INTERVISTA/ Shkëlqim Cani: Sistemi aktual i pensioneve është “Piramidë”

20 Shtator 2011, 22:10Politika TEMA

Ish/guvernatori i Bankës së Shqipërisë, profesor Shkëlqim Cani analizon për gazetën Tema, problemet e ekonomisë shqiptare që nga sistemi i pensioneve, që sipas tij është i dështuar, tek roli i Bankës së Shqipërisë në situatën financiare të vendit duke e cilësuar atë si vasale të qeverisë dhe deri tek vizioni që ka opozita për t’i zgjidhur problemet kyçe të ekonomisë shqiptare. Bashkëhartues i programit të ri të PS-së në paketën për ekonominë, Cani zbulon propozimet që PS-ja do t’i shpalosë publikut për ringjalljen e biznesit të vogël e të mesëm. Sa për ngritjen e një godine të re parlamenti, e cila do të shtojë borxhin publik të Shqipërisë, Cani thotë se kjo iniciativë nuk tregon gjë tjetër veçse filozofinë popullore, “fshati digjet …Kuvendi krihet”

 

Intervistoi: Blerina Gjoka

 

Zoti Cani, po e nisim këtë intervistë me një çështje që ngriti tensionin e debatit publik kohët e fundit, një propozim i hedhur publikisht nga kryeministri i vendit për rritjen e moshës së pensionit. Megjithëse ky propozim ngrihej mbi arsyetimin se është rritur jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve, shumë veta e shohin si një tentativë për t’i shpëtuar dështimit të skemës së sigurimeve. Cili është mendimi juaj për këtë problem?

 

Skema aktuale e pensioneve është e dështuar në disa drejtime. Kryeministri hodhi një ide, që nuk ishte tjetër veçse një arnë e shëmtuar në pantallonat e grisura anembanë të sistemit shqiptar të pensioneve. U tërhoq shpejt se duket dikush e mësoi për gafën me autogol që bëri. Nga padija dhe nga mungesa e dëshirës për të zgjidhur përsëmbari dhe me themel pensionet, gjeti rrugëzgjidhje të thërrasë ekspertë të huaj që të jenë ata që propozojnë rregullime drastike me kosto për pensionistët (të sotëm dhe ata të nesërm), për shkak të gabimeve trashanike me pensionet që ka bërë kjo qeveri. Pra, kjo qeveri nuk del hapur të kërkojë ndjesë për futjen e pensioneve në rrugë pa krye, por kërkon të fshihet dhe nesër të argumentojë që janë ekspertët e huaj që propozojnë.

Nuk di nëse do të imponohet ose jo nga ndërkombëtarët kjo qeveri për të vepruar para vitit 2013, apo qeveria do të përdorë çdo mjet për t’ja ngecur reformën qeverisë së socialistëve në vitin 2013, por pensionet doemos do të reformohen një ditë, me kosto jo të pakta për qytetarin shqiptar, përfshirë dhe rritjen e moshës.

A mund të bëni një analizë shkurtër të sistemit aktual të sigurimeve dhe problematikës që ai përmban?

 

Për një analizë të detajuar teknike të çështjes së pensioneve do t’ju rekomandoja të mos hezitoni të kontaktoni një ekspert të fushës, i cili pa diskutim do t’ju bindë që gjendja është e rëndë.

Në mënyrë të përmbledhur mendoj t’ju radhis disa momente kritike që lidhen me sistemin e pensioneve në Shqipëri:

-Për nga vlera e parave që merr dhe madhësia e nevojave që përmbush një pensionist tek ne më saktë mund të quhet që merr asistencë sociale dhe jo pension. Shkurt nuk mund të përmbushë as minimumin e nevojave jetike.

-Skema aktuale mbledh më pak se paguan, tashmë prej vitesh në vlera të konsiderueshme, sidomos “pas reformave të suksesshme të kësaj qeverie në këtë fushë?!!”. Kjo në gjuhën popullore quhet piramidë.

-Skema është e deformuar dhe çdo ndërhyrje që është bërë e po bëhet nga qeveria vetëm e ka shpërfytyruar më tej atë. Skema thuaj se nuk ka asnjë nxitës për shtetasit për të paguar për pensionet, pasi në jo pak raste është pa përfitim për paguesin e ndershëm.

-Me skemën e pensioneve nuk ka transparencë as me përfituesin, as me paguesin, as me biznesin. Gjithçka është bazuar jo mbi transparencën, edukimin, bindjen dhe veprimin e përbashkët, por mbi dhunën dhe arbitraritetin.

-Qeveria nuk ka bërë as edhe një hap për plotësimin e reformës së pensioneve edhe me shtyllat e tjera.

-Mbi të gjitha kjo skemë pensionesh nuk ka as të ardhme të afërt as edhe të largët.

 

Kur vendet e eurozonës janë në krizë dhe situata nuk duket aspak e qetë në vendet me ekonomitë më të forta në Evropë, si Gjermania, si e shihni ekonominë shqiptare në këtë prizëm? (Ndërkohë që zyrtarisht na jepen shifra për rritje ekonomike të lartë, etj).

