAK P…..!
            mos shkruaj me urrejtje patologjike!
            nuk i bën mirë mendimit!
            për moshë dhe kulturë,që ke,duhet të jesh shum më objektiv se vuajtjet që ke kaluar!
            përshëndetje!

  3. gazi says:

    –c’portret
    sala si qen i rrahur
    liria si mbretereshe
    zeni si djal i bukur
    me tej nje cift i lumtur
    argita me ate surrat
    sikur e ka shtip nje agrigat
    “agriatat”e c’pime-shfrytezimit
    popullit i ka hipur kurrizit…

  4. geno says:

    familje rac majmunesh super te shemtuar

    1. shkodrani(Arben Malaria) says:

      Mos u habit geno,…Nana huder e Baba qepe nuk mund te dalin femija MOLLE SHEQERI,…kjo asht race qenit ose rrace mutit…MALOKU qe qelbet,…a ke pa si hecen ,..si me kene tu rujte dhite.Ky kriminele drejton me diktature popullin tone.

  5. Albann says:

    Ata qe ishin trima iken qe ne 90″. Ne shqiperi kane ngelur vetem lepuj.

    1. Beni says:

      po te ishin trima ata nuk kishin ikur me 90

      1. Albann says:

        Uji qe rri ne nje vend qelbet….Duket se kjo ka ndodhur me 90% te atyre qe jetojne aty…Ata qe ishin trima iken se s duronin dot te qelbeshin.

  6. dorjan says:

    EDI RAMA e ka te zgjidhur problemin e medias kur te vije ne pushtet.Nje kontroll financiar ne TV KLANI i cili vjedh me gjashte duar .Per te shlyer demin qe i ka shkaktuar shtetit fute ne burg ate kryefrikacakun Sander Mafishen.Pasi te beje nja pese vjet leshoje dhe pastaj ai do te jete kundershtari me i madh i Saliut.Sander Mafishja dhe Ristani keshtu e kane pra q*** nenen te te thone baba.Pra dhe Saliut i thone baba se ju ka q*** nenen

  7. zylyf luan says:

    o turkofagos po si je more mik ??a i shikon turqerine shqip folese se cpo ben ?shkruaj bre burre shkruaj me shume ,eshte koha ku jane ata te Aleances Dum Baben ??Ai spahia cpo ben?Hajde dallkauke hajde po shkruaj o turkofagos mos me lere vetem e te keqen zylua ,shkruaj per keta hajdute me cizme shkruaj per kete race te ndyre mos perto po te pres…….

    1. EDI DETROIT says:

      Ti Zylyftaqis, per ke race e ke fjalen, e di qe jeni shtuar shume ju 300€, ti di te shkruash vete qe kerkon ndihme , te ka dhene zoti tru, apo ke bulazhga,idjot grek.

    2. Kalorsi i zi says:

      Lere se TF e ka denuar tema 24 ore pushim pas ankeses te Mendimi-im, i cili e provoi me ane te adhafit, por si beri dot gje, kur e provoi me telefon tek tema u be, po prape se prape Adhafin falenderoi. ky lajm eshte i vertete

    3. tourkofagos says:

      jasou file,arabet me jane versulur keq,por st’arqidhia mou,nuk dorezohemi ne jo.Te paret tane u dogjen ne zjarre,por fene dhe dashurine per kristianizmin nuk e prodhosen,ne te kundert shqipfolesit myslimone shiten dhe by…n!Ekeqja eshte se ne ndajme oxigjenin me keta korraket e Davoutoglout dhe kjo eshte fatale!!!

      1. shpulla says:

        Nuk je vetem TF, mos u dorezo, aq sa ja hengren skenderbeut po ashtu dhe ne pasardhesve, Ka ardhur koha e te vertetes ku genjeshtaret, dembelat, spiunat dhe tradhetaret fshihen mbas genjeshtres por e verteta i shef lakuriq sic jane.

  8. baro çorrogjafi says:

    E PA DURUESHME. TE MBETESH KOKEULUR NEN SUNDIMIN E NJE FAMILJEJE DHE THEMI :-JEMI

    NE DEMOKRACI.E C’ DEMOKRACI ESHTE KJO KUR PUSHTETI MBAHET ME TERROR

    NGA BANDA,DREJTOHET NGA BANDITEDHE SHQIPERIA VIDHET PO NGA BANDITE.MJERE NE !

    A DO TE ZGJOHEMI NJE DITE?

  9. petriti says:

    Duhet ti jepet gpditja e fundit komunizmit shqiptare.Kjo familje do te dergjet burgjeve.Nje familje serbe qe don te shkaterroi shqiperine.

  10. Leka says:

    Doli perseri ai qe sundon ne vilajetin Shqiptar, Saliu nga vixhidoli, ku na u cfaq tani perkrah presidentit te Burkina Fasos, por kete rradhe jo te Afrikes, por te Amerikes Latine dhe tha: Cfare ka shkruar ambasadori amerikan , te paraqitura nga Wikileaks, qe famila ime me gjithe ata qe kam afruar jane vjedhes dhe vrases te pa ftyre,jane te verteta dhe keto po ja u them pa ma ber syrri terr.Por me qe wikileaks, ka bere gabim qe i ka nxjerre fare ne drite te diellit dhe qe pasi une vazhdoj te ndjej ate qe opozita dhe mileti, perjetojne kenaqesi, kur vazhdoj tu rri siper, ahere ketu me keni deri sa allahu te ma nxjerre shpirtin nga bithag dhe kur veziret e mi do te jene te gjithe me callme.Shkoni tani faluni dhe thithni nargjilene e akshamit.Pis arnaut milet,pis o-pordhit.

  11. ilir111 says:

    hahhahahahaah paska adoptuar vajzen e fantocit qaliu

    1. Arben Malaria (Aka Ton) says:

      Hahaha. Forza papa!

  12. ZQK says:

    Frika është një prej armëve të diktatorëve. Për arma tjetër është PROPAGANDA. Edhe kjo armë përdoret mirë prej Berishës. Më thoni cila prej medieve zhurmon më shumë kokat e shqiptarëve, ajo që kritikon qeverinë apo ajo që i thur lavde? Sa vetë e lexojnë “Temën” në Shqipëri? Po “televizionin Tema” a e shikon njeri? Sa gazeta/televizione janë si Tema? Po gazetarë si Merua? A e ngrenë ata dot peshë 75% të shqiptarëve? Siç duket Edi e ka kuptuar rolin e medies, prandaj ka filluar të shkruajë. Populli nuk është gati sa duhet për veprim. Jam i bindur se 50% e atyre qe votuan Bashën në Tiranë janë tru-shpëlarët e propagandës së Saliut.

  13. fredd says:

    Regjime frikacakesh. Trimat jane vrare. Quiz:1- Pse eshte istaluar nje regjime frikacakesh dhe nje shoqeri e shemtuar frikacake, gati ne depresion ketu?! Sepse edhe familja e kreut te radhes, qe ka cdo gje dhe gezon cdogje, por si e dine te gjithe, ka shume frike. Dhe ndjenjen e frikes e demostrone cdo sekonde. ( kreu i radhes mban nje repart me bodyguard nga mbrapa!!!.)

    Pra, cdo njeri i i vetem ketu ne Shqiperi perfshire Bamirin, Inen, analistin e radhes, gazetarin e radhes, krye policin e radhes ( qe qeshin dhe tallen, kur pyesin si e ka emerin ky i riu!, siker te jemi ne Palermo!) eshte i terrorizuar dhe i frikesuar, ( jo vetem ish-shefi i shtabit te pergjitheshem)

    Quiz:2- Pse? Sepse nga nje familje e terrorizuar dhe e frikesuar( nqs do humbiste zgjedhjet Saliu, do dilte para drejtesise, thote autori i ketij shkrimi, qe edhe vete ka frike), do presim nje regjim dhe nje shoqeri te frikesuar. Prandaje duhet te kupetojme Lubonjen dhe kreun i Partise Socialiste qe jane katandisur si dy papagaje. Trim ishte polici, qe u vra keto dite ne Peqin, ndersa gjithe frikacaket, shkuan dhe ngushelluan familjen e tij!!!.

  14. rokoko says:

    nuk ka dyshim qe shqiperia sot drejtohet nga nje pushtet i familjes dhe pushtet i popullit, q

  15. Agim says:

    Duke pare kete fotografi duket qe:
    “…eshte me se e vertete qe Jamarberi eshte i pari dhe i vetmi mashkull qe pranon te puthe Argiten.”
    Kjo Argita me kujton ate gruan angleze 44-vjecare , Susan Boyle, jo simpatike nga fytyra por me nje ze te persosur e cila ne nje interviste ne USA, deklaroi dicka shume-shume personale (qe me erdhi me te vertete keq , kur e degjova). Ajo, Sysan Boyle , tha:
    “Nuk jam puthur asnjehere ne jeten time, sigurisht qe me vjen keq per kete por nuk kam se cfare te bej”

    Kur shikoj Argiten , …duket sikur edhe Jamarberi, nese e ka puth, e ka puthur nga sikleti dhe me veshtirsi.

  16. rokoko says:

    nuk ka asnje dyshim qe sot shqiperia drejtohet nga pushteti i familjes dhe jo nga pushteti i popullit, i dal me vota me vota te lira.
    kudo qe shkon e kudo qe degjon meson se gjithandej eshte argita, shkelzeni, rahmani, lulezimi, kunati, fahriu e te tjere, qe verviten rreth tyre.
    keta kane ne dore pronat e shqiptareve, punet e tyre, te ardhmen, jeten e tyre.
    kane bere kaq shume prona saqe zor se do ti humbasin ndonjehere.
    kjo eshte shqiperia.
    e drejtuar gjithnje nga familjet
    nga individet
    nga rregjimet antipopullore, ndaj dhe nuk kemi bere prokopi.
    keta jane shqiptaret
    te mesuar te drejtuar e te neperkembur nga te tilla pushtete
    dhe nuk ndihen
    nuk reagojne
    qendrojne kokeulur
    kenaqen me ndonje kockle te hedhur
    kenaqen me pak

  17. trakua says:

    Familja Berisha-Bisha eshte familje qe ka ardhur ne pushtet nga pushtlleku i socialisteve Nano-Meta dhe po qendron ne pushtet duke vjedhur dhe vrare shqiptaret. Kjo familje ka ne duar e saj gjak shqiptaresh, gjak femijesh. Kjo familje do te vdesi nga plumbi. Keshtu eshte e thene per kete lloj rrace njerzish, kujtoni te gjithe diktatoret dhe familjet e tyre, me i fundit eshte Gadafi. Te gjitha sa kane ber dhe bejne do ti vjellin nga hundet. Familje Bishash.

  18. ardi says:

    Pse na nxirrni kete familje te shemtuar ku vajza duket si mashkull dhe djali si femer!

  19. arber says:

    argita berisha eshte si majmune xhungle sa e bukur dhe e frustrua ndjehet ajo monstra me ate hunde si skjep gjeli dhe ata vetlla si skender gjinushi

  20. rexha10 says:

    ME KETA 5 PETRITA KOMUNISTA MUNDE TE FORCOHET BAZA E PARTISE E 200 KOMUNISTEVE,POR JO ME DUKE I DHENE BESEN ,PORE DUKE I DHENE ,
    TOKE, PARA, PUSHTET . MOTOJA E FAMILJES SALA.

  21. inf says:

    Kjo foto nji digjenerim i pa pame i kombit albanez.
    ky dobiç po na rrun paret po na shet det e toke si ka mundesi
    ku eshte guximi i ketij Marrshalli te Tradhtise.
    Vdekje ,vdekje per ket shtrigan dhe horr.

  22. Devolliu says:

    Shumë më tepër sesa shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, për krimet e familjes “Berisha” dijnë Presidenti i Republikës dhe Prokurorja e Përgjithshme.
    Është edhe më i frikshëm fakti se edhe këta janë lepura si Luan Hoxha dhe jo vetëm që nuk kanë vepruar e nuk veprojnë për të përmbushur detyrat e tyre ndaj kriminelëve, por nuk kanë guximin që të thonë e të shprehin asnjë fjalë, asnjë qëndrim, edhe kur pyeten nga gazetarët për faktet e katrahurës së pushtpushtetit të kësaj familjeje kriminelësh.

  23. shaban fisheku says:

    Pres kesaj Familje Qe shikoni qe eshte me te vertete per te qeshur ,
    nje shtet Frikacak i trembet ketyre Te cpifurve ,Turp ,nje familje Malokesh e kane Ekupuar nje Shtet si Shqiperia ,Nje Tirani e vertete ,Turp i ngelet ketij Populli te poshtruar karshi kesaj Resmeje te Felliqur me fytyra te mjera ,nuk e kuptoje se si keta njerez si te mjere ky popull ti jape te drejte ketyre te Diktojne ,e pa kuptushme nga Malesia e Tropojes vjen me mest te nje Kryeqyteti dhe ben zape kete Popull, po ky eshte Kulmi si ky Njeri ka Kapur nje shtet dhe se nuk mundet ky popull tja heqe nga duart nje vjedhesi nje vrasesi pushtein ,po kjo eshte fundi i Botes ky njeri vret vjedh vullnetin e ketij populli dhe perseri egziston si IZER si nje HURJAHIP dhe vitet e ketij populli largohen nen zgjedhen e kesaj Familje e kesaj fotoje ,ky eshte Kulmi ,cou o popull cben e shikoni kete Fotografi ,ky eshte Kulmi Rrezuat KOMUNIZNIN i friksoheni KUSARIZMIT,Turp per ju.

    1. hahahah says:

      po pse nuk vjen ti ta marresh ne dore more te shkerdhefsha listen e dasmes,more fisqen.more pabuks,ju ben thirrje te tjereve?! hajde pra aty e ke ne mes te tiranes,te shkerdhejne tropojanet motrat gruan fisin gocen e tezes e te dajes ty e mero bazes e mucit.jau cajme gojen ne. e keni provu te gjithe.po juve duhet me jau shkerdhy ropt keq e ma keq.

  24. besniku says:

    Nje gje me ben pershtypje: Fytyra e neveritshmne e ktij njeriu qe quhet Kryeminister. Per te tjerat bravo o qofte!

  25. arjan says:

    ska asnje ndryshim nga djali i Milloshevicit Marko ne vitet 90 qe bente kondrabande e cfare nuk bente.he me thoni ka ndryshim!

  26. arbber says:

    Familja qe terrorizon nje popull?!
    Ky esht nje shrim i goditur, me shume vonese per opinionin shqiptar, por i vertete, do te thosha “Thembra e Hakilit” qe mban Berishen ne pushtet. Por nje gje nuk bie dakort me Z. Mustafa Nano; duke fajesuar ish shafin e shtabit si frikacak etj… po ai eshte frikacak, por ai eshte nje nga ne, qe perfaqeson nje kliime, nje opinion te gjere te shoqerise Shqiptare.
    E para qe duhet fajesuar jane mediat dhe gazetaret qe kane per detyre te godasin cdo shtremberim te demokracise.Sot ka shume pak media te lira, dhe ato jane te kercenuara, une do ta konsideroja pjesen e shitur te medias si pjese e “Familjes”, e terrorit te familjes ndaj nje populli te tere. Por duhet thene se ne pergjithesi vete populli jone eshte fajtor, se me teorine larg b…’ time nuk ka si te jete e suprizuar me situaten ku ndodhet Shqiperia. Kush nuk i di faktet se Berisha si ne pushtet, si ne opozite armen e tij te pare kishte terrorin, ju kujtohet cfare i beri kreut te opozites kur i rrezikohej pushteti? patjeter ju kujtohet, qe duke shkelur te gjitha te drejtat e surgjynosi ne Bence, A ju kujtohet se gjak u derdh ne Tropoje vetem per aresyen e vetme se deshen t’i prishnin nje miting? Duhet ta kemi te fresket se cfare i beri Edi Rames qe kembenguli per zgjedhje te lira?
    “Familja” do te iki nga pushtimi i Shqiperrise kur ne te gjitheve te na kete dale frika dhe te mos shkembejme parimet e shenjta te demokracise me nje vend pune qe te ofron Familja, ose ne jemi te destinuar te sundohemi e jo te qeverisemi si qytetare dinjitoze.

    Arber – Canada

  27. enveri hoxha says:

    e pa shikoni cfare shemtire qe jane njeri me i shemtuar se tjetri ,per mua nuk ka flale cfere te thoni ishim njeri me i bukur se tjetri.

  28. tomorri says:

    dil o popull ne shesh pa parti,tamam si ne rumani,var saliun,burgos komplet deputet hajdute kriminel qe populli i di kompesohu,pronat vilat makinat bisneset se jane pasuria juaj,dilni ne revolte se revolta nxjerr udheheqesa te rinj mjaft me dokrra,duhet zhdukur me themel pd-ps dy shtyllat qe ncorren kurvat lsi-pd1.dil popull neser eshte dita jote tritol parlamentit se atje i ke te tere,bashkohen neser per pazare te reja,per te vjedhur me shume me emrin tend.mos e lejo kete bashkim popull po dil ne shesh,tamam si ne dhjetor kur dolem e morem tankun per ne blloku,por kelyshi nertan ceka na kthehu,duhesh varur nexhmija,ramizi qe ky qen sali tallet me kombin tone para popull rrembe armet sepse vetem namik hoti e vleresoi tamam malokun plumbi e zbret nga kali qenin por kesaj radhe te vdekur jo si radhe e pare

  29. tomorri says:

    dil o popull ne shesh pa parti,tamam si ne rumani,var saliun,burgos komplet deputet hajdute kriminel qe populli i di kompesohu,pronat vilat makinat bisneset se jane pasuria juaj,dilni ne revolte se revolta nxjerr udheheqesa te rinj mjaft me dokrra,duhet zhdukur me themel pd-ps dy shtyllat qe ncorren kurvat lsi-pd1.dil popull neser eshte dita jote tritol parlamentit se atje i ke te tere,bashkohen neser per pazare te reja,per te vjedhur me shume me emrin tend.mos e lejo kete bashkim popull po dil ne shesh,tamam si ne dhjetor kur dolem e morem tankun per ne blloku,por kelyshi nertan ceka na kthehu,duhesh varur nexhmija,ramizi qe ky qen sali tallet me kombin tone para popull rrembe armet sepse vetem namik hoti e vleresoi tamam malokun plumbi e zbret nga kali qenin por kesaj radhe te vdekur jo si radhen e pare

  30. zylyf luan says:

    Edy a i lave pjatat e detroitit?fjala asht per racen tate ,idiot me cizme ….

  31. mira delia says:

    Ilir 111 ke te drejte, Argita, eshte tamam si vajze e Fantocit, por kjo nuk e pengon aspak te flere me bukuroshin Lul. Argita eshte prostitute e koheve moderne. O moj Shqiperi e mjera Shqiperi……Nuk kam me asnjeri ne Shqiperi, por zemra me qan per vendin tim,….kurre nuk e kam pare kaq keq. Mjere ai komb ke ka ne krye, e morri krahina me e pacivilizuar, hajduti i votave Sale. O Zot, jepi nje kancer se ai nuk iken nga pushteti.

  32. Lil Toronto says:

    O Argita, po bej nji operacion plastik goce, se leket nuk te mungojne.Te pakten te shahesh, por jo per pamjen.

  33. lili says:

    faji e kemi ne te gjithe si popull:nuk ditem ne vakt me ja ba si ne Rumani me Cauceskun,qe te kuptojne se populli edhe ta kthen keq.tash keta nuk pyesin me per popullin edhe na konsiderojne si asgje!Pra ne duhet prape te marrim gjerat ne dore alla rumaneshe,e pastaj asnje qe vjen ne pushtet nuk do guxoje me u tallur me ne siç guxojne keta!

  34. LUAN LAZE says:

    Raca me e ndyre brenda ketij kombi jane disa gazetar mercenar te tipit FEVZIU ,ANDI BEJTJA ,BALLIU ky i fundit te kujton turkoshaket e qemotem , funderrina te tipit ZHEI ,HOXHA ,RAKIPLLARI,CUPI,SHKULLAKU, CILI , e plot si keta sahanlepires qe nuk ndryshojne aspak nga lakejte e KADAFIT . Te gjithe keta syresh jane sherbetoret me besnik te familjes sundimtare te shqiperise vetem per nje qellim .te zhvasin c’munden nen ombrellen e nje pushteti kusar dhe gjakatar.

  35. AK says:

    Do i lutesha temes te paraqesin nje foto te viteve te vona. Sesi kane ndryshuar keta. Jane rinuar me parate e ketij vendi.

  36. besniku says:

    Kujdes me komentet. Nuk duhet te shqetesojme udheheqesin tone te dashur. Por edhe ky nuk can bythen se c’thote Arvizu, Amerika apo WikiLeaks. Keta clirohen, ai vazhdon perpara, perpara dhe gjithnje perpara!

  37. fule says:

    E ke kap veten o Muc, po tani na vuri fshatari-shpellar Sali perpara dhe ne pak qytetareve

  38. Elzir BUSHATI says:

    Ne fakte ne kemi pasur nji familje ose nji grupe familjesh qe ishin te izoluara nga pjesa tjetr e vendit ne bllokun qe kane sunduar bile vejusha e zeze e diktatorit kur kane filluar levizjet anti komuniste ne 90 ka thene u zgjuan kafshet se keshtu e konsideronin popullin , kane ekzekutuar , kane varferuar deri ne kufijte e mbijeteses nje poppull te tere ,kane grabitur pasurite e shtetasve me tortura cnjerzore deri ne ekzekutime dhe te shtetit per 50 vite , familje dhe klane shume te fuqishme si klani , hoxha, klani kapo, klani peza,klani alia , klani ruci, e te tjere vazhdojne dhe sot me pasurite e grabitura nga baballaret e tyre te kete sot bizneset me te fyqishme dhe keto gazetaret tone kryesishte me prejardhje ish komuniste as nji nuk i cekun kete klane mafiozo -komuniste qe dhe jane dhe drejtuesit kryesishte te shtypit vizual dhe te shkruar po kerkojne te bejne lojen e atyre qe i pagujane .

  39. baba abazi says:

    o elzir bushati
    t’ka njel ora mrapa tye.
    jemi n’milenijumin e trete or taj..

  40. shqiptar says:

    FAMILJA ADMAS.

  41. shqiptar says:

    ADAMS FAMILY

  42. SERENA bAJRAKTARI says:

    Jam dakord me NASTRADININ se ne jemi nga fisi ZULU DHE ME KEQ.NUK NA LEN HUNDA SE TE GJITHE HAME bar.

  43. TheOne says:

    Turp qe i thote vetes ushtarak ai qen, e jo me komandant i forcave te armatosura. Nuk po e krahasoj me perendimin,se sbehet fjale, por edhe ne nje vend autokratik, kryeministri i trembet gjeneralit e jo anasjelltas. Ja ku kemi arritur si shtet. Nuk eshte cudi qe na neperkemb greku e serbi. Ta provoje djali i Erdoganit te kercenoje ndonje kolonel jo gjeneral e e shef si reagon ushtria atje. te gjithe i grumbullon ushtria brenda 2 oresh, e i degdis ne adana. Keshtu eshte kur pushteti eshte ne duar te te paaftit. Ska me shtet. me mire digjeni ate vend o njerez se po ju djegin te paaftet e vete po dalin te paqte. Digjeni e mbase i digjni edhe ata qena qe ju drejtojne se keshtu sic jeni kurre prokopi sdo beni.

  44. besniku says:

    Me duket se jane personazhet e serialit vizatimor “The Simpsons” (Familja Simpson).

  45. lenci thote says:

    se e shemtuar kjo goca e berdhishes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje