Në Komisionin e Integrimit, ministrja përgjegjëse për këtë punë, Majlinda Bregu, ka bërë me dije se opozita po mban peng integrimin e vendit, pasi nuk është angazhuar në një dialog konstruktiv. Duke ndjekur retorikën e mazhorancës për këtë çështje, të krijohet bindja se integrimi ka mbetur peng i opozitës, e cila nuk po shkon në parlament.
Por cilat janë 12 rekomandimet e BE-së dhe çfarë ka bërë qeveria për to?
Rekomandimi 1 dhe 2 kërkojnë funksionimin e parlamentit dhe miratimin e ligjeve
-Opozita ka deklaruar se do vijojë jetën parlamentare, edhe pse tashmë janë faktuar vjedhjet e zgjedhjeve në dy rastet e fundit. Sa u përket ligjeve, opozita thotë se do votojë ligje të hartuara me konsensus. Si është përgjigjur mazhoranca? Ka votuar një rregullore parlamentare skandaloze, që asfikson opozitën dhe votën e deputetëve.
Rekomandimi 3 kërkon zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe gjyqtarëve të Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë
-Këtu po flitet më shumë për Avokatin e Popullit, një institucion pa peshë e i shpërfillur nga pushteti. Sa u përket gjykatave të larta, dihet shumë mirë se mazhoranca po tenton t’i uzurpojë ato me njerëz të vet, duke poshtëruar presidentin.
Rekomandimi 4 e 5 kërkon të mbahen zgjedhje sipas standardeve evropiane dhe ndërkombëtare dhe realizimin e reformës zgjedhore
-Është shumë e qartë se këto zgjedhje lokale faktuan në mënyrë transparente se si vidhen votat. Vetë raporti i ODIHR tregoi se mandati i Tiranës u vodh nga KQZ e Kolegji, në një skemë tipike mafioze. Sa i përket reformës zgjedhore, ajo kërkon më së pari të zhduket KQZ e Ristanit. Se si do arrihet kjo, nuk dihet.
Rekomandimi 6 kërkon depolitizimin e administratës publike. Kërkohet transparencë në emërime për njerëz që shkojnë në ato detyra për shkak të meritave
-Mjafton të shohësh masakrën që bën Lulzim Basha në bashkinë e Tiranës, për të kuptuar se nuk bëhet fjalë më për transparencë e për profesionalizëm. Vajza e tezes së tij emëron njerëzit, në krye të detyrave shkon gruaja e shoferit, arkitekti i pallatit të paligjshëm në Vlorë, etj.
Rekomandimi 7 kërkon që të forcohet shteti i së drejtës, të rritet pavarësia e gjyqësorit
-Pavarësinë e gjyqësorit po e shohim shumë qartë edhe tek vendimi që do merret për pafajësinë e Ilir Metës. Vrasja e një gjyqtari ka nxjerrë në pah një seri problemesh të tjera. Prokuroria është tulatur dhe nuk lëviz asnjë hap.
Rekomandimi 8 kërkon një regjistër me të dhëna bindëse për luftën ndaj korrupsionit
-Po, e dhëna më bindëse këtë vit është se një drejtor stadiumi është në burg se mori 120 mijë lekë për një ambient me qera.
Rekomandimi 9 kërkon të forcohet lufta kundër krimit të organizuar
-Vetë zonja Bregu mund të kishte dhënë sqarime të forta. Pak ditë më parë doli në gazetën më të madhe në Itali se ministrja është e implikuar në skandal me kreun e organizatës mafioze Sacra Corona Unita.
Rekomandimi 10 kërkon të zgjidhet problemi i pronave
-Për këtë zgjidhje kryeministri ka ofruar vetë djalin e tij, që shërben si sekser për të sheshuar çdo marrëveshje për pronat. Sa i përket legalizimit, ai është kthyer në fole korrupsioni. Duhej të kishte mbaruar nja katër vite më parë, por nuk ka nisur ende mirë.
Rekomandimi 11 kërkon hapa për të mbrojtur të drejtat e njeriut, të grave, fëmijëve dhe romëve
-Për këtë rekomandim mund të ‘pyeten’ katër protestues të pafajshëm, të cilët dolën përpara kryeministrisë, protestuan dhe u kthyen në shtëpi. Në arkivol. Sa u përket romëve, qeveria po ‘kujdeset’ tu vërë flakën banesave për të hapur sheshe ndërtimi. I përdor për vota, të cilat ua blen fare lirë. Për të drejtat e grave, nuk mund të ketë barbari më të madhe se vrasjet e grave në këtë vit. Pak ditë më parë u vra një grua në Tiranë, edhe pse duhej të ishte nën mbrojtje. Raste të tjera në Korçë, Pogradec e gjetkë janë tregues të rëndë. Për të drejtat e fëmijëve, mjafton të lexosh dy-tre kabllograme të ambasadës amerikane, publikuar nga Wikileaks për të kuptuar sa rëndë është situata.
Rekomandimi 12 kërkon të përmirësohen kushtet në qelitë e paraburgimit dhe në burgje. Të mos keqtrajtohen të ndaluarit
-Edhe këtë rekomandim qeveria po e zbaton në mënyrë brilante. Sidomos me të ndaluarit që protestuan më 21 janar, rekomandimi është zbatuar tërësisht. Po të lexojnë ata të Komisionit Europian raportin e përgatitur nga Këshilli i Europës për ngjarjet e 21 janarit, do arrijnë në përfundimin se ky rekomandim është plotësuar më së miri. Pa përmendur pastaj që një nga dhunuesit e të ndaluarve është bërë drejtor i policisë bashkiake. Madje nuk po e lë pas dore zanatin e vjetër të dhunimit të të tjerëve. Kësaj radhe e ka me gratë.
JANè REKOMANDIME SHUMè Tè QARTA PèR NJè VEND DEMOKRATIK,ZBATIMI PRAKTIK Nè SHQIPèRI èSHTè SHUMè I VèSHTIRè,PASI JANè POLITIKANèT E KORRUPTUAR ME Nè KRYE SALI ILIR TALEBANIN.
rekomandimet e PPSH kane me shume peshe dhe vlere. le ta provoje qeveria e baba Saliut te dali nga vija e PARTISE dhe do ta denojne si armik te klases. rrofte PPSH, PD, PS, rrofte baba Saliu me xhaxhi Ramizin.
Bravo qeveria , madje kam mendim qe ta bejne COPY- PASTE dhe vendet e tjera te EU.
Rekomandimi 3 – i pamundur. Ndryshe do te thote dalje nga kontrolli i gjyqesorit nga familja Berisha.
Rekomandimi 4,5 – i pamundur. Ndryshe do te perfundonte diktatura Berishiane mbi politiken dhe vendin
Rekomandimi 6 – i pamundur. Ndryshe do te thote dezertim masiv te “simpatizanteve te flakte” te partise. Dihet qe PD mban simpatizante prej mercenaresh te paguar me leke e poste.
Rekomandimi 7 – i pamundur. Realizimi do te thoshte denim i korrupsionit = vdekje te politikes shqiptare = kaos.
Gjynah shkaterruan Avokatin e Popullit kane dy vjet e kane lene ne hije dhe e drejton nje e djathte qe nuk ndihet fare
Per 12 Rekomandimet e Brukselit,Qeveria ka bere disa mrekullir
1) Ka vjedhur Totalisht dhe Familjarish
2) Eshte Korruptu komplet -bile ka ndihmu edhe Komshiun
3) Ka vra njerez Popull te paster 97,ne Gerdec 21 Janar dhe tjere(nuk po i ve se behen shume)
4) ka mashtuar dhe vazhdon mashtrimin ne shume Aspekte
5) ka vjedhur sistematikisht zgjedhjet Votat ne kundershtim te vullneti te Popullit
6) Presion ta Vazhushem Drejtesise
A do me te bera ,Keto ka bere dhe me shume ,
Tani cfare ska bere : TE GJITHA
Nga te gjtha keto krime ala nuk ka asnje Fajtor,Kjo eshte Qeveria e Bandes Berishjane.
Te presim se cfare do te bejne me tej.
Edhe thuaj pastaj se fajin nuk e ka opozita!
Fajin e ka opozita per mos plotesimin e 12 kushteve,qe ka vene Brukseli(edhe keta te Brukselit,ja fusin kot se edhe kur e shohin me syte e tyre,qe Berisha VJEDH VOTAT,bejne sikur nuk shohin)!!!Haaaa!!HAJDE BRUKSEL,HAJDE!!!DEMAGOGJIA NUK KA FUND!!!Ata e shikojne vete se Berisha nuk i ka zbatuar per vite keto rekomandime,por i thone atij.qe “T’U A DERGOJE ME SHKRIM!!!!Kesaj i thone “ME KA CUAR NENA PER TE LARE GOJEN!!!Dhe Berisha e kupton kete DREDHI TE BRUKSELIT,prandaj nuk merret seriozisht me plotesimin real te atyre duke bashkepunuar me OPOZITEn,por keron,qe OPOZITA TE NGREJE DOREN dhe te firmose ZHDUKJEN E SAJ!!!JA,PRA,QE ENVER HOXHA E KISHTE MIRE,QE SHQIPERIA NUK KA NEVOJE PER OPOZITE,PRANDAJ I VRAU TE GJITHE OPOZITARET!!Edhe Berisha te njejten gje po ben,por kete here me MIRATIMIN E NDERKOMBETAREVE:VIDH ,O BERISHE VOTAT E PASURITE SE NE BEJME SIKUR NUK SHOHIM!!!Haaaaa!!!O POPULL,PO TALLEN ME GJAKUN TEND!!!
Majlinda e shkrete kujton se ne Europe hyn po te hapesh shalet perpjete..kujton Majlinda se eshte njesoj si te behesh pedagoge dhe si te hysh tek PD-ja..Beji yzmet Pangos se edhe sot do ishe andej nga TVSHja duke dhene lajmet…
ehu dhe keta te Brukselit sa pale “detyra shtepie japin”?????Po nga kopshti vijme ne ore dhe jo nga parashkollori ku mesohen pak germa e pak numra.Pak meshire te lutem Z.Baze, se ne klase te pare i mbahet dora femijes te mesoj shkrim e kendim, duhet me ardh dikush me ja “mbajt me dore” dhe ketyre taneve.Se jo per gje , po nga padija ” i leviz” dora !APO????
INTERESANT me keto analistet pro Qeveritare apo tru thare SI GUXOJNE TE FAJSOJNE OPOZITEN kure zararet e Qeveritarve jane aty ku s mban me PARLAMENT TE PERDHOSUR me DREJTESI TE DEFORMUAR me PRONARE TE RINJE ME PRONA TE VJEDHURA me KORRUPSION GJER NE MAJE TE PIRAMIDES SHTETERORE opozita vecanrisht keto dy vitet e fundit e ka bere te plote SKANERIN kesaje Qeverije per 12 prioritetet Qeverija duhet te mbaje pergjegjesi para shqiptareve ne raste deshtimi mospranimi kandidat ne BE te dorehiqet menjehere.VULEN BESOJE DO JA VERE DREJTESIA NE GJYKIMIN E ILIR METES.
Te pakten Z. Berisha dhe Zonja Topalli te bejne dicka per burgjet se do te vioje nje dite dhe do te futen vete brenda. Po nuk i rregulluan tani nuk kane per t’i rregulluar kurre! Ne qafe pacin veten!
Nje gazete e madhe italiane /la republica/ ka botuar nje artikull me titull sakra korona e bashkuar dhe hija e ministres shqiptare me 16 shtator 2011
behet fjale vec te tjerash per prudentinon dhe majlinda bregun
minimalja bregu duhet te dorehiqet per lidhje me mafioze si prudentino
Ky shpellar e do bomben tja rrasesh ne goj ,eshte bere i padurushem .ka kaluar cdo limit .se kuptoj perse po vonon ajo gje ,cpritet me ,te shese gjithe vendin e te ik!
Evropa i kerkon keto pika, por nuk do te shohe me sy e te degjoje me vesh se kujt ia kerkon. E di shume mire qe sistemi komunist ne Shqiperi nuk ka ndryshuar dhe qe jane po ata njerez komunist qe na udhehqin atehere c’fare kerkon evropa?… Nuk i behet fare vone se i zbaton kjo qeveri keto 12 pika perkundrazi te ka fshire nga defteri. Ta dini te gjithe Shqiptaret se ne udhehiqemi nga komunistet nga te dyja Partite si ajo demokratike dhe socialiste dhe ata kane planet e tyre qe Shqiperia te mos behet asnjehere demokratike, tokat te mos u jipen atyre qe u takojne, te persekutuarit vazhdojne te jene te persekutuar, asnje komunist nuk eshte futur ne burg per krimet qe ka kryer, shkaterrimi i vendit sic ka ndodhur, biles psikopati ka dhe plan se si do hyje vendi ne EB duke shitur pjese pjese vendin, ceshtja came as ka nder mend te zgjidhet, te ngujuarit vazhdojne te jene te ngujuar sepse keshtu i intereson psikopatit e c’tju numeroje dhe te tjera qe sa vijne e shtohen. Prandaj mos e genjeni veten se jeni ne demokraci po te ishte ashtu Nexhmija dhe Ramizi nuk do ndodheshin ne Austri por ne burg. ZGJOHUUUUUUUUUUUUU SHQIPTAR SA TE MOS JETE VONE.
I madh je o Mero Baze! Fotoja e këtij lugati arrin të trembë edhe foshnjën në bark të gamiles!
Kjo puna e opozites per integrimin, eshte si barsoleta:
Nje familje ne malesi mbante nje huzmeqar. Te gjitha te keqiat e kesaj familje i sillte Prenga.Ai shuante zjarrin,thyente shtamat, humbte bagetite. Nje dite, gruaja e djalit te madh kishte lindur nje femije, e Prenga shkoi a u struk rreze nje gardhi. Nje fshatar qe kalon aty e pyet se pse je strukur keshtu Prenge?
Prenga i pergjigjet:
Shèt, nusja e Koles ka lindur e tash po thone se fain e ka prenga.
20.9.2011