Berisha: S’kam parë kurrë kaq optimizëm tek deputetët e mi. Opozita u kthye në rrugë normale

5 Shtator 2011, 13:54Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha e nisi takimin me deputetët për këtë sezon të ri, duke u dhënë dorën secilit e duke u kujdesur që kamerat të filmojnë këtë moment. “Kurrë nuk kam ndjerë kaq energji, entuziazëm e optimizëm sa në këtë takim. Këto dy vite do jenë vitet e kurorëzimit të të gjitha reformave, në mënyrë që 2013-ta të hapë horizontin e ri për këtë mazhorancë,” tha Berisha pas takimeve me deputetët, të cilët e kanë duartrokitur liderin e tyre.

“Ne hapim këtë shtator siparin e një serie reformash të gjithanshme. Ne do shënojmë një progres të paprecedent në misionin tonë të madh “Shqipëria vend i zhvilluar në vitin 2017”. Ne do bëjmë gjithçka që është në dorë të kësaj mazhorance për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian. Asgjë nuk mund të lëkundë përkushtimin besimin tonë në projektin e integrimit të vendit. Nuk është vetëm Brukseli, por duhet të trokasësh në çdo derë për t’i hapur ato, madje edhe në atë të Kroacisë,” tha Berisha.

Kryeministri më pas u ndal tek vendimi i opozitës për të thyer bojkotin parlamentar.

“Opozita po kalon nga rruga e vetmisë në rrugën normale. Uroj që ajo të marrë përgjegjësitë për veten për të kontrolluar pushtetin, po jo për të bllokuar. Uroj që rruga e vetmisë apo rruga pa krye ose rruga e rënies së murit me kokë të shkojë drejt fundit. Ne jemi të gatshëm në respekt të plotë të ligjeve, të Kushtetutës së këtij vendi, të frymës, të konsiderojmë me respektin më të madh kontributin dhe angazhimet e opozitës. Do bëjmë gjithçka për të respektuar çdo hapësirë që i takon opozitës. Janë një seri reformash, të cilat duhen ndërmarrë së bashku, reforma zgjedhore, ligji aktual është një bazë solide për zgjedhje demokratike, por kjo nuk do thotë që nuk ka vend për përmirësime. Dua të garantoj opozitën se mazhoranca është tërësisht e gatshme që secilin rekomandim ta kthejë në ligj e vendim. T’i adresojmë rekomandimet në interesin më të mirë të kodit elektoral, që është kodi më konsensual në historinë e vendit. Të ftojmë së bashku OSBE-në dhe Komisionin e Venecias, që kanë vullnet të plotë për të na ndihmuar,” tha Berisha, duke i premtuar aleatit të tij, Ilir Meta, se reforma do përfshijë atë dhe partitë e tjera përveç partive të mëdha.

Berisha kërkoi që opozita të votojë heqjen e imunitetit.

“Ftoj opozitën, e cila dy vite rresht zhvilloi beteja në mbrojtje të korrupsionit, në mbrojtje të hapur të korrupsionit. Kur ne morëm pushtetin, Shqipëria renditej ndër katër vendet më të korruptuara të botës. Rama mendoi se përveç prokurorit duhej të kishte dhe mbrojtjen e imunitetit. Balozët e mamuthët e korrupsionit dalin tani në krye të reformave në krye të PS. Në një vend të qytetëruar, ku shteti ligjor funksionon, lufta kundër korrupsionit nuk mund të jetë e njëanshme. Uroj që opozita si dëshmi e braktisjes së rrugës së vetmisë, të votojë në parlament ligjin për heqjen e imunitetit, ligj që ka ekspertizën e Komisionit të Venecias, që ka bekimin e këtij komisioni. Uroj të mos mbetet e vetmja opozitë në botë që nuk voton heqjen e imunitetit. Një Shqipëri pa imunitarë do jetë një arritje e madhe për çdo taksapagues të këtij vendi,” tha Berisha.

Më pas ai u ndal gjatë në gjendjen ekonomike në vend.

“Këto dy vjet janë vitet në të cilat ne do të korrim të gjitha ato që mbollëm. Natyrisht kriza ekonomike evropiane e botërore vazhdon, ajo nuk do jetë afatshkurtër, do jetë e dhimbshme, por e vërteta është se Shqipëria reziston më mirë se çdo ekonomi tjetër ndaj saj,” tha Berisha.

“Ky është vendi i vetëm me rënie të papunësisë, në një kohë kur Rama shpif për 1 milion të papunë. Ai është një piktor i dështuar dhe nuk e di se forca e punës në vend nuk është as 1 milion”.

Kryeministri u ndal gjatë në atë që njihet si kriza e borxheve në botë e tha se është shumë e rrezikshme. Megjithëse vendi ynë ka hyrë në këtë krizë, Berisha nuk e pranon direkt, por u shpreh se do bëhet ç’është e mundur për të ulur borxhet.

Berisha ka premtuar edhe reformë në fushën e pensioneve. Ai deklaroi se gjenerata tjetër e pensionistëve nuk do marrë asnjë kacidhe nga buxheti i shtetit, por vetëm nga kontributet. E duke qenë se kriza e pensioneve po prek mbarë botën, Berisha foli gjatë për këtë. Ai tha se jetëgjatësia po zgjatet shumë. Në këtë mënyrë ai ka paralajmëruar zgjatjen e moshës së daljes në pension.

37 komente në “Berisha: S’kam parë kurrë kaq optimizëm tek deputetët e mi. Opozita u kthye në rrugë normale”

  1. shpulla says:

    KY eshte prape nxitesi qe opozita te mos shkoje ne parlament, jo Sali ti je shkaku i te gjithe te keqijave qe prek popullin, e dime qe eshte e veshtire per opoziten te ndertoje me ju po do tju heqim qafe o te poshter.

    1. jimy says:

      sa e urreje kete fare te ndyre maloku zoti ja fuste koken ne biruce e mose ta shikoje me kete vampire terrorriste i ketije vendi tutkunesh qe presin nga larte

      1. vinny says:

        Dhe pese vjet dhe do vdes maloku, ska ku shkoje…

  2. fule says:

    yxhymmm rymym dyym sumlym bashym… turp do ishte qe ky provincial gjakatar te drejtonte Xhibutin jo me ndonje vend tjeter, po qe kemi rene kaq poshte kjo dihej

    1. askushi says:

      o fule merre shtruar oj lule se eshte edi rama pa eshte berisha,sa te kete kunguj ne ps berishen atje e ke

  3. Rani says:

    Ujku ju thote deleve “mire se erdhet ne vathe dele te dashura se ketu ju mbroj me kollaj” ncncncncncn eh Saleh Berisha trim me flete paske qene………q…nanen ketij mileti se se kane marre vesh se po i shkel me kembe, perfundimisht s’ke faj se kur te lene te besh ça te duash, ti natyrisht do te besh ça te duash………………..

  4. eli-Tiv says:

    ….entuziazmi i perhershem i tij…eshte ende ne pushtet…pse jo?

  5. korcari1 says:

    Do te heqe imunitetin se te tijte i mbron edhe kur vrasin,kurse te tjereve tu beje presion per nje flete qepe.Malok dinak ,po koha nuk i premton …

  6. Lirimi nga Hamburgu says:

    Mos e humbisni durimin, se ka edhe me keq. Me regjistrimin greqizues te popullsise shqiptare ne tetor nis fillimi de jure i procesit te aneksimit te Jugut te Shqiperise, mbasi de facto kryeminister i asaj pjese të vendit tone eshte Janullatosi me Vasil Bollanon. Asfalia ia ka futur te dy kembet ne nje kepuce Sali Viçidolit dhe ai e hedh vallen si duan ata, sipas skenarit te publikuar ne kete link: http://bit.ly/jAL5ep

  7. shaban fisheku says:

    Ky KAFSHE Elektrizuar -Sahere del ti VRASES I DEMOSTRUESVE ,Hajduti i Kombit Shqiptar ,ti Vrasesi i Demokracise dhe i Kombit ,
    Ti turp nuk ke por nje gje mos e Harro ,Ky popull mishin copa copa do ta bejme Familjarisht,
    Ka Qene edhe Enveri Kafshe ,por Femijet nuk jane ngatarruar si te tuhet qe vrane 30 ne Gerdec 300 te plagosur Qindra ndertesa te shkateruara nga Yt bire -biri i Qenit Shqiptar.

  8. Poshte Sali Serbi says:

    “Në këtë mënyrë ai ka paralajmëruar zgjatjen e moshës së daljes në pension.”

    Diten qe do vdesish te nxjerrin ne pension.

  9. hapkutite says:

    Kur ke gjetur Ramen ke te drejte te besh cfardo lloj marrezie qe te duash. E vodhe e dhunove e rrahe e vrave dhe ne fund e binde qe te kthehet tek rruga e duhur. E the shume bukur: Te kontrolloje pushtetin. Pra te mos guxoje qe te marre pushtetin apo ta bllokoje ate por vetem ta kontrolloje pushtetin (jo shtetin por pushtetin, dallim shume i rendesishem qe asnjehere nuk komentohet).

    Me ne fund bashke me “miqte” tane nderkombetar e binde Edi Ramen qe te hyje ne rrugen ligjore. Sepse per ty ekziston ligja dhe vetem ligja. E binde qe te jape edhe ai ndihmesen e tij modeste per reformat madhore qe fanari ndricues i evropes te mos rrije me ne brigjet e saj por te behet pjese e kontinentit plake. E binde se ristani, sashenka, toma etj.. kishin te drejte dhe se gjithe cfare ndodhi ishte shume zhurme per asgje. Ishte thjesht nje keqkuptim teknik qe zgjidhet me nje ndryshim te vockel ne kodin zgjedhor. Me ne fund edhe rama e kuptoi se mund te fitoje pushtetin vetem me zgjedhje konkurruese dhe transparente por jo zgjedhje te lira dhe te ndershme. Me ne fund te gjithe ne e kuptuam se roli i ambasadorit amerikan eshte thjesht qe te transmetoje shtypin e dites ne Departamentin e Shtetit Amerikan. Mesuam se gjithe infrastruktura informuese qe ngre shteti me i fuqishem ne bote bazohet kryekeput tek shtypi i dites.

    Dhe tani Edi Rama do shkruaje neper gazeta artikullin e radhes dhe nga ana tjeter do ta ule opoziten ne parlament qe te degjoje pordhet e kryeministrit per shtetin ligjor, normat e demokracise etj etj etj… Perfundimisht une shpresoj qe ti sale dhe familja jote te mos vdesesh kurre ne menyre qe pas 1000 vjetesh kur ky popull te ndergjegjesohet te kete mundesi qe tju terheqe zvarre. Edi Rama shpresoj qe fitoje vota te tjera pasi voten time e ka humbur si burec qe eshte.

    Ka vetem nje alternative: Zgjedhje te parakohshme pa sali berishen si kryeminister.

  10. Brazili says:

    O Sale,na trego te verteten,kush ishte me optimisti nga deputetet e tu.Per njeren thane qe kaloi ne orgazem,sapo mori vesh qe opozita do ja fusi ne parlament,me falni,do futet ne parlament.

  11. Lushnjari says:

    Na cate k… Me ate trapin agim hamiti, ik o qerohuni me gjithe te.

    1. ermiri says:

      Lushnjar, ke te drejte. Eshte bere vertet stresues.

  12. dona says:

    Shume shpejte do ta mesoni se CIA dhe FBI do ta arrestiojne Ilir meten si kryekomandate i Almir Rrapos, dhe Berisha do shkoj per leshe

  13. mark zaho says:

    te fala argit lulit zenit e lilit gjysh ujku

  14. dona says:

    Me optimiste ka qene znj Topalli, ( macja e zee) Mesila Doda( macja ebardhe)

  15. plaku says:

    Sala ne fjalen e tij pers ai perket ekonomise genjeu edhe nje here pa turp duke thene : “por e vërteta është se Shqipëria reziston më mirë se çdo ekonomi tjetër ndaj saj,” tha Berisha.” Ndersa realiteti eshte ndryshe dhe konkretisht.

    Ekonomia e nje vendi ka keto parametra shume te rendesishem.
    Borxhi publik sipas FMN ai eshte mbi 59%,deficiti i cili eshte 4,75 %.
    Shifni ju lutem linkun perkates :
    http://www.gazetatema.net/web/?p=27159
    Desha te kujtoj qe sipas Eurozones : Borxhi publik maksimal duhet te jete 60% dhe deficiti duhet te jete maksimal 3,0%. Keto dy shifra percaktojne bonitetin ( credi rating ). Boniteti eshte shansi qe ka nje paradhenes ( kredidhenes, bleres te euroboneve shqiptare ) qe te marre parate e dhena ( se bashku me interesin ) ne kohen e rene dakord.
    Tani le te shofim se cilat jane faktet. Me 28 tetor 2010 banga e shtetit emetoi ne tregun e ka pitalit boteror nje eurobond shqiptar ne vleren prej 300miljon euro dhe e shiti me interesin 7,5 % duke i rene trumpetave te fitores.Pra pas pese vitsh Shqiperia do te paguaje 300 miljon Euro plus 7,5% interesa pra 332,5 miljon Euro. Shifni linkun poshte :
    http://www.minfin.gov.al/minfin/Deklarate_e_Ministrise_se_Financave_me_rastin_e_e_emetimit_te_Eurobondit_te_pare_te_vendit_1282_1.php
    Desha tju kujtoja se Gjermania ne se don leke ne tregun e kapitalit boteror merr kredi ose shet bonde me interesa max. deri 2, 75 %. Para tre javesh Italia doli ne tregun e kapitalit dhe per habine e te gjitheve ajo morri kredi me interes mbi 5,5 %. Gjithe shtetet e Eurozones u nervozuan dhe i zuri frika sepse Italia eshte shteti i trete per sa i perket ekonomise ne Eurozone. Tani Italia ne se ka nevoje per leke nuk del ne treg por, shet bonot e saja direkt banges qendrore te Eurozones me perqindje te vogel reth 3,5 %. Per sa i perket Greqise ( kur ajo nuk ndihmoj akoma nga Eurozone ) ajo merrte kredi ne tregun e kapitalit me interesa deri 9,5 %. Desha tju kujtoj se faktori kryesor per percaktimin e interesave per blerje kapitalit ne tregun boteror eshte “credit rating” ose sic quhet boniteti. Sa me i ulet boniteti aq me te larta interesat kur do te blesh ne tregun e kapitalit.Ne kemi nje “credit rating” B pak me te mire se Greqia e cila e ka CC dhe eshte ne shkallen e fundit ne bote.
    Fakt eshte qe neve marrim kredi direkt ne tregun e kapitalit per te lare borxhet qe kemi dhe ne se nje dite nuk do jemi ne gjendje te paguajme pjeset e kredive qe kemi marre, atehere kemi falimentuar si shtet dhe asnjeri nuk na jep me kredi dhe nuk na blen bonot e thesarit. Problemi eshte se ne nuk jemi ne Eurozone dhe ne kete rast do ulet ne menyre te tmershme vlera e lekut dhe keshtu do kemi inflacjon te shkalles me te larte. Kujtoni vitin 1929 ne Amerike kur nje kile buke kushtent disa miljone dollare si dhe inflacjonin ne Gjermani ku nje kile molle kushtont mijera marka gjermane.
    Nje dicka tjeter qe te habit eshte edhe fakti qe Europa dhe USA i kane ulur shume normat e interesit bankar. USA nen 1 %. Kjo behet qe leku te jete i lire dhe pra qe njerezit te marrin kredi dhe keshtu rritet konsumi i brendeshem. Ne Shqiperi eshte e kunderta, interesi bankar eshte 5,25 % pra leku eshte shtrenjtuar pra frenohet zhvillimi i ekonomise. Kjo behet se sic duket Shqiperia ka probleme me inflacjonin. Leku shtrenjtohet qellimisht duke ritur interesin bankar me qellim qe te mos rriten cmimet pra te ritet inflacjoni, i cili eshte edhe armiku kryesor i zhvillimit te ekonomise.
    Une vete nuk jam ekonomist, por lexoj me qejf ketu ne internet dhe ne se ndonjera nga mendimet e mia te mesiperme nuk jane te verteta ju lutem te me korigjoni se keshtu mesoj me teper. Pra shkurt muhabeti ekonomia shqiptare ka probleme te medha te cilat thellohen me teper se Sala merr kredi te reja per te lare kredite e vjetra. Pra eshte tamam ajo qe bente qeveria greke. Pershendetje.

  16. babaramo zbokthi says:

    Me optimist nga deputetet eshte ai qe ka dashnore te perbashket me mua

  17. Blendi says:

    Te lumte, Berisha! Edhe kreun per bashkine e Tiranes e vodhe, edhe opoziten u fute si delet ne parlament. Kushdo qe i ka inatin duhet t’i heqe kapelen.

    Nuk ngelet vecse t’i themi opozites dhe atyre qe jane opozitare: Ikni e pirdhuni, opozitare. Shkoni masturbohuni ne parlament, por mos na cani trapin me thirrjet “votoni per ne”. Ju nuk mbroni dot as postin e kryetarit tuaj e jo me voten time.

    I zhgenjyer deri ne palce e pergjithmone Tung,
    Blendi

    1. Shefqet Cela says:

      Gjithmone ke qene i hidhur o Blendi. Fjala jote gjithmone ne favor te Saliut. Shan e shan opoziten e drejtuesin e saje.
      A e degjove shprehjen e Saliut, ” DEBUTETET E MINJ JANE SHUME TE GEZUAR!”. Me sakte do te ishte te thoshte : DELET E MIJA:

  18. Vasel Malaj says:

    Ha ha ha ha ha haaaaaaaaaaaaaaaa!!!! You are kidding me Mr.Berisha!!!! Sma merr mendja se e keni seriozisht!! Me duket se po shef endrra me sy hapur. Ku eshte shteti ligjor? per cilin SHtet flisni Z.Berisha. Ne se mendoni se neve kemi ardhur nga nje Planet tjeter jashte Tokesor, mundet ti besojme keto LAJTHITJE. Eshte shume problem dhe ndihesh shume nervoz kur kerkon te genjesh dhe te tjeret nuk ti besojne. Dihet kur kalon pak ne moshe, truri fillon e rreshqet poshte dhe Parlamenti te duket si Det i madh, ku munde te notosh lirshem.Keto jane vetem paranoja dhe UTOPI!!!!!!!!!!!!!!!!!

  19. petriti says:

    Toni qe perdor ky kelush komunizmi tregon edhe nje here se nuk don qe parlamenti te funksionoje qe shqiperia te avancoi.Kte e ben qellimisht por litari eshte duke u ngushtuar.I kujtoj sales qe franca ka vene ne banken e te akuzuarve Zhak Shirakun per nje shperdorim detyre para 22 vjetesh kur ka qene kryetare bashkie i parisit por ty nuk do te leme edhe 22 vjet per te gjykuar.

  20. rexha10 says:

    OPTIMIZMINE P K SH .RRITJA E RROGAVE VRASEVE.VJEDHJA E VULLNETIT TE POPULLIT SIMBAS DESHIRES. GRUSHT BASHKUAR RRETHE PARTISE.FANAR NDRICUS NEPER BOTE.
    LUME KY POPULL QE TE KA. CFAR THOTE SALIU BENE PARTIJA ,CDO SALIU JA MERRE POPULLIT ,PO QE NEVOJA EDHE JETEN.

  21. fredd says:

    Domino,
    Kur Amerikanet bombardonin diktatorin e Libis, ky i fundit luante shah me nje analistin e tij. Tmerr!
    Kurse ketu, ka filluar te luhet domino. Ne ndeshjen e pare te kesaj loje popullore,
    humbi thelle Olldashi kunder Berishes(si gjitmon fitues kreu i radhes).

    Kabllogramet Amerikane kane tronditur forte shoqerine Shqipetare. Aktoret kryesor, politikanet dhe gazetret jane tronditur me fort. Eshte koha per reflektim tani, domino luhet ne kohe te lire.

  22. tironsi vendali says:

    po te blidhet litari o injorant me brir,po si ka arritur ne majat e pushtetit ky debil nji zot e di ky nuke ben as per tr trembur sorrat,pa kur flet te ven turp nga vejtja kure e degjon kete kafshe

  23. Shpresa e re says:

    Ju lutem “Shekulli” mos e nxirrni me kete perbindesh.Cdo qelize e trupit te tij buron krim.
    UJKU kerkon gjithmone MJEGULL. I pa skrupullt, neverites ne maximum.
    Me falni per fjalorin.Nuk eshte ne karakterin tim por ky perbindesh te detyron. Nuk mund ta permbaj urrejtjen per kete njeri. Mjere ai popull…..

  24. Agim says:

    Kur dallga e madhe e pislliqeve te zeza qe ka bere ky maskara ka marre nje tjeter vrull dhe na jep shprese qe do ta marre me vehte shpellarin, ky po mbledh te gjitha forcat dhe thote , o tani o kurre, per ta marre perfundimisht te gjithe Shqiperine.

  25. Agim says:

    ..si thone te vjetrit ne malsi , qe:
    “Vetem plumbi e zbret malokun nga kali .”

  26. roland1c says:

    PSja ne parlament?????……shtet qesharak, kryeminister halabak, opozite e zhubrosur, edi rama i nakatosur!….besoj qe njerezit e zgjuar te ketij vendi, (e di qe kto jane shum pak, dhe po pakesohen perdite) e kuptojne qe “nderkombetaret” na trajtojne si nje fis zhulsash, dhe saliun si kryetar zhulsash!….vrasjet para zyres se kryeministrit per “nderkombetaret”, jane thjesht 4 zhulsa me pak!….enver ku je se shqiperine e ka mbuluar muti…..edi rama, mu hiq sysh se me vjen ndot

    1. Malo says:

      Arratisur ,syrgjynosur,
      Rraskapitur e katosur,
      Po vajtonje,pa fund,pa shprese.
      …………..
      Roland jam dakort me ty.

  27. roland1c says:

    m… im ka me shum karakter se sali berisha

  28. luli o vocerr says:

    po ua fut nga b*tha avash avash Saliu te gjithe shqiptareve…hajt ta gezoni edhe kete 2 vjecar,pas dy vjetesh o mjeran e votoni prape…hahahha

  29. Andy says:

    Salinuci me Lulin e kan kapur 2017, Luli me Marokenet ne Hollande, Salinuci me lopen ne Vucidol, tani te dy bashke.

  30. inf says:

    Krye Rrugaçi i albanise deputetet e mi thote delet e mi thote derrat e mi thote
    ky pis milet njeri i qelbur kok e kembe dhe njerzit i nen ç’mon ky sorrogato njeri.
    Vandal e bir spiuni krahason njerzit dhe i thote po njerzeve qe kjo tufe eshte e
    imja ptuuu o gallof o i marre o i perlyer me gjak deri ne palce .Po ty nuk te lan
    nji Oqean o i gjore o shkerrdhate e Albanise .
    Ptuuu o neperke o gjarper me shtate Krena vetem kputja e Kokes se ketij horri
    na shpeton njiher e pergjithmone nga kjo mizerrabel e nyte.

  31. Devolliu says:

    DEPUTET-ROBOTËT E SALIH GEDDAFIT
    Ka rrjedhur përfundimisht shpellari i Viçidolit.
    Troç fare, ky kryehajdut e kryekriminel i Shqipërisë i trajton si bagëti, si plaçkë, si pronë vetiake deputetët, duke i quajtur “deputetët e mi”.
    Dhe ata, si robotë që janë, (se ashtu i ka zgjedhur Sala), ngrihen më këmbë dhe, për faqe të zezë, duartokasin këtë monstër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje