Minatorët refuzojnë marrëveshjen e ACR: Do vijojmë grevën

21 Shtator 2011, 13:27Politika TEMA

Minatorët e Bulqizës kanë refuzuar marrëveshjen e paraqitur nga ana e firmës koncensionare ACR dhe kanë thënë se do të vijojnë grevën e tyre, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Ata nuk kanë pranuar marrëveshjen prej 7 pikash të kompanisë me pretendimen se mungojnë tre kërkesat e minatorëve.

Sipas tyre në marrëveshje nuk është përfshirë largimi i drejtorit të minierës Medat Zogu, nuk paguhen të gjitha ditët e grevës dhe nuk janë dhënë garanci për investimet në nivelin e 16-të të minierës së Bulqizës.

Në marrëveshjen e ACR-së janë të përfshira investimet në minierë, rritja e pagës bruto me 20 përqind, jo mbishfrytësim të zonës minerare D, kushte më të mira pune, ngritje të këshillave për sigurinë në punë si dhe dhënia e pagës së 13-të.

10 minatorë janë rifutur sërish në grevë urie prej tre ditësh.

 

2 komente në “Minatorët refuzojnë marrëveshjen e ACR: Do vijojmë grevën”

  1. Klodi says:

    O te shkretet ju, qe e late veten tju bejne mish per top Saliu i Argites me Idhirin e Monikes.
    Ju jeni, apo hiqeni vete ? Ju minatoret duhet ta vrisni pak mendjen, se po behen tre muaj greve. Po pse o te uruar, per mustaqet e Çelos behet greva ? Ju lini femijet tuaj pa buke, qe qeveria ti beje presion mafioz ACR-se. Mos harroni se pati nje moment kur ACR ofroi 25%, mund te kishte ofruar edhe me shume, po te mos kishte dale Kola dhe te deklaronte se me plotsim te 20%-shit ai do tu kerkonte grevisteve te mbyllin greven(megjithse nderkohe ju kishit ndryshuar kerkesen nga 20 ne 40%).
    Ju lini femijet tuaj pa buke se doni te hiqni drejtorin, a thua se drejtori qenka pengesa e vetme per te drejtat tuaja ! Ashtu siç ACR-ja nuk ka te drejte te kerkoje largimin e Kol Nikollajt, edhe ju nuk keni te drejte te kerkoni largimin e drejtorit.
    Ju lini femijet tuaj pa buke se do zgjidhni lemshin e korrupsionit brenda ACR-se dhe te mafias se kromit ne pergjithsi ?! Ju qe rropateni gjithe javen ne pune ne galeri, ku i gjetet informacionin, kohen dhe nervat e nevojshme per debate shterruese qe te kuptoni se si do e fitoni kete lloj lufte me mullinjte e eres.
    Kol Nikollaj ka nje faj te madh. Ai ju ka bindur te vazhdoni greven kaq gjate duke ju dhene siguri, se ditet e greves do ju paguhen nga ACR.
    A e kuptoni se çfaredo qe te ndodhe, ACR-ja nuk ju paguan rrogen per kohen e greves ?
    Sepse kesaj i thone qe ACR-ja te vriste veten me doren e vet dhe ACR nuk ka luajtur mendsh.
    A e kuptoni se ata qe kane fryre Kolen, qe ky tu fryje ju, jane mafioze politikane te paskrupullt, qe me te arritur synimet e tyre te ndyra do ju lene ne balte ? Te gjitha garancite qe ata i kane dhene Koles dhe qe Kola jua ka dhene juve do kthehen ne flluska sapuni.
    Ju nuk keni piken e informacionit mbi brendine e kontrates kolektive te mbaruar dhe me shume gjasa nuk do keni informacion as per kontraten e ardhshme. Per kete aresye as ju dhe as publiku nuk keni sesi ta kuptoni se brenda kerkesave te kesaj greve, ku fillojne e ku mbarojne interesat tuaja si minatore, ku fillojne e ku mbarojne interesat e mafias se kromit te shkrira me kerkesat tuaja. Juve ju duket sikur e keni greven nen kontroll ?! Ashtu ju duket, vendimet per vazhdimin ose jo te greves i merr mafia e kromit, qe eshte njesh me qeverine. Ata ju fryjne ne vesh se duke rezistuar do te fitoni. Ata do ju fryjne ne vesh se greva e humbi kuptimin dhe duhet te mbyllet. Ata nuk humbin kurre…As Kol Nikollaj nuk humbet gje… Ne humbje do te jeni ju minatoret. Sado qe 20 % shtese page eshte pranuar nderkohe.
    Vetem per te kompensuar parate e pafituara ne kohen e greves do ju duhen 15 muaj te gjate me shtesen 20%. Nderkohe kriza ekonomike dhe inflacioni, qe priten te jene me te ashpra ne keto 15 muaj do ta kene zhvleresuar shtesen 20%.
    Çfare do beni ju pastaj ? Do beni prape 3 muaj greve ?!
    Nje keshille dashamirese nese do keni deshiren ta pranoni.
    Pranoni kushtet e ofruara, 20% shtese page dhe permiresimin e kushteve te punes. Kujdes ne formulimin e qarte te neneve te marreveshjes. Ne muajt ne vazhdim forconi unitetin sindikal duke mbyllur me kujdes te çarat e krijuara gjate greves. Beni riorganizimin e strukturave te sindikates brenda minieres. Mundohuni qe ne krye te celulave te zgjidhen njerez pa militantizem te theksuar partiak. Kerkoni bashkerendimin e kerkesave, dhe aleance dhe aksion te bashkrenduar edhe me sektore te tjere minerare dhe me minatoret ne reforme, madje edhe me pensionistet. Pa eufori, pa lokalizem. Pastaj te meson puna vete …

  2. albaniac says:

    “Minatorët refuzojnë marrëveshjen e ACR”
    Nuk jane minatoret mor milet eshte maloku qe e ka taksur Bulqizen te Cu En Lai…..ACR iku per lesh qe kur u be pazari i borxhit ne Pekin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje