Në këtë 10-vjetor të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kujtojmë që nuk ishte një sulm vetëm kundër Shteteve të Bashkuara; ishte një sulm kundër të gjithë botës dhe njerëzimit si dhe kundër shpresave që të gjithë ne bashkëndajmë.
Kujtojmë që mes afro tre mijë njerëzve të pafajshëm që humbëm atë ditë ndodheshin qindra qytetarë nga mbi 90 shtete. Ishin burra dhe gra, të rinj e të moshuar, nga raca dhe besime të ndryshme. Në këtë përvjetor solemn bashkohemi me familjet dhe popujt e tyre për të nderuar kujtimin e tyre.
Kujtojmë me mirënjohje se si dhjetë vjet më parë e gjithë bota u bashkua në një. Anembanë globit, qytete të tëra u ndalën për një minutë heshtje. Njerëzit ofruan lutjet e tyre në kasha, xhami, sinagoga dhe të tjera vende adhurimi. Të gjithë ne në Shtetet e Bashkuara nuk do ta harrojmë kurrë mënyrën se si njerëzit në çdo cep të botës qëndruan në krahun tonë në solidaritet, me qirinj dhe lumenj të tërë lulesh vendosura në ambasadat tona.
Kujtojmë që në javët pas 11 shtatorit, vepruam si bashkësi ndërkombëtare. Si pjesë e një koalicioni të gjerë, e dëbuam Al Kaedën prej kampeve të stërvitjes në Afganistan, përmbysëm talebanët, si dhe i dhamë popullit afgan një mundësi për të jetuar të çliruar nga terrori. Megjithatë, vitet që pasuan ishin të vështira dhe fryma e partneritetit që ndjemë pas 11 shtatorit u zbeh.
Si President, kam punuar për të rigjallëruar bashkëpunimin ndërkombëtar që na nevojitet për t’u përballur me të gjithë gamën e gjerë të sfidave me të cilat ballafaqohemi. Nëpërmjet një epoke të re angazhimi, kemi ndërtuar partneritete me shtete dhe popuj mbi bazën e interest të ndërsjellë dhe të respektit të ndërsjellë.
Si një bashkësi ndërkombëtare, kemi treguar që terroristët as nuk i afrohen forcës dhe qëndresës së qytetarëve tanë. E kam bërë të qartë që Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë në luftë me fenë islame. Përkundrazi, me aleatët dhe partnerët jemi të bashkuar kundër Al Kaedës, e cila ka sulmuar dyzina vendesh dhe ka vrarë dhjetëra mijëra burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm – shumica dërrmuese e tyre myslimanë. Këtë javë, kujtojmë të gjitha viktimat e Al Kaedës dhe kurajën e qëndresën me të cilën familjet e bashkëqytetarët e tyre kanë këmbëngulur, nga Lindja e Mesme në Europë, nga Afrika në Azi.
Duke punuar sëbashku, kemi zmbrapsur komplote të Al Kaedës, kemi eliminuar Osama bin Ladenin dhe pjesën më të madhe të udhëheqësve të tyre, si dhe e kemi futur Al Kaedën në rrugën e mposhtjes. Ndërkohë, popujt anembanë Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut po tregojnë që rruga më e sigurt drejt drejtësisë dhe dinjitetit është forca morale e mosdhunës, jo terrorizmi dhe dhuna e pakuptimtë. Është e qartë që ekstremistët e dhunshëm po ngelen prapa dhe e ardhmja i përket atyre që duan të ndërtojnë, jo të shkatërrojnë.
Vendeve dhe popujve që kërkojnë një të ardhme paqeje dhe begatie iu them – tek Shtetet e Bashkuara keni një partner. Sepse edhe teksa përballemi me sfidat ekonomike brenda vendit, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të luajnë një rol unik udhëheqës në botë. Ndërkohë që largojmë pjesën e mbetur të trupave tona nga Iraku dhe përcjellim përgjegjësitë në Afganistan, ne do t’i mbështesim irakenët dhe afganët në përpjekjet e tyre për të garantuar siguri dhe mundësi për popujt e tyre. Në botën arabe dhe tej saj, do të jemi në anën e dinjitetit dhe të drejtave universale të të gjitha qenieve njerëzore.
Anekënd botës, do të vazhdojmë punën e vështirë të kërkimit të paqes, promovimit të zhvillimit që i nxjerr njerëzit nga varfëria, si dhe përparimit të sigurisë së ushqimit, shëndetit dhe qeverisjes së mirë që çlirojnë potencialet e qytetarëve dhe shoqërive.
Në të njëjtën kohë, i jemi përkushtuar besimit për të jetuar me vlerat tona këtu brenda vendit. Si një komb emigrantësh, Shtetet e Bashkuara mirëpresin njerëz nga çdo vend dhe kulturë. Amerikanët më të rinj – si të gjitha viktimat që humbëm dhjetë vjet më parë – na kujtojnë që pavarësisht dallimeve të racës epo etnisë, origjinës apo besimit, të gjithëve na bashkon fort shpresa e përbashkët se mund ta bëjmë botën një vend më të mirë për brezin e tanishëm dhe ata të ardhshëm. Kjo duhet të jetë trashëgimia e atyre që kemi humbur.
Ata që na sulmuan më 11 shtator donin të fusnin një pykë midis Shteteve të Bashkuara dhe botës. Dështuan. Në këtë dhjetëvjetor, jemi të bashkuar me miqtë dhe partnerët tanë për të kujtuar të gjithë ata që kemi humbur në këtë luftë. Në kujtim të tyre, riafirmojmë frymën e partneritetit dhe respektit të ndërsjellë që na duhet për të siguruar një botë ku të gjithë njerëzit jetojnë me dinjitet, në liri dhe në paqe.
GOD BLESS THE UNITED STATUS STATUS OF AMERICA . POSHTE ARMIQTE E SAJ …………
I pa-aritshem Obama, ndegjon fjalimin e tij e te renqethet mishi, me te vertet nje president i madh i nje vendi te madh, nje BRAVO e madhe!
O z. VFLP; po pse o, nuk të pëlqejnë ty fjalimet e të çmendurit të Viçidolit Salih Geddaf Gërdec Gërdallës?
O devolli,
ke te drejte, se ato fjalime te bejne me psikoze dhe ne pak psikoze kemi nga jeta, dhe fjalimet e vicidolit na duhen. prandaj eshte rritur numri i vetevrasjeve ne Shqiperi.
PROAMERIKANE ME PALLAVRA
ANTIAMERIKANE ME VEPRIME
– Nga Alban Dega, Nju Jork
– Jo vetem antimerikane por edhe raciste
– Asnje qeveritar i Shqiperise nuk eshte pritur nga adminstrata e Obames
Mesazhet e Administrates amerikane per andidemokratet e vjedhesit e votave ne Shqiperi jane teper te qarta.
Letra e ndihmesekretarit amerikan te shtetit, ne amer te sekretares se Shtetit Hillari Klinton, dhe te administrates se Presidentit Barak Obama, per qeverine e diplomacine shqiptare ne perkrahje te ambasadorit Withers dhe deklarateve te tij kunder politikes te qeverise se Berishes eshte nje shuplake e forte per politiken e mbrapasht dhe anti-amerikane te kesaj qeverie turpi.
Jo vetem i qeverise por edhe i telalleve te saj te kurrptuar e korruptues te tipit Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, Fahri Balliu…. dhe pacavureve te tyre. “ Gazeta 55”, “Bota Sot”( “lexo “Borba sot”), “Koha Jone”, “Klan” qe jane bere simbole te antigazetarise jo vetem shqiptare por edhe me gjere. Pervec emrave te tyre dhe botuesve asgje nuk i dallon nga njera-tjetra. Ata i bashkon jo vetem emri i kryeredaktorit te tyre te njejte Sali Berisha por edhe i njejti grazhd, grazhdi i tenderave dhe korrupsionit mediatiko- politik tye qeverise me te korrptuar ne historine e Shqiperise.
Sulmet kunder ambasadorit te SHBA-se Withers jane jo vetem antimerikane por edhe raciste. Ato drejtohen jo kunder nje personi apo personaliteti te shquar sic eshte ambasadori amerikan, por kunder vete politikes demokratike amerikane. Si te tilla ato jane thellesisht antimerikane dhe tipike enveriste staliniste, cka perben thelbin e politikes se sotme te qeverise shqiptare, e cila ne cdo aspekt te saj eshte sa antimerikane edhe antishqiptare.
Harxhet e kesaj politike i paguajne sot shqiptaret ne teresi perderisa vazhdojne te mbajne nje qeverisje te tille. “Cdo popull ka qeverine qe meriton” ka deklaruar babai i demokracise amerikane, Abraham Linkoln. Eshte fakt qe kjo qeveri ka vjedhur votat e popullit, por kjo nuk i shfajson shqiptaret, qe pranpojne te qeverisen nga nje qeveri qe nuk e kane votuar dhe qe aq me pak e meritojne. Te pakten te mesonin nga fqinjet e tyre jugore, greket qe po trondisin nje qeveri qe e gjeti vendin ne buze te gremines, ku e lane aleatet politike dhe te korruptuar te Berishes.
Letra e administrates amerikane per qeverine shqiptare nuk eshte mesazhi i pare i Uashingtonit per Tiranen zyrtare. Ka kohe qe Uashingtoni jep mesazhe krejt te qarta dhe shume domethenese.
Asnje anetar i saj nuk ka pritur qofte edhe per kortezi diplomatike asnje anetar te qeverise se Berishes pas betimit te saj.
Shembulli me i qarte eshte ai i zevendekryeministrit dhe Minister i Jashtem i Shqiperise, Z. Ilir Meta, qe megjithese ishte per vizite dyditore ne Uashington nuk u prit as nuk a takua me asnje pjestar te administrates Obama, qofte edhe per nje fotografi apo shterngim duarsh. E njejta gje ndodhi para nje muaji me ministrin e Mbrojtjes se Shqiperise Arben Imami, te cilin vete kryeministri shqiptar Berisha e ka cilesuar me dhjetra here si “Koloneli i Asfalise greke”
Mesazhet e demokracise dhe administrates amerikane per Tiranen zyrtare jane teper te qarta, krejt te kuptueshme, shume domethenese….
Ashtu sikurse nuk ka komuniste me te keqinje se kommunistet antikomuniste nuk ka antimerikan me te medhenj se proamerikanet me fjale, me pallavra dhe anti-amerikane me vepra!
Kamabanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Degjoni me kujdes kambanat e ambasadorit amerikan ne Tirane Zotit Withers!
Ato jane kambanat e Uashingtonit dhe Obames
SHKRUAR E BOTUAR PER HERE TE PARE ME 11 GUSHT 2010. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM
kot na ngaterron ne te tjeret,,ndeshja ishte midis jush dhe Bin Ladenit,,Bin Ladeni e mundi Bushin me rrezultatin e paster 1 – 0,,ti ke meriten se barazove ne kohen shtes,tani jeni 1-1,,ne te tjeret tifoza jemi,shesim fara ne stadium,ulerim kur eshte ndonje rast i mire ose kur behet ndonje shtyll edhe kaq,,ah se desh harrova ,ne mbajme anen tuaj edhe kur beni gola offsite
ne jemi krenar qe jetojme ne kete shtet te fuqishem.ne erdhem ketu dhe po punojme dhe shkolluam femijet, poshte te gjitheata qe nuk e duan poshte armiqte e ketij vendi rrofshin shtetet e bashkuara rrofshin amerikanet dhe shqiptaro amerikanet kudo qofshin
qe te jesh pro amerikan duhet te jesh byth….q komunist i paftyr imoral duhet te mos njohesh familje atehere te duan amerikanet po nuk i pate kto veti je anti amerikan