 

Për rastësi kjo pyetje më vjen tre vite pas daljes në media për t’i kërkuar qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë për të marrë masa ndaj krizës botërore që sapo kishte filluar të jepte sinjalet e para. Pa ndonjë dëshirë të veçantë për të paralajmëruar ballafaqimin e mundshëm me të keqen, që mund të vinte siç erdhi, bëra detyrën si shtetas i këtij vendi për të paralajmëruar dhe për të dhënë dhe sugjerime se çfarë mund e duhej bërë. Këto tre vjet kori i “kukuvajkave mjerane”, që nuk i kanë munguar historikisht Shqipërisë, më kot u mundua të argumentojë që ekonomia shqiptare nuk është si ajo amerikane apo europiane, por e veçantë dhe shumë më e suksesshme. Sot nuk ka më hapësira argumentimi nga ekspertët që jemi në krizë, pasi gjithçka është në kurrizin e çdo qytetari të thjeshtë apo biznesmeni. Por ata nuk duhet të harrojnë që barrën e krizës ua rëndoi me qëllim kjo qeveri e papërgjegjshme, në ndonjë rast e mbështetur dhe nga ekspertë, që fatet e ekonomisë i lidhin pas përfitimeve personale nga “lehjet” në favor të qeverisë.

Meqë kriza do të vijojë me sa duket edhe për një periudhë në ekonominë tonë dhe nga frika se po ta lidhim edhe me atë europiane, përsëri qeveria do të na kundërshtojë, le të biem dakord të shprehemi që këtë radhë ekonomia jonë do të ndikohet nga kriza në Togo a Somali, në mënyrë që të pranohet nga qeveria dhe te marrë masa shumë më serioze antikrizë. Mosveprimi, tashmë i zgjatur i kësaj qeverie e ka dëmtuar dhe do e dëmtojë edhe më tej ekonominë, biznesin e shtetasin shqiptar.

 

Zoti Cani, ju keni qenë guvernator i Shqipërisë në një mandat të plotë. Si i vlerësoni politikat aktuale të Bankës së Shqipërisë, në mbajtjen e normës së interesit, defiçitit, kontrollin mbi sistemin bankar, etj?

 

Vetëflijimi i pavarësisë së Bankës së Shqipërisë nga administratorët e saj është një goditje e rëndë për veprimtarinë e deritanishme dhe të ardhme të këtij institucioni, por me pasoja e dëme për gjithë ekonominë shqiptare. Ju them me bindje që nëse Banka e Shqipërisë nuk do të ishte kthyer në vasale të turpshme të qeverisë, në shkelje të ligjit të saj, ne sot do të kishim interesa më të ulëta për kreditë që secili nga ne ka marrë, do të kishim deficit dhe borxh më të ulët dhe shumë më në kontroll, sistem bankar edhe më të sigurt dhe më eficent, shërbime bankare më të larmishme dhe me kosto më të ulët për secilin nga ne, ekonomi më të zhvilluar dhe mirëqenie më të lartë.

 

Flitet shpesh për borxhin publik, për kredi të mëdha me interesa të larta që qeveria shqiptare merr për të bërë rrugë, apo si fjala vjen një parlament të ri. Sipas jush sa problematik është niveli aktual i borxhit në Shqipëri dhe sa u rëndon ai shqiptarëve? A është normale për një ekonomi të vogël që të vazhdohet në këtë rrugë, pra të marrjes së borxheve?

 

Kësaj pyetje mund t’i përgjigjesha edhe gjatë, por preferoj të jap një përgjigje të shkurtër e më të drejtpërdrejtë: ekonomia shqiptare digjet, k…(Kuvendi) krihet. Nëse janë vërtet këto para në buxhetin e këtij viti apo parashikohen në ato të vitit tjetër i sugjeroj parlamentarëve që e gjithë kjo shumë të shkojë për mbështetjen e shoqërive financiare që kreditojnë biznesin e vogël e të mesëm dhe sidomos në fshat, për të nxitur sadopak ekonominë dhe mbështetjen sociale të shoqërisë, pasi papunësia, varfëria dhe mungesa e mbështetjes për biznesin e vogël e bujqësinë po shkon në ekstrem.

Në një shtet ligjor, transparent, të përgjegjshëm, jo të korruptuar e të inkriminuar treguesit do të raportoheshin shumë më të përkeqësuar dhe borxhi jo më pak se dyfishi i atij të raportuar. Asnjë qeveri e parlament nuk do të guxonte të artikulonte ndërtim parlamenti të ri, kur shtetasit rropaten të lodhur për të siguruar vetëm bukën e gojës.

 

Nuk mund të mos prekim pak angazhimin tuaj pranë opozitës aktuale, dhe pse jo drejtpërdrejt në forumet politike, por në forumet ekonomike që ajo organizon me ekspertët. Sipas jush në fushën e ekonomisë,a ka diçka që opozita mund dhe duhet ta ofrojë si një projekt të saj për të ardhur në pushtet, nëse po, cilat duhet të jenë pikat kryesore ku duhet të mbështet për ta bërë këtë?

 

Opozita vazhdimisht mendoj se ka ofruar zgjidhje, por nuk është dëgjuar. Për të keqen tonë ka qenë qeveria që ka ofruar zgjidhje sa për të kaluar radhën ose për të mashtruar publikun pa u shqetësuar se më pas do mësohej që nuk ka mbajtur premtimet ose ka gabuar (në fakte dhe shtetasit në pak raste kanë qenë të ashpër me mashtrimet e qeverisë dhe e kanë përcjellë me indiferencë mashtrimin e radhës).

Aktualisht jam pjesë e grupit të punës për programin që do i paraqitet së afërmi Kongresit, i angazhuar në pjesën ekonomike. Materialet paraprake (kryesisht analiza të detajuara të gjendjes dhe piketa kryesore ku ndjehet nevoja e ndreqjeve) tashmë janë dorëzuar nga grupet e punës dhe nuk e mendoj që jam personi që duhet t’i bëj publike këto materiale pune. Për pjesën që mbuloj mund të përmend se vizioni ndreqës i PS duhet të përqendrohet: një ndihmë shumë më të gjerë të qeverisë për fshatarin dhe bujqësinë, kryesisht nëpërmjet shoqërive financiare e bankës bujqësore që duhet krijuar sot, jo nesër; zgjidhja sa më shpejt dhe me vendosmëri e problemit të pronave; kapja e shtetit dhe monopolet me mbështetje të qeveritarëve dhe për qeveritarët duhet të marrë fund që ditën e parë të marrjes së pushtetit; ndryshimeve tejet të shpeshta të legjislacionit fiskal dhe arbitraritetit të administratës tatimore (qeveria e trajton biznesin jo si partner, por vasal) i duhet dhënë fund me vendosmëri e shpejtësi; rikthimi i besimit tek shteti e institucionet e vendit, që kërkon pak kohë, por vjen me mirëqeverisje; reformë tërësore në sistemin e pensioneve; liberalizimi i ekonomisë; ndihma e menjëhershme dhe e ndjeshme e shtetit ndaj biznesit, në veçanti ndaj atij të vogël e të mesëm; shtimi i ndërmjetësve financiarë dhe ndreqje në sistemin financiar e bankar, që krijon hapësira për ulje të ndjeshme të kostove e interesave bankare për kredinë për individin e biznesin, etj.

 

26 komente në “INTERVISTA/ Shkëlqim Cani: Sistemi aktual i pensioneve është “Piramidë””

  1. REFORMER says:

    hosana baraba! askush nuk do t’ja dije per pensionistin e gjore! Kjo nuk eshte nje fatkeqesi kombetare sipas berishianeve, eshte thjesht nje fatkeqsi individuale!!! Por kush pyet per individin ne kete shoqeri te sunduar nga horra injorante dhe brutale! Pikersht brutale, sepse mund te jene edhe me shkolle ( me kulture nuk e them dot!) por serisht jane BRUTALE!

  2. paraziti says:

    o shoku ne cdo vend te botes pensionet jan piramid, sidomos kur jetgjatesia esht e madhe. ke ndonje gje te re qe tna rrezoj salen.

    1. misionari says:

      Piramidat e kane rrezuar Salen nga kali i pare. A do ta rrezoje dot Piramida e Pensioneve, ta shohim.

    2. hasan says:

      Sala rrezohet vetem duke ndjekur shembullin e Egjyptit,Tunizise,Libise etj.Rruge tjeter nuk ka.E di pse?Si pozita dhe opozita sillen ne te njejten menyre me ata qe i kane zgjedhur.Keta bandite nuk shqepen me,pasi ata grabiten ekonomine kombetare se bashku here ne marreveshje e here ne ujdi.Tani duhet nje revolucion popullor qe ti shpronesoje(pasi ti hetoje)te ktheje pronat tek i zoti,se keta or zoteri kane tallur bythen dhe me ish pronaret.Tollozhija qe ka bere Berisha me pronat nuk mund te zgjidhet kurre nga njerezit qe kane perfituar me grabitjen e prones.Nje revolucion heret a vone ka per ta zgjidhur kete problem.Sa per analizen e zoterise Shkelqim nuk dua ta kundershtoj,por as ai dhe asnje tjeter nuk e spiegon makroekonomine e Shqiperise.Shqiperia eshte ekonomi e emigranteve dhe sa me shume tu shterngohet rripi emigranteve me keq do ta kete Shqiperia.Sa per turistet dhe eksportet e Berishes,ato i beson vetem ai vete dhe jesmenet e tij.

  3. Tan says:

    Analize ekonomike shume e sakte dhe reale. Duhet te jete nder per PS qe ka terhequr nje nga profesionistet me te mire ne ekonomi.

  4. Luna says:

    Te lumte Profesor! Je vertet nje shkenctare i fushes per te cilen je investuar gjith jeten. Urime!

    1. shezo says:

      Ky “shkencetari” yt e ndriti kur ka qene guvernator i Bankes se Shqiperise ! Me thuaj, zonjushe se cfare beri,dhe atehere inflacioni ne qiell, po keshtu funksiononte dhe skema e pensioneve, ku drejtonte Ilir Beqja. Ne te gjitha ceshtjet qe trajton “shkencetari” yt, eshte e njejta situate katastrofike me ato vite kur Cani ishte ne pushtet. Neser kur Cani te jete prape Guvernator, apo minister, Olldashi apo Patozi do ta kopjoje kete interviste dhe do ta dorezoje ne media, pa ndryshuar asnje presje. Keshtu pra, moj Luna, mos u entuziazmo kaq shume Te gjithe nje m… jane!

      1. Robert says:

        Pajtohem 100% me shezon. Te flasesh fjale te bukura dhe te kritikosh boten ne gazeta eshte shume e lehte. Cfare beri ai kur ishte guvernator i bankes kombetare dhe ne ministrine e financave? Me pak se ose njesoj si guvernatori I sotem. Nuk shoh ne kete shkrim asnje shifer krahasuese midis periudhes se sotme dhe asaj te kohes kur zoti Cani ishte guvernator i bankes kombetare. Robert

  5. beso says:

    Ndryshimi midis piramides dhe vezes sakteson bazen sociale te nje sistemi.Po pensionet po trajtohen si nje ngarkese drush qe te gjithe nxitojne ta shkarkojne duke zgjatur vitet e kontributeve dhe zgjatur moshen e pensionit.Berisha s’e ka per gjeti nxjerre ne pension te gjithe qe 45 vjeç,po ka hall se e zgjedhin prape ne 2013,e kush e mban fjalen pastaj,se ai shq(y)het per mbajtje fjale.

    1. plaku says:

      beso,
      Dje te premtova se do te te dergoj nje materjal ne lidhje me noramt baze te interesit.
      Mendoj se, shifer e rendeshishme eshte edhe norma baze e interesit.
      Aktualisht sot me 20 shtator 2011 norma baze e interesit qe jep banga jone eshte 5,25 %.
      http://www.bankofalbania.org/web/Shkurt_per_faqen_e_Interesave_te_instrumenteve_te_Bankes_11_1.php
      Kujtohuni se sot Zvicra normen baze te intersit e ka 0%, Amerika 0,5%, Eurozona 1,0 %. Norma baze e intersit eshte ne fakt cmimi me te cilin bankat marrin leke nga Banga kombetare Shqiptare.
      Pas krizes ne vitin 2008 te gjitha bankat ne bote i ulen normat baze te interesit me qellim qe stimulohen njerezit qe duan te bejne investime, shtepi, fabrika te reja, blerje te ndryshme etj. Kjo do sillte pune pra do te rritej kerkesa e tregut te brendeshem. Kjo pune ka rezikun e vet qe ne se vlera e lekut zvogelohet shume ( pra norma baze e interesit e vogel ) kjo mund te sjelli cvelersimin e lekut pra inflacjon pra rritje cmimesh.
      Tani shteti shqiptar ka bere te kunderten sepse sic duket duan te luftojne ngritjen e cmimeve ( inflacjonin real ) duke rritur normen baze te interesit. Kjo gje eshte shume e keqe sepse keshtu ulet kerkesa e tregut te brendeshem pra nuk ka investime, papunesi etj. Pra qeveria jone e dashur po frenon ne fakt zhvillimin e ekonomise dhe kete e ben qe te uli inflacjonin. Pra eshte nje politike e ndryre.Mendoj se ketu duhet bere pyetja se per cfare aresye pas krizes ( 2008 ) e deri sot bota ka ulur ne minimum normen baze te interesit dhe Shqiperia e ka rritur deri ne 5,25 %. Mos valle presidenti yne i banges Fullani eshte me i shkathet se presidenti i banges europiane Trischet ose presidenti i Federal Reserve i Amerikes, Bernet. Miq ketu fshihet lepuri. Sala dhe Banga kombetare ( ajo duhet te jete nje institucjon i pamvarur nga qeveria me ligj ) nuk po i thone popullit te verteten. Une nuk jam ekonomist dhe shpesh i beje vehtes pyetjen se cfare bejne ekonomistet ne Shqiperi ( populli ju dha shkolle ) qe nuk lajmerojne popullin per poshtersite e banges dhe qeverise.
      Pershendetje.

  6. Mali63 says:

    Te falenderoj Zoti Shkelqim qe i jeni afruar P . S. ne programin ekonomik e vetmja force politike qe munde ti zbatoje ate program ekonomik.Se P.S. ka shume kuadro e specialist te zgjuar e te zotet,te pa koruptuar jo si P D qe nuk ke kujt ti veshe gishtin se jane te xhytur deri ne fyte ne hale.Kame mindimin qe ju zoti Shkelqim te kandidoni per guvenrator i banges se Shqiperise.

  7. Dean says:

    TEMA:
    Flitet shpesh për borxhin publik, për kredi të mëdha me interesa të larta që qeveria shqiptare merr për të bërë rrugë, apo si fjala vjen një parlament të ri. Sipas jush sa problematik është niveli aktual i borxhit në Shqipëri dhe sa u rëndon ai shqiptarëve? A është normale për një ekonomi të vogël që të vazhdohet në këtë rrugë, pra të marrjes së borxheve?
    CANI:
    Kësaj pyetje mund t’i përgjigjesha edhe gjatë, por preferoj të jap një përgjigje të shkurtër e më të drejtpërdrejtë: ekonomia shqiptare digjet, k…(Kuvendi) krihet. Nëse janë vërtet këto para në buxhetin e këtij viti apo parashikohen në ato të vitit tjetër i sugjeroj parlamentarëve që e gjithë kjo shumë të shkojë për mbështetjen e shoqërive financiare që kreditojnë biznesin e vogël e të mesëm dhe sidomos në fshat, për të nxitur sadopak ekonominë dhe mbështetjen sociale të shoqërisë, pasi papunësia, varfëria dhe mungesa e mbështetjes për biznesin e vogël e bujqësinë po shkon në ekstrem……..
    KONKLUZION:
    Ky njeri nuk i’u pergjigj pyetjes me Shifra dhe Fakte,ashtu sikurse duhej 1 Ekonomist te pergjigjej,por pergjigjet me barsaleta qe tregojne komentuesit neper postimet e tyre.Ky njeri eshte po njelloj pjese e problemit,dhe Jo Zgjidhje.Ky ka qene dikur ne maje te Piramides dhe nuk mbajme mend ndo1 ”Investim” spektakolar ne bujqesi,gjate kohes se tij,Aq me teper kur atehere ka qene Ai,ka qene edhe momenti me i pershtatshem per te stimuluar Bujqesine.
    Kemi nevoje per njerez te RINJ,te cilet pa e ditur jane edhe me te AFTE se garda e vjeter qe i kane MONOPOLIZUAR postet drejtuese dhe e kane kthyer Ekonomine dhe Menaxhimin e saj ne 1 EKSKLUZIVITET te 1 grushti,me nder ”profesorash” shqiptar teper te PAAFTE.
    Duhet vetem pak stimulim per keta djem e vajza te Rinj/Reja,te cilet ne afatgjat do jene me te Nevojshem dhe Rezultativ se PLEHRAT e se Kaluares.
    Ku u katandisem,o Cani,o Fulani.Bir Semani i nenes,ke te qaj me pare.

  8. TEFTA ALIKAJ says:

    FULLANI ESHTE HOSANA BARABA ;JA FUT KOT

  9. plaku says:

    beso,
    Mendoj se, shifer e rendeshishme eshte edhe norma baze e interesit.
    Aktualisht sot me 20 shtator 2011 norma baze e interesit qe jep banga jone eshte 5,25 %.
    Kujtohuni se sot Zvicra normen baze te intersit e ka 0%, Amerika 0,5%, Eurozona 1,0 %. Norma baze e intersit eshte ne fakt cmimi me te cilin bankat marrin leke nga Banga kombetare Shqiptare.
    Pas krizes ne vitin 2008 te gjitha bankat ne bote i ulen normat baze te interesit me qellim qe stimulohen njerezit qe duan te bejne investime, shtepi, fabrika te reja, blerje te ndryshme etj. Kjo do sillte pune pra do te rritej kerkesa e tregut te brendeshem. Kjo pune ka rezikun e vet qe ne se vlera e lekut zvogelohet shume ( pra norma baze e interesit e vogel ) kjo mund te sjelli cvelersimin e lekut pra inflacjon pra rritje cmimesh.
    Tani shteti shqiptar ka bere te kunderten sepse sic duket duan te luftojne ngritjen e cmimeve ( inflacjonin real ) duke rritur normen baze te interesit. Kjo gje eshte shume e keqe sepse keshtu ulet kerkesa e tregut te brendeshem pra nuk ka investime, papunesi etj. Pra qeveria jone e dashur po frenon ne fakt zhvillimin e ekonomise dhe kete e ben qe te uli inflacjonin. Pra eshte nje politike e ndryre.Mendoj se ketu duhet bere pyetja se per cfare aresye pas krizes ( 2008 ) e deri sot bota ka ulur ne minimum normen baze te interesit dhe Shqiperia e ka rritur deri ne 5,25 %. Mos valle presidenti yne i banges Fullani eshte me i shkathet se presidenti i banges europiane Trischet ose presidenti i Federal Reserve i Amerikes, Bernet. Miq ketu fshihet lepuri. Sala dhe Banga kombetare ( ajo duhet te jete nje institucjon i pamvarur nga qeveria me ligj ) nuk po i thone popullit te verteten. Une nuk jam ekonomist dhe shpesh i beje vehtes pyetjen se cfare bejne ekonomistet ne Shqiperi ( populli ju dha shkolle ) qe nuk lajmerojne popullin per poshtersite e banges dhe qeverise.
    Pershendetje.

    1. plaku says:

      beso,
      Me fal se harrova. Mos valle ti e di se sa eshte aktualisht inflacjoni ne Shqiperi. Kam kerkuar ne internet por nuk kam gjetur gje. Ne se e di me thuaj te lutem se do ta di per nder.Linku ne li dhje me normat baze te interesit ( harrova ta jap me siper ) eshte :
      http://www.bankofalbania.org/web/Shkurt_per_faqen_e_Interesave_te_instrumenteve_te_Bankes_11_1.php
      Beso, shkrimi siper eshte ai qe nuk munda te ta dergoj dje. Pershendetje.

  10. plaku says:

    beso,
    Ne se e di se sa eshte aktualisht inflacjoni ne Shqiperi me thuaj te lutem. Nuk po e gjej dot ne internet.
    Pershendetje.

    1. beso says:

      plaku,ti ke nje shpirt debati qe s’te plaket kurre.Une nuk di shifra inflacioni;ne mos gaboj eshte produkt i raportit eksport-import.Se pari ne duhet te sqarojme dy gjera,se ndonje ekonomist na lexon e na qesh.Ne te dy nuk jemi ekonomiste,dhe gjeneralisht njeriu eshte fallibel(i gabueshem)-kete e ka thene nje i madh si Popper,qe ishte çifut me origjine dhe ai,por fuste edhe çifutet brenda kesaj sentence.Asnje teori ekonomike nuk eshte perjete fituese;asnjera nuk eshte perjete humbese.Teoria e vezes thote qe ashtu si veza dhe konstrukti social duhet te kete formen e zgjeruar,qe dmth do ulet varferia dhe shtresa e mesme do zgjerohet shume duke permbledhur shumicen e popullates.Teoria e piramides eshte e shpjegueshme vetvetiu;shume te varfer dhe pak te pasur ne maje.Une mendoj(si jo ekonomist qe jam)se tek e fundit interesi i bankes qendrore nuk eshte shume i rendesishem,sepse ai mund te jete i larte por treguesi ekonomik i vendit mund te jete akoma me i larte gjithashtu(psh,me dy shifra)dhe konvenienca te qendroje.Nese Amerike rritet ekonomikisht me 0.5%,atehere dhe 0.5%e interesit te Fed rezulton nje bluf.Po te tregoj qe nje bankier i madh italian si Corrado Passera(Intesa-San Paolo,qe ka ne Shqiperi ish-banken amerikane)tha qe ulja e ratingut nga S&P tregon qe gjendja eshte serioze,por:”…Italia eshte shume cope e madhe per te bere default,ashtu si eshte cope e madhe per tu shpetuar..”.Nje tjeter ekonomist francez i kuotuar thote te mos merren seriozisht keto agjensite e Ratingut,se jane shume inefiçente dhe njesoj nuk kane paralajmeruar falimentet e medha(biles me duket se Artur Andersen eshte nje agjenci ratingu qe falimentoi per vete–kjo eshte imja).Ky francezi thote qe shteti italian ka nje barre pasurore reth 6 here me te madhe nga barra e te ardhurave te qytetareve,ndersa Greqia per fat te keq nuk e kishte kete.Te them qe italianet jane kursimtare te medhenj,po kursejne shume.Kinezet arrijne deri ne 40% te te ardhurave ti kursejne mesatarisht,thoshte Stiglitz ne librin e tij.Plaku,le te arsyetojme keshtu per nivelin e ulet te interesit,qe disa shtete e kane te ulet fare ose zero.Kjo shtyn njerezit te konsumojne(se perse do ti mbajne ne banke kur s’ka interes)ose te hyjne ne makinacionet e kapitaleve si Bursat ose blerjet e tjera;di qe amerikanet konsumin e kane Zot te dyte pas Parase.Plaku,po te gjykojme urtesisht mendoj qe nuk ka budallenj,dhe saliu nuk ka te tille ne qeverisje,por duke qene se ata nuk e pranojne postulatin e Popper mbi fallibitetin,duke qene gjithashtu se nen banke luhet me te tjera karta(mund te marrin bakshishe per te ndjekur politika ekonomike qe jane ne dem te shumices,porqe atyre u leverdis personalisht),del qe gjithmone lozim fort per te humbur.Jemi dhe shtet liliput,qe s’prodhon dot as lesh deleje tashme.Plaku,nuk zgjatem dot me shume;ne na shpeton vetem nje çmenduri fatmadhe—sikur te zbulohet se kemi gaz dhe nafte per na 50 vjet do ia hidhnim b..thes.Edhe ajo ka nje te keqe(ka emrin sindromi hollandez),po te thashe qe receta te perjetshme nuk ka.Ne kapitalizem krizat jane frekuente;e kane thene njerez qe e kane studjuar mire kete fenomen.Cani eshte nje profesor i mire,nuk dyshoj,por sikur te dinte te zgjidhte kete lemsh une do ti veja saliut me shkop ne dore e do ti thosha ta vinte ne vend te atij fshatarit qe ka blere Skenderbeun e Korçes dhe saliu do ta bente,po nuk eshte fatkeqesisht keshtu;as e lehte dhe as e zgjidhshme!Pershendetje!

      1. plaku says:

        beso,
        Faleminderit per shkrimin. Per sa i perket inflacjonit ai matet keshtu. Edhte nje shporte me mallara te caktuara, djathe, veze, stofra, energjia elektrike, nafta etj. Nga mallrat qe jane ne kete shporte del nje vlere e caktuar per gjithe shporten ( duke patur cmimin aktual per cope ). Pas gjashte muajsh nxirret se kush do ishte vlera per te njejten shporte dhe te njejtat mallra. Pastaj nxirret diferenca e vleres dhe nga kjo nxirret ne perqindje inflacjoni. Pra inflacjoni eshte rritja e cmimeve ne treg per nje periudhe te caktuar. Ketu ne Zvicer bejne nje pune shume te mire. Ne se p.sh. gjate nje viti inflacjoni rritet 2 % ( keta e quajne shtrenjtimi ) atehere te gjitha rrogat e punonjesve ne Zvicer rriten automatikisht 2 % gjate gjithe vitit.
        Per sa i perket normes baze te interesit. Kjo perfaqeson cmimin e lekut. Ne se norma e interesit eshte e larte atehere leku eshte i shtrenjte dhe e kunderta.
        Ne vitin 2008 filloi kriza. Shteti uli me qellim normat baze te ineteresit me qellim qe njerezit te merrnin leke ne banka dhe te benin ndonje biznes, ndertim shtepie, hapje reparte te reja prodhimi, blerja aparate si lavatrice, frigorifere, makina etj. Ne kete menyre hapet pune e re ( ndertime, hapje punishtesh etj ) pra rritet kerkesa e tregut te brendeshem pra krijohen vende pune te reja dhe ekonomia zhvillohet dhe keshtu dal nga dale dilet nga kriza. Prandaj gjithe bota kapitaliste i uli normat baze te intersit deri pothuaj ne zero. Ulja e normave baze te interesit ka pasojen e keqe se mund te kemi inflacjon pra, rritje shume te madhe te cmimeve ne treg ( se leku eshte shume i lire dhe me sasi te madhe ne treg ). Kjo eshte edhe detyra kryesore e cdo bange qendrore qe te mbaje inflacjonin nen nje shkalle te caktuar. Me sa di une inflacjoni qe duhet te mbaje banka jone kombetare eshte midis 2 dhe 3 %.
        Kam mendimin se, mbajtja e larte e normave baze te interesit behet me qellim qe te ulet nje cike inflacjoni qe me sa duket e kemi te larte pra ne kete menyre mbytet zhvillimi i ekonomise ne vendin tone.
        Beso, per sa i perket Italise dhe rating grade. Ajo u ul nga A+ ne A. M.q.s u ul atehere kur Italia te kete nevoje per leke ( deri ne fund te ketij viti ajo duhet te marre ne tregun e kapitalit boteror mbi 100miljarde euro ) ajo do dali ne tregun boteror te kapitalit dhe do shesi bonot e saja. Ne se rating grade eshte me keq, atehere investoret e huaj kane frike te blejne bono italjane se nuk jane te sigurte qe do marrin leket plus interesin. Pra kerkesa per bono italjane ulet. M.q.s. oferta eshte e njejte atehere do ngrihet cmimi i bonove italjane, qe nuk eshte gje tjeter vecse rritja e interesit qe duhet te paguaje Italia kur te ribleje bonot e saja.
        Beso, po me pelqen shume qe, me se fundi te te tregoj gjera qe une shpresoj se i di. Sepse gjithe kohen vetem kam mesuar nga ty dhe Claus. Kam frike se do te me rritet mendja dhe se te gjitha keto qe them jane vetem brockulla. Beso, kam mendimin edhe ne se themi brockolla mesojme nga njeri tjetri.
        Edhe nje here faleminderit per debatin. Pershendetje.

  11. Claus says:

    Fola sa fola por nuk thashe asgje, i thone ketij muhabeti. Keta eksperte nuk mund ti lexoj dot.
    Politikane, eksperte a ku ta di c`fare jane, jane brumosur ne menyre te tille qe nuk pergjigjen pyetjeve ne menyre konkrete por bejne lojera fjalesh, sa behen te merzitshem ne te lexuar. Bashkohem plotesisht me mendimin e Dean-it qe Cani u dredhon pyetjeve pa thene nje shifer ose pa dhene nje zgjidhje konkrete.
    Kane dale nga shkollat e tipit “sovjetik” te mbushura plot me teori te shumta dhe te kota, ky eshte problemi.

    1. plaku says:

      Claus,
      Bashkohem me mendimin tend. Kete Canin e kam njohur kur punonte ne zyren me maredhenjet me jashte te bankes se shtetit shqiptar, ne kohen e diktatures. Tek ai shkoja kur merrja ndonje leter kredi para se te dergoja telat e shitur te bakrit. Ishte nje djale shume i sjellshem dhe korrekt. Nuk e di por une mendoj se neve ne Shqiperi kemi nje krize gjeneratash si ne kohen e Enverit. Shume te vjeter kane zene vendet kryesore dhe nuk i leshojne ato edhe sikur ti vrasesh dhe fajin per kete sipas meje e ka politika. Keta kane frike te japin ndonje shifer ose te kritikojne drejt per drejte se kane frike se mos shkelin dike ne kallo dhe humbin vendin e punes.
      Claus, me kujtohet nje here se si shefi i partise se djathte austriake ( Hajder qe vdiq ne nje aksident automobilistik ) thoshte se nje politikan nuk duhet te kete probleme financjare ( te kete nje pasuri te caktuar ). Kjo sepse ai ka gjithmone ne koke faktin qe pas kater vjetesh duhet te rizgjidhet ne te kundert mbetet i “pa pune”.
      Claus, mos di gje se sa eshte inflacjoni ne Shqiperi ? Pershendetje

      1. Claus says:

        Inflancioni ne Shqiperi eshte tek 3,1% sipas te dhenave zyrtare.
        Persa i perket asaj qe kerkon te argumentosh me normen e bazes se interesit, te them qe ajo ne vitet e kaluara si ne 2008 ka qene tek 6,25%. Mos harro se ne vitet 2003 gjate qeverisjes socialiste ka qene pjeserisht deri tek 7 dhe 8%!!! Kjo norme eshte nder minimalet qe ka patur Shqiperia, pervec vitit 2010 ku ishte tek 5,0%. Me kete manover kerkon ta beje kredidhenien atraktive, si dhe te ule presionin per mbivleresimin e Lekut.Pershendetje!

        1. plaku says:

          Claus,
          Faleminderit per informacjonin. Per sa i perket normes baze te interesit me ben pershtypje fakti qe Amerika, Zvicra, Eurozone e ka pothuaj zero dhe Shqiperia 5,25 %. Rritja e normes baze te interesit me sa di une behet ne se ne treg ka shume leke te lire dhe keshtu kemi rrezik inflacjoni qe eshte helm per ekonomine. Po ta vesh re edhe siper ne fjalet e Shkelqim Canit ai thote :”që krijon hapësira për ulje të ndjeshme të kostove e interesave bankare për kredinë për individin e biznesin, etj.”
          http://www.bankofalbania.org/web/Shkurt_per_faqen_e_Interesave_te_instrumenteve_te_Bankes_11_1.php
          Une kam mendimin se, me nje norme intersi baze prej 5,25% banka kombetare nuk e ben kredidhenjen atraktive gje qe e thote edhe Shkelqim Cani siper. Kam frike se ketu kemi te bejme me nje shkalle inflacjoni me te larte se 3,1% dhe kjo eshte aresyeja qe Banka e mban kaq te larte normen baze te interesit.
          Claus, brenda mundesive dhe kohes se lire qe ke me dergo te lutem linkun se ku i gjete te dhenat e mesiperme. Te faleminderit paraprakisht. Pershendetje.

        2. plaku says:

          Claus,
          Faleminderit per informacjonin. Me thene te verteten mua me ben pershtypje fakti qe Amerika, Zvicra, BQE ( banka qendrore europiane ) i kane normat e interesit pothuaj zero dhe banka shtetit shqiptar 5,25 %.
          Pas krizes se vitit 2008 bankat qendrore perendimore i ulen normat e interesit me qellim qe te rrisin kerkesen e tregut te tyre te brendeshem. Duke ulur normen baze te interesit,leku behet me i lire dhe njerezit marrin kredi nga bankat per te ndertuar shtepi, ndonje dyqan re ri, paisje shtepie, makina pra keshtu rritet kerkesa e tregut te brendeshem dhe dalengadale dilet nga kriza. Kjo pune ka rrezikun se, ne se leku eshte shume i lire ( norma baze e interesit e vogel ) atehere ka shume leke ne treg dhe kemi rrezikun e inflacjonit pra rritje te madhe te cmimeve dhe nenvleftesim te madh te lekut. Detyra kryesore e bankave qendrore boterore eshte qe te mbajne inflacjonin brenda nje kufiri te caktuar. Pra Claus, mua me habit fakti qe norma baze e interesit ne vendin tone te jete kaqe e madhe. Edhe vete Shkelqim Cani me siper thote : “që krijon hapësira për ulje të ndjeshme të kostove e interesave bankare për kredinë për individin e biznesin, etj.”
          http://www.bankofalbania.org/web/Shkurt_per_faqen_e_Interesave_te_instrumenteve_te_Bankes_11_1.php
          Claus, ne se ke kohe te lutem me jep ndonje link ku ti ke gjetur te dhenat qe jep me siper. Do te ta dije per nder. Faleminderit paraprakisht. Pershendetje.

        3. plaku says:

          Claus,
          Faleminderit per informacjonin. Me thene te verteten mua me ben pershtypje fakti qe Amerika, Zvicra, BQE ( banka qendrore europiane ) i kane normat e interesit pothuaj zero dhe banka shtetit shqiptar 5,25 %.
          Pas krizes se vitit 2008 bankat qendrore perendimore i ulen normat e interesit me qellim qe te rrisin kerkesen e tregut te tyre te brendeshem. Duke ulur normen baze te interesit,leku behet me i lire dhe njerezit marrin kredi nga bankat per te ndertuar shtepi, ndonje dyqan re ri, paisje shtepie, makina pra keshtu rritet kerkesa e tregut te brendeshem dhe dalengadale dilet nga kriza. Kjo pune ka rrezikun se, ne se leku eshte shume i lire ( norma baze e interesit e vogel ) atehere ka shume leke ne treg dhe kemi rrezikun e inflacjonit pra rritje te madhe te cmimeve dhe nenvleftesim te madh te lekut. Detyra kryesore e bankave qendrore boterore eshte qe te mbajne inflacjonin brenda nje kufiri te caktuar. Pra Claus, mua me habit fakti qe norma baze e interesit ne vendin tone te jete kaqe e madhe. Edhe vete Shkelqim Cani me siper thote : “që krijon hapësira për ulje të ndjeshme të kostove e interesave bankare për kredinë për individin e biznesin, etj.”
          Claus, ne se ke kohe te lutem me jep ndonje link ku ti ke gjetur te dhenat qe jep me siper. Do te ta dije per nder. Faleminderit paraprakisht. Pershendetje.

  12. V.F.L.P says:

    Ku ka Sali ka piramida, ku ka piramida ka Sali.

  13. eleftheria says:

    Un nuk e di sesi eshte sistemi i pensioneve ne Shqiperi. Pra, egzistojn siguri shoqerore shteterore ku hyjn te gjithe si ata qe punojn ne administraten shteterore edhe ata qe nuk punojn ne shtet?
    Mund te them vetem ekseperiencen ketu. Ketu egzistojn disa sigurime si shteterore edhe jo.Nuk jan private.Qe te behem e kuptueshme.Burri im eshte inzhinier mekanik dhe te gjithe qe kan mbaruar politeknikun jan te futur ne kete sigurazion.Ky sigurim ka emrin TSMEDE.
    Doktoret farmacistet etj kan te tyren sigurim qe quhet TSA , e keshtu me rradh.
    Te gjitha keto sigurime qe nuk ishin ne duart e shtetit ishin dhe deri tan jan te shendeshme,dhe aftonome nga shteti.Kurse ,te gjitha sigurimet shteterore jan problematike sepse gjithmon shteti ka ven dore tek ta, dhe nuk ka ber asnje investim per to .Prandoj
    kur degjoni pos greket nuk kan per te paguar pensionet e ketij muaji nuk do te thote pos edhe te tjeret nuk do marrin pensionin.
    Pensionet qe merr dikush ne kategorin e sigurimeve qe i paguajn nga zhepi i tyre jan sh te mira.Dhe kjo jo vetem sepse kontributi qe cdo individ paguan nga zhepi i tij eshte trefish sa kontributi qe paguan shteti per punetoret qe ka ne administraten shteterore,por edhe sepse analogjia eshte 1 me 7. Pra shtat Inzhinier punojn per nje qe merr pension.
    Pensioni eshte 2500 eyro dhe mund te shkoj edhe me lart,dhe ne pension deri vjet dilje me 35vjet pune pamvaresisht moshes.Kurse tani u rrit mosha dhe detyrimisht edhe vitet.Sepse nese d sivjet dikush eshte 58 vjec me 35 vjet pune ,duhet te dali 60 vjec pra 37vjet pune.Flas prap per Inzhinieret..Dhe kur dalin ne pension marrin nje shume ne dore,qe quhet EFAPAKS por qe jepet nga kontributet e inzhinereve.
    Tani omos shteti kerkon te vej dore edhe tek keto sigurazine,edhe pse nuk ka ven asnje qindark nga arka e tij.
    Gjithmon shteti eshte ajduti dhe shkateruesi me i madh.
    Ndoshta ju lodha omos nuk dua te degjoj asnje eyropian(sidomos Gjerman) te tund gishtin dhe te thote pos Greku merr kete pension dhe punon kaq vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje