Ndarja Rama-Meta, pasi ky i fundit kërkoi kryeministrinë e 15 deputetë

5 Shtator 2011, 10:27Politika TEMA

Kabllogramet e ambasadaës amerikane flasin edhe për prishjen e marrëdhënieve të Ramës dhe Metës. Në një prej tyre thuhet se Rama prishi marrëdhëniet me Metën, pasi ky I fundit kërkoi që të bëhej kryeministër dhe LSI të kishte 15 deputetë.

 

“Që pas zgjedhjeve të vitit 2005, kreu i LSI-sëMetaka kaluar dhimbje të mëdha për ti provuar besnikërinë e tij koalicionit me pesë parti të opozitës. Tërheqja e Metës nga koalicioni me PS-në është cilësuar si shkaku përse e majta humbi pushtetin dhe PD-ja krijoi koalicionin qeverisës. Sipas kontakteve tona,Metaështë takuar me Ramën në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës dhe i ka paraqitur kërkesa konkrete siç është rritja e numrit të deputetëve të LSI-së nga 5 në 15 në zgjedhjet 2009. Mësohet se ai ka paraqitur një pakt edhe për postin e kryeministrit. Kërkesat i janë rrëzuar.

 

Menjëherë sapo ka lënë takimin,Metai xhindosur nisi sulmet publike ndaj integritetit të Ramës dhe legjitimitetit të tij si anëtar i PS-së ose i të majtës. Ai vlerësoi vlerat e socializmit të vërtetë dhe kontributin që kanë dhënë qeveritë e PS-së”, thuhet në një kabllogram të ambasadës amerikane.

22 komente në “Ndarja Rama-Meta, pasi ky i fundit kërkoi kryeministrinë e 15 deputetë”

  1. spirojanaqi says:

    shume mire ka bere rama qe ska pranuar.ndeshja e e ka lezetin ne fushen e betejes jo si krimbat ne tavoline

    1. muco says:

      ky plera ka kerkuar 15 hajduta,dhe qurrasha,rama vetem per kete duhet falenderuar.

      1. Vlora says:

        tamam,, rama duhet falenderuar qe se ka pranuar pazarin e kok lopes ,qe sdi te bej gje tjeter vec pazareve te qelbura…..
        qe te filloje te pastrohet politika jone,,duhet nisur me largimin e metes nga skena politike.
        meta eshte gangrena e shqiperise.

        1. hasan says:

          Nuk kam patur ndonje respekt per Ramen ,po rasti ne fjale me ben ta respektoj.Mendoj si ju.

  2. genti says:

    Po del e veretta ne shesh, qe zagari Ilir Kryemadhi ka dashur te beje pazare per te patur pasurite dhe fianncat e shqiperise ne duar e per t’iu juedhur. kur e pa qe nuk i eci me edi ramen shkoi e puhti bythen e qelbur te Sali Bajges

  3. Rilind says:

    Ilir Meta eshte lubi i pangopur per pushtet e pasuri. Nuk mund te besh koalicion me nje njeri te korruptuar si puna e Ilirit qe vendin e ka ne burg. Rama ka pasur 100 here te drejte kunder tij.

    1. vinny says:

      Ndofta, po ajo qe e pengoi te bente koalicion nuk ishte e kaluara e Metes, po propozimet e tij…

  4. shefqeti says:

    15 deputet dhe kryeminister. Ky me tre deputet na rropi nga xhepat, po me 15? Shqiptaret do ishin lidhur me zinxhira ne qafe dhe kurrizi do merte kamzhiket e skraparlinjve.
    Shyqyr zotit qe rrodhen ngajarjet keq per te, dhe koklopa i skraparit eshte ne grahamat e fundit te politik. Pas vendimit te gjykates, kur mbaroj karieren politike do fillojn raprezaljet ne bizneset e ketija dhe do perfundoj me nje deshtim spektakolar jeta e ketij fshtari.

  5. mark zaho says:

    bravo rama!!!!i pergjegjshem per misionin dhe rolin e tij dhe asnjehere pazarxhi si keta kerma qe e ndoten dhe e pushtuan shqiperine!!!!

  6. gazi says:

    –Lsi esht e perbere vetem nga mafjoze,hajdute dhe kriminele,po keshtu edhe nje pjese e partise republikane–dhe pastaj me monstra PD-ja, qe pervec krimineleve te tipit mercenar serb dhe rus–ka dhe mafjoz te vegjel qe kan mbir si kerpudha pas shiut..

  7. LUAN LAZE says:

    Deri tani po del se RAMA ka patur te drejte per gjithcka ne lidhje me LSI po dhe per shume ceshtje te tjera . E verteta zhytet por nuk mbytet ,thote populli .

  8. shefqeti says:

    Ju jeni Kuazimodot e kohve moderne.
    Urjahipet e kohve moderne
    Barbaret e kohve moderne
    Makiavelet e kohve moderne
    Markizat De’sade te kohve moderne
    Polpotet e kohve moderne
    Jack the Riperat e kohve moderne
    Frankeshtajnet e kohrave moderne
    Drakulat e kohve moderne

  9. tujtuj says:

    Me ne fund doli se kush e prishi koalicionin. Cdo thote Kastrioti tani, gjynah?

  10. renegat says:

    ekskluzive/zbardhet vendimi gjykates se larte per ilirin e shendoshe.

    http://www.dvdbeaver.com/film/reviews/hbnd/quasimodo%20whipped.jpg

  11. Nastradini says:

    Nga ky koke lopa po vuan nje popull i tere,, por e zente mallkimi ne femijet e vet, dhe mos i gezofte ato pasuri pa djerse qe ka mbi koke ,,o Zot ,,te lutem beje ferke nje ore e me pare te gjithe ata qe ngriten lumturine mbi fatkeqsine e nje kombi ,mbi fukarallekun e njerezve te ndershem,coptoji dhe dermoii ,,, mallkimi ne breza ne femijet e tyre rente o koke lope ,, o njeri i maruar me nje burrrre qe i flet bytha si goja .

  12. Albania says:

    Ajt ne te semes dhe meta

  13. I zhgenjyeri says:

    Ha ha ha … Meta nuk paska kerkuar gje fare !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Teper modest…..

  14. Albann says:

    Te shohim a do i kerkoje Berishes 15 deputete dhe kryeminister….E ka faj Rama pastaj….

    1. Rajmonda says:

      Nga Berisha nuk ja mban ti kerkoje keto gjera.E pe dhe ti, me 4 deputete u be z.kryeminister dhe nuk la gje pa vjedhur(kuptohet kete koalicion e beri per te miren e Shqiperise dhe per integrimin ne UE)po sikur te binin dakort me 15 deputet dhe ai te behej kryeminister.Lere-lere cfare nuk do ish bere,nga kryeminister ne president apo kryetar parlamenti etj..Ky eshte fytyra me e ulet qe egziston.

      1. Albann says:

        S kane c te vjedhin me teper si me 5 sime 50 ate qe mund te vidhet e kane vjedhur dhe vazhdojne ta vjedhin….Po koketuli do e kryeminister se nuk rri dot poshte Rames,i pelqen me shume poshte Berishes ? …

  15. Malo says:

    Sa pak paska kerkuar.!Ky kokmadhi paska pas oreks se jo mahi. Po mire o Edi, spaska kerkuar gje ky Metja, i cop kryeminister…!!! Gje fare e vogel.! Pastaj paska kerkuar edhe 10 kokrra me shum deputet. Nuk jane shum ,nga 5 ,15,pse sja ipje.E ke marre me qafe . Pthy fare e keqe.

  16. sociologu says:

    L E X O N I dhe komentin bejani vete!
    __________ — ———————————-

    Ekskluzive/ FBI kërkon arrestimin e Ilir Metës
    ========
    Kryetari i Lëvizjes Socialiste Për Integrim e sajoi lajmin e kërcënimit me SMS në telefon për t’i shpëtuar një arrestimi të mundshëm nga Byroja Federale e Investigimit. Agjencia AMA ka zbuluar më parë detaje të rëndësishme dhe sot po zbulon të tjera informacione që qarkullojnë në zyrat e institucioneve ligjzbatuese amerikane. Burime të besueshme thonë se kërcënimi është një bllof i sajuar për të goditur diku tjetër. Meta gjendet në pozicionin më të vështirë në karrierën e tij, me shumë probleme si brenda dhe jashtë partisë. Këtë herë SHBA duket se ia ka vënë këmbët në një këpucë.
    Numri dy i CIA-s vizitoi Shqipërinë disa herë jo zyrtarisht dhe në sekret të plotë brenda tre muajve të fundit. Misioni kryesor ishte mbajtja larg e Metës nga qeveria, pasi rifutja e tij ne kabinet i jepte imunitet dhe mbylljen e gjyqit. Presioni dhe kërcënimet direkte të SHBA-ve ndaj Berishës e tremben këtë të fundit duke anashkaluar Metën. Mirëpo ky i fundit ka në dorë fatin e pushtetit ndaj dhe Berisha ndodhet midis dy zjarreve. Nëse Berisha do bindet nga Meta, atëherë dosja e djalit të tij për Gërdecin ka gjasa që të publikohet në mediat amerikane dhe në vende të tjera të Evropës. Jo vetëm kaq por edhe trafiqet e tjera të armëve në Afrikë, vendet Baltike, në Lindjen e Mesme dhe madje në Libi për Gadafin. Milionat e fitimeve mund t’i kushtojnë postin dhe pushtetin, ndaj kryeministri po luan butë këto kohë pas grabitjes dhe të mandatit të Tiranës.
    Mirëpo prej një muaji Meta ndihet vërtetë në vështirësi pasi çdo ditë jashtë qeverisë i dobëson pozitat e pushtetit në parti dhe jashtë saj. Për më tepër që gjendet në një proces ku dënimin për korrupsion e ka të garantuar dhe as procedura nuk e shpëton. Por një tjetër lajm i bujshëm vjen nga SHBA-të. Dy javë më parë FBI njoftonte në mediat amerikane se dy agjentë të saj vizituan Shqipërinë për të verifikuar pasuritë e Almir Rrapos, anëtarit të klanit mafioz “Krasniqi” të pastrimit të parave, trafikut ndërkombëtarë të drogave kokainë dhe marihuanë dhe grabitje apo vrasje të bujshme.
    Mirëpo Rrapo ishte punësuar nga Ilir Meta në Ministrinë e Jashtme kur ky i fundit ishte ministër dhe zëvendëskryeministër. Edhe pse e dinte se prej vitit 2006 Rrapo kërkohej në SHBA, Meta e ka punësuar sekretar. FBI ia njeh zyrtarisht këtë “meritë” Metës dhe e ka publikuar në faqen e saj, ku vetëm emri nuk i përmendet, por i citohet posti në qeveri. Burime të sigurta thonë se agjentët e FBI-së kanë sjellë një formular të mbushur me pyetje për Ilir Metën dhe ia kanë dorëzuar prokurorisë shqiptare. Ky është shpjegimi i vetëm pse Meta sulmoi organin e akuzës dhe Ina Ramën si celulë politike, jo gjyqi për videon e Dritan Priftit. Ina Rama i ka kërkuar që ai të japë përgjigje pyetjeve të FBI-së në lidhje me Rrapon. Mirëpo Meta gjendet në siklet, pasi nuk e di se çfarë ka rrëfyer ish-sekretari për aktivitetin mafioz dhe se ku ka fshehur pasuritë e për kë punonte. Po këto burime thonë se pyetja më e rëndësishme është “Përse e punësuat Almir Rrapon pa verifikuar CV-në e tij dhe se ishte i super kërkuar ndërkombëtar?”.
    Mësohet se Rrapo ka rrëfyer gjithçka dhe tani konsiderohet i penduar i drejtësisë amerikane, duke treguar përtë gjithë aktivitetin kriminal dhe VIP-at e krimit. Rreth një muaj më parë një superoperacion në SHBA zbuloi trafikun e drogës dhe makinave luksoze me anije. Bëhet fjalë edhe për sasi të mëdha kokaine të fshehuraqë transportoheshin me anije të kompanive gjigante që nuk mund të kontrolloheshin. Thuhetse kjo drogë vinte nga Amerika e Jugut, kalonte në Honduras dhe më tej transportohej drejt Evropës dhe Shqipërisë. Numri i të arrestuarve shloi në 37 persona, të gjithë të rrëfyer nga Rrapo, që akuzohet për vrasje e rrëmbim të Erjon Shehut, në 2005, përveç trafiqeve të bujshme, duke rrezikuar dënimin me vdekje. Mirëpo njohja me Metën është dhe çelësi i hetimit, ndaj FBI i kërkon politikanit shqiptar të shpjegojë lidhjet me mafian dhe pasuritë. Burime të besueshme thonë se tashmë CIA dhe FBI po kërkojnë “kokën” e Ilir Metës, ndaj i është dhënë vetëm një opzion drejtësisë dhe kryeministrit Berisha. O dënojeni ju për videon e skandalit dhe më pas të vijojmë ne hetimet tona, ose do e arrestojnë vetë këtu në Tiranë duke e bërë publik lajmin në të gjithë botën dhe dosjen e plotë, duke fundosur edhe kryeministrin Berisha.
    Ky i fundit gjendet në ditët e fundit të karrierës së tij të përdhosur së fundmi nga Meta, ndaj dhe gjendet mes dy zjarreve që në fund do e djegin. Ndaj mësohet se kërcënimi shihet si bllof. Por edhe nëse është i vërtetë, kërkohet nga kjo mafie ku ai është përzier për ta hequr qafe, pasi nesër mund të kthehet në një dëshmitar të rëndësishëm për të shkatërruar një super-kartel droge e trafiqesh në Ballkan, Evropë dhe në SHBA.

    (PS: Ishallah qofte e vertete! Ne hale’ te s’emes te perfundoje, pak e ka!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje