Basha e Mediu u tërbuan kur ambasadori përmendi heqjen e imunitetit

6 Shtator 2011, 11:43Politika TEMA

Ditën e djeshme kryeministri Sali Berisha e përmendi fort heqjen e imunitetit, duke drejtuar gishtin nga opozita si pengesë në këtë rrugë. Ai foli për këtë çështje në mbledhjen e grupit, por edhe më pas në seancën plenare.

Por në një kabllogram të publikuar në nëntor të vitit 2009, ambasadori Uidhers thotë se është pikërisht mazhoranca ajo që dridhet kur i përmendet çështja e imunitetit.

“Duke folur në një konferencë më 23 tetor me subjekt qendror integrimin e vendit, ambasadori preku një çështje të nxehtë, atë të imunitetit. Duke cituar një deklaratë të kryeministrit në parlament, ambasadori tha se “duartrokasim qëndrimin e tij se duhen bërë përpjekje të mëdha për të shembur murin e imunitetit”. Ambasadori deklaroi se “imuniteti nuk duhet të jetë një strehë për ata që përballen me akuza kriminale në gjykata”. Ambasadori citoi gjithashtu edhe Stjuart Xhons të Departamentit të Shtetit, i cili mbështeti heqjen e imunitetit përpara Komitetit të Helsinkit në Uashington”, thuhet në kabllogram.

Më pas në kabllogram thuhet se Berisha dhe Meta e mbështetën këtë deklaratë. Por dy persona u tërbuan nga ky qëndrim. Ata ishin Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu.

“Komentet e ambasadorit u pritën më pak ngrohtë nga të tjerët, veçanërisht nga Ministri i Brendshëm Lulzim Basha dhe Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu. Të dyve iu është hequr imuniteti në lidhje me abuzimet në detyrë, Bashës në lidhje me tenderin për rrugën Durrës- Kukës dhe Mediut për shpërthimin në Gërdec, por e kanë rimarrë sërish atë. Menjëherë pas fjalimit të ambasadorit, Mediu dërgoi avokatët e tij për të protestuar për pafajësinë e tij me një avokat amerikan që ka asistuar sektorin e drejtësisë në Shqipëri për vite më radhë dhe që praktikisht është i mirënjohur për çdo gjykatës e prokuror në Shqipëri. Avokati amerikan ndodhej për vizitë të shkurtër në Shqipëri. Duke u shfaqur në një aktivitet për nder të policisë më 26 tetor, Basha ishte dukshëm i tensionuar dhe nuk ndjehej rehat pranë ambasadorit- kjo mosrehati e tij nuk ndihmohej aspak nga prania edhe e ambasadorit britanik, që ka bërë gjithashtu deklarata të forta në lidhje me çështjen e imunitetit. Pa dyshim që kjo mosrehati e tyre është fryrë edhe nga fakti se shumë komentatorë në media kanë spekuluar se deklaratat e ambasadorit nuk lidheshin shumë me çështjen e imunitetit sesa me ata të dy direkt,” thekson ambasadori në kabllogram.

8 komente në “Basha e Mediu u tërbuan kur ambasadori përmendi heqjen e imunitetit”

  1. G.Faiku says:

    Ala pezull do rije ceshtja e imunitetit?

  2. 1389-1912 osmanlli says:

    vetem erdogani e zgjedh punen sikur ti marre krejt keto vendet e ballkanit edhe nja 500 vite endrra ime

    1. Ed says:

      hahaha nuk eshte ide e keqe ne shqipetaret e MERITOJME plotesisht ….

  3. Afrim Gashi prej Prishtine says:

    Mos e humbisni durimin, se ka edhe me keq. Me regjistrimin greqizues te popullsise shqiptare ne tetor nis fillimi de jure i procesit te aneksimit te Jugut te Shqiperise, mbasi de facto kryeminister i asaj pjese të vendit tone eshte Janullatosi me Vasil Bollanon. Asfalia ia ka futur te dy kembet ne nje kepuce Saliu dhe ai e hedh vallen si duan ata, sipas skenarit te publikuar ne kete link: http://bit.ly/jAL5ep

  4. eni says:

    u terbofshin e marshin malet, maskarenjte, vrasesit… duan imunitet se nuk ua mbam suma e dine c’i pret… ju marte mortja me mire se as burgu s’ua lan mekatet, dallkauke e kopuke , qe ja pite gjakun ketij populli… me jeni dhjamosur si derra edhe me flisni akoma neper tv, per parimet e demokracise apo per arritje te ketij vendi, kur realiteti flet ndryshe… horra maskarenje qe ju bete peshqesh ketij vendi… po gjithe funderinat pjelle kjo shqiperi per t’i vendosur ne krye, edhe kush nje here keta 2 ipotenta meshkuj… fytyra te qelbura…

  5. shpulla says:

    Ne nje bisede me nje mikun tim te femijerise, aktualisht mik me Lul bashen, me tha ; nuk ngrihen shqiptaret me si ne 1997, per arsye se atehere nuk e kishin konfortin materiel, ndersa sot kane shumica dicka, apartement ose shtepi, nje jete evropjane,,,,,. Eshte e vertete ose jo Ky eshte mendimi i ”politikaneve” te PD. po ju si mendoni ???’

  6. Bashkevuajtes says:

    Kllounet dhe bajgat e politikes qe mbajne peng nje vend te tere. Mallkimi ju rrente ne femijet e tyre dhe mos t’ja u gezojne keto pasuri qe ishin pasuri kombetare. Mallkimi i zente ne breza maskarenjte ,,, jashteqitja njerezve te thjeshte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje