PS dorëzon të hënën propozimet për reformën parlamentare

16 Shtator 2011, 14:22Politika TEMA

Partia Socialiste dorëzon të hënën propozimet e saj në lidhje me reformën parlamentare. Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Ditmir Bushati ka theksuar se opozita do të formalizojë kërkesën e saj drejtuar mazhorancës duke synuar që parlamenti të funksionojë në bazë të dialogut dhe konsensusit politik.

Sipas Bushatit kjo reformë do të zhvillohet në dy faza ku në fazën e parë që do të prezantohet të hënën do të jetë ndryshimi i rregullores së Kuvendit, duke e përshtatur atë me rregulloren e vitit 2009.
“Përmes propozimit tonë ne synojmë që të kthehet vota e fshehtë, të garantohen votat e opozitës, të sigurohet transparenca e buxhetimit të veprimtarive parlamentare” ka theksuar Bushati.
Më tej Bushati theksoi se hapi i dytë do të jetë adresimi i të gjitha problematikave që parashtrohen në raportin e KE-së përmes një grupi pune dhe me asistencën e OSBE-së, e cila gjatë gjithë këtyre viteve ka asistuar në parlament. ora-news

2 komente në “PS dorëzon të hënën propozimet për reformën parlamentare”

  1. xhorxho says:

    Bravo oooh .Ps-ja ne kerkim te reformimit te Mafies ne pushtet ! ” Te behet me e moderuar ,jo kaq hapur” > se na qit-et jasht loje te gjithve si politikane .Po barazoni fjalen popilitikan me mafioz ,mendoni pak per te ardhmen tone . Popullit ci.q.temen. kjo o politika e shipcarve. A pse sju bie nji termet kur jeni te gjithe ne ate hale parlament o kondomat e mafies qe na shisni shkerdhaterine shqiptare per politike .

  2. beso says:

    keta reformatoret e bene opoziten si fjalekryq.Jane dhe te rinj dhe duhet t’ju zjeje gjaku,ndersa bejne qyfyre pleqsh,sikur te thithin llullen ne hijen e rrapit.Keta presin qe ndonje asteroid te vije nga hapesira,te godase saliun,jozin,bashen e gjer Kaz Gogoshin me te fundit,qe keta pastaju te behen ministra e te hekurosin kemishat e barrdha qe s’kane pare balte asnjehere.Edi Rama ka zotesine te kete organizuar partine me qulle ne opozite.Mendoj qe shkollat tetevjeçare kane elemente perfekte per opozitarizmin e tijbiles dine ta perdorin mire kompjuterin dhe te bejne gallata ne forume;mbase edi-toriale..A ka ndonje propozim per te pire kafe te pare perpara kafes se dyte?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje