Amerikanët, të lodhur me politikanët e tyre!

6 Shtator 2011, 10:44Politika TEMA

Këtë javë kthehen senatorët nga pushimet – por duket se shumë amerikanë nuk duan fare t’i shohin me sy të përzgjedhurit e tyre. Në sondazhet e fundit thuhet se gati 90 % e amerikanëve kërkojnë një alternativë tjetër.

Pavarësisht se ku udhëton dhe ku gjendesh këto ditë në SHBA, gjithandej dëgjon të njëjtën ankesë:  “Ata në Uashington nuk dinë asgjë. Të gjithë politikanët që shkojnë atje, bëhet të korruptuar”, pohon Jim Lavelle nga Ajova. Ndërsa 72 vjeçar Jim Meade mendon: “Ata më shumë kohë kalojnë duke u grindur me njëri-tjetrin, se sa angazhohen për zgjidhjen e problemeve ekonomike të popullit amerikan.”

Për shumë votues një zgjidhje e mirë do të ishte paraqitja e një partie të tretë politike, krahas republikanëve dhe demokratëve. Kështu mendon edhe Bailey Hurley nga Minesota: “Një parti e tretë do të ishte zgjidhje e mirë – sepse aktualisht në Uashington po punohet vetëm në varësi të përkatësisë partiake.”

Gjithnjë e më shumë amerikanë thonë se nuk është e mundur që në një dyqan, për shembull, të kesh mundësinë e përzgjedhjes mes dhjetëra prodhimeve të ndryshme të bukës, ndërsa në politikë mund të zgjedhësh vetëm Partinë Republikane apo Partinë Demokratike./DW/

 

 

2 komente në “Amerikanët, të lodhur me politikanët e tyre!”

  1. gazi says:

    -hajde merrni ca nga te tonat,se kemi me tonelate—90% e amerikaneve duan alternative tjeter…
    …mos valle komunizem,eeeee?

  2. Afërdita Kusi says:

    Mos e humbisni durimin, se ka edhe me keq. Me regjistrimin greqizues te popullsise shqiptare ne tetor nis fillimi de jure i procesit te aneksimit te Jugut te Shqiperise, mbasi de facto kryeminister i asaj pjese të vendit tone eshte Janullatosi me Vasil Bollanon. Asfalia ia ka futur te dy kembet ne nje kepuce Saliu dhe ai e hedh vallen si duan ata, sipas skenarit te publikuar ne kete link: http://bit.ly/jAL5ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje