“Ky njeri që nuk mendon dot për gjëra të vogla”

6 Shtator 2011, 11:13Politika TEMA

Meqë së fundmi po dëgjojmë kaq shumë përralla nga kryeministri ynë për projektet madhore, më poshtë është një kabllogram i ish- ambasadorit amerikan, Uidhers, për Berishën dhe mënyrën se si mendon ai. Ai është shkruar në nëntor të vitit 2008.

“Berisha së fundmi i habiti të gjithë, FMN-në dhe këshilltarët e tij ekonomikë kur shpalli se Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike me dy shifra, një përllogaritje sa dyfishi i shifrës konsensuale të këshilltarëve të tij dhe FMN-së (që shkon respektivisht nga 4-5 përqind). Në një tjetër aktivitet, Berisha detajoi një plan të tij për ta bërë Shqipërinë një superfuqi energjetike rajonale, një deklaratë që për shumë shqiptarë është gallatë nisur nga ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë. Kryeministri tha gjithashtu se ka ndërmend ta sjellë Shqipërinë në erën dixhitale duke futur kompjuterin në çdo shkollë dhe në çdo shtëpi, pavarësisht faktit se shumë shtëpi e shkolla nuk kanë ujë e energji. Më së fundmi, më gallata e të gjithave ishte premtimi i tij në parlament javën e shkuar se do e bëjë Shqipërinë kopshtin më të bukur të ullinjve në Mesdhe, duke planifikuar mbjelljen e 20 milion rrënjëve ullinj në vitet që do vijnë. Berisha madje shtoi menjëherë se 20 milion rrënjë javë vetëm një paradhënie e kultivimit të më shumë se 100 milion rrënjëve.

Që kur u rikthye në pushtet në vitin 2005, shqiptarët janë mësuar me fjalimet madhështore të Berishës për megaprojektet. Kryeministri duket se nuk është në gjendje që të mendojë për gjëra të vogla. Problemi vjen kur fjalimet e kryeministrit për Shqipërinë që lulëzon përplasen ashpër me realitetin e jetëve të përditshme. Pasioni i kryeministrit për ide të mëdha e vizione madhështore të kujton një barsoletë të komunizmit në lidhje me një kopsht fëmijësh në Shqipëri. Edukatorja po u fliste fëmijëve për një Shqipëri të mrekullueshme. Kur mbaroi së foluri për vendin, duke e përshkruar atë me lule e me trëndafila, një vend i zhvilluar me njerëzit më të lumtur në botë, një vend ku fëmijët kanë gjithçka, një djalë nisi të qante. Kur mësuesja e pyeti se përse po qante, ai bërtiti: Dua të shkoj të jetoj në Shqipëri, të lutem më ço atje!”

24 komente në ““Ky njeri që nuk mendon dot për gjëra të vogla””

  1. Kalorsi i zi says:

    Po per genjeshtar nuk ja kalon njeri Sali bubes, genjen si cdo injorant qe nuk mendon pasojat, vetem te ri ne pushtet, eh kur shperndau zoti trute nuk shkoi deri ne vicidoll, ja dergoi me harabela.

    1. Halim Halimi says:

      Mos e humbisni durimin, se ka edhe me keq. Me regjistrimin greqizues te popullsise shqiptare ne tetor nis fillimi de jure i procesit te aneksimit te Jugut te Shqiperise, mbasi de facto kryeminister i asaj pjese të vendit tone eshte Janullatosi me Vasil Bollanon. Asfalia ia ka futur te dy kembet ne nje kepuce Saliu dhe ai e hedh vallen si duan ata, sipas skenarit te publikuar ne kete link: http://bit.ly/jAL5ep

    2. tg usa says:

      pyetje;A eshte gjalle ky withres apo ka vdekur ne liqenet e lures se une di qe ai ka vdekur ne liqenet e lures duke bere dashni me nje femer shqipetare me origjine partiake socialiste prandaj rrini urte se nuk meret amerika me me withren se e di me mire se ju si eshte puna he florinj.

      1. albaniafirst says:

        Ai qe vdiq ne Lure ka qene Limprehti, po ti me sa duket nuk ke pas kohe te apdetohesh se si zakonisht lexon vetem gazetat e Sales

  2. shkodrani says:

    Aman o TEMA pse merreni ma me kete psiko…ky asht koqe kandari

  3. mekaniku says:

    Ky njeri qe vetem ka shkatrru vendin,dhe imazhin e venit vet per 20 vjetrresht,akoma mendon ky lloj debili,se kan ngelur gomer,per te besuar kte moster,ky esht antishqiptari me i madh i te gjith kohrave,edhe SLLOBODANI kishte me rrespekt se ky per SHQIPNIN,edhe vet HITLERI ishte per SHQIPNIN e bashkume ky lloj yrithi esht per shqipnin e coptume,20 vjet koh kishim per tja njoft surratinkti kafshe.

  4. tironsi vendali says:

    po varja nji skizofreni kure ka folur mire nji her ai. sa here qe flet te ben te flasesh me vejte,kure flet ky te vjen turpe nga vejteja se cfare thot vetem nji zot e di se si qendron ne kryet te shtetit ky per te ardhur keq.

    1. Tironci Lugano says:

      Korigjoje kete fjalen Vendali me Venali nese ke mundesi.

  5. K.Lyto says:

    Kur Saliu sundon 20 vite, mes mekatesh si spjegohet qe ende kryeson?

    1. Shqiptari says:

      Sepse edhe opozita i ngjan shume Saliut.

  6. SERENA bAJRAKTARI says:

    Skizofrenet si SALI KAKA flasin per VEPRA dhe per PROGRAME te medha se keshtu jua dikton DJALLI qe jua merr MENDJEN.

  7. anticensurë says:

    të vetmin emër që njeriu mund ti vërë kësaj qënje është:
    SOCIOPAT!

  8. Drini says:

    bobobo sa fytyre e ndyre.

  9. LUAN LAZE says:

    Vetem te jesh idiot me bri ,mund te degjosh BERISHEN ,nje i marre qe cmendi nje komb . Eshte e kuptueshme se per sahanlepiresit te tipit Artan Hoxha ,CILI , ZHEI , ANDI BEJTJA ,SHKULLAKU ,FEVZIU dhe xhonturku BALLIU ,i lajthituri CUPI , psikopati ARTUR CANI skizofreni BERISHE ju ploteson te gjitha makuterite , nuk perjashtohen as njerezit me goditje ne tru si EDMOND TUPE e plot rrypa te tjere . U lodhem me kete te semure psikik .Zoti na ndihmofte te iki nje ore e me pare .

  10. Bamka says:

    Mendoj se fatkeqesia me e madhe per kete vend ka qene fakti se kurre nuk ka nxjerre nje udheheqes me permasat e tij, por per mjerimin tone si popull,ka nxjerre dhe vazhdon te nxjerre ‘udheheqes me permasa boterore’.

  11. ANDERS BREJVIK says:

    nuk ka faj Saliu , ka faj ky popull qe nuk ndryshon se menduari. Saliu nuk eshte fare budalle, perkundrazi ai flet marrezirra sepse e di qe eshte i madh numri i injoranteve qe do ti shojne nga pas.
    Ai thjesht ulet ne nivelin e e nje pjese fatkeqsisht te madhe te shqiptareve sklleverit raja qe nuk
    ndryshojne,

    1. tg nush ramy kolonjari says:

      Keni te drejte Z.Brejvik. Nje Brejvik i vertete do ishte me tere mend i duhur ne rastin tone.

      Po Saliu vazhdon te shese te njejten gjelle te shpifur qe shumica e ketij mileti otomanesh vazhdon ta gelltise here si trimeri e vendosmeri, here si patriotizem, here si gallate etj etj

  12. mekaniku says:

    Te me fali gazetari qe ka bo ket artikull,por menoj qe titulli me i goditur do te ishte KY NJERI QE NUK GENJEN KURR PER GJERA TE VOGLA?POR VETEM PER GJERA TE MEDHA.

  13. alban says:

    Nuk kam asgje te keqe ndaj kryeministrit tone te nderuar. Ajo qe me vjen keq eshte fakti se si guxon ky njeri te dale duke pasur mbrapa Flamurin e Shenjteruar te Shqiperise, kur ky nuk ka asnje lidhje me Shqiperine dhe shqitaret. Po te kishte, te pakten do ta kishte shfaqur kete dashuri edhe nje here te vetme gjate ketyre 20 vjeteve.

  14. gjinekologu says:

    Po cfare pret nga nje verior prej Vicidoli qe kur pjell ben vajzen burre dhe djalin grua.

    1. kapllani says:

      Çna shkrive gazit o gjinekollog. Tamam mbrapsht i ben gjerat Berisha. Vajzen e ben djale e djalin vajze, ne vend qe te ndertoje shkaterron, thote qe do luftoje korrupsionin dhe e lulezon me Lulezimin e Bashes, etc.

  15. nastradini says:

    973. Sali Berisha nuk eshte i marre, as i cmendur, as “koqe kandari” sic shprehen shumica e komentuesve ne forumin e gazetes TEMA. Berisha eshte finoku komunist, Sekretari i Partise se Punes qe ka pervehtesuar mire metodat demagogjike te mesuesit te tij Enver Hoxha te paraqitjes me shume maska. Kur duhet vendos masken e pushtetarit gjakeftohte, bujar dhe doreleshuar. Sidomos ne maredheniet me nderkombetaret. Kur e shikon se kjo maske nuk pin uje transformohet ne nje kulceder e vertete. Sidomos ne mardheniet me kundershtaret vendore, prokurorine, presidencen dhe opoziten. Kur e shikon veten te demaskuar sa s’ka ku t’ja mbaje me fillon e luan rolin e shejtan-budallait. Sic beri me GERDECIN dhe 21 janarin. Te gjitha keto jane maska te nje mediokri dhe megalomani qe s’di te drejtoje, por perpiqet me te gjitha forcat te veje sa me shume para dhe pasuri per vete dhe familjen. E filloi me PIRAMIDAT si nje shpikje e ministrit Bode qe solli gjemen e 97-s, vazhdoi me vjedhjen makaber ne rrugen Durres-Kukes qe shqiptaret do t’ja shohin ymrin ne vitet qe pasojne, vodhi bashke me Nanon e Thacin si magjyp Armatimin e Ushtrise shqiptare qe solli GERDECIN, pervehtesoi prona private dhe toka duke ja falur talebaneve te tij per qellime elektorale dhe ne fund vodhi edhe votat e shqiptareve. Duke i treguar gishtin e mesit te gjithe atyre qe e bejne te cmendur, te marre apo “koqe kandari”. Prandaj TEMA nuk ka te drejte ne artikullin redaksional te sotem. Qe e paraqet Kryeministrin tone si njeri te PERRALLAVE per kalamajte e shkolles. Sepse pasuria qe ai ka vene ne kurriz te shqiptareve eshte me te vertet PERRALLORE. Qe tregon se kemi per Kryeminister nje finok komunist mjaft te sakte ne llogarite personale. Sidomos kur e pa se pas menxyres se 97-s nuk e gjeti gje fare. Ai me nuhatjen tropojane e pa se per BOSSIN e tij te Partise se Punes, per Enver Hoxhen dhe familjen e tij shqiptaret nuk bene gek-mek, bile sot ka akoma fanatike-ithare te ketij sadisti te pashpirt. Historia e re shqiptare akoma nuk ka denuar jeten dhe vepren e ketij ANTIKRISHTI dhe ne qender te Tiranes akoma qendron piramida e tij si ogur i keq i demokracise. Familja e tij politike dhe biologjike akoma gezon te mirat e “demokracise” me Nexhmijen dhe Ramizin, me Ilir Hoxhen, Sokol Hoxhen, Pranvera Hoxhen e Kolanecet, me Fatos Nanon e familjen Pashko, me pinjollet Gjoni e Bushati me sorollopet e Sigurimit nga pas Fahri Balliu e Gramoz Ruci, Kastriot Islami, Andi Harasani e kompani. Qe te gjithe si Saliu kane bere male me leke me krimet dhe hajnite e tyre ne kurriz te ketij populli te gjore. Opozita e Edi Rames megjithe mllefin e popullit kunder Saliut shikohet nga nderkombetaret si pasues te Enverit perderisa vazhdojne t’i thurrin hymne datave te zeza te historise, 8 nentorit dhe 29 nentorit. Dhe vazhdojne me avazin e vjeter enverist te gazetes Zeri i Popullit. Si per t’i bere qefin Saliut dhe fanatikeve te tij. Ketu le te bejme nje pushim dhe te pyesim: Kush nga keta ka bere dicka per Shqiperine? Kush ka investuar dicka nga leket e vjedhura duke shkelur mbi gjakun e shqiptareve dhe ka nxjerre ne drite nje prodhim qe te mburet me emerin MADE IN ALBANIA? Qe te kete punesuar disa mjerane? Duke i paguar pagat dhe siguracionet? ASKUSHI eshte pergjigja. Prandaj nastradini thote qe TEMA e ka gabim ne artikullin redaksional te sotem. Se Saliu nuk eshte fare “koqe kandari”. Sepse Sali DEMONI ne kandar ka vene te ardhmen e vendit dhe te shqiptareve. Ai eshte bere i tille nga politika e pandeshkueshmerise ne vendin e shqiponjave. Prandaj mendon se ai dhe familja e tij do te mbreteroje edhe nje shekull tjeter mbi kurrizin e shqiptareve. Pershendetje nga nastradini o gazeta TEMA, sepse vetem tek ju mund te shkruaj kritika pa i mbuluar me gjethe fiku.

    1. Zylo says:

      E mor Nastradin, sic nuk mesoni nga historia. Edhe Gaddaffi ishte “madheshtor e finok” e vuri pasuri perrallore por erdhi dita dhe e hengri sa krahu me gjithe familje. Po keshtu edhe Mubaraku e soji i tij. Kurse ata emra qe permend ti, dolen si gjithe shqiptaret pa breke mbas viteve ’90. Pastaj ca nga ata i lane edhe ata idelet e kush ishte me i zoti, vodhi sa deshi. Se keshtu erdhi koha.

  16. Gazmend Rushi USA says:

    plak karagjoz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje